• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VRASJA E POLICIT NË VERI TË KOSOVËS, PRESIDENTJA OSMANI ANULLON VIZITËN TE VATRA DHE NISET MENJËHERË PËR KOSOVË

September 24, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Saj Vjosa Osmani Sadriu ka njoftuar se për shkak të vrasjes së policit shqiptar Afrim Bunjaku në veri të Kosovës ka anulluar takimin e programuar për në orën 11.30 në Federatën Vatra.

Për shkak të rrethanave të reja të sigurisë kombëtare Presidentja Osmani ka udhëtuar menjëherë për Kosovë duke anulluar të gjitha aktivitetet e programuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditët në vazhdim.

Vatra dhe komuniteti shqiptaro-amerikan shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës në krye të detyrës së policit shqiptar Afrim Bunjaku dhe dënon me forcë sulmin terrorist serb mbi forcat e policisë së Kosovës.

Filed Under: Opinion

Mary Camaj i bashkohet Vatrës

September 23, 2023 by s p

Mary Camaj i bashkohet Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Mary Camaj ka diplomë Bachelor në Studime Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Biznes, dhe Spanjisht në Manhattan College. Aty ka bërë prezantime të shumta dhe ka shkruar punime të panumërta për Shqipërinë. Tani po vazhdon studimet në Columbia University, niveli Master në Shkenca Politike dhe veçanërisht duke u fokusuar në rajonin e Ballkanit dhe shtetet që zotërojnë popullsi indigjene të shqiptarëve etnikë.

Prej 8 vitesh kontribuon në Grupin Artistik Rozafati të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale, Nju Jork. Momentalisht është valltarja kryesore e grupit. Këtë vit “Rozafati” ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar nga Nju Jorku tek Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Pasionin dhe deshirën që ka për vallet, muzikën e traditën shqiptare e ndan edhe me të tjerët në rrjetet sociale.

Mary merr pjesë në gati çdo aktivitet që bëhet në komunitetin shqiptar në New York e më gjerë që nga organizimi, prezantimi, dhe performanca artistike. Mary Camaj është model i shkëlqyer i vajzës shqiptare, aktiviste në komunitet dhe premtuese për të ardhmen duke qenë shembull për gjeneratat që do vijnë. Vatra rritet çdo ditë. Të rinjtë janë shpresa e kombit tonë në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

POETI PIERFRANKO BRUNI – FITUES I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

September 23, 2023 by s p

Konferencë shtypi e Jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.


Poeti italo/arbëresh nga Kalabria, Pierfranko Bruni, është fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të Edicionit Jubilar të 27-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky është vendimi i Jurisë së Festivalit i përbërë nga studjuesit e letërsisë, Prof. Dr. Ymer Çiraku (kryetar), Prof. Dr.  Vebi Bexheti dhe Mr. Ndue Ukaj (anëtarë). Më 2004, Drejtoria e Festivalit poetin Pierfranko Bruni e ka pasë shpall Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 19 – 21 tetor 2023, në qytetin e Tetovës dhe në Kosovë.

Kjo u bë e ditur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 23 shtator, nga drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu dhe nga anëtari i Jurisë, Prof. Dr. Vebi Bexheti. Më herët, me këtë çmim letrar janë lauruar emra të njohur të letërsisë, si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Lionel Ray (Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Peter Poulsen (Danimarkë), Athanase de Thracy (Bullgari), Kuei shien Lee (Taivan), George Wallace (SHBA), Visar Zhiti (Shqipëri), Fiona Sampson (Angli), Kama Kamanda (Kongo), Kristoffer Leandoer (Suedi)  etj.

Anëtari i Jurisë së Festivalit, Prof. Dr. Vebi Bexheti, paraqiti arsyetimin për dhënien e çmimit letrar “Naim Frashëri”. Ai në mes terash tha se, “Pierfranco Bruni është një personalitet shumëdimensional. Përveçse studiues në fushë të arkeologjisë dhe drejtor në Ministrinë e Trashëgimisë Kulturore të Italisë, ai është mjaft i njohur për lexuesin italian e më gjerë si poet, kritik letrar dhe eseist.

Ka botuar disa përmbledhje me poezi. Kontributi i tij është i vlerësuar edhe në një sërë studimesh mbi letërsinë italiane, europiane dhe mesdhetare të shekullit të njëzetë, ku shquajnë shkrimet për autorë të shquar të përmasave botërore si Pirandelo, Kuazimodo, D`Annunzio, Ungareti e Pavese. 

Veçmas poezia e tij, përmes sistemit të pasur figurativ dhe ideor, mbart një vlagë të fuqishme humanizmi dhe besimi të palëkundur në vlerat egzistenciale të njerëzimit. Ai beson se edhe në natën më të thellë,  duhet gjetur një yll i vogël, që do të ndriçojë udhëtimin e njeriut. Kredo e tij si shkrimtar përmblidhet në sentencën aq kuptimplotë se të shkruash, në fakt, është të jetosh brenda fjalës. Pra, misioni i shkrimtarit është që ai të identifikohet e mishërohet me gjithëshka – në veprën e tij. Si të thuash, të ketë pra një besëlidhje të pandashme në raportin shkrimtar e vepër, ku të mbizotërojë veç sinqeriteti dhe e vërteta pa kushte. 

Pra, tek ky poet, prozator dhe eseist letrar, është tipar i dukshëm qasja estetike nëpër një rrjet të dendur referencash filozofike, çka u sjell këtyre krijimeve një dimension mjaft sintetizues e universal.

Më tej në motivimin e Jurisë u tha se, “Si një krijues i lindur në mjediset kalabreze të Italisë së Jugut, janë të pranishme në këtë poezi edhe disa motive me kujtesën për Teutën ilire, apo me shpendin simbolik të shqiponjës. Sipas pikëvështrimit të tij, legjenda është një mister, që jeton tek e vërteta, prandaj edhe i drejtohet pa mëdyshje mbretëreshës së lavdisë ilire, kur sheh aq ngjajshmërisht: “sytë e tu me ngjyrën e grave të Shkodrës”.

Në vlerësimet që i janë bërë kësaj krijimtarie, dy janë segmentet themelore që karakterizojnë rrugëtimin e tij letrar: kujtesa dhe nostalgjia. Pra, poetika e veprës së tij, endet dhe merr vlera në këto hapësira letrare dhe estetike”.

Drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, tha se këtë vit janë ftuar 20 poetë nga vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Argjentinë, Porto Riko, Itali, Palestinë, Zvicër Francë, Meksikë, Korea e Jugut, Irak, Belgjikë, Kroaci, Greqi etj., dhe poetë të shumtë nga e gjitha hapsira shqiptare dhe daspora. Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm për nga përmbajtja. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do të promovohen libra të Sh.b.”Ditët e Naimit”, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike, etj.

 Tetovë, 23 shtator 2023 

D. Hadri

Filed Under: Rajon

DERVISH HIMA PËR IL POPOLO ROMANO (1919) : “MAQEDONIA E ALEKSANDRIT TË MADH, QË DIKUR ISHTE VETËM NJË VEND SHQIPTAR, DUHET TË JETË NJË SHTET AUTONOM…”

September 23, 2023 by s p


Dervish Hima (1872 – 1928)
Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2023

“Il Popolo Romano” ka botuar, të dielën e 30 nëntorit 1919, në ballinë, analizën e Dervish Himës në lidhje kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë dhe autonominë e Maqedonisë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria dhe Maqedonia

Burimi : Il Popolo Romano, e diel, 30 nëntor 1919, ballinë
Burimi : Il Popolo Romano, e diel, 30 nëntor 1919, ballinë

“Pavarësia e Shqipërisë dhe autonomia e Maqedonisë ishin dy çështje të një rëndësie tepër të lartë nga pikëpamja e politikës së përgjithshme të Ballkanit dhe e qetësisë së atyre popujve.

Pasi të sigurohet pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj natyrorë, siç ishte para luftës ballkanike, konfliktet e përhershme apo luftimet e përgjakshme mes serbëve dhe shqiptarëve do të marrin fund.

Kryengritjet e shumta kundër dominimit të serbëve, racë e huaj dhe për nga natyra e saj mizore dhe barbare, do ta vënë popullin shqiptar në gjendje të shkundë zgjedhën më të padurueshme të historisë.

Për shkak të këtij rregulli të neveritshëm maqedonasit nuk e kanë marrë ende kushtetutën e pritur. Siguria në lidhje me dëshirën e Konferencës për të krijuar një shtet maqedonas për të siguruar qetësinë dhe të drejtën për të jetuar për racat e ndryshme të vendosura në të, prodhon gëzim të përgjithshëm tek ata popuj. Rumunët, bullgarët, shqiptarët, turqit dhe izraelitët, të cilët përbëjnë shumicën absolute të këtij vendi, besojnë se Providenca, nëpërmjet Konferencës, u jep atyre mbrojtjen e saj më të lartë. Që prej luftërave ballkanike këto rajone nuk kanë pasur gjë tjetër veçse sëmundje, rrënoja, zjarre dhe shkatërrime.

Fuqitë evropiane, pak vite para luftërave ballkanike, për të bërë disa revolucione kundër Perandorisë Osmane, vendosën të zbatonin reformat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e popujve.

Reformat e Maqedonisë duhej të shtriheshin, nga pikëpamja administrative, edhe në një pjesë të barabartë të Shqipërisë.

Në çdo rast, duke krijuar një shtet tampon, Konferenca do t’i shërbente njerëzimit dhe paqes së përgjithshme në të ardhmen.

Të gjithë besojnë sinqerisht se Konferenca dëshiron prosperitetin dhe sigurinë e këtyre vendeve të mjera.

Një Shtet tampon, nën mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve dhe me një komisioner të lartë, do të kishte detyrën e tij të madhe civilizuese për këto raca që nuk duan gjë tjetër veçse të jetojnë në paqe, duke siguruar në të njëjtën kohë një të ardhme të mundshme që shmang të gjitha konfliktet që mund të lindin midis pesë shteteve ballkanike : shqiptare, serbe, bullgare, rumune dhe greke.

Duhet thënë kjo e vërtetë historike : se Maqedonia e Aleksandrit të Madh dikur ishte vetëm një vend shqiptar, por pas dyndjeve të barbarëve, romakëve, sllavëve, bizantinëve, fizionomia e historisë së saj të lashtë ndryshoi.

Shpresojmë se bota liberale do të mbështesë krijimin e një Maqedonie autonome, e cila do të sigurojë një paqe të gjatë për njerëzimin e vuajtur – Le të shpresojmë se për këtë arsye lufta monstruoze e viteve 1914-1918 nuk do të jetë më e mundur mes njerëzve.

Pikërisht për këto arsye ne bëjmë thirrje për formimin e shtetit të gjashtë autonom, në Ballkan, nën mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve.

Prandaj, a do të dëshirojë Konferenca të kuptojë nevojat urgjente të politikës ballkanike ?”

Dervish Hima

Filed Under: Sofra Poetike

Kryeministri Kurti takoi kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane në zgjedhjet federale të këtij viti

September 23, 2023 by s p

Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpritën në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023.
Në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.
Diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë.

Kryeministri i njoftoi të pranishmit me disa prej zhvillimeve kryesore në vend dhe politikave prioritare të qeverisë, teksa nga kandidatët u njoftua më shumë për temat e tyre elektorale.

Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1439
  • 1440
  • 1441
  • 1442
  • 1443
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT