• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Paulin Selimi, shkrimtari emblematik i humorit shkodranë

December 13, 2023 by s p

Nail  Draga/

Organizimi i përurimit të librit Ars longa, vita brevis të autorëve Donika Selimi e Jani Malo, kushtuar Paulin Selimit(1947-2013) paraqet një moment të veçantë për familjen, artistët e estradave e sidomos për  adhuruesit e humorit. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me shkrimtarin i cili veçohej me elegancën e tij të humorit, duke qenë model për kohën kur ka jetuar e vepruar. Përurimi  i këtij libri përkon me rastin e 10-vjetorit të ndarjës nga jeta të Paulin Selimit,  shkrimtarit emblematik të humorit  jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe më gjerë në hapësirën etnogjeografike shqiptare. 

Sipas informacioneve qe disponojmë, gjatë studimeve në Universitetin e Tiranës, ku Paulini ka studiuar Fakultetin e Gjuhës  e Letërsisë Shqipe, duke parë potencialin kriues dy studentë tjerë më në moshë  e këshilluan qe mos të shkruante poezi por  shkrime satirike dhe humorstike. Ishte ky një këshillim shoqëror e miqësor  qe ishte vendimtar, qe Paulini të lëvrojë këtë gjini letrare. 

Ai ka filluar të shkruajë e botoj tregime humoristike qe nga koha kur ka qenë student e më pas duke u bërë i njohur në nivelin kombëtar. Janë të panumërta komeditë, skeçet, esetë, epigramet, poezitë, tregimet etj., që dëshmojnë vlerat krijuese dhe intelektuale  si pak kush në kohën e tij.

Pas përfundimit të fakultetit në Tiranë, kudo qe ka paunuar në arsim si Pukë, Kukës e Shkodër  është dalluar si mësues e drejtues  por edhe krijues në fushën e humorit, ku librat e botuara janë dëshmi e një shkrimtari të guximshëm. Sepse nuk ka qenë lehtë të mendohet e jo të shkruhet për  defektet  e dukurive te ndryshme sociale e shoqërore duke marrë parasysh kohën e diktaturës në Shqipëri.  

Ai i ka mbetur besnik gjinisë së humorit  gjatë katër dekadave që dëshmohet me tregimet dhe skicat humoristike në shtatë librat e botuara, nga libri i parë “Gati orkestra”(1972) dhe i fundit “Vizita e ujkut plak”(2004). Po ashtu duhet theksuar se ka shkruar edhe artikuj  dhe krijimtari letrare, botuar në revista të ndryshme te kohës.

Të gjithë ata të cilët e kanë njohur kanë theksuar se ai  dallohej  në shoqërinë e tij me humorin e tij elegant, i shoqëruar me batuta e barcaleta qe veçohej nga të tjerët,  dhe s´ka si te jetë ndryshe sepse humori është terapi e jetës për çdo shkodran. Madje batutat e momentit i kanë shërbyer si shkas  ne krijimtarinë e humorit.

Ndonëse për nga profesioni punoj si mësues, ai me intuiten dhe sensin e kriuesit përveç se  ka botuar libra, ka furnizuar me materiale  teatrin dhe estradën  e Shkodrës. Por penda e tij ishte e veçantë për disa vite  në  Radio Shkodrën e në veçanti në përgatitjen e programit të Vitit të Ri pranë Radio Televizionit Shqiptar.

Kanë mbetur në kujtesë skenaret e shkruar nga Paulin Selimi dhe vendosur në skenë nga aktorët e mrekullueshëm te Estradës së Shkodrës shfaqjet:”Kunati i shokut Xhemal”,”Kushërini nga Amerika”,”E drejta e natës së parë”, “Erdhën ndihmat”, “Fejesa në Amerikë”, “Mbas mullarit”, “Djali i bosit” etj. Janë këto krijime dhe realizime të pa përseritshme të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut të gjerë.

Formimi i tij prej eruditi dhe kultura e gjerë letrare kanë qenë parakushte të një procesi krijues  kulturor model, larg vulgaritetit e shijeve të ulta qe janë  të pranishme në kohën tonë. Mjeshtria e Selimit në krijimin e portreteve ka bërë që të mbetet në kujtesën  e gjithkujt  një galeri e tërë personazhesh.

Ishte mjeshtri  artistike dhe guxim intelektual  për të trajtuar tema të tilla shoqërore në kohën e monizmit kur ishte e kufizuar liria e fjalës dhe e shprehjes. Por,ne këtë aspekt përjashtim bënte Paulin Selimi i cili pat shkruar skenarët për komedi të ndryshme. E  veçantë për atë kohë dhe deri në ditët tona është  shfaqja “Kunati i shokut Xhemal”, realizuar nga aktorët e  estradës së   Shkodrës, qe ka mbetur nder emblemat e humorit shkodran dhe shqiptar në përgjithësi.

Janë pikërisht aktorët e  mëdhenj të humorit shkodran si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Zef Deda, Drane Xhai   e të tjerë  qe kanë arritur suksesin  duke interpretuar shumë skeçe që mbanin firmën e Paulin Selimit.

Përgatitjen e këtij libri e kanë realizuar dy autor Donika Selimi dhe Jani Malo, të cilët kanë përmbledhur rrefimet e shokëve e miqve  të ndryshëm të cilët e kanë njohur e bashkëpunuar me Paulinin. Botimin e këtij libri  qe paraqet një monografi në miniatur për Paulinin  e vlerësoi te qelluar, sepse autoritete të profileve të ndryshme shkencore, letrare, kulturore e publicistike, meritojnë të përjetësohen në botime të veçanta. Sepse veprimtaria e Paulinit, nuk është çështje personale, apo familjare  por e të gjithë neve, sepse krijimtaria humoristike është pronë kombëtare, ku Shkodra kishte fat qe ta kishte në mesin e vet një autoritet të veçantë me vlera kombëtare.

Sa herë qe të trajtohen  ne të ardhmën nga autor të ndryshëm çështje artistike nga fusha e humorit, nuk ka dilemë se Paulin Selimi do te jetë pikë referimi tash dhe në të ardhmën sepse kemi të bëjmë me figurën  me të spikatur të humorit shkodran dhe ati kombëtar.

Dhe në fund e them pa dielmë se titulli i kësaj monografie,  qe në shqip është “jeta është e shkurtë, ndërsa arti është i gjatë”, dëshmon në mënyrë autentike  jetën dhe veprën e Paulin   Selimit, i cili  vdiq  në vitin 2013, në moshën 66 vjeçare, ne kohën kur ka pasur mundësi për të dhënë gjithnjë në veprimtarinë krijuese. 

Por, ai do të kujtohet nga ne qe ishim të privilegjuar qe e kemi njohur personalisht por edhe  nga qytetarët të cilët kanë shijuar artin e humorit të tij të shkruar me plot pasion e profesionalizëm. Po ashtu do të kujtohet nga të rinjtë, sepse ka lënë pas një krijimtari të shquar, një krijimtari qe ka lënë gjurmë në humorin tonë kombëtar. 

Donika Selimi – Jani Malo, ARS LONGA-VITA BREVIS, Neraida, Tiranë, 2022

(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 22 nëntor 2023)

C:\Users\123456\Desktop\download.jpg

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Nail Draga, paulin selimi

Fondacioni Jahjaga mbrëmë lansoi edicionin e tetë të Revistës ZA dhe përmbylli një vit tejet të suksesshëm

December 13, 2023 by s p

Atifete Jahjaga/

Ky edicion trajtoj rrëfimet e grave nga fusha e Ekonomisë, si shtylla kryesore e zhvillimit të vendit. Kemi vendosur këtë temë meqë besojmë shumë se fuqizimi i grave dhe zhvillimi ekonomik lidhen shumë ngushtë me njëra tjetrën. Andaj, në këtë numër kemi gra nga sektori i financave dhe bankës, udhëheqëse të bizneseve të gastronomisë, udhëheqëse të kompanisë së riciklimit të vajit, prodhimit të çajrave bio, e kompanisë për energji të ripërtrishme e shumë storie tjera rrënqethëse. Rrëfime të cilat na bëjnë të besojmë se çdo sfidë njëmend na bënë më të fortë, e në rastin e grave dhe burrave që ishin në këtë edicion, edhe të suksesshëm.

Falënderoj secilin personazh që na besuan të ndajnë storien e tyre për lexuesit e revistës ZA.

Përveç ZA-së Fondacioni Jahjaga mbrëmë në mesin e shumë miqve, bashkëpunëtorëve, përkrahësve e familjarëve festoi edhe për shumë suksese tjera, për të cilat falënderoj stafin e mrekullueshëm të Fondacioni Jahjaga, vajzat të cilat janë motori i vërtetë i një pune fantastike.

Fotot mbesin kujtim i pashlyeshëm në memorien e secilit nga ne, për kapjen e momenteve fantastike falenderoj fotografin Ekrem Krasniqi. Për muzikën e atmosferen e mrekullueshme falenderoj Albina Kelmendin me familje të cilët me zërin e tyre i dhanë jetë festës sonë. Ndërsa miqtë, përkrahësit, familjarët e gjithë të pranishmit që festuan me ne, faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë.

Gëzuar për më shumë punë, për më shumë suksese e më shumë arsye për të festuar vitin tjetër.

Filed Under: Kronike

AMERIKA DHE KUJTIMI I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT –  NJË PROCES I VAZHDUESHËM

December 13, 2023 by s p

Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Sot në mengjes isha duke lexuar lajmet më të fundit në portalin e Museumit kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë dhe në faqen e Fondacionit kushtuar Viktimave të Komunizmit Ndërkombëtar – të dy këto ente — me qëndër në Washington DC.  Pashë se kohët e fundit ato ishin vizituar nga shumë turistë – të thjeshtë por edhe nga disa personalitete politike ndërkombëtare dhe të fushave të tjera — që vijnë në kryeqytetin amerikan. Por, duke qenë se i ndjeki këto punë, “gjuha më shkon aty ku të dhëmb dhembi” dhe mua gjithnjë më shkon mendja tek Shqipëria dhe tek refuzimi arrogant i klasës politike të (dy forcave kryesore politike) të atij vendi, që për më shumë se tre dekada refuzojnë të përballen (përveç fjalëve boshe) me të kaluarën brutale komuniste të saj, e sidomos me fatin e keq — sot e kësaj dite — të viktimave të regjimit komunist (të gjallë e të vdekur) të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve më çnjerzore komuniste në botë – viktima që gjithnjë janë, kryesisht, të përjashtuar nga jeta politike dhe shoqërore e Shqipërisë “demokratike” dhe anëtare e NATO-s.

Për kujtesë të lexuesit, unë kam shkruar shpesh për kujtesën që u bëhet viktimave të komunizmit, anë e mbanë botës, por edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, përfshir edhe shtetet individuale, anë e mbanë Amerikës, megjithëse në këtë vend nuk ka pasur kurrë një regjim komunist dhe si rrjedhim falë nderës Zotit, as viktima të komunizmit.  Ndonëse, Amerika ka ndihmuar në shembjen e Murit të Berlinit 35 vite më parë – këtu në Amerikë, komunizmi nuk konsiderohet as tani, si një “çeshjte e mbyllur”, ndërsa kujtohen gjithnjë në vazhdimësi rreth 100-milion viktimat e komunizmit, gjithmonë me qëllimin që një masakër e tillë në nivel botëror, të mos përsëritet më, në historinë e njerëzimit. 

Ndërsa vizitat e politikanëve shqiptarë të të gjitha ngjyrave në Washington, kur kanë vizituar gjatë dekadave dhe vizitojnë aktualisht kryeqytetin amerikan, mundohen që me çdo kusht të marrin fotografi me ndonjë personalitet amerikan — madje edhe duke paguar shuma marramendëse — jo se besojnë në vlerat e sistemit amerikan – por më së shumti për të treguar se sa “pro-amerikan” na qenkan, ose për të bindur dike se këta na paskan “mbështetjen e Amerikës”, për të qeverisur vendin e vogël e të varfër ish-komunist, të quajtur Shqipëri. Për fat të keq, këtyre fotografive skandaloze të politikanëve shqiptarë në Amerikë, kam drojë se heret ose vonë, do ua shoh sherrin, jo vetëm Shqipëria, por edhe Amerika!  Presim dhe shohim!

Por ndryshe, politikanë të huaj në vend që të marrin foto me perosnalitete amerikame, ata preferojnë të fotografohen duke kujtuar viktimat e komunkzmit, ndryshe nga klasa politike shqiptare, pa dallim – të cilës nuk do të ia dijë fare për krimet as për viktimat e komunizmit në Shqipëri — dhe viktimave të komunizmit në botë, jo se jo. Frank Shkreli: Një muze i ri në Washington, kushtuar 100 milionë viktimave të komunizmit në botë | Gazeta Telegraf 

Frank Shkreli: Hipokrizia shqiptare me viktimat e komunizmit | Gazeta Telegraf –

 Fatbardhësisht, ka të tjerë përfaqësues ndërkombëtarë dhe amerikanë që nuk i harrojnë viktimat e komunizmit në botë, qoftë edhe kur qëndrojnë, zyrtarisht, në Washington. Ka mjaft raste që vizitorë të lartë ndërkombëtarë — në agjendën e tyre në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, përfshijnë një vizitë në Muzeun e ri në Washington, kushtuar viktimave të komunizmit botëror. Sipas portalit të Muzeut të Viktimave të Komunizmit në Washington, ishte Ministrja e Kulturës e Rumanisë, Raluca Turcan ajo e cila vizitoi, kohët e fundit, Muzeun e Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin e Amerikës me delegacionin e saj. Ministrja rumune bëri një turne të galerive të Muzeut, ndërsa u takua edhe me Presidentin e Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Ambasadorin Andrew Bremberg, ku biseduan mbi rëndësinë e kujtimit të viktimave të komunizmit anë e mbanë botës, veçanërisht në Rumani dhe se si të kujtohet më së miri kjo histori mbi rreziqet e komunizmit, ashtuqë të mos përsëritet më. 

Mendova me vete, a do të ishte reale të mendoja se në vend të ministres rumune ose ish-Kryeministrit të Australisë – dy vizitorë të huaj të kohëve të fundit në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Washington – nëse mund të ishte një minister/e ose  një kryeministër/ish-kryemistër i Shqipërisë që të bënte një vizitë të tillë në Muzeun e viktimave të komunzmit në Washington. Nuk ma merr mendja!                

Ministrja e Kulturës e Rumanisë, Raluca Turcan në Muzeun e Viktimave të Komunizmit botëror në Washington DC.

Ditët e fundit Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Washington e vizitoi edhe ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison.  Ai u takua me zyrtarët e lartë të Muzeut dhe të Fondacionit kushtuar Viktimave të Komunizmit kudo në botë. Ata biseduan për misionin e këtyre dy enteve të rëndësishme në Kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara si dhe për rëndësinë që ka kujtimi i viktimave të komunizmit anë e mbanë botës. 

Ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison, vizitoi ditët e fundit Muzeun e Viktimave tël Komunizmit botëror në Washington DC, në kujtim të tyre

A group of people standing in front of a staircase

Description automatically generated

Ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison, (në mes) me zyrtarët e Muzeut kushtuar Viktimave të komunizmit në Washington

A group of men looking at a screen

Description automatically generated

Ndërkaq, njoftohet se, ashtu siç kanë bërë më heret një numër shtetesh të tjera amerikane edhe shteti Wisconsin, sot më shumë se 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, ka vendosur që në solidaritet me viktimat e gjenocidit komunist ndërkombëtar, të kujtojë dhe të dënojë, zyrtarisht, krimet e komunizmit duke miratuar një rezolutë nga të dy dhomat legjislative të atij sheteti, sipas të cilës caktohet 7 Nëntori si dita e kujtimit të viktimave të komunizmit.

“Ka ardhur koha që shteti Wisconsin të kujtojë miliona njerëz që humbën jetën nën regjimet komuniste”, ka shkruar njëri prej sponsorizuesve të kësaj rezolute (Rick Gundrum). “Komunizmi nuk ka asgjë të përbashkët me me parimet amerikane të lirisë së fjalës, tregut të lirë kapitralist dhe as me parimet dhe vlerat e demokracisë”, është shprehur ai. “Ne duhet të sigurojmë që krimet e kryera nga regjimet komuniste si dhe personat që ishin viktima të gjenocidit komunist të mos harrohen kurrë”, ka thenë përfaqsuesi i shtetit Wisconsin, Rick Gundrum.

Ndërsa sponsorizuesi tjetër i rezolutës, Senatori Knodl i shtetit Wisconsin është shprehur, “Se ne nuk duhet të lejojmë kurrë më që komunizmi të ngrejë kokën e tij të shëmtuar. Komunizmi është një ideologji totalitare që ka shkaktuar vetëm vdekje dhe vuajtje për popujt që ka nënshtruar. Kjo ditë përkujtimore, kujton më shumë se 100-milionë njerëz që janë vrarë nga regjimet komuniste anë e mbanaë botës. Me këtë rast kujtojmë gjithashtu edhe miliona të tjerë që janë persekutuar, burgosur, dhe skllavëruar. Është e rëndësishme që të kujtojmë vikitmat e komunizmit dhe të luftojmë për liri e demokraci kudo në botë”, ka thenë ligjvensi i shtetit Wisconsion, Kendl, me rastin e miratimit të rezolutës për të caktuar në atë shtet 7 Nëntorin si ditën e kujtimit të viktimave të komunizmit në botë – në përputhje me një numër të madh shtetesh tjea amerikane që kanë vendosur tanimë që 7 Nentori të jetë dita që kujtohen viktimat e komunizmit botëror.

Po Shqipëria, kur do bëjë një gjë të tillë?! Kur do kujtojë viktimat e komunizmit enverist, zyrtarisht, dhe kur do dënojë krimet e komunizmit në atë vend?! Po viktimat e komunizmit në Kosovë, për të cilat nuk flet askush. Kur do të kujtohen ato?!  Merrni shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shumë vende të tjera ish-komuniste dhe jo-komuniste. Nostalgjia ndaj komunizmit nuk ka të asgjë të përbashkët me lirinë dhe demokracinë perëndimore as me vlerat amerikane. Dënoni krimet e komunizmit dhe kujtoni viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë. 

Frank Shkreli 

Image result for wisconsin government image

Dy dhomat e legjislatutës së shtetit Wisconsin që miratuan, ditët e fundit, rezolutën për të caktuar 7 Nëntorin, si ditën pëkujtimore të viktimave të komunizmit në botë, në përputhje me disa shtete të tjera amerikane që kanë bërë tanimë një gjë të tillë, në nderim të viktimave të komunizmit në botën mbarë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

“Ngjyrat e Atdheut”

December 13, 2023 by s p

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u organizua Ekspozita e parë “Ngjyrat e Atdheut”, nga Lidhja Shqiptare Evropiane, në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ekspozitë morën pjesë artistë nga treva të ndryshme shqiptare, me tematikë kushtuar Atdheut dhe Ditës së Pavarësisë Kombëtare.

Kjo ekspozitë ishte si himn i gjallë, i luftës, përpjekjeve të lavdishme, atëherë e sot, për liri, demokraci, përparim, zhvillim e kulturë e mbi të gjitha për atdhedashurinë kombëtare.

Peneli i artistëve tanë, solli frymëzueshëm, figurat tona historike e inspiruese të Kombit Shqiptar, si Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Adem Jashari, Isa Boletini, Marigo, simboli i UÇK-së e vepra të tjera të spikatura.

Kjo ekspozitë paraqet shkëlqyeshëm, karakteristikat tona predominante, natyrale dhe etnografike, nëpërmjet Ngjyrave të Atdheut.

Vitin që vjen, me 26 Nëntor, mezi presim ekspozitën e rradhës, ku artistët tanë me artin e tyre kreativ, i dedikohen me ndjenjë, figurave tona kombëtare, natyrës sonë të bekuar, kështjellave dhe historisë sonë epokale.

Respekt të veçantë e mirënjohje të madhe, për të gjithë Artistët dhe gjithësecilin,që mori pjesë në këtë Ekspozitë.

Veçanërisht një falenderim i përzemërt, i takon Kuratorit tonë, Z. Anton Krasniqi, gjithashtu falenderojmë me mirënjohje, për mbështetjen dhe kontributin, në realizimin e kësaj vepre kombëtare, Besimi Commerc, e Z. Hyzer Gashi.

Ekspozita Kombëtare “Ngjyrat Atdheut”, e organizuar nga Lidhja Shqiptare Evropiane është instrument i rëndësishëm i komunikimit shqiotar.

Ky është një projekt autentik, që shërben e do të shërbejë, si mjet i Diplomacisë Atdhetare dhe Diplomacisë së Kulturës Mbarëshqiptare.

Për këtë projekt, që do të jetë i vazhdueshëm, duhet bashkëpunimi i Lidhjes Shqiptare Evropiane me Ministrinë e Jashtme si edhe me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për t’a bërë këtë projekt një urë të rëndësishme komunikimi, në arenën ndërkombëtare, për përmirësimin, krijimin, rritjen e imazhit të Kombit Shqiptar, kudo në botë.

“Ngjyrat e Atdheut”, në 2024, pritet të lëvizë në Tiranë, në vitin 2025 në Shkup, e në vitin 2026 në Prishtinë, e kështu me rradhë.

Pra, Ekspozita Atdhetare “Ngjyrat e Atdheut” është një manifestim tradicional Prushtinë-Tiranë-Shkup dhe Shkup-Prishtinë-Tiranë.

Patriotizmi pranveron dinjitetin dhe lirinë e çdo individi dhe të çdo Kombi.

Vetëm njerëzit, që e duan vendin e tyre, mund t’a lartësojnë Atë.

Organizatorë të kësaj Ekspozite ishin:

Z. Florim Rrullani, Kryetar i Lidhjes Shqiptare Evropiane

Znj. Ilirjana Agolli, Nën/Kryetare e Lidhjes Shqiptare Evropiane

Znj. Merita Isufi, Nën/Kryetare e Lidhjes Shqiptare Evropiane.

Filed Under: Kulture

PRO ARMENIA (1903) / NUMRI I PARË I GAZETËS SË RE NË GJUHËN SHQIPE “VETËTIMA” NË SOFJE FILLON ME LETRËN E VEÇANTË TË SHKRIMTARIT BULLGAR STOJAN MICHAÏLOWSKI

December 13, 2023 by s p


Stojan Michaïlowski (1856 – 1927)
Stojan Michaïlowski (1856 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Dhjetor 2023

“Pro Armenia” ka botuar, me 15 prill 1903, në faqen n°6, letrën e shkrimtarit bullgar Stojan Michaïlowski me rastin e botimit asokohe të numrit të parë të gazetës së re në gjuhën shqipe “Vetëtima” në Sofje, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një letër nga Stojan Michaïlowski

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një gazetë e re në gjuhën shqipe, Vetëtima (l’Éclair) sapo ka dalë në Sofje. Numri i parë fillon me një letër të Stojan Michaïlowskit, i cili duket se nuk e konsideron të pamundur një mirëkuptim midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ndryshe nga sa besohet zakonisht. Ja kjo letër :

“Botimi i një gazete të re shqipe në Sofje është më shumë se një akt guximi; është një ngjarje.

Është një manifestim i shpirtit shqiptar.

Gradualisht, por me siguri, kombi shqiptar po ecën përpara në rrugën e progresit.

Dje ishte zgjimi. Nesër do të jetë vetëqeverisja.

Shqiptarët duan atë që duan, kudo në Turqi, rajat, atë që duan këta krishterë fatkeqë të Maqedonisë, fati i të cilëve po preokupon sot opinionin evropian : — vendin e tyre në diell, të drejta të pajtueshme me dinjitetin njerëzor, një atdhe të lirë. 

Me zemrat e guximshme asgjë nuk është e pamundur ! Shqipëria do të triumfojë, po ashtu edhe Maqedonia. Drejtësia do ta ketë gjithmonë fjalën e fundit në këtë botë; për nder të njerëzimit nuk mund të ishte ndryshe.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Më shumë se kurrë, Turqia aziatike me tërbim, e pamëshirshme me Evropën, armiqësore ndaj çdo gjëje të ndershme, inteligjente, bujare, na sulmon me urrejtjen e saj shtazore dhe të pathyeshme!

Epo ! Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona !

Ne kurrë nuk do të ndalemi së thirruri ndaj kësaj torfe sinekristësh, eunukësh, odaliskësh, shërbëtorësh, të preferuarish — që përbëjnë rrethin e Sulltanit të Kuq : — “Kaloni sërish Bosforin ! Ju përfaqësoni të kaluarën e vdekur; ju jeni mohimi i çdo rendi moral ose material; ju jetoni me plaçkitje dhe dhunë; shkoni të gjeni çakejtë dhe hienat : jeni të së njëjtës racë !”

Ne do të organizojmë rezistencën — këtë rezistencë të madhe dhe të shenjtë, e cila është preambula e gjithë rinovimit shoqëror. Birucat e torturës mund të jenë të tejmbushura — ne do të veprojmë — do të jemi të palodhur. Ne e dimë shumë mirë se kushdo që është i vendosur të sakrifikojë gjithçka për pavarësinë e tij nuk mund të shkatërrohet.

Pastaj, një ditë, revolucioni hakmarrës do të shpërthejë — revolucioni i madh dhe i bukur i rajave (raïave)…

Atë ditë, nuk do të ketë më Turqi !”

Sofje 

Stojan Michaïlowski

Kryetar i Komitetit Maqedono-Andrinopojës.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1434
  • 1435
  • 1436
  • 1437
  • 1438
  • …
  • 2948
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT