• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

STRATEGU MACRON MBI SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË DËMTON EVROPËN

October 24, 2019 by dgreca

Nga MAURIZIO CAPRARA/

            Për të zgjeruar ndikimet përkatëse në Ballkanin Perëndimor, Rusia, Kina dhe Turqia harxhojnë para dhe energji. Emmanuel Macron, që ka dëshirë të duket një strateg largpamës, bën që Bashkimi Evropian të hedhë  një hap mbrapa në ndihmesën për t’a bërë më të sigurtë atë pjesë të botës, të prirur për shkarje dhe për ne shumë të afërt. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, presidenti francez ka penguar caktimin e një date për hapjen e bisedimeve mbi hyrjen në BE të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut. Është mbështetur nga Danimarka dhe Hollanda. Për qeverinë italiane, Giuseppe Conte i është kundervënë shtyrjes.

            Disa mund të mendojnë: ç’nevojë ka t’i shtohen vagonë të tjerë, ndërsa treni i bashkësisë çalon e mund të humbasë atë të Mbretërisë së Bashkuar? Nevoja është. Bisedimet për hyrjen zgjasin me vite. Të fillohen nuk do të thotë të futen tani dy Shtetet ballkanike në BE. Do të thotë të nxiten të dy për të reformuar më tej sistemet politikë, gjyqësorë e ekonomikë në drejtim të ndryshëm nga e shkuara, të mbrojnë konkurrencën e të kufizojnë oligarkitë dhe monopolet. Në shkëmbim do t’u jepte shqiptarëve e maqedonasve të Veriut – të qeverisur në shekullin e shkuar nga diktaturat – perspektiva inkurajuese e të qëndrueshme integrimi në tregun kryesor të pashembulltë në botë dhe në institucionet e tij politike.

            Kjo është çështja: mospranimi i hapjes së bisedimeve është një peshë mbi shpatullat e atyre që, nga brënda, shtyjnë Vendet drejt BE. Është një ndihmë atyre që provojnë t’i tërheqin në orbitat e Rusisë, të Kinës e të Turqisë. Nismëtarët e shtyrjes do të duhej të përsiasnin. Ndërmjet të luhaturit Donald Trump, furacakut Vladimir Putin dhe imperializmit ekonomik kinez, botës i nevojitet një Evropë që të jetë në pararojë, jo urë kalimi qeveritarësh të prirur të vendosin gjthshka në funksion të miratimit vetiak në sondazhin e ardhshëm.

            “Corriere della Sera”, 20 tetor 2019         E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Eugjen Melika-Perkthim-Macro-Shqiperia BE

FOR ITS SEXUAL CRIMES, SERBIA’S BETTING ON SILENCE

October 23, 2019 by dgreca

BY Rafaela PRIFTI/

For twenty years and counting, there has been no accountability with regards to sexual violence crimes perpetrated by Serbian regime forces in Kosovo. Despite UN resolutions, reports and substantial evidence, the International Courts have not prosecuted a single case. Without accountability, rape crimes still go unpunished while the condemnations of such acts on paper make no difference to victims and perpetrators.

Adopted unanimously in June of 2008, the UN Security Council Resolution 1820 noted that “rape and other forms of sexual violence can constitute a war crime, a crime against humanity, or a constitutive act with respect to genocide, stresses the need for the exclusion of sexual violence crimes from amnesty provisions in the context of conflict resolution processes, and calls upon Member States to comply with their obligations for prosecuting persons responsible for such acts, to ensure that all victims of sexual violence, particularly women and girls, have equal protection under the law and equal access to justice, and stresses the importance of ending impunity for such acts as part of a comprehensive approach to seeking sustainable peace, justice, truth, and national reconciliation.”


In April 2019, under the Presidency of Germany, the Members of the Security Council passed Resolution 2467 by thirteen votes in favor as China and Russian Federation abstained. The “landmark’ document was commended for calling to significantly strengthening prevention through justice and accountability. In her address, the Ambassador of Albania’s Mission to the UN, Besiana Kadare, said that ‘Conflict-related sexual violence is a grave human rights violation and a security challenge that is certainly as destructive as any weapon.” With regard to the Resolution, she noted that in the case of Kosovo, rape was deliberately and repeatedly used as a weapon during the war of the late 1990s. More than 20,000 survivors are still suffering the consequences in silence, isolated by stigma, discrimination and fear. Despite substantial evidence, not a single case of war-related sexual violence has been prosecuted.” The statement released by UN Office of the Special Representative on Sexual Violence in Conflict drew attention to the severe consequences of such crimes. “Resolution 2467 calls for a more holistic understanding of justice and accountability which includes the provision of reparations for survivors as well as livelihood support to enable them to rebuild

their lives and support their families, including the children born of sexual violence in conflict who are also stigmatized and suffer in silence and shame, often stateless, and acutely vulnerable to recruitment and radicalization by armed groups.”

In late April, a US Congressional Hearing heard the testimony of a few speakers. One of them, Vasfije Krasniqi Goodman is a survivor of rape crime committed by Serbian military. She has reported the crime with UNMIK and EULEX and there have been no steps to prosecute the perpetrator. Her testimony served as a reminder of someone who for twenty years lives with the absence of justice. Dielli reported extensively on the Hearing and provided full coverage on line and in print.

The silence of justice and negligence have indicated the lack of will by the Serbian regime while officially it has expressed cooperation with the International Court of Former Yugoslavia. To address the issues, the Albanian American Women’s Organization Motrat Qiriazi is calling a rally on October 29 from 11 am to 2 pm at the Consulate General of Serbia at 62 West 45 Street.  

Dielli’s Brief Interview with the AAWO organizers:

What are the expectations for the October 29th rally from the community? 

The expectation is to bring attention to an issue that has been ignored for far too long. While Albanians, Bosnians, and Croats are well aware of this tragic piece of history, the unfortunate reality is that the world has largely forgotten what took place. Over the last twenty years the villains have become the victims while the victims have become the villains. This rally is about starting a conversation and reversing that trend. It is about searching for justice for the survivors of the war crime of sexual violence and helping them find the strength and courage to come forward and tell their stories.      

Is this the first time that Albanian American Women’s Organization Motrat Qiriazi rallies jointly with Bosnian and Croatian women? How are the coordination efforts with their organizations going? 

We intend to outreach with communities at large. As we say in the flyer ‘Bosnian-American community’  ‘Croatian American and Albanian American community. It is important that all our communities join forces together and stand for human rights. We plan on working together more closely to build coalitions and focusing on the future, thus advancing our interests and bringing light to our common issues.

We invite all members of our community to attend the peaceful rally and show solidarity by acknowledging the pain and suffering that happened in the past and to build bridges for the future. Together we heal!

This is an ongoing story. Dielli will post updates online


Filed Under: Emigracion, Komunitet Tagged With: Rafaela Prifti-Serbian SEXUAL CRIME-

Kosova me Qeveri të re sa më shpejtë, LVV e LDK takohen sërish

October 23, 2019 by dgreca

-Derisa edhe në javën e tretë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të së dielës së 6 Tetorit 2019 vijohet me numërime dhe rinumërime votash, dy partitë opozitare fituese të zgjedhjeve – Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pa pritur rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e tyre po zhvillojnë takime drejt marrëveshjes për bashkëqeverisje që Kosova sa më shpejtë të ketë Qeverinë e re/

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka rifilluar me procedimin e zarfeve me fletëvotime të ndërprerë para 10 ditësh për shkak të ankesave shëndetësore të zyrtarëve që kanë punuar me zarfet e ardhura nga Serbia dhe dyshimeve për praninë e një materie të rrezikshme/

-Krijimi i Qeverisë së re të Kosovës – sa ishin vonesat pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të viteve 2014 dhe 2017/  

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari*

PRISHTINË, 23 Tetor 2019/ Në Kosovë, derisa edhe në javën e tretë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të së dielës së 6 Tetorit 2019 vijohet me numërime dhe rinumërime votash, dy partitë opozitare fituese të zgjedhjeve vijojnë bisedimet për krijimin e Qeverisë së re.

Sot, në vijim të kordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 Tetor. Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javëve të ardhshme. Synimi i takimi është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme.

Takimi i ardhshëm mbahet të hënën me 28 Tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njoftoi mbrëmjen e sotme LVV.

Javën e kaluar  dy partitë me përqindjen më të lartë të votave në një deklaratë e përbashkët  njoftonin se, në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, në 18 Tetor në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme, bënte të ditur njoftimi i dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të 6 Tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me njoftimin se  “rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta”, ndërsa bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke përfunduar rinumërimi i 530 vendvotimeve pas 314 vendvotimeve të rinumëruara më parë, për të cilat ka vendosur.

Sot zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës me veshje-masa mbrojtëse kanë hapur dyert e sallës me zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia. Salla ka qenë e mbyllur 10 ditë që nga 13 Tetori, kur 12 zyrtarë verifikues të fletëvotimeve u dërguan për trajtim mjekësor, pasi si u rapotua hapja e pakove-zarfeve me vota nga Serbia helmoi, u shkaktoi alergji, temperaturë dhe vështirësim frymëmarrje 26 zyrtarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se gjatë ditës së sotme, e mërkurë, ka vijuar me procedimin e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Ky proces, siç dihet, ka qenë ndërprerë me datën 13 tetor, për shkak të ankesave shëndetësore të zyrtarëve që kanë punuar me zarfet e ardhura nga Serbia dhe dyshimeve për praninë e një materie të rrezikshme. Prokuroria dhe Policia kanë filluar zhvillimin e hetimeve dhe kanë marrë provat dhe dëshmitë e nevojshme (material të dyshuara si të kontaminuara) dhe procesi i hetimeve është duke vazhduar.

Pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sot është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, mund të procedohen më tutje.

Përkundër komplikimeve që janë shfaqur gjatë këtij procesi, KQZ është e përkushtuar që ta ruajë integritetin e procesit zgjedhor, sigurinë e zyrtarëve operues dhe po ashtu edhe procesin e zbardhjes së këtij rasti.  

KQZ falënderon organet kompetente për bashkëpunimin e ofruar gjatë kësaj kohe.

 Ende nuk dihet kur do përfundojnë numërimet e rinumërimet e votave dhe kur do shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, derisa në rezultatin preliminar dy partitë opozitare fituese kanë rezultat të afërt me barazimin – Lëvizja Vetëvendosje 25,49% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  24,82% të votave.

Ishte edhe një kërkesë për rinumërim të tërësishëm të votave, të cilën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e ka dorëzur Nisma Socialdemokrate, koalicioni i së cilës me 4,96% të votave në rezultatin preliminar nuk e kalon pragun prej 5% për të hyrë në përbërjen e ardhëshme të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa mbrëmjen e sotme Nisma Socialdemokrate deklaroi se koalicioni i saj pas rinumërimit të vendvotimeve ka arritur të kalojë pragun – ka 5.5% të votave dhe do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

 Në mëngjesin e 6 Tetorit në gjithë Kosovën, në lokalitetet e të 38 komunave, u hapen 895 qendra të votimit me 2.547 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte certifikuar  listën përfundimtare të votuesve, e cila përmbante 1 milion e 937 mijë e 868 votuesë, prej tyre 111 mijë e 733 për herë të parë me të drejtë vote, ndërsa sipas të dhënave ende jopërfundimatre pjesëmarrja në votime ishte 44,05%.

I gjithë procesi po monitorohej dhe vazhdon të monitorohet nga një numër i madh i vëzhguesëve nga vendi dhe bota, janë mëse 34 mijë e 500 vëzhguesë të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mes të cilëve korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI.  

Dy partitë opozitare fituese, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe pa pritur rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e tyre po zhvillojnë takime drejt marrëveshjes për bashkëqeverisje që Kosova sa më shpejtë të ketë Qeverinë e re.

Prandaj, nuk pritet të ketë reprizim vonesash të pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Kosovë të viteve 2014 e 2017.

Në vitin 2014, në 9 Dhjetor, 6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 8 Qershorit, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme miratoi Qeverinë e re të Kosovës.

Ndërsa, në vitin 2017, Qeveria  e Kosovës e zgjedhjeve të 11 Qershorit nisi punën pas tre muajsh në 11 Shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë, ku u bë konstituimi, pasi u votu në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 Shtator. Megjithatë, në fillim të kësaj jave, shtypi i Kosovës në një kryetitull balline paralajmëronte se egziston “Rreziku për një ngërç tjetër politik”. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që së paku pas 15 ditëve t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit. Por, sipas analistëve, nëse nuk do të ketë një dakordim të shpejtë mes LVV-së e LDK-së pas certifikimit të rezultateve në Kosovë mund të përsëritet ngërçi politik i 2014-s”, theksonte gazeta Zëri.

*Per me shume fotografi shih ne FB

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari-LDK-VV-Qeveria

AT GJERGJ FISHTA, ARKITEKTI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE MIDIS SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA

October 23, 2019 by dgreca

-23 Tetor 1940- Ditelindja e At Gjergj Fishtes-/

Nga Frank Shkreli/

Komuniteti shqiptaro-amerikan me të drejtë njihet si mbrojtës historik i kauzave kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga veprimtaritë e diasporës më të vjetër shqiptare në Amerikë.   Këto veprimtari, në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë, e që në fjalorin e sotëm politik njihen si “veprimtari lobingu”, për shqiptarët kanë filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur Presidenti i atëherëshëm amerikan Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se “një zë do të kishte në Konferencën e Paqës në Paris dhe atë zë do ta përdorte në mbështetje të Shqipërisë”.   Shumë është shkruar në mediat shqiptare dhe shumë flitet për këtë rast si dhe për veprimtaritë lobiste moderne të komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë 40-viteve të fundit, në mbrojtje të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve anë e mbanë të trojeve të tyre, sidomos në mbështetje të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës, në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli.

Por falë urrejtjes, harresës dhe anashkalimit zyrtar të personit dhe veprës së At Gjergj Fishtës, për pothuaj një shekull nga bashkatdhetarët e tij gjatë komunizmit – përfshir 30-vjet-post-komunizëm , qoftë nga media ashtu edhe nga historiografia shqiptare e influencuar nga periudha komuniste , pak njerëz mund ta dinë se përveç kontributeve të shumta në fushë të ndryshme si letërsi, gjuhë, kulturë dhe politikë shqiptare, Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në atë që sot e quajmë “lobing”, në mbrojtje të interesave kombëtare, në konferenca dhe takime ndërkombëtare.  Jo vetëm në Konferencën e Paqës në Paris dhe në konferenca të tjera ndërkombëtare në Evropë, ku dhe kur flitej për Shqipërinë dhe për të drejtat e Shqiptarëve.  

 Me rastin e ditëlindjes së tij (23 Tetor,1871), e shoh të arsyeshme që të kujtojmë vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përpjekjet e tija lobuese në fillim të shekullit të kaluar, në mbështetje të interesave të Shqiptarëve, përfshirë edhe lobimin e tij gjatë vizitës së tij të parë në Washington, me zyrtarë të lartë amerikanë, për njohjen diplomatike të Shqipërisë si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Këto shënime janë bazuar në disa të dhëna dhe korrespondenca në librin përkujtimor, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës me 30-dhjetor, 1940.

Sipas korrespondencës  të pasqyruar në këtë botim të veçant përkujtimor për At Gjergj Fishtën  midis Fishtës dhe At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj, Gjergj Fishta njofton Kuvendin françeskan se, “Me 8 të këtij muaji (Mars, 1922) në ora 2:30 mbasdite vuna kambën në Amerikë, në New York”. 

Vizita e Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva: një, të “kujdesej për interesat e Shqipërisë”, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris dhe objektivi i dytë ishte që Fishta të takohej me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë. Sipas të gjitha gjasave takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan kishte shkuar shumë mirë për Fishtën, sa që në një letër që i kishte dërguar atij Faik Konica nga Bostoni, i drejtohet Fishtës, pasi ishte këthyer në Shqipëri, me përshëndetjen: “I Shkëlqyer mik, Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë ndër shqiptarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që ka shuar gjithë moskputimet e shkuara”, i përgjigjet nga Bostoni, Faik Konica mikut të tij At Gjergj Fishtës.

Përveç takimeve me përfaqsues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë në vitin 1922  nga korrespondenca e Poetit Kombëtar, që Fishta ka shkëmbyer nga Amerika me pjesëtarë të urdhërit françeskan shqiptar në Atdhe, mësojmë, ndër të tjera, edhe për veprimtarinë lobiste të At Gjergj Fishtës në Washington gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin amerikan. I vetdijshëm për rëndësinë historike të këtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se përmbledhja e letrave të Fishtës  që dërgonte nga Amerika më 1922 do tu interesojë, eventualisht, studiuesve të historisë.

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor “At Gjergj Fishta – 1871-1940”, se në një letër të datës 8-V-22, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, dhe për takimet që kishte zhvilluar ai me Senatorë katolikë amerikanë, me ndihmën e françeskanit amerikan Godfried Shilling, i cili në atë kohë gëzonte influencë të madhe në qarqet diplomatike të Washintonit, sipas të dhënave në këtë libër:

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës.  “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore), “…i cili më tha se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”   Në faqen tjetër të letrës, sipas At Pal Dodaj, Fishta ishte shprehur në letrën e tij se, “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.   Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë — të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare– ata të cilët me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni në adresën e At Pal Dodajt.

Data e njohjes zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës, përputhet plotësisht me vizitën e At Gjergj Fishtës në Washington si dhe me përmbajtjen e letrave të tija cituar më lartë.   Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të një telegrami që mban datën 25 Korrik, 1922, Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake se në datën 28 Korrik , 1922 ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.”   Sipas  Zyrës së Historianit të (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy popujve tanë, më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqsuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, thekësohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH).

Thonë se njerëzit e mëdhej të një Kombi vlerësohen më shumë pas vdekjes se kur janë gjallë.   Fatkeqsisht, kjo nuk ka ndodhur me At Gjergj Fishtën, madje as sot 30-vjet post-komunizëm.   Unë e kam shumë të vështirë gjithnjë të konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fishtën, i cili me veprat e tija përjetësoi çdo gjë me të cilat mund të krenohet Kombi Shqiptar ndër shekuj, qoftë veprimtaria e tij shumë dimensionale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu siç ishte kontributi i tij në njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në fillim të shekullit të kaluar.

Kemi aritur në një pikë të historisë, që të themi me keqardhje të madhe, se me ketë klasë politike në Shqipëri dhe në Kosovë e cila kontrollon çdo akitivitet të jetës së shqiptarëve në një sistem që ata e quajnë “demokraci”– e kemi humbur shpresën se shqiptarët, si komb –madje edhe 30-vjet pas komunizmit — do të vlerësonin më në fund njerëzit e mëdhej të Kombit si At Gjergj Fishta.   Me ketë nivel kulture bolshevike që tregon kjo klasë aktuale politike e shqiptarëve, ajo nuk është e denjë të përfaqësojë një komb të përparuar, që pretendon të jetë demokratik, në fillim të shekullit 21!

Edhe kini pretendime të integroheni në Evropë.  Kot e kini se nuk futeni në Evropë, jo, pa Gjergj Fishtën!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank Shkreli- Fishta-Arkitekt-Marrdh Diplomatike-Shqiperi-SHBA

EULOGY

October 22, 2019 by dgreca

  • I lost my best friend on this Earth, I have gained an angel in heaven…./

By Sophia Shkreli/

I would like to start by thanking Dom Pjetri, Dom Gazmendi and Deacon Mark and all of you who have gathered here today in honor of my grandfather. 

To some of you who may not know me my name is Sophia I’m Marash’s granddaughter. 

To most of you who know my grandfather, you probably know him to be a very kind, hard working, and generous person. He was a great story teller and jokester, always making people laugh. 

To those of us who are close to him know there is so much more to him, just by looking at how he lived his life. 

My grandfather was a very happy, grateful man. He was devoted to his family that

he thanked God, everyday for. He was a simple man who worked hard so he can provide for his family and help those in need.  He was very loving, and hospitable to all. He made everyone feel special in his presence.

 His favorite thing in the world was his family. There is no where in the world that he would rather be than spending time with his wife, children and grandchildren. I am sure everyone would agree with me that they always felt joy in his presence too. 

My grandfather worked most of his life, so a lot of people know him to be a physically, strong man. But he was so strong in many ways. He was very strong mentally; very focused and wise, and he was strong spiritually. 

If I were to say one thing I admire the most about my grandfather it would be his faith and devotion to Mary. He lived a life with many struggles and carried many crosses. But when his faith was tested the most he Put all his trust in Jesus. Even on his death bed he grasped onto the rosary, with his heart open to the promises of Jesus. 

Although I’m saddened today because Tata you will be very missed by me and many. I am grateful for the time we had with you. 

Just like you taught me, I trust in God too, and know you are in paradise bc you are a pure, gentle soul who has lived his life righteously. I know you are greeted by Jesus at the gates of heaven and your son awaits you with open arms. 

I am honored to having known you and having the honor to call you grandfather. You have touched our lives in beautiful ways, and taught us what it means to be a good person in the world. Although I lost my best friend on this Earth, I have gained an angel in heaven. We all love you and will miss you always.

Filed Under: ESSE Tagged With: Sophia Shkreli-Eulogy-Marash Mrnacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 847
  • 848
  • 849
  • 850
  • 851
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT