• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës – Bashkëbisedim për Artin në Konsullatë

May 1, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork bashkëbisedimi midis anëtarëve të komunitetit dhe dy anëtarëve të qeverisë së Kosovës ishte pjesë e vizitës së Ministrit të Rinisë, Kulturës dhe Sportit z. Hajrullah Çeku dhe zv. Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Liza Gashi. Delegacionin qeveritar e prezantoi Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Ambasadori Blerim Reka, duke thënë se qëllimi i vizitës së tyre ishte një ngjarje në sferën e artit, pikërisht hapja mbrëmë në tarracën jashtë Metropolitan Museum të instalimeve nga artisti kosovar, 39 vjeçari me famë botërore, Petrit Halilaj, i cili shprehu falënderime të veçanta për mbështetjen që i është dhënë. “Mbrëmë ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, “ tha ai me nënën pranë.

“Me anë të artit të tij, ai tregon historinë e Kosovës,” tha z. Çeku për të pranishmit. “Të tjerë shembuj të mirë në art dhe kulturë”, siç i quajti ai, “janë nderimi me mirënjohje të veçantë i instalacionit skulpturor nga Hana Halilaj dhe Doruntina Kastrati, përzgjedhja e filmit të shkurtër nga regjisori kosovar Saimir Karahoda në Festivalin e Filmit në Kanë, etj.”

Ministri Çeku foli për momentet kritike në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe hapjes së rrugës drejt organizmave ndërkombëtare. Zgjedhjet në Parlamentin Evropian në qershor dhe ato presidenciale në nëntor në Amerikë do të kenë rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar dhe gjithë shqiptarët. Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Liza Gashi vuri në dukje se krahas komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me diasporën duhet të ketë “edhe njohje horizontale brenda bashkësisë për të mbërritur më shumë, sepse duke qenë bashkë, jemi më të fuqishëm.”

Për procesin e regjistrimit, znj. Gashi tha se “mund të kryhet për 5 minuta në pajisjet elektronike që keni.” Ajo shpjegoi se “numërimi është i lidhur jo vetëm me përcaktimin e buxhetit të Kosovës në 10 vitet e ardhshme por edhe me infrastrukturën në rrethin a qytetin ku banoni, pra lidhet drejtpërdrejt me adresimin më të efektshëm të kërkesave dhe planifikimit më të mirë të investimeve.”

Midis të pranishme ishin figura të artit dhe kulturës si fotografi Fadil Berisha, veprimtarë të komunitetit si botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami, Dr. Shpresa Xhakli, Drejtoreshë ekzekutive e Fondit Shqiptar për Fëmijë, çifti i mirënjohur i muzikës popullore Merita Halili dhe Raif Hyseni, Djellza Pulatani, Kryetare e shoqatës F’Oda, të cilët u përshëndetën me vizitorët dhe uruan artistin Petrit Halilaj për instalacionin skulpturor Abetare, ekspozita e parë e tij në Amerikë.

Filed Under: Politike Tagged With: Rafaela Prifti

Shkolla “Gjergj Fishta” në Lesvos dhe përpjekjet e mërgatës shqiptare në Greqi për gjuhë shqipe dhe identitet kombëtar shqiptar

May 1, 2024 by s p

Lusida Zaka, mësuese e shkollës shqipe “Gjergj Fishta” në Lesvos të Greqisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Lesvos (Mitilini, Plomar, Petra) Greqi, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Lusida Zaka bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

Historiku i shkollës shqipe “Gjergj Fishta”

Shkolla e gjuhës shqipe “Gjergj Fishta” në Lesvos hapi dyert e saj në 5 Nëntor 2022. Pas përpjekjeve kolosale të kryesisë së Komunitetit Shqiptar Lesvos, nga të gjitha organet vendore morëm një mbështetje të madhe, për përdorimin e një klase në shkollën më të madhe dhe më të mirë të qytetit Mitilini “Liceu i Përgjithshëm”. Me një emocion të veçantë organizuam dhe përjetuam, festën e hapjes së shkollës “Gjergj Fishta” ku fëmijët me buzëqeshjet e tyre dhe me vjershat në gjuhën shqipe i dhanë një entuziazëm të veçantë aktivitetit. Në këtë festë morën pjesë të ftuar nga pushteti lokal dhe qendror grek, të ftuar nga komuniteti shqiptar në Greqi dhe aktivistë të shoqatave të tjera shqiptare në Greqi. Gjithashtu na nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe: Kryetari i Bashkisë Mitilini: z.Kiteli, deputet i Syriza: z.Burnus, deputet i PKG: znj.Komninaka.

Organizimi i mësimit shqip në Lesvos

Mësimi shqip zhvillohet çdo të shtunë mbasdite në orën: 17:00 – 20:00, ku fëmijët i kemi ndarë sipas grupmoshave: grupi i parë: 6-11 vjeç nga ora 17:00 – 18:30. Grupi i dytë: 11-16 vjeç nga ora 18:30 – 20:00. Gjatë këtyre 2 viteve kemi përjetuar emocione të veçanta me fëmijët, jo vetëm duke parë njohuritë e tyre të mira të gjuhës në të folur, por me këngët dhe recitimet e tyre, i bëjnë me entuziaste festat tona kombëtare.

Materialet mësimore

Materialet mësimore që përdorim është botimi i fundit i Qëndrës së Botimeve për Diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. Në seminarin e organizuar në vjeshtën e 2022 nga e njëjta qëndër për mesuesit në diasporë, përveç trajnimit u shkëmbyen përvoja e mendime shumë të vlefshme nga kolegët, të cilët kishin vite përvojë në mësimdhënien e gjuhës shqipe. Të gjithë ishin të një mendimi se ky botim është

më i miri deri më tani dhe shumë profesional e praktik. Duke parë njohuritë e femijëve duhet të theksoj se prindërit kanë bërë një punë të mirë me fëmijët e tyre. Kuptohet kanë njohuri më tepër në të folur gjë kjo që i jep një shtysë më tepër për të mësuar. Përsa i përket njohurive të gjuhës fëmijët ndahen në grupe të ndryshme. Më e vështirë është puna me fëmijët e dytë apo më të vegjëlit. Nga përvoja ime si nënë, në fëmijët e dytë vështirësohen më shumë mundësitë për ti mësuar, sepse lodhja është më e madhe dhe ndërkohë që fëmija i parë ka përparuar shumë në të dyja gjuhët dhe përparësi kanë mësimet në gjuhën greke. Dëshira nuk ju mungon dhe përpiqen sado kohën e kanë të kushtëzuar.

Një thirrje për të mbështetur mësimin shqip

Thirrja që ju bëj të gjithëve është se fatmirësisht jetojmë në një kohë dixhitale me material të bollshëm dhe duke zgjedhur me kujdes gjuhë të folur e të shkruar letrare të punojmë sa më shumë me fëmijët tanë. Kemi një gjuhë të bukur që duhet të vazhdojmë ta ruajmë. T’ua mësojmë fëmijëve të pastër e të bukur pa huazime duke ju bashkangjitur dhe rikujtuar traditat dhe vlerat e shqiptarit. Rilindasit tanë punuan me shpirt për këto, ajo që duhet të bëjmë në është ta ruajmë me kujdes.

Mirënjohje themeluesve e kontributorëve të shkollës “Gjergj Fishta”

E gjithë puna organizuese për hapjen e shkollës i atribuohet kryesisë së Komunitetit Shqiptar të Lesvos: Elban Dervishbehaj, Katerina Hysolliu, Marseld Jano dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë. Mobilizuan prindërit, bënë kërkesat përkatëse në organet vendore, organizuan gjithçka që ne sot të gëzojmë shkollën tonë në ishullin Lesvos. Bashkëpunimi me organët vendore siç e theksova dhe me lart është shumë i mirë.

Mbështetja e shoqërisë greke dhe vështirësitë në mësimin e gjuhës shqipe

Përsa i përket shoqërisë ku jetojmë është interesante për ta të mësojnë veçoritë e gjuhës dhe për tu nderuar është ndihma e tyre në përpjekjet tona. Vështirësitë e hasura janë të ndryshme. Klasat janë me fëmijë të moshave të ndryshme dhe me shkallë njohurish të ndryshme. Teknologjia e sotshme është shumë e vlefshme përsa i përket leximit dhe dëgjimit të materialeve të ndryshme, ndërsa të shkruarit mendoj se kërkon më tepër praktikë. Për këtë temë patëm nderin të mernim pjesë në një konferencë të organizuar nga Universiteti i Egjeut në bashkëpunim me disa universitete të Evropës. Ishte një ndihmë për ne të merrnim pjesë në metodat e reja të mësimdhënies në një kohë ku dygjuhësia është e pranishme kudo.

Pasion i veçantë puna më fëmijët shqiptarë

Duke i parë fëmijët të recitojnë të këndojnë e të vazhdojnë të vijnë në mësim e festa të organizuara është emocion i veçantë. Them me shumë gëzim se efekti është shumë pozitiv. Të gjithë mësuesit e shkollës shqipe “Gjergj Fishta” në tre degët e saj: Mitilini: Lusida Zaka, Plomar: Flora Cako, Petra: Marjana Lami dhe Jeton Lami, japin kontributin e tyre vullnetar, jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët tanë, por dhe për përcjelljen e kulturës, traditave dhe zakoneve shqiptare.

Kush është mësuese Lusida Zaka?

Quhem Lusida Zaka jam nga Divjaka. Kam studiuar mësuesi në degën histori -gjeografi në Universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër. Jetoj prej 20 vitesh në Mitilini së bashku me familjen. T’i rikthehemi përsëri mësuesisë pas kaq vitesh ka qënë një emocion i veçantë, por edhe një sfidë.

Filed Under: Opinion

“PËRTEJ HIJES” NË HARVARD UNIVERSITY

May 1, 2024 by s p

Më 29 prill 2024, Drenushë Krasniqi mbajti një prezantim në Harvard University, organizuar nga Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit. Ajo prezantoj projektin e saj ambicioz, “Përtej Hijes: Zbulimi i Historive të Harruara të Mbijetuesve të Kosovës” (“Beyond the Shadows: Unveiling Kosovo’s Forgotten Stories of Survivors.”). Lindur nga Studimi i pavarur brenda Studimeve të Grave, Gjinive dhe Seksualitetit në Kolegjin Earlham në Indiana, ky projekt tejkalon kufijtë, që synon të ndriçojë historitë e heshtura të mbijetuesve të dhunës seksuale nga Lufta e Kosovës (1998-1999).

Prezantimi i Krasniqit ofroi një pasqyrë të përgjithshme të Luftës së Kosovës, shpërndarjen e dhunës seksuale gjatë luftës, pasojat e vazhdueshme dhe rolin e aktivistëve në dokumentimin e këtyre narrativave të tmerrshme. Krasniqi nënvizoi përpjekjet për dokumentimin e historive dhe narrativave të mbijetuesve. Ajo u fokusua në punën e femrave Shqiptare për këta persona që janë duke ballafaquar me stigmën shoqërore dhe mbështetjen të pamjaftueshme.

Projekti i Krasniqit, i frymëzuar nga libri “Unë Dua Të Dëgjohem”, përdor inovacionin teknologjik për të konstruktuar një ekspozitë. Duke ndarë historitë e mbijetuesve, projekti synon të kultivojë ndërgjegjësim global, empati dhe të provokojë një ndryshim shoqëror.

Ajo në fund të prezantimit, ajo ndau një regjistrim audio të një historie, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe ndarjes së këtyre historive.

Subi Çako.

Filed Under: Komunitet

Glauk Konjufca: Ali Lajçi një nga fanarët ndriçues të lëvizjes për çlirim, liri e pavarësi

April 30, 2024 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalë në Akademinë përkujtimore të mbajtur sot në Prishtinë në nderim të figurës dhe veprimtarisë së ish-deputetit, veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Lajçi.

Në fjalën e tij në këtë Akademi kryetari Konjufca përmendi kontributin e çmuar dhe shumëdimensional të ish-deputetit Lajçi, duke shtuar se ai do të kujtohet nga të gjithë për dashurinë e madhe dhe të pakusht ndaj popullit të vet.

“Vërtet është e vështirë të gjejmë fjalët e duhura me të cilat mund të përshkruajmë e të pasqyrojmë aq sa duhet e si duhet dhe aq sa u takon nderimi dhe kujtimi personaliteteve emblematike të historisë së kombit dhe shtetit tonë, i tillë siç ishte veprimtari dhe patrioti ynë i madh, Ali Lajçi. Ai ishte njëri prej organizatorëve të demonstratave të rëndësishme të vitit 1981, dy herë i burgosur nga Serbia okupatore, deputet, përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës sonë, kryetar i parë i Komunës së Pejës, por mbi të gjitha një veprimtar i një patriot i pashoq“, tha kryetari Konjufca.

I pari i Kuvendit tha se Ali Ljaçi ishte dhe do të mbetet një nga fanarët ndriçues të lëvizjes së popullit të Kosovës për çlirim, liri e pavarësi, jo vetëm për vendlindjen e tij Rugovën, por edhe për gjithë qytetin e Pejës dhe mbarë Kosovën e për të gjithë kombin tonë shqiptar.

Duke e vlerësuar kolosale punën e ish-deputetit Lajçi, kryetari i Kuvendit tha se ai do të mbetet frymëzim dhe model që simbolizon virtytet më të ndritshme të popullit shqiptar, vetëflijimin për liri, për popull e për atdhe.

Shëmbëlltyra e Ali Lajçit, tha në vazhdim kryetari Konjufca, është e pasqyruar më së miri në kontributin e tij për organizimin e demonstratave të vitit 1981, që shënuan kthesën më të madhe e përmbajtësore të Kosovës në rrugëtimin e saj shumëvjeçar për pavarësi, e cila u kurorëzua edhe me luftën e Ushtrisë sonë të lavdishme Çlirimtare, që solli edhe lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë.

“Babai im, i cili një kohë ndau edhe qelinë e burgut me Ali Lajçin, më tregonte se ai ishte në burg një qëndrestar i madh. Lavdia u takon me të vërtetë njerëzve dhe veprimtarëve të shquar siç ishte Ali Lajçi“, tha në fjalën e tij kryetari Glauk Konjufca.

Filed Under: Kronike

Pllaja e Inflacionit…

April 30, 2024 by s p

The Atlantic Roge Karma – Përktheu: Rafael Floqi/

Çmimet janë rritur më shpejt se sa pritej për tre muajt e fundit. Çfarë po ndodh?

Vetëm pak muaj më parë, Amerika dukej se e kishte kaprdirë për mirë rritjen e inflacionit pas pandemisë. Më pas, në janar, çmimet u rritën më shpejt se sa pritej. Ndoshta vetëm një goditje. E njëjta gjë ndodhi në shkurt. E çuditshme, por me gjasë jo e madhe. Pastaj raporti i inflacionit të marsit u ndez gjithashtu. Mirëpo – a është koha për panik?

Përgjigja e shkurtër është jo. Sipas masës më të përdorur gjerësisht, inflacioni bazë (metrika që politikëbërësit i kushtojnë vëmendje sepse përjashton çmimet e paqëndrueshme si ushqimi dhe energjia) është ngecur në rreth 4 përqind, dyfishi i objektivit prej 2 përqind të Rezervës Federale.

Por kjo është shumë larg nga kriza e vitit 2022, kur inflacioni bazë arriti kulmin në gati 7 për qind dhe çmimi i pothuajse çdo gjëje po rritej me shpejtësi të rrezikshme. Në vend të kësaj, ne duket se po përballemi me një problem të miljes së fundit: inflacioni është normalizuar kryesisht, por prishja e disa pikëve përfundimtare të përqindjes në një pjesë të vogël të kategorive po rezulton më e vështirë se sa pritej. Ekzistojnë dy pikëpamje kontradiktore se çfarë saktësisht po ndodh, secila me implikime drastike të ndryshme për mënyrën se si Rezerva Federale duhet të përgjigjet. Një kamp shqetësohet se Fed mund të humbasë përsëri kontrollin e inflacionit; tjetri ka frikë se Banka Qendrore do të gjunjëzojë në mënyrë të panevojshme ekonominë e SHBA-së.

Pikëpamja e “inflacionit në zhdukje” është se çmimet e sotme ende në rritje pasqyrojnë një kombinim të veçorive statistikore dhe efekteve të valëzimit të pandemisë që pothuajse me siguri do të zgjidhen vetë. Ky kamp vë në dukje se në thelb i gjithë inflacioni i tepërt aktual rrjedh nga sigurimi i automjeteve dhe strehimi. Historia e sigurimit të automjeteve është e drejtpërdrejtë: çmimet e makinave u rritën në 2021 dhe 2022, dhe kur makinat bëhen më të shtrenjta, po ashtu bëhet edhe sigurimi i tyre. Inflacioni i djeshëm i makinave çon në inflacionin e sigurimeve të makinave sot. Kjo është zhgënjyese për shoferët tani, por mbart një rreshtim argjendi. Duke qenë se inflacioni i makinave ka rënë në mënyrë dramatike gjatë vitit të kaluar, duhet të jetë vetëm çështje kohe para se të stabilizohen edhe çmimet e sigurimeve.

Strehimi, i cili përbënte plot dy të tretat e inflacionit të tepërt në mars, është pak më i ndërlikuar. Ju mund të mendoni se inflacioni i banesave do të llogaritet thjesht duke parë çmimet e shtëpive apo apartamenteve të reja. Por për shumicën e amerikanëve që tashmë kanë shtëpinë e tyre, ajo llogaritet duke përdorur një masë të njohur si “qira ekuivalente e pronarëve”, Statisticienët e qeverisë përpiqen të përcaktojnë se sa para do të paguanin në mënyrë të arsyeshme pronarët e shtëpive për qiranë duke parë se çfarë paguajnë njerëzit në shtëpi të ngjashme. Kjo mënyrë e llogaritjes së çmimeve të banesave ka lloj-lloj të metash. Një çështje është se të dhënat e inflacionit llogariten çdo muaj, por shumica e qiramarrësve kanë qira një ose dyvjeçare, që do të thotë se numrat zyrtarë zakonisht vonojnë tregun real të banesave me një vit ose më shumë. Tregu i banesave është ftohur ndjeshëm gjatë një viti e gjysmë të kaluar, por të dhënat e inflacionit po reflektojnë ende tregun shumë më të nxehtë të fillimit të vitit 2023 ose fundit të 2022. Herët a vonë, edhe ato duhet të bien. “Inflacioni i tepërt që na ka mbetur është në disa zona ezoterike që pasqyrojnë rritjet e çmimeve të kaluara,” tha Ernie Tedeschi, drejtor i ekonomisë në Laboratorin e Buxhetit të Yale. “Unë nuk jam ende shumë i shqetësuar për ringritjen e inflacionit.”

Kampi i “pagave të nxehta” tregon një histori krejt tjetër. Anëtarët e saj vërejnë se edhe pse rritja e çmimeve dukej se po zvogëlohej në fillim të vitit 2024, pagat po rriteshin akoma shumë më shpejt sesa përpara pandemisë. Kur pagat po rriten me shpejtësi, shumë punëdhënës, veçanërisht ata në industritë e shërbimeve intensive të punës, rrisin çmimet për të mbuluar kostot më të larta të pagave. Kjo mund të shfaqet në të dhëna në mënyra të ndryshme – mbase janë sende ushqimore një muaj, ndoshta biletat e fluturimit ose kostot e riparimit të automjeteve një muaj tjetër – por çështja është se për sa kohë që pagat janë të nxehta, çmimet do të jenë gjithashtu.

“Rritja e inflacionit gjatë tre muajve të fundit është më e lartë se çdo gjë që pamë nga viti 1992 deri në vitin 2019”, tha Jason Furman, ish-drejtori i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Barack Obamës. “Është e vështirë të thuhet se kjo është vetëm një rastësi në të dhëna.”

Ithtarët e idesë së “inflacionit në zhdukje” nuk e mohojnë rëndësinë e pagave në rritjen e çmimeve; në vend të kësaj, ata tregojnë masa alternative që tregojnë rritjen e pagave më afër niveleve para pandemisë. Ata gjithashtu theksojnë faktin se fitimet e korporatave janë më të larta sot se sa ishin në vitin 2019, duke nënkuptuar se pagat kanë më shumë hapësirë për t’u rritur pa i rritur domosdoshmërisht çmimet.

Edhe pse kjo mosmarrëveshje mund të tingëllojë teknike, ajo do të jetë një nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë Rezerva Federale në dekada. Vitin e kaluar, banka qendrore ngriti normat e interesit në nivelet më të larta që nga viti 2001, ku ato kanë mbetur edhe pse inflacioni ka rënë në mënyrë dramatike. Rritja e normave të interesit i bën paratë më të shtrenjta për bizneset dhe konsumatorët për të marrë hua dhe, për rrjedhojë, për të shpenzuar, gjë që mendohet se redukton inflacionin, por mund të rrisë edhe papunësinë. Kjo e lë Fed-in me një zgjedhje të vështirë për të bërë: A duhet të mbajë normat e larta dhe të rrezikojë të mbytë tregun më të mirë të punës në dekada, apo të fillojë të ulë normat dhe të rrezikojë që inflacioni të rritet sërish?

Nëse besoni se inflacioni është mbi të gjitha produkt i rritjes së fortë të pagave, atëherë ulja e parakohshme e normave të interesit mund të shkaktojë që çmimet të rriten edhe më shumë. Kjo është pamja që Fed duket se ka. “Tani për tani, duke pasur parasysh fuqinë e tregut të punës dhe progresin e deritanishëm mbi inflacionin, është e përshtatshme që politikat kufizuese të lihen kohë të mëtejshme për të punuar”, tha kryetari i FED-it, Jerome Powell, në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh pas publikimit të të dhënave të inflacionit të marsit. Përkthimi: Ekonomia është ende shumë e nxehtë dhe ne nuk do t’i ulim normat e interesit së shpejti.

Michael Powell: Ajo që la klasa e mesme e lartë nuk ka të bëjë me inflacionin

Megjithatë, nëse besoni se milja e fundit e inflacionit është produkt i vonesave statistikore, mbajtja e normave të interesit të larta ka pak kuptim. Në fakt, normat e larta të interesit në mënyrë paradoksale mund ta shtyjnë inflacionin më të lartë se sa do të ishte ndryshe. Shumë pronarë shtëpish, për shembull, i janë përgjigjur normave të larta të interesit duke qëndruar të vendosur për të ruajtur hipotekat e lira që siguruan kur normat ishin më të ulëta (pse të hiqni dorë nga një normë hipotekore prej 3 për qind për një normë 7 për qind?). Ky “efekt i bllokimit” ka kufizuar furnizimin e shtëpive të disponueshme, gjë që rrit çmimet.

Tarifat e larta gjithashtu mund të jenë pjesërisht përgjegjëse për kostot e sigurimit të automjeteve. Kompanitë e sigurimeve shpesh investojnë pagesat e primeve të klientëve të tyre në aktive të sigurta, të tilla si obligacionet qeveritare. Kur normat e interesit u rritën, megjithatë, vlera e obligacioneve të qeverisë ra në mënyrë dramatike, duke i lënë siguruesit me humbje të mëdha në bilancet e tyre. Siç raporton Talmon Joseph Smith i New York Times, një arsye pse kompanitë e sigurimit të automjeteve kanë rritur primet e tyre është të ndihmojnë në mbulimin e këtyre humbjeve. Me fjalë të tjera, në dy kategoritë ku inflacioni ka qenë më i qëndrueshëm, normat e interesit mund të mbështesin çmimet ekzaktësisht të larta që supozohet se do të ulin.

Qasja “prit dhe shiko” e Fed vjen me rreziqe të tjera gjithashtu. Tashmë, normat e larta kanë rritur kostot e blerjeve të mëdha të jetës, e kanë bërë akoma më shumë një treg jofunksional të banesave dhe kanë shkaktuar një krizë bankare. Ata nuk kanë bërë ende një goditje në tregun e punës në lulëzim të Amerikës. Por sa më gjatë që normat të qëndrojnë të larta, aq më e madhe është mundësia që ekonomia të fillojë të shtrëngohet nën presion. Kuptohet, Powell ka deklaruar se nëse papunësia fillon të rritet, Fed do të ishte e gatshme të ulë normat. Por kostot më të ulëta të huamarrjes nuk do të përkthehen në shpenzime më të larta brenda natës. Mund të duhen muaj, madje vite që ato të kenë efektin e tyre të plotë. Shumë njerëz mund të humbasin punën e tyre ndërkohë.

Duke pasur parasysh se ku dukej se po shkonte inflacioni në fillim të këtij viti, fakti që Rezerva Federale e gjen veten fare në këtë pozicion është zhgënjyese. Por duke pasur parasysh se ku ishin çmimet 18 muaj më parë, është një mrekulli. Në atë kohë, Fed besonte se do të detyrohej të zgjidhte midis një krize inflacioni të stilit të viteve 1970 ose një recesioni të dhimbshëm; sot ajo është duke vendosur midis inflacionit pak më të lartë se ai tipik ose një ekonomie disi më pak yjore. Kjo nuk e bën më të lehtë vendimin e bankës qendrore, por ndoshta duhet të na bëjë ne të tjerët pak më pak të stresuar për këtë.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1001
  • 1002
  • 1003
  • 1004
  • 1005
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT