-ORGANIZATORET E VERTETE TE SIMPOZIUMIT JANE NE TIRANE TE DIRIGJUAR NGA NJU JORKU DHE VIRXHINIA,POR TJETER HERE DO TE MERREMI ME TA…
SIMPOZIUMI I DIASPORËS DHE MASHTRIMET ME EMRIN, LOGON DHE VULËN E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS” VATRA”/
Të Shtunën me 22 Maj 2021, nga burime të tërthorta, mësuam se organizohet nëpërmjet Zoom- një Simpozium i fokusuar në çështjet tona Kombëtare. Pa i paragjykuar ligjëruesit Vatra i falenderon për studimet e tyre shkencore dhe i uron sukses Simpoziumit por nuk mund të anashkalojmë mashtrimin e organizatorëve, që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme emrin dhe Logon e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” , me adresë zyrtare 2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458 -USA dhe me 12 degët e saj në Amerikën e Veriut dhe Kanada. Në pronësi dhe në përdorim të Federatës VATRA është edhe gazeta e saj ”DIELLI”.
Studiuesit e nderuar janë mashtruar dhe kanë menduar se janë ftuar në emër të Vatrës së vërtetë dhe se nuk janë informuar për egzistencën e fraksionit që është përjashtuar për shkelje të Kushtetutës së Federatës.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i ka paditur në gjyq mashtrusit që kanë rrëmbyer vulën dhe Logon e Vatrës në në mënyrë të paligjshme(kopje nga interneti) dhe e kanë përdorur në publik në media, në rrjetet sociale, kanë bërë ftesa për aktivitete, si në rastin konkret,por edhe kanë grumbulluar fonde në mënyrë të paligjshme….
Vatra komunikoi me 10 nga ligjeruesit e ftuar në këtë simpozium dhe mori prej tyre përgjigjen keqardhëse se nuk kanë qenë të informuar nga organizatorët se ata nuk përfaqësojnë Vatrën e vërtetë. Ndjejmë keqardhje për këtë mashtrim.
Njëri prej ligjëruesëve u përgjigj menjëherë se e ka bojkotuar Simpoziumin për shkak të mashtrimit. Për ta respektuar nuk po ia përmendim emrin. Qëllimi ynë nuk është prishja e veprimtarisë, por na vjen keq se këtu janë përfshirë dhe historian të njohur,që mburren për qëndrim kombëtar -një pjesë prej të cilëve e kanë ditur se çfarë përfaqësonin organizatorët, por duke qenë në lidhje miqësie më pjestarë të fraksionit u kanë shërbyer atyre, duke kontribuar në përçarjen e diaspoërs. Na vjen keq se në këtë ndërmarrje janë përfshirë dhe Institucione nga Tirana dhe Prishtina…U bëjmë thirrje atyre që ta përdorin autoritetin e tyre shkencor për ta bashkuar jo për ta përçarë Diasporën, boll po e bën përcarjen qeveria.
Saktësojmë se ky grup është në minoracë dhe vjen nga dy gjysma degësh me anëtarësi familjare dhe një grup i vogël të pakënaqurish. A mund ta quajnë veten Vatër dy gjysma degësh përballë 13 degësh dhe qendrës?
Thashethemet që përhap grupi përcarës për Federatën Vatra se gjoja është pro greke e komuniste është e pabaza dhe dashakeqëse. Për herë të parë Federata VATRA ka një Kryetar nga KOSOVA, Z. ELMI BERISHA po ashtu edhe Presidenti i Nderit AGIM REXHAJ është po nga Kosova, sekretarja është nga Çamëria. Përse u shqetësuan kaq shumë përçarësit e VATRËS tash që në krye kemi Kosovë e Çamëri?
ORGANIZATORET E VERTETE TE SIMPOZIUMIT JANE NE TIRANE TE DIRIGJUAR NGA NJU JORKU DHE VIRXHINIA,POR TJETER HERE DO TE MERREMI ME TA…
FEDERATA PANSHQIPATRE E AMERIKËS VATRA MBETET E PËRKUSHTUAR NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE DHE ASNJËHERË NUK DO TË SHFOKUSOHET NGA KY QËLLIM.