Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u organizua Ekspozita e parë “Ngjyrat e Atdheut”, nga Lidhja Shqiptare Evropiane, në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ekspozitë morën pjesë artistë nga treva të ndryshme shqiptare, me tematikë kushtuar Atdheut dhe Ditës së Pavarësisë Kombëtare.
Kjo ekspozitë ishte si himn i gjallë, i luftës, përpjekjeve të lavdishme, atëherë e sot, për liri, demokraci, përparim, zhvillim e kulturë e mbi të gjitha për atdhedashurinë kombëtare.
Peneli i artistëve tanë, solli frymëzueshëm, figurat tona historike e inspiruese të Kombit Shqiptar, si Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Adem Jashari, Isa Boletini, Marigo, simboli i UÇK-së e vepra të tjera të spikatura.
Kjo ekspozitë paraqet shkëlqyeshëm, karakteristikat tona predominante, natyrale dhe etnografike, nëpërmjet Ngjyrave të Atdheut.
Vitin që vjen, me 26 Nëntor, mezi presim ekspozitën e rradhës, ku artistët tanë me artin e tyre kreativ, i dedikohen me ndjenjë, figurave tona kombëtare, natyrës sonë të bekuar, kështjellave dhe historisë sonë epokale.
Respekt të veçantë e mirënjohje të madhe, për të gjithë Artistët dhe gjithësecilin,që mori pjesë në këtë Ekspozitë.
Veçanërisht një falenderim i përzemërt, i takon Kuratorit tonë, Z. Anton Krasniqi, gjithashtu falenderojmë me mirënjohje, për mbështetjen dhe kontributin, në realizimin e kësaj vepre kombëtare, Besimi Commerc, e Z. Hyzer Gashi.
Ekspozita Kombëtare “Ngjyrat Atdheut”, e organizuar nga Lidhja Shqiptare Evropiane është instrument i rëndësishëm i komunikimit shqiotar.
Ky është një projekt autentik, që shërben e do të shërbejë, si mjet i Diplomacisë Atdhetare dhe Diplomacisë së Kulturës Mbarëshqiptare.
Për këtë projekt, që do të jetë i vazhdueshëm, duhet bashkëpunimi i Lidhjes Shqiptare Evropiane me Ministrinë e Jashtme si edhe me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për t’a bërë këtë projekt një urë të rëndësishme komunikimi, në arenën ndërkombëtare, për përmirësimin, krijimin, rritjen e imazhit të Kombit Shqiptar, kudo në botë.
“Ngjyrat e Atdheut”, në 2024, pritet të lëvizë në Tiranë, në vitin 2025 në Shkup, e në vitin 2026 në Prishtinë, e kështu me rradhë.
Pra, Ekspozita Atdhetare “Ngjyrat e Atdheut” është një manifestim tradicional Prushtinë-Tiranë-Shkup dhe Shkup-Prishtinë-Tiranë.
Patriotizmi pranveron dinjitetin dhe lirinë e çdo individi dhe të çdo Kombi.
Vetëm njerëzit, që e duan vendin e tyre, mund t’a lartësojnë Atë.
Organizatorë të kësaj Ekspozite ishin:
Z. Florim Rrullani, Kryetar i Lidhjes Shqiptare Evropiane
Znj. Ilirjana Agolli, Nën/Kryetare e Lidhjes Shqiptare Evropiane
Znj. Merita Isufi, Nën/Kryetare e Lidhjes Shqiptare Evropiane.