• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Miqësia…

October 20, 2025 by s p

Mimoza Dajçi/

Koha ka treguar se jeta përballet me shumë sfida, kriza, siç janë varfëria, dhuna në familje dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, të cilat dëmtojnë sigurinë dhe harmonitë familjare, shoqërore, paqen e zhvillimin midis popujve të botës. Për t’u përballur me këto kriza dhe sfida, shkaqet e tyre duhet të adresohen duke promovuar dhe mbrojtur një frymë të përbashkët të solidaritetit njerëzor që merr shumë forma, sipas deklaratave të OKB-së, më e thjeshta është Miqësia.

Miqësia ndërmjet popujve, kulturave, rretheve të ndryshme shoqërore dhe individëve mund të frymëzojë përpjekjet për paqe dhe të ndërtojë ura mes komuniteteve. Nëpërmjet miqësisë, duke zhvilluar lidhje të forta besimi, mund të kontribuojmë në ndryshimet themelore të këtyre krizave dhe sfidave që na dalin përpara. Për miqësinë shkenca e mjekësisë thotë se: “Miqtë janë shumë të rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor të njeriut në të gjitha fazat e jetës”.

Siç kemi edhe ne shqiptarët një shprehje tepër të veçantë për miqësinë, “Më mirë një mik se një çiflik, ose “E kam mik/mike për kokë”, çfarë tregon se besimi mes palëve është në një nivel të lartë, që në fakt nuk ndodh gjithmonë. Ka raste kur në rrethana të ndryshme dikush gjindet në një hall të madh, miku që mendon se e ka për kokë, shikon rehatinë e tij e nuk i përgjigjet. Ai nuk mund të quhet më mik/mike për kokë.

Nuk ka rëndësi nga vjen e ku shkon, rëndësi ka të jetë një miqësi respektivisht e besueshme dhe jetë gjatë kudo që jeton e punon. Kanë thënë se Ilaçi më i mirë i miqësisë është koha, sa më e besueshme është ajo, aq më e bukur dhe e qëndrueshme është.

Por për të arritur qëndrushmëri dhe stabilitet, “Duhet një rrjet sigurie që do të na mbrojë të gjithëve dhe të krijojë pasion për një botë më të mirë ku të gjithë janë të bashkuar për të mirën madhore të përbashkët, pasi miqtë janë aty për të na ndihmuar në momente të vështira dhe për të festuar momentet e mira sëbashku”, shkruhet në materialin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, për Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë,

Miqtë nuk janë të rëndësishëm vetëm në nivel individual. Miqësia mund të jetë gjithashtu e rëndësishme në një nivel global. Miqësitë që kalojnë kufijtë mund të ndihmojnë në sjelljen e paqes dhe shmangien e luftës. Duke qenë se miqësia përfaqësohet në nivel universal, OKB ka njohur Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë, ku gjithashtu përfshihen edhe të rinjtë, si udhëheqës të ardhshëm, në aktivitetet e komunitetit që përfshijnë kultura të ndryshme duke nxitur mirëkuptimin dhe respektin ndërkombëtar për diversitetin.

Miqësitë vijnë në të gjitha format dhe madhësitë. Ata/ato mund të jenë dikush që i kemi takuar qysh fëmijë, një shok klase në shkollë, dikush që e kemi takuar në punë, etj. Ata mund të jenë miq që jetojnë në distancë në një vend tjetër ose miq virtualë që kemi njohur nëpërmjet internetit. Por kushdo qofshin, sido që i takojmë, ka një lidhje të veçantë të bazuar në një histori dhe interesa të përbashkëta, duke shijuar, duke bërë gjëra së bashku ose thjesht duke folur dhe kuptuar njëri tjetrin.

Filed Under: ESSE

Albanian American Women’s Organization – Florida Chapter “Motrat Qiriazi” hosted the 8th Annual Breast Cancer Educational Conference

October 19, 2025 by s p

The meaningful event held on October 12 was dedicated to learning, supporting, sharing, and empowering members of our Albanian community whose lives have been affected by breast cancer. It was a day filled with connection, compassion, and valuable information.

An outstanding panel of experts that gave presentations covering various aspects included

Dr. Zhenisa Hysenaj, MD – Hematology/Oncology

Dr. Eriola Balliu, MD – Endocrinology

Dr. Sonila Sejdaras – Clinical Psychology

Dr. Ervis Agastra – General Surgeon, Regional Hospital of Korça, Albania.

Their insights provided invaluable knowledge and encouragement to all in attendance. The Kosloski Family Foundation Board members, the Trustee and Executive Director Fotini Allteni Kokeri were sponsors of this educational event for eight years establishing a tradition for our Tampa Bay Community.

Remarks by the President of AAWO FL Chapter, Dr. Anna Kohen

Motra të Dashura!

Welcome to our 8th Breast Cancer Educational Conference!

This is a very special day dedicated to learning, supporting, sharing, empowering, and connecting with other members of our Albanian community whose lives have been impacted by breast cancer. We hope this conference provides you with the knowledge to address this disease.

As you know, we are a grassroots organization, which means that without your help we would not exist. I would like to thank our board of directors for their hard work and dedication. I also want to acknowledge our fabulous volunteers and, last but not least, our sponsors, whose support makes our outreach and education programs possible year after year.

Breast cancer knows no boundaries, and we are passionate about helping everyone learn about detection, prevention, and treatment. With knowledge comes empowerment; with community, inspiration; with support, HOPE.

A special thanks to today’s speakers: Dr. Zhenisa Hysenaj (Radiology), Dr. Eriola Balliu (Endocrinology), Dr. Sonila Sejdaras (Clinical Psychology), and Dr. Ervis Agastra (General Surgery) from Korça, Albania, for sharing their expertise.

Today is a day of celebration—the beauty, grace, and strength of all breast cancer survivors. We hope this day fills you with knowledge and enriches your life. Most of all, we pray that you choose hope for the future. As Christopher Reeve said, “Once you choose hope, everything is possible.”

This event was made possible by the full support of the Michael Kosloski Foundation, Trustee Fotini Allteni. Thank you, Fotini. We also thank Lule and Bekim Osmani for their generous gifts to celebrate life today.

Thank you!

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikanе Motrat Qiriazi, Dega Florida, mban Konferencën e Tetë Edukative të Kancerit të Gjirit

Synimi i konferencës është informimi, mbështetja dhe fuqizimi i komunitetit tonë dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit. Ishte një ditë e mbushur me ndarje eksperiencash, empati dhe informacione të vlefshme. Mjekët e panelit dhanë prezantime me vlerë për aspekte të lidhura me kancerin, si

Dr. Zhenisa Hysenaj, MD – Hematologji/Onkologji

Dr. Eriola Balliu, MD – Endokrinologji

Dr. Sonila Sejdaras – Psikologji Klinike

Dr. Ervis Agastra – Kirurg i Përgjithshëm nga Spitali Rajonal i Korçës, Shqipëri

Ata ofruan njohuri të paçmueshme dhe inkurajim për të gjithë të pranishmit. Kjo ngjarje u mundësua nga mbështetja e Fondacionit Michael Kosloski, me drejtuese të autorizuar Fotini Allteni Kokeri.

Filed Under: Komunitet

NËNË TEREZA, SHENJTORJA SHQIPTARE NË 22 VJETORIN E LUMTURIMIT NGA VATIKANI

October 19, 2025 by s p

Sokol Paja*/

22 vite më parë Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobël për Paqen në vitin 1979, u lumturua nga Papa Gjon Pali i Dytë. Nënë Tereza tashmë e shpallur e Shenjtë nga Vatikani më 4 Shtator 2016 në Sheshin Shën Pjetër nga Papa Françesku, sot është një simbol i paqes botërore dhe dashurisë së pashtershme, Nëna shpirtërore e të varfërve, të braktisurve, të sëmurëve, jetimëve. Një Nënë universale, që nuk rreshti për asnjë moment, me qëllimin e vetëm ti përkushtohej botës dhe shërimit të shoqërisë. Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare është një nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike universale dhe të popullit shqiptar. Me Nënë Terezën, Shenjtore, kombi shqiptar i dha botës një mesazh të fortë dashurie për njeriun, një dashuri aktive, të cilën as vetë nuk e kishte ndjerë ta merrte aq shumë nga bota, duke kapërcyer kufijtë shtetërorë dhe largësitë kontinentale, fetë, racat, orjentimet e ndryshme apo dhe interesat.

Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare është shenjti i gjallë, lapsi i Zotit në shëmbëlltyrën njerëzore. Gonxhja shqiptare e dashurisë së pashterrshme u shndërrua në gjuhë, fjalët e së cilës njeriut i thanë dhe i provuan se dashuria është e mundur. Shembulli i Nënë Terezës për botën është universal. Misionarja shqiptare, Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtëzakonshme. Ajo u bë Misionare e bamirësisë, “Nënë e të varfërve”, simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit për njerëzit. Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare iu përkushtua të gjithë familjeve të botës. Nënë Tereza e mahniti botën me luftën e saj unike në zhdukjen e varfërisë, plagëve të shoqërisë dhe më kryesorja, në dobi të respektit dhe dinjitetit të qenies njerëzore. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është pa dyshim bijë dhe nënë e gjithë njerëzimit. Ajo përballoi e vetme me forcën e mbinatyrshme të Perëndisë garën me të keqen që shfaqej në padrejtësitë ndaj të braktisurve, të sëmurëve, të pastrehëve e të pashpresëve.

Nënë Tereza është pjesë e krenarisë kombëtare, pjesë e identitetit tonë kombëtar shqiptar. E gjithë bota do të ketë nevojë gjithmonë për Nënë Terezën, për mesazhet e një jete, që ushqeu me dashuri dhe shpresë jetën e njerëzve, të cilëve u mungonte dashuria, shpresa e besimi. Nënë Tereza me atë ç’ka i ka dhënë universalizmit është një figurë e shquar edhe kombëtare ku futet pa dyshim në kolonën e njerëzve më të rëndësishëm të kombit shqiptar. Me veprimtarinë e saj, Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është mbrojtësja më e guximshme dhe më e madhe e jetës, kultura e jetës dhe qytetërimi i dashurisë. Nënë Tereza u përket vlerave universale të njerëzimit. Kryetari i çmimit Nobel të Suedisë, profesor Xhon Sanes, pati deklaruar në ceremoninë e nderimit teksa qe shprehur me fjalë prekëse: “Veçoria e punës së saj ka qenë respekti për njeriun, për vlerat dhe dinjitetin e tij. Më të mjeruarit, më të vetmuarit, fatkeqët që po vdesin, lebrosët e braktisur janë pranuar nga ajo dhe motrat e saj me dashuri dhe ngrohtësi, pa përbuzje por të mbështetura mbi respektin për Krishtin te njeriu”.

Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza edhe pse prej shumë kohësh nuk jeton pranë nesh, jeton e gjallë vepra e saj. Ajo na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtëzakonshme. Nënë Tereza ishte një misionare, me të cilën shqiptarët identifikohen kudo në botë. Shqiptarët duke u identifikuar me Nënë Terezën, identifikohen edhe me vlerat e saj, me humanizmin, empatinë dhe zemërgjerësinë. Nënë Tereza, për shqiptarët, mbi të gjitha është një shenjtore e vetëmohimit, e dashurisë për njeriun, që me veprën e saj humane i ka shërbyer mbarë njerëzimit, por edhe e ka nderuar emrin e kombit shqiptar. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është një simbol i bashkimit të kombit tonë dhe identifikimit të shqiptarëve në botën e vlerave universale.

*Ripostim

Filed Under: Politike

Urime Qendrës Islame Shqiptare në Detroit me rastin e 80 vjetorit të themelimit

October 19, 2025 by s p

Mondi Rakaj/

Në emër të Federatës “Vatra”, mora pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Qendrës Islame Shqiptare në Detroit.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, përcolla përshëndetjet dhe urimet më të mira në emër të Kryetarit të Federatës “Vatra”, z. Elmi Berisha, dhe Nënkryetarit, z. Alfons Grishaj, të cilët për arsye objektive nuk mundën të marrin pjesë personalisht në këtë aktivitet.

Shpreha mirënjohjen time të veçantë ndaj Imam Shuajp Gërgurit për ftesën e bërë dhe theksova kënaqësinë që tradita e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë vazhdon të ruhet e të përsëritet. Ashtu si dikur, kur marrëdhëniet mes Kryetarit të “Vatrës” Fan Nolit, Imam Vebi Ismailit dhe Baba Rexhepit ishin shembull bashkëpunimi e harmonie, edhe sot vërehet një frymë e ngrohtë uniteti mes prijësve fetarë.

Është kënaqësi të shohim të gjithë drejtuesit fetarë të ulur në një tryezë të përbashkët, duke dëshmuar se marrëdhëniet tona janë më të mira se kurrë më parë.

Edhe një herë, urime të përzemërta për 80-vjetorin e Qendrës Islame në Detroit! Uroj që kjo traditë dhe harmoni të vazhdojnë gjatë dhe që të festoni sa më shumë përvjetorë të tillë. Një organizim i shkëlqyer mbi veprimtarinë fetare dhe atdhetare të Qendrës Islame Shqiptare, si pasuri e vyer e komunitetit shqiptar në Michigan.

Institucionet fetare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në komunitetin shqiptar për ruajtjen e pasurisë shpirtërore, materiale e atdhetare. Bashkësitë fetare historikisht dhanë një kontribut fenomenal në ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Filed Under: Opinion

Bamirësia sjell bamirësi

October 19, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Festimi i gjashtë vjetorit të Albanians Fighting Cancer AFC USA në këtë tetor rozë tregoi forcën që ka mbështetja njerëzore dhe fuqinë që vjen nga bamirësia. “Gjashtë vjet më parë, nuk u nisëm si organizatë, por si një bashkëbisedim për të mësuar më shumë për sëmundjen e kancerit, pas diagnostikimit të motrës sime, Noelës,” kujtoi Roberta Panariti Nashi, Presidente dhe themeluese e AFC USA, duke hapur festimin ditën e shtunë në Leo’s Restaurant në Braintree, Mass. “Edhe sot, jemi këtu për të dëgjuar nga ju dhe për të qenë pranë jush,” theksoi ajo duke iu afruar Mozës dhe Myzi Ormenajt për të thënë përjetimet e tyre.

Meqë as kanceri, por as bamirësia nuk njohin kufij, historitë e të mbijeturave ishin të pranishme si në sallën elegante në qytetin Braintree, ashtu edhe përtej oqeanit gjatë ditëve të Festivalit MIK tek rasti i Brikelës nga Korça, e cila arriti të hynte në operacionin shpëtimtar për jetën e saj në sajë të ndihmës që i dha AFC-ja.

Çfarë nuk thuhej me fjalë në sallë, rridhte në lotët e Vasilikës për nënën që nuk është më dhe në kujtimet për ndarjen e hershme nga jeta të mamasë së Anisës si edhe tek pjesëmarrës të tjerë.

Veç ndihmës së drejtpërdrejtë për 167 raste individuale, AFC USA ka çuar pajisje dhe medikamente në spitalet e Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Durrësit, Shkodrës dhe në Kosovë. Në muajin mars 2025 një kargo me vlerë 280,000 dollarë u dërgua në Shqipëri në sajë të partnerëve të AFC, MedWish International dhe Drejtueses Manaxhuese të Kosloski Family Foundation, Fotini Kokeri.

Por një bamirësi nuk mbetet vetëm. Prej dhurimeve të arritura në Shqipëri tashmë mundësohen ndërhyrje dhe operacione që mund të kryhen në qytetin tonë, thanë mjekët Samuel Kristo, Shefi i Senatoriumit të spitalit të Korçës dhe Dr. Ervis Agasta, i cili sapo përfundoi specializimin në qendrën Moffitt Cancer Center në Florida dhe do kthehet në Shqipëri këtë javë. Ata u nderuan me certifikatë falenderimi për punën përtej detyrës humane në mjekësi duke bashkëpunuar me AFC për sigurimin e mjeteve që ndihmojnë trajtimin e pacientëve.

Organizatoret Anila Raxhimi, motrat Zana dhe Elisa Balashi ishin përkujdesur duke i kushtuar vëmendje çdo detaji të mbrëmjes. Momentet e ndarjes dhe shpalljes së fituesve të biletave rozë të dhurimeve për bamirësi (raffles) solli situata gazmore për pjesëmarrësit.

Programin artistik të festës e realizuan këngëtare dhe instrumentistë të talentuar si Altea Ali, me interpretimin e hymneve kombëtare shqiptare dhe amerikane dhe disa këngë të zgjedhura, violinistja shumë e njohur Rozita Fishta luajti në pjesën hyrëse dhe pastaj shoqëroi disa krijime të preferuara të kënduara nga Justina Fishta dhe Roberta Panariti, dhe JorgoDJ kënaqi mysafirët gjithë pjesën tjetër të festimit.

Duke ftuar njëra tjetrën përpara aparateve, shoqet Kela, Mira, Ariana, Valbona, i thoshin njëra tjetrës se “kjo është çfarë na duhet për të harruar për pak orë ngarkesën e përditshme të jetës.”

Festimi shumëngjyrësh i përvjetorit të gjashtë të AFC-së ishte një mbasdite tetori që na takon të gjithëve, njerëzve në të dyja anët e aktit të dhurimit, kontribuesve dhe të prekurve nga kanceri, nënave apo prindërve që shkuan para kohe nga kanceri dhe atyre që do diagnostikohen me sëmundjen, që mesatarisht prek një në tre vetë në Amerikë. Duke ju gjendur njëri tjetrit, sfida bëhet më e përballueshme dhe bamirësia shumëfishohet kur jep dhe gjen mbështetje tek Shqiptarët Kundra Kancerit Albanians Fighting Cancer AFC USA https://albaniansfightingcancer.org

Foto Artan Malaj

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 107
  • 108
  • 109
  • 110
  • 111
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT