• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Merkel-Haradinaj, Gjermania mbështetëse e fuqishme e Kosovës

June 6, 2019 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Gjermania mbështetëse e fuqishme e rrugës euroatlantike të Kosovës/

-Kancelarja Merkel: Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok/

BERLIN,  6 Qershor  2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, është pritur në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, me të cilën ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për zhvillimet politike dhe ekonomike, progresin dhe sfidat me të cilat po përballet Republika e Kosovës në këto 11 vjet të shtetndërtimit, si dhe për perspektivën europiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Kancelaren Merkel për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat, me theks të veçantë për angazhimin e saj personal në procesin e Berlinit i cili është duke dhënë rezultatet në hapjen e perspektivës evropiane dhe përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. 

“Qytetarët e Kosovës dhe Qeveria do të jenë gjithmonë falënderues ndaj Gjermanisë, kancelares gjermane Angela Merkel dhe popullit gjerman për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si në arsim,  shëndetësi, ekonomi, aspektin ushtarak, rend dhe ligj”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke theksuar vlerat e përbashkëta perëndimore që ndan populli i Kosovës me atë gjerman, kryeministri Haradinaj ka thënë se vendimi i Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës flet për vlerat civilizuese dhe demokratike të një shteti.

“Procesi i Berlinit është ndër proceset me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është duke dhënë kontributin e saj në përmirësimin e raporteve të mira fqinjësore dhe në thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit”, tha kryeministri Haradinaj. 

Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen reciproke do t’i kontribuonte forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke e cilësuar Kosovën si palë serioze në proceset integruese, tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok./b.

Filed Under: Politike Tagged With: Kryeministri Haradinaj-Takim Kancelaren Merkel

GAZETARI MARIN MEMA NE VATER

June 6, 2019 by dgreca

Sot gazetari që ka vënë në lëvizje atdhetarizmin e diasporës shqiptare të Amerikës, Marin Mema i Top Channal, isht në Vatër. Ai shoqërohej nga Presidenti i Albanian Roots”Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi. Për një javë nëpër treshteshin po organizohet Java Shqiptare, që ka si promotor Rrënjët Shqiptare. Gazeta Dielli ka ndjekur hap pas hapi Javën shqiptare me anë të editores të sec anglisht Rafaela Prifti dhe ëshët pasqyruar në Dielli online(ëëë.gazetadielli.com) dhe në Facebook(Gazeta Dielli).

 Për ta pritur gazetarin që është identifikuar me emisionin”Gjurmë Shqiptare” duke përcjellë të vërteta të harruara, të hidhura për fqinjët tanë , por dhe për qeveritarët e politikanët tanë, që tregohen zëmekur përballë të vërtetave të hidhur të viseve të tretura shqiptare,- kishin ardhë në Vatër; sekretarja Nazo Veliu, anëtarët e kryesisë Marjan Cubi dhe Dr. Skënder Murtezani, anëtarët e Këshillit: Idriz Lamaj, Ramiz Mujaj, Mark Mrnacaj, Anton Raja, Pashko Camaj, editorët e Diellit Ela Prifti dhe Dalip Greca,por ai që ra më shumë në sy ishte i menaxheri i veprimtarive kulturore dhe artistike në Vatër, Frederik Ndoci, i veshur me kostumin karakteristik cam, me fustanellën që u kujton shqiptarëve mbërritjen e Faik Konicës në Amerikë në tetor 1909. Të gjithë kanë nxituar që të kenë një fotografi me Frederikun e veshur hijshëm me kostumin e sjellë nga Edlira Sulaj.

Gazetari Mema është pritur me shumë interes nga vatarnët dhe secili prej tyre e ka përgëzuar për emisionet e bukura historike nëpër trojet kombëtare. Idriz Lamaj, Nazo Veliu, Pashko Camaj, Skënder Murtezani, Mark mrnacaj,  dhe secili prej të pranishmëve i përmend dokumentarin që ka i ka pëlqyer më shumë.

Gazetari Mema ka biseduar lirish me vatranët dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Më pas rreth tryezës së Vatrës është biseduar për diasporën dhe për Vatrën, vecanërisht për 50 vjetorin e paradës së shqiptarëve të Amerikës dhe arbëreshëve të Italisë nën drejtimine  Vatrës, në nëntor 1969.

Gazetari Marin Mema ka intervistuar editorin e Diellit për 50 vjetorin e Paradës së parë të përbashkët të arbëreshëve dhe vatranëve nën drejtimin e Vatrës, organizuar me 28 Nëntor 1969, me rastin e 60 vjetorit të gazetës DIELLI.(per me shume fotografi shihni ne Facebook)

Filed Under: Featured Tagged With: Marin Mema-Vatra-Dalip Greca

KËNDON LAHUTA E MALËSISË NË WASHINGTON DC

June 5, 2019 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

                                                        “Veç se po, moj Zanë Shqyptare

                                                 Krah më krah bashkë na tue këndue

                                                 Ndërtue kemi nji pomedore,

                                                 Rrfe as mot mos m’e dërmue” — At Gjergj FishtaAmbasada e Republikës së Kosovës në Washington DC, organizoi të martën mbrëma një mbrëmje artistike për të shënuar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Në nj njoftim të shkurtër në faqen e rrjetit shoqëror, Facebook njoftohet se, Mbrëmë, Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Washington DC.  Ambasada e Kosovës së bashku me “Washington Performing Arts” shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastik duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufinj, thuhet në njoftim.   “Falënderoj në menyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autokton të lahutës”, shprehet ambasadroja e Republikës ës Kosovës në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Vlora Çitaku, duke e mbyllur komentin me fjalët, një “Mbrëmje fantastike”. 

Lahutari i njohur Vasel Shkreli, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (më duhet të rrëfej se jemi djelm axhash, kurshërinj të parë) i ka rënë dhe i ka kënduar lahutës tone të lashtë mija vjeçare, qyshë në vegjëli. Vaseli ka marrë pjesë në shumë koncerte e festival kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe festivalet në Gjirokastër gjatë viteve.  Pothuaj i vetmi lahutar këtu në Shtetet e Bashkuara që vazhdon t’i bier dhe t’i këndojë lahutës në koncerte dhe në raste të ndryshme ku kërkohet prania e tij. I këndon mallit për Atdheun, këndon për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të drejtave të Shqiptarëve ndër mote. Nepërmjet lahutës, Vasel Shkreli kujton patriotët shqiptarë që dhanë jetën duke mbrojtur kufijtë e Kombit, por edhe vlerat kombëtare, nderin e burrëninë, ashtu si na e kishin lënë amanet të parët tanë.

Për pothuaj 50-vjet në Amerikë, Vasel Shkreli nuk ka pushuar së reklamuari Lahutën tonë të lashtë, kryesisht nepër raste të organizuar nga komuniteti dhe audianca shqiptarësh. Ambasada e Republikës së Kosovës, pikërisht Ambasdorja Vlora Çitaku meriton të lavdërohet për këtë nismë, për organizimin e këtij koncerti dhe për ftesën që i ka bërë lahutarit Vasel Shkreli për të dalë para një audience kryesisht amerikane. Ishte një rast për të reklamuar një instrument tonin, aq të vjetër sa edhe ekszitenca jone si Komb para botës amerikan – ne një kohë kur Serbia ka bërë përpjkeje për ta përvehëtsuar lahuten si të sajën, duke përdorur UNESCO-n si një mjetë plaçkitës të vlerave tona dhe të kulturës tonë. Fatkeqsisht, pushtimi i identitetit tonë kombëtar nga forcat armike shekullore po bëhet gjithnjë e më kërcënues, nga vende dhe udhëheqës që duan të na ndryshojnë historinë dhe ta në vjedhin identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe çdo gjë që është pjesë e atij identiteti, madje edhe lahutën tonë – një ndër visaret tona shpirtërore të racës sonë iliro-trake — që e kemi trashëguar gjysh pas gjyshi.  

I lumtë kryediplomates së Republikës së Kosovës, Vlora Çitakut për organizimin e këtij koncerti në kryeqytetin e botës në Washington, me rastin e çlirimit të Kosovës dhe për pasqyrimin e lahutës tonë në atë koncert se bashku me tenorin e njohur Ramë Lahajn – një pasqyrim ky i shkëlqyeshëm i kulturës tonë të vjetër dhe asaj moderne.  Fatkeqsisht, lahuta dhe vlerat tona të vjetra që i përfaqëson lahuta, nuk mund të të ruhen nga ne që kemi humbur rrugëve të botës, nëqoftse për to mungon   respekti dhe mbështetja e tyre nga institucionet shtetërore dhe kombëtare në Shqipëri e në Kosovë si dhe anë e mbanë trojeve autoktone shqiptare. Sidomos për lahutën, të cilën i madhi At Gjergj Fishta e përjetësoi me veprën e tij “Lahuta e Malcis”, e cila edhe sot duhet të lexohet si burim që lartëson moralin e humbur kombëtar, që shton shpresat për një të ardhme më të mirë dhe dashurinë për Atdheun – vlera këto të cilat do të jetojnë për derisa t’i këndohet lahutës së vjetër, megjith përpjekjet e armiqve shekullorë për t’i vjedhur ato.

Filed Under: Histori Tagged With: Frank Shkreli-Lahuta ne Washington DC

Botë e çrregullt

June 5, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Dalë nga një periudhë e shtypjes dhe izolimit, frikës, torturës dhe errësirës 45 vjeçare, politikanët e sotëm janë të gjithë prodhim i një epoke të vdekur – ata dëshirojnë ta quajë veten “viktimë” mes viktimave të asaj kohe. Kjo është forma e shtrembëruar e lirisë së tyre – të tillë ia kanë ofruar edhe popullit
Ata thonë se janë të lirë të bëjnë si të duan, por nuk hezitojnë të mohojnë ekzistencën e përgjegjësive të tyre. Vullneti, që kalon nga dëshira në vendim, dhe së fundi në veprim, është një aspekt i lirisë. Por ky tipar as që duket në sjelljet e tyre; nuk duan ta kuptojnë se vazhdojnë të jenë skllevër të një pronari të vdekur dhe rrinë e luajnë me hijet e veta si në muret e Shpellës së Platonit.
Shumë njerëz kanë vështirësi të mëdha në shprehjen e dëshirave të tyre. Të tjerët mund të jenë jashtëzakonisht të qartë për atë që duan, por nuk janë në gjendje të vendosin, e lëre pastaj të veprojnë. Ata shpesh përjetojnë marrjen e vendimeve në panik, janë të gatshëm t’ia japin të drejtën e marrjes së vendimeve dikujt tjetër, ose të veprojnë në atë mënyrë që vendimi të merret për ta nga rrethanat.
Kalimi nga liria në dëshirë, në vendimmarrje, në veprim është një proces i dhimbshëm që shumë njerëz preferojnë ta shmangin.
Një tjetër shqetësim është pasoja e izolimit që tek ‘ta duket se ka marrë formën e sëmundjes. Të terrorizuar nga jeta mes krimeve të prindërve të tyre, ata ndjehen të izoluar nga vetja, nga përvojat, ndjenjat dhe dëshirat; duke injoruar ekzistencën e tyre, ata përpiqen ta përballojnë izolimin përmes përhapjes; shmangin ndjenjën e izolimit, duke preferuar të zbusin kufijtë e egos për të minimizuar dëshirat e tyre, për të jetuar përmes jetës së një personi tjetër, duke e quajtur këtë ndryshim; shpërndahen nëpër parti, marrin një kauzë, ose një projekt. Duke u bërë si të tjerët, duke u përputhur me veshjen, me fjalën dhe me zakonet, për të fshehur mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e veta, ata e ruajnë izolimin e tyre siç bëjnë murgjit në manastirin e tyre.
Një tjetër reagim i zakonshëm ndaj izolimit është seksualiteti obsesiv. Secili, përveç gruas, edhe një dashnore, nuk është i lidhur me ekzistencën e të tjerëve, por vetëm me atë pjesë që plotëson nevojat e tyre. Shqetësimi është edhe mungesa e kuptimit në jetë. Kur ballafaqohen me një rreth të paplotë, ata automatikisht e imagjinojmë atë të plotë, prandaj janë gjithmonë të pakënaqur me raportet që vijnë nga jashtë. Bota e tyre është e lëkundshme, e çrregullt, botë të sëmurësh psikikë.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi-Botë e çrregullt

MBREMJA PER ÇAMERINE NE KOLEGJIN SAINT FRANCIS – MESAZHI PER DIASPOREN

June 5, 2019 by dgreca

Nga RAFAELA PRIFTI/

“Bashkimi i diasporës shqiptare është formula e suksesit për të ardhmen tonë.” Marin Mema/

5 Qershor – Mbrëmja për Çamërinë në Kolegjin Saint Francis në Bruklin e organizuar nga disa studentë veprimtarë nga Rrënjët Shqiptare u përcoll nga pjesëtarë të shoqatave e aktivistë të komunitetit, që përkujtuan ngjarjet e paratreçerek shekulli dhe rëndësinë e tyre për historinë tonë sot.

I ardhur nga Shqipëria për javën kombëtare të komunitetit tonë, gazetari i Top
Channel Marin Mema, i ftuari i nderit, përshëndeti nismën e
presidentit të organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, i cili për herë të dytë e manaxhon zyrtarisht paradën për komunitetin shqiptar. Me këtë veprimtari kushtuar Çamërisë demonstrohet edhe forca e diasporës kundrejt qëndrimit anti-kombëtar të qeverisë së Tiranës dhe qeveritarëve të shitur. “Koordinimi midis shoqatave dhe grupimeve të komuniteteve shqiptare është kyçi i një diaspore të fuqishme,” tha gazetari Mema. Ndërsa për të përkujtuar masakrat mbi popullsinë çame një fillim i mirë do ishte paraqitja e dokumentacioneve përkatëse tek institucionet e drejtësisë, komentoi ai, ndërkohë që shteti shqiptar nuk ka ngritur asnjë moment a përmendore në Shqipëri kushtuar këtij kapitulli të dhembshëm të historisë sonë. Pyetjet nga salla e theksuan mungesën e ndjeshme të vëmendjes së institucioneve shtetërore ndaj trevave historikisht shqiptare, dhe vlerësuan fokusin e autorit të serialeve dokumentare prestigjioze tek këto tema me vlera atdhetare. Folësi i dytë ishte aktivisti Sali Bollati, autor i librit Çamëria – Krahina më Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare (2018), i cili kur ishte shtatë vjeç ka qenë dëshmitar i masakrave ndaj shtatë pjesëtarëve të familjes së tij. Si njohës i artikuluar i çështjes çame, ai argumenton se shovinizmi grek duke vënë në shërbim kishën ortodokse ushtroi terror kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë në Shqipëri në periudhën e sundimit komunist. Në periudhën e neokomunizmit që vazhdon edhe sot, vërejti z. Bollati, klasa politike e Shqipërisë i ka dhënë përkrahje të plotë Athinës dhe është vënë në shërbim të politikës anti-shqiptare dhe anti-kombëtare të shovinizmit grek,

Përpara të pranishmve, studentja Melita Çekani nga Gjirokastra, e cila
kryen studimet në Degën Art dhe Arkitekturë në Nju York, dhe anëtare
tek Rrënjët Shqiptare, i dhuroi z. Sali Bollati nje tabllo ku
paraqitej Kulla e Bollatajve. Melita Çekani i tha Diellit se ishte e
prekur nga historitë e dhembshme të popullsisë çame të shpërngulur me
forcë nga tokat e pronat e veta dhe donte t’i dhuronte z. Bollati një pikturë
ku paraqitet kulla e familjes së tij në Paramithi. Ajo kishte punuar
disa muaj për pikturat e ekspozitës të paraqitura në mbrëmjen kushtuar
Çamërisë në Saint Francis College, në ditën e pestë të javës shqiptare.
Në programin artistik të mbrëmjes ishin paralajmëruar Gjilberta Luca në piano dhe violincel, dhe këngëtarë si Lindita Mezini Lole, Ilsi Ademi, por vëmendjen e publikut e tërhoqi Frederik Ndoci, i veshur me kostum popullor të burrave të një ane të Çamërisë, i cili vinte aty nga takimi me gazetarin Marin Mema në selinë e Federatës Vatra në Bronks. (lexo Dielli online)

Me fustanellën karakteristike, me gjunjake e xhamadan, me qeleshe me majucë e opinga me xhufkë të kuqe. anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës, Frederik Ndoci, tregoi për lidhjet midis vendlindjes së tij Shkodrës dhe Çamërisë dhe këndoi këngë të krahinës. Kostumet e disa krahinave tona të punuara me kujdes i ka sjell në Nju Jork Edlira Sula nga Tradita Popullore me përkrahje nga shoqata patriotike Çamëria.

Tri studentë të kolegjit Saint Francis ishin organizatorët e takimit të mbrëmshëm, Kledi Roda, Fatime Dukova, dhe Arkelino Hila, përkatësisht Presidente dhe Zv. President të shoqatës Albanian Roots për Saint Francis College. Arkelino i tha Diellit se ishin të kënaqur që puna e tyre disajavore për mbrëmjen për Çamërinë doli me sukses. Të gjithë organizatorët, aktivistët dhe vullnetarët shprehën entusiazëm për paradën në 8 qershor.

Filed Under: Featured Tagged With: Rafaela Prifti-Mbremja per Camerine- Kolegjin Saint Francis

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 993
  • 994
  • 995
  • 996
  • 997
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT