• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EDHE JAKUP KRASNIQI THIRRET NE HAGE

July 20, 2019 by dgreca

Ish-zëdhënësi i UÇK-së,  Jakup Krasniqi, ftohet nga Specialja/

-Jakup Krasniqi: Kam marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019/

PRISHTINË, 20 Korrik 2019-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë, nga Haga – Gjykata Speciale ka marrë ftesë edhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

“Ndihem i obliguar moralisht t’ju njoftoj se kam marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019”, shkruan ai në një deklaratë:

DEKLARATË

Prishtinë, më 20 korrik 2019

Të nderuar bashkëkombës

Ndihem i obliguar moralisht t’ju njoftoj se kam marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019.

Pavarësisht bindjeve të mia që Gjykata Speciale e ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili fund e krye është sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra dhe me motiv e qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkundër qëndrimit tim të hapur kritik e kundërshtues për krijimin me presion të kësaj gjykate, unë do të prezantohem në hetuesinë e saj në datën e caktuar në cilëndo cilësi. Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike.

Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete.

Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale.
Nuk do të jetë hera e parë që dal para hetuesve për të dhënë përgjigje për çështje të sajuara nga pushteti i Serbisë. Ia kam dalë në proceset e hetuesisë jugosllave të viteve tetëdhjetë, siç ia kam dalë me përgjegjësi edhe kur jam ftuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, për rastet e kurdisura në bazë të dosjeve të dorëzuara nga Serbia kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Në të dy rastet kam dhënë deklarata në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, përfaqësuesit të saj politik dhe anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999. Deklaratat e mia në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi janë publike, siç është publik edhe verdikti i kësaj gjykate kur i hodhi si të pabaza të gjitha akuzat kundër Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, duke shpallur pafajësinë e tyre.

As kësaj radhe nuk mund të jetë ndryshe.

Jakup Krasniqi, anëtar i SHP të UÇK-së dhe zëdhënës i tij

Filed Under: Politike Tagged With: Jakup Krasniqi-Thirrje-Hage

Ramush Haradinaj- Drejtesia e Vonuar eshte Drejtesi e Mohuar …

July 20, 2019 by dgreca

BY SHIRLI CLOYES DIOGUARDI/

Dear Friend,
 
As you know, Ramush Haradinaj resigned on July 19, 2019, as Kosova’s Prime Minister because he has been summoned for questioning by the Kosovo Special Prosecutor’s Office in The Hague.

Both Roland Gjoni and I published articles in 2012 to question why the International War Crimes Tribunal for the Former Yugoslavia in The Hague (ICTY) had reopened Ramush Haradinaj’s case after he had been acquitted in 2008, why he had been forced to languish in prison for almost two years before the retrial began, and whether the Tribunal had compromised its legal principles in favor of the Prosecution.  On November 29, 2012, Haradinaj was acquitted a second time of all charges of committing war crimes as a KLA Commander during the Kosova war.
 
Roland Gjoni, an expert in international law, published his “ICTY:  Favoring Prosecution over Justice?” in Open Democracy on August 9, 2011, and I published my “Ramush Haradinaj:  Justice Delayed Is Justice Denied” in Prishtina Insight on May 10, 2012.  Please click here to read Roland’s article and here to read mine.
 
No matter where one sits on the political spectrum, or what one thinks about Ramush Haradinaj, it is not just an individual, but a country that once again is being placed under international scrutiny because of Serbia’s success in creating a false parity between the perpetrators and the victims of the Balkan wars of the 1990s.
 
All the best,

 
   Shirley Cloyes DioGuardi
   Balkan Affairs Adviser
***
Sic e dini, Ramush Haradinaj dha doreheqje me 19 korrik 2019 nga pozita e Kryeministrit te Kosoves pasi ai u ftua ne cilesine e te dyshuarit per intervistim nga Dhoma e Specializuar e Prokurorise ne Hage.
 
Une dhe Roland Gjoni kemi publikuar shkrime qysh ne vitin 2012 ne te cilat kemi ngrite ceshtjen e rihapjes, padrejtesisht, te rastit te Ramush Haradinajt nga Tribunali per Krime te Luftes ne Ish-Jugosllavi me seli ne Hage, i cili Tribulan e kishte shpalle njehere te pafajshem Harandinajn me 2008, por edhe mbajtjes se tij ne paraburgim per rreth dy vite asokohe, si dhe per faktin qe Tribunali kishte komprimituar principet e veta ligjore ne favor te Prokurorise.  Me 29 nentor 2012, Haradinaj edhe per here te dyte ishte shpalle i pafajshem per krimet e supozuara gjate kohes qe kishte qene Komandant i UCK-se ne luften e Kosoves.
 
Roland Gjoni, ekspert i se drejtes nderkombetare, publikoi shkrimin “ICTY/Gjylata e Hages: Favorizimi i Prokurorise kundrejte Drejtesise”  ne Open Democracy me 9 gusht 2011, kurse une publikova shkrimin “Ramush Haradinaj: Drejtesia e Vonuar eshte Drejtesi e Mohuar,” ne Prishtina Insight me 10 Maj 2012. Ju lutem, klikoni ketuper te lexuar shkrimin  e Rolandit dhe ketuper te lexuar shkrimin tim.
 
Pa marre parasysh se ku qendrojme ne spektrin politik, apo cka mendojme per Ramush Haradinajn, ne kete rast nuk eshte ne pyetje vetem nje individ, por nje shtet qe edhe njehere po vendoset nen llupen nderkombetare per shkak te suksesit te Serbise ne krijimin e nje pariteti fallso ne mes te keqbereseve dhe viktimave te luftrave ballkanike te viteve te 1990-ta.
 
 
    Shirley Cloyes DioGuardi
    Keshilltare per Ceshtje te Ballkanit

Filed Under: Opinion Tagged With: Shirley Cloys DIOGUARDI-Ramush Haradinaj

VESELI, ZGJEDHJET TE PASHMANGSHME

July 20, 2019 by dgreca

Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme, PDK e gatshme për zgjedhje/

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, madje tha se ato janë të pashmangshme.

Veseli, në një konferencë për shtyp pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA, tha se tash do të ulen të flasin për kohën që duhet mbajtur zgjedhjet.

Ai tha se vendimi për dorëheqje i kryeministrit Ramush Haradinaj ishte personal dhe se për të nuk ishin njoftuar më herët. 

“Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje, kurdo që caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet tash është vetëm koha kur ato duhet të mbahen.
 Për këtë, besoj se do të kemi konsulta edhe me partnerët e koalicionit të deritashëm dhe me partitë tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi”, tha Veseli.

Ai tha se qytetarët tanë të kenë besim të plotë se shteti ynë, sovraniteti dhe integriteti – janë dhe do të jenë të pacenuara përjetë!

“Dhe, Kosova qëndron fort afër me partnerët e vet perëndimorë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Mbi çdo interes individual dhe partiak – qëndron Kosova! Si PDK, falënderojmë dhe sigurojmë qytetarët për përkrahjen dhe besimin e qëndrueshëm e të përbashkët në interes të vendit tonë dhe vlerave tona perëndimore. I sigurojmë ata se do t’i kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona për t’i dhënë vendit një Qeveri me mandat dhe legjitimet qytetar, sa më parë”, tha Veseli.

Duke folur për ftesat për luftëtarët e UÇK-së që po vijnë nga Gjykata Speciale, e që mund të vijnë edhe në vazhdim, sipas Veselit nuk duhet të lejohet të shkaktojnë huti dhe pasiguri te qytetarët tanë.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, ashtu si edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kadri Veseli-Zgjedhjet- Te pashmangshme

Aty ku lulëzon burka, vritet e ardhmja

July 20, 2019 by dgreca

“Anarkia është më e keqe se sa tirania”  (Nga: Leksikoni i analizave filozofike) /

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/

Gëzimi i lirisë ishte një eufori e arsyeshme e bazuar në vuajtjet shekullore të kombit. Asnjëherë lufta për liri nuk pushoi, ani pse kombi u tkurr në përmasa drastike në të gjitha anët gjeografikë të tij. Armiku ishte i egër dhe barabar duke përdorur të gjitha format e mundshme të terrorit fizik e psikik mbi popullatën shqiptare. Secili armik e kishte të parën “Përçaj e sundo” përmes propagandës në format më perfide të mundshme për ta gjunjëzua dhe çrrënjosur qenien shqiptare në trevat etnike ku ata jetojnë si populli më i lashtë i Gadishullit Ilirik.  Propaganda më e fuqishme në dobi të armikut bazohej në ndalimin e mësimit dhe edukimit shqip duke filluar shekujve nën sundimin e Perandorisë Osmane, duke vazhduar në pushtetet pushtuese greke e serbe  në Çamëri, Kosovë, Iliridë, Tivar, Sanxhak, Preshevë etj. 

            Në lojën e tyre të ndytë pushtuesit ditën ta shfrytëzojnë religjionet në kryerje shërbimi ndaj tyre për ta shkatërruar qenien shqiptare. Pushtimi turk lejonte mejtepe për mësim fetare në gjuhën arabe e turke edhe pse asnjë vijues nuk e dinte turqishten e as arabishten. Mësuesi (hoxha) i kishte duart e lira të vepronte me egërsi e brutalitet çfarë vetëm ai dinte.  Në Çamëri e pjesët tjera të viseve shqiptare të pushtuara nga Greqia, kisha ortodokse greke mbillte farën e urrejtjes deri në gjenocid ndaj gjuhës dhe kombit shqiptar. Kjo hasmëri ishte e shprehur sidomos tek ata klerik shqiptar që kërkonin mësimin dhe predikimi në gjuhën shqipe, kërkonin dhe hartonin abetare në gjuhën shqipe. Shumica e tyre e pësuan keq duke i mbytur në format më brutale. E ditur kjo, nga historia e terrorizimit të mësuesve e  intelektualëve nga secili që ka ndjenja kombëtare dhe ka mësuar nga Rilindësit tanë të mëdhenj.

     Kleri e dogma  

            Si duket klerizmi dhe klerikët ndërrojnë pushtet por jo edhe zanatin e tyre. Kjo u pa e po shihet, mjerisht, edhe në ditët tona. Në të gjitha viset shqiptare pas thyerjeve të mëdha sistemesh u bë garë si asnjëherë për ndërtimin e objekteve të kultit në shtrirjen e dogmës bashkë me frikësimin e njerëzve edhe atje ku asnjëherë nuk kishin arritur shekujve. Derisa në Shqipëri gara bazohej në sloganin  e “ndalimit komunist të fesë”, në Kosovën pa pushtet, vrapuan dhjetëra rryma sektesh fetare të gatshme për ndërtimin e objekteve të kultit rrymash nga më ekstremet në emër të lirisë së re nga pushtuesi serb.  Këto agjentura i kishin të përgatitur klerikët që  t’i instalojnë aty ku duhet për ta vrarë shpirtin e njeriut të thjeshtë shqiptar të vuajtur. Tani i duhej edhe frika  nga zoti, e gjithë kjo  në shërbim të shërbimeve sekrete serbe, greke, ruse, turke dhe agjenturave sektare të drejtuara nga ISS me frymëzimet e krye katilit i quajtur Egërsira e Shekullit.  Aty erdhën pa kontrolle e drojë: Tërnavtë, Ramiqtë, Krasniqtë, Daqiqtë e Vuqiqtë me kryebabain e tyre Vaso Çibrilloviqin. Këto surrate  surigane nuk lanë rrugë pa përdorur së vepruari kundër shqiptarëve që tani ishin liruar nga robëria të mbështetur nga  bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova e sapo dalë nga lufta e kapur nga klanet e caktuara në emër të meritokracisë nuk kishin dije e as përvojë në përballje me rrymat e financuara nga shërbimet sekrete të huaja  dhe dredhive të ndërkombëtarëve si përgjegjës të parë në sigurinë e vendit të shkatërruar. Nga këto  agjentura të majme me të holla u hapen kurse të shumta fetare shpesh nën maskën e mësimit të gjuhëve të huaja.  Klerikët organizojnë mësime fetare e “aktivitet kulturore” me fëmijë të mitur, vajza të mitura, të varfra e jetime nga pasojat e luftës  duke i paguar për vënieje ferexhe të cilën e kishte hedhur gjyshja ime para një shekulli.  Shumë nga ato u keqpërdorën dhe asnjë dënim për ta. Këto shërbime nën maskën e fesë dhe fuqisë së dollarit bënë miq të shumtë nga radhët e “komandantëve” e “gjeneralëve” me të cilët bashkëvepruan në ndërtimin e xhamive dhe vendosjen e “mësuesve” me qëllim lulëzimin e rrymave ekstremiste fetare në të gjitha viset e vendit. Ndërtuan rreth 800 xhamia me burime financiare nga rrymat sektare fashiste islamike. 

Frytet 

         Ideologjia dogmatike fashiste islame  e kultivuar brenda këtyre rretheve dhe objekteve kulti filloi të jep fytet e para. 
        – Për ta ruajtur pushtetin grupet klanore partiake lidhin koalicion me grupin ekstremist fetar i cili bëhet edhe pjesë e qeverisë. 
        – Ky grup fyen çdo gjë kombëtare, fyen Shën Terezen, fyen Krye heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, fyen çdo shqiptar  kudo që ndodhet mu në parlamentin e Kosovës. Nën maskën e  imuniteti të deputeti  këta suriganë kurrë nuk patën punë me prokurorë shteti. 

-Nga Kosova  në Siri bëhen pjesë e ISS qindra të rinj nga të gjitha viset shqiptare, vetëm nga Drenica diku  50  ISS të armatosur në Siri, kur dihet se ky rajon ishte i varfër por jo në shërbim të sekteve e shërbimeve të huaja armiqësore.

-Mësueses (hoxhonicë) me burkë i dorëzohen fëmijët nga prindërit e pa përgjegjshëm e të mashtruar. Çfarë prindërish janë ata!! Në Turqi në shkollat publike nuk lejohet asnjë rit fetar as veshje religjioze, as shamia. Kam vizituar me grupin e mësuesve austriak disa shkolla në Stamboll e rrethinë. Lexojeni çka thotë Ataturku për shkollën, fenë dhe kombin. 

Shihet: 

Sot në Kosovë paguhen me mijëra klerik për shërbimet e tyre antikombëtare për të cilët nuk dihet origjina e shkollës së kryer dhe nuk kërkohet asnjë kriter i njohurive të tyre mbi historinë dhe gjuhën shqipe. Shumica e tyre nuk dinë të shkruajnë e flasin shqip.  

Në shërbim të tyre disa  pseudo intelektual, mësues, avokat, mjek të cilët shkojnë me ibrik abdesi në punë publike i paguar nga djersa e qytetarit. 

( Në radhë për pagim tatimi për shtëpi pritej, dëgjojmë: Tani vjen vëllezër, ka shkuar ta falë drekën. Dhe ne heshtëm, ku të ankohesh!!! E tmerrshme! Ose, specialisti me mustaqe (bile edhe drejtor), shkon të falet kur plaka 80 vjeçare pret tri orë para dere, e tani duhet të pres derisa të falet “specialist” në kohën e paguar nga shteti….) Këto sekuenca janë personale të autorit për një kohë të shkurtër në pushime ). Kush do të jeton në vendin ku askush nuk jep llogari askujt! A ka perspektivë ai vend!! 

Shërbimet sekrete nuk flenë, as langonjtë e tyre. Ata mbjellin farën e urrejtjes ndaj vlerave të figurave madhore kombëtare. Dhe, nuk është e rastësishme as shembja e statujave dhe lapidarëve të heroit Idriz Seferi në Malet e Zeza, patriotit  Zejnullah Halili në Kokaj, shkrimtarit dhe heroit Shtjefën Gjeqovit në Zllakuqan, aty ku festohet 120 vjetori i shkollës shqipe…   Nuk është e rastësishme as njollosja e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto veprime ushqehen nga mosveprimi i ligjit në Kosovë ku asgjë nuk është e mbrojtur, as vet figurat që janë simbol i identitet tonë kombëtar në botë, as vet jeta jonë.  
“Anarkia ekziston atëherë kur nuk ka parlament, legjislativ apo ligje. Është më e keqe se sa tirania”(Nga: Leksikoni i analizave filozofike)  

Filed Under: Analiza Tagged With: Hazır mehmeti- Anarkia-Burka

MOS FOLNI SI NË DASËM, KUR RAMUSH HARADINAJ PO SHKON NË HAGË

July 20, 2019 by dgreca

Filed Under: Analiza Tagged With: Ramiz Lushaj- Ramush Haradinaj-Hage

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 943
  • 944
  • 945
  • 946
  • 947
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT