• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTOJMË PREKË CALIN E MALËSISË SË MADHE

March 25, 2024 by s p

Pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, 25 Mars, 1945

Nga Frank Shkreli

Prekë Pjetër Cali – Piramida e kufirit shqiptar

“O ti kangtari i kangve kreshnike,

Merre lahuten tashti njiherë

Na i thuej trimnitë e doket fisnike

Na i kujto të parët se e kishin për nder:

Deken m’e ba sikurë me le

Të huajve nën thunder mos me iu nënshtrue” –

(Ndoc Vulaj, Lufta e Kelmendit, botuar në 1999 nga Shtëpia Botuese, “Gjergj Fishta”)

Në këtë ditë të 25 marsit kujtohet Kreshniku trim i Malësisë së Madhe, nderohet dhe përkujtohet Heroi trupmadh, me një forcë të jashtzakonshme atdhetare dhe morale, kreshniku i maleve tona, burrin e shquar për trimëri, për vepra heroike dhe fisnikëri – Prekë Calin – ‘Nderi i Kombit’. Prekë Calin, të parin e Kelmendit, i cili bashkë me malsorët gjatë gjithë jetës së vet luftoi në mbrojtje të Atdheut. Fillimisht, kundër perandorisë osmane, pastaj kundërshtoi zgjerimin djallëzor territorial të Malit të Zi, në kurriz të trojeve shqiptare, ndërsa ka mbrojtur në përgjithësi integritetin territorial të Shqipërisë në takimet me komisione evropiane. Dhe, në fund të jetës së tij, ka kundërshtuar me vendosmëri instalimin e komunizmit sllavo-aziatik të Enver Hoxhës në Shqipëri – përpjekjet për të cilën edhe është pushkatuar në këtë ditë, 79-vite më parë.

Kujtojmë Prekë Calin, bashkëpunëtor i qeverisë së Fan Nolit, Prekë Calin e internuar në Gjirokastër nga Ahmet Zogu si kundërshtar i tij dhe Prekë Calin e pushkatuar nga regjimi barbar komunist Hoxha-Shehu.

Përkujtojmë Prekë Calin, të cilit as varri nuk i dihet. “Vërtetë, jam malësor pa shkollë, por jam SHQIPTAR”, citohet të ketë deklaruar Preka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 mars, 1945, krah për krah, me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje.

Ky është Prekë Cali “Prijsi i Popullit”, “Piramida e kufirit shqiptar”, “Kreshniku i Vermoshit” dhe i krejt Malcisë së Madhe dhe mbarë Shqipërisë. “Vërtetë, jam malësor pa shkollë, por jam SHQIPTAR”, citohet të ketë deklaruar Preka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 mars, 1945, krah për krah, me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje. Dom Ndre Zadeja, meshtar, poet e atdhetar i flakët, martir i parë i Kishës Katolike shqiptare gjatë persekutimeve barbare të periudhës komuniste.

Sot, përkujtojmë Prekë Calin, Malësorin dhe Shqiptarin e madh, i cili për vite me rradhë luftoi dhe kundërshtoi synimet e armiqve të Kombit shqiptar si edhe vendimet e padrejta të kancelarive të Evropës, në dëm të Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare.

Përkujtojmë Prekë Calin, mbrojtësin e kufijve të vendit dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga kthetrat e synimeve grabitqare të shovinistëve sllavë.

Përkujtojmë Prekë Calin e Selcës së Kelmendit, bartësin e traditave dhe virtyteve më të shenjta të malësorit e të shqiptarit: të atdhedashurisë, nderit e burrënisë, të mik-pritjes e bujarisë, gjithmonë sy-patrembur ndaj armikut.

Përkujtojmë Prekë Calin, i cili gjithë jetën ia kushtoi, jo vetëm, mbrojtjes së integritetit tokësor të Shqipërisë, por edhe lirisë e demokracisë, dhe i cili sakrifikoi edhe jetën duke kundërshtuar vendosjen e komunizmit ndërkombëtar në Shqipëri.

Harresa e vrasjeve të patriotëve shqiptarë si Prekë Cali nga regjimi komunist enverist dhe anashkalimi i tyre zyrtar nga historiografia shqiptare duhet të shqetësojë ndërgjegjen e çdo shqiptari.

Në vend të harresës do duhej të përkujtojmë Prekë Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin, i cili para se të pushkatohej nga regjimi i Enver Hoxhës, pyetjes së Mehmet Shehut se pse nuk bëhej me komunistët shqiptarë, se ashtu do ta mbyllte historinë e tij me shkronja ari — Prekë Cali është përgjigjur: “Zotëni, faji bie mbi ju, se ju u bëtë aleatë me anmikun tonë shekullor, Serbinë”.

Prandaj, sot le të përkujtojmë Prekë Calin e Malësisë së madhe, për bindjen e tij se komunizmi ishte gjëja më e keqe që po i kërcënohej Shqipërisë dhe i cili me burrat me të njohur të Kelmendit dhe të Malësisë së Madhe i bëri një qëndresë të fortë këtij sistemi sllavo-aziatik – i huaj për shqiptarët për nga historia dhe identiteti — sllavo-aziatik me prejardhje, kriminal në shpirt për nga natyra e morali, një regjim që iu imponua shqiptarëve nga armiqtë më të përbetuar të Kombit.

Përkujtojmë Prekë Calin, i cili para se t’i rrëxohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit të komunistëve të Enver Hoxhës, bërtiti me zërin e fuqishëm të malësorit: “Rrnoft Shqipënia, Rrnoft populli shqiptar. Herët ose vonë, Shqipënia do të fitojë”.

Përkujtojmë pra, Prekë Calin – edhe si simbol i gjakut të derdhur në shenjë nderimi e respekti edhe për bashkëluftëtarët e tij, disa prej të cilëve u pushkatuan gjithashtu në të njëjtën ditë me të, si edhe për mijëra martirë të tjerë nacionalistë anti-komunistë, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, të burgosur e të internuar për pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm.

Prandaj edhe njëherë le të shënojmë kujtimin e këtij burri të madh duke shpresuar që, më në fund, të peshohet mirë dhe me të drejtë e Vërteta Historike e cila është aty për t’u zbuluar dhe, vetëm asaj t’i jepet arsyeja. Ashtuqë, heronjve si Prekë Cali, përfundimisht, t’u kthehet lavdia, nderi dhe vendi që u takon në historinë e Kombit shqiptar të gjithë patriotëve të vërtetë si Prek Cali.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Prekë Calit. Nder e lavdi, veprës dhe qëndresës së tij anti-sllave dhe anti-komuniste, në shekuj!

Frank Shkreli

Vasel Shkreli, shqiptaro-amerikani me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe me këngën kushtuar Trimit të Kelmendit, Prekë Cali.

Filed Under: Histori

SHQIPTARËT E AMERIKËS PËRCOLLËN ME NDERIME E LAVDI ISH USHTARIN E BATALIONIT ATLANTIKU YMER KUKAJ

March 24, 2024 by s p

LAVDI PËRJETË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, HERONJVE, LUFTËTARËVE, DËSHMORËVE DHE ÇLIRIMTARËVE.

YMER KUKAJ, LUFTËTARI I LIRISË PËRJETË NË KUJTIMET TONA, NDER DHE LAVDI.

VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA FAMILJES, KOLEGËVE E BASHKËLUFTËTARËVE TË LIRISË.

FOTOREPORTAZH HALIL MULA

Filed Under: Komunitet

NJË KUJTESË PËR KRYENGRITJEN E MALËSISË SË MADHE KUNDËR PERANDORISË TURKE-OSMANE 1911

March 24, 2024 by s p

NGA NDUE BACAJ/

Si sot, me 24 mars 1911 në trojet e Malesisë Madhe filloi kryengritja më e madhe dhe e fuqishme kundër perandorisë pushtuese shekullore turke-osmane, (ku në monografinë time të botuar para disa viteve e quajta Kryekryengritja e Malësisë Madhe….). Në ato ditë të stuhishme mendja, zemra dhe shpirti i shqiptarisë ishte drejtuar , në Rapsh të Hotit, në zemren e Malesisë, në votren e zjarreve të pashuar te atdhedashurisë , në çerdhen e lirisë , në strehen e flamurit të Arberisë.. Këtu në keto troje ku e kishte folenë shqipja me zogjte e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica , lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa ,bujaria , urtia e trimeria , ketu mbiu e mori jetë edhe ënderra europiane qe sot po mundohemi të guxojmë ta shohim zhgjandërr… Ketu historia është e “gjallë”, këtu nuk u shua kurrë “drita” e vepres Skenderbegëjane , dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj ,(babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen dhe as dielli nuk ngrohë në keto troje deri sa të sundoi turku apo shkjau..”. Ketu e kishte fillimin dhe kushtrimin kryengritja antiosmane më e madhe dhe më e lavdishme e Malesisë Madhe me aleatet e saj Shkodren, Nënshkodren, Dukagjinin , Mirditen e më gjërë. Ketu me 24 MARS 1911 prijësi trim e i urtë i atdhetarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat Kolë Marash Vata , Zef Lani , Gjon Pllumi , Pjeter Vogli , Prelë Nika , Lucë Nikë Shabi , Prelë Keri ,Tomë Llesh Dragu ,Vatë Gjon Gojçaj ,Gjelosh Gjokë Mihaj , Gjokë Kolë Shabi , Zef Marash Dojani , Vuksan Lekë Alia , Nikë Gjelosh Luli , Dedë Elez Shabaj , Preç Lulash Lekaj ,Tomë Dedë Gjo’Nishi , Gjon Ujkë Miculi , Prekë Gjeto Marku ,Prekë Gjeto Deda , Lukë Nikë Pllumi , e tjer burra të Hotit e Malesisë , do të mësynin si duhi mali , dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e Çemerrit , dhe njekohesisht me ketë sulm do të merrte flakë kryengritja heroike e Malesisë , që do të trondiste Stambollin dhe do të mahniste Europen me guximin e trimërinë e malësorve per tu matur me perandorinë turko-osmane para së ciles ndër shekuj ishte dridhur vet Europa…. Ketë ditë të stuhishme të fillimit të kryengritjes antiosmane poeti kombetare At Gjergj Fishta (në “Lahutën e Malcisë) do ta perjetsonte me vargjet plot pathos atdhetarie:

“Ded Gjon Luli , si iu lut Zotit

Sot prej nadjet ,pa zbardh drita ,

Me njëzetë djem ,po njezet petrita ,

Synin gacë ,zemren duhi ,

N’shtatë “mauxerre e në nji allti”

M’asqer Mbretit ka sulmue ,

N’dy kausha kta ngujue ,

T’njehun rrafsh gjashtedhjetë nizamë

Fusha e Rapshes se ç’ka marrë gjamë..”

Kryengritja antiosmane zgjati plot 133 ditë (24 mars-04 gusht 1911) , duke shkruar faqe të reja të lavdishme në historinë e Malesisë e Shqipërisë, ku per Shqiperinë e lirë e Flamurin kombetar dhanë jeten qindra deshmorë , ku si gjithnjë në vend të parë qendron Hoti ,pa mbetur prapa Gruda, Kelmendi, Kastrati ,Shkreli, Trieshi e gjithë Malesia, por edhe Dukagjini e më gjërë. Gjatë kesaj kohe plot afsh atdhetarie malesoret kryengrites zhvilluan dhjetra beteja nga më heroiket… Por kulmi i kesaj kryengritje arrinë me 6 prill 1911 kur malësorët kryengritës ngriten Flamuri kombetarë në Deçiq (Bratilë) pas 432 viteve erresirë turke-osmane. Nga Deçiqi, do të niste udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nentor 1912) flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke lëshuar dritën e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Ketu filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqipërisë memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili ishte pararëndës i programit politik të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me 28 nentor 1912.. Gjatë ketij udhetimi “Epik” memorandumi i autonomisë i ngjante një kënge majakrahu me “nota” kushtrimi… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nëpër Shqiperi e Europë per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini, Dom Nikollë Kaçorri etjerë , të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative).

Në ketë kujtesë të vogel para vepres së madhe të kryengritësve malësore nuk po munden pa ju permendë emrat disa korifenjëve të kesaj kryengritje si : Dedë Gjon Luli, Sokol Baci , Palok Traboini, Dedë Nikë Bajraktari, Tomë Zoli , Kolë Zefi , Zef Miliq Lulgjuraj , Marash Uci , Mark Gjeka , Pjeter Nikë Daku, Maço Grishi , Lulash Zeka , Zef Peri , Prelë Kolë Shyti , Tomë Nikoll Hasani, Gjeto Marku , Pjeter Gjokë Toshi , Lucë Prelë Nishku , Dodë Preçi , Gjelosh Gjoka , Dedë Gjon Ujka , Gjelosh Doka ,Tomë Nika , Vatë Marashi , Martin Preka , Dok Lani , Kolë Kurti , Mirash Luca , Pjetër Zeku, Dedush Marashi , Gjeto Daka , Lukë Marku , Kolë Gjon Leci , Lucë Gjeloshi, Dasha Nika , Smajl Mustafa , Deli Meta , Sokol Mali , Gjon Nikë Plluci , Islam Makalushi , Pretash Zek Ulaj , Dedë Prelë Marashaj , Zenel Shabani , Lucë Mark Gjeloshi , Fran Pali , Gjon Uc Bajraktari , Mirash Pali ,Nikë Zeka, Bec Tahiri , Gjelosh Toma (Bëkaj), Dul Gjelosh Palushaj , Gala Smajli , Nikollë Ivanaj, Gilë Dosh Margilaj , Marash Mark Gjeloshaj , Istref Alija, Nikoll Mirash Gjokaj , Kole Maci , Lek Ivani-Bekaj , Lekë Shaba –Gojcaj , Dyl Sokol Bajraktari , Lul Rapuka , Llesh Gjergji , e deri te zanat malesore Tringë Smajlja, Nore Kolja , Mitare Lucja etjerë etjera…

Per kryengritjen e Malesisë së Madhe që i parapriu shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë, gazeta më e madhe britanike “The Times” e dates 21 korrik 1911 do të shkruante : “..Kur të shkruhet historia e kohës sonë , lufta e Malësorve shqiptarë do të kujtohet si një nga epopet më të shkelqyeshme të luftes moderne..”

Nderë e lavdi të perjetëshme ,deshmorëve , martireve dhe veprimtarëve që u sakrifikuan per Flamurin e Lirinë e ketyre trojeve nga më shqiptaret dhe Europianet e Shqiperisë Etnike..

(VOO: Më hollësisht e gjërësisht (me reerenca),shih monografinë time modeste me titull: “Kryekryengritja e Malësisë së Madhe kundër perandorisë Turke-Osmane 1911”, botim i vitit 2016 dhe ribotim i vitit 2019).

Filed Under: Histori

Kosovës si shtet i duhet deputetja shqiptare në parlamentin kroat

March 24, 2024 by s p

Shkruajnë: Komuniteti shqiptarë në Kroaci/

Përpjekjet e shumta të disa “shqiptareve” e qe jane prezence e rastesishme ne shoqerine kroate, edhe kesaj here po tentojne per ta shperndare voten e votuesit shqiptar ne Kroaci. Keshtu ndodhi edhe ne tre pale zgjedhje me pare, radhazi, ku çdo here deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Perlaskaj doli ngadhnjimtare.

Ajo i prezantoi dhe i prezanton te gjithe shqiptaret dinjitetshim dhe me devotshmeri te pashoq ne Parlamentin kroat, sepse edukata e saj e paster shqiptare, synon qe te perceptohet shqiptari ne Kroaci ashtu sikurse e meriton!

Ajo shqiptarin nuk e sheh te si subjekt te asimiluar por si subjekt te integruar ne shoqerine kroate. Ajo, nuk deshiron nderrim identitar, qofte fetare apo nacional, por ajo synon shqiptarin ne Kroaci ta shoh si nje teresi nacionale.

Ajo i perfaqesoi te gjithe pa dallim, edhe ata qe nuk votuan per te, e te cilet e kishin vetem nje qellim; te bejne perçarje te trupit votues vetem per ta cua kandidatin joshqiptar (boshnjak) per ti perfaqesua shqiptaret.

Ajo nuk eshte kunder pakicave qe i prezanton (boshnjaket, maqedonasit, malazezet dhe sllovenet) sepse me punen e vet e deshmoi kete deri tani, por, ajo eshte shqiptare dhe si e tille don te mbetet!

Deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Perlaskaj, edhe kesaj here i pirosit votuesit, se nuk ka kunderkandidat shqiptar, ajo i ka jo nje, por disa kunderkandidat boshnjak qe synojne dhe kan te vetmin qellim nepermes dhe me ndihmen e disa votuesve te mjere “shqiptar” ta çojne boshnjakun ne parlament.

I porosisim se kjo perpjekje e tyre nuk do tu kene sukses, sepse, shqiptaria dhe trupi votues shqiptar ne Kroaci e din se çka don, ai voton vetem shqip pa dallim feje dhe regjioni. Ai voton per deputeten tone me te cilen mburret shqiptaria, mburret Shqiperia, Kosova, shqiptaret e Maqedonise Veriore, dhe trojet etnike.

Deputetja znj. Ermina Lekaj Perlaskaj ndihmoi nepermes Kroacise dhe diplomacise se saj ku eshte pjese aktive ne parlamentin kroat:

– Kosoves, ne aplikim dhe tani antaresim ne Keshillin e Evropes,

– Shqiperise, ne proceset politike integruese evropiane si dhe

– Maqedonise se Veriut ne perpjekjet e saj per implementim te rrugetimit te shqiptareve ne barazine ne shtetin e Maqedonise Veriore.

Ne aspektin arsimor, ekonomik dhe shendetesor, qofte Shqiperise, qofte Kosoves qofte shqiptareve ne Maqedonine Veriore kjo deputete la gjurme te pashlyera, per te cilin gje, qeverite shqiptare, ato, e Shqiperise dhe Kosoves si dhe z Ali Ahmeti si perfaqesues legjitim i shqiptareve e mbeshtesin fuqishem znj Ermina Lekaj Perlaskaj ne keto zgjedhje.

Na prifte e mbara!

Filed Under: ESSE

25-vjetori i operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës, mesazhi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj

March 24, 2024 by s p

Faleminderit, NATO! Faleminderit, SHBA!/

25 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.

Sot ne përkujtojmë një ngjarje me rëndësi historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.

Ndërhyrja e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA-ja, i dha të drejtë kauzës së lartë të popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi.

Urtësia politike, largpamësia strategjike dhe vendosmëria e Aleancës për të mos qëndruar indiferente ndaj spastrimit etnik dhe dhunës jo vetëm e shpëtuan Kosovën, por krijuan një kornizë të re të sigurisë për të gjithë rajonin.

Në sajë të kësaj ndërhyrjeje, brenda pak kohe u mundësua pavarësimi dhe krijimi i Republikës së Kosovës, një histori suksesi e shtetndërtimit demokratik.

Prania e NATO-s në Kosovë nëpërmjet trupave të KFOR-it vijon të luajë edhe sot një rol të rëndësishëm në sigurinë e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Akti historik i NATO-s na kujton se nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet.

Teksa falënderojmë ndihmën e paçmuar të Aleancës më të fuqishme të botës dhe të partnerit tonë strategjik, SHBA-së, sot përkujtojmë edhe sakrificat e kombit shqiptar, luftën heroike të UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë. Ata ndërtuan piedestalin ku u ngrit kauza e drejtë e ndërhyrjes në Kosovë. Nder përjetë heronjve të kombit!

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1075
  • 1076
  • 1077
  • 1078
  • 1079
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT