• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

January 22, 2026 by s p

“Pse më je mërzitur, nënë?”

E di që ishte përvjetori i gjyshërve.

Jetoj në Itali, nënë.

Na ndan një det i gjerë,

por lotët i lashë prej mallit

dhe dallgët i sollën tek ti.

“Pse më je mërzitur, nënë?”

E di që ishte ditëlindja jote.

Jetoj në Australi, nënë.

Në anën tjetër të botës,

ku nata është ditë e dita është natë,

por ndeza qiririn e dëshirave

dhe fort ju fryva për ty.

“Pse më je mërzitur, nënë?”

E di që ishte festa e Vitit të Ri.

Jetoj në Gjermani, nënë.

Ftohtësia e njerëzve ma ka zbehur shpirtin,

por ylli i kësaj feste

për mua je vetëm ti.

“Pse më je mërzitur, nënë?”

E di që ishte ditëlindja ime.

Jetoj në Amerikë, nënë.

Ëndrra ime amerikane u realizua,

por askund nuk e gjeta më

atë kekun me sherbet

që më bëje për ditëlindje, ti.

“Pse më je mërzitur, nënë?”

E di që ishte 8 marsi.

Jetoj në Angli, nënë.

Mjegulla më ka veshur sytë,

por lulen më të bukur në kopësht

e kam mbjellë vetëm për ty.

“Pse më je mërzitur, nënë?”

E di që ishe shumë sëmurë.

Jetoj në Greqi, nënë.

Duart më janë plasaritur nga puna,

por djersa prej ballit më pikon

në çdo rënkim me ty.

“Pse më je mërzitur, nënë?”

E di që më ke pritur shumë herë të vij.

Jetoj në Shqipëri, nënë.

Por dua të kaloj detin,

të iki në perëndim,

atje ku është natë, nënë –

le të ketë mjegull, dëborë e trishtim –

atje ku çdo gjë më duket më mirë

se vendi im.

Nuk erdha dot, nënë!

Por kudo që të shkel,

mendje dhe zemër e kam tek ti.

____________________________

Çfarë është jeta?

Shi, stuhi ndjenjash

dallgë që gërryejnë shpirtin

stola pritjeje

shikime përtej oqeanit

dhimbje që len gjurmë

shpresa pafund…

Ajo qau … Qielli shkrepëtiu…

Çfarë është jeta?

Diell, ylber kaltërsish

rrahje zemre qetësisht

strehëza takimesh

shikime në sy

ditë plot lumturi

ëndërra realitet pafund….

Ajo qeshi…Dielli doli…

Pyeti veten, çfarë është jeta ?

Diell dhe shi,

duar që na zgjaten, shumë që na shtyjnë,

aq e gjatë në kohë

aq e shkurtër në përfundim.

Ajo heshti…

Jeta ishte një gënjeshtër…

————————————-

Ditën kur u largova babë…

shpërfilla mundin dhe shpatullat e tua…

do largohem për një jetë më të mirë babë

asgjë nga ty më nuk dua

U shpërbleva me mijëra euro babë…

por kurrë më, njeri smë përgëzoi

kur punonim në arë të dy, shaka bëje babë

kam shumë falënderime për heroin

Bleva këmishë firmato babë…

e këpucët veç me lëkurë

kurrë nuk mu ngrohën këmbët babë

si çorapet me leshin e deles rudë

Hodha parfum të shtrenjtë babë…

e flokët qethur me model

kurrë nuk u ndjeva aq i bukur babë

sa mëngjeset aty kur pranvera çel

U ula në restorantet më të mira babë…

por kurrë më nuk shijova urlë

e sillje çdo vjeshtë prej malit babë

gjizë lëkure thoshe e kam bërë me mund

Njoha shumë shokë e shoqe babë…

por kurrë asnjë nuk më qëndroi aq besnik

sa zili e paskam sot ‘Balon’ babë

ende qenka me ty në krah si një mik

Pija dhe dehesha shpesh babë…

por kurrë në asnjë mbrëmje si ajo rakia me ty

uleshim pranë kazanit të dy babë

hajde ta provojmë dhe njëherë o bir

Shkova në shumë vende të botës babë…

por kurrë nuk pash perëndim si ky

ti bashkë me diellin të lodhur nga dita babë

aty mes malesh e gjeni qetësinë

Ditën kur u ktheva babë…

Aty mbas shpatullave të tua …

as shirat e jetës nuk i kan lagur babë

e as sakrificat s’të paskan rrëzuar

Dua të të kërkoj falje babë…

që nuk dita të të doja me zë

sa më larg prej viteve të iki babë

aq më afër rrënjëve kërkoj të gjej vënd…

Liziana Kiçaj

Lule e fshatit tim

A ke ftohtë?

Era e acartë e kritikave zemrën do ta ngrijë

Por zjarrin e mirësisë do frymoj drej teje

e lehtë petalet do të çelësh ti

Lule e fshatit tim

A ke frikë?

Kandari më i padrejtë në botë vlerat do t’i shtijë

Por dorën e pastër do zgjas drejt teje

e gjithmonë më lart të qëndrosh si di ti

Lule e fshatit tim

A ke ndrojtje?

Gurët e zilisë do të të godasin në sy

Por fillin e krenarisë do lëshoj drejt teje

e shpejt kam për të të thurur një pasqyrë

Lule e fshatit tim

Çelu në çdo stinë!

Tërbaç, shkurt 2025.

Një fëmijë nga fshati im…

E ndërsa vjeshta rrëzonte gjethet

ashtu si për t’më kujtuar që askush nuk është i përjetshëm,

kthehem atje ku kam lënë zemrën,

e ngjis ato shkallë që im atë i ka skalitur me gur…

Aty pranë lules së parë takoj një fëmijë nga fshati im,

i veshur me rrobat e thjeshtësisë,

me faqet e kuqe të sinqeritetit,

sytë e kristaltë si qielli,

e plot energji më fliste për ëndrrat e tij…

Më tregonte me gisht drejt “bregut”,

atij vendi magjik ku luante me shokët e tij:

– Do vish të luash edhe ti? – më tha.

Lojërat e tua të fëmijërisë…

E nëse rrëzohesh e gjunjët me gjak,

ta dish që dhimbje s’do ndjesh aspak.

E nëse etje do të kesh,

atje poshtë pimë ujë në krua.

E nëse nata na zë jashtë,

të të tregoj hënën dua.

E nëse ndodh të mërzitesh,

ke në krahë një shok si mua.

Fëmija i vogël i fshatit tim,

me ëndrra të mëdha sa bota…

E sikur t’i falja një përqafim,

vetes së vogël së shpirtit tim.

Sot takova një fëmijë nga fshati im…

Dua të jem dhe njëherë si ai…

Tërbaç, 14.09.2024

Liziana Kiçaj u lind në 28 mars 1988 në Tërbaç të Vlorës. Ka kryer studimet në Financë por është e apasionuar pas poezisë duke ndjerë frymëzim nga shpirti i pastër i vendlindjes, kujtimet dhe rrënjët që e formuan. Një vend të veçantë në poezinë e saj zënë figura e femrës si burim force, ndjeshmërie dhe frymëzimi, duke u përpjekur të pasqyrojë në vargje bukurinë, dhembjen dhe dinjitetin e tyre. “Shkrimi për mua është një kthim te origjina, një zë i bredshëm që flet me gjuhën e tokës, të njerëzve dhe ndjenjave të thjeshta, por të vërteta,” shprehet autorja.

Filed Under: Sofra Poetike

Çfarë është një peizazh tingullor?

January 21, 2026 by s p

Dr. Afrim Shabani/

Le ta fillojmë me një pyetje të thjeshtë, por thellësisht filozofike: çfarë dëgjojmë, kur mendojmë se po dëgjojmë muzikë? A dëgjojmë vetëm tinguj të organizuar, apo dëgjojmë një vend, një kohë, një mënyrë jetese? Pikërisht këtu hyn në lojë koncepti i peizazhit tingullor – soundscape – një ide që na fton të mendojmë muzikën jo si një objekt të izoluar, por si një shfaqje kulturore e rrënjosur në hapësirë, histori dhe përvojë njerëzore.

Një peizazh tingullor lind nga tri elemente të pandashme: mjedisi ku prodhohet tingulli, vetë tingulli si material akustik dhe domethënia që komuniteti ia atribuon atij. Muzika, në këtë kuptim, nuk është vetëm art; ajo është dëshmi. Është një dokument i gjallë që udhëton nëpër male, fusha, qytete dhe epoka, duke lidhur hapësira të largëta dhe njerëz që ndoshta nuk janë takuar kurrë.

Merrni si shembull këngët e fytit nga Azia e Brendshme, të cilat për dekada me radhë u konsideruan lokale, madje periferike. Sot, ato dëgjohen në sallat më prestigjioze të botës, duke provuar se një peizazh tingullor nuk mbetet kurrë i mbyllur. Ai lëviz, transformohet dhe rinegociohet vazhdimisht, duke hyrë në dialog me teknologjinë, globalizimin dhe shijet e reja estetike.

Por le të afrohemi pak më pranë nesh.

Edhe muzika shqiptare është një peizazh tingullor i thellë dhe kompleks. Ajo nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të terrenit, gjuhës dhe jetës shoqërore që e ka prodhuar. Iso-polifonia e Jugut nuk është thjesht harmoni vokale; ajo është frymëmarrje kolektive, organizim social dhe filozofi bashkëjetese. Kënga epike e Veriut nuk është vetëm narrativë heroike; ajo është jehonë e maleve, e kullave, e dimrave të gjatë dhe e kodeve të nderit. Edhe këngët urbane të qyteteve shqiptare bartin brenda tyre ritmin e jetës qytetare, ndikimet osmane, mesdhetare dhe perëndimore, duke krijuar një identitet akustik të dallueshëm.

Në këtë kuptim, muzika shqiptare nuk është statike. Ajo ka udhëtuar me emigrantët, është regjistruar, është riformësuar dhe është kthyer sërish në atdhe në forma të reja. Peizazhi i saj tingullor është zgjeruar, por nuk është zhdukur. Përkundrazi, ai ka fituar shtresa të reja kuptimi.

Dhe kjo na çon në një përfundim të rëndësishëm: peizazhet tingullore nuk janë kurrë të ngrira në kohë. Ato janë gjithmonë në lëvizje. Ndryshojnë me teknologjinë, me migrimin, me mënyrën se si njerëzit dëgjojnë dhe interpretojnë botën përreth tyre. Por, edhe kur ndryshojnë, ato ruajnë një bërthamë identitare që i lidh me origjinën e tyre.

Si studiues, pedagogë apo thjesht dëgjues të vëmendshëm, detyra jonë nuk është vetëm të dëgjojmë tingullin, por të lexojmë peizazhin që ai përfaqëson. Sepse në fund të fundit, kur dëgjojmë muzikë, ne po dëgjojmë historinë e njerëzve që e kanë krijuar atë.

Dhe kjo, ndoshta, është forma më e thellë e dëgjimit.

Filed Under: Komunitet

Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike

January 21, 2026 by s p

Prof. Dr. Muhamet Racaj

Gjeneral-Major në pension

Profesor universitar

Ekspert i sigurisë dhe gjeopolitikës/

Në kontekstin e transformimeve të thella gjeopolitike që po përshkruam — largimi i SHBA-së nga Evropa, kriza ekzistenciale e BE-së, rritja e konflikteve hibride, asimetrike dhe potencialisht klasike — vendi i popullit dhe i trojeve shqiptare është shumëdimensionale dhe e ndikuar nga disa faktorë kyç:

1 Siguria kombëtare dhe mbrojtja

Trojet shqiptare — Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut (me popullsi shqiptare), Mali i Zi (me komunitet të madh shqiptar) dhe lugina e Preshevës — janë pjesë e një rajoni strategjikisht të ndjeshëm. Kriza e besueshmërisë së aleancave tradicionale, si NATO, ka një ndikim direkt në stabilitetin e tyre. Mungesa e një mbrojtjeje të besueshme ndërkombëtare rrit rrezikun nga kërcënimet hibride, sulmet kibernetike, destabilizimi politik i brendshëm dhe presioni ekonomik nga aktorë rajonalë dhe globalë.

2 Përplasjet e interesave ndërkombëtare

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku gjenden trojet shqiptare, është një nyje e rëndësishme tranziti (Korridori 8) dhe ndikimi strategjik. SHBA, Rusia, Kina, dhe në një masë edhe Turqia dhe BE, shikojnë Ballkanin si zonë ndikimi, ku çdo dobësi institucionale ose shpërqendrim politik mund të shfrytëzohet. Në këtë situatë, populli shqiptar shpesh përballet me pasiguri mbi mbrojtjen, investimet dhe perspektivën ekonomike.

Roli i integrimit euro-atlantik

Për popullin dhe trojet shqiptare, integrimi në NATO dhe BE dhe partneriteti me aletin tonë strategjik SHBA-të mbetet ende mburojë kryesore e sigurisë dhe zhvillimit. Megjithatë, ngadalësia e procesit dhe sfidat që lidhen me vetë BE-në në krizë rrezikojnë të zvogëlojnë efektivitetin e këtij integrimi. Kjo krijon një presion të brendshëm për forcimin e kapaciteteve kombëtare të mbrojtjes dhe autonomisë strategjike.

3 Kërcënimet hibride dhe asimetrike

Populli shqiptar është i ekspozuar ndaj luftës hibride dhe asimetrike që zhvillohet në nivel rajonal:

Dezinformimi dhe propaganda për të ndikuar në perceptimin e pushtetit dhe të opozitës;

4 Sulme kibernetike në infrastrukturën shtetërore dhe financiare;

Presione ekonomike dhe energjetike që destabilizojnë vendet e vogla dhe rajonet me minoritete.

Në këtë kontekst, siguria e popullit nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje rezistence kombëtare dhe resiliencë sociale.

Trojet shqiptare si faktor gjeostrategjik

Pozicioni gjeografik i trojeve shqiptare midis Adriatikut dhe Detit Jon, pranë rrugëve kryesore energjetike dhe komunikacionit Ballkan–Evropë i jep rajonit një vlerë strategjike të lartë për aktorët globalë. Çdo dobësi në stabilitetin lokal mund të shfrytëzohet për të rritur presionin mbi BE dhe për të krijuar hapësira ndikimi nga aktorët joevropianë.

5 Konkluzion shkencor

Në këtë gjeopolitikë të re:

Populli shqiptar dhe trojet e tyre janë të ekspozuar, por edhe strategjikisht të rëndësishme.

Siguria e tyre është e ndërlidhur ngushtë me stabilitetin e BE-së dhe besueshmërinë e aleancës transatlantike.

Përballë krizës së sigurisë tradicionale dhe kërcënimeve hibride, autonomia strategjike, kapacitetet kombëtare dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente kyç për mbrojtjen e popullit dhe integritetit të trojeve shqiptare.

Pa një politikë aktive dhe të koordinuar euro-atlantike, trojet shqiptare mund të shndërrohen nga faktor stabiliteti në zonë vulnerabiliteti.

Skema Strategjike – Trojet Shqiptare në Gjeopolitikën e Re Euro-Atlantike

ELEMENTI GJEOPOLITIKPËRSHKRIMIRREZIKU/NDIKIMI MBI TROJET SHQIPTARE
Kriza e BE-sëDobësimi i unitetit dhe efektivitetit të Bashkimit EvropianUlet besueshmëria e mbrojtjes kolektive; shtete të ndara në Ballkan më të ekspozuara. Konflikti për integrimin euro-atlantik; vendime të ngadalta për mbështetje ushtarake.
Distancimi i SHBA-sëFokus i Amerikës tek interesat dhe fuqia, jo rendi ndërkombëtarRrezik për braktisje strategjike; varësia e Evropës nga SHBA-ja bëhet problem. Politika amerikane për Arktikun/Grenlandën; mosndihma direkte ndaj BE-së në krizë.
Kërcënimet hibrideDezinformim, sulme kibernetike, ndikim në politikën e brendshmeDobëson stabilitetin politik dhe perceptimin publik; rrit tensionet etnike. Fushata dezinformimi kundër qeverive lokale; manipulimi i zgjedhjeve lokale.
Kërcënimet asimetrikePresion ekonomik, energjetik dhe diplomatikKufizimi i veprimit të shteteve të vogla; varësia nga burimet strategjike. Presion mbi Shqipërinë/Kosovën për politika të caktuara; manipulim tregtar ose energjetik.
Rreziku i përplasjes klasike SHBA–BEKonflikt i drejtpërdrejtë mbi interesat strategjike (p.sh. Grenlanda)Trojet shqiptare mund të bëhen zona influencash ose tranziti; destabilizim rajonal. Scenario ushtarak / bllokada në Arktik, presion mbi Danimarkën si aktor rajonal.

“Skema e Rreziqeve Gjeopolitike mbi Trojet Shqiptare”

ELEMENTI GJEOPOLITIKPËRSHKRIMIRREZIKU / NDIKIMI MBI TROJET SHQIPTARE
Kriza e BE-sëDobësimi i unitetit dhe efektivitetit të Bashkimit EvropianUlet besueshmëria e mbrojtjes kolektive; shtete të ndara në Ballkan më të ekspozuara. Konflikti për integrimin euro-atlantik; vendime të ngadalta për mbështetje ushtarake.
Distancimi i SHBA-sëFokus i Amerikës tek interesat dhe fuqia, jo rendi ndërkombëtarRrezik për braktisje strategjike; varësia e Evropës nga SHBA-ja bëhet problem. Politika amerikane për Arktikun/Grenlandën; mosndihma direkte ndaj BE-së në krizë.
Kërcënimet hibrideDezinformim, sulme kibernetike, ndikim në politikën e brendshmeDobëson stabilitetin politik dhe perceptimin publik; rrit tensionet etnike. Fushata dezinformimi kundër qeverive lokale; manipulimi i zgjedhjeve lokale.
Kërcënimet asimetrikePresion ekonomik, energjetik dhe diplomatikKufizimi i veprimit të shteteve të vogla; varësia nga burimet strategjike. Presion mbi Shqipërinë/Kosovën për politika të caktuara; manipulim tregtar ose energjetik.
Rreziku i përplasjes klasike SHBA–BEKonflikt i drejtpërdrejtë mbi interesa strategjike dhe politikeRrit pasigurinë rajonale; mund të ndikojë në vendimmarrjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të pengojë integrimin euro-atlantik të trojeve shqiptare.

Përfundim

Populli dhe trojet shqiptare ndodhen sot përballë një momenti vendimtar historik, ku gjeopolitika e re euro-atlantike nuk lejon më neutralitet të paqartë, as pritje pasive. Në një Evropë të tronditur nga krizat e sigurisë, rikthimi i rivaliteteve të mëdha dhe erozioni i rendit liberal, çështja shqiptare nuk është më thjesht temë identitare, por pjesë e drejtpërdrejtë e arkitekturës së sigurisë rajonale dhe euro-atlantike. Trojet shqiptare, të shpërndara në disa shtete por të lidhura nga interesa jetike të përbashkëta, mbeten një faktor stabiliteti vetëm nëse janë të ankoruara fort në strukturat euro-atlantike.

Thënia e Ismail Qemalit se “fati i popujve të vegjël del nga dyert e tragjedive të mëdha” tingëllon sot më aktuale se kurrë. Historia evropiane shpesh ka prodhuar tragjedi për shqiptarët – nga copëtimet territoriale, te përjashtimi nga vendimmarrjet strategjike dhe tolerimi i padrejtësive historike. Megjithatë, gjeopolitika aktuale ofron një dritare reale për të mos qenë më objekt i zhvillimeve, por subjekt aktiv i tyre.

Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet boshti kryesor i orientimit të duhur historik të shqiptarëve. Ky orientim nuk është vetëm zgjedhje politike, por domosdoshmëri ekzistenciale për sigurinë, sovranitetin dhe perspektivën e qëndrueshme të trojeve shqiptare. Përfshirja në NATO, forcimi i kapaciteteve shtetërore të sigurisë dhe harmonizimi i politikave me botën euro-atlantike janë garancia e vetme që tragjeditë e së kaluarës të mos përsëriten në forma të reja.

Në këtë kontekst, e ardhmja e popullit shqiptar në gjeopolitikën e re euro-atlantike varet nga qartësia strategjike, uniteti politik dhe vetëdija se historia nuk fal hezitimin. Shqiptarët janë sot në drejtimin e duhur, por sfida mbetet që kjo rrugë të përkthehet në ndikim real, siguri afatgjatë dhe konsolidim të plotë në kampin

Filed Under: Analiza

Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike

January 21, 2026 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

1. Kuadri teorik: Koncepti i “shtetësisë së papërfunduar” (Unfinished Statehood)

Në teorinë bashkëkohore të shtetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, nocioni unfinished statehood përdoret për të përshkruar entitete politike që, ndonëse zotërojnë atributet formale të shtetësisë – territor të përcaktuar, popullsi rezidente, institucione shtetërore dhe një nivel njohjeje ndërkombëtare – nuk kanë arritur ende konsolidimin substancial të sovranitetit në dimensionin juridik, territorial, funksional dhe normativ.

Ky koncept ndërthuret drejtpërdrejt me tri paradigma teorike themelore:Sovraniteti i fragmentuar (fragmented sovereignty),Shtetndërtimi post-konfliktual (post-conflict state-building),Mbikëqyrja ndërkombëtare e tranzicionit institucional (international tutelage).

Ballkani Perëndimor përfaqëson një laborator empirik unik, ku këto modele bashkëjetojnë në forma hibride, duke prodhuar shtete me legjitimitet formal, por me kapacitete të kufizuara funksionale, politike dhe institucionale.

2. Kosova: Sovranitet i kushtëzuar dhe shtetësi e mbikëqyrur funksionale

Republika e Kosovës përfaqëson një rast paradigmatik të shtetësisë nën mbikëqyrje ndërkombëtare (statehood under international supervision). Edhe pse e njohur nga mbi 100 shtete anëtare të komunitetit ndërkombëtar, sovraniteti i saj mbetet i kushtëzuar në tri dimensione strukturore.

a) Dimensioni ndërkombëtar

Mungesa e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizata strategjike multilaterale si UNESCO, INTERPOL dhe agjenci të tjera globale kufizon subjektivitetin e plotë juridik ndërkombëtar, kapacitetin diplomatik dhe fuqinë negociuese të shtetit të Kosovës.

b) Dimensioni territorial dhe i sigurisë

Prania e vazhdueshme e misioneve ndërkombëtare të sigurisë, së bashku me sfidat e kontrollit efektiv shtetëror në veriun e Kosovës, krijojnë një realitet të sovranitetit territorial të pjesshëm (partial territorial sovereignty), duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionalitetin e autoritetit shtetëror.

c) Dimensioni funksional dhe politik

Varësia strukturore nga dialogu i ndërmjetësuar ndërkombëtarisht me Serbinë dhe presioni diplomatik mbi vendimmarrjen e brendshme prodhojnë një formë të sovranitetit politik të kushtëzuar, ku autonomia strategjike e shtetit mbetet e kufizuar.

Në aspektin teorik, Kosova përfaqëson një shtet me legjitimitet ndërkombëtar të pjesshëm, por me një proces konsolidimi institucional ende në fazë tranzitore.

3. Serbia: Krizë e sovranitetit normativ dhe paradoks i orientimit strategjik

Serbia, ndryshe nga Kosova, nuk përballet me krizë të njohjes ndërkombëtare, por me një krizë të thellë të sovranitetit normativ, demokratik dhe strategjik.

Kjo krizë manifestohet në tri nivele kryesore:Refuzimi sistematik për të pranuar realitetin juridik dhe politik të pavarësisë së Kosovës, duke ruajtur një narrativë shtetërore revizioniste dhe destabilizuese.Ambivalenca strategjike ndërmjet procesit të integrimit evropian dhe ndërtimit të aleancave me aktorë autoritarë joperëndimorë.Dobësimi i standardeve demokratike dhe konsolidimi i fenomenit të kapjes së institucioneve publike (state capture).

Serbia ndodhet kështu në një paradoks strukturor: formalisht sovrane, por politikisht e bllokuar në një model shtetëror të orientuar nga e kaluara dhe nga interesat e ngushta të elitave politike.

4. Bosnja dhe Hercegovina: Shtetësi e fragmentuar funksionalisht

Bosnja dhe Hercegovina përfaqëson rastin më ekstrem të një shteti me sovranitet formal, por me kapacitete minimale funksionale.

Arkitektura kushtetuese e Marrëveshjes së Dejtonit ka prodhuar:Fragmentim institucional vertikal dhe horizontal,Dobësim kronik të autoritetit shtetëror qendror,Polarizim të përhershëm etnopolitik.

Prania e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar dhe përdorimi i kompetencave të tij ekzekutive dëshmojnë se Bosnja vazhdon të funksionojë si një protektorat i pjesshëm funksional, me sovranitet praktikisht të kufizuar.

5. Implikimet rajonale dhe ndërkombëtare

Ekzistenca e tri shteteve me shtetësi të papërfunduar krijon pasoja sistemike për stabilitetin rajonal dhe arkitekturën e sigurisë evropiane:Gjeneron vakuum institucional dhe politik,Zgjeron hapësirën për rivalitete gjeopolitike dhe ndikime të jashtme,Pengon procesin e integrimit evropian dhe ndërtimin e sigurisë kolektive.

Nga perspektiva teorike, kjo situatë konfirmon tezën se demokratizimi pa konsolidim të sovranitetit mbetet një proces i brishtë, i pasigurt dhe potencialisht reversibël.

6.Ballkani si hapësirë e tranzicionit të zgjatur shtetëror

Ballkani Perëndimor vazhdon të funksionojë si një rajon i “tranzicionit të përhershëm shtetëror”:Kosova përballet me sfidën e konsolidimit të sovranitetit ndërkombëtar dhe funksional,Serbia me krizën e legjitimitetit normativ dhe orientimit strategjik,Bosnja me paralizën strukturore institucionale.

Pa një qasje të re strategjike ndërkombëtare të orientuar drejt konsolidimit real institucional dhe zgjidhjeve përfundimtare politike, këto shtete rrezikojnë të mbeten të bllokuara në një cikël të pafund tranzicioni.

Krahasime ndërkombëtare: Modele globale të shtetësisë së papërfunduar

Irlanda e Veriut: Stabilitet përmes kompromisit institucional

Marrëveshja e së Premtes së Mirë (1998) demonstroi se stabiliteti politik nuk kërkon domosdoshmërisht sovranitet absolut, por ndërtimin e:mekanizmave përfaqësues gjithëpërfshirës,ndarjes funksionale të pushtetit,garancive ndërkombëtare të besueshme.

Qipro: Sovranitet juridik dhe ndarje territoriale de facto

Rasti i Qipros pasqyron kontradiktën ndërmjet sovranitetit formal dhe realitetit territorial, duke demonstruar rrezikun e institucionalizimit të ndarjeve afatgjata — një paralajmërim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

Palestina: Shtetësi në pritje (State-in-Waiting)

Rasti palestinez dëshmon se njohja ndërkombëtare pa kontroll efektiv territorial dhe pa unitet institucional nuk garanton funksionalitet shtetëror dhe stabilitet afatgjatë.

Timori Lindor: Model tranzicioni i suksesshëm

Timori Lindor përfaqëson shembullin më pozitiv të kalimit nga administrimi ndërkombëtar në sovranitet të plotë përmes:transferimit gradual të kompetencave,ndërtimit të kapaciteteve vendore,integrimit të qëndrueshëm në sistemin ndërkombëtar.

Ky model mbetet referencë teorike dhe praktike për Kosovën.

Sintetizim krahasues

Ballkani përfaqëson një kombinim unik të:sovranitetit të kushtëzuar,fragmentimit territorial,krizës normative shtetërore.

Ndryshe nga rastet globale, rajoni vuan nga mungesa e një arkitekture të qëndrueshme ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare politike dhe institucionale.

Shtetësia e papërfunduar nuk është fenomen ekskluziv ballkanik, por Ballkani mbetet rast specifik për shkak të:trashëgimisë konfliktuale historike,rivaliteteve të thella gjeopolitike,mungesës së konsensusit politik të brendshëm.

Për Kosovën, sovraniteti i plotë kërkon funksionalitet institucional dhe integrim të pakthyeshëm ndërkombëtar.

Për Bosnjën dhe Serbinë, reformat strukturore dhe pranimi i realiteteve politike përbëjnë parakusht themelor për stabilitet afatgjatë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Filed Under: Ekonomi

Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta

January 21, 2026 by s p

Aleksandër Çipa/

Arti popullor, sidomos dhe ai qytetar, në kohën e kësaj shoqërie, të krijon atë lehtësim ajerngopes që të shkaktojnë lartësitë në malet e natyrës.

Asosacionin dhe perceptimin e mishërimit të identitetit tënd kombëtar, si asgjë tjetër ta dhuron dhe të ben rob jo pengmbajtës por bukurisht pushtues, pikërisht ky art.

Nata premierë e Asamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore “Ku ka si Tirona” shumëkujt që pati rastin ta përcjellë, sidomos të huajve apo turistëve të rastësishëm, u ploteson dicka qe nuk gjendet guide me e mire per tua rrefyer. Kenget dhe vallet e Tiranes te bindin per nje metropol qe ekziston ne kete forme, por nuk ekziston si deshmi urbane apo arkitekturale sikunder jane kryeqytetet e rajonit e me gjetke….

Urime kesaj trupe qe fatmiresisht ka mbetur, pamvaresisht se ndjell frike cilesimi “ shteteror”!…. Kjo eshte trupe e thesareve dhe visareve te etnokultures dhe sidomos etnofolklorit, te cilat i sjell cilesisht dhe me elegancen e profesionisteve te adhurueshem.

Urime drejtuesit te kesaj trupe qe eshte institucion gjallues! Urime kompozitorit dhe drejtuesit artistik, Mjeshter Sokol Marsi!!

Kostumografia, atmosfera melodite dhe eleganca me gjithe artin e selektuar koreografik nga mjeshtri Genci Kastrati, jane shumeçka e kristalte qe kemi ne institucionin aq te dashur popullor. Ky institucion qe na ka mbetur dhe (lusim Zotin te mbetet), si karakoll i fundit i artit dhe muzikes kombetare ne kete Shqiperi qe mpaket e mpaket nga shpirti dhe shtohet nder shume te keqia…!

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 105
  • 106
  • 107
  • 108
  • 109
  • …
  • 2932
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT