• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Osmani në Kombet e Bashkuara: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve të paqes dhe sigurisë

September 22, 2023 by s p

Me ftesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në takimin e nivelit të lartë dedikuar agjendes për Gratë Paqen dhe Sigurinë (WPS)

Në organizimin e mbajtur në selinë e OKB-së, Presidentja Osmani, në emër të Republikës së Kosovës, shpalosi të arriturat dhe objektivat e Kosovës për sa i përket zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Presidentja vuri në pah rolin e jashtëzakonshëm që gratë e Kosovës kanë luajtur në procese të paqes dhe sigurisë përgjatë etapave të ndryshme të historisë. Ajo potencoi se Kosova tashmë po i udhëheq përpjekjet në rajon për zbatimin e kësaj agjende.

Për më tepër, Presidentja tha po ashtu se Kosova është e gatshme të japë kontribut në nivel ndërkombëtar për zbatimin e kësaj agjende, me ç’rast vuri në pah përpjekjet e Kosovës për të ndihmuar gratë në Ukrainë, Afganistan dhe në çdo vend ku po ndodhin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Më këtë rast, Presidentja Osmani foli edhe për Forumin global për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet këtë vit për herë të dytë në Kosovë, si dhe paralajmëroi që Kosova do të bëhet së shpejti vendi nikoqir i qendrës rajonale të ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Zyra e Sekretarit Blinken vuri në pah arritjet e Kosovës në këtë drejtim dhe punën e Presidentes dedikuar kësaj agjende, duke e quajtur Kosovën si një ndër shembujt më të mirë të këtij angazhimi.

Filed Under: Ekonomi

Kryetari Glauk Konjufca nderoi heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci 

September 22, 2023 by s p

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me deputetë, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrezave të tyre në Gllanasellë të Drenasit.

Heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkëshortë dhe njëkohësisht bashkëluftëtarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë më 22 shtator të vitit 1998, në betejë me forcat okupatore serbe.

Filed Under: Histori

SOT NË ORËN 6 PM PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z. BAJRAM BEGAJ VIZITON VATRËN

September 22, 2023 by s p

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, ditën e sotme e Premte më 22 Shtator 2023 në orën 6 PM.

Z.Begaj do të zhvillojë një bashkëbisedim në Selinë Qendrore të Vatrës me vatranët dhe komunitetin shqiptar në New York e më gjerë.

Ftohen mediat dhe komuniteti që të marrë pjesë.

Filed Under: Politike

VATRA NDEROI SHQIPTARIN E MADH, ISH-PRESIDENTIN E KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI

September 22, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 21 Shtator 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA nderoi shqiptarin e madh, ish-Presidentin e Republikës së Kosovës z.Behgjet Pacolli me mirënjohje për kontributin të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës. Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Selinë Qëndrore të Vatrës, në hapje të takimit të ngrohtë e vëllazëror, kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i shprehu mirënjohjen e thellë e respektin e lartë në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve për punën e jashtëzakonshme në dobi të kombit, shtetit e çdo shqiptari anëkënd botës.

Në fjalën e tij ish-Presidenti Pacolli shprehu mirënjohje e vlerësim për punën shekullore e lobimin e jashtëzakonshëm të Vatrës sa herë e ka kërkuar çështja kombëtare. Ndër të tjera në fjalën e tij z.Pacolli u shpreh: “Falenderim e respekt Vatrës e të gjithë vatranëve. Mirënjohje për kontributin e punën e tyre të pa ndalur. Vatra e shqiptaro-amerikanët janë krahu legjendar i shqiptarisë. Vatra është krenari, ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ta mbështesin Vatrën. Sa më e fortë të jetë të Vatra aq më të nderuar e më të respektuar jemi ne si shqiptarë në Amerikë. Puna e Vatrës ka qenë e jashtëzakonshme. Lobimi i Vatrës ka qenë ekzistencial për kombin tonë. Me mbështetje dhe unitet arrihen punët e mëdha. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne si shtet e si komb nuk mund të ekzistojmë. Në themel të shtetit të Kosovës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës” deklaroi ndër të tjera z.Pacolli. Ai ekspozoi rrezikun e sanksioneve në Kosovë dhe theksoi se çdo mendim apo lëvizje kundër Amerikës është i pafalshëm për klasën politike. Z.Pacolli i bëri thirrje shqiptarëve që të vazhdojnë të kontribuojë për Kosovën, Shqipërinë e trojet etnike. “Populli ynë dhe shtetet tona kanë nevojë shumë të madhe për ju. Tre kryeministra shqiptarë në Ballkan është arritje e madhe dhe tregues i rolit të shqiptarëve në Ballkan. Arritjet tona të na shërbejnë nxitje për arritje të tjera si komb. Unë nuk do ndalem për ti dhënë kombit e shtetit gjithçka, deri në frymën time të fundit. Lutem për të gjithë shqiptarët që të gjithë kudo që jemi të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin” apeloi z.Pacolli. Ai deklaroi se falë lobimit të tij do të deklarohen 3 njohje të reja për Pavarësinë e Kosovës të cilat do publikohen këto ditë. Në përfundim të takimit kryetari i Vatrës z.Berisha në emër të Vatrës dhe të gjithë vatranëve e nderoi me mirënjohje z.Behgjet Pacolli me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”. Pas takimit vatrani Kujtim Funiqi shtroi një drekë vëllazërore në restorant “Çakor” në nderim të shqiptarit të madh z.Behgjet Pacolli.

Filed Under: Opinion

Shqiptarët e Amerikës kërkojnë votën e diasporës

September 22, 2023 by s p

Përfaqësuesit e rreth 60 shoqatave e organizatave patriotike shqiptare në New York e më gjerë i kërkuan Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Bajram Begaj që të ndikojë në institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse në Shqipëri për të bërë të mundur pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në zgjedhje. Në një panel të udhëhequr nga Mark Gjonaj ish-Këshilltar i Bashkisë së New York-ut, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bajram Begaj ndër të tjera deklaroi në takim: “Ju shpreh mirënjohjen e gjithë qytetarëve shqiptarë për gjithçka që keni bërë për kombin tonë, për angazhimin dhe punën tuaj. Jeni pikë e rëndësishme e lidhjes shqiptaro-amerikane. Veprimtaria juaj lartëson dinjitetin e Shqipërisë. SHBA është busulla jonë e frymëzimit dhe orientimit. Shpresoj që institucionet ligjzbatuese në Shqipëri të garantojnë votën e diasporës ku ju jo vetëm që të mund të votoni, por që të zgjidhni dhe përfaqësuesit tuaj nga diaspora. Promovoni e kultivoni gjuhën shqipe, është shpëtimi i kombit gjuha shqipe” tha ndër të tjera z.Begaj. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Uashington z.Ervin Bushati deklaroi para të pranishmëve në takimin e Presidentit Begaj me organizatat shqiptare se do të forcojë bashkëpunimin me diasporën shqiptare dhe do lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Z.Mark Gjonaj prezantoi pyetjet e diasporës të ardhura nga rreth 60 shoqata patriotike e kulturore shqiptare në New York e më gjerë, ndër përgjigjet e Presidentit Begaj ishin:

-Të drejtat e serbëve në Kosovë, duhet të jenë të barabarta me të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

-Do përcjell zërin në institucionet shqiptare përgjegjëse ku klasa politike të gjejë rrugën me qëllim që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhje. Vota është e drejtë kushtetuese, jo kërkesë.

– Investoni në Shqipëri, ligji për mbrojtjen e investitorëve garanton çdo investim.

– Do promovojmë dhe mbështesim shkollat shqipe.

– Do kisha shumë dëshirë ti jepja shtetësi shqiptare çdo shqiptari kudo të lindur e kudo që jeton.

– Shqiptarët në Ballkan faktor shumë i rëndësishëm për paqe, zhvillim e siguri. Kosova është interesi ynë më madhor pas integrimit në Bashkimin Europian.

-Mirënjohje përjetë aleatit dhe partnerit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi u përmbyll me ide të reja dhe diskutime rreth çështjeve që shqetësojnë qytetarët e Shqipërisë, Kosovës e shqiptarët në trojet etnike. (Dielli)

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1444
  • 1445
  • 1446
  • 1447
  • 1448
  • …
  • 2783
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT