• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Studimet Albanistike në Itali, konferencë në Kosovë

October 22, 2019 by dgreca

-Në vazhdimësi të dy konferencave të rëndësishme shkencore, Studimet albanistike në Amerikë, që u mbajt në vitin 2015 dhe Studimet për shqipen në vendet ku flitet gjermanisht, e realizuar gjatë 2017-ës, të organizuara nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Rreth 50 referues nga Kosova, Shqipëria, Italia, SHBA, Franca, Polonia, Bullgaria, etj./

PRISHTINË, 22 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/ Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, në 22 dhe 23 Tetor 2019, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Studimet albanistike në Itali, në të cilën marrin pjesë me kontributet e tyre shkencore rreth 50 referues nga Kosova, Shqipëria, Italia, SHBA, Franca, Polonia, Bullgaria, etj. Këshilli organizues, të cilit i prin akademik Rexhep Ismajli, ka ftuar emra të njohur të këtyre studimeve dhe ka hartuar një programi të pasur të konferencës, e cila do të zhvillohet në dy ditë, në gjashtë seanca në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë.

Në vazhdimësi të dy konferencave të rëndësishme shkencore, Studimet albanistike në Amerikë, që u mbajt në vitin 2015 dhe Studimet për shqipen në vendet ku flitet gjermanisht, e realizuar gjatë 2017-ës, të organizuara nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, pothuaj me distancë të njëjtë kohore, qe planifikuar edhe konferenca shkencore për studimet albanistike në Itali, me shumë interes jo vetëm për praninë e arbëreshëve, për kulturën, letërsinë dhe studimet albanologjike dhe albanistike, por edhe për rezultatet e shumë studiuesve italianë të gjuhës shqipe në radhë të parë, por edhe të letërsisë, antropologjisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

Italia është vendi me më së shumti qendra studimi të shqipes, katedra universitare që kanë përgatitur kuadro, pedagogë e studiues dhe që kanë realizuar projekte të rëndësishme studimi.

Organizatorët theksojnë se, rezultatet që u arritën në dy konferencat e mëparshme – Studimet albanistike në Amerikë, mbajtur në vitin 2015 dhe Studimet për shqipen në vendet ku flitet gjermanisht, të realizuar gjatë 2017-ës, interesimi i madh i atyre që morën pjesë dhe rëndësia e  kontributeve që u sollën, na shtojnë bindjen se edhe ky aktivitet, jo më pak i rëndësishëm se dy të parët, do të sjellë kontribute nga fusha të ndryshme të studimeve albanologjike dhe albanistike dhe do të finalizohet me botimin e materialeve, referateve, kumtesave dhe diskutimeve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve të Konferencës në Prishtinë./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari-Konference -Studime Albanologjike

NJË PËRMENDORE PËR PROF. ARSHI PIPËN NË 100 VJETORIN E LINDJES

October 21, 2019 by dgreca

SHKRUAN: LISANDRI KOLA/

University of Michigan /

Department of Slavic Languages and Literatures /

812 East Washington /

3040 MLB, Ann Arbor, Michigan 48109 /

LETËR E HAPUN ZOTIT PANDELI MAJKO PËR STRATEGJINË E RRUGËS SË KUJTESËS /

(Rasti i Arshi Pipës, Prof. Emerit.) 

I përnderti zoti Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën

Po Ju drejtohem Juve me këtë letër, në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Diasporën, me shpresën se fjalët e mia kanë me gjetë mirëkuptimin e duhun.

Siç jeni në dijeni, kontributi i Arshi Pipës në Shqipni dhe jashtë saj ka qenë jashtë mase i madh. Me figura si ai, S. Skendi, I. Luzaj, S. Repishti, P. Prifti etc. mund të pranojmë pa droje se vendi ynë asht renditë me dinjitet në panteonin botënor të suksesit, tue pasue gjeneratën e parë intelektuale në Amerikë si F. Konitza, F. Noli e M. Frashëri.

Njimend vepra e Pipës mbetet pasaportë e çmueshme akademike, intelektuale e artistike pavarësisht se në Shqipni, për fatin tonë të keq, ende nuk e ka fitue statusin e ‘pranimit’ që bota ka për këtë njeri. Mbas 90s asht e vërtetë se vepra e tij u botue/përkthye nga shtëpitë botuese Pheonix e Princi, janë mbajtë nji a dy sesione shkencore, publikue revista në nder të tij, por e gjitha rezulton e paktë. Duhet të jeni në dijeni, kam bindjen, se fondi i Pipës (biblioteka, arkivi e objekte personale) gjendet në Muzeun Historik të Shkodrës—dhuratë kjo nga vetë autori sa qe gjallë—i cili mjerisht asht në kushte të papërshtatshme. Me këtë nuk e kam fjalën me ndërtue a restaurue ndonji muze…

Në botën akademike e universitare të Shqipnisë, flas nga përvoja ime si pedagog në UT (2014-19), emni i Pipës asht gati klandestin. Kjo për çudinë tonë kur Columbia University, University of Minnesota e me radhë i kanë botue monografitë e tij dhe i kanë pasë në programet e veta studimore. Në dijeninë time, vepra artistike e tij nuk asht zhvillue kurrë në universitetet shqiptare me përjashtim të Librit të burgut, gjatë leksioneve Historia e Sonetit Shqip apo Letërsia Moderne Shqipe që i kam mbajtë unë në UT, FHF, Departamenti i Letërsisë. Këtë nismë tashma po e përcjell edhe në Amerikë ku ligjëroj Albanian Literature of Exile e ku A. Pipa asht pjesë esenciale e programit—po përmend faktin se letërsia shqipe zhvillohet për herë të parë në universitetet amerikane. Po në kuadrin e kontributit individual, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së A. P., revista Kêns i ka kushtue numrin e parë të saj: www.kens.al. Numri III-IV (2019-20) i saj ka sërish në fokus publikimin e veprës së Pipës (specifikisht përkthime). Po shtoj se kjo revistë mbahet me buxhet personal si shumë kontribute të miat.  

Me Juve po ndaj të njejtin shqetësim që kam nda’ me autoritete të tjera lokale qysh prej vitit 2015: ‘Për nji shtatore të Arshi Pipës në qytetin e Shkodrës’ gaz. Standard ose ‘Për nji shtatore të Arshi Pipës’ gaz. Panorama, 2017 (rikonsiderim). Pasi kam konstatue me dhimbje se qyteti i tij i lindjes nuk e ka në program vizionin e kujtesës, dhe pasi jam njohë me programet Tueja qeveritare sa i takon pasqyrimit të vlerave të Diasporës, më lejoni të shtjelloj mendimin dhe propozimin tim.

Viti 2020 asht 100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës. Meqenëse si model i rezistencës njerëzore e intelektuale ndaj diktaturës komuniste shqiptare dhe kjo pikërisht përkon me frymën e programit të qeverisë shqiptare:    

“Rrugët e Kujtesës” janë gjithashtu një itinerar unik i Shqipërisë që do të vijojnë të nxjerrin në pah aspektin historik dhe edukativ të siteve të ish-diktaturës si Spaçi apo Tepelena, në vijim të projekteve tashmë të njohura muzeale të Kujtesës (Programi i Qeverisë 2017-21, f. 13).

Do të ishte në dinjitetin kombtar ngritja e nji përmendoreje të A. Pipës në Tiranë si kremtim jubilar. Ky akt gjykoj se ndihmon kujtesën historike, tregon ndjeshmëninë civile dhe përgjegjësinë intelektuale, përkujton privimin e të drejtaje dhe të lirive njerëzore, qendërzon respektin ndaj autorëve shqiptarë në Diasporë dhe mbi të gjitha kjo strategji: “ruan dhe forcon identitetin kombëtar të shqiptarëve” (Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018 – 2024 dhe Plani i Veprimit, f. 50). Në nji rrafsh tjetër human, them se asht edhe detyrim ndaj familjes së tij, sepse vëllai i tij Av. Myzafer Pipa u vra barbarisht në Shkodër gjatë diktaturës e sot nuk dihet se ku e ka vorrin, motra e tij, shkrimtarja Bedi Pipa vdiq vetëm  24 vjeçe me pengun e njenit vëlla të vramë dhe tjetrit të burgosun e pa strehë konkrete mbi krye, i ati i tij dha shpirt mbas stërmundimit në nji karrocë kali gjatë rrugës për në barakën e radhës ku i kishte caktue Zyra e Strehimit, motra tjetër që sfidoi fatin dhe regjimin enverist, Fehime Pipa ndërroi jetë pak vjet ma parë pa ia përmbushë amanetin Arshiut (botimin e plotë në shqip të veprës së tij). Motra tjetër, Nedreti, ka kontribue pesonalisht me përkthimin e veprës filozofike nga italishtja Skicë e një konceptimi mbi jetën + Mbi gjeniun. E do të ishte me randësi, para se të bashkohet në amshim me familjen e saj, të shihte nji akt konkret të shtetit shqiptar në lidhje me prof. Pipën. 

Këto fjalë i shoh të arsyeshme t’Jua drejtoj meqë e cilësoj veten të brendashkruem në pohimin programativ: “Strategjia Kombëtare i kushton rëndësi të veçantë ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe kombëtar të diasporës” (ibid, f. 50).

Letrën drejtue Juve do t’ia vê në dispozicion fedaratave, organeve botuese dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, me shpresën për me e nxitë dhe me e finalizue këtë nismë. Nëse asht vullneti i mirë për ‘rrugën e kujtesës’ besoj se të gjithë mund të kontribuojmë me e ‘hapë’ atë. Me këtë due të nënvizoj se kompetencat ministrore a bashkëministrore do ta gjejnë formulën juridike dhe atë të buxhetit për zbatimin e programit qeveritar. Ky zbatim do të justifikonte ndihmesën atdhetare të secilit shqiptar nëpër botë si edhe do të motivonte përfaqësimin e Diasporës në projekte të tilla strategjike.   

Me shpresën dhe dëshirën që në faqen e Ministrit të Shtetit për Diasporën ka me u hapë, sa ma parë, zyrtarisht nji projekt skulpturor i Arshi Pipës, real e transparent. 

Në pritje të nji përgjigjegje (në adresat në krye të letrës).

Me nderime,

I jueji

Lisandri Kola

(Shënim: kjo letër asht shkrue dhe i asht postue MSHD më 19 Shtator, 2019)

Filed Under: Politike Tagged With: Lisandri Kola- Permendorja e Arshi Pipes- Ministri i Diaspores- Majko

Ikja e pashmangëshme

October 21, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nuk kishte gjë më të trishtueshme se fakti kur në një panel televiziv si Shihemi në Gjyq, një nënë shqiptare përpiqej të ndalte të birin për të mos braktisur atë dhe vendin, duke i fshehur pasaportën me qëllim për ta ndalur të mos ikte në emigrim. Arsyet ishin të drejta nga të dya palët, pavarësisht si njëra apo tjetra kishin tendenca egoiste, pra karshi vetvetes, por të trishtueshme në planin social. Një debat ku një nënë do ta gëzoj fëmijën duke e parë të ndryshojë për mirë, të dashuruar, fejuar, martuar e me fëmijë, ndaj i përmend një copë tokë që edhe ajo nuk dihet kujt i përket. Ose më të fortit apo më tinzarit të fisit që vulos e firmos si do vetë, nga ai soj që shikon oxhakun e tij dhe në t’sëmës të tjerët nga trungu familjar. Një debat ku një, njëzetëvjeçar ngre duart lartë dhe thotë, çfarë të bëj unë këtu, më thoni ku të punoj, ku është puna? Me çfarë t’i gjëndem kësaj, e ka fjalën për të ëmën, me se ta ndihmoj etj., me se ta mbaj? Jemi në një shoqëri ku gruaja në masë të madhe është një pensioniste shtëpiake, konsumatore e telenovelave turke pa kuptuar asnjëherë se pensionimi real nuk është ky, nuk është fatura mujore karshi fëmijëve emigrantë, por puna e krahëve të saj. Dhe është e trishtueshme që një njëzetvjeçar ndihet që këtë prag jete i frustuar nga mendimi se duhet të punoj edhe për të mbajtur prindërit. Këto janë disa probleme që duan kohë të interpretohen, por unë po i përmend kalimthi. Dhe kur i përmend një pjesë e grarisë të mbysin duke të kujtuar se i kanë bërë kokën dhe e kanë për detyrë. Për më tepër kjo shtresë me ndërrimin e sistemeve nga 1990-ta e këtej. Pasi edhe ato që emigruan bënë ato lloj punërash që asnjë qeveri nuk ua njeh për shkak edhe të mos kontribuimit në arkat e sigurimeve shoqërore. Kurse ato që kapën një pension nga diktatura nuk u mjafton as për hapjet e kokës. Megjithatë është një e vërtetë sociale, një plagë e madhe që pak zë vende në të përditshmen tonë televizive. Bota jonë televizive është e mbytur nga sukseset imagjinare të Erionit, nga sharmi i debatit politik, ky me shumicë, ku firmatot flasin për gjithçka veç për vetveten jo. Sikur bota televizive shqiptare të ishte me më shumë kohë me kësi probleme, kësi gjëra të së përditshmes në sytë e shqiptarëve me siguri realiteti jonë nuk do ishte 98% politikë. Ja përse është një dhimbje e madhe që një njëzetvjeçar i kërkon publikisht së ëmës, pasaportën dhe të mos e ndali. Fundi i ngjarjes dihet, rrugët janë aty maleve apo detit me gomone, mbase edhe me maune, pra një ikje e pashmangshme. Por edhe një nënë më shumë, një të vetmuar që pret me sytë nga rruga.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levoja-Ikja e pashmangshme-Edi rama

Patriotizmi Amerikan ka vlera dhe për të duhet luftuar

October 21, 2019 by dgreca



Nga Abdyl Koprencka/*

E ardhmja i përket Patriotëve, ” Presidenti Trump tha ne Kombet e Bashkuara muajin e kaluar. Por kur bëhet fjalë për amerikanët, të paktën, të dhënat duket se tregojnë të kundërtën. Një sondazh i Gallup i lëshuar pak para katër Korrikut zbuloi se pjesa e pjesëmarrësve i cili ndjehej “jashtëzakonisht krenar” për të qenë Amerikan ishte më i ulti në historinë 18-vjeçare të sondazhit – vetëm 47%, dowm nga 70% në 2003. Dhe sipas një sondazhi të fundit të WSJ (Gazeta e Wall Stritit)/ NBC(Kanali Television) sa më i ri të jesh, aq më pak ka të ngjarë të jesh patriot. Patriotizmi ka një vlerë “shumë e rëndësishme”. Midis amerikanëve më të vjetër se 55 vjeç, gati 80% e të intervistuarve janë pajtuar me atë deklaratë; në mesin e atyre nën 38, vetëm 42% e kanë bërë këtë. Ndoshta ndryshimi ka të bëjë me faktin që, në një kohë të ndarjes së hidhur politike, njerëzit shpesh sjellin patriotizëm vetëm për të sugjeruar që oponentëve të tyre u mungon. Presidenti Trump, i cili gjatë fushatës 2016 bëri një zakon të përqafonte fjalë për fjalë flamuj amerikanë, ka akuzuar kryetarin e Dhomës Nancy Pelosi për tradhtia. Ndërkohë, senatori Kamala Harris tha që ish-Vi Presidenti Joe Biden, kandidati tjetër i saj në garën presidenciale Demokratike, ka “më shumë patriotizëm në gishtin e tij të trëndafilit” se sa Presidenti Trump ” kurrë nuk do këtë atë .” Anëtarët e të dy palëve duket se e shohin pjesën tjetër të kuptimit si provë të përkufizimit të Samuel Johnson për atdhetarizmin si “streha e fundit e një mizori”.Xhonsion konsiderohet si Anglezi letrave, ka shpikur disa fraza në 1775, duke sugjeruar se përdorimi i patriotizmit është si një futboll politik kjo është një dukuri e re. Ajo që duket se është e re në kohën tonë është sensi në rritje, nga të dy anët e rreshtit, se patriotizmi amerikan siç është arritur tradicionalisht është i padenjë për mbështetje. Në momentin kur SH.B.A. është më në vlera dhe aspirata të përbashkëta, ne duket se jemi në rrezik t’i humbim ato. Si të rivendosni patriotizmin amerikan? Detyra e parë është të kuptoni se çfarë ‘Patriotizmi është streha e fundit e një skifteri’. SAMUEL JOHNSON e bën atë unik-dhe aq të prekshëm. Patriotizmi Amerikan, si vetë Amerika, është një eksperiment i vazhdueshëm në fuqinë e ideve për të bashkuar qeniet njerëzore. Kombet e tjera formojnë identitetin e tyre rreth origjinës të përbashkëta etnike ose përvojave stërgjyshore – gjëra për të cilat ato shpesh janë imagjinare, të bazuara më shumë në mit sesa në histori. Por fjala “atdhe”, kaq e fuqishme në gjuhët e tjera, e huaj për përdorimin amerikan, sepse baballarët tonë vinin nga vende të ndryshme. Përkundrazi, format formale të patriotizmit amerikan kanë të bëjnë me idetë morale dhe politike: “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”; “qeveria e popullit, nga njerëzit, për njerëzit”: “liri dhe drejtësi për të gjithë”.

Duke hedhur identitetin tonë kombëtar në drejtim të aspiratave demokratike, Themeluesit u siguruan që patriotizmi Amerikan të ishte vetë kritik. Ne vazhdimisht jemi duke e matur veten kundër idealeve të Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, dhe duke qenë Amerikanët nuk kanë më shumë morale nga të tjerët, ne shpesh e gjejmë veten duke dëshiruar.

Kjo gjë krijon dy kërcënimet me të cilat përballet politika jonë sot, e djathta populiste, ekziston një tundim për ta parë kombin thjesht një pengesë për interesat e fisit të vet, qoftë kjo përcaktohet për sa i përket racës, rajonit, ose klasë që i përket. Në të majtë, ekziston një tundim plotësues për të besuar se idealet amerikane kurrë nuk kanë qenë asgjë më shumë sesa nji vitrinë për interes racor ose klasor. në mënyrë që të arrihet drejtësia shoqërore nënkuptojmë kundërshtimin e kombit dhe pretendimet e tij.

Të dyja këto linja sulmi të çojnë në refuzimin e patriotizmit Amerikan dhe lind nevoja përsëri për ngritjen e idealeve. Nji shoqëri si e e jona e hapur dhe e ndryshushme e kërkon nji diçka të tillë. Amerikanët jo gjithmonë mund të duan dhe të kuptojnë njëri tjetrin por deri sa ata të duan Kombin tonë ne mund të përfitojmë në nj farë niveli besimin politik. Kur besimi humbet kundërshtarët politikës kthehen në armiqë dhe normst dhe ligjet kthehen në kufizime irrituese gjë që dëmton vazhdimësinë e forcës ligjit.

Traditionalist çështja kundrejt patriotizmit në politikën amerikane ka ardhur nga e majta, e cila ka qenë e dyshimtë për të si një akses për militarizmin dhe një justifikim për shtypjen. Pohimi klasik i këtij rasti u bë nga mendimtari radikal Randolph Bourne në esenë e tij të 1918 “Shteti”. Në mënyrë të zakonshme, Bourne besonte, dashuria ndaj vendit ishte një emocion paqësor: “Nuk ka më ndjenjën e rivalitetit me popujt e tjerë, më tepër sesa ekziston ndjenja për familjen tonë.” Por atdhetarizmi bëhet i rrezikshëm kur shtyp ndërgjegjen individuale në favor të bindjes së verbër ndaj qeverisë: “Në përgjigje të apelit të flamurit, ne jemi duke iu përgjigjur thirrjes së Shtetit, në simbolin e tufës së organizuar si një si nji organ sulmues i vetëdijshëm për aftësinë e tij dhe forcën e tij mistike të tufës, “shkroi Bourne. Ai po i përsëriste, pjesërisht, persekutimin e administratës Wilson për kritikët e Luftës së Parë Botërore, si politika socialiste Eugene V. Debs, fjalimet e tij kundër luftës çuan në burgosjen e tij nën Aktin e Tundimit të 1918.

Në kohën tonë megjithatë, ne po shohim fillimet e një largimi nga patriotizmi amerikan edhe në pjesë të caktuara të së djathtës. Është domethënëse që lëvizja “konservatore kombëtare”, e cila mori vëmendjen me një konferencë të intelektualëve dhe politikanëve në Uashington, D.C, këtë verë, preferon më shumë gjuhën e nacionalizmit se sa patriotizmin. Bota zgjon ngre nacionalizmin evropiane bazuar në gjuhë dhe etni, dhe me të vërtetë një nga argumentet kryesore të te menduesve të Nacional Konservatorizmit si Yoram Hazoni ku ai përcakton se kombet mund te zotërojnë nji indentitet eksluziv për të ecur përpara. Kohezioni Nacional është nji element sekret përbërës që lejon institucionet e lira të egzistojnë baza ku demokracia asht vendosur dhe ndërtuar. Mr Hazony shkroi në Wall Street Journal vitin e kaluar Patriotizmi është i hapur për skepticizëm nga të dy anët e spektrit politik sepse besnikëria ndaj një shteti është, në të vërtetë, një parim i brishtë. Emocionalisht dhe biologjikisht, besnikëria jonë më e fortë u përket të afërmve tanë aktivë – familjes, klanit ose fisit tonë. Nga pikëpamja fetare, nga ana tjetër, ne jemi të bashkuar me të gjithë ata që ndajnë besimin tonë, pavarësisht nga kombësia. Siç thoshte Shën Pali, “Nuk ka as hebre as grek … sepse ju të gjithë jeni një në Krishtin Jezus”.

Sigurisht, të qenit besnik ndaj disa njerëzve që i njeh personalisht ose të gjithë bashkë-besimtarëve të tu janë mënyra shumë më të vjetra të identitetit që të qenurit besnik ndaj një grupi me dhjetëra me madhësi të ndërmjetme ose qindra miliona njerëzve me të cilët supozohet të kesh diçka thellësisht e përbashkët sepse ju ndodh të flisni të njëjtën gjuhë ose të ndani të njëjtën pasaportë. Ishte për të kapërcyer këto kundërshtime që nacionalizmi klasik evropian provoi të përziej nocionin e kombit me nocionin e një familje  dhe të njëjtit besim: “Është magjia e nacionalizmit të shndërrojë shansin në fat”, shkruajti historiani Benedict Anderson në librin e tij të vitit 1983 ” Komunitete të imagjinuara “.

Ky lloj nacionalizmi është i pa përshtatshëm për eksperiencën amerikane, sepse asnjiherë Amerikanët nuk kanë qenë të gjitha të një lloji qoftë etnike, qoftë shpirtërisht,.Përkundrazi, historia jonë tregon një ndryshim përgjatë të dy dimesioneve. Ku në secilën valë e re të emigrantëve, zërat janë dashur të dëgjohen në ardhjet e fundit të tyre duke filluar me Irlandezët Katolikë që zbarkuan në mesin e shekullit XIX deri tek evropianët jugorë dhe hebrenjtë që zbarkuan në fillim të shekullit XX dhe deri tani tek Muslimanët e sotëm që kanë dhënë prova që nuk mund të Amerikanizohen. Në këtë mënyrë, Historia e Amerikës është hakmarrë kundrejt principeve të baballarëve të kombit që të gjithë qëniet njerëzore ndajnë dëshirën themelore për “jete, liri dhe të ndjeki lumturinë”. Ky universalizëm e bën atë një vështirësi të bekuar, megjithatë, për të vizatuar rrethin në me besnikëri të përbashkët mesin e qytetarëve në mënyrën që çdo Nacion e ban. Në qoftëse kudo në botë është një Amerikan i mundshëm pse duhet të jemi më besnikë ndaj bashkëqytetarëve tanë sesa ndaj njerëzimit në përgjithësi?

Ky problem është hedhur në lehtësim të mprehtë nga padia e imigracionit, e cila është aq polarizuese, sepse na kujton kohë zgjatjen e kontinentit gjatë Amerikanizmit. Nacionalizmi etnik varet nga miti i unitetit parësor, por ajo që e ndan sot amerikanin nga emigranti i sotëm është thjesht përparësi në kohë, një fakt moralisht i parëndësishëm.

Ideja që Amerika është përcaktuar nga vlera dhe jo nga lindja është një nga përkufizimet më fisnike të shtetësisë që çdo vend tjetër e ka vërtetuar pikërisht këtë nocion, një nga më të vështirat . Kjo është arsyeja pse, ashtu si profetët biblike, duke i shërbyer shpesh vëndit duke theksuar dështimet e saj të cilat janë më se të qarta si në kohën e skllavërimit ashtu edhe të ndarjes.

Kur Frederick Douglass derdhi tallje me shprehjet e Patriotizmit Amerikanë në fjalimin e tij të vitit 1852 “Çfarë i i duhet skllavit Katër Korriku ?”, Ai po kujtonte audiencën e tij të bardhë se premtimi American qëndroi në shikim të kundërt të realitetit American. “Bekimet në të cilat ti, këtë ditë, gëzohesh, nuk janë të përbashkëta”, tha Douglass. “Trashëgimia e pasur e drejtësisë, lirisë, prosperitetit dhe pavarësisë, të trashëguar nga baballarët tuaj, ndahet nga ju, dhe jo nga unë. Drita e cila ju dha jetë dhe shërim për ju, ka sjellë dritën e diellit dhe shërimin tuaj ka sjellë mundimin dhe vdekjen time. Abraham Lincoln u kthye në këtë imazh të kamxhikut të skllevërve në a dresën e tij në ditën e dytë inauguruese: “Sidoqoftë, nëse Zoti dëshiron që [Lufta Civile] të vazhdojë derisa të gjithë pasuritë e grumbulluara nga dyqind e pesëdhjetë vitet e mundit të paharruar ku borxhlinjit do të fundosen, derisa çdo pikë gjaku e tërhequr me litar ose do të paguhet me përdorimin e shpatës siç u tha tremijë vjet më parë, kështu që prapëseprapë duhet të thuhet se gjykimet e Zotit janë të vërteta dhe do të jenë ato që janë që ne të jemi të gjithë bashkë plotësisht të drejtë. “

Mund të duket e çuditshme ta quajmë këtë një shprehje të patriotizmit Amerikan, por në kuptimin më të thellë është: Në zbatimin e dënimit, Lincoln pohoi se Amerika duhet të gjykohet nga parimet e veta më të larta. Në fund të fundit, janë vetëm ato parime që e bëjnë vendin atë që ai tha se ishte nji mesazhë për Kongresin përpara Thirjes Emancipimit-“Shpresa e fundit e Ruzullit tokësor. Njikohësisht Douglas thotë se ardhmja Amerikës do jetë më e shkelqyer në të arthmen se në të kaluarën. Këtë kurajo ja dha Deklarata e Indipendencës principet më të shkëlqyera qe përfshijnë Instituten gjë isle Amerikane.

Natyrisht, parimet amerikane janë interpretuar gjithmonë në mënyra të ndryshme – në veçanti. në varësi të faktit nëse mendoni se kërcënimi më i madh për lirinë vjen nga shteti apo tregu, pika në të cilën konservatorët dhe liberalët ndahen tradicionalisht. Por ajo ndarje politike, e hidhur siç mund të bëhet, është e kufizuar nga besnikëria e të dy palëve ndaj Fjalori amerikan i lirisë dhe vetë vendosjes. Të dy palët mund të pretendojnë se po veprojnë në traditën e Deklaratës dhe Kushtetutës

Nëse politika e sotme duket më e rrezikshme-më kujton vitet 1850, periudha më e polarizuar në historinë amerikane-është pjesërisht sepse ky lloj patriotizmi parimor po e humb vlerën e tij si një fjalor të përbashkët moral. Kur lulëzon patriotizmi Amerikan sjell të veçantë dhe universal në një sintezë të re – një mënyrë për të ndjekur interesin tonë duke parasheh drejtësinë. Kur kjo dështon, ato elementë shkëputen, siç bënë për Veriun dhe Jugun para Luftës Civile dhe siç duket se po bëjnë në Amerikën tonë kuq e blu sot. Amerikanët gjithnjë e më shumë mendojnë se kombi është një pengesë për arritjen e asaj që ata vlerësojnë më shumë, pavarësisht nëse kjo do të thotë rritja e fisit të tyre ose lehtësimi i mprehtë nga natyra islamike polarizuese e saktë e varet nga nga ajo që ndan sot është me përparësi. në fakt është e drejtuar nga vlerat përkufizimet më fisnike si të përcaktuara – dhe për më të aftë deri në. litarë, i shërbyer vendit për vendin nga ch nuk është askund më i qartë ekzekutimi dhe përmbushja e racizmit të idealeve të tyre morale. Ekzistenca e kombit është … një plebishit i përditshëm “, tha historiani i zonës Ernest Renan në ligjin e tij të vitit 1882 çfarë është një komb?” Kombi “presupozon një të kaluar, por përsëritet në të tashmen nga një fakt i prekshëm: në vazhdim, e shprehur qartë për të vazhduar jetën e përbashkët”. (Predikon zakonisht nji klergji). Sot, kur kaq shumë amerikanë kanë zhgënjyer me jetën tonë të përbashkët dhe dëshirojnë me kënaqësi ose haptazi, se ekzistonte një mënyrë për tu larguar nga ata që ata konsiderojnë armiq, njerëzit që njollosin besimin e tyre në idealet amerikane kanë për detyrë të shprehin patriotizmin e tyre aq shumë duke i dhënë rëndësi më tepër seç duhet. Janë shumë gjëra me rëndësi që gjatë egzistencës tonë nuk i realizojmë e sa e ushqejme ne atë deri sa të zhduket.

Marrë WSJ October 20, 2019

Filed Under: Politike Tagged With: Abdyl Koprencka-Patriotizmi American

VATRA I URON MARJAN CUBIT: SHËRIM TË SHPEJTË!

October 21, 2019 by dgreca

             Prej së premetes të 18 shtatorit, miku ynë, vatrani i përkushtuar,atdhetari i papërtuar, besimtari i devotshëm,Marjan Cubi, ndodhet për mjekim në  Presbyterian Lawrence Hospital në Bronxville, New York. Gjendje e tij shëndetësore është në përmirësim të ndjeshëm dhe nën kontrollin e mjekëve. Familja e tij shembullore, natë e ditë, është pranë tij. Po ashtu edhe Vatra me kryetarin Dritan Mishto, zv. kryetarin Agim Rexhaj, sekretaren Nazo Veliu,anëtarin e kryesisë Zef Balaj, anëtarin e këshillit Mark Mrnacaj, Editorin Dalip Greca, vatranët Asllan Bushati, Veiz Belliu e të tjerë i kanë bërë vizita në spital dhe kanë uruar familjen për urim të plotë dhe të shpejtë. Interesimi i komunitetit ka qenë maksimal. Shumë telefonata nga Kosova dhe jo vetëm, kanë uruar familjen për shërim të shpejtë.

               Marjan Cubi është jo vetëm anëtar i kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, jo vetëm shqiptari i parë prej Kosove i anëtarësuar në Vatër, jo vetëm ish kryetar i LDK-së për SHBA, por edhe drejtor i Qendrës Kulturore”Nëna Terezë” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, si dhe ishet arkëtar për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë”, ku shqiptarët e Amerikës dhuruan më shumë se 1,3 milionë dollarë. Nuk ka veprimtari ku të mos ketë qenë i pranishëm Marjan Cubi, në Uashington, Ohajo, Micigan, Nju Jork, nuk ka demonstrim a manifestim për Kosovën,të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, të gjitha trojet kombëtare, Camërinë, ku të mos ketë qenë i pranishëm aktiv Marjan Cubi. I dalluar në Vatër, i papërtuar në Kishë, atdhetar dhe besimtar shembullor. Nënë Tereza është idhulli i tij, e takoi në gjallje të saj, por shkoi edhe në Kalkutë për ta përcjellë në banesën e fundit Shenjtëreshën me gjak shqiptar. Tash dy vjet ai me familje dhe krahinë organizon Festën e Shën Nënë Terezës në Nju Jork. Sikur të gjithë të ishim kaq aktivë sa Marjan Cubi, komuniteti ynë do të ishte më dinamik, dhe më i bashkuar.

Shërim të Shpejtë, miku ynë, Marjan CUBI!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Vatra-Marjan Cubi- Sherim te Shpejte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 849
  • 850
  • 851
  • 852
  • 853
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT