• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916

January 16, 2026 by s p

Instituti “Lumo Skendo”/

Isa Boletini, luftëtar e udhëheqës ushtarak popullor, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirimin kombëtar, Hero i Popullit. Isa Boletini lindi në Boletin të Mitrovicës. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit në betejën e Slivovës kundër forcave osmane. Ndihmoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe synimeve grabitqare të Serbisë dhe Malit të Zi. Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi dhe Austro-Hungarisë. Në vitin 1908 përkrahu revolucionin xhonturk, por iu kundërvu politikës antishqiptare të Xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore kundërosmane të viteve 1908-1912. Udhëhoqi disa kryengritje kundërosmane në Drenicë-Mitrovicë, Shtime-Carralevë, Podujevë-Prishtinë etj. Në ditët e shpalljes së Pavarësisë u vu në krye të përfaqësuesve të Kosovës, si dhe u ndodh në krah të Ismail Qemalit në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Në vitin 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku kundërshtoi me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë kaloi sërish në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet si udhëheqës popullor. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.

Filed Under: Analiza

“Yll’ i Mëngjezit”

January 16, 2026 by s p

Prof. Skender Asani/

Botimi i parë i “Yll’ i Mëngjezit”, më 15 janar 1917 në Boston, shënoi një moment kur shtypi shqiptar në mërgim u ngrit në rangun e diplomacisë kulturore, duke e paraqitur kombin shqiptar si subjekt të historisë dhe jo si periferi të saj; nën drejtimin e Parashqevi Qiriazit, revista u bë tribunë e identitetit kombëtar, arsimit shqip dhe trashëgimisë kulturore, por edhe zë i drejtpërdrejtë politik, me artikuj që i drejtoheshin vetë presidentit amerikan Woodrow Wilson për përkrahjen e çështjes shqiptare në një kohë kur kufijtë e Evropës po ridizajnoheshin, ndaj edhe ndërprerja e botimit gjatë delegimit të saj në Konferencën e Paqes në Paris dhe mbyllja përfundimtare në shtator 1920, pas kthimit në atdhe, lexohen sot si gjurmë të një misioni të përmbushur: një platformë e matur dhe vizionare që e futi diasporën shqiptare në dialog të heshtur me fuqitë e mëdha dhe e nguliti “Yll’ i Mëngjezit” në arkivin diplomatik të kujtesës kombëtare.

Filed Under: Interviste

“Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”

January 16, 2026 by s p

QSPA/

“Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme” (QSPA,2025) – Hamit Boriçi dhe Jolanda Lila. Ky studim i thelluar mbi zhvillimin historik të shtypit arbëresh shtrihet në kohë prej gjysmës së parë të shek. XIX deri në ditët e sotme dhe studion në mënyrë tërësore historinë e shtypit, sepse nuk kufizohet vetëm tek arbëreshët e Italisë, por edhe tek arvanitasit në Greqi dhe arbneshët e Zarës në Kroaci.

Për herë të parë, në mënyrë të përmbledhur dhe analitike, paraqitet rrugëtimi i gazetarisë arbëreshe, si një dëshmi e gjallë e identitetit, qëndresës dhe zhvillimit kulturor të komunitetit arbëresh në Itali mbi një bazë të gjerë burimesh arkivore dhe bibliografike, me analiza të hollësishme të gazetave, revistave dhe botimeve më përfaqësuese të diasporës arbëreshe.

Me një qasje ndërdisiplinore dhe me vëmendje ndaj kontekstit historik, politik dhe shoqëror të secilës periudhë, sillet në dritë mënyra se si shtypi arbëresh ka ndikuar në ruajtjen e gjuhës, në përçimin e vlerave kombëtare dhe në lidhjen me trungun amtar shqiptar. Kapitujt tematikë ndjekin kronologjikisht zhvillimet kryesore të shtypit arbëresh, që nga botimi i gazetës së parë “L’Albanese d’Italia” në vitin 1848 nga De Rada, deri te botimet më të reja, kryesisht në trajtë digjitale, duke përfshirë edhe sfidat e globalizimit dhe ndryshimet teknologjike që kanë ndikuar në natyrën e medias arbëreshe në shek. XXI.

Filed Under: Fejton

“Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare

January 16, 2026 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

🗓️ Më 16 janar 1862, në Gjakovë lindi Bajram Curri, një ndër protagonistët kryesorë të lëvizjes kombëtare dhe proceseve shtetformuese shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Veprimtaria e tij politike filloi me angazhimin në Lidhjen e Pejës (1899). Ishte pjesëmarrës në Mbledhjen e Ferizajt (1908), mbledhje ku u kërkua rikthimi i kushtetutës osmane të vitit 1876.

📚 Curri kontribuoi në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Ai mbështeti klubin “Bashkimi” të Shkupit në përpjekjet për përhapjen e shkollave shqipe dhe zbatimin e alfabetit të Manastirit.

⚔️ Si komandant, ai udhëhoqi kryengritjet e viteve 1910–1912.

🏛️ Pas shpalljes së Pavarësisë (1912), Curri u integrua në jetën politike të shtetit të ri. Në vitin 1920, ai mori pjesë në Kongresin e Lushnjës, ku u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar.

Në zhvillimet e brendshme politike të viteve ’20 të shek. XX, ai u rreshtua me krahun liberal-demokratik, duke mbështetur Lëvizjen e Qershorit dhe qeverinë e Fan Nolit.

🕊️ Jeta e tij u ndërpre më 29 mars të vitit 1925 në Dragobi, duke mbetur në historiografinë shqiptare si një simbol i qëndresës për bashkim, liri dhe organizim shtetëror.

📖 Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 367–368.

Filed Under: Histori

Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane

January 15, 2026 by s p

Evropë, ndërgjegjësohu dhe lëri farsat e vjetra politike

Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla Berisha

(Analizë akademike sipas së drejtës ndërkombëtare publike)

Viti 2026 po hapet në një klimë të thellë pasigurie politike dhe juridike në raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Deklarata e përfaqësuesit evropian Sørensen, se “uron që viti 2026 të japë atë që nuk e dha viti i shkuar”, nuk përbën thjesht një shprehje shprese diplomatike, por një pranim implicit të dështimit normativ dhe praktik të Bashkimit Evropian në zbatimin konsekuent të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës.

Ky shkrim synon të analizojë këtë realitet përmes prizmit të sovranitetit shtetëror, barazisë juridike të shteteve dhe detyrimit ndërkombëtar për veprim në mirëbesim (good faith).

1. Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane

Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, veçanërisht neneve 1 dhe 2, rendi juridik ndërkombëtar mbështetet mbi disa parime themelore: barazinë sovrane të shteteve,mosndërhyrjen në punët e brendshme,respektimin e integritetit territorial,dhe detyrimin për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Në raport me Republikën e Kosovës, Bashkimi Evropian ka devijuar shpesh nga këto parime duke aplikuar qasje politike oportuniste, në vend të standardeve juridike objektive. Si pasojë, është krijuar një precedent i rrezikshëm, ku një shtet i njohur ndërkombëtarisht trajtohet si subjekt me sovranitet të kushtëzuar, çka bie ndesh me vetë thelbin e së drejtës ndërkombëtare publike.

2. Dialogu Kosovë–Serbi në dritën e së drejtës ndërkombëtare

Dialogu Kosovë–Serbi, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, paraqet mangësi serioze kur analizohet nga perspektiva juridike ndërkombëtare. Ai karakterizohet nga:mungesa e parimit të barazisë së palëve,tolerimi i shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia ndaj nenit 2(4) të Kartës së OKB-së, që ndalon kërcënimin ndaj integritetit territorial të një shteti,mungesa e sanksioneve efektive për pengimin sistematik të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në të drejtën ndërkombëtare, mosnjohja nuk përbën të drejtë absolute, sidomos kur instrumentalizohet për qëllime destabilizuese. Serbia, duke penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkel parimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe detyrimin për veprim në mirëbesim.

3. Standardet e dyfishta dhe erozioni i rendit juridik evropian

Bashkimi Evropian shpesh paraqitet si komunitet vlerash juridike dhe normative. Megjithatë, rasti i Kosovës dëshmon një diskrepancë të thellë ndërmjet normës dhe praktikës. Ndërhyrjet selektive në proceset e brendshme kushtetuese të Kosovës, presioni politik jashtë kornizës së traktateve dhe heshtja ndaj shkeljeve të hapura nga aktorë destabilizues rajonalë, përbëjnë cenim serioz të parimit pacta sunt servanda dhe të besueshmërisë normative të vetë Bashkimit Evropian.

4. Viti 2026 si moment prove juridike dhe morale

Nga perspektiva e së drejtës ndërkombëtare publike, viti 2026 duhet të shënojë:rikthimin e respektit të plotë për sovranitetin e Republikës së Kosovës,trajtim të barabartë në proceset politike dhe juridike ndërkombëtare,dhe vendosjen e përgjegjësisë juridike për sjelljet destabilizuese.

Pa njohjen e qartë dhe të pakushtëzuar të subjektivitetit të plotë ndërkombëtar të Kosovës, çdo proces dialogu mbetet juridikisht i mangët dhe politikisht i paqëndrueshëm.

5. Nga deklaratat në detyrimet juridike

Deklarata e përfaqësuesit evropian Sørensen nuk duhet të mbetet një shprehje diplomatike pa efekt juridik. Në të drejtën ndërkombëtare, deklaratat politike krijojnë pritje legjitime (legitimate expectations). Mosrealizimi i tyre dëmton rëndë parimin e besimit të ndërsjellë ndërmjet subjekteve ndërkombëtare dhe e gërryen autoritetin normativ të aktorit që i artikulon ato.

Thirrja “Evropë, ndërgjegjësohu dhe lëri farsat e vjetra politike” nuk është akt polemik, por thirrje për rikthim te rendi juridik ndërkombëtar. Nëse Bashkimi Evropian synon të mbetet aktor normativ global, ai duhet të dëshmojë se parimet e së drejtës ndërkombëtare nuk zbatohen në mënyrë selektive, por universale.

Kosova nuk kërkon trajtim preferencial. Ajo kërkon vetëm respektimin e plotë të së drejtës që i takon si shtet sovran dhe subjekt i barabartë i rendit juridik ndërkombëtar.

Viti 2026 nuk guxon të jetë një përsëritje e dështimeve të vitit që lamë pas – sepse këtë herë, përgjegjësia nuk do të jetë vetëm politike, por historike.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • …
  • 2934
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT