• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THE CARMEL PINE CONE (1939) / RRËFIMI MBI SHQIPËRINË I DR. WALTER LEHMAN, MJEKUT PERSONAL TË MBRETIT ZOG, I STREHUAR AKTUALISHT NË CARMEL (SHBA)

April 18, 2024 by s p


Burimi : https://journals.lww.com/neurosurgpraconline/fulltext/2023/06000/the_history_and_current_state_of_neurosurgery_in.4.aspx
Burimi : https://journals.lww.com/neurosurgpraconline/fulltext/2023/06000/the_history_and_current_state_of_neurosurgery_in.4.aspx

Stafi i spitalit Mbreti Zog I në 1935; ulur : Prof. Wilhelm Schlesinger (majtas), Dr. Sabri Tefiku (në mes) dhe Prof. Walter Lehmann (djathtas); në këmbë : Stafi i spitalit duke përfshirë 2 gra — Dr. Quastler, pediatre (djathtas) dhe Dr. Schlesinger, biologe (majtas).


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Prill 2024

“The Carmel Pine Cone” ka botuar, të premten e 10 nëntorit 1939, në faqen n°5, rrëfimin mbi Shqipërinë të Dr. Walter Lehman, mjekut personal të mbretit Zog, i strehuar asokohe me familjen e tij në Carmel (SHBA), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Dr. Walter Lehman gjen një strehë të lumtur në Carmel; Në Shqipëri, ai ishte mjek personal i Mbretit Zog

Burimi : The Carmel Pine Cone, e premte, 10 nëntor 1939, faqe n°5
Burimi : The Carmel Pine Cone, e premte, 10 nëntor 1939, faqe n°5

Nga Francis L. Lloyd

Të jesh mjek personal i Mbretit Zog të Shqipërisë gjatë një pjese të dekadës së harlisur të Zogut si sundimtar i vendit të vogël të tharë pranë Adriatikut mund të tingëllojë si një punë e lehtë, por për Dr. Walter Lehman, i cili që atëherë ka ardhur në Carmel për të pushuar, ishte një nga periudhat më plot ngjarje të karrierës së ngjeshur të një kirurgu aktiv.

Sot Dr. Lehman, me origjinë nga Gjermania, ka sjellë gruan e tij simpatike, e cila vetë është trajnuar në mjekësi, dhe dy djemtë, Klaus, 9 vjeç dhe Hans, 7 vjeç, për të gjetur një shtëpi dhe strehë në Carmel. Ai kujton përvojat e tij shqiptare me një psherëtimë lehtësimi, tani që ato kanë mbaruar.

Fillimisht ishte puna e cila fillonte në orën 7 të mëngjesit dhe zgjaste deri në operacionet e mëdha që Dr. Lehman drejtonte personalisht, si dhe merrej me detajet e spitaleve civile dhe ushtarake në përfundim të ditës. Më pas pati edhe ekspedita me aeroplan për të operuar shqiptarë të sëmurë të cilët ndodheshin larg brenda vendit. Dhe, përveç këtyre detyrave të rregullta dhe të rrepta, kishte edhe festat shoqërore. Shqipëria, e cila ka dy të tretat e popullsisë myslimane, me balancat e ndara në mënyrë të barabartë midis katolikëve romakë dhe katolikëve ortodoksë grekë, feston festat që i përkasin siç duhet secilës prej këtyre feve. Pastaj ishin festat e mëdha qytetare.

“Ndonjëherë”, deklaron Dr. Lehman, “kishte deri në pesë apo gjashtë festa radhazi. Gjatë vitit tim të fundit në Shqipëri, ne festuam dhjetëvjetorin e mbretërimit të Mbretit Zog, 25 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe martesën e Mbretit dhe Mbretëreshës. Thjesht ishim të rraskapitur!”

Ky celebrim festash dhe argëtimesh, i cili zakonisht fillonte vonë në mbrëmje derisa mbreti të kthehej – rreth orës 4 të mëngjesit – ishte në kontrast me varfërinë e miliona shqiptarëve që jetojnë në atë që tani është një provincë italiane, midis Greqisë në jug dhe Jugosllavisë në veri, drejtpërdrejt përtej Adriatikut të ngushtë nga “thembra” italiane.

Dr. Lehman i përshkruan shqiptarët si një popull me të ardhura (mjete) modeste, që nuk duan të punojnë më gjatë ose më shumë se ç’duhet, pak progresistë, megjithëse ata nga njerëzit e tyre që ishin shkolluar jashtë vendit në Vjenë, Francë ose Itali, ishin shoqëruesit më të këndshëm dhe poliglotë.

“Asistentët e mi flisnin disa gjuhë, zakonisht turqisht dhe italisht, përveç shqipes së tyre amtare, dhe shpesh flisnin greqisht, jugosllavisht, frëngjisht, anglisht ose gjermanisht. Nuk ishte asgjë për ta të flisnin pesë ose gjashtë gjuhë. Mund të flisja shumë rrjedhshëm frëngjisht dhe italisht, por vetëm disa fjalë shqip të cilat ndonjëherë i përdorja për të pyetur pacientët.”

Dr. Lehman flet anglisht saktë dhe me pak theks, dhe gruaja e tij flet mirë anglisht. Dr. Lehman erdhi për herë të parë në këtë vend disa vite më parë për të punuar me Dr. Harvey Cushing, kirurgun e madh amerikan, vdekja e të cilit ndodhi së fundmi. Dr. Lehman e pa atë në New Haven vetëm pak kohë përpara se Dr. Cushing të vdiste. Ai punoi gjithashtu në klinikën Mayo në Rochester, Minnesota, kur ishte në këtë vend me leje nga Goettingen.

Studimet e tij për mjekësi i filloi në Gjermani, ku ndoqi universitetet në Bonn, Freiburg dhe Berlin, si dhe në Gjenevë. Kjo ndodhi para shpërthimit të Luftës Botërore. Më vonë ai ishte në stafet mjekësore në Frankfort dhe Goettingen përpara se të shkonte në Shqipëri.

Posti i tij i parë në Shqipëri ishte në Vlorë, një qytet i vogël në jug ku malaria ishte aq e rëndë (përhapur) sa ishte e pamundur të merrte fëmijët me vete. Këtu, trajnimi mjekësor i zonjës Lehman u shfrytëzua mirë, pasi ajo ndihmoi Dr. Lehman në organizimin e spitalit, madje edhe përgatitjen e fashave dhe mjeteve kirurgjikale. Megjithatë, ishte e vështirë t’i bëje vendasit të vinin në spital për trajtim, sepse në një regjim të mëparshëm një “kockë sharre” kishte krijuar një bestytni që të shkoje në spital do të thoshte vdekje pothuajse e sigurt. Sidoqoftë, kjo u tejkalua me kohën dhe Dr. Lehman u largua nga spitali në lulëzim kur ai u transferua në kryeqytetin verior të brendshëm, Tiranën.

Mbreti Zog e vendosi Dr. Lehmanin në krye të spitaleve ushtarake dhe civile dhe e solli në oborr si mjekun e tij.

Edhe pse jeta ishte e këndshme dhe operacionet e shumta – 1500 operacione në vit nën mbikëqyrjen e Dr. Lehmanit – Lehman-ët e konsideronin Tiranën më shumë si një jetë në fshat sesa një qytet modern. Nuk kishte rrugë, përveç një “autostrade” prej 20 miljesh për në Durrës, portin detar, nuk kishte lidhje telefonike me pikat përtej qytetit; dhe asnjë hekurudhë.

Komunikimi me botën e jashtme bëhej me aeroplan nga Roma, e cila ndodhej tre orë larg, ose me avullore të vogël përtej Adriatikut. Në kohë stuhie, avulloret e vogla nuk guxonin të dilnin përtej këtij deti të trazuar në brendësi, dhe, natyrisht, asnjë avion nuk fluturonte, dhe Shqipëria do të izolohej për ditë të tëra. Kohët e fundit u ndërtua një stacion radiofonik.

Shumica e përmirësimeve moderne u financuan nga italianët, të cilët kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e vendit. Që nga koha kur anglezët hoqën dorë nga përpjekjet për të nxjerrë naftën nga Shqipëria, italianët përparuan. Infermieret në spitalet e Dr. Lehman ishin murgesha italiane dhe kishte një koloni të konsiderueshme italiane. Xhandarmëria, e rëndësishme në shuarjen e banditizmit gjatë regjimit të Zogut, u rekrutua nga anglezët nën drejtimin e gjeneralit Percy.

“Kur gjenerali Percy u largua nga Shqipëria, e dija se kishte ardhur koha që edhe unë të largohesha”, tha Dr. Lehman. “Kam këmbyer paratë e mia në dollarë vetëm një herë. Megjithatë, tetorin e kaluar i kisha shitur mobiliet e mia dhe po planifikoja të largohesha gjithsesi në prill. Kështu që saktësisht nuk u largova fshehurazi nga vendi.”

Dr. Lehman ka sjellë me vete shumë fotografi dhe të shikosh “albumin familjar” tradicional nuk është aq e mërzitshme siç është zakonisht. Fotot e tyre interesante të bëra nga zonja Lehman tregojnë rrugët shqiptare, me mallra të varura jashtë dhe me ushqime të papërpunuara të ekspozuara në rrugë në thasë. Ka fotografi të vendasve me veshje të thjeshta ose me plisa të bardhë elegantë dhe me “kilte – fustanella”, njësoj si kostumet kombëtare greke, të veshura nga malësorët shqiptarë (Zogu ka qenë udhëheqës i një fisi malor përpara se të vinte në fron).

Shumica e fotografive të zonjës Lehman përfshijnë ura romake, rrugë me gropa dhe shpesh gomarin e kudondodhur, duke mbajtur ngarkesa me dru. “Në Shqipëri blinim dru mbi gomarë – rreth 30 cent për atë që mund të mbante një gomar. Ishte shumë shtrenjtë, sepse druri është i rrallë në një vend kaq të thatë,” shpjegoi Dr. Lehman.

Disa imazhe tregojnë lumenj, kodra të mbuluara me shkurre dhe disa pemë përgjatë shtretërve të lumenjve dhe ngjajnë shumë me skena të tilla në Kaliforni, Nevada ose Arizona. Dr. Lehman e krahason peizazhin më tepër me zonat malore në perëndim të Omahas.

Këtu janë disa gjëra të tjera për Shqipërinë që ky shkrimtar nuk i dinte më pare : Ford-at kushtojnë 2000 dollarë në Shqipëri, për shkak të taksave që arrijnë në gati 100 për qind mbi importet; Mbreti Zog ndërtoi shkolla dhe vendosi arsimin e detyrueshëm; Energjia elektrike shtëpiake është rreth dhjetë herë më e shtrenjtë në Shqipëri sesa në Carmel; Shqiptarët jetojnë kryesisht me djathë, bukë dhe qumësht, dhe eksportojnë pak përveç leshit; gjuha shqipe është jashtëzakonisht e vështirë për t’u mësuar; Shtëpitë shqiptare kanë çati me tjegulla dhe mure balte, njësoj si qerpiçët e vjetër të Kalifornisë, por nuk janë shumëngjyrëshe.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-carmel-pine-cone-1939-rrefimi-mbi-shqiperine-i-dr-walter-lehman-mjekut-personal-te-mbretit-zog-i-strehuar-aktualisht-ne-carmel-shba/. Në rast të kundërt mos e publiko.

Filed Under: Histori

GJON MILI: “MAGJIA E OPERЁS” –  NJЁ VEPЁR  DHE  72  FOTO TЁ PANJOHURA 

April 18, 2024 by s p

    Kristaq  BALLI ⃰

KRISTI 11 (1).png

Veç krijimtarisë së paçmuar artistike në fushën e fotografisë, ku Gjon Mili, i cili  gjeneroi e çoi përpara  një rrymë e disa gjini moderne artistike, falë aplikimit krijues të teknologjive të reja të ndriçimit (stroboskopik) dhe të hapësirave  që mundësonte ajo për disa tipologji e forma të reja fotografimi novator (“foto në lëvizje”, “foto  stroboskopike”, “vizatime me dritë”, “ “fotografi pa formë”, etj.), siç e kemi përmendur edhe herë të tjera, ai ishte edhe një letrar, gazetar e memorist i sprovuar. Publiku shqiptar është i njohur kryesisht me dy prej librave të tij madhorë në format katalogu e kujtimesh të realizuar plotësisht nga  ai: “Picasso’s Third Dimension” (Dimensioni i Tretë i Pikasos), A Triton Press Publication, 1970  dhe “Gjon Mili:  Photographs  & Recollection” (Gjon Mili: Fotografi dhe  Kujtime) New York Graphic Society Boston, 1980, të cilët përbëjnë prurje madhore e autentike artistke.  

f 6-7.pngHerë-herë është përmendur shkarazi edhe një libër tjetër, i cili s’është bërë i  njohur në Shqipëri, madje edhe  pas viteve ’90 të shek. të kaluar për arsye krejt subjektive. As në Kosovë. Madje edhe pse kjo është vepra e parë e botuar si libër,  i takon vitit 1960 dhe është  format katalogu (A4) me shumë foto dhe përshkrime tekstuale, si dhe mjaft cilësor në aspektin pamor, grafik e fotografik. Vepra  quhet “The Magic of the Opera”. (Magjia e Operës), (botim i Frederick A. Praeger, Inc.,New York, in cooperation with the Metropolitan Opera  Association, 1960.)  Si veçori është fakti që  ky libër katalog është realizuar nga dy bashkautorë: Gjon MIli dhe Mary Ellis Peltz.  Mili është autor i fotove, kurse Mary Ellis Peltz është autore e teksteve bri fotove dhe diçiturave të tyre. Nuk e dimë  si e ka historinë e fillimit, përgatitjes, bashkëpunimit  dhe editimit ky libër në fund të viteve ’50, kohë në të cilën janë shkrepur edhe fotot e brendisë së tij nga Gjon Mili. Dimë vetëm që gjatë kësaj kohe Gjon Mili vijonte të fotografonte dhe botonte me sukses për revistën “LIFE, ndërsa bashkautorja Mary Ellis Peltz ishte përgjegjëse e Arkivave të Operas Metropolitane të Nju Jorkut.  Madje, ajo  është, gjithashtu,  autore e bashkautore edhe e disa librave të tjerë mbi historinë e operës; njëheresh ka qenë edhe poete.

f 57.pngVepra “The Magic of the Opera” (Magjia e Operës), ashtu siç premton edhe vetë titulli është një himn pamor dhe letrar i përkorë, një tregim i thjeshtë, konçiz, plot lirizëm fluid,  me humor,  me tekste shumë të shkurtër që ja u lenë fotografive të flasin më gjatë me gjuhën e tyre universale, me gjuhën vizuale të një poeti fotografik, Gjon Milit që,  në kohën kur i ka shkrepur këto foto (fundi i viteve 1950), kishte arritur një autoritet dhe popullaritet artistik të veçantë e të merituar në artin e fotografisë amerikane e ndërkombëtare.

Sipas mbishkrimeve në ballinë, libri është një “memoar fotografik” i Operës  Metropolitane të Nju Jorkut. Pra si në shumë raste të tjera të botimeve të Gjon Milit nuk është  fotoja ajo që “ilustron tekstin”, por është teksti ai që “komenton e interpreton foton”, që do të thotë se nga të dy komponentët, fotot e Gj. Milit  mbeten përbërësit supremë të veprës. Sidoqoftë pa njeri-tjetrin, vështirë se mund të kishte një  harmoni të tillë. Në këtë mënyrë libri përbën edhe një unitet bivalent, ku  fotografia dhe teksti shndrrohen në një binom unik artistik.

Historia e operës në Botë dhe Amerikë i ka rrënjët thellë në kohë, format e saj të thjeshta e  fillestare qysh në fundin e shek. XVI (Dafne-1597, Euridice-1600) për të përshkuar një rrugë të gjatë ndryshimi, evoluimi,  përsosjeje. Gjatë gjithë kësaj rruge të gjatë, deri nga gjysma e shek XIX kur arti fotografik ishte në fëmijërinë e vet dhe mënyrat e pasqyrimit të arteve të tjera (ashtu si edhe operës) bëheshin nëpërmjet gravures, pikturës, vizatimit, grafikës, etj., nuk kishte mundësi fotografimi. Vetëm në shek. XX  filloi pasqyrimi fotografik nëpërmjet shumë vështirësive e peripecive profesionale. Një nga këta fotografë që dallonte për mjeshtërinë, por edhe për cilësinë e aparaturave e teknologjisë  ishte edhe Gjon Mili. Fotografitë e para të shfaqjeve muzikore skenike të Gjon Milit i përkasin vitit  1940 të botuara në revistën LIFE.1) (Keep off the Grass – High-Speed Cameras shoot New  Revue, LIFE: July 8 1940, pp.52-54) Më tej, ai ka botuar edhe qindra foto të tjera mbi ngjarje të rëndësishme skenike muzikore  operistike.

f 70-71.pngAshtu si titulli, libri të fton të shijosh magjinë e një arti madhor,  të  hysh nëpër labirinthet e libreteve, muzikës së sofistikuar, skenografive dhe prapaskenave të saj ku u mbrujten me majanë e artit muzikor e dramatik  ngjarje e konflikte mitike, historike, luftra, triumfe heroike,  tragjedi, vrasje, hakmarrje, dashuri, skandale, intriga, tradhti, flijime sublime. E, pas tyre, qëndrojnë në pjedestale fame e lavdie kompozitorë,  libretistë, dirigjentë, orkestrantë, këngtarë,  balerinë, piktorë, skenografë, filantropë, menaxherë, organizatorë, spektatorë që të gjithë një elitë e intelektualëve të shquar të shoqërive mondane evropiane e amerikane, shpesh në konkurrencë të ashpër konceptuale  me njera tjetrën. 

Libri ka 172 faqe;  secila, ose në çift  ato janë  të  ilustruara me foto. ( 55 faqet e para me foto,  disa edhe me gravura, skica, piktura, madje edhe karikatura profesionale e shoqërore nuk i përkasin Gjon Milit).  Edhe pse libri është një botim amerikan2) (Published in the United States of America in 1960), ai është printuar në Gjermani3)  (Printed in Germany : BOOKS THAT MATTER: The Magic of the Opera , p.4)

f 72-73.pngTë 72 fotot e këtij libri, që i përkasin   Gjon Milit ( f. 56 – 159) nuk janë të botuara asgjëkund tjetër, as në revistën  LIFE, ku Mili botoi për 40 vjet. Pra, janë realizuar ekskluzivisht  vetëm për këtë vepër. Edhe pse libri është tërësisht artistik,  ashtu si në të vërtetë janë edhe profilet dhe stilet krijuese të autorëve të saj, ai ka edhe karakter Historik, enciklopedik, njohës, human, argëtues, plot situata e kthjelltësi shpirtërore artistësh, kryemjeshtra muzikorë kompozimi, interpretimi skenik  e vokal, shkrimtarësh e skenografësh,  ai është një kujtesë figurative.  Por ai është edhe është si një panel, apo ekspozitë e hapur, ku  mund të qëndrosh në çdo kuadrat e të gjesh shumë lehtë e shpejt  ku ndodhesh, pra pikën e referimit, “gurin kilometrik”  në këtë  rrugëtim  të formës më të lartë kolektive multiartistike të kombinimit të organizuar artistik të gjinive muzikore, orkestrale, dramaturgjike,  vokale, vallzimit, aktrimit, performancës, dizajnit, kostumografive  e skenografive madhështore. 

Me qëllim që libri të mos ishte i mangët, pjesor, pra që historisë së Operës Metropolitane në këtë vepër të mos i mungonte grafikisht ajo pjesë fillestare e aktivitetit të saj kur  ende në botë nuk ishte përdorur gjerësisht fotografia (1883) deri sa u bë e mundur ajo, si dhe faktit që Gj. Mili e ushtroi veprimtarinë e tij artistike aty nga viti 1938 e më tej, autorët e librit kanë menduar e vendosur që ilustrimin grafik të këtij vakumi me ilustrime të tjera grafike si vizatime, grafika, piktura, por edhe fotografi të siguruara kryesisht si “kortezi” e Arkivave të Operës Metropolitane, New York. 

f 132-133.pngNë një kontekst e kuptim të gjerë,  historia e Operës  Metropolitane është historia e operës amerikane. Në të 72  fotot e reja madhështore  të fotografit të famshëm Gjon Mili të shkrepura në skenë gjatë shfaqjeve të radhës, prapaskenave dhe qosheve e kulisave të fshehta nostalgjike të shtëpisë së madhe të vjetër – sot, bota magjike e operës në Amerikë, është sjellë në jetë me fuqi e bukuri të veçantë.4) (FREDERIICK A. PRAEGER, A picture Memoir of the Metropolitan, Publishers 64 University Place, New York 3, N.Y., frontispiece)

 Konstruksioni  kompozicional i librit ka 10 kollona,   10  pjesë që përkojnë me ngjarje,  periudha dhe zhvillime të njëpasnjëshme sasiore e cilësore të Operës Metropolitane drejt krijimit, përsosjes, tranzicionit, triumfit, shkëlqimit, periudhës së artë, momenteve të mëdha, perspektivave të reja nëpërmjet fotove epike që mund t’i realizojë vetëm një artist si Gjon Mili.

Midis tyre fillimi i librit i kushtohet vitit 1883, pra inaugurimit të Shtëpisë së   Operës ( Old Met, building on 39th and Broadway) dhe fundi i tij, vitit 1960, pra pas rreth 80 vitesh, kur kishin filluar përgatitjet për t’u transferuar  në një godinë tjetër më moderne (1966) ( Metropolitan Opera House at Lincoln Center, Upper West Side of Manhattan) e konceptuar si një kompani muzikore, në një kohë që arti operistik dhe simfonik skenik ishin transformuar dhe jetonin  momente të reja e të mëdha.

Një foto emblematike që çel serinë e fotove të Milit është ajo e momentit kur, me

rastin e një aktiviteti të përvjetorit të themelimit të Operës Metropolitane, nën interesin e shumë artdashësve, në një ekran të madh shfaqen portrete të interpretuesve të mëdhenj, ku Mili ka rrëmbyer atë të këngëtarit të madh italian Enrico Caruso.   

f 144-145.pngHap pas hapi, peirudha metropolitane moderne e Erës Bing, kur  veprat e Alban Berg dhe Samuel Barber ndanë skenën me favoritë të tillë si  Verdi dhe Puccini, zbulohet faqe pas faqeje nëpërmjet fotografive të pabotuara kurrë më parë nga Mili. “Mjeshtëria e tij e mrekullueshme ka fokusuar skena të zgjedhura dramatike nga më shumë se një duzinë produksionesh metropolitane aktuale, madje ai ka shkuar prapa perdes së artë, të madhe e të rëndë për të vëzhguar (studiuar) punën komplekse të muzikës së bekuar, dramës, dhe vallëzimit  që nevojitej për të krijuar  perfeksionin operistik.”5)) (FREDERIICK A. PRAEGER, A picture Memoir of the Metropolitan, Publishers 64 University Place, New York 3, N.Y., frontispiece)

Foto të një mjeshtërie  të  admirueshme, brenda të cilave përfshihen hapësira të mëdha e të mbipopulluara të fasadës, të hyrjes, apo zyrave të biletarisë ku pritja në rradhë të gjata shoqërohet me ekspozime fotografike  të yjeve operistike, fuaje,  brendi madhështore e solemne të publikut në plate,  llozha luksoze me 5 kate,  të rezervuara për një audiencë të privilegjuar të parisë qytetare e kulturore,  qoshe e skuta të parehatshme, ku studentë dhe shikues  ordinerë të varfër por të pasionuar ngjishen midis avujve të  djersës   për të  vështruar e shijuar sadopak me sakrificë  muzikën, libretin, orkestrën, këngëtarët, valltarët, hapjen dhe  mbylljen e perdes së artë, pushimet midis akteve, etj.,  janë disa prej zgjedhjeve me regjistër të madh përfaqësimi të Gj. Milit. Në këtë  këndvështrim  gjejmë se posaçërisht  për librin, Gjon Mili ka fotografuar  18  shfaqje të ndryshme operistike të famshme, midis të cilave  “Lohengrin”,  “Tristan and Isolde” dhe “Die Meistersinger von Nuremberg” (Mjeshtrat Këngëtarë)  të Richard Wagnerit; “Aida”, “Macbeth”, “La Traviata” dhe “Il Trovatore”  të Giusepe Verdit; “Madama Butterfly” dhe “Tosca” të  Giacomo Puccinit,  “Così fan tutte” dhe “Nozze di Figaro”  të Wolfhang Amadeus Mozart, “Carmen”  të  George Bizet, vepra nga Samuel Barber (“Vanessa”), Pietro Mascagni (“Cavalleria Rusticana”), Johann Strauss II (“Gipsi Baron”), Modest  Mussorgsky (“Boris Godunov”), etj.

f 110 - 111.png Si një njohës dhe gjahtar i regjur artistësh të famshëm operistikë, Gjon Mili ka realizuar për këtë vepër foto të një niveli të lartë personalizues e përgjithësues artistikë të figurave të tilla operistike  si  Leonard Warren – bariton i madh amerikan që vdiq duke interpretuar në skenë, Antony Tudor –  drejtor i Baletit Metropolitan, Gloria Davy – këngëtare, Cesare Siepi – këngëtar bass, Aleksandra – Danilova primabalerinë, José Quintero – regjisor i  shfaqjeve metropolitane, Erich Leinsdorf – dirigjent i orkestrës metropolitane,  Antonietta Stella – këngëtare, Licia Albanese – këngëtare, Gian-Carlo Menotti – libretist i shquar, Thomas  Schippers – dirigjent, Renata Tebaldi – soliste, Giulieta Simionato – këngëtare, etj.

Vlera ekskluzive antike, arkitektonike, estetike, mjedisore përbëjnë fotot që tregojnë  pamje nga skena masive të godinës së metropolotanit nga jashtë dhe  brendia e saj  ekzotike, skena dhe prapaskena madhështore, si dhe studiot e shumta të personelit. Këto mbeten, sidoqoftë kujtime të përmallshme të ngjarjeve të mëdha operistike, pasi në vitin 1966, pas  83 vitesh funksionimi të kësaj “shtëpie të vjetër”, Shoqata e Operës Metropolitane vendosi ta zhvendosë aktivitetin e saj në një godinë tjetër akoma më të madhe, më të  përshtatshme, ku do të fillonte edhe një epokë e re moderne e veprimtarisë dhe  menaxhimit të saj. Momentet e inaugurimit të kësaj arene të madhe,  si dhe shumë aktivitetet operistike e të baletit metropolitan Gjon Mili i ka  ndjekur dhe përcjellë nëpërmjet qindra fotosh e dhjetra botimesh  në revistën LIFE, ku ai punoi deri në fund të jetës së tij. 

f 92-93.pngPozicini i fshehur dhe i padukshëm i qëndrimit, lëvizjes, fotografimit, si duket nuk e lejonin Milin të përdorte i ngarkuar pajisjet dhe teknologjinë stroboskopike. Gjithashtu ai kishte deklaruar se e kishte mbaruar misionin me këtë teknikë që para 10 vitesh, megjithëse nuk e respektoi plotësisht e përgjithmonë pasionin e tij të vjetër. Pra, fotografitë e këtij libri janë pothuajse të gjitha me teknikën klasike të tij  “ndalimit të lëvizjes” (stop action), ato janë shkrepur në interpretim gjatë shfaqjes, përfshijnë hapësira të mëdha skenike dhe skenografike dhe janë imponuese  me  mjeshtërinë e tyre.

Të  72 fotot e kësaj vepre nga Gjon Mili, të panjohura deri sot nga audienca dhe artdashësit  shqiptarë përbëjnë një  portofol  autentik e  surprizues artistik të krijimtarisë së tij   gjatë këtij viti të shënuar, kur  Gjon Milit i kujtojmë  me respekt e mirënjohje humane e artistike   120 Vjetorin e Lindjes (28.11.1904)   dhe  40 Vjetorin e Vdekjes (14. 2. 1984).

Libri “Magjia e Operës” mbetet evokimi i një shtëpie të madhe arti, një  dëshmi pamore fotografike e pashlyeshme, një vepër historike e artistike e një prej  institucioneve më të mëdha të veprave më komplekse e më  të harmonizuara –  operës, sidomos në  shekullin XX, ku Gjon Milit i takon një meritë e veçantë. “Ky është libri më i mrekullueshëm mbi operën që është botuar ndonjëherë në Amerikë”6) (FREDERIICK A. PRAEGER,  A picture Memoir of the Metropolitan, Publishers 64 University Place, New York 3, N.Y., frontispiece)

■ ■ ■

⃰ Studiues

Fotot: 

  1. Ballina e librit “The Magic of the Opera” (Magjia e Operës) nga Gjon Mili dhe Mary Ellis Peltz., 1960
  2. Audienca e natës hapëse  të operës Tosca e Puccinit. Foto: Gj. Mili,  27 Tetor 1958
  3. Duke kujtuar Enriko Caruzon me një projeksion në ekran. Foto: Gjon Mili
  4. Skena triumfale nga opera Aida e Verdit. Foto: Gjon MIli
  5. Pjesë e skenografisë së operës Aida në Seventh Avenue duke pritur të tërhiqet. Foto:  Gjon Mili
  6. Midis dy akteve
  7. Eleanor Steiber në rolin e Vanessa në operën me të njëjtin emër tëkompozitorit  Samuel Barber. Foto: Gjon MIli 
  8. Risë Stevens si Karmen në operën e George Bizet
  9. Aktore pas interpretimit në  Xhokonda të Ponchielli-t. Foto: Gjon Mili

Filed Under: Kulture

What to know about Thursday’s event by the Albanian Roots Club at St. Francis College

April 18, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Albanian Roots Club at St. Francis College, Brooklyn, is hosting a panel discussion on the critical topics of female empowerment and the inspiring rewards of generosity being held at the facility’s multipurpose room on Thursday at 6 pm. With a two-pronged approach emphasizing “the pivotal importance of empowering women within the Albanian community,” says organizer and President of the Albanian Roots Club at St. Francis College, Megi Rama, “the event sheds light on the daunting challenges faced by victims of sexual crimes during the Kosovo war, while underlining the profound impact of philanthropy in catalyzing positive transformation.”

On the topic of humanitarian causes, the ARC has partnered up with the Montenegrin-Albanian-American model and business executive Emina Cunmulaj to pioneer a special needs sensory room to be installed in the northern Albanian town of Shkodër. Megi Rama calls it “a groundbreaking initiative that strives to enhance learning environments for individuals with special needs, championing inclusivity and empowerment.”

The event organizers are excited about collaborating with Emina Cunmulaj, who has recently started her own non-profit foundation called Emina’s Hand. In November of last year, she became a Goodwill Ambassador for the Pan Albanian Foundation of America Vatra and then co-hosted with Vatra Miami the gala dinner of Independence Day. The Miami-based wife and mother of three is actively engaged in humanitarian causes earning her the name of “a world philantropist.” She will be honored by the Albanian Roots Club at Thursday’s event. A proclamation will also be presented by Vanesa Limani, Staten Island Director, office of New York State Senator Jessica Scarcella-Spantos.

Organizers say that they are welcoming community organizations, activists, advocates and protagonists to move forward with “making a meaningful impact in our community” as Megi Rama puts it.

In the past the Albanian Roots Club at St. Francis College has hosted Albanian language classes, embassy visits, and lectures featuring prominent individuals like the first female Albanian judge in the U.S. Edita Shkreli, the Ambassador of the Republic of Kosovo, Dr. Blerim Reka, Artist of the Year, Kastro Zizo. The student body began in 2017 with the mision of embracing and sharing the unique Albanian values and traditions, educating people of diverse backgrounds through inclusive events while striving for academic excellence.

Filed Under: Komunitet

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

April 18, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia.

Mëtej, në njoftimin e publikuar nga Fondacioni Pan-Evropian, Presidentja Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tutje, në njoftim, Presidentja vlerësohet për qëndrimin e saj politik të ndjekur me bindje të plotë ndaj rëndësisë së marrëdhënieve transatlantike, e cila në angazhimin e saj mbështet filozofinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit dr. Ibrahim Rugova, i cili u nderua me po këtë çmim, 20 vjet më parë.

Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel, ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

Më poshtë gjeni të bashkëngjitur njoftimin nga Fondacioni për ndarjen e çmimit.

Filed Under: Ekonomi

KOSOVO IN THE COUNCIL OF EUROPE

April 18, 2024 by s p

The Council of Albanian Ambassadors cordially welcomes yesterday’s decision of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe, for the deserved admission of Kosova to this very important Organization for the preservation and strengthening of democracy and human rights on our continent.

This is the penultimate step towards the full admission of Kosova to the Council of Europe, as we are fully convinced that the Council of Ministers at the meeting in mid-May will vote for the full admission of Kosovo to the Council of Europe, based on precisely on the merits and achievements of Kosova in the field of law enforcement and respect for human rights.

Council of Albanian Ambassadors estimates that yesterday’s positive vote and the statements of the representatives of various countries in favor of Kosova, is one of the most important political and diplomatic achievements of Kosova since the declaration of its independence.

The unity of representatives of the parliament of Kosova and the comprehensive coordination of affairs is also a good example that together we can achieve everything.

Council of Albanian Ambassadors highly appreciates the rise of Kosovo’s status in the NATO Parliamentary Assembly, where for many years Kosova had the status of an observer member and is now an Associate Member of the NATO Parliamentary Assembly, a decision which will be formalized by a vote in the Parliamentary Assembly of NATO in the spring session of the Assembly, which will be held on May 27 in Sofia, Bulgaria.

The Council of Albanian Ambassadors is extremely happy with all the diplomatic achievements and Kosovo’s membership in important international organizations and institutions, but it especially appreciates the intra-Albanian unity and cooperation, both in politics, diplomacy, economy and in every field other part of life.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1024
  • 1025
  • 1026
  • 1027
  • 1028
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT