• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U votua për kryetarët jo për demokracinë

April 29, 2021 by dgreca

NGA GEZIM ZILJA/

Qysh  pas vdekjes së Skënderbeut, ajka e fisnikërisë shqiptare shkoi nën shpatën e turkut ose emigroi. 450 vjet nën errësirën e Turqisë, u ndalua shkrimi e libri shqip. Shto 15 vjet mbretëri dhe 45 vjet diktaturë, në mungesë të plotë të lirisë, shkaktuan një dëm i pallogaritshëm në mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve. Frika, servilizmi, mungesa e vlerësimit për vetveten zunë vend te njeriu i varfër për hir të mbijetesës dhe deformuan dalëngadalë zemrën e shpirtin e tij, sepse instikti i vazhdimësisë së jetës është më i fortë se çdo instikt tjetër, arsye ose parim. Popujt e varfër e të paditur mësohen shpejt me zgjedhën si qetë e parmendës.  Edhe sot në demokraci vazhdojmë të jemi hipokritë, të themi e të bëjmë diçka të ndryshme nga ajo që mendojmë në të vërtetë. Vazhdojmë tu shërbejmë me zell zotërinjve të rinj e të vjetër, të mos e duam e respektojmë njëri-tjetrin, të urrehemi e të zihemi si qentë e rrugëve, të mos kërkojmë falje, të mos jemi kokëulur e të përgjegjshëm. E kemi humbur me kohë udhën e zotit e të dashurisë njerëzore. Jemi në mëshirën e kryetarëve të partive, që kanë zëvendësuar edhe Zotin vetë. 

Mos prit gjë o shqiptar kudo ndodhesh e punon nga ata, që pasurohen në mënyrë të padrejtë, që shembin teatrot, stadiumet, kinematë, bibliotekat e muzetë, shkatërrojnë pyjet, lumenjtë, liqenet, për të ngritur pallate e vila, që shesin e japin me qera detin, portet e tokat e atdheut pa lejen e sovranit sepse kanë si qëllim të vetëm pasurimin. Një kandidate grua që ndërron tridhjetë herë, në tridhjetë ditë fustanet, xhaketat e çantat gjatë fushatës elektorale, një kandidat, që kërkon votën e fukarait me njëqind halle e me fëmijën e sëmurë, në këmbim të parave, një pushtetar ose ish pushtetar, (nuk flas për sipërmarrësit e tregëtarët)  që jetojnë në vila miliona dollarëshe, janë hajdutë, të pandershëm, mizor dhe kriminel. Prandaj qofsh i kuq, blu a mavi, o njeri, njësoj je i mashtruar dhe jeta jote nuk do të ndryshojë kushdo parti të fitojë. Ti prap do të ndihesh i fyer, i mënjanuar, i përbuzur dhe i varfër. Mitat Frashëri më kot ulërinte me thënien e tij të famshme: Nëpunësit dhe të zgjedhurit duhet të jenë shërbestarë të popullit. Ne nuk kemi dhe as kemi për të pasur nëpunës e të zgjedhur shërbestarë, por do të kemi si deri tani nëpunësa grabitqarë, të pafytyrë, që i shërbejnë vetes dhe kryetarit të partisë. Kjo ndodh se në Shqipëri nuk kemi drejtues partish por sundimtarë e pronarë të partive. Edhe në këto zgjedhje, kandidatët për deputetë u shpallën ditën e fundit, pasi dolën nga listat e xhepit të kryetarëve të partive e jo nga votuesit e thjeshtë me të cilët u tallën poshtërsisht. Të zgjedhurit, me pak përjashtime, janë njerëz të besuar apo të afërt të sundimtarëve të partive dhe nuk meritojnë votën e popullit. Ndjenja e urrejtjes që vjen nga lart poshtë, është e qëllimshme dhe ushqehet sistematikisht nga politikanët. I patë ata që u përgjakën egërsisht në qendrën e votimit në Tiranë? Nuk janë milionerë, as miliarderë. U ndeshën  si armiq dhe donin ta hanin të gjallë njëri-tjetrin. U qëlluan me karrige e ç’të mundnin në prani të policisë dhe po të kishin armë jam i sigurt se do t’i shkrehnin mbi kundërshtarin politik. Kryetarët vazhdojnë të ushqejnë urrejtjen midis këtyre fukarenjve, që nuk kuptojnë se nuk po përpiqen për ruajtjen e votës së popullit, por për sundimin e pasurimin e kryetarëve, servilëve, hajdutëve e oligarkëve. Mos prisni asgjë nga kjo apo ajo klasë e sotme politike e grup deputetësh! Ata sërish do të grinden si qentë në parlament, do të hyjnë e do të dalin nga parlamenti, do të kalojnë nga një grup parlamentar te tjetri si pa të keq, në këmbim të favoreve e parave. 

Kurrë nuk do të ngrihet një shtet i së drejtës derisa vota shitet e blihet si send në Pazar dhe këtë popullit ia mësuan politikanët. Kurrë nuk do të ketë drejtësi derisa kryetarët e partive do të emërojnë e ç’emërojnë sipas qejfit, kur brenda partive nuk do të votohet e nuk do të ketë fjalë të lirë. Nëse brenda partive nuk ka demokraci, nuk ka fjalë e zgjedhje të lira, mos prit o shqiptar kudo të jesh e të ndodhesh demokratizim të jetës në Albani. Para tridhjetë vitesh kur partitë shqiptare sapo kishin lindur gjëmonte thirrja: “një anëtar një votë” madje u kërkua, që në parti të lejohej, mendimi ndryshe. Por me kalimin e viteve gjithë kryetarët e partive, të rinjë e të vjetër, rritur e edukuar me ideologjinë e zhvatjes u kthyen në autokratë e sundimtarë. Zgjodhën e rekrutuan rreth vetes servilë, mashtrues, hajdutë, jo rrallë kriminelë dhe mbytën zërat e lirë. Guxoni ju pushtetarë, ministra, deputetë e shefa  të shpreheni ndryshe nga kryetari i partisë ose kryeministri; kërkoni që në partitë tuaja, pozitë e opozitë, të votohet ndershmërisht, pa trysni! Do të shpalleni armik e do të flakeni si dikur kundërshtarët e Enver Hoxhës. Vetëm se nuk nuk do t’ju fusin dot në burg sepse  “neni 55” është shfuqizuar. 170 vjet më parë poeti i madh gjerman Hajnrih Hajne (1797-1856) do të shpjegonte në tetë vargje në mënyrë therrëse, thelbin e një shoqërie të padrejtë dhe do të jepte mesazhin e fuqishëm: nëse nuk lufton për një jetë më të mirë, as të jetosh nuk ke të drejtë sepse jeta jote nuk ka asnjë vlerë: 

Kush ka shumë, ai më shumë

Do të marrë mbi të tjerë

Kush ka pak, atij më pak

Do t’i lënë përngaherë

*

Po kush gjë prej gjëje s’ka,

Drejt te varri le të shkojë.

Se kush s’ka o rreckaman,

S’ka të drejtë as të jetojë. 

Vetëm zgjimi i etjes për dituri, (Dhe drit’e diturisë /Përpara do na shpjerë… N. Frashëri)  për vlerat e vërteta, respekti për pronën e familjen, dashuria për njeriun e atdheun mund ta rimëkëmbë një popull si ky yni, mund ta bëjë të jetë në gjendje të zgjedhë vetë drejtuesit e duhur, sepse ai kurrë nuk ka zgjedhur, por ka votuar, atë që i ka caktuar kryetari i partisë dhe servilët e tij.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja, U vote per kryetaret

Ndryshim që vjen ngadalë

April 29, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/Sa të ngjashëm ishin njerëzit 2,000-3,000 vjet më parë krahasuar me ne tani në pamje dhe gjenetikë?
Në dukje, ne jemi të ndryshëm. Teknologjia dhe inovacioni na kanë dhënë ushqim, higjienë dhe gjendje më të mirë, sesa disa mijëra vjet më parë. Lartësia, pesha (mbipeshë në shumë raste), forca, qëndrueshmëria, të gjitha këto kanë përparuar së bashku me përshpejtimin e teknologjisë.
Gjenetikisht, në fakt, disa mijëra vjet janë sa një mbyllje-hapje syri. Jeta vazhdon. Ndryshimi po ndodh, por ndryshimi “i dukshëm” kërkon kohë në varësi të specieve. Bakteret mund të evoluojnë në specie të reja në një hark kohor shumë të shkurtër. Njeriut i duhen “miliona” vjet.
Ne jemi më pak se 2% të ndryshëm gjenetikisht nga shimpanzeja. Pra, kemi ndryshuar thuajse aspak. Shkurtimisht: Universi u krijua rreth 14 miliardë vjet më parë dhe Toka 4.5 miliardë më parë.  Njeriu i sotëm është cerebralisht dhe fizikisht i njëjtë me atë që ishte kur filloi të mbizotëronte Tokën 85 mijë vjet më parë – dhe kjo nuk është as 1 e milionta e kohës së mjaftueshme për të ndodhur ndonjë ndryshim. Kështu mund të kuptohet teoria për Evolucion, që duket se zbeh shpresat e njeriun për ndryshim të shpejtë, në përgjithësi. Nga kjo lind idea për ndryshime të shpejta a Revolucion – dy teori që përkrahen a sulmohen nga forca të kundërta politike ose të mendimit, njëra për ruajtjen e status-quosë sa më gjatë, dhe tjetra për ndryshimin e shpejtë të saj. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Ndryshimi ngadale

KRYETARI I HALLOWEENVE ME DY DEKLARATA PËR 109 VJETORIN E VATRËS

April 29, 2021 by dgreca

Kryetari i përçarësve të Vatrës, i emëruar paligjshmërisht nga grupimi që shpalli Vatrën Nr.2 në ditën e Halloweenëve,31 tetor 2020, me një Kuvend qesharak, z. Ahmet Giaffo-(shqip Xhafo), me rastin e 109 vjetorit tëthemelimit të Vatrës, ka shpërndarë dy deklarata; një në faqen e tyre tëFacebookut, që deri në orën 2 e 29 të datës 29 prill 2021 kishte marrë 3 pëlqime, dhe një tjetër, që e kanë shpërndarë si mesazh tek vatranët e “besuar” të tyre. Kjo e dyta përmbanë një tekst përçarës. Pikërisht kjo e dyta i është dërguar edhe kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, z. Elmi Berisha. Nga deklaratat duket se janë dy Ahmet Xhafo, njëqë di ta shkruaj mirë shqipen, e dëshmon këtë deklarata e botuar në FB e degës së Washingtonit(e shkrirë nga Kuvëndi i Federatës Panshqiptare tëAmerikës”VATRA” 19 janar 2020) dhe një tjetër që e sakatos gjuhën shqipe, deklarata dërguar vatranëve dhe Kryetarit Elmi Berisha.

Pas tri fjalive urime, kryetari i paligshëm, Giafo,merret me Vatrën legjitime, me Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe Kryetarin Elmi Berisha. Ai i kërkon kryetarit legjitim, që para se grupi i përçarësve të hidhej në gjyq nga Federata, do të ishte mirë që Berisha t’i telefononte z. Xhafo. Zotëri nuk te njohim as ty si kryetar, as komisionin e paligjshem te 5 tetorit, as Kuvendin e halloweeneve sepse JENI TE PALIGJSHEM- keni vepruar jashte Kushtetutes se Vatres, jo asaj te paligjshmes, qe ka sponsorizuar ish kryetari i Federates-deri ne qershor 2017-, sepse ai nuk kishte mandat botimi, nje vit pasi kishte dorezuar postin e kryetarit!!! 

TASH NJE PYETJE: Përse nuk sqaroni me se pari faktin baze -arsyen pse u hodhem ne gjyq? Ishit Ju që filluat të abuzoni me simbolet e Vatrës, me vulën dhe Logon e saj, sulmuat qendren neper gazeta e portale, – po bënit fushata financiare në emër të Federatës, pra po vidhnit, ju merrnit pagesa online si anetaresi, madje edhepagesa per gazeten Dielli, qe eshte prone e Federates. Çfarë mendoni Ju se do t’ju linim të shkatrronit Vatrën. Boll u hoqët si patriotë dhe nuk keni lene gur pa hedhur per përçarje dhe shkatërrim te Vatrës,- nuk besojmë se u beson kush për këtë lloj patriotizmi shkatërrues.Kurrë nuk keni për t’ia arritur këtij qëllimi. 

      E kuptove ti kryetar kukull se përse Ju hodhëm në gjyq? Edhe njëparantezë këtu para se t’ju adresojme dhe ca pyetje te detajuara: : nuk ështëhera e parë që federata hedh në gjyq përcarsit. Lexojeni historinë e Vatrës dhe do te gjeni shumë raste qe Vatra eshte shpetuar nga ata qe mbjellin grindje e perçarje permes drejtesise amerikane!

Zoterinj halloweene:Ju keni mashtruar ne aplikimin tuaj per logon e Vatres. Kushtetuta e ka te shkruar te zeze mbi te bardhe: Nuk eshte dega qe perjashtohet qe mund t’I marre Logon Federates, por kjo e fundit ia merr deges se perjashtuar vulen kur e perjashton nje dege qe rebelohet ndaj qendres se Federates! Lexojeni se e keni ne Kushtetute.

 Dhe tani disa pyetje te detajuara per oferten tuaj te vonuar  te te marrurit vesh me telefon:

Së pari: Kush ju njeh ju zotëri Ahmet Xhafo si kryetar Vatre? Në cilin nen tëKushtetutës së Vatrës shkruhet se një grupim i vogël të pakënaqurish paskan të drejtë të krijojnë Vatër të dytë, edhe kur janë jashtë Federatës ,dhe tëzgjedhin kryetar? Po a e di ti dhe frymezuesit tuaj se pas Kuvendit te vitit 2013 nje grup intelektualesh, bankieresh, avokatesh,financieresh, qe kishin krijuar degen e Vatres ne Westchester, u perjashtuan pse regjistruan degen me vete ne shtetin e New York-ut,nderkohe qe pas nje viti te gjitha deget e Federates u regjistruan neper SHBA, me vete? Pastaj, kur ishe kaq i zoti për Kryetar, përse nuk erdhe të vendosje kandidaturën në Kuvendin legjitimn te 19 Janarit 2020, ku u përfaqësuan 12 degë dhe jo dy gjysma degësh siç jeni ju?

      Së dyti, Ju nuk keni qenë në asnjë nga Kuvendet e Vatrës që nga 2013, e deri në 2021. Përse Ju pretendoni se Kuvendi i 2017 ishte i parregullt, ndërkohë që frymëzuesi i grupit tuaj përçarës, ish kryetari, e mbylli Kuvendin normalisht, pranoi votimet, shtroi darkë për delegatët, hodhi valle, këndoi, ndau Mirënjohje, pastaj udhëtoi drejt Virxhinias dhe më pas ndryshoi mendim se kuvendi ka qenë jo i rregullt? Pra, kur ju nuk e përjetuat Kuvendin përse i dilni për zot pa qenë pjesë e tij?

Së treti- Ju po kërkoni ta trajtoni grupin familjar e miqësor tuajin si njëra pjesë e dy Vatrave, a dini të bëni aritmetikë? Si mund të thirren Vatër dy gjysma degësh familjare? 

Së katërti- Ju nuk mund ta delegjimitoni Kuvendin e 19 janarit 2020 nëMichigan sepse Vendimet e tij janë marrë me votë të lirë demokratike të gjithëdegëve, përjashtuar ju të përjashtuarit, që i morët erzin Vatrës, duke shkruar, duke shpifur, duke bërë biografi, duke futur grindje mes familjeve vatrane, duke përgojuar, nuk keni lënë gjë pa thënë! Ky është Turp, jo ai që thoni ju për Vatrën legjitime, që doni me çdo kusht t’ia prishni imazhin nëpublik.Patriotizem i bukur ky i juaji, qe synon shkaterrimin e Vtares duke e kthyer ne prone familjare!

-Së pesti, Ju zotni ofendoni ortodoksit shqiptar kur shkruani ne deklaraten tuaj për “avukatë e kulishë të Janullatosit”…në Vatër! Se kush i udhëheq ortodoksit e vendosin ata vetë. Vatra ka luftuar fort, ka ngritur zërin, për çfarë ju aludoni, por kur Kisha Autoqefale Shqiptare në Amerikë ndjehet mirëme Fortlumutrinë e tij, e pret dhe e përcjell, kjo tregon se Vatra duhet të jetë e matur në veprimtarinë e saj me qëllim që të mos përçajë komunitetin. Zoëtri, mos mbillni përçarje, ortodoksit e krijuan Vatrën dhe bashkuan rreth vetes myslimanë e të krishterë!Ju çfarë qëllimi keni? 

Zotëri, mos mbillni përçarje, ortodoksit e krijuan Vatrën dhe bashkuan rreth vetes myslimanë e të krishterë!Ju çfarë qëllimi keni?Nese keni oponence me Ortodkset perse nuk shkoni dha t’ia thoni vete Kishes se Nolit ne Boston?

Ka edhe më…..Kaq për këtë herë!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Pergjigje Ahmet Xhafos

HAMIT LUMI, MENAXHERI I DIELLIT

April 29, 2021 by dgreca

HAMIT LUMI, MENAXHERI I DIELLIT, ZYRTAR DHE KRITIK I VATRËS, PËRKRAHËS I KONICËS DHE I ZOGUT, POR JO I NOLIT…/

Me rastin e 92 vjetorit të vdekjes- Prill 1929-2021/

NGA DALIP GRECA- Dielli ne print –Prill 2021/

        Gjatë një interviste për gazetën Dielli të gushtit 2013, e pata pyetur intelektualen me banim në Toronto,ish kryetare e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në Toronto Aida Lumi Bejte: Çfarë e lidh Aidën me Vatrën?
Përgjigja e Aidës: Më lidh emri i tim ati, Hamit Lumi. Gyshi im i mënçur, ndjesë pastë, Kadri Lumi, në kujtim dhe në nder të xhaxhait të tij, patriotit Hamit (Çela) Lumi, ia vuri këtë emër babait tim.Hamit (Çela) Lumi,(i vjetri), u lind në Vermik të Vlorës në vitin 1869, dhe më pas u diplomua në Janinë, pasi u kap dhe u burgos nga perandoria Osmane për shkak se jepte mësim shqip në fshatra të Vlorës, në qytet, madje dhe në burg (me abetaret që ia sillte miku i tij Hasan Prishtina), më 1911 u largua për në Boston…

    Që nga ajo kohë që intervistova Aidën kam shfletuar e gjurmuar për të sjellë Hamit Lumin e plotë, jo të njëanshëm, siç kanë bërë disa autorë, që nga dashuria për figurën e tij atdhetare, kanë anashkaluar faktet historike dhe dokumentet e kohës. Kanë shkruar se ishte idhtar i Nolit e kundërshtar i Zogut, ndërkohë që e vërteta ishte ndryshe. Hamit Lumi vdiq si kundërshtar i Nolit, mik i Konicës dhe idhtar i Kristo Dakos, përkrahës i Zogut. Natyrisht këto qëndrime nuk ia ulin vlerat atdhetare dhe intelektuale. Ai ishte si “Lumi” i Vlorës, i rrëmbyer-por i drejtë, karakter labi, i papërkulur, u guximshëm, burrëror, replikues i ashpër, Kombin e vet e deshi me shpirt, luftoi për cështjen kombëtare derisa mbylli sytë.

                                   ***

            Me 6 Prill 2019 me rastin e festimeve të 110 vjetorit të gazetës Dielli, Hamit Lumi, për kontributet e tij, u nderua pas vdekjes si vatran e menaxher i gazetës Dielli.U lind në Vermik të Vlorës në vitin 1869, dhe kishte studiuar në Janinë. Studiuesi Seri Tusha ka shkruar në gazetën Telegrafi 16 nëntor 2018 se shumë djem vërmikas kishin mësuar të shkruanin dhe të lexonin gjuhën shqipe nga abetaret që kishin ardhur në Vërmik nga Hamit Çela,“Lumi”.Aktiviteti i tij kombtar ra në sy të autoriteteve turke, të çilët e arrestuan dhe e burgosën, akuza kërkoi 101 vite burg, gjykata e dënoi me 20 vite. Gjyqin ia bëri gjykatorja e Beratit. U lirua kur erdhën në fuqi xhon turqit.Kishte lidhje të forta me personalitetet e Rilindjes Kombëtare në Bukuresht e Misir.

        Le të ndjekim gjurmët e jetës së tij: Emri i publicistit Hamit Lumi nuk është i panjohur për lexuesit, veçanërisht për ata vlonjat. Vlora e ka emrin e tij në muzeun e historisë, si luftëtar i lirisë, sjellës i abetareve nga jashtë, mësues në shkollat e fshatrave të Vlorës, Skraparit dhe Beratit. Një rruge në Vlorë i është venë emri i tij, po ashtu edhe shkolla e fshatit të lindjes në Vermik të Vlorës mbanë emrin e Hamit Lumit.Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të botuar më 1985, gjendet emri i tij. Ai është formatuar si një atdhetar, publicist i periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Në publicistikë, përveç emrit ka përdorur edhe pseudonimet”Lumi”, “Vlora”, “Cingla” “Labi”, “Lopata”etj.

Ishte pjesë e Klubit ”Labëria” më 1908, ndërkohë që i përndjekur nga xhon turqit për aktivitetin patriotik, kalon Atlantikun, dhe vendoset në Boston në SHBA. Fillimisht e gjejmë në radhët e shoqatës Besa-Besë më 1911. Me krijimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” u bë pjesë aktive e saj. 

          Në Kuvendin e vitit 1913, që filloi me 4 korrik dhe përfundoi me 6 Korrik, Hamit Lumi u zgjodh Menaxher i gazetës”Dielli”, ndërkohë që Kryetar i Vatrës dhe Editor i Diellit ishte zgjedhur Kristo Dako. Ndër të zgjedhurit e atij Kuvendi ishin edhe: Loni Kristo-Sekretar i Vatrës; Kontrollorë :Nikoll Dishnica, Thanas Idrizi, Xhafer Ymer Pojani dhe Mihal Kreshpani. Kur Kristo Dako u largua nga drejtimi i Vatrës dhe e la përkohësisht Amerikën, Hamit Lumi dha dorëheqjen, por në Vatër vazhdoi të ishte aktiv, ndërkohë që emri i tij nuk mungonte në faqet e Diellit. Bashkëpunimin me Diellin nisin që në tetor 1912, ku ai shkruan për mbrojtjen e tokave shqiptare në jug dhe veri të vendit:”…ato janë toka shqiptare dhe në emër të Zotit urojmë që përsëshpejti në to të ngrihet flamuri i Shqipërisë.”

 Në Diellin e 18 Korrikut 1913, botohet shkrimi i Hamit Lumit ”Qytetërimi i Shekullit Njëzet”, ku ai mban qëndrim kritik ndaj Europës së “qytetëruar” e cila ka harruar shërbimet e shqiptarëve ndaj qytetërimit Europian.Lumi shkruan: “Në shek e 14-të, një komb barbar(ai turk) i hyri me shpatë Ballkanit dhe rrezikoi Evropën…”Lumi evokon trimëritë e arbërorëve me heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që për 25 vjet mbrojtën jo vetëm Arbërinë por dhe tërë Evropën. Hamit Lumi zemrohet me Evropën “e qytetëruar” që ua harroi shqiptarëve këtë shërbim të çmuar dhe si vlerësim, e coptoi Arbërinë.”Sikur të kish qielli shtyllë do ta gremisnim mbi Evropën e “qytetëruar”, e cila ka veshur petkat e qytetërimit, por zemrën e ka prej ujku”-akuzon Lumi dhe vijon: Me shkeullin e XX qytetërimi evropian grabiti gjithë kombet e vegjël, derdhi dhe po derdh gjak të pafajshëm…Kritikat e tij janë të drejtëpërdrejta. Ndërsa në Diellin e 23 Korrikut 1914, Lumi boton shkrimin” Fuqitë e Mëdha nuk e ndihmojnë Shqipërinë”. Ai kritikon fuqitë e mëdha që nuk e mbrojën Shqipërinë;përkundrazi mbjellin përçarje mes shqiptarëve dhe nuk e ndihmojnë kombin e vjetër nga pushtuesit fqinj,;-janë të gatshëm për ta copëzuar.Madje dhe ushtritë ndërkombtare që ishin në Shkodër, në vend që të mbrojnë shqiptarët, mbrojnë të huajt dhe sajojnë kurthe e intriga kundër shqiptarëve, denoncon ai.

 Përvecse në Dielli, Lumi shkruan edhe në gazeta të tjera të kohës. 

Gazeta “Liri e Shqipërisë” në numrin e saj me 17 qershor 1913, botonte”Letër Nga Bostoni” të nënshkruar prej Hamit Lumit, ku ai kërkonte me forcë:”Të shpëtojmë vëllezërit tanë kosovarë nga thonjtë e serbëve”, duke denoncuar shovinizmin serb.

ZYRTAR I VATRËS

Në Kuvendin e vitit 1916, që u mbajt nga 2 -4 Korrik, Hamit Lumi është sërish delegat.Ai u zgjodh ndër zyrtarët e rinj të Vatrës. Kuvendi votoi Komisionin e ri që do të drejtonte Vatrën për vitet 1916-1917. Zyrtar për atë vit u zgjodhën: Kryetar-Kol Tromara, arkëtar-Koli Pançe, sekretar-Loni Kristo. Komisioni përbëhej nga: Kristo Dako, At Fan. S. Noli, Hamit Lumi dhe Sadik Lekdushi. Redaktor i Diellit, Bahri Omari, zëvendës/ redaktor Andon Frashëri, menaxher i Diellit- Muke Permeti.Por ai Komision drejtues nuk e pati jetën e gjatë. Një tjetër kuvend e pasoi, por grindjet mbetën në Vatër.Komisioni u zëvendsua.

Gjatë viteve 1916-17, Vatra bëri punë të mëdha për Kombin, por edhe pati grindje të thella, që i kushtuan humbje energjie e luftë me vetëveten. 

PRISHJA ME VATRËN PËR SHKAK TË ISMAIL QEMALIT 

Në 3 qershor 1917 nisi fushata jetike e Vatrës për ruajtjen e pavarsisv së humbur të Shqipërisë me moton: “Për Shpëtimin e Shqipërisë” nën refrenin e poezisë së Nolit”Mbahu Nëno/ Mos Ki frikë/Se ke djemtë në Amerikë…”Por 3 muaj më pas, kur fushata ishte në kulm,Vatra u godit rëndë nga përçarja;fushata nuk u ndërpre. Me 27 gusht 1917 lindi “Partia Politike”, e cila emëroi Ismail Qemalin delegate të saj zyrtar për në Evropë,ndërkohë që Vatra kishte emëruar që më 1916 Mehmet Konicën. Hamit Lumi, si shumë nga lebërit, ishte për Ismail Qemalin, ndërsa Vatra së bashku me disa prej miqëve të Shqipërisë, veçanërisht ata të Londrës(përfshi edhe Edith Durham) mendonin se Ismail Qemali ishte figurë e konsumuar.Fillimisht me Partinë Politike ishte vetëm grupi i Worcester-it, por duke luajtur me figurën e Atit të Pavarësisë, ajo i mori Vatrës shumë anëtarë, vecanërisht lebër- vlonjatë, tepelenas dhe çamër.Hamit Lumi së bashku me Sadik Lekdushin, të dy ish zyrtarë të Vatrës si dhe me Kristo Dakon, përbënin zemra e Partisë, pavarësisht se kryetare ish e zonja e Dakos, Sevasti Qirazi. Partia Politike botoi të përjavshmen“Albania” nën drejtimin e Dhimtër Balës, që kritikonte ashpër Vatrën,Fan S. Noli, Kryetarin Kolë Tromara, Mehmet Konicën-si delegat i Vatrës në Londër, Diellin dhe editorin e saj Bahri Omari, por edhe ky i fundit, kusurin nuk u linte kundërshtarëve, përfshi dhe Ismal Qemalin. Ndër të parat pena kritike që u shfaqën në faqet e Albania-s ishte ajo Hamit Lumit. Në fakt ky i kishte nisë sulmet më herët,që më 1916 në gazetën ”Mbrojtja Shqiptare”, që dilte në St. Louis, kur me 2 Nëntor 1916, nën pseudonimin “Cingla”, boton shkrimin”Ngjarjet në Konferencën e Nolit në Boston” me nëntitull: Episodi me Hamit Lumin me 29 tetor- Aty përshkruhet konflikti mes Nolit dhe Lumit, që degjeneroi në dhunë…Kryetari i degës së Vatrës, ku Noli kishte shkuar për të mbajtë një ligjëratë, nuk e la Lumin t’i bënte pyetje Nolit; përkundrazi e nxori forcërisht nga mbledhja.Lumi mbrohet dhe denoncon përmes shkrimit të tij tek”Mbrojtja Shqiptare”. Është po kjo gazetë që boton në numrin e 4 nëntorit 1916, artikullin e Hamit Lumit ”Shqiptarizma s’është monopol”, ku ai qesëndis Tromarën, Nolin dhe Vatrën për të ashtuquajturin kongres që do të bënin shqiptarët e West-it, gjoja për të prishur Vatrën. Artikulli përfundon me vargjet:

Lere Egoizmën

Lere Madhështinë,

Merr shqiptarizmën

Në do Shqipërinë….

        Janë të shumtë artikujt që botohen në Albania me emrin e tij. Në numrin e 17 tetorit 1918 Lumi replikon me Diellin dhe Vatrën:” Më thoni se jam fanatik, pastaj më thoni se jam pijanik, po a është e mundur që njeriu të jetë dhe fanatik dhe pijanik?”…

          Hamit Lumi bashkëpunon ngushtësisht me Kristo Dakon dhe Sadik Lekdushin, së bashku mbrojnë lëvizjen e tyre të shkëputjes nga Vatra dhe krijimin e Partisë Politike për qëllime patriotike. Me 9 Dhjetor 1916 ata kishin paralajmëruar tek “Mbrojtja Kombëtare”: ”Do të kritikohemi,ndoshta edhe me fjalë më të poshtra, e më të ashpra nga ato që janë përdorur gjer më sot kundër nesh, por ne nuk do t’i vemë re. Ne do të kërkojmë të drejtën dhe nderin e Vatrës, duke qenë të bindur se në fund e drejta do të triumfojë.”

         Në gazetën”Albania” të 14 marsit 1918 Lumi replikonte me kryetarin e Vatrës, Tromarën, që e kishte kundërshtuar kandidaturën e Ismail Qemalit në një gazetë amerikane:”Nuk do të jeshim pikëlluar kaq, sikur , sido që bëjmë mes nesh, prapë për Shqipërinë punojmë.Por kur i nxjerrim të palarat në botë të huaj, ahere është një gabim dashja a padashje.”

           Hamit Lumi iu përgjigjet kundërshtarëve edhe në gazetën “Koha” të Mihal Gramenos, që ishte kundërshtare e Diellit. Në numrin e 6 qershorit 1918 të saj, ai shkruan:” Me ato fjali e fraza që më godet mua, godit e zë në gojë edhe Gramenon, edhe Adamsin edhe Çekrezin…”

Lumi në shkrimet e tij nuk kursen askënd, madje akuzon edhe për prekje të arkës së Vatrës, kritikon me emra konkretë.

Në numrin e 29 shtatorit 1918 tek Albania ai shkruan:” Kurse K.Isaku(jo nipi i Abrahamit), një spiun e gënjeshtar, siç e ka quajtur dhe vetë Dielli, duke qenë shok i ngushtë i grindavecëve, si e pa se nuk ka vend në Partinë Politike, pas nevojës për spiun,u bashkua me shoqërinë apo klikën e Rasputinit, ku ka nevojë të madhe për spiunë…ndjesë pastë dhe xhaxha Kosta nga rrethi i kombëtarëve…”

           Lumi nuk pajtohet me veset e bashkatdhetarëve, prandaj e ngjyen penen në helmin e satirës :”Del një Toçi në Romë, që mesa duket për pasuri shet shtëpi e Shqipëri…Ç’na thotë Toçka me shokë në Romë?-Po s’qesh unë i parë/të vijë Italia,/Doemos kam qar/në ardhtë dhe Greqia….” (Albania 28 nëntor 1918)…

Duket se Hamit Lumi e ka shqetësuar krahun tjetër, prandaj Dielli, replikon me të në numrin e 117-të, ku boton shkrimin me titull ”Përgjigje e nevojshmë”…

      Lumi kundërpërgjigjet duke mos kursyer as kryetarin e Vatrës, në numrin e Albania të 14 marsit 1918.Me 19 Maj 1918 ai shkruan në Albania” Kam për detyrë tu bëj thirrje gjithë bashkëfetarëve të mi, të mos e lënë shoqërinë(Vatrën) të bjerë viktimë, të shkatërrohet, si foshnja mes hidhërimit. Do të jetë turp e mëkat për ne.”

       Gjurmët e tij në Partinë Politike gjenden në kuvendin e 1 janarit 1920, ku ai është në qendër të kuvendit.

Por më pas duket se Partia politike po kalonte çaste të vështira. Këtë sinjal e jep gazeta Dielli në numrin e 29 prillit 1920, ku përmendet thirrja e Hamit Lumit për ndihma financiare. Në një shkrim të botuar me 18 gusht 1920 Hamit Lumi përkrah qeverinë e Sulejman Delvinës. Ai shkruan ”Rroftë  Qeveria e Sotme Kombëtare, dhe poshtë ata të cilët mendojnë që Shqipëria të jetë nën mandate të huaj.”

Hamit Lumi kishte vendosë lidhje edhe me gazetën”E Vërteta” me të cilën jo vetëm bashkëpunonte, por edhe e shpërndante ndër miqtë e tij në SHBA. Për këtë shkruan gazeta “E vërteta” në numrin e saj të 3 Shtatorit 1920. Gazeta e falenderonte në numrin pasardhës” I faleminderit bashkëluftëtarit dhe të shtrenjtit atdhetar Hamit Lumi.”…

RIKTHIMI NË VATËR, RISHFAQJA NË FAQET E DIELLIT

Partia Pollitike e zbehu veprimtarinë e saj pas Konferencës së Paqes. Për pak kohë Hamit Lumi ra në qetësi i mënjanuar, por Faik Konica e riaktivizoi në Vatër, veçanërish në gazetën Dielli. Duket se Lumi luftën e kishte me Nolin. Në Diellin e 25 Marsit 1925 lexojmë një artikull të Lumit kundër koncensioneve të shoqërive vajgurore “Anglo-Persiane” dhe “Standard Oil Company”….që iu dhanë ndërkombëtarëve me koncesion “Si nga pikpamja politike dhe ekonomike, koncensioni është një humbje për Shqipërinë”-shkruante Lumi. Në një protestë që bënë shqipatrët e Amerikës me 12 prill 1925 kundër koncensioneve, spikati edhe qëndrimi i Hamit Lumit. Kur Faik Konica, Ministër i Zogut në Washington, nisi betejën për mbrojtjen e qeverisë së Zogut, nga sulmet e opozitës të udhëhequr nga Noli i mërguar dhe përkrahësve të tij në Amerikë, Lumi ishte qartazi në anën e Konicës.

       LOT TË THATA E FJALË TË SHKURTRA

Hamit Lumi e kishte të idhët penën. Shumë shkrime që mbajnë firmën e tij dallohen për stilin polemik, alla Konicë, sarkastik. Ai ishte përherë në anën e Faik Konicës, përballë Nolit, në vitet e mbrapshta, kur miqtë ishin kthyer në armiq, sulmonin njeri-tjetrin pa pushim duke i mbajtur armët përherë të mbushura.Po sjellim si model artikullin”Doktorët tanë të vërtetën thonë, apo gënjejnë”?-ku kritikohen ashpër dy personalitet të njohur të kohës, miqtë e Nolit, Dr. Mihal Turtulli dhe Dr. Omer Nishani. Citoj:” Herë pas here kemi kënduar artikuj të doktorëve tanë-artikuj po artikuj të zjarrtë, ku dalin mbrojtës të popullit shqiptar se u shtyp nga tirania, u rop dhe vdiq nga varfëria! Dr. Turtulli dhe Dr.Nishani thërrasin dhe derdhin lot si breshëri për të shpëtuar atë popull fatzi nga mjerimet, duke thënë se populli nuk kupton i gjori, po ne që e kuptojmë duhet të bëjmë çdo sakrificë dhe ta shpëtojmë!Lumi ironizon: Këto janë deklaratat që bëjnë doktorët tanë që kërkojnë liri dhe barazi për popullin…

  Dhe menjëherë nis gjykimi i artikullshkruesit: Tani, unë nga ana ime, si popull, dhe sipas disa letrave që kemi marrë dhe pas të thënave të njerëzve që vijnë nga Shqipëria, them se lotët që derdhin doktorët janë lot të thata,e fjalë të shkurtra..U themi Turtullve dhe Nishaneve: Ju gënjeni që thoni se bëni çdo sakrificë për neve(popullin)… që edhe pikën e gjakut tuaj e derdhni për ne! Po neve, nga ana jonë, ju themi: Ju faleminderit, por mos u mundoni për atë që nuk e bëni dot… dhe t’na shëroni nga një keqe që ne nuk e kemi.Po të doni dhe të tregoni se bëni therori të vërtetë për popullin si doktorë që jeni, përse nuk vini të përkujdeseni për shëndetin e popullit se u shua nga sëmundjet, na hëngrën ethet, oftika, lengjyeri…Kemi nevojë për doktorë që t’na duan me të vërtetë ashtu si thoni, doktorë që të punojnë vullnetarisht për shëndetin tonë…

Pyetja e Lumit: Derisa doktorët tanë qenkan kaq të pasur sa të luftojnë me të hollat e tyre në vende të huaja, duke lënë të hollat në kombe të huaja, për politikë të gabuar, përse nuk lenë mundimet, të vijnë në vendin e tyre, t’i shërbejnë popullit dhe të hollat t’i shpenzojnë në vendin e tyre?

        Mbyllja: Po nëse doktorët tanë nuk na e bëjnë këtë të mirë-ahere, u lutemi të kenë mirësinë të mos na bëjnë keq!U ngopëm, ua pimë kripën 14 vjet dinakërive të doktorëve, bejlerëve, pashallërve, qirieve dhe arhondeve, myftinjëve dhe dhespotëve. Për hatër të dëshirës së tyre për kolltukë na mbyti zia dhe gjaku midis vëllazërisë, na mundën sëmundjet dhe mjerimi….Vetëm ju jeni të ditur, mor të bekuar? Vetëm juve ju vjen keq për popullin? Po neve(popullit) për veten tonë, fare s’na vjen keq? Doktorë, hiqni dorë nga politika dhe merruni me mjeshtrinë e zanatit tuaj!

Artikulli ka përfund një këshillë: “Në keni kokë të fortë, ahere mos lini shkëmb pa thyer- I bini shkëmbit me kokë!(Citimi u mora nga Dielli 9 nëntor 1926).

PRO APO KUNDËR  ZOGUT?

 Hamit Lumi është përshkruar në të shkuarën si patriot, kundër bejlerëve, anti Zogist, antimperialist, kundër të pasurve në mbrojtje të varfërve,konform shablloneve të kohës. Në fakt nuk qëndron ashtu e vërteta, Hamit Lumi gjatë të gjithë jetës së tij kërkonte mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë, luftonte për të renë, progresiven, lirine,demokracinë, nuk e besonte të majtën, as Nolin.Mjaftonte shembulli i Rusisë.

Në  artikullin“Kombëtarë apo Rasputinianë”? publikuar në faqet 3 dhe 4 të Diellit të 26 nëntorit 1926, Lumi godet ashpër Nolin dhe mbron Zogun.Kritikën ia adreson drejtuesit të gazetës shqiptare në Konstancë:”Në lëveren e Konstancës lexuam disa sharje kundër guvernës shqiptare. Xoxeja, e quan tradhëtor të madh Ahmet Zogun dhe të tjerët tradhëtorë të vegjël, dhe kërkon një guvernë kombëtare. Domethënë, pas kuptimit të Xoxes, i gjithë populli shqiptar me gjithë guvernën e tyre janë tradhëtorë,- vetëm 45 veta(ekipi qeverisës i Nolit,që  dë shtuan (Qershor-Dhjetor 1924), qenkan patriotë!Në anën tjetër shikojmë se më të madhin e patriotëve, Xoxe quan Nolin. Domethënë po qe Noli në krye të guvernës, aherë quhet guvernë Kombëtare… Në çast, shkruan Lumi- më erdhi në ment Rasputini i Rusisë. Të gjithë qorrat (nga ment, jo nga sytë) bashkë edhe me vetë Carin, e kishin hedhë shpresën e shpëtimit të popullit rus tek Rasputini, aq sa shumë deklaronin se ky ishte Krishti vetë, që pritej të vinte.Çdo të ligë që bënte ‘i dërguari” Rasputin, s’kish guxim njeri të thosh të vërtetën kundër të mallkuarit. Një herë guxoi i vëllai i Carit t’i thosh një fjalë të vërtetë për shenjtin shejtan, po aq zemërim mori, sa që atë natë Cari e dërgoi të vëllain syrgjin në Kaukaz…Mirëpo nuk shkoi shumë kohë që t’i dilnin gënjeshtrat në shesh dhe mori pagën që meritonte… ka dhe tani njerëz që shprehen se do të vijë prapë Rasputini që të shpëtojë Rusinë nga tirania që e ka zenë , se ai ishte i vetmi shpëtimtar.

Pas këtij parashtrimi, Lumi shkruan: Kështu na gjeti dhe ne me Xoxen e me disa të errët…I vetmi shpëtimtar është Noli…Ay e prish botën, ay e ndreq për një minut…Domethënë kur vrejtet Noli, vrejtet dhe natyra, kur qeshet Noli, qeshet dhe natyra.Në pak fjalë Noli ka kyçet e botës në dorë. Prandaj për hatër të fanatikëve le të thërrasim:Osana, Osana!Në anën tjetër ne u themi se e kemi njohur shejtin(shejtan) Rasputin me kohë dhe nuk kuptuam qëllimin e tij….

    Duket se Hamit Lumi ka marrë për mision nga Konica që të mbrojë qeverinë shqiptare nga sulmet e kundërshtarëve. Në intervistën e publikuar në Dielli me 23 nëntor 1926, tregon haptazi se sa idhtar i Ahmet Zogut ishte. Intervista e tij e titulluar”Gëzim për shqiptarët, Dhe ngushëllim për ”idealistët”, haptazi mbron qeverisjen e Zogut dhe fshikullohen ”idealistët” e Nolit. Pyetjet dhe përgjigjet synojnë të tregojnë se nën drejtimin e Zogut është arritur qetësia, rendi dhe rregulli. Personazhi i intervistuar nga Hamit Lumi është një shqiptar i vjetër nga Vertopi i Beratit.Stefan Qirici kishte lënë Bostonin për 6-7 vjet dhe ishte kthyer në Vertop. Në vjeshtën e 1926-tës ishte kthyer sërish në Boston. Hamit Lumi kishte njohje të vjetra me të dhe shkoi ta takonte dhe të bisedonte për punët dhe gjendjen në Shqipëri. Një rrugë e dy punë: çmallej, por dhe siguronte një intervistë për Diellin.Intervista nis me pyetjen e Hamit Lumit:- Zot, si është në Shqipëri gjendja, ka qetësi?

Përgjigjet Qirici:-Qetësi shumë e madhe sa nuk besoj se e kanë dhe shtetet europiane më të qytetëruara.

Pyet Lumi:-Njerëzia, a shkojnë me armë në pazar si në kohët e para”?

Përgjigjet Qirici:- Jo nuk të shikon syri dyfek dhe kobure, jo vetëm në pazar, po as në vendet më të shkreta të Shqipërisë. ..dua t’ju them se ka liri të plotë, por nuk të le njeri të prishësh lirinë e tjetrit. Sot tirani e madhe është për ata që dilnin qafave dhe grykave t’u marrin pasurinë të pambrojturve.

Pyet Lumi: Po populli, a është i mërzitur kundër këtij regjimi dhe a ka përshpërimë për kryengritje?

Përgjigja e Qiricit:Popullit as i shkon fare në mendje për përshpërimë kundër regjimit; po si mendoni ju-ai i shkretë popull do të dëshironte të linte punën e tij, të linte arën pa punuar, bagëtinë pa bari, dyqnin të kyçur, derës t’i verë ferrën, dhe të vejë të ngarkohet me hekura dhe të vritet vëlla me vëlla dhe përse? Për atë që ay e ka!Jo, ua thashë edhe më parë, popullit i erdhi nga perëndia të gëzojë lirinë dhe qetësinë, dhe ay popull që e kish për lëvdatë lirinë, nuk kishte arsye të ngrihej kundër regjimit.

Më pas vjen një pyetje e gjatë e Lumit që po e përmbledhim:Dmth zoti Stefan, populli e ka lirinë e plotë, tirania qenka për ata që dashkan të rrojnë në kurris të tjetrit,apo jo?

Përgjigjet Stefan Qirici:Ujqërit që duan mjegull janë në tirani të madhe se nuk ka më mjegull për ta…

Këtu mbaron intervista dhe vjen konkuzioni i Lumit:Të vetquajturit idealistë trumbetojnë se populli vuan në tirani.Nuk dimë nga i marrin këto lajme. Nqs nuk i fabrikojnë vetë, për t’u rjepur kurrizin ca të padjallëzuarëve… Idealistëve do t’u themi qofshin të ngushëlluar për kryengritjen që prisnin….nuk ka kryengritje!

A DI PERENDIA SHQIP?

Hamit Lumi duket se është në taborrin e Faik Konicës për pastërtinë e gjuhës shqipe. Ai godet ashpër ata që përdorin pa vend fjalët e huaja në vend të fjalëve shqipe duke u justifikuar se gjoja shqipja është e varfër dhe nuk i ka të gjitha fjalët në fjalorin e saj.Mjafton t’i hedhim një sy vëzhgimit të tij ”I gjori shqiptar dhe libërbërsit”, ku Lumi akuzon shpërdoruesit e gjuhës shqipe. Citoj nga shkrimi” I gjori shqipo hoqi të zitë e ullirit nga disa njerës të ditur(?) të cilët i hoqën nga një shpatë të shëndoshë duke ja prerë kryet me gjithë shpatulla. Po tani i heqin shpatë edhe gjuhës shqipe. Secili merr penën të shkruaj libra ose gazeta në gjuhën shqipe, po meqenëse nuk e dinë gjuhën mirë, se ca as janë lindur e as janë rritur në Shqipëri.-dhe disa as që kanë çarë kryet të merren me gjuhën, dhe për këtë kanë të drejtë-por nuk kanë të drejtë t’i presin kokën shqipes, duke thënë se nuk ka fjalë shqipe për këtë e për atë, dhe përdorin ca fjalë që as vetë nuk i kuptojnë se ç’thonë. …Këtë herë, do të shënojmë vetëm një frazë të gazetarit me famë(shih ironinë), Xoxes:”Do ta zmadhojmë gazetën tonë”. Lumi pyet: Çfarë shqipeje për së prapthi do të thotë ky i bekuar? Nuk i vjen mirë ta thotë do ta madhojmë(ta bëjmë të madhe)-si thotë gjuha shqipe, por do ta zmadhojmë…Kape shkrimtar, politikan me famë(?!) të paça uratën, kape, se më dolle ndë anë!…

            Hamit Lumi ishte i rreptë në kritikat e tij për mospërkthimin e librave fetarë në gjuhën shqipe. Si mysliman i devotshëm ai kritikon drejtuesit e komunitetit musliman që nuk u drejtohen besimtarëve në gjuhën shqipe dhe nuk përkthejnë librat e shenjtë në gjuhën shqipe.Që ta kuptosh fenë, duhet të lexosh, po si të lexosh kur nuk ke libra në gjuhën tënde, shtron pyetjen retorike Lumi. Përse shqiptarët duhet të përjashtohen prej shteteve e kombeve të botës, që i kanë në gjuhët e tyre librat fetarë?

Ai shkruan në artikullin e tij të së premtes të 5 nëntorit 1926 në Dielli me titull”Arapë të zes apo të nxirë me të zi tigani”:- Përse librat duhet të jenë vetëm arabisht? Neve të zestë pa bojë nuk kemi lexuar se s’kemi libra fetarë në gjuhën tonë, veç arabisht. Mirëpo ne arabë s’jemi, kështu që edhe dituri në fe nuk kemi.Dmth kemi fe sa për emër. Pse vallë ky mëkat…Duket sheshit se të diturit tanë janë aq pas nga dituria, sa mendojnë se është mëkat që të përkthehet Kurani në shqip!

Ai arsyeton: Po të jetë se Perëndia ka bërë urdhër që njerëzia t’i lutet vetëm në arabisht, atëherë duhet ta ndreqim neve gabimin, duke u nxirë me të zi tigani duke u bërë arapë (arabë)…Kishim thënë dikur se kur të bëhej Shqipëria më vete, librat do t’i bënim shqip, por Shqipëria ka 14 vjet që është bërë(1912-1926), ne Akoma me këngën e Mukes, arabisht!…

Artikullishkruesi shpërthen:Turp i madh dhe faq’ e zezë nga gjithë bota që myslimanët shqiptarë, prej një Kombi nga më të vjetrit në botë, dhe me një gjuhë nga më të bukurat, ta tregojnë veten sikur vijnë nga shkretëtirat e Arabisë! Është për të ulëritur, që edhe turqit, që kanë qenë mëma e padijes, që i thonë fanatizëm, edhe ata e hodhën poshtë padijen, dhe i vunë mënjëanë ujqërit e tërbuar(softet) të Stambollit dhe ju vunë diturisë hapur që ti japin popullit dritë, ta mbushin me frymën e shenjtë dhe të vëllazërisë dhe të rrojnë si vëllezër me gjithë njerëzinë…Po faltoret, që janë aq të pasura, përse i duan parat, pronat, ullinjtë, arat, çairet, dyqanet, përse nuk i përdorin për të botuar shqip librat e shenjtë?…Mos mendojnë Myrtevelinjtë tanë se Perëndia nuk di shqip?…

VDEKJA, NGUSHËLLIMI I FAIK KONICËS

Hamit Lumi vdiq me 8 Prill 1929 në Long Island Hospital, duke lënë në pikëllim të thellë gruan Maxhi, djemtë Pirro e Skënder, dhe vajzën Afërdita si dhe gjithë miqtë… Faik Konica e vajtoi mikun e tij. Bashkë me ngushëllimet ai i dërgoi së shoqes Maxhi edhe një ndihmë prej 150 dollarësh, që për atë kohë nuk ishte e vogël.

Gazeta Dielli e dha lajmin e vdekjes në numrin e 9 prillit 1929 në faqen 2: “Vdiq në Long Island Hospital të Hënën në mëngjes, 8 prill, i njohuri atdhetar dhe anëtar i Vatrës Hamit Lumi. I ndjeri kishte ca kohë që vuante nga një zemra e dobët, nga e cila nuk e mori dot veten, duke lënë pas të shoqen dhe 3 fëmijët e vegjël. Ministri i Shqipërisë, z. Faik Konica, i dhuroi fëmijëve të tij 150 dollarë nga ana e Mbretit…”

Me 7 Maj 1929 gazeta Dielli boton telegrame ngushëllimi. Njërin e dërgon dega nr.1 e Vatrës të Bostonit,ku ishte anëtar Hamiti, firmosur nga sekretari i degës z. Louis Kosta. Në të shkruhet:”Dega jonë ngushëllon zonjën Lumi për humbjen e shtrenjtë të burrit të saj Hamit Lumi. Zoti t’i japë durim dhe t’i shtjer‘ balsam në zemrën e saj të zhuritur, dhe të ndjerin, Zoti e vendostë në Parajsë!.”

     Dielli boton dhe ngushëllime të individëve dhe shoqatave.

“Vëllezëria Orgocka” ngushëllonte përmes Diellit” Miken tonë, zonjën Maxhi Hamit Lumi, e ngushëllojmë nga zemra për humbjen e bashkëshortit të saj, Hamit.Zoti t’i japë durim dhe t’i shtjerë balsam në zemrën e zhuritur.Të ndjerin, Zoti e vendostë në Parajsë”!-Vëllezëria-Orgocka.

         Zonja e Hamit Lumit, Maxhi, publikoi në Gazetën”Dielli” këtë falenderim:Ju faleminderit të gjithë zonjave dhe zotërinjëve që muarën pjesë në varrimin e burrit tim.Gjithashtu falenderoj edhe zonjat e zotërinjtë që patën nderin dhe më ngushëlluan për vdekjen e burrit tim, si me anë vizitash, ashtu edhe me anë të shtypit.Ua shpërblefsha të gjithëve me gëzime!”

 Zonja Maxhi H. Lumi.

Edhe Labëria e qau, por sipas zakonit të  saj, e qau me këngë Hamit Lumin. Citojmë nga libri i Agim Shehut,”Gjaku i Borës”, botim i vitit 1996:

HAMIT LUMI, GJËMIM DETI

Shqiponja dhe Pëllumbi

Kur leve, të rrinë te djepi.

Hamit Lumi, i bukur shumi,

Lumi me buçimë deti.

Një herë e leu Vermiku

djalin,që la emër prapa.-

Atje ku ka vatrën miku,-

Djep i maleve të larta.

Bir i maleve me famë,

Kurrë s’u ndave nga të tutë.

Me sulltanë e me tiranë

Një jetë të tërë me  luftë .

Balli i feksi si palla’

Zemra për Kombin i shkriu

Tek shkoi, i ndriti fjala,

Kudo syri i shkrepëtiu.

Fshat i bukur, toka nënë,

Labëria-besë burri,

Mallin po ta shtron në këngë,

Dhe ta hap me valë Flamuri….


BURIMET:

  1. Gazeta Dielli 1912-1929
  2. Gazeta “ALBANIA” 1918-1920
  3. Për Mbrojtjen e Shqipërisë – 1916
  4. Gazeta “Koha” e Mihal Gramenos 1918.
  5. E Vërteta-1913
  6. “Historia e Vatrës” nga Refat Xh. Gurrazezi
  7. “Gjaku i Borës” -Agim Shehu, 1996
  8. Dr. Zeko Braho- Revista “Studime historike”, 1980, 3, f. 190-192.
  9. Prof. Dr. Rami Memushaj “Histori e Kurveleshit” Tiranë, Toena, 2004

10-Gazeta Telegrafi, 16 tetor 2018

Filed Under: Emigracion, Politike Tagged With: dalip greca, menaxheri i Diellit

Atdheu – dashuria më sublime dhe ideali më i lartë i shqiptarit

April 29, 2021 by dgreca

“Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër”- Marin Barleti/

NGA ANTON ÇEFA/ Dielli ne Print- Prill 2021

Shqiptarët që heret kanë qenë të ndërgjegjësuar për atdheun, e kanë pasur të qartë përkatësinë e tyre etnike, e kanë shfaqur me dashuri e krenari si dimensionin kryesor të shpirtit të tyre, e kanë ndjerë me dhëmbje, i janë përkushtuar me dëshirë, kanë jetuar dhe kanë luftuar me idealin e atdheut në gji.

          Ndjenja e kombësisë nuk ka qenë kurrë për shqiptarët thjesht një refleks vetëdijeje për origjinën e lashtë, për gjuhën gjenuine, nëpërmjet së cilës ata përvijuan kufijtë e vendit të vet, për formimin e tyre psikik, në dallim nga popujt e tjerë, për kulturën e përbashkët, pavarësisht dallojave krahinore që ekzistonin dhe e pasuronin atë, për historinë, etj. , elemente që u jepnin atyre njësinë fizike dhe shpirtërore të kombit, ajo ka qenë ndjenjë e fuqishme që i ka mbushur zemrën, i ka frymëzuar shpirtin dhe i ka mprehur vullnetin për t’u vënë në shërbim të atdheut me të gjitha aftësitë e mundësitë.

Vetëdije dhe ndjenjë shkojnë bashkë: sa më tepër që të njohësh vlerat e një dukurie të çfarëdoshme, aq më tepër e don dhe e çmon. Vetëdijësimi për përkatësinë etnike dhe vetëdijësimi për vlerat etnike janë kusht sine qua non për ta dashur dhe vlerësuar atdheun, për të krijuar atë predispozicion shpirtëror që të bën të përpiqesh dhe të luftosh për atdheun, të flijohesh për të.

Kjo ndjenjë e magjishme, gjithnjë e ngrohtë e zemrës shqiptare, ka ushqyer ideale të larta atdhetare dhe ka bërë që në shpirtin shqiptar të përndrisin në një zjarr të përbashkët ndjenjë dhe ideal, ideal dhe ndjenjë.

Rreth shek. XIV, populli ynë filloi ta identifikojë veten përmes gjuhës edhe si semantikë fjale, ta quajë veten shqiptar, në kuptimin e atij që flet shqip, qartë, kuptueshëm; duke e dalluar veten prej folësve të gjuhëve të huaja. Gjurma e parë e emrit shqiptar del në dritë në mbarim të shek. XIV, në një valle që këndohet në Zadrimë. 1). Ka pasur gjashtë mendime të ndryshme për burimin e këtij etnonimi, por më i pranueshmi është ky që thamë më lart, të cilin e ka shtruar në sofrën e dijes GustavMeyer dhe e ka përkrahur Sufflay.2). Hipoteza e dytë e lidh zanafillën e emrit tonë kombëtar me fjalën shqipe,  shqiponjë. 

Nuk dihet me saktësi se kur e pse filloi të përdoret ky emërtim si emër kombësie. Ka mendime se ai u bë popullor në kohën e dyndjeve të fiseve barbare në Ballkan 3) ose në kohën e ndarjes së theksuar krahinore e administrative që solli pushtuesi osman. 4).

Sido që të jetë, fakt është që vetëdija dhe nënvetëdija popullore e ndjeu nevojën e shprehjes së identitetit dhe unitetit nëpërmjet identifikimit me këtë emër të ri që lidhej me gjuhën, elementin më të dallueshëm të një kombi; aq më tepër që ky emër lidhej edhe me shqipen, shpendin mbretëror, madhështor, me të cilin është përkëdhelur dhe përkëdhelet edhe sot e kësaj dite sedra ynë kombëtare. Veç kësaj, shqipen shqiptari e ka edhe në Flamurin kombëtar, për të cilin ka një nderim të veçantë, pothuaj mistik, e ka për zemër, si simbol të unitetit kombëtar; sepse kudo që jetojnë shqiptarët, në trojet tona të lira apo të robëruara, apo në diasporat e shpërndara “të gjakut tonë të shprishur”, ata i përnjësohen dhe i përbetohen me lotë në sy këtij Flamuri.

Si një popull i lashtë, me një përvojë jetësore e historike të pasur, me urtësinë që e ka karakterizuar, populli ynë nuk e ka identifikuar kurrë veten nga besimi, në ndryshim me sllavët, grekët, bullgarët, etj.,por nga përkatësia etnike, duke i dhënë kombësisë përparësinë, siç i takon: si element i pandryshuar, i patjetërsueshëm.

E kemi çekur edhe në ndonjë rast tjetër, por e ripërsërisim këtu shprehjen emblematikeshumëkuptimplote të Hobhaus-it për këtë karakteristikë të spikatur të shpirtit shqiptar, të konstatuar prej tij në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XIX: “Kur banorët e provincave të tjera të Turqisë pyeten se ç’janë, ata të përgjigjën: “jemi muhamedanë” ose “jemi të krishtërë”, ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet: “unë jam shqiptar” 5). “Kjo ndjenjë e fuqishme për atdheun, e ka theksuar ai, vihej re  “në tërë popullin” dhe në një mënyrë të atillë që bënte “të zhduket në një masë të madhe ai dallim i madh, që vihet re në pjesë të tjera të Tuqisë midis pasuesve të dy feve të ndryshme”. 6).

          Është kuptimplote përgjigjja për këtë çeshtje e IsmailQemalit dhënë një gazetari anglez, pas Shpalljes së Pavarësisë:

-Si do t’i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme dhe me ortodoksët e Jugut?- pyeti gazetari.

          -Mos kini frikë, zotëri! Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh nëpërmjet kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh. – u përgjigj IsmailQemali. 7).

Gjatë shekujve të pushtimit osman, edhe pse një pjesë e popullsisë u kthye në besimin e pushtuesit, shqiptarët luftuan së bashku kundër tij.

Është e hershme vetëdija e kombësisë dhe ndjenja që e ka shoqëruar atë; ajo u ka qëndruar kohërave të vështira që ka kaluar vendi, është kalitur sidomos në periudhën e lavdishme të luftës së popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut, dhe është çelnikosur më tej në shekujt XVI-XVIII, në kohën e kryengritjeve masive kundër sundimit osman, në vitet e Lidhjes së Prizrenit dhe, më së fundi, në vitet e rezistencës kundër pushtuesve italo-gjermanë. Janë pikërisht vetëdija  e përkatësisë etnike dhe ndjenja e shqiptarësisë gjeneratorët e luftave shekullore të popullit tonë për të mos iu nënshtruar armikut dhe për t’u bërë ballë përpjekjeve të gjithnduerta të asimilimit të huaj.

Historia e popullit tonë është histori e luftave të vazhdueshme për të mbrojtur lirinë, dinjitetin, gjuhën, zakonet e traditat e trashëguara prej të parëve. Gjurmë të pashlyera ka lënë kjo histori në kulturën popullore, sidomos në atë  shpirtëroren, në radhë të parë tek kënga popullore. “Karakteri dhe historia e një populli pasqyrohen më së miri në poezinë popullore”, ka shkruar Çabej. 8).

Megjithëse në ciklin e këngëve legjendare të Mujit e të Halilit del e turbullt kuptimësia e atdheut, kreshnikët shqiptarë e veçojnë etnikisht veten e tyre nga të huajt: shkjau, latini, maxhari, turku. “Gjak as fis na me shkja nuk kemi”, thuhet në një rapsodi. Kreshnikët luftojnë për lirinë dhe tokën e tyre. Në qendër të këtij eposi madhor qëndron konflikti shqiptaro-serb. Në betejat e tyre, rapsodët popullorë mishëruan qëndresën  e armatosur kundër përpjekjeve sllave për t’u shtrirë në viset tona.

Kreshnikët e dallojnë veten e tyre nga të huajt veçanërisht prej vityteve të tyre të veçanta e fisnike, të cilat i mbajnë për të shenjta, dhe siç pohojnë ata vetë i kanë trashëgim prej të parëve; jetojnë e luftojnë sipas brumosjes së tyre morale dhe zakoneve të tyre, krenohen për to, i qëndrojnë besnikë deri në vdekje.  “Se ne t’ parët njikanu na kan lanë / Armët me dhanë përpara, mandej gjan”, i thotë Gjergj ElezAlijaBalozit; “Tjetër t’mirë ne t’parët nuk na kan lanë, / kurrnja nesh veç mos me dekë  në t’shtrueme, por me shpata m’u pre tujkëndue”, i thotë HaliliKrajlit në prag të vdekjes. “Deka ma e ambels’asht se n’luft’ m’u pre, / n’ luft’ m’u pre pa i lanë marre vedit”. Ata janë të ndërgjegjshëm se të huajt nuk i njohin zakonet e tyre: në këngën “Lule Frangu”, thuhet për gogët (latinët): “ata s’dijn’ besë, as s’kantrevezë”, pra, nuk janë besnikë dhe as mikpritës. 9).

          Dashuria për atdheun u ka dhënë frymë të gjallë, frymë shenjtërimi, epikës historike që i është kushtuar luftës për liri të atdheut. Poezia popullore ka shoqëruar çdo fakt historik, ka përjetësuar bëmat heroike të luftëtarëve të lirisë të të gjitha kohërave, u ka thurur himne udhëheqësve të kryengritjeve popullore, dëshmorëve të rënë për hir të kësaj dashurie dhe të idealit kombëtar, duke shërbyer njëkohësisht si burim njohjeje historike dhe frymëzimi për breznitë e ardhshme.

Një mori të pafund këngësh, populli ynë i ka kënduar dhe i këndon Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, gjithë heronjve të asaj epopeje madhështore që udhëhoqi ai. Përndrisin në këto këngë me një shkëlqim rrezatimi të rrallë dashuria e popullit tonë për atdheun dhe lirinë, krenaria kombëtare, adhurimi për Skënderbeun dhe luftëtarët e tjërë të lirisë.

Barleti na ka treguar që shqiptarët e kishin zakon të trashëguar të këndonin ndër gosta trimëritë e të parëve të tyre dhe t’u thurnin lavdi atyre. Për një gjë të tillë ka folur, në mënyrë të veçantë, historiani venedikas, humanisti AntonioSabelico, i cili përmend që në vitin 1847 se “ . . . populli, i mahnitur nga adhurimi i lartë i këtij burri (Skënderbeut), sikur të shikonte tek ai diçka që kalonte mundësitë njerëzore, e lartësonte kujtimin e princit të dashur me këngë solemne. Më kanë treguar burra të denjë për t’u besuar se mu në mes zjarrit të luftës, kur gjithçka shungullonte nga armët e barbarëve (turqve), grumbuj vajzash e kishin zakon të mblidheshin çdo ditë në sheshe, kryqëzime rrugësh të qyteteve, ku ai kish sunduar dhe të këndonin lavditë e princit të tyre të vdekur, ashtu siç bënin edhe të vjetrit në gostitë e heronjve të mëdhënj” 10). Për një dukuri të tillë, më pas për to do të na flasin Barleti, Marin Bici, Frang Bardhi, etj.

          Me interes është një këngë kushtuar udhëheqësit të kryengritjes popullore kundër politikës centralizuese të Tanzimatit, në zonën midis Kurveleshit, Delvinës, Çamërisë, Gjirokastrës dhe Vlorës, në vitin 1847:

“Gryk’ e Kuçit, gryk’ e keqe,

Një mijë e treqind dyfeqe,

Ç’i mban Gjoleka me vete!

U trete, Gjolek’, u trete!

E sos lëftove për vete,

Po për gjithë vilajete,

Për nizam’ e për xhelepe . . .

S’e për mua e për ti,

Po për gjithë Shqipëri!”11).

          Vargu i fundit, që këngëtari anonim e ka vendosur në këngën kundër Reformave të Tanzimatit, na dëshmon më së miri që shqiptari ka jetuar gjithnjë me një ndërgjegje kombëtare të zgjuar, bile para se të formohej në radhët e intelektualëve tanë  një ideologji e çlirimit kombëtar. Populli e ka pasur gjithnjë të qartë qëllimin për të cilin ka luftuar:

“Shqipëri, o shkëmb e gur,

Vrite, prite për flamur:

Ata hiq e tine vurë”.

Ose:

“Bini djem! thotRamadani,

Bini se na shkoi vatani”.

Nga ushtria madhore e vargjeve të thurura për luftëtarët e lirisë të të gjitha kohërave, po veçoj vetëm pak vargje nga një këngë kushtuar Sefë Koshares, pjesëmarrës i epopesë së luftës për ruajtjen e trojeve tona, kryesuar nga Lidhja e Prizrenit. Si u kap i plagosur dhe nuk pranoi para Dervish Pashës të dënonte veprimtarinë e Lidhjes, u var në mes të fshatit, në maje të një lisi, për t’u përjetësuar në vargjet e rapsodit dhe në zemrat e të gjitha breznive shqiptare:

“Sef Kosharja, i par’ i fisit,

Hije t’paska dega e lisit!

Hije m’ka,  o djemt e mi,

Se kam lanë shpirtin për Shqipni”

Jo vetëm epika historike, por edhe gjinitë e tjera të folklorit si ninullat, fjalët e urta, gojëdhanat, etj., e kanë pasqyruar ndjenjën shqiptare të atdhetarizmit.

          Tek fjalët e urta që ka krijuar populli ynë gjatë shekujve është vlerësuar kjo ndjenjë si një ndjenjë njerëzore nga më sublimet, është çmuar ai që lufton dhe flijohet për atdheun: “Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le”; ka kumtuar me anën e tyre mesazhe të ndritura për breznitë e ardhme: “Duaje atdhenë si shqiponja folenë”, “Në kufijt e arës vdis, po kufirin mos e lsho!”; ka shprehur idenë e sakrificës si domosdoshmëri për të punuar për atdheun: “Po s’u dogj shtëpia, s’bëhet Shqipëria”; ka treguar vlerën e njeriut në marrëdhënie me atdheun: “Mos punofsh për atdhe, s’përmendesh mbi dhe”; ka vënë në dukje, bile nëpërmjet armikut, qëllimin e lartë të shqiptarit për të mbrojtur atdheun: “Arnaut, he arnaut, në vend të bukës blen barut”; ka hjedhur idenë e ëmbëlsisë së jetës në atdhe, ku është “Balta ma e ambel se mjalta”, etj. 

Në ninullat që nënat shqiptare u kanë kënduar fëmijëve, kanë shprehur gjithnjë dëshirën që ata ta duan atdheun dhe t’i shërbejnë atij kur të rriten, të bëhen trima si Skënderbeu. Po jap këtu vetëm një këngë që nëna drenicare i ka kënduar birit të saj:

“Gjinin bir qi un ta dhashë

Nja dy fjalë t’i them qitash

Rritjunanës ti, o trim,

Për vatanin, o gëzim,

Shpirtin nan-o duhet falë

Sikur gjyshi yt, o djalë,

Se dushmani ne na pjekë

Nën sun (sundim) t’tij dhe gjarpnihjekë” 12).

          Mjeda e ka përgjithësuar artistikisht aq bukur këtë synim edukativ të nënave në poemin “Liria” e cila i bën jehonë kryengritjes së Malësisë së Madhe nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit, në vitin 1911: “ . . . Qe nder djepa rrisin / nanat e Hotit djelmëninushtore, / e idhnimn’anmikun neper gji ju qisin.”

*   *   *

          Po aq sa poezia popullore, edhe letërsia e shkruar, duke ecur, në përgjithësi, në vazhdën e së pares, ka pasqyruar ndjenjën e lartë të dashurisë për atdheun dhe idealin kombëtar.

Në gjithë veprimtarinë letrare e shkencore të humanistëve tanë të mëdhenj si një fill drite ndriçon kjo dashuri, dëshira për ta parë atdheun të lirë e të begatë. Po përmend Barletin, një ndër më të shquarit në rreshtin e gjatë të humanistëve tanë, që dhanë një kontribut të vlertë në Rilindjen europianne. Në hyrjen e kryeveprës së vet “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, që i kushtohet Ferdinand Kastriotit, nipit të Skënderbeut, ai ka shpjeguar arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë vepër: ndjenja e detyrës patriotike për të përjetësuar luftën e heroit dhe të popullit të tij dhe njëkohësisht për t’i shërbyer së vërtetës si detyra më e lartë e historianëve.” 13).

          Është bërë proverbiale shprehja e çiltër që tingëllon si programatike e Buzukut në veprën e tij “Meshari”, e para vëpër në gjuhën tonë që kemi në dorë, të cilën ai e shkroi “En së dashunit së botës sanë”, pra për dashurinë ndaj vendit dhe popullit të vet. Është pikërisht ky qëllim i lartë që i paraprin vargut të shkrimtarëve tanë të letërsisë së vjetër shqipe: Budit, Bardhit, Bogdanit, dhe gjithë letërsisë sonë të mëvonshme.

          Dashuria e pakufishme për Shqipërinë është lejtmotivi i gjithë veprës së Naimit, apostullit të shqiptarizmës, grishje e hapët për çlirimin e atdheut nga sundimi turk, dëshirë e flakët për ta parë të lirë, të begatshëm, të qytetëruar, të lumtur. Në “Historinë e Skënderbeut”, që “është quajtur me të drejtë ‘testamenti politik’ i Naimit 14), duke himnizuar heroin e kombit, poeti ia shtron vetvetes kështu detyrën e madhe:

“T’i ap dritë Shqipërsië

Nga shpirti i ndritshëm i tija.” 15).

          Ja edhe pak vargje me shumë dashuri dhe zotim:

“Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
………………………

Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.”16).

          E gjithë vepra e At Gjergj Fishtës, Poetit Kombëtar, i është kushtuar lirisë, begatisë, qytetërimit të atdheut. Kushtrimi luftarak burrëror për çlirim ka qenë limfa e motiveve kushtrimtarefishtiane:

“Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfe , qi shkojnë tue djegë

A ngadhnjyes a t’gjithdeshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë?, me dorë!” 17).

          Në veprën e tij janë skalitur me dorën mjeshtërore të poetit traditat më fisnike të popullit tonë, ato virtyte që karakterizojnë fizionominë e vërtetë të kombit; dhe një ndër to nderimi sublim për ata që punuan, luftuan dhe vdiqen për atdheun:

“O ata t’lumtëqidhane jetën,

O ata t’lumtëqishkrinevehten

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Lehtë u kjoftë mbi vorrledina,

Butë u kjoshin moti e stina,

Ak’lli, bora e serotina,

E der’ t’kënojën’malndoj Zanë,

E der’ t’ketën’det ujë e ranë,

Der’ sa t’shndrisin diell e hanë,

Ata kurr mos u harrojshin,

N’kangë e n’valle por u kndojshin.” 18).

Që kur u ngjiz shpirti i shqiptarit, shkelqei te ai si një fill i artë rrezatues ndjenja e  ngrohtë e dashurisë së atdheut dhe përndritën në flakurime farfuritëse idealet më fisnike në shërbim të tij. Këto virtyte kombëtare, diktatura me ideologjinë e vet të kuqe internacionaliste i topiti, por kurrë nuk ia arriti t’i shkimbë. Dhe as partitizmat e politikës aktuale pa idealet e mësipërme dhe me flamuj materializmash, konsumizmash, korrupsionizmmash, interesash personale, etj., nuk do të munden të çnatyralizojnë ato virtyte të përjetshmme e të fisme të shqiptarit, dhe sidomos dashurinë e shenjtë për atdheun; sepse:

          “Kriter për veprimet tona kemi dashurinë për atdheun, dashurinë pa kufi, pa kushte, dashurinë si ajo e mëmës për fëminë e saj . . . Kundrejt atdheut kemi vetëm detyrë, asnjë të drejtë, përveç të drejtës që ta adhurojmë” 19), siç e ka përcaktuar MithatFrashëri hapësirën kuptimore të ndjenjës sonë ndaj atdheut MithatFrashëri.

Referenca e sqarime

1). Atë MarinSirdani, vepër e cituar, f. 113-114.

2). Po aty, f. 114-116. 3).

“EmniShqyptar, shkruan Sirdani,  nuk kundrrohet në kurrnji shkrimtar perpara të XVIII qindvjetë. Se si e kur hini në perdorimn’anekandShqypnin, në mal e vrri si emen i perbashkëtkombsije, nuk dihet, por mbasi perdoret pa perjashtim deri nder vendet ma të izoluemet e dheut t’onë, do të caktohet së pakut para ardhjes së Turkut nder kto vende, e ka gjasë se ka hi në përdorim që me kohë t’invazioneve të popujve barbarë në dhena të Ballkanit, pse atëherë kanë pasë ma nevojë se kurdoherë t’onët me pasënjiemen të përbashkët kombsijeper me u nda prej sa e sa popujve qi u pershkojshin neper vende të tyne e u perzieshin me bashkatdhetarët e tyne”. Atë MarinSirdani, vepër e cituar më lart, f. 114.

4). Dhimitër S. Shuteriqi shkruan: “ . . . në shekullin XVII – XVIII, populli nisi t’i thotë vetes “shqiptar”, sipas gjuhës “shqip”, ta identifikojë veten përmes gjuhës. Arsyet duhen kërkuar te theksimi i ndarjes krahinore dhe administrative që solli pushtimi i gjatë osman” (“Ndjenja e kombësisë te shqiptarët në shekujt e parë të pushtimit osman”, gazeta “Drita” 8 gusht 1982, f. 13).

5). Hobhouse, vepër e cituar, f. 148, cituar sipas Shpëtim Memës, vepër e cituar, f. 70.

6). Hobhouse, J. C., vepër e cituar, f. 70.

7). Banush I. Lami, “Një bitinar i mërguar”, Shtypshkronja “Kotti”, Korçë, 2001, f. 138.

8).  Eqrem Çabej, vepër e cituar, f. 37.

9). “Visaret e Kombit”, vepër e cituar, f. 31(tek “Shtojca”).

10). M. Antoni Sabellici, HistoriaeRerumVennetarum. Basileae 1556, f. 922-923 (Botim.i parë 1487), cituar sipas “Epika historike – 1”, “Hyrje”, f. 23-24.

11). Citimet e vargjeve të këngëve popullore historike janë marrë nga vëllimet “Epika historike –   1” dhe “Epika historike – 2

12). Anton Nikë Berisha, “Qasje poetikës së letërsisë gojore shqipe”, Ndërmarrja botuese “Rilindja”, Prishtinë, viti 1998, f. 136-137

13).  Akademia e Shkencave e RPSSH, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Shtypur në Kombinatin Poligrafik, Tiranë, 1985, Zëri  “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, autori i zërit Aleks Buda, f. 375.

14). Akademia e Shkencave të R. P. S. të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Historia e letërsisë shqiptare”, Tiranë, 1983, f. 212.

15). Po aty, f. 217.

16). Riprodhim me kujtese.

17). DonViktor Sopi “At Gjergj Fishta – Kthjellon terrin e mjeruar – Antologji”, Shtypshkronja “Dukagjini, Pejë, Boton “Rrezja”, Bishtazhin, 1997, f. 122.

18). Idem, f. 193.

19). Uran Butka, “Gjeniu i Kombit”, Botimi i parë, “DRIER”, viiti 2000, 473

Filed Under: Opinion Tagged With: Anton Cefa, Atdheu – dashuria më sublime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT