Sot gazetari që ka vënë në lëvizje atdhetarizmin e diasporës shqiptare të Amerikës, Marin Mema i Top Channal, isht në Vatër. Ai shoqërohej nga Presidenti i Albanian Roots”Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi. Për një javë nëpër treshteshin po organizohet Java Shqiptare, që ka si promotor Rrënjët Shqiptare. Gazeta Dielli ka ndjekur hap pas hapi Javën shqiptare me anë të editores të sec anglisht Rafaela Prifti dhe ëshët pasqyruar në Dielli online(ëëë.gazetadielli.com) dhe në Facebook(Gazeta Dielli).
Për ta pritur gazetarin që është identifikuar me emisionin”Gjurmë Shqiptare” duke përcjellë të vërteta të harruara, të hidhura për fqinjët tanë , por dhe për qeveritarët e politikanët tanë, që tregohen zëmekur përballë të vërtetave të hidhur të viseve të tretura shqiptare,- kishin ardhë në Vatër; sekretarja Nazo Veliu, anëtarët e kryesisë Marjan Cubi dhe Dr. Skënder Murtezani, anëtarët e Këshillit: Idriz Lamaj, Ramiz Mujaj, Mark Mrnacaj, Anton Raja, Pashko Camaj, editorët e Diellit Ela Prifti dhe Dalip Greca,por ai që ra më shumë në sy ishte i menaxheri i veprimtarive kulturore dhe artistike në Vatër, Frederik Ndoci, i veshur me kostumin karakteristik cam, me fustanellën që u kujton shqiptarëve mbërritjen e Faik Konicës në Amerikë në tetor 1909. Të gjithë kanë nxituar që të kenë një fotografi me Frederikun e veshur hijshëm me kostumin e sjellë nga Edlira Sulaj.
Gazetari Mema është pritur me shumë interes nga vatarnët dhe secili prej tyre e ka përgëzuar për emisionet e bukura historike nëpër trojet kombëtare. Idriz Lamaj, Nazo Veliu, Pashko Camaj, Skënder Murtezani, Mark mrnacaj, dhe secili prej të pranishmëve i përmend dokumentarin që ka i ka pëlqyer më shumë.
Gazetari Mema ka biseduar lirish me vatranët dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Më pas rreth tryezës së Vatrës është biseduar për diasporën dhe për Vatrën, vecanërisht për 50 vjetorin e paradës së shqiptarëve të Amerikës dhe arbëreshëve të Italisë nën drejtimine Vatrës, në nëntor 1969.
Gazetari Marin Mema ka intervistuar editorin e Diellit për 50 vjetorin e Paradës së parë të përbashkët të arbëreshëve dhe vatranëve nën drejtimin e Vatrës, organizuar me 28 Nëntor 1969, me rastin e 60 vjetorit të gazetës DIELLI.(per me shume fotografi shihni ne Facebook)