• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liria e fjalës dhe besimit

January 20, 2026 by s p

Behar Gjoka/

Njerëzimi, në perëndim dhe lindje, pas ngjarjeve makabër të Parisit, ku terrorizmi dhunoi jetën dhe lirinë, nuk është më si më parë. Ankthi apokaliptik dhe, sidomos dalja nga shishja e djajëve të urrejtjes, ka bërë që në marrëdhëniet ndërnjerëzore të krijohet një mpirje e pazakontë. Një ngërç, mental dhe emocional, që vetëm sa po e zgjat praninë e territ në tunel dhe drita e daljes prej tij vetëm sikur po largohet. Qenia njerëzore, pavarësisht rajonit dhe besimit, nuk është më si më parë, sepse sërish, si rrallë herë, është vënë në sprovën e zgjidhjes: të nevojës për fjalën e lirë, si dhe të dobisë së besimit. Të fjalës së lirë, pa të cilën vështirë se funksion një shoqëri normale, aq më tepër në sistemin demokratik. Po ashtu, demokracia ka thelbësore edhe besimin, sigurimin për ta ushtruar si besim dhe në barazi të plotë më të tjerët, e besimit ndryshe. Pra, njeriu i perëndimit apo lindjes, veriut apo jugut, tashmë gjendet në zgripin e zgjedhjes në mes fjalës së lirë dhe besimit, të cilat që të dyja përlptësojnë vetë sistemin demokratik. Ndërkohë, që fjala e lirë dhe besimi janë të drejta themeltare, të njeriut. Në një shtet demokratik, e drejta e fjalës dhe e besimit, ndërkohë garantohet me ligj.

Liritë dhe të drejtat themelore, ecin paralelisht, në shoqëritë e lira dhe demokratike, ecin si përplotësuese të tipareve që mishëron demokracia. Si liri njerëzore, pra liria e fjalës dhe liria e besimit, ndërkaq janë të panegociueshme dhe të barazvlerta, si ekulibër etik dhe mbijetues i themeleve të një jetës së qenies njerëzore. Si liri shprehje dhe besimi, pra e vlerave shpirtërore, jo shumë larg, por edhe specifike njëherit, përgjithësisht ato ecin paralelisht. Tepria dhe shpërdorimi nuk shpëton askënd dhe dihet se tepria vjen nga shpërdorimi i fjalës së lirë, po kaq edhe nga shpërdorimi i besimit, që jo rrallë deformohet nga idhëtarë të ndryshëm deri në fondamentalizëm. Situata e tanishme, është më e ndërlikuar nga sa mendohet. Në fakt është një situatë specifike, e cila kërkon mendje të ftohta dhe me vizion për të ardhmen e humanes. Situata agravuese, nuk mundet të zgjidhet duke i hedhur benzinë zjarrit, si dhe duke thelluar urrejtjen atavike, që rrënon qytetërimet dhe thelbin e bashkëjetesës së qenies.

Situata, e shenjave të rrokshme, të përplasjes së qytetërimeve, që tashmë në emër të jetës, të vlerave humane të bashkëjetesës paqësore, të shmangimin teprinë dhe shpërdorimin, ngado që vijnë. Në emër të jetës, besimi i secilit prej nesh, si dhe fjala e lirë janë të shenjta, janë dy shinat nëpër të cilat ka ecur qenia njerëzore. Në emër të shenjtërimit të fjalës së lirë, si magji letrare, humor apo satirë, dhe besimit fetar si larmi, le të braktisim buzën e humnerës, ku kemi mbërritur, pragun e honit terr që sjellë zezonën sot dhe nesër.

Në këtë betejë të ndërlikuar, pa front dhe që po frontalizon njeriun kundër njeriut, vështirë se do të ketë fitimtar, sepse ngado ndeshim viktima pa gojë, sepse sakrifica në emër të urretjes nuk shpie asgjëkund… E shenjta është unike, pavarësisht se ajo që për mua është e shenjtë, nuk ka se si të jetë për të gjithë, por e shenjta e secilit duhet trajtuar me respekt, nga secili prej nesh, pavarësisht besimit, hapësirës ku gjallojmë…

Filed Under: Komente

MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI

January 20, 2026 by s p

Rafael Floqi/

Çdo janar, Shtetet e Bashkuara ndalen për një ditë dhe kthejnë vështrimin drejt një figure që nuk i përket vetëm historisë amerikane, por ndërgjegjes universale: Dr. Martin Luther King Jr. Kjo ditë nuk është vetëm një kujtim i një lideri të madh të të drejtave civile; është një thirrje morale që na rikujton se drejtësia, barazia dhe dinjiteti njerëzor nuk arrihen asnjëherë përfundimisht, por duhet të mbrohen e ringrihen brez pas brezi.

Martin Luther King ndryshoi Amerikën jo përmes fuqisë së armëve, por përmes fuqisë së ndërgjegjes. Ai nuk ishte thjesht një orator brilant; ai ishte ndërtues i një etike të re politike—një etike që i vendosi dashurinë, jo urrejtjen, në qendër të lëvizjes shoqërore. Në kohën kur segregacioni ishte i ligjëruar dhe racizmi i institucionalizuar, King pati guximin të besonte se Amerika mund të arrinte idealet e saj, se Kushtetuta dhe Deklarata e Pavarësisë nuk ishin dokumente të zbrazëta, por premtime për të gjithë.

“I have a dream” nuk ishte thjesht një frazë poetike; ishte një akt politik. Ishte shpallja e një vizioni për një shoqëri ku fëmijët e bardhë dhe të zinj do të luanin bashkë pa frikë; ku njeriu do të gjykohej sipas karakterit, jo ngjyrës së lëkurës; ku Amerika do të çlirohej nga kontradiktat e veta morale. Ky vizion, edhe sot, mbetet busull morale në një botë të trazuar, ku ndarjet racore, ekonomike dhe kulturore marrin forma të reja.

MLK Day është gjithashtu një ditë reflektimi për rolin e protestës paqësore. King e dinte se dhuna nuk ndërton institucione të qëndrueshme. Ai e dinte se hakmarrja nuk mund ta zëvendësonte drejtësinë. Udhëheqja e tij, në marshimin e Selmës, në Montgomery, në fjalimet para Senatit dhe në kishat e jugut, tregoi se protestat paqësore kanë një forcë transformuese më të madhe se çdo revoltë.

Në këtë ditë, ne kujtojmë jo vetëm triumfet, por edhe çmimin e paguar. Martin Luther King e dha jetën për kauzën që besoi. Por martirizimi i tij nuk e zbehu lëvizjen—përkundrazi, e bëri më të fortë. Ai e kuptoi se njeriu nuk është i plotë nëse jeton vetëm për veten e tij; jetëgjatësia morale e një kombi matet me aftësinë për të mbrojtur më të pambrojturit.

Sot, në një epokë të globalizuar dhe të polarizuar, MLK Day na vë përballë disa pyetjeve thelbësore:

A po ecim drejt barazisë apo po kthehemi pas në ndarje?

A jemi të gatshëm të dialogojmë me tjetrin apo izolohemi në kampet tona ideologjike?

A i shërben fuqia njerëzve apo njerëzit janë bërë peng i fuqisë?

Këto pyetje nuk janë vetëm amerikane; ato janë universale. Edhe komunitetet shqiptaro–amerikane, si çdo komunitet imigrantësh, kanë përfituar nga rruga që hapën MLK dhe lëvizja për të drejtat civile. Pa këtë lëvizje, Amerika nuk do të ishte vendi i mundësive që njohim sot. Prandaj, kjo ditë është edhe dita jonë.

Martin Luther King na mësoi se ndryshimi nuk nis me qeveritë, por me njerëzit; nuk nis me ligje të mëdha, por me gjeste të vogla; nuk nis me urrejtjen e armikut, por me fitimin e mikpritjes së tjetrit. Ai na la një trashëgimi të thjeshtë, por të jashtëzakonshme: shpresën. Shpresën se çdo epokë mund të përmirësohet; shpresën se e drejta mund të mundë padrejtësinë; shpresën se dashuria është më e fortë se frika.

Në Martin Luther King Day, ne nuk përkujtojmë një njeri të vetëm, por vlerat që ai mishëroi. Kjo ditë na kujton se demokracia është një projekt i përhershëm, një punë e përditshme, një betejë jo për të triumfuar mbi dikë, por për të fituar lirinë e përbashkët. Dhe mbi të gjitha, na kujton se çdo ëndërr e madhe fillon me një zë të vetëm—zërin e një njeriu që guxon të thotë të vërtetën.

Në fund, MLK Day na fton që ëndrrën e tij ta bëjmë pjesë të realitetit tonë: të punojmë për një shoqëri më të drejtë, më njerëzore dhe më të bashkuar. Sepse ëndrra e Martin Luther King-ut nuk është e së kaluarës; ajo është detyra e së ardhmes.

Filed Under: Interviste

“Eleganca e lotëve”

January 20, 2026 by s p

Arben Çejku/

Përfundova së lexuari romanin – monografik “Eleganca e lotëve”, të autores Iris Halili, i cili sjell një kontribut esencial në prozën moderne shqipe dhe një histori realiste nga e kaluara diktatoriale e Shqipërisë. Në qendër të rrëfimit të jashtëzakonshëm janë personazhe reale, të cilat kanë formësuar memorien e autores, por njëkohësisht përfaqësojnë simbolikisht edhe jetën e vështirë në realitetin absurd shqiptar të mijëra familjeve, të rrethuar me tela me gjemba dhe burgje poltike e gulake internimi anekënd Shqiperisë!

Dy personazhet kryesore janë një grua zonjë me Z të madhe, Ganimet Gjilani Fratari dhe një zotëri po me Z kapitale, i biri, Hajredin Fratari, rreth të cilëve lëvizin edhe shumë personazhe të tjera, përfshi dhe vetë autoren, si një nga personazhet e treta më kryesore, e cila rrëfen nga këndvështrimi i një fëmije të pafajshëm dramën e një familjeje ku ajo rritet si dhe dramën e një shoqëria ku ajo vuan.

Brenda këtij trekëndëshi (Gjyshja-daja-mbesa) është përfshirë simbolikisht edhe shtresëzimi i brezave, të cilët mezi dolën gjallë e me dinjitet nga kthetrat e diktaturës. Ky trekëndësh personazhesh pérfshin brenda vetes historitë e gjithë të tjerëve dhe lëviz nga fillimi i rrëfimit e deri në fund, si trekëndësh i palëkundur wë shërben si gravitet për historitë e ngjarjet e tjera familjare e shoqërore. E vlerësoj shumë stilin mjeshtëror të rrëfimit, një stil i thjeshtë dhe përmbajtësor që Iris e ka pothuaj në çdo faqe dhe mbi të gjitha çmoj guximin e saj artistik për të patur në roman figura reale me emrat e vërtetë – një himn mirënjohjeje dhe nderimi për njerëzit e saj dhe té gjithë ata që komunizmi i dënoi, denigroi, izoloi dhe varfëroi vetëm e vetëm se dikur ishin familje të nderuara të Tiranës, Durrësit, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Mallakstrës e gjithë Shqipërisë.

Hajredin Fratari është gdhendur në këtë roman si personazhi kryesor i historisë, rreth të cilit luhet drama më e madhe e gjithë familjes dhe “shetitjet” e tij nga njëri burg në tjetrin dhe kalvari i torturave nga njëra qeli në tjetrën, tregojnë një realitet që sot duket i pabesueshëm, por edhe duke na njohur me një karakter të pavesueshëm në pathyeshmërinë e tij përballë torturave dhe i dashur deri në lot përballë nënës dhe mbesës së tij, kur e takonin në burg.

Qëndrueshmëria, krenaria, mençuria, patriotizmi, atdhedashuria, lufta për liri dhe dinjitet njerëzor, vizioni për një Shqipëri demokratike dhe ekonomi të lirë tregu, e bëjnë këtë personazh të duket si një kandil drite në mes të asaj errësire të regjimit komunist. Ai mban në dorë pishtarin e besimit se një ditë do të dalë në liri, se do të triumfojë e mira mbi të keqen, drita mbi errësirën.

Nga drita e këtij personazhi, sikur merr pak ndriçim edhe fytyra e nënës së tij, sa herë ajo ka nevojë për pak shpresë, sa herë ajo ka nevojë për pak besim!

Nga ana tjetër, si një bletë e vogël, autorja-fëmijë, kalon sa tek gjyshja, daja, prindërit dhe njerëzit e tjere përreth saj, mes të cilëve shkëlqen edhe At Zef Pllumbi etj dhe mbledh gjithë kujtimet e tyre, për t’i sjellë me mjeshtëri artistike para lexuesve sot. Disa nga personazhet nuk jetojnë, por po ta dinin ata se një ditë do të “ringjalleshin” artistikisht kaq bukur nga pena e Irisit, mbase do i tregonin vogëlushes pak më shumë histori…

Duke mos përdorur shumë teknikat e fantazisë letrare, por mjetet stilistike të rrëfimit në prozë, Iris Halili, ka sjellë tek ne një sagë tipike shqiptare, e cila mund të konsiderohet si një ndër prozat e para, që ka si personazhe letrare figura historike reale!

Historia e familjes Fratari, një familjeje patriotike dhe kontribuese në historinë tonë kombëtare, është edhe historia e shumë familjeve të ngjashme, të cilat u persekutuan vetëm sepse një anonim si E. Hoxha, donte të ishte vetë historia dhe vetë historiani i kohës së tij. Por, siç e rrëfen me mjeshtëri Iris, këto familje, intelektualët dhe patriotët si Dine (Hajredin) Fratari etj, thjeshtë u mbuluan për disa kohë me pak hi e sigurisht me lot vuajtjesh mizore, por kur fryu era e demokracisë dhe lirisë, hiri iku e loti shkëlqeu duke rikthyer fisnikërinë e fshehur dhe sot kombi shqiptar u shpreh mirënjohje gjithë atyre për aq sa bënë për vendin e tyre.

“Eleganca e lotëve”, do të ishte mirë të përfshihej nëpër shkolla, me qëllim edukimin e brezit të ri me virtytet më të larta, të cilat gjenden tek personazhet e këtoj libri. Por, njëkohësisht, libra të tillë sjellin para nesh një realitet dramatik të kohës së kaluar, i cili ngjan me një tablo surrealiste, për nga dhimbja dhe dëmi që i shkaktoi vendit.

Librat si “Eleganca e lotëve”, as nuk ia kompensojnë vuajtjet dhe as nuk ja rikthejnë rininë e dergjur nëpër burgje një personazhi si Hajredin Fratari, e as nuk e rikthejnë jetën nën panik e vuajtje të vetë Irisit, por kur ata lexohen nga brezi i ri, të paktën do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë se e kaluara komuniste nuk duhet glorifikuar e aq më keq, nuk duhet përsëritur.

“Eleganca e lotëve”, është shkruar me një stil artistik të veçantë duke na sjellë para syve me shumë elegancë historinë e një familjeje të nderuar, e cila mbijeton me dinjitet në një nga rrathët e ferrit komunist!

Përfund do shtoja se, pikërisht nga mungesa e librave të tillë dhe e pasqyrimit të plotë dhe pa hile të së kaluarës sonë diktatoriale, sot kemi ende në politikë dhe deri diku në mentaliterin shoqërorë elementë dhe shfaqje të modeleve moniste dhe autoritariste.

Nuk është thjeshtë nostalgjia, por është përdorimi praktik i retorikës dhe metodave politike të së kaluarës, që edhe sot po kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve tanë!

Filed Under: ESSE

Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)

January 19, 2026 by s p

Prof.Dr. Fatbardha Fishta Hoxha

Dërgoi: Besnik Fishta/

Një nga figurat më të njohura dhe tërheqëse në Panteonin e Rilindjes Evropiane është edhe poeti Mikel Maruli. Ai nuk ishte vetëm poet, por si të gjithë përfaqësuesit e humanizmit ishte edhe studiues, filozof dhe pedagog i njohur. Mikel Maruli rridhte nga një familje shqiptare që jetonte në More. Në shekullin XV Moreja ishte e banuar nga shumë etni. Shqiptarët përbënin 2/3 e popullsisë dhe qenë vendosur aty të larguar nga dhuna serbe. Shumë shqiptarë, ndër to edhe familja e Marulëve të detyruar nga vërshimi osman u vendosën në Kostandinopojë që në atë kohë ende nuk kishte rënë në duart të turqve.                                                                                                                               Në fillim të vitit 1453 lindi Mikel Maruli. Por me rënien e qytetit të Kostandinopojës nën pushtimin osman familja Maruli vazhdon eksodin e saj, tashmë në Raguzë, në kërkim të një vendbanimi sa më larg Perandorisë Osmane. Me sa duket edhe dëshmohet nga poezitë e Marulit, që ai shkroi më vonë, i ardhur foshnjë në Republikën e Raguzës, ai do të kalojë aty vitet e fëmijërisë dhe të rinisë së parë. Por mbresat që i la ky qytet i lashtë, i ndodhur midis Perëndimit dhe Lindjes evropiane, nuk kalojnë pa lënë gjurmë në shpirtin dhe mendjen e tij. Falë këtyre kujtimeve ai në moshë të pjekur do të këndojë hiret dhe madhështinë historike të këtij qyteti në poezinë “Lavdi Raguzës”. Por Marulët nuk e ndjenjë veten të qetë as në Raguzë dhe pas disa vite qëndrimi aty, ato vazhdojnë migrimin tashmë në brigjet e Gadishullit Apenin, për t’u vendosur përfundimisht në Ankona. Gjithë ky shtegtim i gjatë jetësor do të lërë gjurmë në formimin dhe veprën e Mikel Marulit. Në Gadishullin Apenin fillon arsimin dhe edukimin humanist duke ndjekur mësimet në Venedik e më pas në Universitetin Boa në Padova, ku ishin shkolluar dhe do të bënin emër shumë humanistë shqiptarë si Gazulli, Tomeo, Beçikemi. Por ai nuk qëndron indiferent edhe ndaj ngjarjeve politike të kohës. E gjejmë, si na dëshmon edhe vepra e tij poetike, përkrah shqiptarëve që luftojnë si stratiotë deri në brigjet e Detit të Zi, e Besarabi. Teksa lufton kundër turqve merr vesh se ka humbur vëllain, Gjonin dhe nënën, Efrosinën, çfarë e detyron të kthehet përkohësisht në gjirin e familjes. Më pas e gjejmë përkrah stratiotëve të tjerë duke luftuar në Otranto kundër turqve, në kampin e Aleancës së shteteve Evropiane.                                                             Mikel Maruli u bë i njohur si poet. Poezitë e tij u botuan në Firence, Romë, Breshia, Padova dhe Venedik, si dhe në Gjermani, Francë e Zvicër. Me emrin që fitoi ai u zgjodh anëtar i Akademisë së Napolit. Në 1497 poeti arriti të botonte në Firence dy vepra si “Himnet e Natyrës” dhe “Epigrame”. Po në këtë vit u martua me Aleksandra Skalën, të bijën e shkrimtarit Bartolomeo Skala, një admirues i flaktë i Dantes. Ai vazhdon të shkruajë një vëllim të ri “Epigrame” dhe një poemë pedagogjike “Mbi edukatën e princërve” që nuk arriti t’i botonte. Ai vdiq aksidentalisht në prill të vitit 1500 duke kaluar me kalë lumin Çeçino në Toskanë. Siç thuhet, mbi valët e lumit doli libri “Mbi natyrën e sendeve” i Lukrecit që Mikel Marubi e adhuronte dhe për të cilin ai kishte kryer disa komente model. Megjithë ndërprerjen tragjike të jetës, vepra e mbetur dorëshkrim e Marulit, u botua pas vdekjes së poetit në sajë të kujdesit të së shoqes Aleksandres. Veprat e tij janë ribotuar në Bolonjë më 1504 dhe 1509, në Paris më 1529, 1561 dhe 1582 dhe në Berlin më 1595 etj., si dhe kanë njohur ribotime në shekullin XX. Poeti dhe filozofi i shquar Mikel Maruli la gjithashtu edhe një dorëshkrim tjetër me komente të zgjedhura për veprën e Lukrecit “Mbi natyrën e sendeve”, dorëshkrim i cili u shërbeu ribotuesve të veprave të klasikut latin, Lukrecit, për ta vënë si parathënie.                                                                                                          Jetën dhe veprimtarinë e këtij humanisti e kemi të pasqyruar në krijimtarinë e tij poetike. Në asnjë nga poezitë e tij Maruli nuk shprehet se ka origjinë greke, bizantine apo italiane. Gjithë krijimtaria e tij është në gjuhën latine, sidoqë ka adhuruar si për klasikët e antikitetit grek dhe romak. Ai nuk ka shkruar asnjë radhë në gjuhën greke.                                                                                                  Po kështu refreni i një kënge që pason vargjet e Marulit fillon me këto radhë: “Ne jemi nga Shqipëria / Stratiotë luftëtarë…”                                                                                                                                     I njohur si poet dhe filozof i shkëlqyer, ai shkroi edhe një vepër me karakter pedagogjik që i kushtonte rëndësi, në frymën e humanizmit të Rilindjes, zgimit, zhvillimit dhe afirmimit të personalitetit të njeriut. Më pas veprën e tij pedagogjike do ta çonin më tej Erazmi nga Roterdami (1467–1536), Rabelë (1483–1553), Mishel de Montaigne (1533–1592) duke krijuar kështu një kontribut të veçantë në këtë fushë të trashëgimisë së Rilindjes Evropiane. Kur vdiq Mikel Maruli, poeti i Rilindjes, Ludvik Ariosti i kushtoi një poezi plot konsideratë dhe stimë.                 Në poezi është ndikuar nga poetët grekë dhe në veçanti nga Homeri, Epikuri dhe nga poetët latinë, nga Katuli, Horaci dhe Lukreci. Ai njihte shumë mirë dhe ishte studiues i letërsisë antike greke e romake, por çmonte edhe bashkëkohësit e tij, Danten etj. Nga Katuli u ndikua të lëvronte lirikën e pastër plot bukuri dhe ndjenjë ndërsa nga Lukreci u frymëzua t’i këndonte natyrës. Në veprën “Himnet e natyrës”, si vërejnë studiuesit, ai i këndon gjithësisë, tokës, diellit, hënës si dhe bukurive të natyrës dhe të botës së gjallë. Ai nuk që poet imitues i poezisë klasike por një poet që shquhej për origjinalitetin e tij në brendi dhe formë. Shkroi në një formë poetike të lartë dhe në një latinishte të pasur dhe stil elegant. Në veprat e tij ai i këndoi bukurisë fizike e shpirtërore të njeriut, i këndoi dashurisë.                                                                                                                              Vepra poetike dhe shkencore e Mikel Marulit është relativisht e gjerë. Ajo e tëra është shkruar apo botuar në latinisht (një pjesë të poezisë së tij e ka përkthyer latinisti i njohur Engjëll Sedaj dhe i ka botuar në “Jeta e re”, nr.6, Prishtinë, 1984, fq.1077–1091). Duke reflektuar mbi poezinë e Mikel Marulit, s’është e vështirë të ndjesh dhe të perceptosh një poet të talentuar plot ndjenja dhe dashuri për njeriun dhe atë që e lidh atë me jetën, me botën e gjithësinë.                                                            Është tepër kuptimplotë fakti se në poezinë e tij, edhe pse nuk shfaqet me emër Arbëria, malli për të është i madh. Është aq i madh patosi për Atdheun sa edhe pse i takon një panteoni poetik panevropian, ai të kujton dendur e natyrshëm një variant të mallit të arbëreshëve të Italisë të shënuar edhe në letrat arbëreshe të shekujve 16–17, dhe rigjetur e rishprehur në dimensione të reja në shekullin 19, shekullin e zgjimit kombëtar evropian por edhe të zgjimit kombëtar shqiptar.                                                                                                                                                                Është tema e madhe e atdheut të munguar që i jep poezive të Mikel Marulit, atë dimension të ndjenjës së thellë personale të përjetuar që vinte jo si një transplantim i lirikëve të lashtë si Katuli, Lukreci, etj., por si shprehje e gjallërisë së ndjenjave njerëzore të një kohe të re, siç ishte shekulli i humanizmit, në zemrën e të cilit shkroi poeti me origjinë arbërore, M. Maruli, por në një variant të përkryer gjuhësor evropian siç ishte latinishtja.                                                                                                 I frymëzuar nga poetët e mëdhenj të antikitetit latin e grek, Maruli do të krijonte një poezi të larmishme që edhe pse nuk e tret plotësisht lëndën retorike, sjell freski dhe gjallëri të re poetike. Brenga e largimit të të parëve nga atdheu i kërcënuar nga dhuna osmane, vuajtja pothuajse në mënyrë të pandërprerë për atdheun e robëruar është lejtmotivi që përshkon poezinë e tij edhe kur ajo është me temë personale, si kur vajton vdekjen e vëllait, Gjon, ose me epitatet e lëvruara prej tij për nënën e babanë, gjyshin nga nëna dhe gjyshin nga babai. Në poezinë lirike elegjiake “Mbi vdekjen e vëllait Gjon” ai shpreh dhimbjen e pafund njerëzore për njeriun e afërt, por që prapë është më e pakët sesa brenga e atdheut të robëruar e të munguar. “Vetëm atdheu i robëruar më tepër / se ti mund ta pikëllojë shpirtin tim”. Ndërsa në epitafin kushtuar Mikel Tarkanjoit, gjyshit nga nëna, Maruli shkruan për “plagë të zvarisura nga lufta për atdhe”, duke nënkuptuar jo vetëm të parët e tij, por gjithë etninë arbërore ai shkruan: “… se për atdhe aq shumë u tret ai popull”, dhe amaneti i tij i fundit është porosia “… deri sa t’mos ngadhënjejë me atdheun, ani unë tok do të tretëm”.                                                                                                     Ndërsa në Epitaf për Manilin, babanë e Marulit, poeti shkruan: “Se e mjerë ka qenë jeta në atdheun tonë të pushtuar, / Tani po vdes, duke qajtur dhe çdo gjë / po mbetet pikëlluese e mjerë / Ky është fati i gjinisë sonë”.                                                                                                   Portretin e nënë Efrosinës i dhënë përmes një epitafi prekës shumë të bukur e njerëzor në një dialog poetik shprehës, Mikel Maruli e ka derdhur si në alabastër profilin e bukur, fisnik, bujar e mbi të gjitha atdhetar të nënës së vet. Në parafytyrë poetike ajo ndrit si një krijesë që ndjell gëzim, krenari, dhimbje të pafund dhe të thellë. Ajo është nënë, motër, bashkëshorte e denjë, e urtë dhe e ndershme, por që e kaloi jetën, siç thotë poeti, “në burg”, sepse vuajti pushtimin e atdheut dhe robërinë e rëndë, që ishte dhimbja e madhe e saj. Ajo fal gëzim, ajo shpërndan dritë sepse siç thotë poeti në fund të poezisë, duke nënvizuar edhe njëherë vlerat e saj si nënë, si njeri, si qytetare, ajo mbi të gjitha ishte “Gruaja që me shpirt donte atdhenë”.                                                       Temës së lidhjes së pazgjidhshme, pavarësisht nga rrethanat e vështira të njeriut me vendin e vet u takojnë edhe poezitë “Për atdheun”, “Të vdekurit për atdhe”, “Mbi mërgimin tim”, ku ndjehet depërtuese ideja e lidhjes së pashkëputur të njeriut me të vetët. Tema në vetvete ka një konotim të hapur. Ajo reflekton momentin personal, që në klimën e humanizmit merrte të drejtën e qytetarisë në poezinë e kohës, por ajo fitonte edhe një tingull universal njerëzor, për të gjithë ata njerëz që për një arsye apo një tjetër dhe aq më shumë për arsye madhore janë shkulur nga vendi i tyre i origjinës për ta gjetur e kërkuar lirinë, paqen dhe pse jo edhe lumturinë diku në një tjetër vend.                                                                                                                                             Dhimbjet e Marulit nuk janë aspak më pak të vogla se ato që ndjen dhe shpreh pak më tutje në kohë, Barleti i shfaq jo vetëm në veprat e tij, por edhe në parathëniet e tyre, sidomos në parathënien e “Rrethimi të Shkodrës” (1504). Në lirikën “Për atdheun”, Maruli evokon atdheun e origjinës më tepër përmes konvencionit të dhimbjes që ngjall robëria “O fis i mjerë e fatzi, ku mbeti lavdia e më parshme”. Për të poeti ka shprehur afeksion përmes metaforës kuptimplote dhe të brishtë “Syçkë e gjithë botës, atdheu im, o syçkë e fiseve”.                                         Poezia me tone atdhetare e M. Marulit pavarësisht përmasës evropiane apo universale njerëzore, ka edhe përmasën konkrete personale që lidhet me jetën e poetit. Ky plan gjen konkretizim sidomos në poezinë e gjatë por me vlera shumë të thella “Për mërgimin tim”. Ajo pothuajse e ka shfaqur hapur vetëdijen e kombësisë teksa thekson: “… S’dua të mbetem i vetmuar / nga gjaku i të parëve t’atdheut të përgjakshëm, pse shpirti i dritës që / nuk don dhe s’mund të pranojë mërgimin / tani është i përbuzur…”                                                                                                              Poezia është shfrim i ndjenjave fisnike për tokën e munguar, për shtëpinë atërore, për atdheun, për të cilin edhe Maruli sikurse Barleti, mendon se kurrë nuk duhet menduar se është bërë shumë. Poeti shkruan me afsh dhe revoltë njerëzish, duke vënë para detyrimit moral të parët e vet që kapëtuan udhën e hidhur e të vështirë të mërgimit, me të cilin veprim, siç e dëshmon tërë poezia e tij, ai nuk u pajtua asnjëherë, nuk u ndje i qetë. “… Ah, atëbotë / duhej të vdiste i madh dhe i vogël / e t’mos lejonin këtë ‘keqe kaq të madhe / dhe nga plagët e bukura vdekja të / plandoset në fuqinë vetjake / për të mbrojtur lirinë, e shpëtimit / të dëshiruar, rruga e sigurtë ishte kjo..”                                                                                                                                                                      Poeti që ka luftuar me armë në dorë ndaj armiqve osmanë barbarë si stratiot, në Otranto përkrah koalicionit evropian ka arritur në mendimin më sublim që e shpreh sa në këtë poezi edhe në poezinë “Të vdekurit për atdhe”, të cilën po e sjellim të plotë për mesazhin e saj atdhetar e human. “Ti, që i ke parë përleshjet mizore / t’egërsirave, pusho i admiruar / në fushën e gjerë! Kushedi se sa / mijëra heronjve luftëtarë! / Thirre vdekjen e ndershme e jo Sukën!/ Ky është zakon i të parëve”                                                                                                                            Poezia e Marulit është e vrullshme siç ishte vetë jeta dhe personaliteti i poetit humanist. Mesazhi dhe emocionaliteti që transmeton nuk e ka humbur freskinë edhe pse kanë kaluar aq shekuj që kur është shkruar. Ajo e tëra është fjalë shpirt për vendin e dashur të njeriut të çdo kohe e të çdo hapësire. Këtu qëndron dhe universaliteti dhe origjinaliteti i kësaj poezie që u çmua shumë në shekujt e Rilindjes Evropiane dhe që përbën një trashëgimi me vlerë sa evropiane dhe kombëtare. Për tiparet e saj humaniste, poezia e Mikel Marulit do t’i japë edhe në ato krijime me temë dashurinë dhe miqësinë, që, edhe pse kanë pikënisje çaste personale, kanë tingull përgjithësues.                                                                                                                                                                   Në poezinë e tij për dashurinë vihet re ndikimi i Katulit, poetit latin që ai adhuronte. Por lirika intime e Marulit rrjedh spontane e vetvetishme plot ndjenjë dhe bukuri stili. Ajo është një poezi që arrin të piketojë variacione të ndjenjës që ndjenja e thellë e dashurisë pëson nga mospërgjigja të cilën Maruli e jep tek poezia Aksesinqerti ku poeti thotë se më vështirë se shpata, heshta apo mortaja, se shtrëngata e stuhia, për shpirtin e tij të ndjeshëm “e keqja më e madhe është ajo vajzë që mund të më mohojë, kur ta dua”.                                                                                                   Maruli ka skalitur portrete aq të gjalla femrash që janë subjekt i lirikave të tij, si Leukota që është tipi i vajzës lozonjare, që e bën poetin më shumë të vuajë apo në Epitaf Albinës, që përfundon me vargjet: “… Spërkatnie tokën me gjethe / mos i kurseni lulet pranverore / sepse ajo që sot është pluhur e hi / dikur ishte lule pranverore!”                                                                Në një rrafsh real njerëzor është dhënë ndjenja e dashurisë në poezinë “Mbi dashurinë e vet”. Vargjet e poezisë japin një shpirt pafundësisht të trazuar nën tallazet e asaj gjendje emocionale që shkakton dashuria. “Vërtitem, shkatërohem kryqëzohem /  Andej e këndej, bartem unë i gjori / S’di se kush jam dhe ku ndodhem un’ tani!”                                                                                                         Në një plan tokësor ai vlerëson vese të tilla si mendjemadhësia (“Kundër mendjemadhësisë”) me të cilën jo vetëm që s’ pajtohet por rreh të vendosë një kod etik duke kujtuar se sado i plotfuqishëm dhe me pushtet të jesh, duhet të mendosh ata që kanë sakrifikuar e nuk janë më. “… kujtoji pa përtesë, ata që ranë në luftë të mjerët  / duke menduar se / edhe mbretëria jote do të zvogëlohet.”                                                                                                                            Jo pak vend në poezinë e Marulit zënë edhe ndjenja të tilla njerëzore si miqësia që ai e poetizon në poezinë “Mbi veten dhe Kozmo Politin” dhe në poezinë “Francesk Skala”, të mbushura plot e përplot me ndjenja njerëzore.                                                                                                          Adhurimin për antikën greke, latine që ai e kishte të shumfishtë ai e ka shprehur edhe në poezitë “Homerit”, “Për Dante Aligerin”, “Poetëve italianë”.                                                                                  Aq shumë e çmon Homerin sa e numëron jo në të vdekëtaret por “lindur prej eteri të ndritshëm që ta nderojë toka dhe Qielli”, duke u prononcuar për problemin e prejardhjes së tij në poezinë kushtuar poetimit.                                                                                                                       Ndërsa tek poezia “Mbi poetët italianë” ai afron poetët e lashtë me vetë perënditë duke hequr kufijtë midis tyre. Kaq i madh është adhurimi për këta poetë.                                                                              E këto janë Tibuli, poeti i dashurisë, Vigjili, hyjnor, Terenci, Horaci, Lukreci i madhërueshëm duke e përfshirë me spektrin e tij poetik gjithë hapësirën e poezisë, dramës dhe poemave epike të antikitetit latin, me një pasuri dhe variacion ndjenjash që nga ato intime deri tek patosi satirik që kishte lulëzuar ndër poetët latinë që i dha aq freski por edhe madhështi veprës së tyre letrare. Ata për Marulin humanist nuk janë vetëm objekt adhurimi dhe afeksioni të thellë, por edhe model i krijuesve njerëzorë e qytetarë të ndershëm jo për t’u imituar por për t’i patur si udhëheqës shpirtërorë. Këtë e provon vepra letrare e Mikel Marulit.                                                                                        Në poezinë “Për Dante Aligerin”, Maruli e ngre lart “poetin me nam”, “pa emrin e autoritetin e tij nderohej gjithë atdheu i tij” dhe që për paradoks që ndëshkuar me mërgim, ky bir i Firences dhe gjithë Italisë, andaj poeti lirik shpërthen jo pa sarkazëm: “Heu, ju kohë ziliqare / që nga virtyti shartoni fatin e padenjë! / Cilit t’i takojë virtyti / i atij është atdheu”                      Mesazhi poetik i saj është i qartë. Njeriu me vlera dhe kontribute e fiton atdheun përjetësisht. Atdheu ka nevojë për emrin dhe veprën e tij sado paradoksal të jetë fati dhe vlerësimi i tij, siç ndodhi dhe me Danten që qe shpërblyer më shumë nga Firenca e tij, që gëzon sot e gjithë ditën famën e madhërishme të qytetarëve të saj të ndritur, në mes të të cilëve qëndron edhe Dante Aligeri.                                                                                                                                                       Sadoqë, e nisur nga motive personale, disi më vete qëndron poezia “Lavdi Raguzës”, qytetit-republikë ku Mikel Maruli kaloi fëmijërinë dhe rininë e parë, nga i cili mori mbresa dhe kujtime të një jete qytetare të gjallë, të lakmueshme e të paharrueshme.                                                                                        Poeti nga fillimi deri në fund të poezisë shpreh mirënjohjen duke i dhënë vend asaj ndjenje të thellë të njeriut që provon mirënjohjen pikërisht në një qytet të tillë që do të jetë gjithnjë dhe stolisja e qyteteve “mikpritëse e ngrohtë, në ty mjerimet e mërgimit i vajtova, i njomë, shtalb, nga zemra, dhimbjet si mik e vëlla te ti qesh gostitur”.                                                           Adhurimi për Raguzën nuk ka vetëm pikënisje personale, ajo përfaqëson një vend mikpritës për të mërguarit e të gjithë kohëve, ajo për të është një hapësirë jetike për idetë humaniste ku “vijnë e shkojnë njerëz të gëzuar” ku veprojnë “zakone, ligjet e shenjta të këtij qyteti” të cilin e çmon për krenarinë dhe pavarësinë. Ai qytet ishte vend banimi e veprimi për humanistë të Ballkanit, midis të cilëve edhe shqiptarë. Dhe këtë Maruli, vetë humanist, nuk ka si të mos e çmojë e ta ngrejë në poezinë “Lavdi Raguzës”. Poezia është derdhur në ndjenja njerëzore dhe në ideale humaniste që rrezaton jo vetëm kjo republikë, ky qytet, por gjithë bregdeti dalmatin me origjinë të hershme ilire.                                                                                                                                               Poezia, studimet, komentet që do të botoheshin pas vdekjes së tij e kanë radhitur Mikel Marulin ndër poetët më të çmuar e më të mëdhenj të humanizmit. Njeriu që kish si lejtmotiv “Duke luftuar kërkoj një vdekje të ndershme për atdhe” me jetën dhe veprën e tij provoi se gjithë jeta e tij iu kushtua lirisë në kuptimin më të gjerë të fjalës. I mërguari që e vuajti shumë brengën e atdheut të munguar i dha shprehje ndjenjave të thella njerëzore në poezinë e tij, duke i blatuar panteoni humanist shumë krijime të realizuara poetike. Ai pati dhe manifestoi gjithë tiparet e lëvizjes së humanizmit, si adhurimin për trashëgiminë kulturore-letrare të antikitetit grek e latin, duke sjellë në poezi kultet e reja të epokës së Rilindjes Evropiane, si kultin për qenien njerëzore, për lirinë dhe të drejtat e natyrshme të saj, duke shpalosur në poezi plot hir e ndjesi gjendje reale njerëzore, duke i dhënë hapësirë e shprehje pafundësisë së ndjenjave dhe ëndrrave e mundësive të shpirtit të njeriut. Poezia i dha famë dhe nder emrit të tij. Studiuesit e kanë çmuar si poet dhe kanë njohur prejardhjen e tij shqiptare, por ka pasur nga ata që për motive të tjera e kanë vënë në dyshim atë. Idealet humaniste kanë depërtuar në tërë veprën e tij, ashtu siç është e pranishme edhe brenga e atdheut nga i cili qenë të detyruar të largohen të parët e tij, gjë të cilën Mikel Maruli e kujton përherë me një dhimbje të madhe.

Filed Under: ESSE

PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?

January 19, 2026 by s p

  Analizë, mendime, zgjidhje

Kemi disa dhjetra vjet që vetëm ankohemi, grindemi, digjemi, përbaltemi duke mbetur skllevër të këtyra bëmave të mbyllura në një rreth të çeliktë.  Të tillë ‘’duke hedhur vallen e vdekjes,, brenda një metali të fortë rrjedhoj edhe e ndërgjegjes kulturës e zhvillimit ekonomik të prapambetur, shoqëruar me karakterin e fortë e të mbrapsht jashtë kohe të shqiptarit. Problemi hakmarrës i natyrës duhet gjykuar me gjakftohtësi duke analizuar faktorët natyrë – shoqëri – ekonomi. Dhe më tej politikën ekonomike, ekologjike e strategjitë e përdorura për të ruajtur natyrën, tokën si djepin e ushqimit  dhe jetesës si dhe kulturën,  të sjellurit e të vepruarit të çdo shqiptari ndaj natyrës e mjedisit ku jeton.

        Shpopullimi i fshatrave, mbipopullimi i fushave bregdetare 

  Një sistem politiko – ekonomik ishte kalbur, mykur, po i gërryheshin themelet nga gabimet e shumta në qeverisjen e vendit. Dhe sigurisht erdhi përmbysja  e tij e dhunshme, shkatrrimtare në të gjitha lëmërat, ekonomike, politike, institucionale, të natyrës etj. Një sistem i kundët për nga përkatësia e pronës, organizimit, shpërndajes të të ardhurave po lindte. 

       Në këtë kalim ndërrim pushtetesh, ekonomia u paralizua, populli mbeti i pa punë rrjedhimisht pa të ardhura financiare pa prodhime për konsum të përditshëm. Atëhere shqiptarët u shkëputën nga katundet e malsitë si shkëmbinjt nga veprimi agresiv i faktorëve klimatikë. Ato u larguan nga foletë e tyre u shpërndan me moton’’sejcili për vete zoti për të gjithë,, në ish fushat e kodrinat dikur toka buqësore, masivet e pemtoreve, vreshtave, në shtretërit e lumenjve e përrenjëve, në ish kënetat e dikurshme, në rrethinat e qyteteve, kryesisht në shqipërinë bregdetare. Ikja u kthye në apoteozë, qëllim në vetëvete nga viti 1990 e në vazhdim. Shteti nuk ishte, politikanët grindeshin qirreshin për karrike, për t’u pasuruar e dhjamosur me pasuritë e dikurshme, pa kurrfarë planesh, strategjish, ngritje strukturash ekonomike, shkencore etj.

                          Çfarë ndodhi në vazhdim?

          Nuk do të merremi me historitë e përmbytjeve të 36 vjeteve të fundit, tranzicionit pa mbarim. Ne do të analizojm dy përmbytjet brenda katër muajve (Tetor 2025 – Janar 2026) për të zbuluar shkaqet objektive dhe subjektive dhe si mund të parandalohen pjesërisht. Dhe ja një ndër kronikat e fundit të muajit tetor të vitit që  sapo lam pas. Lexojm. ‘’Rreth 100 banesa në Vaun e Dejës janë pushtuar nga uji si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut në 24 orët e fundit. Shtëpitë e prekura janë në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, tha se shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati e përroit të Glinës, ku veç banesave, uji ka sjellur dëme edhe në bagëti, shpend e bletë.,, (TV. Bulqiza, 26.10.2025) Kuptohet se vetëm një degë e përroit  të Gajadrit ka shkaktuar dame të tilla. E bafasishme, e habitshme,  apo e çudiçme?

    Tanima po paraqesim për lexuesin vërshimet e disa lumenjëve e përrenjëve  në fillim të muajit janar 2026.  Kjo për të argumentuar e nxjerrun në pah gabimet në admistrimin e qeverisjen e mjedist natyror, veprave hidroteknike krijuar nga njeriu, projektet e planimetritë e qyteteve e fshatrave të pa qena ndonjëhere.  Dhe ja lexojm me kujdes  gjeografinë e tyre. ‘’Shikoni çfarë po ndodh në Dukagjinin e Ri, Thumanë, nga çarja e argjinaturës të lumit Droja.,,(Kronikë  08.01.’26) 

‘’Argjinatura e lumit Devoll vazhdon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3 600 hektar tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.,, (Sh com. 10.01.’26)

   Zbresim në shqipërinë e mesme, dhe ja situata:‘’Pamje dramatike. Uji kalon mbi Urën e Mifolit (Lumi Vjosa S.M.) (Euronews-alabnia 08.01.’26) 

‘’Lumi Semanit (degëzim i lumit të Devollit dhe Osumit) ka 2 orë që ka përmbytur 500 ha sera të Goriçanit. (I. Pilku, 08.01.2026)

‘’Report Tv ka sjell pamjet me dron nga zona e Mbrostarit ku qindra hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji, si pasojë e daljes së lumit Seman nga shtrati. (11.01.’26)

      Ngjitemi te lumi në afërsi të kryeqytetit dhe ja situata. ‘’Lumi i Erzenit përmbyt  fshatrat Katundi i Ri,  Rreshbullin,  Sukthin dhe  varrezat e fshatit Jubë. Janë larguar nga shtëpitë e tyre  667 banor. Janë përmbytur 2500 hektar (ha) pemtore.,, (Report TV.  09.01.’26)

    Dhe tani ngjitemi për të kuptuar se si paraqitet gjendje në prurjet e lumit Drin. Lexojm: ‘’Hidrocentrali i Fierzës ka nisur shkarkimet e kontrolluara, pasi ka arritur kuotën maksimale prej 292.60 metrash. Fierza po shkarkon përmes portës së 3-të 50 m3 / ujë në sekondë, ndërsa po prodhon energji elektrike me 3 turbina.,, (Report TV. 11.01.’26)

    I rikujtojm lexuesit se në shtratin e liqenit të Fierzës në me pak se një muaji dukeshin rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, urat etj., tregues të defiçiteve marramendëse të sasive të uji. Natyrshëm lind pyetja. Cilët ishin faktorët që ndikuan në mbushjen kaq shpejt të zgavrës të stërmadhe,  ndërsa tani derdhim ujin e tepërt për në liqenin e hidrocentralit të Komanit e njëkohesisht punojnë tre turbina? 

                Lexojm përgjigjen, shkurtimisht.

     Maleve ju vërsulëm me huliganizëm duke i xhveshur nga veshja e gjelbërt me sopata e motorsharra pa udhëheqje silvoteknike. Dhe ja përse? Familjet më të mëdha ose në zona më të ftohta mund të përdorin edhe më shumë, dru zjarri deri në 10–12 m³ në vit. Në nivel kombëtar, përdorimi total i druve për ngrohje shkon rreth 2–2.5 milion m³ dru në vit për të gjithë vendin, Për një familje mesatare shqiptare që përdor dru për ngrohje, konsumi vjetor është rreth 5–6 m³ dru në sezonin e dimrit. Shfrytëzimi i te cilave është kryer dhe kryhet nga firma fantazma pa drejtimin silvoteknik, me motivin: të vjedhim, duke shkatërruar gjithe biomasën e gjallë e të gjelbërt. Nuk po ‘’shfletojm,, masakrën për të prodhuar trupa sharre, shtylla miniere, landë ndërtimi për ndërtimet e mijëra shtëpive etj. etj.

       Si rrjedhoi ja dhe rezultati, një ndër ‘’sukseset,,. Në një studim të INSTAT, të vitit 2022, volumi i përgjithshëm i pyjeve ka rënë në 30.5%.  Pa u zgjatur po marrim per tu bindur dy vite.  U shfrytëzuan 73.1 milionë m3 në vitin  2010 dhe me një  rënje të lehtë në  50.8 milionë m3 në vitin 2022.

    Le t’i shumojm faktet për të krijuar te çdo lexues e studiues pemën e lulëzuar të bindjes. ‘’Sipas INSTAT, gjatë viteve 2018 – 2023 Shqipëria ka humbur 320 mijë hektarë pyje dhe kullota…nga të cilat 82 mijë ishin pyje “të pastër”.  Dhe ja çfare shkruan, ‘’Global Forest Watch ‘’se vetëm në vitin 2023 janë zhdukur 2200 hektarë pyje. (Gazeta Telegraf  17.04. 2025)

   Nga ky shkatërrim barabar pa udhëheqje teknike u u kthyen ne shkretëtira mijera hektar pyje ahu pishe, bredhi duke zvogëluar sipërfaqen e pyjeve të lartë në 32% duke mos marrun parasysh, relievin e theksuar malor dhe kodrinor të vendit tonë, faktorët klimatik që do të vepronin me agresivitet mbi këto shpate, kodrina, pellgje përrenjësh e lumenjsh.  Të cilët do të vepronin pa mëshire pa kursim mbi sipërfaqen e tokës tani ma pa ‘’çadrën mbrojtëse biologjike,,  duke zhdukur edhe atë pak bimësi të shpëtuar krejt rastësisht. Për rrjedhoji ujrat sipërfaqsore do të vërshonin turrshëm, duke marre me vete shtresën biologjike, pra humuesin të formuar në harkun kohor më shumë se pesëdhjetë vjeçar dhe  gërryer tokën. Pikërisht këtë katastrofë mjedisore, bioekologjike, ekonomike e shoqërore e ndjejm  e shikojm tani në vitin 2026 dhe jo vetëm. E parashikuar kjo nge profesor, doktora shkencash, teknik pyjesh së paku një çerek shekulli ma parë, dhe ja: ‘’Haraçin e këtij barabrizmi do ta paguajn ato që do të vijnë pas nesh dhe nuk do të lenë gjë pa sharë dhe urryer deri në mallkim.,, Shkruan Doc. B. Xheko në një letër dërguar Prof. M. Kotro në vitin 2007. Biles erdhi më shpejt se sa u parashikua. 

         Pastaj ju ndezëm zjarrin duke i shkrumbëzuar pyjet që mbetën

      Pa pergjegjësia e qeverive të ndryshme, mungesa e organizimit inxhiniero teknik pylltar në adminsitrimin, ruajtjen e shtimin e pyjeve solli me vete ‘’krimin me barbar në pylltarinë shqiptare,, Vënja e zjarrve nga individe të veçantë për të fshehur vjedhjen e investimeve pa kryer as edhe një ndërhyrje teknike, njerëzit e semur psikologjikisht ose të etur për krime e hakmarrje etj. Dhe ja disa të dhëna për të krijuar një përfytyrim sa më real mbi krimet ekologjike në ekosistemet pyjore dhe konkretizuar veprimet barbare të sipër shkruara 

        Ju vihet zjarri duke i  shkrumbuar disa mijëra hektar në vit. Dhe ja faktet kokëforte. Në vitet “normale” zhduken një herë e përgjithmonë  mbi 40 – 50 mijë ha në vitë me zjarre. Pasoja, zhdukja krejtësisht  e vegjetacionit drunor shkurror  barishtor. Këto shifra përfaqësojnë vlerësime mesatare ose tipike në  periudhën 2006 – 2025 (Të dhëna nga EFFIS) dhe ja katastrofa mbi pylltarinë shqiptare: janë përfshirë nga zjarre kurorash  247 432 hektar pyje të lartë e shkurre.

    Nuk po japim shifra të tjera. Këto janë të mjaftueshme për  argumentime e bindur mbi shkak pasojat. Xhveshja nga mbulesa e gjelbërt, nga shajaku natyror mbrojtës nga gërryerjet e disiplinimit të  rrjedhjeve ujore nga rreshjet e rëna shpateve të malve, pellegjeve të përrenjëve e lumenjëve ju shtua me egërsi shkrumbimi, hirëzimi, saharizimi  masiv i vegjetacionit bimor drunor, shkurror e barishtor nga zjarret. Objektivisht sollën, shkaktuan, pasoja katastrofike, përmbytjesh i të gjithë fushave, (ultësirën bregdetare S.M.)  ish kënetave, fshatrave,  stallave të  bagetishìve, shtëpive të  banimit, qindra hektar serash etj. Përse? ‘’Nga shiu që bie nga atmosfrat në pyll, ky mban 30% nga kurorat, ndërsa vetëm 5,0% rrjedh në sipërfaqe, një sasi uji shiu prej 10 % avullon duke ja kthyer atmosferës, sfungjeri biologjik lejon të hyjë në poret e tija 10% e rreshejeve, avullohet nga aparati gjethor rreth 30% e ujit të ramun ne forme shiu, e pas disa muajsh ujrat e shiut furnizojn kapilarët nën toksor  me 15 % të rreshjeve, duke ua dhuraur atë bimeve, kafshëve nëntokrore e mbi tokë, njerëzve, burimeve nëntoksore përrenjëve, lumenjëve me një disiplinë të fortë në kohë e hapsire.,, Përfundimi:’’Zjarret janë çrregulluesit e rrjedhjev të ujrave dhe nxitës te agresivitetit të gërryerjeve.,, 

               Rreshjet me intensitet të lart për një kohë të shkurtër të shirave dhe shkrirja e borës krijuan rrëke e përroska dhe u rrëmbyen ish pyjeve të zhdukura shtresën biologjike duke shtuar prurjet e lumenjve, përrenjëve etj. Mjaft profesor e specialistë pyjesh e kanë shprehur se këto do të shkaktojn fatkeqëi të mëdha, mjedisore në tokat bujqësore, qendrat e banuara etj. Dhe ja: ‘’Veprimet shkatërruese që ju bënë dhe  vijojn  t’i bëhen  natyrës sonë, sidomos nga prerja pa kriter dhe djegja e pyjeve, janë shoqëruar me erozione shumë të fuqishme me përmbytje masive të zonave fushore.,, (M. Metaj, H. Zoto, Gj. Fierza. ‘’Pylli dhe njeriu.,,  f. 37. Tirane 2012)

      Si përfundim mund të shtojm edhe këto faktor që ndihmuan në përmbytjen e fushave bregdetare etj. Ngrohja globale e klimës,  shkaktoi ndër të tjera, ndryshime fenologjike në jetën e botës bimore, ndryshimet e stinëve, rreshjet e shiut me intensitet shumë të lart në një kohë të shkurtër.  Marrja e materialeve të ndryshme në shtretërit e lumenjëve, si rërat, zhavorrin etj. duke shkatërruar shtretërit e tyre mijëra vjeçar. Dhe së fundit shteti sehirxhi e indiferent ndaj këtyre dukurive.

                 Ish kënetat dhe banoret e maleve

    Individë të ndryshëm, pa u menduar e thelluar në faktorët natyror të ‘’ushqyer nga veprimet barbare të njeriut,, se do të përmbyteshin ish kënetat  me vërshimet e  fuqishme të përrenjve e lumenjve  që ushqeheshin nga relievet tanima kthyer në thatina  të maleve, kodrave pjesë të gjeografise të Shqiperisë. Ato ndërtuan  teknikisht me gabime duke mos ndërtuar xoklature 1-1,5 metra mbi nivelin e ish kënetës. Gabim i cili ju solli fatkeqësinë brenda në shtëpitë ku jetonin. Dhe ja vetëm një shembull për të kuptuar atë që ka ndodhur këtë fillim janari e do të ndodh. Lexojm. ‘’… 851 qytetar të larguar nga shtëpitë ndërtuar në një fushë ish kënetë tani nen  uje.,, (periferia e qytetit të Durrësit S.M) (Euronews Albania 10.01. ’26)    

              Kjo fatkeqesi ka patur edhe faktor të tjerë subjektiv individual, shtetëror sepse nuk janë riparuar ose ndërtuar argjinatura anash shtretëreve të përrenjëve: u lejua saharizimi i pyjeve në male e kodrina me prerje  e zjarre masive, po nga qeverisja e keqe ekologjike; nuk u pastruan kanalet kulluese vazhdimisht e vendosur në punë hidrovoret;  hedhja e mbeturinave të amabllazhimit te ushqimve etj. ku të mundin, kryesisht pyjeve,  shpateve të ujembledhësve dhe shtretërit e përrenjëve, lumenjëve, liqeneve etj. dhe keq administrimi nga shteti i tyre, pa strategi, pa teknologji, pa rregulla administrimi, po kontrolle e teknologji rifutje në qarkullim.  Ose investimet u gllabëruan nga hajdutët e kohëve moderne të të gjitha niveleve.  

    Rrëshqitjet, faktoret qe i shkaktojn, pasojat

     Një problem tjetër që kërkon zbulim shkaqesh e marrje masash teknike e ndërhyrje bioekologjike janë rrëshqitjet e shpateve, çarjet e bazamntit te udheve të makinave, skrapatave të tyre, duke dëmtuar pjesërisht e izoluar fshatrat. Po japim për lexuesin disa fakte nga jugu në veri i Shqiperisë. Dhe ja lexojm:‘’Rrëshqitje në kodrinat e fshatit Maleshovë  të Përmetit,, (Kronikë, 08.01.’26

‘’Qarkullimi i automjeteve në udhën e makinave Uji i Ftohtë-Tepelenë është bllokuar… nga rrëshqitjet  e dherave, të cilat kanë zënë gati 70% të gjerësisë së rrugës në kryqëzimin tek Ura e Leklit.,, (Sh com, 10 01,’26)

‘’100 banorë të fshatit Bashaj në qarkun e Vlorës kanë mbetur të izoluar ditën e sotme si pasojë e një rrëshqitje masive dheu.,, Sh com 10.01. ’26)  ‘’ Raportohet për 12 zona ku ka pasur rrëshqitje dherash.,, (Sh Com 10.01.’26)  ‘’Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa rrugë kombëtare dhe rurale në Kukës.,, (Të Paekspozuarit – TPZ.AL 10.01’26)

    Kjo situatë e rënduar, burim fatkeqësish, vuajtjesh, shkaktar të nervozizmit, janë të lidhura me një seri shkaqesh. Formacionet gjeologjike u gjetën në ‘’befasi,, pas një thatsire të tejzgjatur, me mungesë rreshjesh shiu. Rënia e tyre me intensitet për një kohezgjatje të shkurter, mbushën poret e tokës dhe rezultat i peshës e shtimit të volumit, ndodhën rrëshqitjet. Hapja e udheve te ndryshme pa studime gjeologjike, gjeomorfologjike, pa mure mbajtëse dhe mbjellje drurësh e shkurresh në skrapata, si dhe djegja e prerja pa zbatuar silvoteknikën  në shpate e kodrina ndikuan në rreshqitjet e shumta në Shqipëri, këtë fillim janari 2026.                

                  Si mund të arrihet zvoglimi i katastrofave të përmbytjeve?

    Për të krijuar një përfytyrim sa më të qartë, real, të besueshëm mbi përmasat e mëdha shkatrrimtare të rreshjeve të shirave, po japim më poshtë disa kronika në ultësirën prendimore. Dhe ja lexojm me vëmendje. Në Durrës. ‘’…dalja nga shtrati i lumit Erzen…janë  larguar nga aty mbi 700 banorë… ndërsa janë 699 banesa të përmbytura. Në fshatrat Erzen dhe Fllakë raportohen rreth 1000 ha. tokë bujqësore të përmbytura, ndërsa në Sukth rreth 5000 hektar.,, (Sh com. 09.01.’26)

Në Fier. Lumi Vjosa ka përmbytur ’’Rreth 650 – 700 ha. tokë bujqësore…, ndërsa uji ka … hyrë brenda… në 80 banesa në Cerven dhe 75 banesa në Ferras të ndërtuara brenda dhe jashtë argjinaturës…(Sh com. 09.01.’26) Në Vlorë.‘’Rreth 20 banesa në Bishan janë të rrethuara nga uji.,, (Sh com. 10. 01.’26) ‘’Shërbimet e emergjencës thanë se po punonin për të larguar ujin nga rreth 800 shtëpi dhe ndërtesa, dhe për të strehuar rreth 300 persona në objektet e ushtrisë dhe policisë.,, (Kronikë 11.01.’26)

   Sa investime duhen tani për të përballuar fatkeqësitë? Një mendim vetëm në ditët e para të përmbytjeve.‘’Eksperti i Bujqësisë, Ilir Pilku, ka përllogaritur se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit përllogaritet në mbi 150 milionë euro,, ( Kronikë 08.01.2026)

      Për të parandaluar katastrofën ekonomike po shkruajm edhe një herë disa mendime  e rekomandime. Të dhëna  edhe disa vite e dhjetëvjeçar nga mjaft profesor, pedagog, inxhinera të fushave të ndryshme etj. Fatkeqësisht askush nga politikanët, deputetët, kryetar bashkishe, komunash as që i kane lexuar dhe jo ma diskutuar e vendosur në programe pune, rregullore, projekte, ligje etj.

 –  Rekomandojm një politikë ekologjike të mbështetur në specialistë përkatës në pylltarinë shqiptare, në qeverisjen e mbeturinave e ndotësve të ndryshëm të mjedisit, në përrenjtë, lumenjt e ujëmbledhësit e tyre, të liqeneve, të hidrocentraleve. Ne planin rregullues e sistemues të qyteteve e fshatrave të hartohen projekte e programe për zbatim sipas koncepteve të ekologjisë së sotme.

 – Ndërhyrja me masa  silvoteknike  në sipërfaqet e ish pyjeve, pra të xhveshura nga petku i gjelbërt nga prerjet, djegjet e njëpasnjëshme, me mbjellje fidanash të drurëve pyjor ose ruajtur nga zjarret për të siguruar ripërtritjen natyrale, sistemime malore me prita me mure me llaç çimetoje, të thata ose me gardhe. Këto masa të fillojn  së pari te përrenjt malor e deri ne zbritjen e tyre ne fusha me argjinatura të projektuara, studiuara nga institute studimesh. Sepse‘’Pyjet janë pjesë e një sistemi kompleks faktorësh në unitet, të cilët ndikojn drejtë përdrejtë  në disiplinimin e rreshjeve mbi sipërfaqen e tokës.,, theksojn me forcë  studiuesit italian F. Iovino, M. Borghetti, A Veltri  në artikullin shkencor ‘’Foreste e ciclo dell’acqua.,, (‘’Ndikimi i pyjeve në qarkullimin e ujit të rreshjeve.,,) 

– Ndalimi me ligj të posaçëm i ndërtimit të hidrocentraleve për prodhim energjie elektrike në shtretrit e përrenjëve e lumenjve. T’iu japim përparësi ndërtimit të rezervuarve të vegjël, në perrenj të ndryshëm malor e kodrinor, si masa bioekologjike, si rezerva uji, si prodhues oksigjeni dhe mbrojtës të tokave nga gërryerjet.

  – Studimi sa ma shpejtë që të jetë e mundur për të hartuar projekte e dhanun investime për gazifikimn e qyteteve në fillim, pastaj të fshatrave.

  • Reformë e  thellë dhe e gjërë mbi pronësinë mbi pasurinë pyjore, dhe një organizim i ri piramidal i qeverisjes e administrimit të pyjeve me specialistë përkatës.
  • Mirëadministrimi i mbeturinave me prejardhje të ndryshme, duke rekomanduar grumbullimin e diferencuar në fshatra e qytete, vënia në punë e teknologjive të reja në përpunimit e rikthimit në përdorim, në gjithë shqipërinë. Organizimi i një edukimi mbarë kombëtar sipas këshillës ‘’Respekto natyrën si shtëpinë tënde. Jep shembullin që do të doje të ndiqej. Natyra nuk është për t’u shfrytëzuar e dëmtuar, por për t’u ruajtur, gëzuar, respektuar dhe trashëguar.” (A. Z. Xhembulla‘’Jeto Gjelbërt,, Qershor ’25)   

– Të organizohen në kohë e hapsirë nga komunat, bashkitë, mirembajtja e vazhdueshme e veprave bonifikuese egzistuse, të ndërtohen të reja të shoqeruara edhe me ndërhyrje biologjike, mbjellje drurësh etj. Gjithashtu të mbahen në punë duke u kontrolluar vazhdimisht gjithë motorpompat e hidrovoreve për të punuar në kohën e duhur me kapacitet të plotë.

   – Të gjitha punimet në hapjen e udhëve të makinave, autostradave etj. duhet të paraprihen nga studime gjeologjike, gjeomorfologjike, ndërtimin e mureve mbajtës të skrapatave shoqëruar edhe me pyllëzime, sepse sistemi rrënjor i drurëve, shkurreve, mbështjell volume të medha formacionesh toke duke i përqafuar fort e ushqyer me ata.

    -Gjithe këto projekte, ndërhyrje duhet të behen nga institute studimesh, projektimesh dhe ndjekës të zbatimit të tyre. Pra është e domozdoshme dhe sa ma shpejt e krijimit të Instituti  studimeve dhe projektimeve të veprave të kullimit dhe ujitjes si dhe Instituti i studimit të tokave dhe pyjeve.  

                                 ***********

    Lind natyrshëm pyetja: A është në gjendje qeveria e sotme shqiptare të kryej  gjithë këto ndërmarrje, punëra, reforma të fuqishme për të parandaluar edhe deri në 40 % ose 50 % të këtyre katastrofave natyrore?  Sigurisht që me politikën e ndejkur deri më sot, kënetizimi i fushave bregdetare, xhveshjen e saharizimin  pyjeve në male, shpate kodrina nga vegjetacioni bimor do të vazhdoi. 

       Po qe se nuk formohen institute, nuk vihen në administratën shtetërore, që nga ministrat, profesionistët, të shkolluarit, me tregues cilësor, popullsinë e ultësirave bregdetare do t’a shurdhojn ‘’simfonitë e kangëve,, të bretrkocave, ndërsa maleve, shpateve, kodrave,  do t’iu ‘’dalin kockat,, duke shëmtuar peisazhet e kthyer në sipërfaqe tokash shterpa. 

    Këto do të ndodhin edhe nga një veçori e karakterit të shqiptarit, mbi të gjitha kur ngjitet në postet drejtuese. I zbuluar nga albanologu J. G. v. Hahn, ne vitin 1854 i cili  ka shkruar ‘’Shqiptari ka një shtysë të brendshme t’i jap personalitetit të tij një vlerë të jashtme sa ma të madhe, asht ai i fuqishëm, atehere të gjithe përpjekjet dhe synimet e tij rrahin në pohimin dhe në zmadhimin e namit dhe të ndikimit të tij…,,

   12.01.2026                                      Dr. Selman Meziu

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 111
  • 112
  • 113
  • 114
  • 115
  • …
  • 2934
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT