• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të thëna për Shqipërinë

October 2, 2019 by dgreca

Të thëna për Shqipërinë/

Nga Anton Çefa/

Naimi/

“Ti Shqiperi më jep nder, më jep emrin shqipetar”/

Noli/

“Anës detit i palarë,/

Pranë dritës i paparë,/

Pranë sofrës i pangrënë,/

Pranë dijes i panxënë.”/

Konica/

“Shqipëria është e lindur nga idealistët, e shpëtuar nga rastet, e vrarë nga politikanët.”/

Fishta/

“Edhe hana do t’a dije/

Edhe dielli do t’ket pa,/

Se per qark ksaj rrokullije/

Si Shqypnija ’i vend nuk ka!/

……………………………………….

………………………………………..

Atje lejn, po, Toskë e Gegë

Si dy rreze n’flakë t’nji dielli,

Si dy rrfe qi shkojn tue djegë,

Kur shkrepë reja nalt prej qielli. »

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa- Thenie per Shqiperine

Ka kush kurajon ta pyes Edi Ramën përse po e burgosin William Argeros

October 2, 2019 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

”Ndihem i turpëruar dhe mbaj përgjegjësi të plotë për çfarë kam bërë”. Janë fjalët e William Argeros përpara Gjykatës, një qytetar amerikan me banim në Tampa, të Floridës. Ai akuzohet se ka mundësuar një donacion në fushatën e elektorale të Barack Obamës më 2012. Ky donacion vinte nga një vend i vogël Shqipëria dhe personi të cilit ai po i shërbente ishte kryetari i opozitës së kohës Edi Rama. Ligji amerikan i ndalon sponsorizimet e huaja në fushatat elektorale të kandidatëve përkatës për në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj nuk është edhe e rastësishme që në internet, në webe të ndryshme ka indinjatë, mjaft të ndjekësh komentet e qytetarëve për të kuptuar se sa i pa pranueshëm është në konteksin e ditës një veprim i tillë. Për më tepër kur bëhet fjalë vetëm për një foto të cilën liderë të vendeve të treta e përdorin për propogandë. Sikur edhe në Twitter të klikoni emrin e Argeros do verifikoni lehtësisht efektin e këtij lajmi nga ana tjetër e Atlantikut. William Argero një nënpunës rehabilitues ka pranuar fajin. Ndërkohë që në vitin 2017 po për të njëjtën ngjarje është dënuar me kusht edhe një shtetas shqiptaro amerikan, pra Argero është i dyti. Ky gjyq ka të bëj sot drejtpërdrejtë me kryeministrin aktual të shqiptarëve Edi Rama. Ai vet kurrë nuk mbajti përgjegjësi. Atëherë zëdhënësit e tij mohuan gjithçka. Madje siç e kanë zakon mjeshtrat e lindjes, shpikën skupe të tjerë për të hequr vëmendjen nga vetja, si lobimet ruse pranë Pd etj. U futa tek Fb e kryeministrit shqiptar, të shikoja se çfarë po ndodhte me këtë rast, a ka indinjatë civile apo jo? Ndonjë debat koment nga ato që zakonisht kryeministri i kthen me finte në sportivitet batutash. Me një fjalë doja të shihja ndonjë qytetar që mund t’ia kujtonte. Por jo, madje edhe webet pranë tij e japin si lajm, por vetëm kaq. Njësoj si me thënë, grini ju, grini. Megjithëse edhe mund t’ia kujtojnë por gërshërët e kuratorëve janë aty. Nga ana tjetër një naivitet njerëzor më çon tek pandehma se a i vret sedra këta soj njerëzish? A kanë familjarë përqarkë, fëmijë, motra, vëllezër që t’u thonë, po dënohen njerëz për fajin tonë. A kemi vepruar drejtë? A jemi në udhën e duhur? Por nuk ia vlen, shpesh ata përkrah dalin po aq katran sa i pari, madje bashkëpunëtorë me ndërgjegje të kulluar. Mjafton tu referohesh çfarë po shkruhet e thuhet këto vite rreth Enverit, Mehmetit dhe kastës byroiste. Përjashto ndonjë kokërr si djali ish kryeministrit Mehmet Shehu, Liri Belishova, kërkush nuk i pranoi krimet dhe përndjekjen. Kërkush nuk ia përmend Edi Ramës. Kësisoj është fare e kuptueshme përse tek ne kulti i individit dhe diktaturat gjejnë kollajsisht terren. Shkurt, jemi shoqlri e manipulueshme, e përvetësueshme dhe të nënshtruar. Vetë Edi Rama këmbë mbi këmbë me qetësi flet për arritjet e tija imagjinare. Sikur një skandal i tillë të ndodhte në një vend perëndimor, shoqëria e përditshmja, gjindja e kishin tërhequr zvarrë shefin e qeverisë. Tek ne nxitojnë ta mbrojnë me strategjinë arkaike për inat të sime vjehrre po shkoj me mullixhiun e fshatit. Nëse do i kthehesh shkeljeve ligjore, se a përbën një të tillë një veprim financiar i pa deklaruar dhe tatuar nga një lider opozite, s’ka prokuror që ta çoj nëpër mend, po të ishte fjala për ndonjë të dorës së tretë do çahej nata nga fenelinat e policisë. Gjithkush mund të bëj krim, mund të vrasi e presi, veç Edi Rama jo, prandaj pa asnjë diskutim ky është një tjetër skandal që tregon rënien tonë totale si shoqëri.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja- Edi Rama-William Argero

TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

October 2, 2019 by dgreca

Nga Nikë Gashaj/

        Si pasojë e cënimit të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave kombëtare për një kohë të gjatë historike ka ardhur deri te shthurja apo tkurrja e hapësirës etnogjeografike, ndryshimi i strukturës etnike, imponimi i gjuhës, arsimit dhe kulturës joshqiptare në dëm të ruajtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Rrjedhimisht, nuk mund të mohohet asimilimi i pjesshëm apo më i plotë i identitetit kombëtar në kohë dhe hapësira të caktuara.

        Nën trysninë e faktorëve të ndryshëm nëpër shekuj të tërë, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në Mal të Zi  kanë ndryshuar identitetin e vet kombëtar shqiptar dhe janë bërë boshnjakë dhe malazezë. Në veçanti shqiptarët e Plavës, Rozhajës, Tivarit dhe Krahinës së Kuçit  patën një trysni të madhe që ua dëmtoi dukshëm substancën shqiptare. Prandaj, si rezultat i kushteve të ndryshme të presionit politik, ekonomik, kulturor, si dhe shpërnguljes në botën e jashtme, sot shqiptarët në Mal të Zi janë një popullsi  relativisht e tkurrur.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitit 2011 në Mal të Zi në mënyrë të përhershme jetojnë 5% shqiptarë. Ata jetojnë në:Ulqin 70,65%, Tivar 5,98%, në Tuz, rreth 70 %, në Plavë 18,88%, Rozhajë 5,04%., sipas registrimit të fundit të popullsisë në Podgoricë ka pas 5,13% shqiptarë por duke llogaritur aty dhe popullsinë shqiptare të Malësisë, respektivisht të Tuzit, meqenëse Tuzi ka qenë komunë në kuadër të Podgoricës, mirëpo qysh ka fundi i vitit të kaluar Tuzi është transformua në komunë të veçantë. Shqiptarët në shumicë janë dhe në komunën e Gucisë.

Me Kushtetutën e Malit të Zi më 2007 (neni 97) janë rregulluar të drejtat e veçanta të pakicave. Mali i Zi e ka dhe ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave si dhe ligjin për ndalimin e diskriminimit etj. Mirëpo, problemi ekziston në zbatimin e normave kushtetuese e ligjore në praktikë, në dallimin evident në mes të normave dhe njëmendësisë objektive.

                                                    Përfaqësimi politik

Me vendosjen e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi(pas vitit 1990) një pjesë e shqiptarëve janë angazhuar në parti qytetare. Në anën tjetër, janë formuar dhe disa parti nacionale shqiptare. Sot ekziston një koalicion i partive shqiptare parlamentar, vetëm me një deputet shqiptar. Mirëpo, përfaqësimi me ndonjë person në punën e kuvendeve, nuk paraqet kurrfarë garancie se interesat e pakicës shqiptare do të merren parasysh dhe se do të përmbushen, në rend të parë për shkak të mbivotimit apo majorizimit të përfaqësuesëve shqiptarë në marrjen e vendimeve.

 Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit politik nuk kënaq. Këtë e dëshmon edhe fakti se ata në strukturën e popullatës së Malit të Zi bëjnë pjesë 5%, kurse sipas punësimit në sektorin publik, vetëm rreth 1%. Po theksojmë se në vazhdimësi është i pranishëm problemi i mos përfaqësimit të shqiptarëve në gjykata, prokurori,në ministri, në organe të vetëqeverisjes lokale, të shërbimeve publike dhe të institucioneve të tjera shtetërore me rëndësi vitale për sendërtimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare.

Këshilli kombëtar i shqiptarëve

Shqiptarët në Mal të Zi kanë dhe Këshillin Kombëtar si formë e vetëqeverisjes,  që formohet nga funksionarët politik të shqiptarëve me automatizëm dhe nga antarët e zgjedhur në Kuvendin elektoral. Mirëpo, jam i mendimit se procedura e zgjedhjes së tij duhej të bëhej në mënyrë të lirë, demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të drejtpërdrejta brenda komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Meqënëse, tani Këshilli Kombëtar është nën influencën e madhe të partive politike, e që nuk është mirë.

                                                Arsimi në gjuhën shqipe

Sot në Mal të Zi nxënësit shqiptarë e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në 12 shkolla fillore, në 4 shkolla të mesme, prej tyre një gjimnaz është privat në Ulqin. Gjithashtu, pranë Universitetit të Malit të Zi, në vitin 2004 është hapur dhe Dega e studimeve të mësuesisë në gjuhën shqipe në Podgoricë. Përveç, mësimdhënësve shqiptarë nga Mali i Zi për të ligjëruar në këtë Degë të studimeve janë të angazhuar dhe një numër i pedagogëve nga Universiteti i Shkodrës ”Luigj Gurakuqi”. Me këtë rast po ceki se kërkesa e përfaqësuesve shqiptarë ka qenë që fakulteti të hapet në Ulqin apo në Tuz si mjedise shqiptare, mirëpo kjo është refuzuar nga organet shtetërore.

 Po ashtu, një numër i studentëve nga Mali i Zi, ndjekin studimet në universitetet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Po theksojmë se në tërë sistemin arsimor në gjuhën shqipe në Mal të Zi përdoret shqipja standarde. E tërë kjo jep një kontribut për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe edhe në trevat e Malit të Zi.

 Në arsimin shqip në Mal të Zi, në shkollat fillore dhe ato të mesme, për sa u përket teksteve shkollore, janë të pranishme mangësitë, meqenëse kryesisht bëhen përkthime nga gjuha malazeze dhe ka raste që përkthimet janë jocilësore. Bëhen dhe përkthime të pa nevojshme për lëndën e historisë dhe arteve, për të cilat do të duhej të përdoren tekstet nga qendrat arsimore të Tiranës apo Prishtinës.

 Në bazë të analizave të bëra, mund të konstatohet se historia kombëtare shqiptare dhe arti shqiptar nuk e kanë zënë hapësirën e duhur si në plan –programe mësimore, qoftë për shkolla fillore, qoftë për shkolla të mesme, si dhe në tekstet shkollore që në realitet paraqesin mangësitë e plan – programeve. Mund të thuhet se edhe ato njësi mësimore simbolike, ku bëhet fjalë për historinë kombëtare shqiptare, e që janë të shkruara nga autorët joshqiptarë, kryesisht vuajnë nga interpretimi selektiv, jo objektiv dhe jo profesional.

 Duke analizuar tekstet e kulturës muzikore për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe, mund të pohohet se në to nuk ka përfaqësim të mirëfilltë të vlerave të kulturës kombëtare shqiptare. Përkundrazi, në to ndeshim me imponimin e vlerave të kulturave muzikore të huaja e më së paku me ato shqiptare.

 Sa u përket plan – programeve dhe teksteve shkollore nga lënda e gjuhës dhe letërsisë shqipe, analizat tregojnë se në kohë të fundit në krahasim me periudhën e mëparshme të sistemit socialist, gjendja ka ndryshuar dukshëm në të mirë.

 Bibliotekat shkollore e të tjerat janë me rëndësi për formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare. Mirëpo, ato nuk janë të pajisura sa duhet me libra dhe literaturë në gjuhën shqipe.

                                       Përdorimi i gjuhës shqipe

Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në nivelin shtetëror. Në komunën e Ulqinit dhe në komunën e  Tuzit, janë bërë përpjekje për shtimin e gjuhës shqipe krahas me atë malazeze si gjuhë zyrtare, ndërsa në komuna të tjera ku jetojnë shqiptarët gjuha shqipe nuk përdoret si gjuhë zyrtare, për shembull në Tivar, Podgoricë, Plavë , Rozhajë, Guci.

 Shqiptarët e Malit të Zi në vitet e fundit kanë mundësi që emrin dhe mbiemrin ta shkruajnë në gjuhën dhe alfabetin shqip në dokumentet publike personale të tyre, sikurse janë: karta e identitetit, pasaporta, certifikata etj. dhe kjo falë rekomandimit të Avokatit të popullit të Malit të Zi dërguar organeve përkatëse dhe përgjegjëse shtetërore në vitin 2005.Rekomandimin e lartëpermendur,personalisht e inicova dhe e përgatita, si këshilltar i Avokatit të Popullit të Malit të Zi.                                                  

                                         Simbolet kombëtare

Shqiptarët në Mal të Zi si simbol kombëtar e përdorin flamurin shqiptar, ndërsa si festa kombëtare deri tani kremtojnë: Ditën e flamurit shqiptar dhe Ditën e mësuesit të shkollës kombëtare shqiptare.

Në periudha të ndryshme historike flamuri shqiptar ka qenë i ndaluar në Mal të Zi,   si për shembull pasdemostratave të studentëve në Kosovë më 1981. Si problem është paraqitur përdorimi identik i flamurit shqiptar në Mal të Zi me flamurin e Shtetit shqiptar. Mirëpo, jam i mendimit se konstatimet e tilla janë të njëanshme, sepse flamuri shqiptar ka një rol të dyfishtë, është jo vetëm simbol shtetëror, por dhe simbol kombëtar, pra është simbol dhe i shqiptarëve në Mal të Zi.

Në kohën e pluralizmit politik në vitin 1990, përsëri është lejuar përdorimi i flamurit shqiptar, mirëpo përsëri ka pas dhe ka raste të intervenimit policor dhe organeve të tjera shtetërore të ndalimit të përdorimit të flamurit shqiptar në Mal të Zi dhe të dënimit për përdorimin të tij.

                                                    Kultura shqipe

Sa i përket fushës së kulturës, po i përmendi disa autorë shqiptarë nga Mali i Zi me merita mbarëkombëtare. Sikurse dihet libri i parë i botuar shqip është „Meshari“ i Gjon Bdek Buzukut, për të cilin mendohet se ishte nga Mali i Zi, ndërsa përkthimi i parë i plotë i Biblës në gjuhën shqipe është bërë nga Dom Simon Filipaj nga Mali i Zi. Po ashtu Hafiz Ali Ulqinaku njihet për Fjalorin e tij turqisht-shqip dhe shqip-turqisht.

Nga shqiptarët e tjerë krijues të kulturës dhe të shkencës shqiptare nga Mali i Zi po veçojmë: Nikollë Ivanaj, Esad Mekulin, Vinçenc Malaj, Hasan Mekulin, Rexhep Qosjen, Ruxhdi Ushakun, Mehmet Krajën, Gjelosh Gjokaj, Hajro Ulqinakun, Idriz Ulaj, Asllan Bishën etj.

Sot në Mal të Zi në mënyrë periodike dalin revistat për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore: Malësia, Lemba, Dija dhe Buzuku. Mirëpo, botimi i këtyre revistave, si dhe veprimtaria e përgjithshme e krijimtarisë së kulturës shqiptare ndeshet me vështirësi , për shkaqe të mungesës së përkrahjes së duhur financiare nga institucionet shtetërore të Malit të Zi, si për shembull: Ministria e Kulturës, Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave etj.

 Megjithatë, nga autorë shqiptarë nga Mali i Zi janë botuar një numër i konsiderueshëm i librave me rëndësi për kulturën dhe historinë kombëtare shqiptare në Mal të Zi.

Po ashtu, në Ulqin, Malësi, Plavë dhe Rozhajë organizohen: konferenca shkencore, ekspozita artistike, festivale folkloristike, takime letrare poetike, përurime librash. Mirëpo, në Mal të Zi s’ka asnjë institucion kulturo – shkencor që do të merrej me hulumtimet e historisë, të zhvillimit edukativo arsimor, kulturor dhe shoqëror të shqiptarëve në Mal të Zi.

Mediumet shqip

Sot kemi emisionin e përditshëm të  lajmëve në Radion dhe  në Televizionin e Malit të Zi. Gjithashtu të shtuneve është emisioni i veçantë në gjuhën shqipe në televizionin e Malit të Zi prej 60 minutash i quajtur“Mozaiku 60“.

Në Podgoricë, botohet dhe gazeta e përjavshme në gjuhën shqipe ”Koha javore”. Mirëpo, deri me sot shqiptarët në Mal të Zi s’kanë ndonjë gazetë të përditshme në gjuhën shqipe.

 Kohëve të fundit shqiptarët në Mal të Zi kanë hapur disa radio dhe televizione private në gjuhën shqipe, sikurse janë: TV Boin dhe RTV Teuta.

 Kontribut japin edhe radiostacionet lokale, shtetërore dhe private, si për shembull, Radio Ulqini, Radio Tivari, Radioja private ”Zëri i Plavës”.

                                              Shpërngulja  e shqiptarëve

Në mënyrë të ndieshme janë zvogëluar burimet sociokulturore dhe kapacitetet arsimore e intelektuale të pakicës shqiptare. Bashkësitë nacionale shqiptare në shumë vende janë fragmentuar, migrimi ka ndikuar negativisht në parametrat e bashkësisë etnike, është zvogëluar numri i territoreve kompakte. Numri i atyre që e kanë braktisur vendin dhe janë shpërngulur në botën e jashtme, ndonëse nuk dihet saktësisht, është shumë i madh. Konsiderohet se çdo i treti shqiptarë i Malit të Zi ka emigruar në botën e jashtme.

                                                   Përfundim 

Shqiptarëve në Mal të Zi nuk u lypen i disa parti politike, por më së shumti dy parti të forta, të cilave nuk do t’u mungojë profesionalizmi dhe përgjegjësia politike. Këshilli kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi, duhet të jetë i depolitizuar dhe të zgjedhet në zgjedhjet e drejtpërdrejta nga komuniteti shqiptar në Mal të Zi. Anëtarët e Këshillit kombëtar, duhet të jenë intelektualë më të njohur dhe reprezentativë, ekspertë të dëshmuar, profesorë universitarë dhe krijuesit më të dalluar të kulturës shqiptare në Mal të Zi. Pra, Këshilli Kombëtar duhet të ketë kompetenca profesionale dhe shkencore, që në mënyrë normative, teorike dhe empirike të merret me problemet më të qensishme me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi, e që tani nuk është realitet.

Gjithashtu, po vlerësoj se dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, mund të bëjnë shumë për zhvillimin etno-kulturor të shqiptarëve në Mal të Zi. Në radhë të parë, sot ata kanë nevojë për themelimin e një institucioni e llojit:“Qendra kulturore – shkencore e shqiptarëve në Mal të Zi“. Në këtë drejtim përkrahja financiare dhe me studiues e kuadro e dy shteteve shqiptare do të ishte me rëndësi thelbësore për shqiptarët në Mal të Zi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nike Grishaj-te Drejtat- Shqiptaret-Mal i Zi

Albanian PM Dismisses Claim of Illegal Donation to Obama

October 2, 2019 by dgreca

By Gjergj Erbara/ Balkaninsight/Prime Minister Edi Rama’s spokesperson Endri Fuga told BIRN on Tuesday that he did not think it was necessary to comment on the allegation that the Albanian premier was behind an illegal foreign donation of $80,000 to President Barack Obama’s 2012 re-election campaign.

“This is an old story and pretty much a clear one as regards the prime minister and we do not have any interest in dealing with who said what,” Fuga said, describing the claim as “vilification”.

US citizen William Argeros was sentenced on Monday to four months in prison for involvement in facilitating an illegal contribution from a foreigner to a fundraising committee for Barack Obama in 2012.

His defence lawyer told court the court that the foreigner was Albanian Prime Minister Rama, “who wanted a photo taken with Obama”, the Associated Press reported.

Rama denied the allegation when the charges in the case became public in 2016.

Bilal Shehu, an American-Albanian limousine driver, has also been convicted of involvement in the illegal payment.

In his plea deal, Argeros admitted to teaming up with Shehu to receive $80,000 “from a foreign source” and route it to the Obama Victory Fund, a joint fundraising committee supporting Obama’s re-election bid and other Democratic candidates. Foreigners are barred under US law from donating to US federal candidates.

In 2016, prosecutors in Tirana started a preliminary investigation into the case but have not made any announcements yet about their progress, if any.

In the past, Albanian politicians have faced various allegations of buying access to top politicians in Washington via US lobbyists.

The leader of the opposition, Lulzim Basha, is currently under investigation over money-laundering claims in relation to more than $825,000 that was paid to a US lobbyist but not declared as expenditure to Albania’s Central Electoral Commission.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prime Minister Rama-Gjergj Erbara

Kalendar Historik-Shënim i 2 Tetorit 1999

October 2, 2019 by dgreca

Para 20 vitesh, Tetor 1999: Zyra që më dha Qeveria e Kosovës dhe reagimi nga Rusia/

-Korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI Behlul Jashari: Shënim i 2 Tetorit 2019, derisa për librin “Kosova, lufta në lajme” po mbledh raportimet që kam bërë gjatë viteve …/

PRISHTINË, 2 Tetor 2019/ Para 20 vitesh, në vitin historik të lirisë së Kosovës 1999, në 1 Tetor, Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, me kryeministër Hashim Thaçin, më dha zyrë në Prishtinë me kërkesën që bëra si korrespondent  i Agjencisë Telegrafike Shqitare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, edhe si shprehje vlerësimi e mirënjohje për raportimet nga Kosova në vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi.

“Në bazë të kërkesës së korrespondentit të ATSH-së, zotit Behlul Jashari, të datës 1.10.1999 lëshojmë këtë:

LEJE PUNE

I lejohet kësaj agjensie puna në territorin e Kosovës, si dhe vendosja e personelit të saj zyrtarisht në kryeqendrën e Kosovës”, theksohej në dokumentin e lejes së punës dhe dhënies së Zyrës në aneksin e Pallatit Rilindja në Prishtinë, në një ambient ku para luftës ishte e vendosur një bankë. I nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Informimit Publik në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, Bajram Kosumi, dokumenti mu dha pa asnjë pritje në të njëjtën ditë kur bëra kërkesën.

Për ATSH-në raportoja korrespondent nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, e me marrjen e botimin e informacioneve të saj nisëm e themeluam bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri që nga numri i parë i gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që nisi të dalë në Prishtinë nga 18 Janari i vitit 1991 dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale të vetme në Kosovë në gjuhën shqipe Rilindja nga regjimi okupues i Serbisë.

Në kohën e luftës në Kosovë, drejtori i përgjithshm i Agjencisë Kombetare-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërise ATSH, Frrok Çupi,  në intervistë për Gazetën Flaka të Shkupit të datës 4-5 Korrik 1998-ditë e shtunë dhe e diel, lidhur me informimin e korrespondentin nga Kosova me vlerësimet më të larta deklaronte mes tjerash:

“Që në momentin kur filluan ngjarjet më dramatike në Kosovë ATSH-ja ka ngritur një redaksi me katër ose pesë veta në Veri, në Tropojë, të cilët informojnë çdo ditë me një buletin të veçantë.

Ndërkohë ne kemi korrespondentin tonë të instaluar në Prishtinë, i cili edhe në sytë e gazetarëve botërorë është shfaqur si një gazetar i saktë dhe me tërë parametrat e gazetarisë.

Kjo është njëra punë që bëjmë për të informuar opinionin. E dyta është se, kemi arritur të kthehemi në një qendër të shtypit botëror që vjen nga bota në Shqipëri. Pjesa më e madhe e gazetarëve të botës, miqësisht ose profesionalisht kalojnë nëpërmjet nesh. U ndihmojmë që edhe bota nëpërmjet burimeve të veta të mësojë se çka po ndodhë në Kosovë.”

Pikërisht para 20 viteve, në 2 Tetor 1999, ATSH dha lajmin për hapjen e Zyrës në Kosovë, të cilin sot e gjejë në anglisht:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-10-02.ata.html#04

[04] ATA to open office in Prishtine soon

-Minister Kosumi allows its opening-

TIRANE, Oct 2 (ATA)-The Albanian Telegraphic Agency (ATA) will soon open its office in Prishtine.

The Minister of Information in the Kosova Interim Government, Bajram Kosumi, has approved the request of ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari, to open an office of this agency in Kosova.

“This agency is allowed to work in the territory of Kosova as well as to officially establish its personnel in the centre of Kosova,” the permission issued by Minister Kosumi says.

The ATA office in Prishtine will temporarily be located in the premises of the former-Diamant Bank, near the Press Palace in Prishtine. It will be further provided with cameramen, operators and others.

The Albanian Telegraphic Agency is the first media of Albania installed in Kosova. /a.ke/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

E pas më pak se dy javëve, në 15 Tetor 1999, ishte një reagim nga Rusia.

“Vendimin per hapjen ne Prishtine te perfaqesise se ATSH-s eshte veshtire te vleresosh. ndryshe, vecse si nje aksion tjeter i drejtuar per shkeputjen e Kosoves nga Serbia dhe Jugosllavia”, thuhej në fillim të shkrimit të gjatë të “The Voice of Russia”.

Në fund shënohej një si titull tjetër dhe autori: “Lojë me zjarrin (Nga Pioter Iskenderov)”.

Përmbajtja e plotë e reagimit në dokumentin bashkangjitur si fotokopje.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari- 2 Tetor 1999

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 869
  • 870
  • 871
  • 872
  • 873
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT