Kryetari i përçarësve të Vatrës, i emëruar paligjshmërisht nga grupimi që shpalli Vatrën Nr.2 në ditën e Halloweenëve,31 tetor 2020, me një Kuvend qesharak, z. Ahmet Giaffo-(shqip Xhafo), me rastin e 109 vjetorit tëthemelimit të Vatrës, ka shpërndarë dy deklarata; një në faqen e tyre tëFacebookut, që deri në orën 2 e 29 të datës 29 prill 2021 kishte marrë 3 pëlqime, dhe një tjetër, që e kanë shpërndarë si mesazh tek vatranët e “besuar” të tyre. Kjo e dyta përmbanë një tekst përçarës. Pikërisht kjo e dyta i është dërguar edhe kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, z. Elmi Berisha. Nga deklaratat duket se janë dy Ahmet Xhafo, njëqë di ta shkruaj mirë shqipen, e dëshmon këtë deklarata e botuar në FB e degës së Washingtonit(e shkrirë nga Kuvëndi i Federatës Panshqiptare tëAmerikës”VATRA” 19 janar 2020) dhe një tjetër që e sakatos gjuhën shqipe, deklarata dërguar vatranëve dhe Kryetarit Elmi Berisha.
Pas tri fjalive urime, kryetari i paligshëm, Giafo,merret me Vatrën legjitime, me Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe Kryetarin Elmi Berisha. Ai i kërkon kryetarit legjitim, që para se grupi i përçarësve të hidhej në gjyq nga Federata, do të ishte mirë që Berisha t’i telefononte z. Xhafo. Zotëri nuk te njohim as ty si kryetar, as komisionin e paligjshem te 5 tetorit, as Kuvendin e halloweeneve sepse JENI TE PALIGJSHEM- keni vepruar jashte Kushtetutes se Vatres, jo asaj te paligjshmes, qe ka sponsorizuar ish kryetari i Federates-deri ne qershor 2017-, sepse ai nuk kishte mandat botimi, nje vit pasi kishte dorezuar postin e kryetarit!!!
TASH NJE PYETJE: Përse nuk sqaroni me se pari faktin baze -arsyen pse u hodhem ne gjyq? Ishit Ju që filluat të abuzoni me simbolet e Vatrës, me vulën dhe Logon e saj, sulmuat qendren neper gazeta e portale, – po bënit fushata financiare në emër të Federatës, pra po vidhnit, ju merrnit pagesa online si anetaresi, madje edhepagesa per gazeten Dielli, qe eshte prone e Federates. Çfarë mendoni Ju se do t’ju linim të shkatrronit Vatrën. Boll u hoqët si patriotë dhe nuk keni lene gur pa hedhur per përçarje dhe shkatërrim te Vatrës,- nuk besojmë se u beson kush për këtë lloj patriotizmi shkatërrues.Kurrë nuk keni për t’ia arritur këtij qëllimi.
E kuptove ti kryetar kukull se përse Ju hodhëm në gjyq? Edhe njëparantezë këtu para se t’ju adresojme dhe ca pyetje te detajuara: : nuk ështëhera e parë që federata hedh në gjyq përcarsit. Lexojeni historinë e Vatrës dhe do te gjeni shumë raste qe Vatra eshte shpetuar nga ata qe mbjellin grindje e perçarje permes drejtesise amerikane!
Zoterinj halloweene:Ju keni mashtruar ne aplikimin tuaj per logon e Vatres. Kushtetuta e ka te shkruar te zeze mbi te bardhe: Nuk eshte dega qe perjashtohet qe mund t’I marre Logon Federates, por kjo e fundit ia merr deges se perjashtuar vulen kur e perjashton nje dege qe rebelohet ndaj qendres se Federates! Lexojeni se e keni ne Kushtetute.
Dhe tani disa pyetje te detajuara per oferten tuaj te vonuar te te marrurit vesh me telefon:
Së pari: Kush ju njeh ju zotëri Ahmet Xhafo si kryetar Vatre? Në cilin nen tëKushtetutës së Vatrës shkruhet se një grupim i vogël të pakënaqurish paskan të drejtë të krijojnë Vatër të dytë, edhe kur janë jashtë Federatës ,dhe tëzgjedhin kryetar? Po a e di ti dhe frymezuesit tuaj se pas Kuvendit te vitit 2013 nje grup intelektualesh, bankieresh, avokatesh,financieresh, qe kishin krijuar degen e Vatres ne Westchester, u perjashtuan pse regjistruan degen me vete ne shtetin e New York-ut,nderkohe qe pas nje viti te gjitha deget e Federates u regjistruan neper SHBA, me vete? Pastaj, kur ishe kaq i zoti për Kryetar, përse nuk erdhe të vendosje kandidaturën në Kuvendin legjitimn te 19 Janarit 2020, ku u përfaqësuan 12 degë dhe jo dy gjysma degësh siç jeni ju?
Së dyti, Ju nuk keni qenë në asnjë nga Kuvendet e Vatrës që nga 2013, e deri në 2021. Përse Ju pretendoni se Kuvendi i 2017 ishte i parregullt, ndërkohë që frymëzuesi i grupit tuaj përçarës, ish kryetari, e mbylli Kuvendin normalisht, pranoi votimet, shtroi darkë për delegatët, hodhi valle, këndoi, ndau Mirënjohje, pastaj udhëtoi drejt Virxhinias dhe më pas ndryshoi mendim se kuvendi ka qenë jo i rregullt? Pra, kur ju nuk e përjetuat Kuvendin përse i dilni për zot pa qenë pjesë e tij?
Së treti- Ju po kërkoni ta trajtoni grupin familjar e miqësor tuajin si njëra pjesë e dy Vatrave, a dini të bëni aritmetikë? Si mund të thirren Vatër dy gjysma degësh familjare?
Së katërti- Ju nuk mund ta delegjimitoni Kuvendin e 19 janarit 2020 nëMichigan sepse Vendimet e tij janë marrë me votë të lirë demokratike të gjithëdegëve, përjashtuar ju të përjashtuarit, që i morët erzin Vatrës, duke shkruar, duke shpifur, duke bërë biografi, duke futur grindje mes familjeve vatrane, duke përgojuar, nuk keni lënë gjë pa thënë! Ky është Turp, jo ai që thoni ju për Vatrën legjitime, që doni me çdo kusht t’ia prishni imazhin nëpublik.Patriotizem i bukur ky i juaji, qe synon shkaterrimin e Vtares duke e kthyer ne prone familjare!
-Së pesti, Ju zotni ofendoni ortodoksit shqiptar kur shkruani ne deklaraten tuaj për “avukatë e kulishë të Janullatosit”…në Vatër! Se kush i udhëheq ortodoksit e vendosin ata vetë. Vatra ka luftuar fort, ka ngritur zërin, për çfarë ju aludoni, por kur Kisha Autoqefale Shqiptare në Amerikë ndjehet mirëme Fortlumutrinë e tij, e pret dhe e përcjell, kjo tregon se Vatra duhet të jetë e matur në veprimtarinë e saj me qëllim që të mos përçajë komunitetin. Zoëtri, mos mbillni përçarje, ortodoksit e krijuan Vatrën dhe bashkuan rreth vetes myslimanë e të krishterë!Ju çfarë qëllimi keni?
Zotëri, mos mbillni përçarje, ortodoksit e krijuan Vatrën dhe bashkuan rreth vetes myslimanë e të krishterë!Ju çfarë qëllimi keni?Nese keni oponence me Ortodkset perse nuk shkoni dha t’ia thoni vete Kishes se Nolit ne Boston?
Ka edhe më…..Kaq për këtë herë!