
EKIPI PATRIOTIK I SHOQATËS MAASBESA – BOSTON
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

EKIPI PATRIOTIK I SHOQATËS MAASBESA – BOSTON
by s p

Nga Anila Kadija/
Për herë të parë, në historinë e mësimdhënies së gjuhës shqipe, në Mbretërinë e Bashkuar, krijohet Lidhja e Mësuesve Shqiptarë!
17 mars 2024, një datë e shënuar kjo në Londër, ku me iniciativën e disa shoqatave: “Ardhmëria”, “Gjurmët Ilirjane”, shoqata “Drenica”, “Shoqata Akademike Shqiptare”, “Nënë Tereza”, “Arbëria”, “Bright Eagles” si edhe me pjesëmarrjen e mësuesve shqiptarë që punojnë dhe bashkëpunojnë për përhapjen e gjuhës shqipe, mbrojtjen e kulturës shqiptare, u hodh hapi më i rëndësishëm i një lidhje profesionistësh e nivelit të lartë.
Organizimi u bë në zyrat e shoqatës “Ardhmëria” nën kujdesin e veçantë të kryetarit të kësaj shoqate z.Lutfi Vata dhe stafit të saj.
Procedura e diskutimit të statutit dhe zgjedhjet u zhvilluan në frymë meritokratike dhe me votimin e mbi 40 bashkëthemeluesëve të kësaj lidhjeje.
E pranishme për të vëzhguar punën dhe zgjedhjet ishte zëvendës ambasadorja znj. Almona Bajramaj, e cila përshëndeti lidhjen dhe përcolli mirënjohjen e shtetit shqiptar si përfaqësuese e lartë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas diskutimeve, propozimeve, ideve u miratua dhe u votua statuti i Lidhjes së Mësuesve dhe u propozuan tre kandidatë për kryetar:
Znj. Ardjana Gjoni
Z.Lutfi Vata
Znj. Alda Çapia
Votimi nga 28 të pranishëm në sallën e mbledhjes, 14 online, gjithsej 42 themelues përcolli këto rezultate:
1. Kryetar z.Lutfi Vata
2. Nënkryetar znj. Ardjana Gjoni
3. Nënkryetar z. Abedin Bajraktari
4. Zëdhënëse znj. Anila Kadija
5. Sekretare znj. Adelina Hysenaj
6. Financiere Ornela Gjeta
Anëtarë
7. Alda Capja
8. Lindita Bazina
9. Najada Fani
10. Esmeralda Spahia
11. Ilira Mucaj
12. Marsela Kalaja Hoxha
13. Vildane Dibra Zhubi
14. Euord Pajo
15. Migena Goga
16. Enxhi Lami
17. Dallendyshe Lashi
Në përfundim të zgjedhjeve zv/Ambasadorja uroi z. Lutfi Vata dhe përgëzoi të gjithë asamblenë, kryesinë e porsa zgjedhur, për këtë iniciativë në krijimin e një institucioni shumë të rëndësishëm për mësuesit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas përfundimit të procesit z. Lutfi Vata shprehu entuziazmin dhe falenderoi të gjithë për besimin që iu dha duke theksuar që kjo Lidhje do të jetë një portë e hapur për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe jo vetëm në Londër por edhe në çdo vend të MB ku janë apo do të hapen shkolla shqipe në vazhdim.
Znj. Almona Bajramaj, e cila siguroi mbështetjen e të gjitha autoriteteve shqiptare dhe Ministrisë së Jashtme theksoi mbi të gjitha mbështetjen ndaj mësuesve dhe nxënësve shqiptarë për t’i plotësuar nevojat me tekste shkollore në shërbim të mësimin e gjuhës shqipe, përhapjes së kulturës dhe ruajtjes të identitetit kombëtar.
“Bashkëpunimi me Ambasadën Shqiptare në Londër do të vijojë si përherë dhe mbështetja e tyre do të jetë e pa kursyer për Lidhjen e Mësuesve” – tha znj. Bajramaj.
Puna nisi, vullnetarisht për një qëllim, të gjithë së bashku.
by s p

Muzeu Historik Kombëtar/
Papa Klementi XI ishte Papa i 243 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë nga 23 nëntori i 1700-ës deri më 19 mars 1721. Papa Klementi XI, Albani, e drejtoi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet. Në vitin 1660 pas kryerjes së shkollës fillore ai shkoi në Romë, për të ndjekur kolegjin romak. Aty studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Dhe në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti do të emërohet si sekretar i dekreteve papnore dhe në shkurt 1690 do emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet papë i kishës katolike. Ndihmesa ndaj Shqipërisë, shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit të Nëntë, për të bashkuar Krishterimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” të vitit 1703, i njohur si Kuvendi i Arbrit, i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Vdiq më 19 mars 1721 në Romë.
by s p







Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra zhvilloi në Boston më 17 Mars 2024 një mbledhje të përbashkët mes Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Pas himneve kombëtare amerikane dhe shqiptare, Kryetari i Këshillit Kolec Ndoja, bëri apelin e të pranishmëve dhe delegimeve. Ai kërkoi plotësimin e vendeve të sekretarit dhe nënkryetarit për të drejtuar punimet . Pasi u votuan Dr. At Teofan Koja(nënkryetar) dhe Ylli Dosku ( sekretar ), z. Ndoja u shpalosi të pranishmëve (sallë dhe zoom) rendin e ditës, ku pjesëmarrësit u dakorduan. Z. Ndoja i dha fjalën Kryetarit të Vatrës z. Elmi Berisha, i cili bëri një ekspoze të arritjeve të Vatrës në vitet e fundit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ndër të tjera tha: “Ku ishim, ku jemi dhe ku pretendojmë të shkojmë si Vatër dhe komunitet shqiptar në Amerikë ? Fjalimi i Kryetarit Berisha dhe ilustrimi i fotoreporterit Dritan Haxhia, me një dokumentar të përgatitur nga faqet e Gazetës Dielli dhe fotot e evenimenteve historike të dy viteve, u duartrokit shumë ngrohtë nga të pranishmit.
Një pasqyrë të punës për pregatitjen dhe regjistrimin e Kanunores Re, foli Dr. Pashko Camaj, i cili menaxhoi në mënyrë profesionale lidhjen me të pranishmit në zoom: Dr. Dritan Demiraj , Mirela Kanini, Dr. Iris Halili, Dr. Paulin Marku , Sokol Paja , Nesti Nika , Gëzim Nika, Ndrek Tonaj, Viktor Popaj. Dr. Pashko, e quan Kanunoren : “ Bibla e Vatrës” dhe pas kësaj i dha fjalën, Bashkim Musabelliut, respektivisht , shefi juridik i Vatrës. (Dr. At Theofan Koja , bëri një ndërhyrje teknike në drejtimin e votimit të Sekretarit Pashko Camaj, i cili u votua unanimisht). Fjala e Bashkim Busabelliu, ishte e shtruar, e kujdesshme . Ai shpjegon rrugën e gjatë të sistemimit dhe axhustimit Kanunores së Re… Hapësirat , rregullat dhe shkeljet e ligjeve. Ai u shpjegoi pjesëmarrësve se tabani i Kanunores vjetër nuk është prekur.
Dr. Elmi Berisha kërkoi përsëri fjalën duke u kërkuar anëtarëve të Këshillit votbesimin e tij… Ai ndër të tjera u shpreh: “ Edhe pse jam shumë i sigurtë që kolegët që kemi punuar katër vite nuk do te jenë të lumtur me këtë veprim, them se mjegulla artificiale duhet me u largu prej vetes. Pra me qenë mirë me Zotin, me vetveten, me kombin , me familjen dhe me përgjegjësinë time civile, unë sot kërkoj votëbesimin tuaj!” Dhe pse Kanunorja e thotë prerë që, “vetëm Kuvendi ka të drejtë shkarkimin e Kryetarit të Vatrës”, Berisha kërkoi votbesim prej shkakut të baltës, shpifjeve të disa gjoja anëtarëve, të cilët janë të përjashtuar, ose që në vite nuk kanë paguar koutizacionin, ku automatikisht skualifikohen si anëtarë të organizatës. Megjithatë , z.Berisha, kërkoi votëbesimin në mënyrë morale. Akti i tij, sjell një kulturë të re demokratike, sjell përgjegjësi lidershipi dhe vizion. Rivotimi rikonfirmoi unanimisht kryetar Dr. Elmi Berisha.
Arkëtari Besim Malota dha një pasqyrë të detajuar mbi financat e Vatrës. Raporti i Arkëtarit fillon me 1 Mars 2022 deri në Mars 2024 , duke sjellur ledger book (gjitha rekordet) dhe raportet e të gjitha raportet pagesave mujore . Po ashtu, ai raportoi pagesat e gjitha Degëve të Vatrës në Amerikë.
Një përmbledhje të shkurtër bëri dhe Drejtori i Degëve z.Mond Rakaj, duke sjellur në vëmendje Degët e reja.
Të gjithë pjesëmarrësit diskutuan dhe dhanë mendimet e tyre për mbarëvajtjen e organizatës, Kolec Ndoja (Kryetar) , Dr. At Theofan Koja , (Nenkryetar), Ylli Dosku(Sekretar), Prof. Thanas Gjika, Isuf Spahia, Endri Filipi, Toni Suafaj, Adem Melellari , Gjokë Deçkaj, Drita Vushaj, Angjelina Nika, Eduard Aranitasi,Anton Raja, Flamur Vezaj, Mirela Kanini, Ndrek Tona, Iris Halili, Nesti Nika, Effi Qeleshi, Mentor Maksutaj, Subi Cako, Bardh Tomaj, Dritan Haxhia, Astrin Gjonpali.
Kryesia : Elmi Berisha, Alfons Grishaj, Pashko Camaj, Besim Malota, Mondi Rakaj, Dritan Demiraj, Bashkim Musabelliu , Ilir Cubi, Paulin Marku, Tasim Ruko, David Balaj, Paulin Mrnaçaj.
Pas shumë diskutimeve, ideve dhe debateve demokratike, Këshilli i Vatrës mori këto vendime:
1.U votëbesua unanimisht kryetari i Vatrës, kryesia dhe strukturat drejtuese të Vatrës
2.U votëbesuan me 98% të votave Këshilli i Vatrës, strukturat drejtuese: Kryetari Kolec Ndoja, Nënkryetari At Theofan Koja,Sekretari i Këshillit të Vatrës Ylli Dosku dhe Këshilltarët e rinj: Anton Raja, Subi Cako, Flamur Vezaj, Dritan Haxhia, Orest Cipa, Bardh Tomaj, Rafael Floqi, Endri Filipi.
3. Këshilli i Vatrës autorizoi Drejtorin e Degëve të Vatrës z.Mondi Rakaj që të marrë në shqyrtim listat dhe të rakordojë me Degët e Vatrës që kanë pasur probleme me organizimin, pagesat, zgjedhjet, dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Federatën Vatra.
4.Me propozim të kryetarit të Vatrës, u votua unanimisht që z.Idriz Lamaj ti hiqej përjashtimi nga Vatra. Të përjashtuarit me votë absolute 98% të votave nga Këshilli i Vatrës VL, AM, MM dhe NV që gjenden në procese gjyqësore me Vatrën i lihen në dorë drejtësisë amerikane për të thënë fjalën e saj. Të përjashtuarit me votë absolute 98% të votave nga Këshilli i Vatrës RM, PQ, MO ti drejtohen Këshillit të Ankesave për shqyrtim të pretendimeve të tyre dhe kërkesës për falje.
5. Z.Ilir Cubi u votua unanimisht si zv.Arkëtar i Vatrës
6. Këshilli i Vatrës unanimisht i dha 30 ditë kohë Degës Manhattan Branch që të riorganizohet me zgjedhje të reja të degës dhe të paraqesë në Këshillin e Ankesave: Dokumentacionin e plotë, listë pagesat, nënshkrimin e marrëveshjes me Vatrën dhe çdo detyrim tjetër si degë ndaj Federatës Vatra.
7. U miratua unanimisht rezoluta e paraqitur nga dega e Vatrës Ridgewood që Vatra t’u kërkojë institucioneve shqiptare, që të bëjnë të mundur votën e diasporës shqiptare, rezoluta u lexua nga Ylli Dosku.
8- U miratua unanimisht nga Këshilli i Vatrës raporti financiar i paraqitur nga arkëtari Besim Malota.
9- Këshilli i Vatrës miratoi unanimisht Komisionet që do të ndihmojnë Kryesinë dhe Këshillin e Vatrës në mbarëvajtjen e veprimtarisë së Federatës Vatra:
1. KOMISIONI I ANKESAVE/KËRKESAVE
Pashko Camaj
Drita Vushaj
Subi Cako
Efi Qeleshi
Toni Sufaj
2. KOMISIONI I MBROJTJES KOMBËTARE
Dritan Demiraj
Paulin Mernaçaj
Eduard Arianitasi
Enri Filipi
Sabi Cako
3. KOMISIONI I FINANCAVE
Besim Malota
Ilir Cubi
Theofan Koja
Mondi Rakaj
4. KOMISIONI I LIGJEVE DHE RREGULLORES
Bashkim Musabelliu
Mehmet Kadria
Kujtim Porja
Mentor Maksutaj
Flamur Vezaj
5. KOMISIONI I DIASPORËS
Pashko Camaj
Isuf Spahiu
Anton Raja
Endri Filipi
Tasim Ruko
6. KOMISIONI I TITUJVE TË NDERIT
Alfons Grishaj
Mondi Rakaj
Mirela Kanini
Iris Halili
Nesti Nikaj
7. KOMISIONI I GJUHËS DHE KULTURËS
Gezim Nika
Thanas Gjika
Angjelina Nika
Iris Halili
Dritan Haxhia
by s p

Ne, përfaqsues të organizimeve të shkallës së dytë dhe dhjetra shoqata dhe organizata të emigrantëve, si edhe veprimtarë të shquar të emigracionit shqiptar në Greqi, të mbledhur në qytetin e Selanikut më datë 25 shkurt 2024, shpallim njëzëshëm dhe zyrtarisht themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi.
Krijimi i DSHG përbën një përqasje të re, të domosdoshme, kalimin në një nível tjetër për organizimin dhe përfaqësimin e shtetasve shqiptarë rezidentë në Greqi në baza gjithëpërfshirëse dhe demokratike, me kulturë bashkëpunimi dhe etikë komunikimi.
Në datë 12 dhjetor 2023, ne publikuam Thirrjen për themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi, duke ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në diskutimin e hapur për të hartuar Statutin e këtij organizimi, që tu përgjigjet sa më mirë kërkesave dhe sfidave të kohës.
U zhvilluan mjaft takime me përfaqsues organizatash dhe veprimtarë të shquar me një shtrirje gjeografike nga e gjithë Greqia; nga Atika, Greqia e Veriut, Kreta, Peloponezi, Epiri, Thessalia, Greqia Perëndimore etj.
Diskutimet, këmbimi i ideve, përvojat pozitive të organizatave dhe veprimtarëve të shquar në diasporë u shoqëruan me aksione konkrete pranë faktorëve politikë dhe institucionalë të nivelit më të lartë në Greqi.
Brenda periudhës dhjetor 2023 deri në muajin shkurt 2024, përfaqsitë e DSHG kryen takime zyrtare pune me kryetarë partie, me ministra dhe deputetë të tre partive kryesore parlamentare greke, Nea Dhimokratia, SYRIZA dhe PASOK-KINIMA ALLAGIS.
Në takimet e përfasuesve të DSHG me faktorët politikë grekë, u dëshmua aftësia jonë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit, kultura e lartë e dialogut me politikën greke me jehonë dhe ndikim të madh në opinionin e gjerë grek dhe shqiptar, në të dy vendet tona.
Përfaqësuesit tanë ligjor kanë kryer të gjitha proceduarat e nevojshe konform ligjeve në fuqi dhe kanë depozituar pranë gjykatës së Athinës kërkesën dhe Statutin për njohjen ligjore të themelimit të organizimit të shkallës së tretë me emrin “Diaspora Shqiptare në Greqi” (Η Αλβανική Διασπορά στην Ελλάδα) me qendër në Athinë.
Diaspora Shqiptare në Greqi është organizatë e shkallës së tretë, gjithëpërfshirëse, jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo partiake.
Diaspora Shqiptare në Greqi ndër të tjera ka si qëllim:
– Ruajtjen e identitetit të emigracionit shqiptar: të gjuhës shqipe, të kulturës, të traditave dhe zakoneve shqiptare.
– Kuptimi gradual midis shoqatave, organzatave dhe grupimeve të ndryshme shqiptare në Greqi, bashkëpunimi dhe veprimtaritë e përbashkëta me qëllim integrimin e emigrantëve në shoqërinë greke, duke ruajtur paralelisht kulturën dhe identitetin kombëtar.
– Integrimi i emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke dhe europiane, kryesisht nepermjet njohjes ligjore, punësimit dhe qëndrimit të tyre në Greqi, barazise përballë ligjit, mësimit te gjuhës greke, si dhe gjuhëve të tjera që ndihmojnë në kontaktet dhe forcimin e marrëdhënieve, si dhe lidhur me barazinë në punë, në shkollë, në arsim e në shërbimet publike.
– Kultivimi i frymës së miqësisë së mirë ndërmjet shqiptarëve, grekërve dhe të çdo lloj kombësie tjetër emigrantësh në Greqi.
Këshilli i Përkohshëm Drejtues i DSHG merr përsipër drejtimin, organizimin, dhe gjithë veprimtarinë deri në zgjedhjet përfundimtare të organeve të DSHG.
KËSHILLI I PËRKOHSHËM DREJTUES I DSHG
Selanik, 25 shkurt 2024
Unioni i Shoqatave Shqiptare në Greqi
I përbërë nga Shoqata dhe Organizata si vijon:
1. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Mëmëdheu”, Megara
2. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Elbasani”, Athinë
3. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Aspropirgos”
4. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në “Larisa”
5. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Iliria”, Volos
6. – Organizata “Omiros”, Athinë
7. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Egjialia”, Egjio
8. – Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Skënderbeu”, Ierapetra, Kretë
Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Kretë
E përbërë nga Shoqata dhe Organizata si vijon:
1. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Hanja, Kretë
2. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Rrethimno, Kretë
3. Shoqata “Bashkimi” Shqiptarë në Iraklio, Kretë
4. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë Kasteli, Kissamo, Hanja, Kretë
5. Shoqata e Emigranëve Shqiptarë në Sitia, Kretë
Komuniteti Shqiptar i Selanikut
Ku përfshihen edhe Organizatat e mëposhtme:
1. Unioni i Emigrantëve të Imathias
2. Shoqata e Pensionistëve në Selanik
3. Shoqata “Sithonia”, Halkidhiki
4. Shoqata “Vatra e Cerrikut”
5. Shoqata “Elbasani” në Selanik
6. Qendra Kulturore Shqiptaro-Greke “Pegasus”
Organizata e Gruas në Greqi “JETA”
Shoqata Kulturore dhe Artistke “Lushnja” në Greqi
Bashkimi i Delviniotëve në Greqi
Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi
Lobi Euroatlantik Shqiptar në Greqi
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Patra
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Nafpakto
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Bashkinë Velvendo, Kozani
Gjithashtu edhe shumë aktivistë dhe figura të shquara të Diasporës Shqiptare në Greqi, siç:
Z. Fatos Malaj, ish kandidat për deputet në Parlamentin e Greqisë, specialsitë i çështjeve të Emigracionit
z. Lefter Kuqo, biznesmen, aktivist në politikën shqiptare dhe politikën greke,
z. Ardi Toska, aktivist i dalluar në Rrethin e Fthiotidës, njohës i çështjeve të migracionit.
z. Sokrat Lambro, poet, skulptor, akivist i shquar, etj.
Për më shumë informacion:
Website: www.diasporashqiptare.gr
e-mail: info@diasporashqiptare.gr
facebook: Diaspora Shqiptare e Greqisë – Αλβανική Διασπορά Ελλάδας