• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqata e Grave Shqiptare në Connecticut festoi 8 Marsin

February 26, 2024 by s p

Miradije Rizvani Klenja/

Shoqata e Grave shqiptare në bashkëpunim me komunitetin shqiptar “Hasan Prishtina” në Connecticut edhe sivjet festoi diten ndërkombëtare të gruas. Mbrëmja festive ishte e pasur me zonja të të gjitha trojeve shqiptare nga Ilirida, Kosova dhe Shqipëria. Një festë ku celebrojmë arritjet dhe sukseset e femrës shqiptare në mërgatën e Amerikës. Të ftuar në këtë festë të.kthyer në traditë ishin yjet e muzikës shqiptare Ylli Demaj, Rovena Ibrahimi dhe Sali Malaj.Organizatorët që bënë të mundur mbrëmjen festive ishin Miradije Klenja dhe Femije Zhuta të cilat falënderojnë të te gjitha zonjat që moren pjesë në këtë mbrëmje. Ne i vlerësojmë dhe çmojmë për shembullin e tyre, angazhimin në komunitet dhe modelin në shoqëri. Komuniteti ynë në Connecticut po vazhdon traditën e festave dhe aktiviteteve kulturore për afro 40 vite me radhë. Të gjithë mbështetësve ndër vite, nderim e respekt. Një nga organizimet tradicionale që zhvillon shoqata e gruas është festivali shqiptar që mbahet çdo vit në fillim të muajit shtator ku shërbehet ushqim tradicional shqiptar, muzikë autentike shqiptare dhe këngë e valle nga vogëlushët e shkollës shqipe “Hasan Prishtina”. Synimi ynë është që puna dhe dashuria jonë për të vazhduar traditat e t’ua lëmë trashëgimi pasardhësve tanë në mërgatën e Amerikës. Shoqata e Grave “Hasan Prishtina” është themeluar 35 vite më parë dhe ka bërë vit pas viti organizime për festa tradicionale kombëtare e komunitare dhe ka dhënë mbështetje për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Filed Under: Komunitet

Marko Kepi nis fushatën për Senatin e Nju Jorkut Mbështetur nga Përfaqësuesit Republikanë në Bruklin 

February 26, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Marko Kepi shpalli publikisht kandidaturën e tij si republikan për Senatin e shtetit të Nju Jorkut në mjediset e lokalit Tatiana Grill në lagjen Brighton Beach, në Bruklin, të dielën në mesditë. “Kepi është kandidati i cili ka zyrtarisht mbështetjen e Partisë republikane,” tha Kryetari i Degës së kësaj partie për Bruklinin, Ritchie Barsamian. Në hapjen e fushatës për garën senatoriale Marko Kepit i qëndronin në krah politikanë të cilët kanë qenë në parlamentin e Nju Jorkut për vite me radhë si Senatori Marty Golden (2003-2018), si edhe ligjvënës të rinj si anëtari i Asamblesë Alec Brook-Krasni, deputeti Michael “Misha” Novakhov i zgjedhur në nëntor 2022. 

Folësit e vlerësuan Kepin si kandidat me cilësitë dhe përgatitjen e nevojshme për të fituar një vend në Senatin e Nju Jorkut, i cili është dhoma e lartë e legjislaturës, me 63 senatorë. Kepi, i cili ka qenë i angazhuar në veprimtari politike të komunitetit shqiptar në Nju Jork, tha se ka dashur të jap kontributin e tij në realizimin e “ëndrrës amerikane” sepse beson tek ajo dhe se ai vetë ka mësuar shumë se si të përfaqësojë interesat e elektoratit qysh nga koha kur ndihmonte në zyrat e Bruklinit të Senatorit Golden. 

Sipas rregullave zgjedhore, fushata e kandidatit fillon me plotësimin e peticioneve dhe mbledhjen e fondeve që të mund të jetë në fletëvotim në zgjedhjet e nëntorit 2024. “Duke pasur një senator republikan, ne kemi mundësi të pengojmë supermaxhorancën e demokratëve në kryeqytetin tonë, Albani,” thanë folësit, duke nxitur të pranishmit të përkrahin Marko Kepin. Anëtarë të shoqatave, aktivistë të rinisë, banorë të zonës Brighton Beach, përfaqësues të komunitetit pritën me duartrokitje kandidatin republikan Marko Kepi. 

Marko Kepi është bashkëthemelues i shoqatës Rrënjët Shqiptare, e njohur për organizimin e paradës shqiptare në parakalimin vjetor të kombësive të Nju Jorkut. Ai ka kryer studimet për Drejtësi Kriminalistike në John Jay College dhe është anëtar i forcave rezerviste të marinës (USMC) nga viti 2017. Kjo është e dyta herë që garon për Senatin e Nju Jorkut. 

Kepi dhe folësit theksuan se partia republikane qëndron e bashkuar – një temë me shumë rëndësi në këtë kohë për republikanët. Mbrëmë u mbajtën primaret e partisë në Karolinën e Jugut në vazhdën e shteteve që votojnë për kandidatin presidencial. Presidenti Trump (2016-2020) kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti dhe ish-guvernatorja e këtij shteti Niki Heili mandatin e parë. Në votimet e mbrëmshme Trumpi mori 59.8 për qind dhe Heili 39.5.

Anëtari i Kryesisë së Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra, Dr. Paulin Marku, Kryetari i degës Hudson Valley, Gëzim Nika, Mjeshtër i Madh, anëtare e Këshillit të Vatrës dhe Ambasadore e Kulturës shqiptare në diasporë, Angjelina Nika, Mjeshtër i Madh, shprehën mbështetje në hapjen e fushatës sot për Marko Kepin si kandidat për Senatin e Nju Jorkut. 

Filed Under: Opinion

REMINDER: THIS MONDAY

February 25, 2024 by s p

*Join us in celebrating the 16th Anniversary of Kosova’s Independence @ NY City Hall.*

********

Date: Monday, February 26, 2024

Time: 6 P.M. SHARP

Location: 1 City Hall, New York, NY, 10007

*RSVP IS REQUIRED*

If you have not already, please RSVP at the link below.

https://council.nyc.gov/…/kosova-independence…/

I look forward to celebrating with you all.

Respectfully,

Mark Gjonaj

_”Ai qe nuk e don kombin, nuk e don as Zotin, as vetveten.” – MG_

Filed Under: Analiza

Përshpirtëria e Nënës Tereze: Metodologjia misionare e Nënës Tereze nga Kalkuta

February 24, 2024 by s p

Prof. Luigi BOGLIOLO/

Pasi e përfundova leximin e këtij vëllimi ( Lush GJERGJI, Madre della carità, prima edizione italiana, VELAR 1990), në mënyrë spontane përsëritet ajo çka kishin thënë për Nënën Tereze etërve jezuitë, të cilët e njihnin  thellësisht shpirtin e saj: “Këtu është gishti i Zotit” (f. 142). Vëllimi është mjaft bindës për atë që shkruhet me fjalë dhe me ilustrime, përshkruan mirë rrugëtimin e “thirrjes së parë”. Përgatitjet hyjnore kanë prejardhje qysh nga rinia e hershme, në përshpirtërinë familjare, në shembullin e fesë dhe të dashurisë ndaj të varfërve, nga babai bujar dhe nga nëna.

Për “thirrjen e dytë” Zoti ndërhyri nëpërmjet një letre nga nëna e saj. Letra  i kishte arritur Motrës Tereze pas afro 20 viteve të jetës së kushtuar në degën irlandeze të “Motrave të Loretos”. Ajo kishte krye studimet  universitare, ishte mësimdhënëse në një shkollë të bukur të Kalkutës, e lumtur që po i formonte kaq të reja, edhe pse e njihte mirë varfërinë dhe mjerimin e Kalkutës. Ishte tejet e lumtur që kishte zbatuar idealin, i shkruante nënës Drane.

“Qendra jonë është shumë e bukur. Jam mësimdhënëse dhe kjo më pëlqen. Jam edhe drejtoreshë e tërë shkollës dhe këtu të gjithë më duan…”

Nëna e saj, frikësohet  mos  suksesi e ka dëmtuar, dhe e inkurajuar nga ajo që thoshte bashkëshorti i saj: “Armiku më i madh për një  të ri është suksesi i lehtë, sipërfaqësor, papritmas, që mund të shkaktojë krenarinë, dhe me këtë atëherë çdo gjë përfundon shpejt dhe keq” (f. 113).

Nëna ishte e lumtur për suksesin e bijës, por e qortonte kështu: “E dashura Gonxhe Gjyli, mos harro se ke shkuar atje për të varfër!” dhe sjellte shembujt e të varfërve në rrethin e Shkupit, që Gonxhja e ndihmonte nënën në shërbime të tilla.

Kjo letër kaq e vendosur dhe e “thatë”, e kishte tronditur, ia kishte rrëmbye paqen dhe qetësinë e zemrës. Ajo e kishte realizuar thirrjen: ishte motër misionare  në Indi. Çka donte ende Zoti prej saj?

Edhe një herë ishte zëri i Zotit i cili e thërret. Ky zë bëhej gjithnjë më i qartë, sigurt, si te këmbët e Zojës në Letnicë. Ju kujtuan kushtet e përjetshme që ajo i kishte dhënë në ditën e Zojës Ndihmëtare.

Kërkoi këshill prej udhëheqësve shpirtëror. Nuk pati kurrë dyshim për thirrjen e saj. Mirëpo  kishte filluar ta dëgjonte se Zoti po e thërret për një rrugë tjetër. Mund të kuptohet vuajtja e saj shpirtërore pas 20 viteve përkushtimi dhe shërbimi ndaj Zotit.

Një thirrje e re? Të tjerëve, në rend të parë bashkëmotrave, mund t’iu dukej diçka e çuditshme, një marrëzi, një tradhti. Dalja prej kuvendit të Motrave të Loretos, ku ishte aq mirë, me plot kënaqësi personale dhe të eproreve. Dalja, zhveshja prej petkave rregulltarë, ku kishte qëndruar dhe shërbye Zotin me vite…

Lutej për qëndresë, kërkonte këshille nga udhëheqësit e saj shpirtëror, të cilët e kishin vërtetuar ndërhyrjen e Zotit në thirrjen e re. Sa dhembje do të ketë pasur në zemrën e saj!

Kur iu paraqiti eproreve këtë thirrje të domosdoshme, kishte pasur një jo të vendosur nga autoritetet vendore kishtare, por ehe nga Roma. Mirëpo kur Zoti thërret, insiston si di vetëm Ai. “Duhet të dalësh nga kuvendi i motrave të Loretos për t’i shërbye të varfrit”. Ishte tashmë e sigurt se ishte zëri i Zotit që po thërret.

Kishte vendosur që këtë zë hyjnor t’ia paraqiste Eprores Gjenerale. Kur Zoti thërret, do diçka, atëherë nuk mungon hiri i tij. Thirrja e re na përkujton thirrjen e Abrahamit: “dil nga vendi yt dhe nga njerëzit e tu dhe shko në një vendo ku unë do të tregoj”.

Dhe, ja, papritmas erdhi përgjigjja e Qiellit, që vinte nga personi që e përfaqësonte Zotin në Kongregatë: Eprorja Gjenerale: “Nëse Zoti Ju thërret, me tërë zemrën time ju jap leje”.

Ajo së shpejti bëri këtë, mori sarin, veshje e thjeshtë e grave indiane, dhe niset në takim me të varfër, me një shtrëngim dore, buzëqeshje, këshillë, ndonjë bari. Nuk dinte as ku ta pushonte  kryet duke e kaluar natën nën qiellin e hapur së bashku me të varfër, deri sa nuk ishte lodhur. Kishte filluar me më të dobët: fëmijët. I mësonte, lante, vishte, ushqente, bënte të gjitha. Si një nënë e vërtetë. Ata filluan ta thërrasin me dashuri Ma që domethënë Nënë. 

Para se të vazhdoj paraqitjen time, dua t’i theksoj dy gjëra. Së pari ndërhyrja e Virgjërës Mari në thirrjen e parë dhe të dytë. Në vepra të mëdha gjithmonë është dora amësore  e Asaj që na ka dhuruar Jezu Krishti për Nënë, dhe që i do të gjithë bijtë e saj pa ndonjë përjashtim kohe, hapësire, prejardhjeje apo feje.

Ta dëgjojmë cila është fshehtësia e suksesit kaq të madh. “Para së gjithash synojmë që me jetën dhe punën tonë, me uratë, ta shpallim Jezu Krishtin atyre për të cilët kujdesemi. Dëshmojmë Jezu Krishtin me mënyrën e jetës, me vepra tona të vogla të dashurisë, dhe kur na jepet rasti, edhe me fjalë… Pasi që Zoti është Dashuri, edhe Misionaret e Dashurisë duhet të jenë të formuara në këtë dashuri, ta dëshmojnë dashurinë e Zotit të gjithëve, të krishterëve dhe jo të krishterëve, besimtarëve dhe jobesimtarëve, sidomos të varfërve ndër më të varfër. Ne duhet t’i kërkojmë në qytet apo në fshat, në lagje të varfra, në mbarë botën, ne mese të të braktisurve dhe të sëmurëve, të gërbulurve, atyre që janë në buzë të vdekjes, të dëbuarve, të dëshpëruarve. Ne kujdesemi për ata, i ushqejmë, veshim, gjithmonë të formuara nga dashuria e Krishtit” (krh. 145 – 146).  

Që në veprën e Nënës Tereze është gishti i Zotit e dinë të gjithë. Mbi të gjitha rritja e mrekullueshme për një kohë të shkurtë. Në vitin 1950 ishin tashmë 12; në vitin 1965, ishin 300, sot,  në nivel të Rendit Papnor, mbi 3000, duke u shtuar gjithnjë, vazhdimisht të kërkuara dhe të nderuara nga të gjithë. Të udhëhequra nga dashuria e Krishtit, duke bashkuar natyrën njerëzore me atë hyjnore, Nëna Tereze  i ka vëllazëruar të gjithë njerëzit dhe të gjithë i përkasin Atij, dhe Ai i ka shëlbuar të gjithë. Nëpërmjet veprës së Misionareve të Dashurisë i përngjajnë Krishtit të varfër, identifikohen me Të nëpërmjet Eukaristisë. Pasi ta kenë prekur Jezu Krishtin në trajtën e Eukaristisë, e prekin edhe në të varfër ndër më të varfër.

Nëna Tereze e ka përuruar një metodologji të re të ungjillëzimit dhe ri-ungjillëzimit në botën e krishterë e cila është nën ndikimin e konsumizmit dhe ideologjive të rrejshme. Mirëpo a është vërtet një metodologji e re? Apo kthim në metodologjinë e Krishtit, të cilën e kanë përvetësuar apostujt, sidomos Shën Pali.

Nëna Tereze dhe Misionaret e Dashurisë, që i ka themeluar ajo, janë misionare: duan ta shpallin dhe zbatojnë urdhrin  e tij. “Ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe gjer në skajin e botës” (Vap 1, 8). Kjo është detyra e çdo të krishteri, që sipas Koncilit të Dytë të Vatikanit: “Thirrja e krishterë është, për kah natyra, edhe thirrje në apostullim” (Dekreti mbi Apostulatin e Laikëve, I, 1). Apostullati i Misionareve të Dashurisë ka themelet e njëjta të apostullatit të Shën Palit i cili thotë që Zoti dëshiron që të gjithë njerëzit ta njohin të vërtetën dhe të shëlbohen.

Shën Pali prapë thotë: “Kush nuk e do Jezu Krishtin, qoftë mallkuar” (1 Kor 16, 22).

Kush vërtet e do Jezu Krishtin, dëshiron që ta njohin dhe duan të gjithë njerëzit, me çdo çmim. Këtu edhe është fuqia e lëvizjes së apostollatit misionar të Nënës Tereze. Ajo e ka zgjedhur një rrugë dhe metodologji që është shkruar në natyrën e zbulimit të krishterë, që është dashuria e përgjithshme, sepse të gjithë njerëzit janë të krijuar në përngjasimin e Zotit, edhe më tepër, sepse falë Mishërimit, të gjithë njerëzit janë vëllazëruar në Krishtin, prej të cilit kanë qenë dhe janë virtualisht të shëlbuar.

Dashuria e krishterë është njëkohësisht dëshmi dhe fjalë, porosi, gjuhë. Ajo është një dëshmi që flet. Është zjarr dhe dritë së bashku. Është ngrohje  dashurie dhe dritë e së vërtetës. Një dashuri e pajisur me të vërtetën e Zbulimit të krishterë. “Me nxehtësinë e dashurisë komunikohet drita e së vërtetës” (In Jo. Ev. C. 5 w, 34, 35).

Kështu në komentimin e ungjillit të Shën Gjonit në të cilin shtrohet pyetja që a vazhdon Shpirti Shenjt ta shenjtërojë Kishën, dhe nëse besimtarëve që e përbëjnë atë, pasi që askush sot nuk i flet, nuk është i aftë t’i flasë të gjitha gjuhët, si atëherë? Doktori ungjillor, duke u thirre në Shën Augustinin, përgjigjet kështu: Sot më  kjo nuk është e nevojshme.

Arsyeja? Kisha e përgjithshme i flet gjuhët e mbarë njerëzimit, sepse nëpërmjet Shpirtit Shenjt na dhurohet dashuria… dhe ajo duke i mbledhur të gjithë njerëzit, ua mundëson që të merren vesh në mënyrë të ndërsjellët (fecit quelibet cuilibet loqui, In Ev. Jo. C 7, Ed. Marietti. N. 1094).

Ja si ky Dijetar i Kishës e shpjegon fjalorin e misionit  të dashurisë, të drejtuar gjithë botës, mbi çdo dallim gjuhësor. Dashuria është gjuha universale e Kishës, që Nëna Tereze dhe motrat e saja e kanë vërtetuar, dhe mu për këtë të gjithë e kuptojnë, pa dallim vendi, kohe, race, gjuhe, edhe pse kanë një mori të madhe dallimesh gjuhësore, që ka hyrë në botë nga Kulla e Babelit.

 Shën Toma i mëson veçoritë e dashurisë:

∙        Duke u thirre në Shën Gregorin e Madh, ai thotë se dashuria e Zotit nuk është përtace. Ajo është e pranishme  dhe në zemrën e njeriut bënë vepra të mëdha: “amor Dei non est otiusus. Operatur enim magna si est”. (In Ep. Ad Heb. c. 1o, lect. 2).

∙        Qëllimi i jetës shpirtërore është bashkimi i njeriut me Zotin, dhe kjo ngjan nëpërmjet dashurisë (II – II, q. 44. a. 1 ).

∙        Dashuria është thirrja universale  “in quolibet desiderato obiecto Ipse desideratur;  nihil enim est desideratum nisi quantum habet aliquam participationem Summ Boni” (De Din. Nom. c. 1, Ed. Marietti. N. 95).

∙        Dashuria e Zotit është burim i gëzimit të përjetshëm “Kush ka dashuri, e do Zotin dhe e ka atë që e do, gëzohet. “Quem habet caritatem, amat Deum et habet ipsum, et quia habet quod amat, gaudet” In Psalm. L. Lect. 6).

∙        Dashuria e Zotit ka rrënjë të thella në çdo njeri, edhe pse njeriu nuk është i vetëdijshëm (“naturali dilectatione etiam angelus et homo plus diligunt Deum quam seipsum” (Sum. Theol. I, q. 60, a. 5).

Këto shqyrtime te shkurta na japin çelësin e karakteristikave të metodologjisë misionare  të Nënës Tereze dhe të Misionareve të Dashurisë, që zbulojnë shpirtin e tyre, heroizmin e tyre, na dhurojnë thelbësoren e krishterimit, na mundësojnë të përfundojmë me parimin e Koncili të Dytë të Vatikanit, të cili e ka përsëritë shumë herë Papa Gjon Pali II: “Vetëm Jezu Krishti ia shpjegon njeriut njeriun”.

Jemi në kulmin e krishterimit, që është edhe kulmi i humanizmit burimor.

Prof. Luigi BOGLIOLO, në promovimin e librit: Lush GJERGJI, “Madre della carità”, VELAR, 1990.

Città del Vaticano, 22. XI. 1990.

Përktheu nga italishta: Don Lush GJERGJI

(Prof. Don Luigi BOGLIOLO, prift salezian, i lindur në vitin 1910, viti i lindjes së Nënës Tereze, kaloi në amshim në vitin 1999,  studjues i njohur i filozofisë së krishterë, veçanarisht asaj tomistike, autorë i shumë veprave të njohura në Itali dhe në botë. Ai  ishte  profesor i rregulltë në Romë në Universitetin Papnor Urbanian, si dhe ate Salezian, rektor i Universitetit Urbanian gjatë viteve 1974 – 1977. Gjatë studimeve të mia filozofike në këtë Universitet  (1969-1970) ishte dy vite profesor i metafizikës dhe filozofisë së krishterë. Janë të njohura tri aksioma të tija: homo adorans – njeriu adhurues; adoro, ergo sum, adhuroj, prandaj jam; amo, ergo sum, dashuroj, prandaj jam).

Në këtë promovim në Vatikan kanë marrë pjesë: kardinal Pietro Palazzini, kardinal Pericle Felice  kardinal Jozef Tomko. Ligjëruesi kryesor ishte Prof. Luigi Bogliolo dhe Chiara Lubich, e cila ishte e penguar, nuk mori pjesë. Kumtesën e saj e ka lexuar bashkëpunëtorja e saj. Prej nesh morëm pjesë: Don Ndue Gjergji, Don Zef Gashi, Don Shan Zefi, Don Prenkë Lazri dhe arbëreshi i njohur Imzot Eleuterio Fortino. Fjalën e falënderimit e pata unë. Ishte një promovim dhe përkujtim i mrekullueshëm, tejet i rrallë dhe shumë karakteristik.

Prishtinë, 14 shkurt 2024          Radio Maria – Kosovë                  Don Lush GJERGJI

Disa statistika nga viti 1980:

Misionaret e Dashurisë janë kujdesur për: 

7500 fëmijë në 60 shkolla të tyre në botë;

960.000 të sëmurë në 213 spitale;

47. 000 të gëbulurë në 54 qendra:

3 400 të moshuar në 20 shtëpi;

mijëra fëmijë të shpetuar nga aborti nëpërmjet bijësimit apo adoptimit;

16. 000 njerëz që kanë vdekur në duar të Shën Nënës Tereze.

P. s.

Këtë statistika vetvetiu flasin dhe dëshmojnë! Sot ato janë shumëfishuar!!!

Filed Under: Kronike

Shqiptarët në Mal të Zi – Politizimi i regjistrimit të popullsisë

February 24, 2024 by s p

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi-në pritje të rezultatëve definitive

C:\Users\123456\Desktop\384192503_852874752891705_390279192783596828_n-696x276-1 (1).jpg

Regjistrimi i popullsisë paraqet çështje të rëndësishme demografike, statistikore, ekonomike dhe kulturore për çdo vend. Madje, ai po ashtu paraqet çështje të identitetit të një vendi, ndërsa në mjediset të cilat nuk janë të konsoliduara përbën edhe çështje politike. Në këtë aspekt dallohen vendet më popullsi heterogjene kombëtare, ku shëmbull tipik është Mali i Zi. Në ketë mjedis bëjnë pjesë edhe  shqiptarët si e vetmja popullsi jo sllave por vazhdimisht kanë ekzistuar dilema në lidhje me numrin real të tyre sipas  regjistrimeve të popullsisë  duke marrë parasysh politiken perfide të pushtetit si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm

Nail  Draga

Të dhënat  paraprake mbi regjistrimin e popullsisë, amvisërive  dhe të banesave në Mal të Zi që është mbajtur nga 1-28 dhjetor 2023  nga ana e MONSTAT-it opinionit   iu prezantuan me 25 janar, ku numri i përgjithshëm i popullsisë  është 633.158 banorë apo  për 2.1% më tepër së në vitin 2011(620.029 banorë). 

Po ashtu janë prezantuar disa të dhëna për numrin e vendbanimeve dhe disa çështje të tjera, por të dhënat për strukturën kombëtare, gjuhësore e fetare të popullsisë do të prezantohen në muajin qershor. Një veprim i tillë krijon dilema të mëdha, sepse edhe këto të dhëna kanë mundur të publikohen, por siç duket një veprim i tillë është me prapavi politike, sepse sipas gjasave do të ketë ndryshime substanciale në strukturën kombëtare të popullsisë qe ka të bejë enkas për pjesëtarët e malazezëve dhe të serbëve. Po ashtu me interes do të jenë të dhënat numërike për pjesëtarët e diasporës si dhe të popullsisë me banim të përkohshëm në Mal të Zi, që ka të bëjë kryesisht me ukrainasit, ruset etj.

Kujtojmë me këtë rast numrin e popullsisë sipas përkatësisë kombëtare  në Mal të Zi, sipas regjistrimit të popullsisë(2011): malazezë 44.9%, serbë 28.73%, boshnjakë  8.65%,   shqiptarë 4.91%, muslimanë 3.31%, kroatë 0.97%, të dhëna të cilat dëshmojnë se kemi të bëjmë me mjedis heterogjen multinacional, si asnjë vend në regjion. 

Rritet numri vendbanimeve(!)  

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në nivel vendi numri i përgjithshëm i vendbanimeve është 1.462. Por, nëse i krahasojmë këto të dhëna me vitin 2011 ku ishin gjithsej 1.308 vendbanime, kësaj here ky numër është rritur për  154 apo 10.5%. Një e dhënë e tillë mund të shpjegohet  vetëm sipas ndarjës territoriale të komunave, të cilat kanë ingerenca të  zyrtarizimit dhe definimit të vendbanimeve.

Vendbanimet pa banorë, dëshmi e shpopullimit

Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2011 në Mal të Zi ishin 43 vendbanime pa banorë(3.3%)ndërsa tash ky numër është rritur  në 74(5.1%) e numrit të përgjithshëm në Mal të Zi.

Nga ana tjetër është rritur dukshëm edhe numri i vendbanimeve nga 10 banorë e më pak qe janë 304 (20.8%) ndërsa në vitin  2011 ishin 120 apo 9.2%. Një e dhënë e tillë  dëshmon 

se për disa vite në vijim një e katërta   e vendbanimeve  do të jenë pa banorë, që është  dëshmi e migrimit të popullsisë, përkatësisht e shpopullimit të vendbanimeve!

Ndryshimet regjionale 

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë,  të cilat janë publikuar deri më tash në aspektin regjional, del se regjioni Verior në Mal të Zi, është i përfshirë nga dukuria e shpopullimit  sepse për pesëdhjetë vjet 1971-2023, numri i banorëve ka rënë për 70.617(30.66%) nga 230.309(1971) në 159.662(2023).

Nga ana tjetër regjioni Qendror ka pasur rritje për 106.944 banorë(34.54%) nga  202.612(1971) në  309556(2023). Po ashtu rritje ka pasur edhe regjiioni Jugor për 65.277 banorë(39.81%) nga 96.683(1971) në 163.960(2023).  

Dukuria e tillë e shpopullimit të popullsisë, dëshmon pabarazinë e zhvillimit ekonomik në aspektin regjional, e cila në sajë të parashikimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmën, ku me atraktiv do të jetë regjioni Qendror e ai Jugor.

MONSTAT-i pa shqiptarë

Në sajë të informatave që disponojmë  në kuadër të MONSTAT-it ku përpunohen të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, nuk është i punësuar asnjë shqiptar. Një e dhënë e tillë dëshmon qartë se nga ky institucion nuk ka ekzistuar gadishmëria, që në kuadër të komisionit përkatës të jenë të pranishëm edhe shqiptarët. Një veprim i tillë nuk paraqet befasi sepse shqiptarë aty nuk ka pasur as më parë, por është pritur qe qeverisja e re të ndryshojë ndaj përfaqësimit të shqiptarëve në këtë institucion. 

Në këtë drejtim përgjegjësia bie edhe  mbi partitë politike të shqiptarëve, të cilat si pjesë e qeverisë është dashur që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me çështje statistikore por edhe politike.

Mungoi fushata para regjistrimit të popullsisë

Në sajë të shtyerjës disa herë të mbajtjës së regjistrimit të popullsisë dhe të  situatës jo stabile politike në vend mungoi edhe fushata e senzibilizimit të qytetarëve për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë, si proces shoqëror për tërë vendin. Në këtë aspekt të shqiptarët kësaj here kemi  avancimin e vendosjës së gjuhës shqipe në logun e regjistrimit të popullsisë që është meritë e Komunës së Tuzit, dukuri e cila nuk ka ekzistuar në regjistrimet e mëhershme. Ndërsa fletëregjistrimet kanë qenë  edhe në gjuhën shqipe, dukuri e cila është e njohur nga viti 1971, por kësaj here janë vërejtur disa anomali në komisionet komunale të regjistrimit të popullsisë. 

Kështu p.sh. në komunën e Ulqinit nuk është respektuar numri i regjistruesve të popullsisë  sipas strukturës kombëtare të popullsisë, sepse ka ndodhur qe regjistruesit jo shqiptarë të paraqiten të familjet shqiptare duke mos e ditur gjuhën shqipe. Madje të tillët edhe formularët e regjistrimit nuk i kanë pasur në gjuhën shqipe, duke kriuar paknaqësi të familjet shqiptare, ku disa i kanë refuzuar, sepse nuk është respektuar barazia gjuhësore. Nuk ka dilemë se për një veprim të tillë përgjegjësia i bie komisionit komunal të regjistrimit të popullsisë, sepse kemi të bëjmë me çështje të identitetit kombëtar, andaj individët përkatës është dashur të përzgjidhën, jo vetëm në aspektin kombëtar por edhe ate profesional e shoqëror.

Diaspora, jo vetëm si numër 

Në krahasim me regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, kur mungoi evidentimi i diasporës sipas strukturës kombëtare, kësaj here ajo do të evidentohet dhe do të jetë dëshmi e popullsisë së përgjithshme. Cekim me këtë rast se  të dhënat nga regjistrimi i vitit 2003, japin shifrën e diasporës  nga Mali i Zi prej 52511 banorësh, apo 7.8% e popullsisë së përgjithshme. Ishte kjo e dhënë që tregonte gjendjen reale e cila në vete përmban çështje shumëdimensionale.  Sepse, një të dhënë të tillë duhet analizuar me tërë spektrin e vet  nacional, gjuhësor dhe konfesional, sepse vetëm atëherë do të kemi mundësi  për analiza demografike e për mjedisin përkatës. 

Një e treta e diasporës shqiptarë

Nëse analizojmë këtë numër të diasporës sipas strukturës nacionale të popullsisë del qartë se në botën e jashtme janë 16519 pjesëtarë të kombësisë shqiptare, nga del së çdo i treti shqiptarë është në botën e jashtme. E dhëna se shqiptarët paraqesin  1/3 e diasporës së përgjithshme te Malit të Zi, është diçka e jashtëzakonshme kur dihet së shqiptarët janë ndër popujt numerikisht më të pakët në Mal të Zi, në kuadrin e popullsisë të përgjithshme.

Diaspora, dëshmi e statusit social e politik

Ndërsa pjesa tjetër e diasporës nga Mali i Zi i takon pjesëtarëve të popullit boshnjak, e më së paku atij malazez apo serb, përkatësisht të komunitetit me përkatësi konfesionale ortodokse.  Nuk ka dilemë se  një e dhënë e tillë  dëshmon qartë për statusin e tyre social dhe politik në Mal të Zi, sepse nuk ka mundësi të shpjegohet ndryshe që pjesëtarët e popujve numerikisht më të pakët janë pjesëtarët më të mëdhënj të diasporës, që sipas të gjitha gjasave do të jetë identike edhe në këtë regjistrim. Andaj, të gjithë me kureshtje presin të dhënat të cilat do të publikohen në qershor të këtij viti.

Ndërsa sa i përket numrit real të diasporës shqiptare sipas regjistrimit të fundit  mund të japim vetëm të dhëna aproksimative, por ajo nuk do të jetë  më e vogël se të dhënat e vitit 2003, përkundrazi ajo  është rritur gjithnjë, sepse procesi i emigrimit të popullsisë vazhdon gjithnjë. 

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1125
  • 1126
  • 1127
  • 1128
  • 1129
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT