• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SIMPOZIUMI DIASPORES, VATRA DHE MASHTRIMI

May 21, 2021 by dgreca

-ORGANIZATORET E VERTETE TE SIMPOZIUMIT JANE NE TIRANE TE DIRIGJUAR NGA NJU JORKU DHE VIRXHINIA,POR TJETER HERE DO TE MERREMI ME TA…

SIMPOZIUMI I DIASPORËS DHE MASHTRIMET ME EMRIN, LOGON DHE VULËN E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS” VATRA”/

Të Shtunën me 22 Maj 2021, nga burime të tërthorta, mësuam se organizohet nëpërmjet Zoom- një Simpozium i fokusuar në çështjet tona Kombëtare. Pa i paragjykuar ligjëruesit Vatra i falenderon për studimet e tyre shkencore dhe i uron sukses Simpoziumit por nuk mund të anashkalojmë mashtrimin e organizatorëve, që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme emrin dhe Logon e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” , me adresë zyrtare  2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458 -USA dhe me 12 degët e saj në Amerikën e Veriut dhe Kanada. Në pronësi dhe në përdorim të Federatës VATRA është edhe gazeta e saj ”DIELLI”. 

Studiuesit e nderuar janë mashtruar dhe kanë menduar se janë ftuar në emër të Vatrës së vërtetë dhe se nuk janë informuar për egzistencën e fraksionit që është përjashtuar për shkelje të Kushtetutës së Federatës.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i ka paditur në gjyq mashtrusit që kanë rrëmbyer vulën dhe Logon e Vatrës në në mënyrë të paligjshme(kopje nga interneti) dhe e kanë përdorur në publik në media, në rrjetet sociale, kanë bërë ftesa për aktivitete, si në rastin konkret,por edhe kanë grumbulluar fonde në mënyrë të paligjshme…. 

Vatra komunikoi me 10 nga ligjeruesit e ftuar në këtë simpozium dhe mori prej tyre përgjigjen keqardhëse se nuk kanë qenë të informuar nga organizatorët se ata nuk përfaqësojnë Vatrën e vërtetë. Ndjejmë keqardhje për këtë mashtrim.

Njëri prej ligjëruesëve u përgjigj menjëherë se e ka bojkotuar Simpoziumin për shkak të mashtrimit. Për ta respektuar nuk po ia përmendim emrin. Qëllimi ynë nuk është prishja e veprimtarisë, por na vjen keq se këtu janë përfshirë dhe historian të njohur,që mburren për qëndrim kombëtar -një pjesë prej të cilëve e kanë ditur se çfarë përfaqësonin organizatorët, por duke qenë në lidhje miqësie më pjestarë të fraksionit u kanë shërbyer atyre, duke kontribuar në përçarjen e diaspoërs. Na vjen keq se në këtë ndërmarrje janë përfshirë dhe Institucione nga Tirana dhe Prishtina…U bëjmë thirrje atyre që ta përdorin autoritetin e tyre shkencor për ta bashkuar jo për ta përçarë Diasporën, boll po e bën përcarjen qeveria.

Saktësojmë se ky grup është në minoracë dhe vjen nga dy gjysma degësh me anëtarësi familjare dhe një grup i vogël të pakënaqurish. A mund ta quajnë veten Vatër dy gjysma degësh përballë 13 degësh dhe qendrës?

Thashethemet që përhap grupi përcarës për Federatën Vatra se gjoja është pro greke e komuniste është e pabaza dhe dashakeqëse. Për herë të parë Federata VATRA ka një Kryetar nga KOSOVA, Z. ELMI BERISHA po ashtu edhe Presidenti i Nderit AGIM REXHAJ është po nga Kosova, sekretarja është nga Çamëria. Përse u shqetësuan kaq shumë përçarësit e VATRËS tash që në krye kemi Kosovë e Çamëri?

ORGANIZATORET E VERTETE TE SIMPOZIUMIT JANE NE TIRANE TE DIRIGJUAR NGA NJU JORKU DHE VIRXHINIA,POR TJETER HERE DO TE MERREMI ME TA…

FEDERATA PANSHQIPATRE E AMERIKËS VATRA MBETET E PËRKUSHTUAR NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE DHE ASNJËHERË NUK DO TË SHFOKUSOHET NGA KY QËLLIM.

Filed Under: Politike Tagged With: Mashtrimi dhe Simpoziumi

NJË ALBUM PËR DITËLINDJEN AKTORES AISHE STARI

May 21, 2021 by dgreca

Teatri “Moisiu”, një libër-album për ditëlindjen e aktores Aishe Stari/

Nga Gëzim KABASHI*/

Kufizimet nga pandemia e zgjatur e kanë vonuar për një vit festën e ditëlindjes së aktores së njohur durrsake, Aishe Stari. 

Më 21 maj të vitit të kaluar, zonja e madhe e skenës kaloi kufirin e 80 viteve, por ajo e shmangu grumbullimin e shokëve e miqve të shumtë për shkak të Covid 19.

Ndërsa sot, teatri “Aleksandër Moisiu” dhe dhe kolegët e saj kanë përgatitur një surprizë të këndshme për artisten e shquar.

Sapo ka dalë nga botimi libri – album kushtuar veprimtarisë artistike të Mjeshtres se Madhe, Aishe Stari.

Gjithçka dëshmon rrugën artistike, nga hapat e parë në trupën e Varietesë dhe më pas në teatrín e Kukullave, e deri në rolet në teatrín dramatik, në kinema dhe në Televizion.

Vetëm pak orë para takimit festiv në Hollin e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, aktorja me karrierë 60 – vjeçare pranon të ndajë me lexuesit, disa nga ndjesitë e saj për profesionin si dhe të tregojë stacionet më të rëndësishme të jetës artistike.

Megjithë paragjykimet e fundviteve 1950 për artistët, Aishe Stari heq dorë nga  dega e Biokimisë që kishte filluar, për ta zëvëndësuar me studimet në degën e aktrimit. 

“Fakulteti më pengoi të largohesha nga Shkencat, dhe u detyrova ti shkruaj Liri Belishovës, që në atë kohë ishte anëtare e Byrosë Politike” – tregon Aishe Stari. I shkruajta, pasi duke qenë grua do ta kuptonte dëshirën time.

Kështu fitova lejen për të ndryshuar degën, për t’iu nënshtruar konkursit dhe për të nisur formimin si aktore në Institutin që sapo ishte krijuar”.

Ajo thotë se trupa e Varietesë në Durrës ka qenë si një familje për të dhe se ka shkuar në punë gjithmonë me kënaqësi. 

“Ndjeheshim mirë të gjithë, sa që edhe unë ngacmohesha me pjestarët e trupës siç ndodh edhe në një shtëpi”.

Vajza nga Durrësi që mban diplomën nr 1 e përfundoi shkollën me diplomantët e parë aktorë Edi Luarasi, Mimika  Luca, Serafin Fanko, Filika Dimo, Albert Vërria, Mario Ashiku, Donika Barçi, Viktor Bruçeti, Mexhide Pupi, Miho Gjini, etj. 

Aishe Stari do të bëhej shumë shpejt “Ylli (Star) i Estradës së Durrësit, siç e quan Flori Slatina (autor i librit – album) për aktoren, që sot feston 81-vjetorin e lindjes.

-Tani mendoj ndryshe, madje jam e bindur që kam qenë me fat, por në vitin 1961, më dukej se kisha përfunduar nga Teatri në Estradë.

Regjisori Gjergj Vlashi insistoi që të aktivizohem me trupën e Varietesë, ku gjeta aktorët Spiro Strati, Enver Likmeta, Ramazan Njala, Sandër Pepa, Aleks Llazari, e më pas edhe Lumturi Dashi, Fadil Hasa, Roland Koça dhe Muharrem Hoxha. 

Fillova me disa imitime fëmijësh në premierën “Stafeta e viteve” dhe më pas me rolet e shumtë. 

Unë isha e vetmja aktore me shkollë në Variete, por kolegët e mij ishin mjaft të talentuar, shumë seriozë me punën, dhe me siguri kam mësuar shumë më tepër unë prej tyre.

–Nëse trupat e tjera kishin aktorë si Tano Banushi apo Skënder Sallaku, çfarë e bënte Varietenë e Durrësit të kishte aq shumë sukses?

-Në shfaqjet tona kishte gjetur vend edhe kupleti, teatri i hijeve dhe ai i xhepit, poezia humoristike, e po ashtu komeditë e shkurtëra nga autorët e huaj. 

Estrada është gjini e vështirë, por të jep shumë mundësi. 

Duhet të krijosh 3-4 role në një shfaqje dhe brenda pak minutash të paraqesësh një figurë.

Nga ana tjetër në trupën tonë regjisorët kanë preferuar një ngarkesë thuajse të njejtë për secilin aktor në çdo premierë.

Kjo e ka larguar prej nesh cmirën apo xhelozinë e sëmurë. 

Ky ishte burimi i harmonisë dhe e ngrohtësisë në trupë.

Falë regjisorëve Gjergj Vlashi dhe Haxhi Rama kemi punuar së bashku si në një familje të madhe.

–Interpretimi i poemës satirike “Pleshti dhe xixëllonja” të Dritëro Agollit ju dha mjaft emër?

-Po, dhe në Takimin e organizuar në Peshkopi jam vlerësuar me Medaljen e Artë. 

Fillimisht më dukej sikur kishte dallim racial në vargjet e saj.

Kur regjisori Gjergj Vlashi më bindi që mund ta realizoj poemën, u mbylla me një magnetofon për disa ditë në kabinën time në teatër dhe kam ripërsëritur dhjetra herë tekstin, por më shumë interpretimin.

-Kur jeni aktivizuar për herë të parë në teatrín dramatik? Po në kinema?

-Pas disa përvojave me komedi në Estradë, roli i parë në teatër mbërriti në vitin 1980, në veprën e Molierit “I sëmuri për mend” (1980). Më pas edhe në shfaqje të tjera deri te “Ëndrra e një nate vere” (2013).

Kam interpretuar edhe në filmat “Dasma” dhe “Udhëtim në pranverë”, por ai që mbahet mend është “Fije që priten”. 

Nuk ishte e lehtë. Më duhej të shkoja për xhirime në Tiranë çdo ditë dhe pastaj të kthehesha në Durrës për shfaqjet e estradës.

Kujtoj se sa jam alarmuar në një rast, kur makina na u prish në Maminas. 

Angazhimi në variete ka qenë arsyeja kryesore se përse kam luajtur shumë pak filma.

Më vonë, pas viteve 1990 jam aktivizuar në kinokomeditë e regjisorit Arjan Culiqi.

Janë të gjitha përvoja shumë interesante e të bukura.

-Si mund ta ruajë një aktor kondicionin fizik? 

-Përmes punës. Unë e dua punën. Atë që më jep teatri, kënaqësinë që më japin spektatorët nuk e gjej askund.

Prandaj jam përfshirë në teatrín e Kukullave, prandaj kam punuar individualisht me fëmijët e kopshteve dhe të shkollave fillore. 

Tani më ka ndërprerë pandemia. Gjatë muajve të izolimit i kam ndjekur me simpati artistët që zhvillonin nëpër lagje koncertet në karantinë.

Edhe unë po pres të rifilloj me spektatorët e vegjël.

Sa do të punoj? Jetën na e ka falur Zoti dhe duhet ta falenderojmë atë.

Për të tjerat nuk kanë të bëjnë vitet. 

Për sa kohë e ndjej veten mirë do të punoj, pasi nuk bëj dot ndryshe.

Teatri është jeta ime.

-Ju uroj jetë të gjatë e të lumtur!

Filed Under: Interviste Tagged With: Gezim Kabashi

NDOK SINISHTA SHKOI TE PUSHOJE

May 21, 2021 by dgreca

Përgatiti: Mark Palnikaj /*

Ditën e shtunë, me datë 15 maj 2021, rreth orës 22 e 40 minuta, në një spital të Zvicrës ka ndërrue jetë Ndok Sinishtaj, mbas një sëmundje të rëndë.

Biografia

Nokë (Ndue) Sinishtaj është lindur më 24 gusht 1944, në fshatin Kshevë të fisit Gruda të Malësisë së Madhe, në Malin e Zi, rreth 7 km larg qytetit të Tuzit, në një familje të madhe patriarkale me mbi 60 anëtarë. Ishte i katërti prej trembëdhjetë fëmijë të prindërve Gjelosh Toma dhe Age Uci.  

Ndoka u rrit me shumë bashkëmoshatarë brenda familjes së tij të madhe, ku tridhjetë e tre fëmijë nga kjo familje shkonin njëherazi në shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, Kshevë, ndërsa arsimin tetëvjeçar e mbaroi në qytezën e Tuzit. Ndoka vazhdoi mësimet në Gjimnazin Klasik në Zara dhe Pazin (Ister) të Kroacisë. Vazhdoi studimet e larta për filozofi, teologji dhe letërsi në Rijekë, Zagreb dhe Firence.  

I pajisur me kulturë europiane dhe njohës i pesë gjuhëve të huaja, Ndoka u shugurua meshtar dhe punoi pesë vjet në Guci, Tuz, Titograd (Podgoricë) dhe Traboin (Hot). Nuk u mjaftua me arritjet e tij në studime dhe në vitin 1975 u regjistrua në Filozofi dhe Letërsi Italiane në Universitetin e Friburgut, ku u diplomua në vitin 1981. 

I pabindur ndaj eprorëve të vet për mënyrën si ata shërbenin, i kërkoi Papës lirimin e tij nga detyra, por u mbeti besnik i bindjeve të tij si i krishterë. Me dekret të veçantë, Papa Gjon Pali II, lëshoi urdhërin për lirimin e tij. Shkoi për banim në Zvicër, ku u martua me Znj. Rozmarin Huwiler Sinishtaj, me kombësi gjermane, me të cilën pati dy fëmijë: Djalin Benjaminin dhe vajzën Suzanën.

Si njohës shumë i mirë i disa gjuhëve, ai punoi për një kohë të gjatë si përkthyes në gjykatat e shtetit zviceran. Gjatë kësaj kohe pati njohje me figura të rëndësishme të studimeve albanologjike në Shqipëri dhe në diasporë. Është e njohur miqësia dhe korrespondenca me intelektualin e shquar Martin Camaj, me të cilin bashkëpunoi gjatë në përpjekjet e tij për lëvrimin e gegnishtes, si pjesë e vokacionit të tij intelektual. 

Noka botoi libra me poezi dhe prozë në gjuhët shqipe, serbokroate, italiane dhe gjermane. Gjithashtu, ka shkruar vepra në prozë dhe në poezi në dialektin gegënisht dhe në të folurën e  Kshevës së tij. Librat janë të pajisur me shënime dhe përmbajnë shpjegime të shumta. 

Varrimi, simbas amanetit që ai ka lanë me shkrim, u ba në Zvicër ku kaloi pjesën më aktive të jetës së tij.

Vepra

Vepra në gjuhën Shqipe: 

  1. “Mogilat e Kshevës” (1976)
  2. “Te varret e Kshevës”, poezi (1976) 
  3. “Syri i ngujuar”, poezi (1998)
  4. “Në vend të epitafit”, poezi (2002)
  5. “I vetmuar, në kopshtin tim, qaj për të afërmit e mi”,(2002) 
  6. “Spirale”, poezi (2003)
  7. “Rekuiem për fshatin tim”, poezi (2005)
  8. “Tetë letra të Martin Camaj”, (2000)
  9. “Nga sergjeni i harruar”, poezi (2007)
  10. “Rrefimet e një prifti të rebeluar”, publicist (2000) 
  11. ”Kupa e thyer e heshtjes”,poezi (2010) 
  12. “Nën arkada të universit”,poezi (2013)
  13. “Dejka Kujtimesh” , poezi, Tiranë 2014
  14. “Cui Bono” kritikë, Tiranë 2016
  15. “Monologu i Çinisë së Podgoricës”, poezi, Tiranë 2016
  16. “Shqiponja e Grudës Gjekë Gjon Sinishtaj 1894-1938, monografi, Tiranë 2016
  17. “Motive Malësore” poezi, Tiranë 2017
  18. “Ashti i Poetit”, poezi, Shkodër 2020

Veprat në gjuhën Kroate:

  1. “More mira u nemiru” (“ Deti i paqës në trazim”), poem (1974)
  2. “Nerastoceni mir” (“Qetësia e patrazuar”), poem (1974)
  3. “Dubrovnik”, poem (1974)
  4. “Apokalipsa Paska s Prokletia”, novel (1977)

Veprat në gjuhën Italiane:

  1. “Rimani amica”, poezi (1977)

Vepra në gjuhën Gjermane:

  1. “Eingewickelt in sein Schweisstuch”, poezi (1994)
  2.  *Dergoi per Diellin- Eneida Jaçaj.

Filed Under: Mergata Tagged With: Mark Palnikaj, NDERROI JETE-Ndok Sinishta

Shënohet 109 vjetori i Kuvendit të Junikut

May 21, 2021 by dgreca

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në shënimin e 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut tw 21 Majit 1912: Kuvendi i Junikut paraqet platformë të fuqishme politike, ushtarake dhe kulturore për jetësimin e shtetit të mosvarmë shqiptar/

JUNIK, 21 Maj 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Është shënuar sot 109 vjetori i Kuvendit të Junikut të  21 Majit 1912. Në organizim të Komunës së Junikut u mbajt Akademia Solemne në sallën e madhe “ODA e Junikut”, sipas axhendës së aktiviteteve që përfshinte edhe homazhe pranë Lapidarit të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve, dhurimin e librave Bibliotekës “Din Mehmeti” dhe Marshin “Kuvendi i Junikut” në Bjeshkët e Gjeravicës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në shënimin e 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut. Në një fjalë rasti, Presidentja Osmani ka theksuar se Kuvendi i Junikut paraqet platformë të pastër nacionale politike dhe ushtarake të luftës së armatosur për çlirim kombëtar dhe pavarësinë e Shqipërisë.

“Kuvendi i Junikut paraqet platformë të fuqishme politike, ushtarake dhe kulturore për jetësimin e shtetit të mosvarmë shqiptar”, ka thënë Presidentja Osmani.

Sipas saj, ky Kuvend artikuloi qartë kërkesat legjitime të shqiptarëve për pavarësimin e vendit, si vulosi edhe orientimin e shqiptarëve për aleancën tradicionale me perëndimin.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se duhet të kujdesemi që trashëgimia politike e Kuvendit, maturia dhe vendosmëria e prijësve të tij për ta marrë në duar fatin e vendit dhe për ta jetësuar vullnetin për liri, të jetë një lloj udhërrëfyesi i vazhdueshëm.

“Si Presidente e vendit do të kujdesem fort që shtyllat e shtetësisë të forcohen, që kujtesa historike të ruhet e të kultivohet dhe që ngjarje të tilla, si Kuvendi i Junikut, të marrin trajtimin e duhur shkencor e kulturor”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës ka bërë homazhe pranë Lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut.

Qyteza e Junikut, në perëndim të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë, rrëzë Alpeve Shqiptare, sipas historisë, ishte pjesë e Dardanisë Ilire, ndërsa viteve të fundit është një komunë e re e shtetit të Kosovës. Kryetar i Komunës së Junikut është Agron Kuçi.

Filed Under: Featured Tagged With: 109 Vjet, Kuvendi i Junikut, Presidentja Osmani

State Department Issues “Public Designation of Albanian Sali Berisha Due to Involvement in Significant Corruption”

May 21, 2021 by dgreca

On May 19, the US Secretary of State, Anthony Blinken, issued the following Press Statement titled Public Designation of Albanian Sali Berisha Due to Involvement in Significant Corruption: 

“Today, I am announcing the public designation of Sali Berisha, a former President of Albania, former Prime Minister of Albania, and former Member of Parliament of Albania, due to his involvement in significant corruption.  In his official capacity as Prime Minister of Albania in particular, Berisha was involved in corrupt acts, such as misappropriation of public funds and interfering with public processes, including using his power for his own benefit and to enrich his political allies and his family members at the expense of the Albanian public’s confidence in their government institutions and public officials.  Furthermore, his own rhetoric demonstrates he is willing to protect himself, his family members, and his political allies at the expense of independent investigations, anticorruption efforts, and accountability measures.  With this designation, I am reaffirming the need for accountability and transparency in Albania’s democratic institutions, government processes, and the actions of Albanian public officials.

This designation is made under Section 7031(c) of the Department of State, Foreign Operations, and Related Programs Appropriations Act, 2021. In addition to Berisha, I am publicly designating his spouse, Liri Berisha, his son, Shkelzen Berisha, and his daughter, Argita Berisha Malltezi. These individuals are ineligible to travel to the United States.

This designation reaffirms the U.S. commitment to supporting political reforms key to Albania’s democratic institutions.  The United States continues to stand with the people of Albania.  The Department will continue to use authorities like this to promote accountability for corrupt actors in this region and globally.”

The announcement follows similar designations targeting corruption of public officials such as the former prosecutor general of the Slovak Republic and former government office holder of Ukraine, that were issued by the Secretary of State respectively in February and March. 

The next day, the Deputy U.S Secretary of State for Europe, Matthew Palmer stated for the Voice of America that public declaration of foreign personalities from the US Secretary of State, for involvement in corruption is one of the methods that the US uses to fight corruption. When asked regarding the time of the announcement for the former president Sali Berisha, Palmer said that the time of the announcement isn’t of particular importance.

“I wouldn’t attach any importance to the moment, but what is important is the seriousness, through which the U.S fights the issue of public corruption. This is a testimony of our commitment to use any instruments available to us, including sanctions if needed, with the goal of strengthening the war against public corruption and to make sure that there is accountability for those that abuse the public’s trust,” said Palmer.

Palmer also added that the former PM Berisha abused his power and the public’s trust in order to make himself and his family members richer, as well as his political allies and supporters.

“The United States take the issue of public corruption very seriously,” said Palmer.

The Deputy Secretary of State said that this is one of the instruments that the US uses to fight public corruption.

Asked about the decision to designate former PM Sali Berisha “persona non-grata” by the US Department of State, Ambassador Yuri Kim reiterated her statement that “no one is above the law”.

“I have nothing further to add beyond what the Secretary of State has said”, Ambassador Kim said, as she was also asked about her role in the decision.

“A lot of that is related to democracy and the rule of law. You have seen significant developments there as well. Just yesterday, and the day before you have seen significant developments. These are positive developments that should continue”, added Ambassador Kim.

According to the US ambassador, the American and Albanian people should cooperate in order for the country to become a place where “law is above all” and to bring an end to impunity.

Ambassador Yuri Kim conveyed a message “Albania is changing. Albania is a NATO ally. Albania will be a member of the EU. Albania is an ally and a friend of the United States. The rule of law must prevail. It should be a clean and rich country”.

AP reports that “In response, Berisha deplored Blinken’s accusations and urged the U.S. administration or anyone in the world “to make public any proof or document” that supports the U.S. sanctions. Berisha’s successor as leader of the Democratic Party, Lulzim Basha, also called “for full transparency on any proof or document” linked to the U.S. decision. He described Berisha as the Albanian leader who made “the most distinguished contribution to the country’s development and strengthening of democracy.” 

Sali Berisha was the first leader of the center-right Democratic Party, which was created in December 1990 after a student protest ousted Albania’s communist regime. Berisha, 76, served as Albania’s president from 1992 to 1997. Following the 2005 election win by the Democratic party, Berisha became prime minister for two terms until 2013. Since then, he has been a member of parliament, representing the opposition party, most recently winning reelection last month. 

At a press conference yesterday in Tirana, Berisha said that he has “directed his lawyer, from a neutral and well-respected country, namely France, to file a defamation suit against Mr. Blinken with the Paris Court of Corrections.” 

As reported, Sali Berisha is Albania’s fourth top official to be barred from entering the United States because of alleged corruption involvement, following former prosecutor general Adriatik Llalla, former lawmaker Tom Doshi and Vangjush Dako, former mayor in the western port city of Durres. An essential reform of the judiciary was approved in 2016 after direct involvement from Washington and the European Union. Many judges and prosecutors have been dismissed for alleged corruption and illegally earning property and money. 

The above content includes the full Press Statement published by the US Secretary of State, statements made to reporters and quotes by cited news reports. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Berisha Sali, Blinken, State Department

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT