• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Justice Beyond Borders: Human Rights and Wartime Violence”

October 15, 2025 by s p

“Justice Beyond Borders: Human Rights and Wartime Violence”.

Filed Under: Emigracion

AMFE – USA: Thrilled to present another esteemed member of our board, Renina Varfaj

October 15, 2025 by s p

Renina Varfaj is a licensed and certified mental health professional with a strong international background in both education and clinical practice. Her education includes two Master’s degrees: an M.A. Research in Education from the University of Tirana and MSc. Clinical Counseling from East Carolina University.

Before transitioning to U.S clinical work, she served as school psychologist at a private school, while also holding a long-term freelance role as a mentor for psychology students. She also completed advanced training to become an EAP – Certified Psychodrama Therapist.

In the U.S., her work focused on clinical intervention, serving as a Behavioral Interventionist and Therapist at multiple addiction treatment centers. She now maintains her own practice, Waterside Wellness PLLC, providing therapy and coaching, backed by her current status as a Licensed Clinical Mental Health Counselor Associate (LCMHC-A/A17055) and Licensed Clinical Addiction Specialist Associate (LCAS-A/LCAS-26791).

Renina Varfaj’s professional identity is directly fueled by her commitment to her family, her appreciation for nature, her desire to be a genuine people person, and her passion for giving back to the community. These personal values translate into her professional life by fostering a deep sense of empathy, resilience, and connection in her work.

Filed Under: ESSE

Tetori dhe Festa e Librit në Amerikë

October 15, 2025 by s p

Dr. Yllka Filipi/

(Panairi i Katër-t në Shtëpinë e Shkrimtarëve)

Ditën e shtunë, në Galerinë e Artit në qytetin e Stamford, CT, ora 11:00 e paradites deri më 17.00 të pasdites, kur gjethet e zverdhura dhe shirat e parë të vjeshtës ravijëuan portretin unikal të këtij mes-tetori të ngrohtë, u zhvillua Edicioni i Katër-t i Festës së Madhe të Librit në Amerikë, Panairit të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në Tubimin e radhës. Në këtë festë të fjalës, kulturës dhe lidhjes njerëzore, ku breza të ndryshëm takohen për të përjetuar fuqinë e leximit, të shkrimit dhe të lidhjes kulturore e frymëzimit artistik midis Shkrimtarëve të njohur shqiptarë e shqiptaro-amerikanë, poetë, përkthyes, gazetarë, piktorë, producentë filmash dhe artistë nga fusha të ndryshme erdhën për t’u lidhur përmes librit dhe kulturës me nismën që synon të ngulisë dashurinë për leximin në çdo brez dhe të lidhë fuqinë e fjalës së shkruar me shpirtin e komunitetit tonë.

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, moderatorja, poetja dhe studiuesja Dr.Yllka Filipi i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve, bashkëpunëtorëve, botuesve, gazetarëve, miqve të artit dhe të fjalës në këtë ditë të mbushur me frymëzim, emocion dhe dashuri në pasionin për librin. Bërthama e fortë e kësaj feste të librit u bënë botimet e reja të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amnerikanë.

Fjala ju dha Presidentit të Shoqatës z. Adnan Mehmeti i cili u shpreh: Përshëndetje të gjithëve dhe mirë se vini në Tubimin e Shkrimtarëve 2025. Tetori, si muaji i librit dhe i leximit, bashkon shpirtin krijues të autorëve me lexuesit. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka tashmë 24 vjet veprimtari të pandërprerë në shërbim të kulturës dhe letërsisë shqipe. Gjatë këtyre viteve, mbi 200 anëtarë kanë lënë gjurmën e tyre me vepra, botime dhe pjesëmarrje aktive në jetën kulturore të komunitetit tonë. Shoqata ka qenë dhe mbetet një vatër bashkimi: një vend ku krijuesit ndajnë përvojën, frymëzimin dhe përkushtimin ndaj fjalës. Do të vazhdojmë të mbështesim krijimtarinë, të hapim dyer për autorët e rinj dhe të zhvillojmë nisma që forcojnë lidhjen mes krijuesve shqiptarë në Amerikë dhe në trojet tona. Gjatë veprimtarisë së saj, Shoqata ka organizuar tre edicione të Panairit të Librit Shqip (2009, 2010, 2024) dhe Ekspozitën e Librit (2021), duke afruar autorë, botues dhe lexues nga mbarë Shtetet e Bashkuara.

Sot, Panairi i Librit Shqip 2025, në edicionin e katërt, vazhdon këtë traditë. Këto panaire kanë një veçanti që i dallon nga të tjerët: janë krijuar posaçërisht për shkrimtarët, poetët, përkthyesit dhe krijuesit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA. Ato janë mundësi, për ata që mbajnë gjallë gjuhën shqipe në mërgim mund të shprehin historitë e tyre, duke shkruar mes dy brigjeve. Çdo libër i ekspozuar ruan një histori emigrimi, një kujtim nga vendlindja dhe përpjekjen për të ruajtur gjuhën dhe kulturën tonë përmes shkrimit. Që prej panairit të parë, qëllimi i Shoqatës ka qenë i qartë: të krijojë një platformë për autorët shqiptarë në Amerikë, duke u dhënë vlerësimin që meritojnë. Ky panair është një pikëtakim që lidh krijuesin me lexuesin, bashkatdhetarët me artin dhe fjalën me komunitetin. Ai dëshmon se kultura shqiptare jeton përtej kufijve dhe se fjala jonë nuk shuhet, por udhëton dhe e mban gjallë trashëgiminë tonë kudo që jemi. Çdo shkrimtar, me fjalën e tij, ndez një dritë që ndriçon përtej kohës. Letërsia është mënyra më fisnike për të folur me përjetësinë. Siç thotë Gabriel García Márquez, “Letërsia është mënyra më e bukur për ta jetuar jetën dy herë: një herë në realitet dhe një herë në kujtesë.” Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për ata që duan të shkruajnë, si nxitje për ata që ende nuk e kanë botuar librin e parë, dhe si besim se kultura është forca që na bashkon kudo që jemi.

Dr.Bexhet Asani i cili në fjalën e radhës u paraqit përpara lexuesit në këtë ceremoni me një libër të ri, ndër të tjera u shpreh: “Një dashuri e vjetër dhe një dashuri e re – Struga për Ismail Kadarenë” Jam i lumtur që libri im më i ri, u prezentua para mikeshave dhe miqve të mi shkrimtarë e artistë, me rastin e Panairit të librit, edicioni i katërt, këtu në këtë Galeri të Artit në qytetin e Stamfordit, në Kenerikë.

Shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, këtu e 23 vjet më parë, pikërisht në muajin maj dhe tetor të vitit 2002, vizitoi qytetin tonë – copëzën e parajsës siç duam ta quajmë ne dhe të gjithë ata që e vizitojnë Strugën. Ismail Kadare në tetor të vitit 2002, kërkoi të mbante një takim me intelektualët struganë. Ne këtë takim e pritëm me entuziazëm. Në fund të takimit kandidati për Çmimin Nobël Ismail Kadare midis tjerash tha: “Ju falënderoj për këtë bisedë kaq të ngrohtë, për praninë tuaj kaq miqësore, kaq të mençur! Më prek shumë interesimi juaj për letërsinë, kulturën, për fatin e popullit shqiptar. Të ndodhesh në mesin e bashkëkombasve këtu, me të cilët merresh vesh kaq mirë! Ju falënderoj edhe njëherë të gjithëve!”

Ky libër ka edhe një kapitull “Nga jeta kulturore në qytetin e Strugës”. E shkrova këtë kapitull për të vënë në pah, pse shkrimtari Ismail Kadare, e vizitoi këtë qytet të vogël por me një kulturë të begatshme, veç bukurive natyrore.

Z. Pashko Camaj u prezantua me botimin e tij të ri, romanin simbolik titulluar “Porosia e Kullës”, si përshkrimi i rrugëtimit të brendshëm shpirtëror të shqiptarit drejt ëndrrës amerikane. Ky itinerar merr ngjyrat dhe trajtën e filozofisë jetësore të vetë autorit ku besimi, shpresa dhe optimizmi do të bëhen lejtmotivi i mesazhit që përcjell ai në vepër.

Më tej shkrimtarja Veneta Callpani erdhi para lexuesit shqiptaro-amerikanë me librin e saj më të ri në gjuhën angleze: Lessons Learned. A transformative journey through healing and resilience. (Mësimet e nxëna. Një udhëtim transformues drejt shërimit dhe qëndresës.) Autorja ndau me auditorin emocionet më pikante gjatë procesit të shkrimit të kësaj vepre.

Një emocion të veçantë përcolli Letra Përshëndetësedërguar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prof. Dr. Xhemil Bytyçi, Prishtinë, 11.10.2025, përmbajtja e së cilës u nda me publikun në sallë. Me rastin e evenimentit tuaj tradicional të shkrimtarëve dhe artistëve në tryezën e kulturës mbarë shqiptare në SH.B. A. që mbahet më 11.10. 2025, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, përzemërsisht ju uron dhe ju përgëzon për këtë nismë.

Ju që punoni e veproni në aspektin e ngritjes së kulturës në atdheun tuaj të dytë të, SH.B.A. në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe në emrin tim personal me zemërgjërsi ju urojmë këtë aktivitet të shumëfishtë. Njëkohësisht ju dëshërojmë punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme. Në këtë eveniment pa dyshim do të shpalosni arritjet më të larta letrare dhe artistike të shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë. Shpresojmë se në të ardhmen mund të kemi mundësinë për një bashkëpunim të ndërsjelltë me shkrimtarët e trojeve të origjinës kombëtare. Duke iu uruar punë të mbarë edhe një herë pranoni përshëndetjet tona të përzemërta!

Fjala iu dha gjithashtu autorëve që prezantuan botime të reja. Arjana Gaba, me vëllimin poetik Sytë e Gruas, botuar nën kujdesin e Prof. Dr. Fatmir Terziut në Britaninë e Madhe, Liljana Liço, poete; Luiz Thaçi, publicist; Gjon Ivezaj, historian; Pal Ndrecaj, poet; Alma Jaku, poete; Merita Prenga, poete me dy botime më të fundit: vëllimeve poetike Shpirti të Kërkon dhe Kjo jam Unë; si edhe Bora Balaj, shkrimtare dhe stiliste e talentuar dhe shumë dashamirësve të letërsisë. Këtu spikatën midis të tjerash disa poezi të zgjedhura nga botimet e reja të cilat u interpretuan mjeshtërisht nga vetë autorët. Sa shumë emocion! Po! Sa shumë shpirt!

Shkrimtari Aurel Naqi,njëherësh edhe producent filmash me metrazh të shkurtër, pasi prezantoi dy librat e tij në poezi dhe prozë, u shpreh se këto takime krahas rëndësisë për trashëgiminë letrare dhe kulturore krijojnë edhe ura miqësie eëbashkëpunimi midis shkrimtarëve, pse jo duke krijuar mundësinë edhe për inskenimin e veprave letrare si romanet apo drama a proza e shkurtër, në kinematografi. Aurel Naqi është autor i dy librave, vëllimi me lirika Në buzët e një gruaje dhe librin në prozë Në krahët e mbrëmjes fshihet puthja. Ka shkruar dhe drejtuar disa projekte të vlerësuara, përfshirë Your Turn, The Last Kiss dhe Red Rose Aroma, ky i fundit i njohur në skenën ndërkombëtare të festivaleve me 13- çmime dhe 5- nominime.

Filmi i shkurtër i tij Red Rose Aroma (i njohur gjithashtu si Aroma e Trëndafilit të Kuq) ka marrë vlerësime të rëndësishme, duke përfshirë çmimin Best Drama në Toronto International Nollywood Film Festival (TINFF). Ai gjithashtu fitoi çmime kryesore në disa festivale: -Fort Lauderdale International Film Festival; Venice Shorts Festival (Kaliforni) Vienna Film Festival (Austri); Ballkan Nordic Short Film, Best Actress; Film Crash Festival (Los Anxhelos); Best Cinematography, Best Director, Best International Film, Best Actress, Best Drama (NLIFF); Best International Film at Oregon International Film Festival. I nominuar për Best Drama dhe Best Actress (Enxhi Cuku) në Philadelphia Film Festival Best Drama at Oregon International Film Festival. U shfaq në Louisville International Film Festival, ARPA International Film Festival, dhe pas premierës në Kinema Millennium, Tiranë, u shfaq në Myrtle Beach International Film Festival, Sunscreen International Film Festival.

Një moment prekës përcolli edhe fjala e bashkëshortes së poetit të ndjerë Luigj Çekaj, e cila ndau me publikun vargje nga krijimtaria e tij, të cilat u interpretuan me profesionalizëm të lartë nga poeti dhe ish-kryetari i Shoqatës, z. Mhill Velaj. Shkrimtarja Age Ivezaj prezantoi gjithashtu përpara audiencës romamin e saj Kush na mallkoi, (Who cursed us), botuar në shqip dhe anglisht vetëm disa muaj më parë, një Sagë Mbijetese e Malësorëve Shqiptarë midis dy Kontinenteve.

Studiuesja dhe shkrimtarja Dr.Yllka Filipi në fjalën e saj ngriti disa çështje delikate që shqetësojnë procesin e komunikimit letrar në ditët e sotme, të cilat zgjuan interes dhe u pritën me duartrokitje nga auditori. Çfarë trajte po merr sot marrëdhënia shkrimtar-lexues? A ekziston më leximi i librit fizik në revolucionin digjital? Sa ndikon dixhitalizimi në rënien në letargji të sensorëve të prekjes së fletës së librit me dorë, faqes me reliev, fletës së butë a materialit të ashpër, efektit vizualizues të stisur nga ngjyra e fletëve të zverdhura, (si në librat e vjetër), aromës së rafteve ku libri është ruajtur si zgjim i ndërgjegjësimit fillestar fonetik shpirtëror. Apo si deaktivizim për ta bërë sa më joefektive skemën e komunikimit letrar në procesin klasik dhënës (autor)- mesazh (vepër)- marrës (lexues). Çfarë po ndodh sot në epokën e re digjitale, ku vepra ekziston më së shumti në formën e saj të paprekshme, (botimet dhe leximet on-line). Raporti i pabalancuar. mbi modelin e lexuesit tradicional, (përpara erës dixhitale) dhe lexuesit modern (të erës dixhitale), a do të ndikojë gradualisht në çuarjen e modelit fillestar drejt zhdukjes? Qasje, kjo e cila do të botohet në shtypin e Diasporës Shqiptare dhe në Atdhe.

Kjo ceremoni u mbush me shkëmbime përvojash letrare, frymëzimesh artistike, çaste emocionuese nga botimet e reja dhe u finaliazua me dhurimin e librave me autografë të cilët u nënshkruan nga vetë autorët e pranishëm në sallë, si edhe me një fotografi të përbashkët me të gjithë pjesëmarrësit për të pasuruar Arkivën e Shkrimtarëve.

Një mirënjohje e veçantë iu kushtua artit të piktorit George Pali, pikturat e të cilit ishin ekspozuar në çdo mur të kësaj galerie e cila priti me dashamirësi dhe bëri të mundur zhvillimin e kësaj ceremonie të librit në këtë hapësirë plot dritë dhe frymëzim. Në fjalën e tij përshëndetëse z.Pali u shpreh: Kjo galeri është më shumë se një vend ekspozimi. Është një shtëpi arti ku fjala dhe paneli takohen, ku libri dhe piktura flasin gjuhën e shpirtit duke e kthyer këtë vend në një strehë për librin dhe artin shqiptar. Krenaria e kësaj ceremoniu u bë edhe prania e grupit të piktorëve të tjerë të talentuar z. Adriatik Baliaj, z. Gazmend Bakalli, z. Arjan Hasanlliu të pranishëm në tubim. Jo vetëm si një lexuese e pasionuar e letërsisë, por edhe si krijuese. gazetarja sportive Edona Thaçi në fjalën e saj pëshëndetëse i premtoi audiencës se shumë shpejt do të botojë librin e saj të parë. Më tej Presidenti i Shkrimtarëve poeti Adnan Mehmeti falenderoi edhe njëherë përzemërsisht të gjithë të pranishmit për këtë festë kaq të bukur të kryefjalës së vetme që i jep kuptimin e plotë të qenurit shkrimtar, Librit!

Takimi u mbyll nën një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, prej nga ku të gjithë të pranishmit morën pjesë në një koktejl të organizuar nga bizneset më në zë shqiptare në Stamford, njëherësh dashamirës të artit të bukur të fjalës shqipe, GR Art Gallery, Europa Balkan Food Market, FarmHouse at the crossroads dhe Vinny’s Backyard. Të gjithë shkrimtarët njëzëri i uruan gjithashtu suksese Kombëtares sonë Kuq e Zi në fitoren e sigurtë, në Ndeshjen Ndërkombëtare Legjendare me Serbinë, të shtunën e dytë të Tetorit të Librit Shqip në Amerikë.

Filed Under: Komunitet

Presidentja Osmani priti në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

October 15, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian në këtë proces. Tani që Kuvendi është konstituuar, Presidentja shprehi pritjet e saj që miratimi i Planit të Rritjes të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit.

Presidentja Osmani theksoi se reformat e suksesshme dhe përparimi i vazhdueshëm i Kosovës në indekset ndërkombëtare të demokracisë dhe sundimit të ligjit janë dëshmi e qartë e përkushtimit të vendit tonë ndaj integrimit evropian. Në këtë kontekst, ajo ritheksoi rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke gjetur mënyra për thyerjen e bllokadës aktuale që ekziston në BE.

Në takim, Presidentja Osmani po ashtu theksoi domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta ndaj Kosovës, duke rikujtuar se edhe vetë Komisioni Evropian ka konfirmuar se këto masa duhet të hiqen, që nga propozimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në qershor 2024.

Duke folur për përpjekjet e Kosovës drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Komisionit Evropian në këtë proces mbetet thelbësore. Ajo ritheksoi përkushtimin e popullit të Kosovës, popullit më pro-evropian në botë, për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Përveç kësaj, Presidentja ngriti gjithashtu çështjen e rritjes së bashkëpunimit me BE-në për të mbështetur sektorin e shëndetësisë në Kosovë, si një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit dhe ngritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përgjatë takimit u diskutua për procesin e formimit të qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, si dhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, një ushtrim i rëndësishëm demokratik që edhe një herë dëshmoi profesionalizmin e institucioneve tona dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të paligjshme të Serbisë në proceset zgjedhore në Kosovë, janë veprime destabilizuese që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Filed Under: Opinion

Domethënia e parathënies, botimit i dytë i Lahutës së Malcis, dhe vlerat e saj

October 15, 2025 by s p

Nga Rafael Floqi/

Lahuta e Malcís, kryevepra që i dha zë shpirtit të shqiptarit, përmban 15,613 vargje dhe u botua para 83 vitesh nga Atë Gjergj Fishta, Homeri i fundit i Ballkanit. Kjo vepër nuk është thjesht një libër; është një hymn kombëtar, një pasqyrë e vetëdijes dhe krenarisë shqiptare, një dritë që ndez shpirtin e brezave. Për afro 37 vjet (1900–1937), Fishta punoi me pasion të zjarrtë, duke thurur vargje që lidhin historinë, epikën dhe shpirtin popullor, dhe duke i dhënë veprës përmasa universale që e bëjnë të pavdekshme, si Lahutën ashtu edhe krijuesin e saj.

Atë Gjergj Fishta, kryetari vendimtar i Kongresit të Shkronjave Shqipe në Manastir dhe zëri i fuqishëm i kombit, nuk ishte vetëm poet: ai ishte poeti i parë shqiptar i propozuar për Çmimin Nobel, i njohur nga akademikët dhe albanologët e huaj si “poet gjenial” dhe vlerësuar nga Eqrem Çabej si “poet kombëtar i shqiptarëve”.

Një zë që nuk shuhet

Atë Gjergj Fishta nuk është vetëm poet; ai është Frati i veshur me zhgun, këmbëzbathur, që jetën ia kushtoi Atdheut. Duke lexuar Lahutën, njohim humanistin, burrin e madh, atdhetarin e pasionuar dhe vetëdijen e gjallë kombëtare, që regjimi përpiqej ta shkatërronte, por që mbeti e paprekur në zemrat e shqiptarëve.

Veprat e tij u hodhën në baltë, u fshehën, u ndaluan dhe u dogjën, por shqiptarët e vërtetë i ngritën përsëri, si feniks, duke i dhënë dritë dhe pavdekësi. Lahuta, ndaluar dhe fshehur në qoshet më të errëta të shtëpive të moçme, vazhdon të flasë shqip dhe të thërrasë për kombin. Pas kaq vitesh nga botimi i parë, ajo qëndron e gjallë, e pavdekshme, duke u futur përjetësisht në historinë e lavdishme të Shqipërisë dhe në zemrën e çdo shqiptari.

Përballja me errësirën dhe pas vdekjes

Gjatë regjimit komunist, veprat e Fishtës, përfshirë Lahutën e Malcisë, u ndaluan dhe u persekutuan ashpër për shkak të përmbajtjes atdhedashëse dhe lidhjes me klerin katolik. Në vitin 1967, regjimi ndërmori aktin makabër të zhvarrosjes së eshtrave të Fishtës dhe, sipas disa dëshmive, i hodhi në lumin Drin. Megjithatë, disa pjesë të eshtrave u shpëtuan dhe u rivarrosën fshehurazi në varrezat e Rrmajit në Shkodër. Në vitin 1996, pas rënies së komunizmit, u organizua një ceremoni e madhërishme rivarrimi, duke i dhënë poetit kombëtar nderin e merituar.

Në vitet e fundit, idetë e ripërdorimit të materialeve të vjetra — si druri i ricikluar nga hambarët apo veshjet vintage — dhe të “ribrandimit” të vetvetes janë bërë pjesë e mendësisë moderne. Termat “ripërdorim” dhe “ribrandim” tashmë janë ngulitur fort në fjalorin e përditshëm. Në fund të fundit, shfrytëzimi maksimal i një objekti apo zbulimi i një rruge të re profesionale lidhen me gjetjen e një qëllimi të ri.

Si autor, konsideroni botimin e librave në domen publik si një rrugë të re për t’u eksploruar — një lloj “ribrandimi” letrar. Botimi i librave të domenit publik ofron mundësi për të ricikluar apo ripërdorur vepra ekzistuese, si klasikët e letërsisë, duke shtuar një dimension të ri në karrierën tuaj si shkrimtar.

Sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për tu bërë republikë e shtatë e saja dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tija kundër Jugosllavisë.” Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist mbrenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa.

Patriot shqiptar “apo fanatik fetar, e shovinst të tërbuar antisllav?

Sipas Pipës është e vërtetë se Fishta ishte më i ashpër me sllavët, por kjo duhet të gjykohet bazuar në rrethanat nën të cilat ka jetuar dhe vepruar Fishta.“Fishta nga një katund i Fushës së Shkodrës, u bë meshtar katolik dhe kishte ra në dashuri me malet e Mbishkodrës. Kur të jenë peshuar mirë këto tre elementa”, shkruan Pipa, “do të matet vlera e shoqërore e veprës së Fishtës. “Lënda e “Lahutës së Malëcisë, vepra madhore e Fishtës, është një hymn i gjatë i jetës së malësorve të Veriut. “Jeta e këtyre fiseve malësore, kufitare me sllavët”, ka theksuar Profesor Pipa në artikullin e tij, “ka qenë një luftë e pandërprerë për ruajtjen e tyre etnike nga presioni sllav. Përfundimi është një epikë dramatike, një furi që shpërthen mbi armikun dhe armiku qëllon të jetë sllavi, armik tradicional i malësorit të Veriut” citon Frank Shkreli.

Pipa shkruan se komunizmi e ka paraqitur Fishtën si një fanatik fetar, si shovinst të tërbuar antisllav që urren kombet e tjera, si reaksionar i tipit kleriko-borgjez. Por a “Është Fishta shovinist sepse mbron tokën shqiptare dhe sulmon ata që e sulmojnë” Shqipërinë” pyet Pipa. Profesor Pipa e cilëson interpretimin komunist të Fishtës si një qëndrim “arbitrar që nuk i qëndron kritikës objektive” dhe thekson se “At Gjergj Fishta u rrëzua nga piedestali ku e kishte vendosur populli shqiptar, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës varej nga jugosllavët” dhe ka vazhduar ashtu, bazuar në “logjikën revolucionare”, sipas profesorit. ”Fishta i përkiste Urdhrit françeskan, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nëpër burgjet komuniste të Shqipërisë, shkruan Pipa.Fishta, si përfaqësuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, thekson ai. Sipas tij, një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me“rendin ideologjik botëror” të asaj kohe.“Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, ka arsyetuar Arshi Pipa.”

Në vitet e fundit, idetë e ripërdorimit të materialeve të vjetra — si druri i ricikluar nga hambarët apo veshjet vintage — dhe të “ribrandimit” të vetvetes janë bërë pjesë e mendësisë moderne. Termat “ripërdorim” dhe “ribrandim” tashmë janë ngulitur fort në fjalorin e përditshëm. Në fund të fundit, shfrytëzimi maksimal i një objekti apo zbulimi i një rruge të re profesionale lidhen me gjetjen e një qëllimi të ri.

Kjo ndodhi, sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për tu bërë republikë e shtatë e saja dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tija kundër Jugosllavisë.””Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist mbrenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa. “Ai ka sulmuar të gjithë ata, persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, coptimin e Shqipërisë Ata që kanë cënuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Sipas tij, është e vërtetë se Fishta ishte më i ashpër me sllavët, por kjo duhet të gjykohet bazuar në rrethanat nën të cilat ka jetuar dhe vepruar Fishta.“Fishta nga një katund i Fushës së Shkodrës, u bë meshtar katolik dhe kishte ra në dashuri me malet e Mbishkodrës. Kur të jenë peshuar mirë këto tre elemente”, shkruan Pipa, “do të matet vlera e shoqërore e veprës së Fishtës. “Lënda e “Lahutës së Malëcisë, vepra madhore e Fishtës, është një hymn i gjatë i jetës së malësorve të Veriut. Jeta e këtyre fiseve malësore, kufitare me sllavët”, ka theksuar Profesor Pipa në artikullin e tij, “ka qenë një luftë e pandërprerë për ruajtjen e tyre etnike nga presioni sllav. Përfundimi është një epikë dramatike, një furi që shpërthen mbi armikun dhe armiku qëllon të jetë sllavi, armik tradicional i malësorit të Veriut”, thotë Pipa.

Pipa shkruan se komunizmi e ka paraqitur Fishtën si një fanatik fetar, si shovinist të tërbuar antisllav që urren kombet e tjera ,si reaksionar i tipit kleriko-borgjez. Por a “Është Fishta shovinist sepse mbron tokën shqiptare dhe sulmon ata që e sulmojnë” Shqipërinë” pyet Pipa. Profesor Pipa e cilëson interpretimin komunist të Fishtës si një qëndrim “arbitrar që nuk i qëndron kritikës objektive” dhe thekson se “At Gjergj Fishta u rrëzua nga piedestali ku e kishte vendosur populli shqiptar, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës varej nga jugosllavët” dhe ka vazhduar ashtu, bazuar në “logjikën revolucionare”, sipas profesorit. Fishta i përkiste urdhrit françeskan, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nëpër burgjet komuniste të Shqipërisë, shkruan Pipa. Fishta, si përfaqësuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, thekson ai. Sipas tij, një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me “rendin ideologjik botëror” të asaj kohe. “Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, ka arsyetuar Arshi Pipa.

Përkthyesi i saj në anglisht Robert Elsie e ka quajtur e vlerësuar “Lahutën e Malcis” të Atë Gjergj Fishtës si kryeveprën epike kombëtare shqiptare, duke e krahasuar me veprat më të mëdha të letërsive evropiane. Ai e përshkruan si “një epope që mishëron shpirtin e kombit shqiptar në prag të pavarësisë, një përzierje e rrallë heroizmi, humori dhe patriotizmi.” Në përmbledhje, Robert Elsie e vendos “Lahutën e Malcis” në një nivel me eposet kombëtare si “Iliada” greke, “Kalevala” finlandeze dhe “Pan Tadeusz” polake, duke thënë se “ajo është një testament i shpirtit të pavarur të shqiptarëve.

Sipas Elsiet:“Fishta është Homeri i shqiptarëve. ‘Lahuta e Malcis’ është jo vetëm një poemë heroike, por edhe një dokument historik dhe gjuhësor i pashoq, që ruan gjallërinë e gegnishtes dhe frymën e një epoke të tërë.”

Në analizat e tij, Elsie thekson disa pika kryesore: Gjuha dhe stili: Ai e konsideron gegnishten e Fishtës si “një mrekulli gjuhësore”, me pasuri shprehëse, humor, sarkazëm dhe ritëm poetik që e vendos Fishtën në radhën e poetëve të mëdhenj evropianë. Tematika kombëtare: Elsie shpjegon se “Lahuta e Malcis” nuk është thjesht një poemë për luftën kundër osmanëve, por një alegori për mbijetesën e identitetit shqiptar në një botë që e kërcënonte nga të gjitha anët. Roli historik: Ai e quan veprën “monument i ndërgjegjes kombëtare” dhe “themeli i letërsisë moderne shqiptare me shpirt tradicional.”Ndalesa komuniste: Elsie vëren me keqardhje se gjatë periudhës komuniste, Fishta u ndalua dhe u shpall “armik i popullit”, çka bëri që “një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare të fshihej për dekada nga kujtesa zyrtare.”

Botimi i II-të dhe “salvimi”

Në vitin 1958, në Romë, At Danjel Gjeçaj O.F.M. përgatiti dhe botoi botimin e dytë të Lahutës, në Shtëpinë Botuese “Hylli i Dritës”, me 720 faqe. Ky botim ruajti tekstin origjinal të 1937-ës, shtoi komente gjuhësore dhe historike, dhe u bë burim themelor për mërgatën shqiptare dhe studiuesit e huaj. Ai përfaqësonte një akt të vërtetë patriotik, që shpëtoi epopenë nga errësira e ndalimit, duke i dhënë përjetësi Lahutës dhe Fishtës.

Siç shkroi vetë At Danjel Gjeçaj:”Përfundoj, tuj ua porositë Shqiptarëvet dhe Albanologëvet kryeveprën e Fishtës, i sigurtë se si të parët si të fundit kanë për të gjetë në të atë freski poetike, e cila në botën e sotshme atomike shkon dalëkadalë tuj u zhdukë.”

Kështu, Lahuta e Malcís mbeti jo vetëm një vepër letrare, por një flamur i pavdekësisë, një thirrje për liri dhe identitet, një epope që frymëzon shqiptarët kudo që ata ndodhen

Në thelb, botimi i vitit 1958 është versioni i mërgatës së Lahutës së Malcis, që ruajti trashëgiminë e Fishtës në një kohë kur ajo ishte fshirë nga Shqipëria zyrtare. Ribotimi i saj sot e bën atë më të aksesueshёm pёr njё lexues më të gjerë,

****

Parathëniet për ribotimin e dytë të “Lahutës së Malcis *

“Janë bërë katërmbëdhjetë vjet që fortesa jonë, Shqipëria, është në duart e armikut. Pushtimi i atdheut tonë po bëhet çdo ditë e më i rëndë e kërcënues. Brenda kufijve të saj, në rrënojat që mbajnë eshtrat e etërve tanë – luftëtarëve të lirisë, mbrojtësve të nderit dhe shpirtit të racës sonë iliro-shqiptare – po shuhen dalëngadalë ata që ishin trashëgimtarët e ligjshëm të traditave dhe të kanunit të zakonit shqiptar, të gdhendur dikur me penë të zezë mbi shajak të bardhë dhe të skalitur në zemra me shenja që vetëm ne, pasardhësit arbërorë, i kuptojmë.

Shpresa e gjallë e çdo kombi – bijtë e tij të lirë – po treten sot në gjak ose po kalben në errësirën e burgjeve, kthyer tashmë në flijime të atdheut.

Edhe ne që jetojmë mërgimtarë nëpër udhët e botës, jashtë kufijve të atdheut të lidhur me tela e hekur, po ndiejmë si na venitet drita që e ndriçon njeriun në terr. Një ditë, të vetëdijshëm, duhet të marrim armët për të mbrojtur zemrat tona – atje ku i kemi rrënjët, atje ku kemi lënë gjithçka që jemi. Por, mjerisht, këto armë që duhej të shkrepen për një qëllim të vetëm, për një ideal të përbashkët, po ndryshken në harresë, ose më keq akoma, po drejtohen kundër njëri-tjetrit, në dëm të qëndresës sonë kombëtare.

Kërkohen ndihma të reja luftarake, por atdheu nuk ka mundësi t’i japë. Megjithatë, Shqipëria duhet të shpëtohet, sado që bijtë e saj janë pak në numër. Kjo epope kombëtare himni madhështor i shpirtit shqiptar, i kënduar nga mjeshtri i madh i letrave, At Gjergj Fishta – po shpërndahet sot me këtë botim të përvujtë si një dhuratë për luftëtarët e lodhur nga koha e vështirësitë e jetës.

Ajo është kënga që të bën të thithësh ajrin e pastër të maleve shqiptare, gjithmonë të lira; burimi që del nga gjaku i tokës sonë dhe nuk shterret kurrë, sado tërmete të tronditin themelet e Alpeve tona. Është shkolla e vatrës shqiptare, ku rreth zjarrit të mikpritjes u ruajt ndër shekuj nderi, burrëria, virtyti, besa, trimëria, dashuria për atdheun, shpirtmadhësia, bujaria dhe idealizmi i pashuar. Me një fjalë: thelbi dhe zemra e kombit tonë, që nuk pushoi kurrë së jetuari për aq kohë sa Lahuta këndohet dhe kujtohen heroizmi i Osos, mençuria e Marash Ucit, vendosmëria e Ali Pashës, bashkimi i Lidhjes së Prizrenit, trimëria e Drangojve të Shalës, qëndresa në Rrzhanicë, Qafë-Hardhi, Sutjeskë e Deçiq, flijimi i Pater Gjonit, guximi i Dedë Gjo’ Lulit dhe fisnikëria burrërore e Tringës.

Këto janë armët e përjetshme të lahutës fishtjane, ku zemra e shpirti shqiptar marrin vendin e barutit e të flakës që shpërthen me shpejtësinë e vetëtimës kur gjen dorën që di ta shkrepë. Këtë armë shpirtërore na e sjell sërish Fishta me kryeveprën e tij, të ndaluar mizorisht në atdhe. Ka drurin e ri, por tytën e vjetër e të fortë po atë që në vitin 1937 veshi për herë të parë këtë vepër të farkuar në shpirtrat e malësorëve tanë. Sepse edhe arma më e mirë, nëse nuk përdoret, humbet shpejtësinë e saj – ndaj m’u duk e nevojshme e ndoshta e dobishme të shtohen këto sqarime, që e zmadhojnë vëllimin e Lahutës, por pa ia ndryshuar natyrën e as thumbin që deshi autori.

Lexoje me dashuri, bashkatdhetar, Lahutën e Malcis – dhe do të kuptosh pse shqiptarët nën robëri, burrat e shtyrë në moshë, nuk qajnë kot kur këndojnë vargjet e Fishtës me zërin vajtues të lahutës së zgavruar apo të çiftelisë që këput tingujt si lot, duke lagur telat e saj me gjakun e zemrës. Shfletoje me kujdes këtë kryevepër, sepse Homeri i kombit tonë – siç e quajti me të drejtë profesori Lambertz nuk flet vetëm për trimëri legjendare, por për vetë jetën tonë si popull, për atë që arritëm në foshnjërinë e shtetit shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë që mbyll me kapak të artë poemën kombëtare.

Dëgjoje me vëmendje Fishtën, dhe faqet e Lahutës le të jenë për ty si grimcat e dheut që hungarezët, larg atdheut, i ruajnë në shishe për t’i pasur nën krye kur të vdesin, që të mbyllin sytë mbi tokën e të parëve – siç mësoi mjeshtërisht poeti i madh Petöfi. Studioje me mendje të kthjellët Lahutën dhe do të gjesh aty botën e dikurshme që rrahu dikur e që sot është thuajse zhdukur, por që në vendin tënd të largët ende jeton, e mbuluar, por jo shlyer, nga orteku i zi që erdhi nga lindja. Ruaje Lahutën, sepse ajo është më shumë e jotja se e Fishtës. Bëje të njihet ndër të huaj dhe të lexohet ndër bashkatdhetarët tanë në mërgim – dhe do të shohësh se edhe për këtë vepër armiku do të detyrohet të pranojë një ditë, siç thanë dikur austriakët për Silvio Pellicon C shkrimtar i njohur patriot italian, Pas lirimit në vitin 1830, Pellico botoi librin “Le mie prigioni”, ku përshkruan me ndjenjë dhe humanizëm vuajtjet e tij në burgjet austriake. R.F.):“Më shumë dëm na bëri pena e shkrimtarit, se sa arma e ushtarit.”

Kriteret e ribotimit

Me këtë botim të dytë të kryeveprës së letrave shqipe, mendoj se kemi përmbushur një detyrë kombëtare. Rrethanat në të cilat del sot në dritë Lahuta e Malcis nuk më lejuan t’i jap as përmasën, as peshën që vërtet meriton, por shpresoj se dashamirësia e lexuesit do ta plotësojë çdo mungesë.

Kam zgjedhur një shtyp të mesëm për lehtësi leximi, që sytë të mos lodhen, dhe jam shmangur nga komentet e tepërta letrare e historike, i bindur se ato do të vijnë më vonë me studime të posaçme.

Jam përpjekur të ruaj ndriçimin dhe thjeshtësinë e paraqitjes, pa i cenuar hijeshinë e vargjeve.

Trashësia e librit është kushtëzuar nga mundësitë materiale – prandaj, nëse duket e mangët, kjo lidhet me kufizimet e kohës. Për herë të parë Lahuta botohet me vargjet e numëruara, gjë e domosdoshme për studime dhe referenca. Çdo këngë është pajisur me një përmbledhje përmbajtjeje që ndihmon në ndjekjen e ngjarjeve. Në fund të faqeve janë vendosur pak shpjegime për fjalë të vështira, për ata që nuk njohin mirë gjuhën e pastër të maleve veriore.

Jam përpjekur që çdo këngë të mund të lexohet më vete, ndaj përsëritjet janë të qëllimshme.

Shpjegimet janë ruajtur me respekt për tekstin origjinal, pa e deformuar frymën e autorit.

Për drejtshkrimin jam përpjekur të ruaj sa më besnikërisht formën e botimit të parë. Dora më është dridhur edhe kur më është dashur të ndreq ndonjë gabim të vogël të botimit të vitit 1937, duke kujtuar fjalët e vetë Fishtës, i cili në ditët e fundit të jetës shprehej i pakënaqur për gabimet e shtypit dhe premtonte përmirësime në një ribotim të ardhshëm. Studiuesi, pa dyshim, mund të hasë përsëri ndonjë mungesë apo gabim, por shpresoj të gjykojë me mirësi, duke menduar se kjo kryevepër është shtypur në një vend të huaj, ku gjuha jonë mbetet e panjohur dhe e vështirë.

E mbyll këtë parathënie duke ia porositur Lahutën e Malcis shqiptarëve dhe albanologëve, i bindur se të parët e të fundit do të gjejnë në të atë freski poetike që, në këtë botë moderne e të zhurmshme, po zhduket dalëngadalë.”

At Danjel Gjeçaj O.F.M.

Shkodër, 1941

Si nisi “Lahuta e Malcis”

Që në kohën kur gjendej ende në Bosnjë, At Gjergj Fishta kishte njohur dhe çmuar shumë poezinë jugosllave. Kishte lexuar me kujdes poetët kroatë Kaçiq e Martiq, ashtu si edhe poetët klasikë latinë e italianë, të cilët nuk i linte kurrë nga duart.

Megjithëkëtë, edhe pse unë, si koleg i tij, pas kthimit tonë në Shqipëri u përpoqa disa herë ta bindja të shkruante një vepër poetike kombëtare, duke marrë si shembull këngët popullore, ai nuk pranonte. Ishte tepër i dhënë pas klasikëve dhe nuk besonte se mund të bëhej i njohur me një vepër popullore.

Në rininë e tij kishte krijuar disa poezi me frymë popullore, plot humor (fatkeqësisht të humbura sot), të cilat ishin aq të bukura sa bënin të shpërthente e qeshura. Prej atyre vargjeve kuptova se kishte prirje të natyrshme për poezinë popullore.

Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra të vogla që sjellin pasoja të mëdha — dhe kështu ndodhi edhe me lindjen e Lahutës së Malcis.

Në vitin 1902, At Leonard Gojani, famullitar në Rrapshë të Hotit, u largua nga famullia, dhe At Fishta u dërgua aty përkohësisht si zëvendës. Aty u njoh me Marash Ucin, një burrë i vjetër malësor, që çdo ditë shkonte ta takonte e i çonte tri thelbinj hudhre.

Marash Uci i bëri shumë përshtypje At Fishtës, sepse i tregonte ngjarje të vjetra e beteja që kishin bërë malësorët me malazezët — sidomos luftën te Ura e Rrzhanicës, në të cilën kishte marrë pjesë vetë.

Kjo njohje i dha shkas At Fishtës të shkruante këngën e parë të Lahutës së Malcis — “Te Ura e Rrzhanicës.”

Në atë kohë unë ndodhesha në Zarë, si mësues i gjuhës shqipe në mesin e arbëreshëve të Borgo Erizzos. Gjatë verës së vitit 1904 erdha në Shkodër për pushime dhe lexova këto vargje të At Fishtës. Më pëlqyen shumë dhe i thashë t’i botonte, por ai, duke më dëgjuar me vëmendje, më tha:

— Le të presim pak. Të shohim më vonë.

Në atë kohë, unë dhe At Fishta ishim anëtarë të shoqërisë letrare “Bashkimi”, themeluar dhe drejtuar nga Imzot Preng Doçi, Abat i Mirditës. I fola Imzot Doçit që shoqëria t’i botonte ato poezi, por ai më tha se për momentin shoqëria nuk kishte mjete financiare për botime, as për ato poezi, as për vepra të tjera që ishin gati.

Pas pushimeve u ktheva në Zarë. Në atë kohë isha në korrespondencë të rregullt me Faik Konicën, që botonte revistën “Albania” në Londër. Në një letër që mora prej tij, më pyeti pse “Bashkimi” nuk kishte botuar prej kohësh asnjë vepër. I shpjegova se kishte vepra gati, por mungonin mjetet financiare.

Pas pak, Faiku më dërgoi 200 franga dhe më shkroi se ato para ia kishte dërguar Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë për botimin e poezive të Filip Shirokës; por siqë Shiroka nuk i kishte ende gati, ia dërgonte mua që të botohej ndonjë vepër e “Bashkimit.”

Menjëherë i shkrova Imzot Doçit dhe At Fishtës, që të më dërgonin poezitë “Te Ura e Rrzhanicës.” I mora dhe u kujdesa t’i botoja në shtypshkronjën “Vitaliani” në Zarë.

Por u ndesha me një pengesë: sipas ligjit, në çdo libër duhej shënuar vendi i shtypshkronjës, çka mund ta vinte botimin në sy të qeverisë turke, e cila ndalonte çdo libër në shqip përveç atyre fetarë.

Në ato ditë Imzot Doçi ndodhej në Vjenë. I shkrova që të ndërhynte pranë Ministrisë Austro-Hungareze për të parë nëse mund të anashkalohej ky detyrim. Ai më ktheu përgjigje që të shkoja të flisja me Mëkëmbësin Mbretëror të Dalmacisë, i cili tashmë ishte njoftuar nga Ministria.

Në atë kohë mëkëmbës ishte Nardelli, një dalmat. E takova dhe më tha se ligji nuk mund të shkelej, por mund t’i thuhej shtypshkronjës që emri i vendit dhe i shtypshkronjës të mos vihej në faqen e parë, por në faqen e fundit, e cila mund të pritej më pas para se libri të shpërndahej.

Kështu doli në dritë pjesa e parë e Lahutës së Malcis. Dhe megjithëse gjithë lavdia i përket At Fishtës, një pjesë nderi duhet t’ia njohim edhe Marash Ucit, sepse po të mos ishte takuar me të, ndoshta Fishta nuk do ta kishte nisur kurrë këtë vepër madhështore.

Sapo doli nga shtypi, menjëherë e çova në Shqipëri dhe e shpërndava ndër albanologë dhe shqiptarë jashtë atdheut. Kudo u prit me entuziazëm. Studentët shqiptarë në Vjenë u mahnitën aq shumë, sa thanë se duhej propozuar At Fishta për Çmimin Nobel.

I nxitur nga kjo lavdërim, At Fishta mori zemër dhe në vitin 1907 botoi në Sarajevë, bashkë me “Anzat e Parnasit,” pjesën e dytë të Lahutës së Malcis — “Oso Kuka.” Lavdia dhe entuziazmi ishin po aq të mëdha si për pjesën e parë.

Për të treguar se ende nuk ishte plotësisht i bindur se me Lahutën do të fitonte famë, po rrëfej këtë ngjarje:

Në vitin 1907, Abati i Mirditës, Imzot Doçi, po kthehej nga një udhëtim në Vjenë. At Fishta, At Bernardin Shllaku (më vonë ipeshkëv i Pultit) dhe unë i dolëm përpara kur ndaloi avulli. Imzot Doçit i erdhi mirë që na pa, dhe kur u nisëm drejt qytetit, e thirri At Fishtën të ulej pranë tij. I tregoi se në Vjenë, të gjithë profesorët e studentët që merreshin me gjuhën shqipe ishin mahnitur pas “Oso Kukës” dhe e kishin lavdëruar pa masë. At Fishta e pyeti:

— Po për “Anzat e Parnasit”, Monsinjor, çfarë thoshin?

Imzot Doçi iu përgjigj:

— I dashur At Gjergj, aq shumë u ka marrë mendja “Lahuta e Malcís,” sa nuk u kujtohen më për “Anzat e Parnasit.” Poezi të tilla si ato, ata kanë lexuar plot në gjuhë të tjera, por “Lahuta e Malcís” është diçka krejt e jona, kombëtare. Prandaj, vazhdo, se me këtë vepër do t’i lësh emër vetes dhe letërsisë shqiptare.

Kështu At Fishta mori zemër, vazhdoi me botimin e Lahutës së Malcis, dhe sot ne kemi një epope kombëtare të shkruar me mjeshtëri të rrallë.

At Pashk Bardhi O.F.M.

Shkodër, 24 janar 1941

Çabej e quajti gjuhën e “Lahutës” “një pasqyrë të gjallë të gjuhës së popullit shqiptar në shkallën më të lartë poetike”. Ai theksonte se Fishta, përmes gegnishtes së pasur të veriut, kishte krijuar një gjuhë poetike të standardizuar para standardit, me fuqi shprehëse, figuracion dhe ritëm të jashtëzakonshëm.

Sipas Çabejt: “Në ‘Lahutën e Malcis’, gjuha e maleve shqiptare ngrihet në art të madh. Fishta i dha dialektit verior dinjitetin e një gjuhe kombëtare.” Çabej e vendos Fishtën në traditën e epikave kombëtare evropiane, duke e krahasuar me Homerin, Mickiewicz-in dhe Njegosh-in. Ai vëren se Fishta nuk është vetëm poet që rrëfen luftëra, por një krijues që përzien historinë me mitin dhe shpirtin popullor me ndërgjegjen kombëtare.

“Lahuta është një epope kombëtare e lindur në truallin e popullit, por e përpunuar me mjeshtërinë e një poeti të kulturuar.”Në analizat e tij, Çabej e përmbyll vlerësimin me një ton të qartë:

“Nëse Naimi i dha kombit shpirtin e butësisë dhe dashurisë, Fishta i dha shpirtin e burrnisë dhe krenarisë. Të dy janë dy shtylla të tempullit të shpirtit shqiptar.”

Ndaj shqiptar ti sot zbatoje atë porosi

“Lexoje me dashuri, o bashkatdhetar, Lahutën e Malcis – dhe do të kuptosh pse shqiptarët nën robëri, burrat e shtyrë në moshë, nuk qajnë kot kur këndojnë vargjet e Fishtës me zërin vajtues të lahutës së zgavruar apo të çiftelisë që këput tingujt si lot, duke lagur telat e saj me gjakun e zemrës. Ruaje Lahutën, sepse ajo është më shumë e jotja se e Fishtës.”

Për të qenë më të kuptueshme nga lexuesi i sotëm parathëniet janë sjellë ne shqipen letrare. (R.F)

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT