• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Marash Mrnacaj Eulogy

October 21, 2019 by dgreca

By: Michael Anthony Mrnacaj/

Marash Mrnacaj was like Joe Dimaggio to me 

He was my superhero, 

my role model. 

My ‘bab’

my grandfather did everything he could to make sure I got whatever I needed. 

That I would not be at a disadvantage because I didn’t have a father. 

He would not allow that… ever.

That’s the kind of man he was. 

He was honest, 

To others, and to himself, which is a rare.

He was brave, 

He was the head of the house, who lead his families escape from Albania, in the middle of the night, risking his life, for the safety and future of his family

you just don’t hear stories like that anymore

He was Honorable

His word was his bond. If he told you he would do something or made a promise to you, you knew it was as good as done. 

There was not one time where he did not do something that he said he was going to do…. 

That’s a Man of honor

He was Fair and a great Listener:

which are the characteristics of a true leader, 

he never yelled… I never heard him yell once…. he didn’t need to,

he tried to see the best in people and he believed in second chances.

He had Patience:

I am telling you, I know this, because he was extremely patient with me. 

It took me a long time to get it, 

to understand, 

and he was so patient. 

He was a man of tradition, respect, he was strong, and firm. 

But he also had the warmest heart. 

He cared so much for his family. And he was not shy about it. 

He showed us affection in every way. 

He was his happiest when he was surrounded by his family.  

Take a look at the pictures, watch his smile in the ones where he is with his family, he is at his happiest 

Pure joy

He was a proud Albanian, 

he loved his country, he loved his people.

He did everything he could to help his country, 

From fighting in the army, or through protests and politics…. 

And he never stopped until the day he died.

In fact, his death was the only thing that could stop him from helping his country. 

Trust me, he went through everything you could imagine, and it didn’t stop him. 

He was charitable, donating to the school in his hometown, that was renamed after my father 

And He made sure, that no one ever said a bad thing about my father to me. 

He made sure that no one would even dare to. 

He believed in me, not all the time…. I didn’t make it easy for him, but he believed in me he motivated me, pushed me, did all the things I, as a boy, needed from a fatherly figure.  

We feared him,

Not because he would yell or hit us, 

We feared him because we didn’t want to let him down, 

because he taught us better.

He taught us to do what is right. 

And he was not a man of talk or words, he led by example. 

He always did the right thing, 

and then when he couldn’t possibly do anymore, 

he left it in God’s hands, 

because he had faith, 

which brought him peace. 

He had presence

You noticed him when he walked into a room. 

He had class and dignity.

He had self-respect,

It was the way he carried himself- in a suit, tie, the moustache-

You know, I don’t think it has set in yet just how much I am going to miss that moustache

He was funny

He had a great sense of humor.

He was full of jokes, none that I could repeat in here, 

nor will I attempt to!

He was hilarious 

He was so funny, in a good-hearted way, that he could say 

whatever he wanted to anyone and they would just laugh or be 

enamored by him. 

He had charm, and charisma. 

He didn’t have a bad bone in his body.

He was a great man, who lived a long, fascinating life

And behind every great man is a great woman. 

And for 65 years, that great woman was his wife, Mria, 

Who stood by his side. 

He loved her so much

The only thing he loved more than his wife, was her cooking

her ‘bukalmouch me djath, mish n lkana’, 

little salt and bread – and he was a happy man. 

He was a smart man too, because he married the best cook. 

She was by his side through the good times and the tough times.

Over the past 15 months his health had been declining, 

he was in and out of the hospital, 

and she stood beside him, day and night, every single day. 

She never left his side. 

She was so exhausted that I saw her fall asleep while standing up.

She would lose her balance because she was so tired. 

But that was her man.

And she was there for him

They had a special bond 

A true love

And a happy marriage 

They had six children, who, led by my uncle Leka, made sure that ‘baba’ was never alone, not for a second, over the past 15 months. 

His daughters, Lucy, Vera and Lisa, and Paul accompanied by his nephew Marku and his family, and his grandson Noah, made sure that someone was always there for him. 

Do you know what a compass is? North, south, east, west….. 

‘Baba’ was like a compass; he gave us direction. 

Always, and not just to us, but anybody he met, the man was full of wisdom.

Someone, who didn’t want his name to be mentioned out of respect, described baba perfectly.

He said “I am sad today not because he died, but because we will never find men like him to take his place.” 

Bab, I’m gonna be honest, I’m gonna miss you, even those little moments, hearing you walk up and down the hallway whistling,

Whistling his favorite music 

Or wearing your UÇK beret, 

Or even hearing that sneeze of yours. 

His sneeze shook the walls of the house. 

Even these little things Im gonna miss.

But I want you to know 

That you did right by us. 

You did everything you could and we are so thankful. 

Everything is OK. 

You raised us the right way. 

We can take it from here. 

We will take care of your wife and make sure your family stays together.

You have nothing to worry about. 

It’s time for you to relax and be reunited with your son. 

He’s been waiting a long time to hear those jokes of yours. 

And now he finally can. 

I love you, bab!

And thank you for being the greatest man in my life.

Written by Michael Mrnacaj 

In honor of Marash Mrnacaj

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Michael Anthony Mrnacaj- Marash Mrnacaj-Eulogy

Tirania dhe mediokriteti “Ram-ziu”!

October 21, 2019 by dgreca

Nga Dritan DEMIRAJ/

Qeverisja arrogante “Rilindase” ka prodhuar dukuri dramatike për Shqipërinë dhe shqiptarët si askush tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe ka përfunduar këto ditë si estrada komike paloçosh me konferenca dhe intervista kundër “armikut” imagjinar, duke bërë batuta politike të cilat shprehin mediokritet dhe vulgaritet.

Deliri i madhështisë nga mbivlerësimi i vetvetes, nënvlerësimi i të tjerëve, arroganca paranojake politike, mungesa e transparencës dhe manipulimi i së vërtetës, mbështetja tek servilët dhe mediokrit, ka treguar gjithmonë se të çon në vetëvrasje politike. Kjo qeverisje mediokre ka shumë krenari, edhe pse nuk e di se çfarë është krenaria. Ju dhe njerëzit që keni mbledhur pranë vetes, jeni njerëz pa dinjitet dhe falsifikues të së vërtetës duke u kthyer si kope e injorancës. Kur në krye të Komisionit të Politikës së Jashtme drejton “Plaka Nice”, e cila thekson se “Franca dhe Europa kanë humbur dhe jo Shqipëria”, Ministër për Europën “Gjeniu Rames” dhe Krye-mediokri “Kllouni me poture”, rezultatet e integrimit sigurisht që do të jetë dështuese!!!.

Në Bruksel, jua “prenë veshët” mirëpo, kur çobanët u “presin veshët qenëve”, ato bëhen më të egër! Nuk kuptohet se kujt duhet ti ankohet në këto momente kjo qeveri e papërgjegjshme! Shqiptarët ju kanë “votuar” që të qeverisni dhe jo të llokoçisni në këto moment.

BE, në mënyrë të veçantë Gjermania, Franca, Hollanda, Danimarka dhe shumë vende të tjera Evropiane, e kuptuan se sjellja dhe politika e Ramës ishte një demagogji dhe zbuloi hapur hipokrizinë e disa burokratëve të BE, të cilët mbështesin kllounët politikë që po shkatërrojnë të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perendimor. Por qeverisja e Ramës nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë, duke i thënë të vërtetën në sy që të fitosh besimin e vendeve anëtare të BE, fillo të heqësh dorë nga të folurit si “lider botëror”dhe bëj detyrat që të kemi caktuar prej 4 vjetësh dhe mos bëjë rolin e “prostitutës politike” duke shantazhuar partnerët strategjik me krijimin e aleancave neo-sllave!!!

Keni mëse një vit që broçkullisni në media e kudo që faturimin e dështimit tia faturoni opozitës dhe liderit të saj z. Lulzim Basha, ku sipas propagadës të çakenjëve tuaj, kanë lobuar kundër anëtarësimit në BE në Holladë e Gjermani meqenëse përfaqësues të opozitës kanë shumë miq në këto vende.

Nonsenc! Krejtësisht e pavërtetë. Ky ves i trashëguar nga paradhësit tuaj biologjik vazhdon të trasmetohet akoma për të gjetur armiqët e brendshëm dhe të jashtëm, por realiteti është se falë lobimit pozitiv të opozitës tek partitë simotra evropiane dhe veçanërisht ato Gjermane, Shqipëria mori mbështetjen me 9 kushte nga Gjermania, ndërkohë që ju vazhdoni të falënderoni si një fëmijë i vogël zonjën Merkel, ku dihet se në rast se zbatohen me seriozitet detyrat e shtëpisë, integrimi është I sigurt.

Lind pyetja po ju i dekoruari nga Franca si “Komandant i Legjionit të Nderit”, ku sipas meje duhet të ishe dekoruar si “Komandant i Legjionit të mashtrimit dhe turpit”, si nuk arritët ta bindi Francën të hapte negociatat?!!! Apo mendove të visheni me çitjane dhe të gjithë liderët e BE do të rrotulloheshin të mahnitur rreth teje!

Po çfarë negociatash të hapen, kur në sytë e gjithë botës e ke kthyer Shqipërinë në bazën operacionale të trafiqeve të drogës, ku institucionet tona janë të rrënuara dhe është kriminalizuar jeta parlamentare, ku pushteti është i disbalancuar dhe ke shkatërruar gjithë sistemin e drejtësisë, ku nuk ka meritokraci por milantizëm, ku promovohen përdhunues, trafikantë droge, vrasës dhe pastrues parash, ku shëndetësia, sistemi arsimor, rendi publik, institucionet e sigurisë janë në ditët më të këqija, ku dëmi dhe vjedhjet ordinere me tendera ka arritur 1.7 miliardë euro, gati 6 herë më shumë se qeverisjet e mëparshme dhe përsëri fajin e ka opozita apo të tjerët…!,

Ku bandat përplasen me njëri-tjetrin duke u bazuar sipas parimit tuaj “kokën e tyre hëngshin”, ku vendi kanabizohet dhe mbulohet nga laboratorët e drogës, ku investuesit kryesor janë njerëzit të lidhur me pushtetin tuaj, ku ekonomia kontrollohet nga investimi i parave të trafikut të drogës në vend dhe vendet e Europës, ku trafikantët në vendet e ndryshme të Europës gjejnë strehë për të mos u dënuar në Shqipëri pasi është kthyer në parajsën e krimit dhe grupeve me prirje kriminale. Në Shqipëri ka mbaruar zbatimi i ligjit për të “fortët” mercenarë që ushqejnë pushtetin rilindas dhe ka filluar tirania Ramzese!!!

Shqiptarët duhet ta lexojnë me vëmendje këtë vendim unanim të krerëve të shteteve të BE. Nëse duam të jenë pjesë e këtij unioni si të barabartë, duhet të krijojmë institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut që veprojnë brenda Bashkimit Europian. Aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në mënyrë të veçantë objektivat politike dhe ekonomike.

Shqipëria po përjeton kohën më të vështirë nga mediokriteti dhe fodullëku rilindasve, të cilët po e drejtojnë vendin drejt tuneleve dhe rrugëve të mbyllura dhe në aleanca me neo-sllavët dhe rusofilët.

D.D. Ph. D.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj-Tirania dhe mediokriteti- “Ram-ziu”!

Tetori i Letërsisë në Tiranë

October 20, 2019 by dgreca

Nga Eleonora Gjoka/

Në kuadrin e Muajt të Letërsisë në kryqeqytet për të gjithë artdashësit ka aktivitete të shumta që të joshin me tematikat e larmishme. Mund të lexosh çdo ditë lajmërime dhe të vizitosh ambjente të ndryshme të cilat tregojnë se kryeqyteti e ka brenda embrionin gati në të shpërthyer, në çdo fushë: Në letërsi, art, muzikë, pikturë, ekspozita, opera, festivale kinematografike, prezantime me librin, promovime…etj.

Është e çuditshme që njerëzit tanë me gjithë ngërçin ekonomik që kanë, mundohen të jenë pjesë aktive e Kulturës bashkëkohore. Tirana ka një larmi të madhe në këtë periudhë… si dhe stina e vjeshtës që pasqyrohet me ngjyrat e gjetheve që ndrojnë pamje si mozaikë zbavitës … dhe që e ruajnë magjinë e tyre deri në perëndimin e diellit!

    Kalova në datën 18 Tetor 2019, disa momente të këndshme te “Shtëpia e Gjetheve”.  Interesante ishte se jam disa dekada e larguar nga Tirana dhe këtë emër nuk e kisha fiksuar më parë, e kërkova dhe e gjeta në hartë. Për ta vërtetuar mora në telefon një mike të afërt, gazetare dhe ajo më tha: Është ajo shtëpia e hetuesisë së Ministrisë Brendshme, përballe Katedrales së Ringjalljes. Mos na I kujto tani dhe ti Eleonora, ato hijet e këqia… se i shmangëm me zor…e kur kaloj andej sa herë mendoj: Kushedi sa shpirtra janë dërmuar brenda atyre mureve me masakrat e pa skrupullta të diktaturës së egër komuniste! Ok. I thashë, po unë do shkoj.

Vërtet…dikur kaloja andej çdo ditë më këmbë ose me biçikletë për shumë vjet dhe nuk e kam pasë ditur kurrë se për se ishte ajo godinë e ç’ fshihej brenda saj? U deshën të binin muret e Berlinit të hapej “Kutia e Pandorës”!

Po unë nuk tërhiqem lehtë…shkova për te shijuar mbrëmjen artistike, ku shkrimtarja Vera Bekteshi do prezantonte librin “Vila me dy porta.” Shumë interesant rreth 500 faqe, nga jeta e saj dhe e familjes Bekteshi, që kaluan në skëterrën e persekutimit. Një vend i vogel si yni, me një popullsi minimale ne ato vite, ishte ndarë në tre pjesë: 1/3 nën tokë të ashtuquajtur armiq, 1/3 mbi tokë skllevër punë me një meditje qesharake dhe 1/3 fëmijë në rritje ose në shkollim. Me një përafërsi të tillë në mendje i ndava shifrat… po besoj se ato janë të besueshme.

U afrova te vendi duke shijuar ecjen mes njerëzve dhe gjallërisë së mbrëmjes dhe kërkova “Shtëpinë e Gjetheve” U habita kur gjeta një grumbull dëgjuesish të ulur në karrike në oborrin e pasëm të asaj namë – keqes shtëpi… që ngjante romantike nga jashtë për ata që s’ e kanë jetuar atë periudhë. E ndjeva veten si në Manhattan, se kishte vetëm një copë qiell sipër saj…e mbyllur nga një grataçiel i ri … që duhet të jetë binjak i “Plazas” tjetër më kubikë të bardhë!

Në karriket drejtuese ishte ulur shkrimtarja Vera Bekteshi, zonja e shtëpisë botuese “Mapo” dhe aktori Vasjan Lamë qe interpretonte here pas here pjese nga libri “ Vila me dy Porta” te shkrimtares dhe shkencetares Bekteshi. Ishte nje bisede ngacmuese qe jepte pjese te se kaluares te pershkuara me dhimbje nga autorja. Mua si grua me preku situata dramatike e pershkruar, per lindjen e Zanes. Sakrificat e saj gjate muajve te shtatzanise, krizen ekonomike dhe sociale qe kalonin familjet e persekutuara dhe ( gjithe ajo mase e armiqve imagjinare te Partise e te Enverit ne ate kohe). Ata qe zvarriteshin ne qelite eburgjeve ose ne hapjen e kanaleve ne mes te moçalishteve, ku dhe dy flete qepe po ti gjeje do dukej nje luks i madh t’i fusje ne goje.

Shpesh here aktori Lami, nderprirste leximin nga pyetjet sqaruese qe benin degjuesit, ja jepte fjalen autores cila me qetesi e dhimbje sqaronte gjitheçka rreth temes. Citonte gjithashtu autore nga letersia boterore. Kishte nje kujtese brilante per figurat eminente te Letersise Boterore.

Ne nje moment erdhi dhe u ul ne mbremjen letrare Ministria e Aresimit znj. Elva Margariti. Ajo e ndoqi deri ne fund takimin, ju pergjigj dhe shume pyetjeve qe ju drejtuan nga publiku. Tha se tani ne shume lagje te Tiranes jane inagururuar biblioteka te reja, ku mund te keni me shume kontakte me librin. Mua me erdhi shume mire qe ne kushte te thjeshta, aty jashte ne oborrin e asaj shtepie, erdhi dhe Ministria dhe ul me thjeshtesi duke shkembyer biseda me ne te tjeret. Ajo ftoi rinine te jene kerkues dhe lexues te letersise shqiptare per ngjarjet e para 30 viteve, se ajo eshte periudha qe rinia e sotme nuk e ka jetuar. Ne nje moment kujtova me nostalgji kohen e femijerise  ne Qeparo…ku ne mes te ullinjve vinin nga Tirana dhe hapnin çarçafin e bardhe dhe ne ndiqnim me aqe pasion kinemate e asaj kohe.

Ne mbarim te takimit beme bisede te lire dhe shkembyem mendime me Ministren, autoren e librit si dhe disa figura te tjera te fushes se Artit dhe Letersise. Une si perfaqesuese e botes se krijuesve jashte atdheut, konkretisht ne Nju Jork, anetare e Shoqerise se Shkrimtareve Shqiptaro – Amerikane, e disa Klubeve kombetare dhe nderkombetare, Antare e  I WA’s ( Internacional Writer & Artist )  “Peace Ambassador ” i ftova dhe nxorrem disa foto se bashku, duke e mbyllur me mbresa te mira kete mbremje Tetori ne kuadrin e muajit te Letersise.

© ELKO N. Qeparoi

     Eleonora Gjoka

      Tirane 2019

Filed Under: LETERSI Tagged With: Eleonora Gjoka- Tetori I Letersise- Tirane

Mons. dr. Zef Oroshi mes pendës dhe predikimit

October 20, 2019 by dgreca

Nga Leonora Laçi/

Këto ditë u botua libri me autorësi të Mons.dr Zef Oroshit- “Log Kuvendit – Në trinomin fe- Atdhe- perparim” Botimet Volaj: 2019, kjo u përgatit dhe u sponsorizua nën kujdesin e mikut të ngushtë të Monsinjorit, publicistit z. Tomë Mrijaj, i cili ka qenë krahu i djathtë dhe autobiografi i tij.

Libri vjen në 50- vjetorin e meshës së parë në kshnellat e 1969. Si përkujtim i veprës së mons.dr Zef Oroshit dhe komunitetit shqiptar që perqafuan dhe mbështeten ngritjen e kishës së parë katolike shqiptare në mes të Amerikës.

Ka artikuj të Mons.dr. Zef Oroshit të botuara në Revisten Shejzat, Revisten Jeta Katholike Shqiptare, dhe në libra të ndryshëm etj. Artikujt janë shkruar përgjatë viteve 1958-1978, janë artikuj kulturorë, liturgjikë, publicistikë, gjuhësorë, reportazhe, perkthime etj. Shpesh here artikujt  e tij mbajnë pseudonime si; zodjaku, redaksija, theologu, apo nën emertimin “Log Kuvendit”.

Pjesë e libri nuk janë bërë të gjitha artikujt liturgjik apo perkthime të mons.dr. Zef Oroshit pasi kështu është parë e arsyeshme nga përgatitësi i botimit, por është bërë një përzgjedhje e tyre. Duhet theksuar se ka ende shumë artikuj të tjerë të tijt të shpërndarë në revista të tjera që nuk ka qenë e mundur të gjenden. Edhe Çohaja është fragmentare…

Veprimtaria e mons.dr. Zef Oroshit njihet më thellësisht përmes artikujve të tij dhe të tjerëve që kanë shkruar për te, ai nuk ishte vetëm një predikues fetar, përçues i fesë, por dhe një studjoz i zoti, pendë fort e mprehur. Përmes artikujve ne njohim një perkthyes, një gjuhëtar, një shkrimtar, i papajtueshem me regjimin komunist të Shqipërisë, dhe nuk heziton për asnjë moment t’i shpreh bindjet që ka. Kurajoz për të ndërmarrë inisiativa të mëdha mbi supe në dobi të komunitetit shqiptar.

Përmes artikujve ne dallojmë bashkëjetesen fetare që ai përçon në çdo moment, ku nuk lë pa falenderuar klerikët e feve të tjera që iu bënë krah në themelimin e kishës së parë katolike shqiptare. Vetë revista që ai drejtonte përçonte bashkëjetesen vllazërore dhe harmoninë fetare mes shqiptarëve.

Pra, për herë të parë na vjen mons. dr. Zef Oroshi ndryshe, në profilin e studiuesit dhe publicistit. Botimi i artikujve të tij në Revisten Shêjzat dhe Revisten Jeta Katholike Shqiptare, por jo vetëm,  na dëshmon për aftësitë e tij në të shkruar dhe nuk ishte rastësore edhe aftësia e tij për të mbledhur komunitetin shqiptar rreth asaj vatre zjarri që ndezi në zemrat  e tyre, siç patë thënë dhe vetë -“Kjo sot asht nji shkëndi e vogël,
por që do bahet nji flakë e madhe nji ditë në Atdhe.”
 Këtë e kemi të dëshmuar me fakte pasi sot kemi disa kisha katolike shqiptare në SHBA, që kanë ruajtur me fanatizëm traditat, gjuhën dhe zakonet.

Në këtë jubile të 50-vjetorit të meshës së parë në SHBA, si dhe në përvjetorin e vdekjes së mons. dr. Zef Oroshit miku i tij i ngushtë z. Tomë Mrijaj zgjodhi një formë ndryshe përkujtimi të veprës së Monsinjorit. Ky libër rreth 450 faqe ka në brendësi të tij perla të mons. dr. .Zef Oroshit, pa lënë anash që dhe në hyrje të librit thonë fjalët e tyre dy figura klerikësh katolik mjaft të rendësishëm për kontributin e tyre pranë komunitetit shqiptar në SHBA. 

Dom Pjetër Popa famullitar i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju York mes të tjerash shprehet për te kështu:– “Ky njeri ka qenë dërguar prej Zotit si engjëll rojës për popullin tonë shqiptar,duke u kujdesuar për te më tëpër se për vetën e tij. Sikur mos të kishtë bërë kurgjë tjetër ka bërë boll, duke themeluar kishen e parë katolike shqiptare, pasardhësit që jemi ne. Lutëmi që Zoti të ja ketë shpërblyrë në jetën e amshuar duke gëzuar lumturinë e Parajsës.”

Ndërsa Dom Anton Kçira, Detroit-Michigan, shkruan kështu: “ Meshtari stoik mirditor, i vendosur në udhën e tij, ka ruajtur lidhje kontaktesh të vazhdueshme me të gjithë të arratisurit e sistemit komunist, që prej shumë vitesh jetonin dhe punonin në shtetet e ndryshme të SHBA.  Atyre me durim dhe kthjelltësi mendimi u ka bërë të qartë qëllimin dhe misionin e tij përparimtarë. Monsinjor Oroshi, ka qenë burrë i fjalës dhe besës, një burrë i zgjuar dhe punëtor i palodhur me orë. Atij i ka ecur fjala, sepse ka gëzuar gjithnjë respektin dhe admirimin e emigrantëve tanë shqiptaro-amerikanë, pa dallim
feje dhe krahine. Atij i ka ecur fjala, sepse ka qenë serioz dhe largpamës. Klerikët dhe
komuniteti islam dhe ortodoks në SHBA e ka nderuar dhe respektuar shumë
Monsinjorin.”

E sa e sa personalitete të tjera e kanë vlerësuar maksimalisht Mons.dr. Zef Oroshin, sepse ajo çfarë ka bërë ai për popullin e tij në mërgim ka qenë përtej mundësive dhe përtej parashikimeve. Mjafton të lexosh këtë libër dhe do e kuptosh se sa e vështirë ishte për te të ngrinte Kishën e Parë Katolike Shqiptare.  Në sediljen e mbrapme të makinës udhëtonte me të dhe makina e tij e shkrimit sepse nuk kishte zyrë për të shkruar artikujt, studiot e zyrat e para të përpunimit të revistës iu bënë bodrumet e dashamirësve. Mons. dr. Zef Oroshi shkroi në disa numra rreshtë të revistës listen e emrave që kontribuonin për ngritjen e kishës shqiptare, ku kishte dhe vëllezër mysliman që nuk u kursyen, ai shënoi çdo qindark që jepej, madje e vlerësoi së tepërmi kontributin e vëllezerve mysliman, të cilët kishin filluar nga ana tjetër të bënin përpjekjet për ngritjen e Xhamisë së Parë në Nju York, dhe ai shpreh merzi për faktin se shqiptarët katolik nuk po ishin në gjendje t’i mbështesnin ata për ngritjen e xhamisë aq sa kishin nevojë bashkëvëllezerit e tyre të besimit mysliman. Dhe kur sheh figura të tilla si Mons. dr. Zef Oroshi apo Imam Salih Myftia, që ndonëse familjarët e tyre dergjeshin burgjeve dhe internimeve, këta kontribuonin për të mbajtur gjallë frymën kombëtare.

Prandaj pa drojtje e them se ky libër e ka plotësuar figurën poliedrike të Mons.dr.Zef Oroshit, dhe i ka thënë të gjitha.

Filed Under: Histori Tagged With: Leonora Laci- Liber i ri-Mons Zef Oroshi

HIPOKRIZIA EVROPIANE MBI KRIZËN KURDE

October 20, 2019 by dgreca


Nga PAOLO MIELI/“Corriere della Sera”/
Perktheu:Eugjen Merlika/
 
            Nuk do të protestojmë kurrë sa duhet për paudhësitë që edhe njëherë populli kurd është i detyruar të pësojë. Është një e mirë që Evropa të shkojë përpara me manifestimet, thirrjet e ambasadorëve, me ndonjë formë të ndrojtur shpagimi kundrejt mujshisë turke. Është një gjë e mirë që të paditet me zë të lartë përgjegjësia e presidentit të Shteteve të Bashkuara sa i përket asaj që po ndodh nga ana e Rojavës: nëse Donald Trump-i nuk do të kishte tërhequr ushtarakët e tij ajo gjë e tmerrshme që mund të ndodhë nuk do të kishte qënë e mundur.
            Por bën përshtypje që kjo pjesëmarrje bujare, pothuajse e njëzëshme shqetësimi për fatin e kurdëve, ndalon pa pritmas kundrejt kujdeseve më të rëndomta rreth leverdisë për t’i dhënë ende para regjimit të Ankarasë që të vazhdojë të “strehojë” të ikurit sirianë (për çastin më shumë se tre milion e gjysmë qëniesh njerëzore). Ndoshta është e tepruar të quhet “përfrikësim” lajmërimi i Rexhep Taip Erdoganit se, në rast të prishjes me Evropën, e ndjen veten të lirë të lejojë të ikin apo t’i përzërë ata refugjatë e të tjerë që do të arrijnë.
            Çfarë “përfrikësimi”? E vërteta është një tjetër: ajo kontratë e 2016 që i ka lejuar autokratit turk të arkëtojë tre miliardë euro, qe e diskutueshme nën profilin moral. E diskutueshme sepse që atëherë dihej se po e paguanim Erdoganin me qëllim që t’i mbyllte ata refugjatë në rrethime të ngjajshme me kampet e përqëndrimit. I kërkuam si shpërblim zotime të rëndësishme në shpëtimin e profilit etik të atij veprimi. U kufizuam në porositjen, siç bën pabesueshmërisht ende sot sekretari i NATO-s, Jens Stoltemberg, për “maturi”. Atë “maturi” që tani Aleanca atlantike i kërkon tankseve të Erdoganit, të hyrë në Sirinë veriore e që kanë shkaktuar mjaft të vdekur. Ishim së fundmi të vetëdijshëm, ne evropianët, për faktin që regjimi turk do t’i kishte mbajtur për vete një pjesë të mirë të miliardëve të eurove, teorikisht të paracaktuar për emigrantët. Por për çfarë emigrantësh: ata miliardë ishin çmimi i paguar për një operacion të ndyrë.
            Arsye për të cilën se, nëse Evropa do të arrinte në një prishje (të lëvdueshme) me despotin e Ankarasë, do të duhet t’a quajmë daljen e refugjatëve nga Turqia në drejtim të Evropës si përfundimin e një veprimi të kryer nga ne me vetëdijen e pasojave që mund të kishte lindur. Po atëherë përse dikush do të duhej të kërkonte prishjen (ose dhe vetëm kërcënimin e një prishjeje) ndërmjet BE dhe Turqisë në rastin kur nuk do të tërhiqeshin ushtarakët e gjysmëhënës nga veriu i Sirisë? Për faktin që u a kemi borxh kurdëve, të cilët meritojnë të kenë një tokë ku të mund të jetojnë në paqe. Veçanërisht tani, që me guxim për vite  kanë përballuar Isis-in, i cili kish filluar të gjakoste Evropën, e kanë luftuar në vëndin tonë. Çështja kurde duhet mbështetur me të njëjtën vendosmëri me të cilën Mario Draghi ka mbajtur ekonomitë evropiane: “Whaever it takes”.
            E këtu vijmë tek biseda mbi Trump-in. Është qesharake t’a qortojmë se ka braktisur Veriun e Sirisë, kur dijmë se ne evropianët nuk kemi asnjë synim për të shkuar e zëvendësuar ushtarët amerikanë, as të gjithë së bashku as veç e veç. Evropianëve u rrëshqet nga vëmëndja se fjalët e mëdha të zëmërimit e të mbështetjes morale kundër mujshive duhet të përcillen nga përdorimi i forcës. Ndërsa ne jemi gjithmonë kampionë të njohur të një ndërhyrjeje luftarake me llafe, të cilat i pason një shqyrtim i imët i virtutit të ndërmjetësimit politik, e në profilin ushtarak dobitë e “mos ndërhyrjes”. Qe kështu më 1936, në fillim të luftës civile spanjole, atëherë kur Franca e Britania e Madhe nuk gjetën vendosmërinë për të lëvizur në ndihmë të Republikës së sulmuar (ndërsa Italia fashiste dhe Gjermania naziste jepnin ndihmën, me gjasë përcaktuese, çështjes së Francisco Francos). Me atë mungesë Evropa demokratike i dha një ndihmesë të pavetëdijshme shpërthimit të luftës së Dytë botërore. 
            Qe më vonë, në pjesën e dytë të mbasluftës, një rast i vetëm, në të cilin një pjesë e kontinentit tonë u zotua – nën simbolet e NATO-s – në një “luftë humanitare” (kështu po e quajmë për të lehtësuar peshën); lufta që kishte qëllimin e deklaruar të kundërshtonte mujshinë e sërbëve në dëm të myslimanëve të Kosovës. Vendosëm atëherë të mbronim një popull më të dobët  nga dhuna e një tjetri më të fortë. Diçka sikur tani të gjenim guximin për të bërë ndonjë gjë po aq konkrete në dobi të kurdëve, duke i vënë një ledh mujshive turke. Në kohët e Kosovës sendërtuam atë që kishim propozuar, përfshirë edhe rrëzimin e diktatorit Millosheviç, pastaj të paditur nga Gjykata e Hagës. Pati n’atë kohë – siç është normale të jetë – intelektualë që u rrjeshtuan me ashpërsi kundër ndërhyrjes “humanitare”, në dobi të despotit sërb. Tani, pikërisht në orët kur tankset e Erdoganit hyjnë në Sirinë veriore dhe i jepen trilleve të para, i jepet çmimi Nobel Peter Handke-s. Atij Handke që n’ato kohë mohoi spastrimin etnik të sërbëve, nuk njohu ligjëshmëriinë e Gjykatës ndërkombëtare për të gjykuar ata krime, për të mbajtur pastaj një fjalim prekës mbi varrin e Millosheviçit. Sigurisht vlerësimi i jepet prodhimit letrar e jo qëndrimeve politike të atëherëshme. Por njëkohësia mbulon ndonjë kuptim të fshehtë mbi të cilin do t’ishte e dobishme të ndaleshim për të përsiatur. Do të kuptonim, në fundin e kësaj përsiatjeje, se përse – mbasi ka kaluar çasti i lotëve të derdhura publikisht – është mjaft e pamundur që nga Evropa të niset ndonjë nismë konkrete, e vërtetë në dobi të kurdëve.
 
            “Corriere della Sera”, 11 tetor 2019      E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugjen Merlika-Hipokrizia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 850
  • 851
  • 852
  • 853
  • 854
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT