• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro

December 3, 2025 by s p

By Blerta Alikaj

December 2, 2025, New York

On November 29, 2025, Dr. Evia Nano, MD, warmly welcomed close family and friends to a thoughtfully curated, intimate book signing at her office located on the 10th floor of 65 West 36th Street, New York, NY 10018. The evening’s centerpiece was author Dearta Logu Fusaro, honored as the guest of the night, who shared her debut book, The Illyrian Way. This remarkable book chronicles an awe-inspiring journey through the Western Balkans, where Dearta and her husband, Justin, trekked 435 miles on foot, weaving together unforgettable experiences, breathtaking photographs, treasured local recipes and remedies, and meticulously crafted trail maps spanning Slovenia, Croatia, Bosnia and Herzegovina, Montenegro, Kosovo, North Macedonia, and Albania.

During the event, Dearta captivated her audience with heartfelt reading and an engaging Q&A session. Attendees of various generations and professions enthusiastically participated, sparking vibrant dialogue and connecting deeply with the author’s narrative of belonging and embracing open dialogue with neighboring countries. The gathering not only celebrated the book’s first shipment but also fostered a powerful sense of inspiration among guests, uniting everyone in a collective yearning for a modern Balkan Renaissance —a testament to the enduring spirit, culture, people, and beauty of the region. Dr. Nano concluded the night with a warm sentiment about forums as such being an opportunity to spark a new way of celebrating culture and getting involved in future multi-media Balkan collaborations.             

    

 

Filed Under: Reportazh

DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË

December 3, 2025 by s p

 Nga Frank Shkreli

 (Në përvjetorin e lindjes)

“Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e Kombit shqiptar dhe të drejtat e tij”, Presidenti Bill Clinton

                                                                                                          Dr Ibrahim Rugova

                                                                  2 Dhjetor 1944 – 21 Janar, 2006

Shpesh ndodh në historinë e kombeve – të mëdha e të vogla – që në rrethana e situata të caktuara, nga gjiri i një kombi dalin individë të cilët, me idetë e tyre, ringjallin dhe ndryshojnë jetën dhe historinë e kombit të vet. Unë besoj se i tillë ishte Dr Ibrahim Rugova, për shqiptarët.  A thua është e rastit a po një mister hyjnor që çerek fundin e shekullit të kaluar, Dr. Rugova u bë zëdhënsi i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe i mbarë Kombit shqiptar në periudhën post-komuniste.  Individë të një kombi si Ibrahim Rugova, shpeshëherë dënohen prej fatit për të pësuar nga vet bashkatdhetarët e tyre, keqkuptim, kritika, vuajtje dhe në përgjithësi, mos-mirënjohje për kontributin e dhënë për të mirën e përbashkët.  Në histsorinë e shqiptarëve, për fat të keq, mos njohja e meritave për njerëz të caktuar të historisë, nuk është gjë e re. Thuhet se as Gjergj Kastriotin -Skenderbe nuk e kuptuan aq mirë bashkohasit e tij.

Kam drojë se ky fat po ndjekë edhe Presidentin historik të Dardanisë, Dr Ibrahim Rugovën edhe pas kalimit të tij në amshim, megjithë kontributet e tija të shumta në historinë e re të Republikës së Kosovës dhe të Kombit shqiptar në përgjithësi, sidomos, në ndërkombëtarizimin e “çeshtjes së Kosovës” dhe mundësive që ai krijoi për lirinë dhe pavarësinë, që gëzon sot Republika e Kosovës, duke bërë miqë për shqiptarët anë e mbanë botës, por veçanërisht Shtetet e bashskuara dhe demokracitë perëndimore..   

Po e kujtoj sot Dr Ibrahim Rugovën, në ditëlindjen e tij, jo për të thënë ndonjë gjë të re për Presidentin historik të Dardanisë, pasi gjatë viteve kam shkruar dyzina artikujsh për veprimtarinë e Dr. Rugovës dhe për lidhjet e tija të veçanta me Shtetet e Bashkuara, por thjesht, po e kujtoj, shkurtimisht, për të mos e harruar! 

Po kujtoj vizitën e parë të Dr. Rugovës në Shtetet e Bashkuara në vjeshtë të vitit 1989, një vizitë që sipas disave, ndryshoi jetën e tij personale dhe historinë e Kosovës.  Ishte një vizitë, që sipas vërejtësve të ngjarjeve të asaj kohe,  hapi rrugën për vizita të shumta që ai bëri më vonë në Washington, me qëllim për të mbajtur në qendër të vëmendjes amerikane çështjen e Kosovës, pasi ishte i vetëdijshëm se në qoftë se Kosova do të zhdukej nga vëmendja politike dhe diplomatike e Shteteve të Bashkuara, siç ishte deri në atë kohë, vaj medet për popullin shqiptar të Kosovës. Nga këndvështrimi i sotëm, mund të thuhet se Dr. Ibrahim Rugova u kthye në Kosovë nga vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara Tetorin e vitit 1989, me një frymëzim dhe me një ndjenjë dhe pse jo me një angazhim personal dhe patriotik për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, në cilindo nivel që ta hidhte fati.  Pak pas kthimit të tij në Kosovë nga vizita në Washington ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai siguroi një platformë legjitime nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë dhe nga pikëpamja historike shqiptare. Do të fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve në mënyrën e tij të qetë, por bindëse, me bashkëbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare. Sidomos nga miqtë e kombit shqiptar, Dr. Rugova shikohej si një zëdhënës i denjë dhe mbrojtës i besueshëm i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej. Me këdo takohej, bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve. Ai nuk kishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushatës për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë, ka pohuar se, “Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare nga pikëpamja historike dhe njerëzore”. “Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tij”, ka thënë Presidenti Klinton. Ndërsa, Presidenti George W. Bush e ka kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tij kundër dhunës”.

 Për më tepër, Dr. Ibrahim Rugova, si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe mbështetjen e pa kushte të komunitetit shqiptaro-amerikan.  Pothuaj pa dallim feje krahinash dhe pa marrë parasysh bindjet politike. Si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shëndërroheshin në një lëvizje lobuese të fortë e historike – e pa parë deri atëherë – në përpjekjet ushtarake dhe diplomatike për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Një lëvizje kjo e papërsëritëshme deri më sot dhe nuk besoj se do përsëritet më, në historinë e këtij komuniteti – të pakën siç duken punët sot. 

Kjo lëvizje e fuqishme lobuese është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së Presidentit Rugova që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar në Amerikë nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë nga trojet shqiptare, për të marrë pjesë në seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin. 

 Dr. Rugova ishte i bindur se për Kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër, përveç radhitjes së tij, ndershmërisht, me të drejta dhe me përgjegjësi të plota, përkrah kombeve të përparuara të Perëndimit dhe përfundimisht, si pjesë e pandarë e organizmave Euro-Atlantike.  Për të arritur këtë objektiv, ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miq dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar. Ai siguroi përkrahjen e Perëndimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të Kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet perëndimore. Ai e kishte bërë të qartë prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke thekësuar shpeshëherë “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”. 

Ndryshe nga klasa politike post-komuniste shqiptare, Presidenti Ibrahim Rugova ishte i vetëdijshëm për dëmet që regjimi komunist i kishte sjellë gjatë dekadave imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqve të vjetër të Kombit shqipta, si Shtetet e Bashkuara.  Dhe për të siguruar mbështetjen e miqve të Kombit shqiptar si Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shembjen e komunizmit, Kombi shqiptar duhej të ndërtonte baza të reja dhe të forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe në themelet e trashëgimisë shpirtërore, historike dhe patriotike të rilindësve të vërtetë shqiptarëve. 

Ishin këto karakteristike, cilësi, parime por edhe kultura e tij njerëzore plotë urtësi e modesti, të gërshetuara me vlerat më të mira të Kombit shqiptar, ato vlera që më në fund, e ndihmuan Dr Rugovën që të bënte miq për Kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi në trojet autoktone në Ballkanin Perëndimor, ku kanë jetuar me shekuj.

Në këtë përvjetor të lindjes, Dr Ibrahim Rugova duhet të kujtohet gjithashtu, jo vetëm për miqtë e shumtë që i bëri Kosovës dhe shqiptarëve, anë e mbanë botës, por edhe për shembullin e tij si njeri dhe si udhëheqës shqiptar i kohërave moderne, i cili mbi të gjitha, besonte se dashuria për Kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës,  duhet të jenë në përputhje me ruajtjen e nderit personal dhe emrit të mirë shqiptar, në botë.

Frank Shkreli

       Clinton para dhjetë viteve në Kosovë tregoi se si Rugova kërkoi nga ai ...Takim i Presidentit historik të Dardanisë, Dr Ibrahim Rugova me Pesidentin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Z. Bill Clinton

Autori me Dr. Ibrahim Rugovën dhe Dr. Elez Biberaj në shtëpinë e Elezit në Virginia, jo larg Washingtonit

A group of men standing together

Description automatically generatedDr. Ibrahim Rugova, Frank Shkreli dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989.  Ishte kjo vizita e parë dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhëshëm të Republikës së Kosovës në Washington, por jo e fundit. (Foto ekskluzive e autorit nga vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës në Washington.

Filed Under: ESSE

Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)

December 3, 2025 by s p

Një nismë profesionale për bashkëpunim, edukim, mentorim dhe ndërgjegjësim shëndetësor në komunitetin shqiptar.

Me krenari njoftojmë krijimin e Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA) – Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Gastroenterologjisë – një organizatë profesionale e themeluar me qëllim forcimin e bashkëpunimit shkencor, edukimit mjekësor, mentorimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit shëndetësor në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe Kosovë.

AAGA synon të krijojë një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi mes mjekëve gastroenterologë shqiptarë në diasporë dhe në trojet shqiptare; të nxisë shkëmbimin e përvojave, organizimin e konferencave, aktiviteteve edukative dhe fushatave të ndërgjegjësimit për sëmundjet e aparatit tretës dhe parandalimin e kancerit në komunitetin shqiptar. Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet mbështetjes dhe mentorimit të studentëve të mjekësisë, rezidentëve dhe mjekëve në specializim (fellows).

Bordi Drejtues i AAGA përbëhet nga mjekë të respektuar të komunitetit tonë:

Dr. Zana Nikolla – Presidente

Dr. Lidia Spaho – Zv/Presidente

Dr. Manol Jovani – Thesari

Dr. Elona Shehi – Sekretare

Dr. Xheni Deda – Lidhje me Shqipërinë

Dr. Erinda Stefi – Lidhje me Kosovën

Dr. Rifat Latifi – Anëtar i Nderuar i Bordit (Distinguished Board Member)

Prania e Dr. Rifat Latifi, figurë me reputacion ndërkombëtar në mjekësi dhe ish-Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, përbën një vlerë të veçantë për misionin dhe vizionin e AAGA.

AAGA do të bashkëpunojë ngushtë me institucione shëndetësore, universitete, shoqata profesionale dhe organizata komunitare në SHBA, Shqipëri dhe Kosovë për:

rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e aparatit tretës,

parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit gastrointestinal,

edukimin e vazhdueshëm profesional,

mentorimin e brezit të ri të mjekëve,

si edhe forcimin e partneriteteve akademike dhe shkencore ndërkombëtare.

Shoqata fton të gjithë mjekët, studentët e mjekësisë, rezidentët, fellows dhe profesionistët e shëndetit shqiptarë të kontribuojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme të re dhe vizionare.

The Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA) Is Established

A Professional Initiative for Collaboration, Education, Mentorship, and Digestive & Cancer Awareness in the Albanian Community

We are proud to announce the establishment of the Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA), a professional organization founded to strengthen scientific collaboration, medical education, mentorship, and public health awareness within the Albanian community in the United States, Albania, and Kosovo.

AAGA aims to build a sustainable collaborative platform connecting Albanian gastroenterologists and healthcare professionals in the diaspora with those in the homelands. The association will promote professional development, academic exchange, educational conferences, and community outreach programs focused on digestive diseases and the prevention and early detection of gastrointestinal cancers. A key mission of AAGA is the support and mentorship of medical students, residents, and fellows.

The AAGA Board of Directors consists of highly respected physicians from our community:

Dr. Zana Nikolla – President

Dr. Lidia Spaho – Vice President

Dr. Manol Jovani – Treasurer

Dr. Elona Shehi – Secretary

Dr. Xheni Deda – Liaison to Albania

Dr. Erinda Stefi – Liaison to Kosovo

Dr. Rifat Latifi – Distinguished Board Member

The involvement of Dr. Rifat Latifi—an internationally renowned physician and former Minister of Health of the Republic of Kosovo—brings exceptional expertise and prestige to AAGA’s mission.

AAGA will actively collaborate with healthcare institutions, universities, medical societies, and community organizations in the U.S., Albania, and Kosovo to:

increase awareness of digestive health,

promote prevention and early detection of gastrointestinal cancers,

support continuing medical education,

mentor the next generation of physicians,

and strengthen international academic and clinical partnerships.

The association warmly invites physicians, medical students, residents, fellows, healthcare professionals, and members of the Albanian community to join and support this important initiative.

Please follow the society on social media:

Facebook: https://tinyurl.com/5hf859hr

LinkedIn: https://www.linkedin.com/…/albanian-american…/

Email: aaga@gastrodocs.org

Filed Under: Komunitet

Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

December 3, 2025 by s p

Prof. Rifat Latifi është zgjedhur drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës. Ai është gjithashtu themelues dhe president emeritus i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe ideator i QKSTK-së.

Qendra për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës në UP do të ofrojë mbështetje në edukim dhe hulumtim për të gjitha degët kirurgjike dhe do të trajtojë çështje të rëndësishme si diplomacia mjekësore dhe teknologjitë e avancuara. Qendra pritet të angazhojë profesionistë mjekësorë dhe inxhinierë nga vendi dhe bota, me qëllim ofrimin e mundësive për bashkëpunim dhe zhvillimin e programeve të avancuara të trajnimit.

Objektivat kryesorë të QKSTK-së përfshijnë krijimin e programeve gjithëpërfshirëse, përmirësimin e aftësive kërkimore dhe integrimin e teknologjive të avancuara. Qendra do të shërbejë gjithashtu si platformë edhe për publikimet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe do të zhvillojë bashkëpunime me universitete e institucione ndërkombëtare.

Përfshirja e laboratorëve të simulimit, programeve të telemjekësisë dhe përgjithësisht një qasjeje multidisiplinare ndaj trajtimit të traumës dhe urgjencës, do të jetë thelbësore në punën e QKSTK-së. Në këtë kuadër, QKSTK-ja do të prodhojë edhe literaturë shkencore dhe do të mbështesë diplomacinë mjekësore dhe shëndetin global.

Drejtori i sapozgjedhur i Qendrës, prof. Latifi, theksoi se ajo do të jetë një institucion kryesor për arsimim, kërkim dhe avancim teknologjik në fushën e kirurgjisë, duke përfshirë mjekësinë kirurgjikale, traumën dhe urgjencën.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, shprehu kënaqësinë e tij për emërimin e prof. Rifat Latifit në funksionin e drejtorit të QKSTK-së në UP.

Prof. Hajrullahu theksoi se QKSTK-ja, si qendra e parë e këtij lloji në rajonin e Ballkanit, do të ofrojë mundësi të reja për studentët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe integrimin e teknologjive moderne për të avancuar standardet e kujdesit shëndetësor në Kosovë e përtej.

Rektori shfaqi bindjen se nën udhëheqjen e prof. Rifat Latifit, QKSTK-ja do të kontribuojë për zhvillimin e mjekësisë kirurgjikale dhe do të inkurajojë kërkimin shkencor dhe inovacionin për të përballuar sfidat e ardhshme në fushën e shëndetësisë. Profesori Hajrullahu gjithashtu bëri thirrje për mbështetje nga institucionet e ndryshme për të realizuar qëllimet ambicioze të kësaj qendre, duke e vendosur Kosovën si lider në arsimin dhe shëndetin kirurgjik. „Qendra jonë do të jetë një platformë për edukim, hulumtim dhe zhvillim profesional, për të krijuar një të ardhme më të mirë për profesionistët e kujdesit shëndetësor në Kosovë”, tha rektori Harullahu.

Në përfundim, prof. Latifi shprehu bindjen se QKSTK-ja është një nga iniciativat më ambicioze në fushën e shëndetësisë dhe edukimit kirurgjik në Kosovë, prandaj i duhet mbështetje serioze nga shteti i Kosovës për të realizuar potencialin e saj në vend e në tërë rajonin.

Në shtator të vitit 2025, Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me të cilin parashihet në detaje se si do të funksionojë Qendra për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës.

Marrë nga Universiteti i Prishtinës.

Filed Under: Mergata

Please join the Albanian American community in celebrating the 113th Anniversary of Albanian Independence in NYC

December 3, 2025 by s p

Please join the Albanian American community in celebrating the 113th Anniversary of Albanian Independence in NYC at the upcoming…

NYC Flag-Raising Ceremony – Wall Street Charging Bull

with NYC Mayor Eric Adams

NEW DATE: Tuesday, December 9, 2025

Time: Arrive at 1:30 PM, program starts at 2:00 PM SHARP

Location: 25 Broadway, New York, NY, 10004

(FREE: OPEN TO THE PUBLIC)

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 109
  • 110
  • 111
  • 112
  • 113
  • …
  • 2858
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA APEL PUBLIK DREJTUAR KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Please join the Albanian American community in celebrating the 18th Anniversary of Kosova’s Independence at New York City Hall
  • VATRA TELEGRAM URIMI QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Reçaku, një histori e dhembjes, sakrificës dhe ngadhënjimit mbi vdekjen
  • Një shqiptar kandidat për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Shpetim Qorraj: “Dua të jem zëri i fortë i qytetarëve të Distriktit 64”
  • Job-i biblik dhe romani « Brenga » e Pashko Camaj
  • Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon drejtësi
  • Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?
  • Kur një korb flet shqip: pse “Korbi” i Nolit nuk është thjesht përkthim i POE-s
  • “Nomos”
  • 𝒁𝒆̈𝒓𝒊 𝒊 𝒅𝒆̈𝒔𝒉𝒎𝒊𝒕𝒂𝒓𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆̈ 𝒑𝒂𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒔𝒆̈
  • Kush ishte shkrimtari shqiptar që kishte letërkëmbim dhe vlerësohej nga Viktor Hygo
  • Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim
  • Shqiptarë – fjala hyjnore që na mban gjallë edhe nga larg
  • Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës në Tiranë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT