• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Artë – Novo Bërdo

July 18, 2023 by s p

Sylë Ukshini/

Autori serb Aleksa Bogosavleviq në librin e tij “ Për shqiptarët”, të shkruar me 1897, thotë se Novo Bërda nga banorët vendas quhej Bregu i Bardh apo Artë. Ky emërtim mund të jetë vendosur pasi, siç shkruan autori, në kohët e vjetra është nxjerrë ari dhe argjendi…

Bogosavleviq i kishte njohur shqiptarët sidomos përgjatë kohës kur ishte komandant i trupës kufitare në viter 1878-1897, pra pas Kongresit të Berlinit në të cilin Serbia edhe juridikisht fitoi territoret shqiptare të Toplicës.

Ky rast tregon se nuk ka nevojë për shqipërime apo emra të rinj të toponimeve, por për rivendosjen e emrave të vejtër autentik. Dëshmi të tilla ekzsitojnë edhe për Ferizajin (Ferizovik) dhe Shkupin (Üsküp), emrat e të cilëve u sllavizuan që në momentin e pushtimit nga ushtria serbe në tetor 1912.

Rivendosja e toponimeve origjinale është e drejtë e pamueshme e çdo shteti dhe populli.

P.s. Fotoja e dytë tregon momentin kur ushtarët serb në tetor 1912 heqin tabelën Üsküp dhe vendosin mbishkrimin Skopje.

Filed Under: Kulture

Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombëtar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë

July 18, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Të shkruash librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999″, me tri vëllime eshte si të shkosh mbrapsht dy shekuj dhe fizikisht ti s’ke mundësi kurrë, por Gjenocidi që është ushtruar mbi trojet tona të çon atje, të çon si një dëshmitar okular dhe studjues skrupuloz.

Autori Rrustem Berisha ka hulumtuar mbi 15 vite dhe i ka sjellë botës përbindshat, qikllopët me një sy në ballë, kuçedrat që presin ujin, i ka sjellë botës krypërbindshin sllobodan milloshevicin që me siguri duhet të jetë në ferr.

Libri na tregon me deaje politikat shfarosëse serbomalazeze.

Nëpërmjet qindra dokumenteve autori Berisha sjellë para publikut botëror kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar, masakrat barbare, që mjerisht bota hesht, Europa bën veshin shurdh.

Në këtë libër përpirës dhe tejet të dhimbshëm të duket vehtja sikur po sheh një film horror që personalisht nuk jam aq e fortë sa t’i shoh deri në fund, por jo, jo duhet t’i vazhdoja t’i lexoja vëllimet se ishte gjaku im, Gjuha ime, Kombi im, motrat dhe nënat që përdhunoheshin nga serbët, fëmijëve që iu pritej koka dhe piqej në tava për t’i ngrënë për darkë, burra që iu prisnin fytin me thikë, djem që iu vihej benzina në publik dhe digjeshin në sytë të tyre.

Ja këto nuk më linin pa i lexuar, këto masakra çnjerëzore më bën të vi këtu dhe të denoncoj publikisht gjenocidin serb, malazes, grek e natyrshëm do të mbetemi demonstratave, në Shtepine e Bardhë, në Kongresin Amerikan dhe kudo ku janë kancelaritë atje ku vendosen fatet tona, fatet e shqiptarëve.

Askush nuk kërkon falje, as greku për gjenocidin në Çamëri, as serbi për genocidin në Kosovë dhe më gjerë. Le të kujtojmë Gjermaninë e cila pas Luftës së Dytë Botërore zhvilloi “Gjyqin e Nurembergut”, ku ndoqi penalisht të gjithë kriminelët qe shkaktuan Holokaustin.

Nuk është e lehtë të dëshmosh dhe studiosh krimet makabre që kanë ndodhur mbi kurrizin e popullit shqiptar. Sikur vetëm një shembull të sjellim që vetëm në vitet 1912-1913 janë vrarë mbi 500 000 mijë shqiptarë, dhe populli shqipar ka qenë drejt zhdukjes…

Per egzistencën e Kombit tonë duhet t’i jemi mirënjohës popullit amerikan presidentit Willson i cili më 4 korrik 1918, tek e takoi Imzot Nolin gjatë vendosjes së kurorave me lule tek varri i presidentit George Washington, kërkesës së Atit shpirtëror të shqiptarëve, themeluesit të Kishës Autoqefale dhe bashkëthemeluesit të Vatrës, për të shpëtuar Shqipërinë që rrezikohej, zhbëhej, i tha se: “Zëri dhe vota ime do të jenë në mbrojtje të Kombeve të vegjël, si Shqipëria”. Pas takimit Noli i shkroi kryetarit të Vatrës, Kolë Tromarës: “E takova tri here persidentin Wilson, të tria herët më tha: Një votë timen dhe zërin tim do t’i përdor për t’i mbrojtur shqiptarët”…

Miqtë duhet t’i mbajme afër, mirënjohës dhe të dimë mirë të bashkëpunojmë me ta.

Autori sjellë të vërtetën e madhe historike të gjenocidit serbomalazez. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që kufizohen nga vetëvehtja, sepse u janë rrëmbyer territore, dhe mjerisht bota vazhdon të hesht.

Tri vëllimet e autorit Rrustem R. Berisha, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i tokave shqiptare, 1800-1999” jane pasuri kombëtare dhe sensibilizim për të gjithë shqiptarët dhe vecanërisht politikanët që të denoncojnë krimet serbe dhe se ata kanë kryer gjenocid mbi Kombin tonë. Krimet në Kosovë në vitin 1998-´99 ishin krime që nuk kishin ndodhur që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Nga keto krime u trondit bota demokratike, u trondit Amerika dhe fal Presidentit Clinton bota mori vesh se cila ishte Kosova, cili ishte populli me gjuhën më të vjetër në botë. Sa familje u masakruan në këtë luftë të fundit në Kosovë, le të kujtojmë Adem Jasharin ku me të drejtë Bernard Kouchner kryeadministratori i Parë i Kosovës i njohur me historinë e jashtëzakonshme të Jasharëve ka thënë: “Nëse do të kishte çmim Nobel të Lirisë familjes Jashari i takon të parës”.

Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë.

Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara, pa sjelle eshtrat akoma si te vellezerve Heronjve Bytyqi.

Gordon Harold Smith ishte republikan dhe shërbeu si Senator i Shteteve të Bashkuara nga shteti i Oregonit. Ai u emërua president i Shoqatës Kombëtare të Transmetuesve, Broadcast.

Ai ka thënë se si një republikan, unë votova me Presidentin Clinton vazhdimisht në përpjekjet tona për të shpëtuar miqtë tanë evropianë në Kosovë për të ndaluar gjenocidin. Jam krenar për ato vota..

Edhe gjenocidi ndaj Krahinës së Çamërisë në vitet 1923-1925 sipas planit të “Megalidhesë” ka qënë qe të bëhej spastrim etnik, të shpopullonin Çamërinë nga shqiptarët dhe të ngelej e zbrazët.

Ambasadori Mid’hat Abdyl Frashëri në Athine ne një relacion dërguar Ministrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, më datë 31 gusht 1925, i shkruan:

“Në vitin 1922, shqiptarët myslymanë ishin afëro 100.000. Prej këtyreve 35.000 frymë u përzunë nga dy prefekturat Kostur (24 katunde) dhe Follorinës (14 katunde), dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga…Pasuria e tyre, ku vetëm ajo e Follorinës dhe Kosturit llogaritet në një milion napolon flori, u grabit dhe u rrëmbye prej Greqisë”

A mund të heshtim me situatën edhe në këto kohë në Kosovë, e pamundur të heshtim. Pretendimet e serbëve vazhdojnë pa u ndalur, pa pushim… Edhe pse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, ajo në mënyre huligane rrëmbeu tre policë kosovarë, ndërkohë i quan shtetasit e saj si Milloshevici dhe kjo përbën një mungesë të theksuar serioziteti dhe një uri përbindshi per ta gllabëruar Kosovën. Uria e përbindeshit dhe Genocidi serbo malazes ka filluar qysh në vitin 1800 dhe deri në vitin 1999 sjellë me fakte kokëfortë nga libri me autorin e mirënjohur z. Berisha.

Jam e sigurtë se pena të tjera do të vazhdojnë të hulumtojnë rreth Holokaustit serb, ndërkohe s’do të desha kurrë të vazhdonte kjo urrejtje me shekuj nga serbët ngase ata po vazhdojnë të mbajnë peng Veriun e Kosovës ku duan ta gllabërojne në se ju jepet mundësia një orë e më parë. Ndaj librat e vërtetë si i zotit Berisha në fjalë janë dëshmi dhe histori drithëruese që duhen treguar, studjuar në programet shkollore derisa bota dhe qarqet diplomatike të zgjohen dhe t’i japin të drejtë dhe shteteve të vogla, por që kanë të drejtën dhe barazinë si shtetet e mëdha që kanë fatet e popujve në dorë.

Ne duhet te vendosim Paqen mes vedit se siç thotë Shenjtorja e botës Nënë Tereza se:

“Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh për shkak se kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.”

Shpresoj shumë tek populli i Kosovës, luftëtarët e saj, ish të burgosurit si Albin Kurti Kreministër i Kosovë mbyllur për 15 vjet në qelitë serbe se do të bejë zgjidhjen e duhur për vendin e tij dhe tonin. Besoj siç thotë Martin Luther King në pranimin e Çmimit Nobel për Paqe, 10 dhjetor 1964, se ka ende shpresë për një të nesërme më të ndritshme… Unë ende besoj se një ditë njerëzimi do të përkulet para altarëve të Zotit dhe do të kurorëzohet triumfues mbi luftën dhe gjakderdhjen.

Kumtesa për promovimin e librave të autorit Rrustem R. Berisha, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999″.

Autorja është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin: Kalores i Urdhrit te Flamurit nga Presidenti I Republikes se Shqiperise.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo

Shkallët e Qytetërimit

July 18, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Ndërsa shkojmë në jetën tonë të përditshme, ndonjëherë duhet të tërhiqemi dhe të hedhim një vështrim më të gjërë. Njeriu sot jeton në atë që duket si qytetërim i përparuar, por le të mos tallemi – ne jemi ende foshnja teknologjike. Në vitin 1963, astrofizikani rus Nikolai S. Kardashev doli me një mënyrë hipotetike për të kuptuar saktësisht se në çfarë shkalle zhvillimi jemi. Ai krijoi atë që njihet si Shkalla e Kardashevit, një metodë për të matur se sa të avancuara janë arritjet teknologjike të një qytetërimi dhe sasia e energjisë që mund të shfrytëzojë. Siç e përshkroi në punimin e tij, një qytetërim i përparuar do të kishte kapacitetin për të transmetuar sinjale radio larg në kozmos. Kardashev fillimisht doli me 3 lloje qytetërimesh, por që nga ajo kohë lista është zgjeruar në mënyra të ndryshme nga shkencëtarë të tjerët, duke u fokusuar jo vetëm në teknologjinë e komunikimit, por edhe në faktorë shtesë. Sipas kësaj hipoteze,:

Një qytetërim i tipit 1 (i njohur gjithashtu si qytetërimi planetar) ka aftësinë për të shfrytëzuar të gjithë energjinë e planetit të tij të origjinës, duke shfrytëzuar të gjithë energjinë që arrin në planet (si dielli, njeriu shfrytëzon vetëm 60 përqind të energjisë diellore) dhe të gjithë energjinë që mund të prodhojë (termike, hidro, era. , etj). Kardashev e përshkroi atë si “nivel teknologjik afër nivelit të arritur aktualisht në Tokë”.

Sa afër jemi të bëhemi ndërtuesit e megastrukturave të tipit 2? Është një kërcim i madh në aftësi dhe ndoshta do të duheshin 1000-2000 vjet për t’u arritur.

Një qytetërim i tipit 3 është krejtësisht i një rendi tjetër zhvillimi, ndoshta duhen 100,000 vjet ose më shumë për të arritur atje. Kardashev e pa atë si “një qytetërim që zotëron energji në shkallën e galaktikës së vet”. Po, ju duhet të merrni energji të një galaktike të tërë për ta përparuar këtë. Njerëzit ndoshta do të ishin larguar prej kohësh në atë pikë, duke u bërë një lloj qenie kibernetike post-biologjike, ku robotët ndërtojnë sferat Dyson sipas dëshirës në të gjithë galaktikën, duke përdorur një teknologji shtytëse hapësinore ende të pakonceptueshme për të lëvizur. Ndoshta, një qytetërim i tillë do të ishte gjithashtu në gjendje të merrte energji nga vrimat e zeza ose të krijonte yje që prodhojnë energji sipas dëshirës.

Çfarë do të ndodhë pas një përparimi të tillë? Kardashev nuk e pa nevojën për të hipotezuar ndonjë qytetërim të mëtejshëm, por parashikuesit që atëherë kanë propozuar që një botë e tipit 4 do të ishte në gjendje të shfrytëzonte energjinë e një universi të tërë, ndërsa një tip 5 mund të bëjë të njëjtën gjë në një multivers, duke tërhequr fuqi nga shumë universe.

Po tipi 6? Këtu hyjmë në kompetencat e Zotit, duke kontrolluar kohën dhe hapësirën, duke krijuar universe sipas dëshirës. Lloji 7? As nuk mund ta imagjinojmë dhe kuptojmë se si mund të jetë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi

PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA  E SHQIPTARËVE 

July 18, 2023 by s p

NIKË GASHAJ/

                                 

Në shkencën shqiptare dhe nga shumë autorë të huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve është e vërtetuar. Për shkak të hapësis së kufizuar, po fokusohe vetëm në disa hulumtues të njohur shkencor.

Filozofi i njohur Gotfrid Vilhelm Lajbnic(1646-1717) u muar me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e  tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar më 1897 në revistën rumune Albania, deklarohet se në bazë të studimeve të tij është bindur se”shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë”.

Historiani suedez, Hans Erik Tunman(1746-1778) , profesor universitetit në Gjermani, ishte një nga shkencatarët e parë, që u muar me studimin  mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të Teododhor Kavaljotit( greqisht, sllavisht e ship) të botuar më 1770. Në veprën e tij për historinë e popujve të Evropës Lindore (1774), arriti në konkludim se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire.

Johan Georg Fon Han(1811-1869),  teoricieni austriak  është marr me studimin e gjuhës shqipe së bashku me gjuhëtarin Konstadin Kristoforidhi. Më 1854 ai botoi veprën e tij, me tre vëllime, Studimet Shqiptare, mbi kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire. Në bazë të studimeve të tij, arrinti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e ilirishtes.

Gjuhëtari i njohur , Franc Bop (1791-1867), profesor në Universitetin e Belinit, botoi veprën e tij më 1854, duke vërtetuar përfundimisht se shqipja bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër në Evropë. Gustav Majer (1850-1900), profesor në Universitetin e Gracit dhe antar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, botoi studimin e tij Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropianen, më 1883. Ai njihet veçanarisht për hartimin e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, më 1891. Në sajë të studimeve të thella shkencore arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe përbënte një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.

Maksimilian Lamberc (1882-1963), pas vizitës që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së Shkencave të Vjenës,  menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe mitologjisë shqiptare. Pastaj, në Laipcig vazhdoi studimet në fushën e albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe në vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Veprën mbi gjuhën shqipe, në tre vëllime. Në studimet e tij mbështeti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe nga ilirishtja.

Shkencatari, Edwin Jacques, thekson: Nuk ka pikë dyshimi që shqiptarët e sotëm janë historikisht pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve.

Shkencatari, Serge Metais, shkruan: Sipas të gjithë treguesve – pikësëpari, për shkak të vetë gjeografisë – ilirët kanë qenë praardhësit e shqiptarëve. Në prag të pushtimit romak, ata zinin të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, nga Istra deri në Epir. Në brendësi të gadishullit, ata ishin vendosur, në veri, të paktën deri te rrjedha e lumit Sava dhe, në lindje, deri te Morava e Jugut dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit.  Më tutje studiuesi Metais shton: Në shekullin II të erës sonë, ku ilirët ndodheshin nën zgjedhën romake, gjeografi Ptolemeu bënte fjalë për ekzistencën e një fisi të albanëve (Albanoi) , kryeqyteti i të cilëve qenkësh Albanopolis.

Profesor Eqrem Çabej (1908-1980), pa dyshim, është figura më e shquar në fushën e albanologjisë. Për gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi vepra të shumta nga gjuha dhe letërsia shqipe, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnografisë, folklorit dhe etimologjisë, leksikologjisë, të origjinës së gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhë tjera indoevropiane dhe njësimin e normës letrare. Në bazë të studimeve subtile shkencore  arriti në përfundim se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe të banorëve të parë indoevropianë në Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore në Kolokuiumin e Parë mbi Studimet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime të tjera të shumta”vërtetuan në mënyrë bindëse origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe autoktoninë e popullit shqiptar”.

Profesor Kostallari, ish drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, arriti po të njëjtin përfundim si dhe kolegu i tij Çabej.  Gjithashtu, Aleks Buda, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, në një konferencë që drejtoi, më 2-4 korrik 1982, theksoi”vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre.”

Mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë janë marr dhe profesorët e njohur: Shaban Demiraj, Mahir Domi e të tjerë.

Në Enciklopedinë e Përgjithme të Entit Leksikografik të Jugosllavisë, Zagreb, 1977, fq.81 thuhet:”Shqiptarët, popull me prejardhje  indoevropiane thrakase-ilire. Banorët më të vjetër në Shqipëri kanë qenë Ilirët; vetë emëri Shqiptar rrjedhë nga emëri Ilir- të fisit Albana”.

Historiani dhe akademiku i njohur serb, Radeta Mihalçiq, autor i librit të historisë të klasës së 6-të, të shkollës fillore në Beograd(2014.), ndër të tjerat ka shkrua: “Shqiptarët janë vendas-autokton të Gadishullit Ballkanik dhe se ata kanë ardhur në të shumë më heret se Sllavët. Për ta bërë më të qartë, flasim për ilirët, që banonin në trojet e Ballkanit Perëndimor, prej nga kanë dalur më vonë shqiptarët, të cilët u quajtën kështu nga popujt dhe shtetet e Evropës Perëndimore. Prandaj, shqiptarët si popull i veçantë dhe autonkton janë me origjinë ilire dhe janë të vetmit që e kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe veçantitë e tjera kombëtare. Ai thotë se Stefan Nemanja dikur i ka pasur okupuar territoret e Shqipërisë së veriut. Më tutje nënvizon, se sllavët kanë ardhur në Kosovë dhe aty kanë gjetur ilirët që janë shqiptarët e sotëm dhe ua kanë marrë-plaçkitur shtëpitë dhe arat, andaj ata kanë qenë të detyruar të dalin në mal – bjeshkë  dhe të kujdesen për bagtinë e tyre. Me këtë, autori dëshmon se serbët kanë qenë pushtues të tokave shqiptare. Rreth këtij libri pati shumë polemika në opinionin publik dhe kritika. Në veçanti, kritikat më të mëdha  ka pasur nga Kisha Ortodokse serbe, në krye me Patriarkun Irinej, i cili pohimin e e autorit Mihalçeviq, se shqiptarët janë popull autokton të Ballkanit me origjin ilire, e quajti të pavërtetë, një turp i paparë për popullin serb, i cili ka rrënjët e veta dhe historinë e vet. Fakti që dikush po përpieqet të rishikoj historinë tonë me gënjeshtra, se serbët e paskan pasur okupuar Kosovën në të kaluarën historike të banuar nga shqiptartë, paraqet një skandal të madh, thotë Irinej

Në anën tjetër, ish profesori i fakultetit filozofik në Univeritetin e Beogradit, tani historian në pension, Rade Mihaleviq autori i tekstit të diskutueshëm, thekson se qëndron pas të gjitha konstatmeve dhe qendrimeve historike të përmbajtura në librin në fjalë, dhe se ato janë razultat i një hulumtimi të tij afatëgjatë. Ajo që mund të garantoj me emrin dhe mbiemrin tim personal është se nuk ka absolutisht asnjë gabim në libër. Së pari e kam lexuar tërësisht të gjithë literaturën mbi temën dhe gjithçka që kam shkruar bazohet në fakte historike.

Mirëpo, teksti shkollor u modifikua në bazë të vërejtjeve që Patriarku Irinej i  dërgoi Ministrit të Arsimit të Serbisë, në mars 2014.  Prandaj, nën presionin e Kishës Ortodokse serbe, Ministria e Arsimit dhe Enti për libra, nga libri në fjalë i hoqën faktet historike, se shqiptarët janë autokton në Ballkanin Perëndimor dhe se janë me origjinë ilire.

Sikurse në kohët e kaluara edhe sot në kontinuitet nga autorë të ndryshëm dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje për mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve për qëllime të caktuara hitorike dhe politike. Për shembull, ish-deputetja prof. dr. Jelisava Kaleziq në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 2016, u shpreh: nuk është e vërtet teza se shqiptarët janë me prejardhje ilire. Në gazetën”Dan”, më 21. korrik 2016. Akademiku Zoran Llakiq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, e botoi një artikull në të cilin mohon prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre. Ndër të tjerat, thotë: Shqiptarët janë të ardhur nga Rumunia në Mat, përmbi Tiranë në shekullin X të erës tonë. Ndërsa në vitin 548 të erës tonë në Durrës kanë ardhë serbo-malazezët. Më tutje Llakiqi thotë: Shqiptarët në tërë hapësirë ku jetojnë, jo vetëm që nuk janë popull autokton, por as pakicë kombëtare. Në të vërtetë ata janë diasporë. Më pas me 24 korrik 2016. në gazetën “Dan”e botova një shkresë ku prezantova disa njohje shkencore nga autorë të huaj dhe shqiptarë mbi prejardhjen ilire dhe autoktoninë shqiptare, meqënse, kjo gazetë mjaftë lexohet në Mal të Zi. Në atë mënyrë e demantova shkresën e Akademikut Zoran Llakiq.

Me sa di unë, janë të paktë autorët sllavë të cilët pranojnë faktet historike mbi origjinën ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre në Ballkanim Perëndimor. Përkundrazi, ata bëjnë përpjekje për falsifikimin e tërë historisë dhe kulturës shqiptare. Mu për këtë arsye, ata trillojnë teza të ndryshme johistorike  mbi prejardhjen shqiptare. Në Kohën e fundit, e shfaqën tezën e migrimit, sipas të cilës shqiptarët emigruan nga Sicilia, ku  mbërritën nga Kaukazi në shekullin 10-të ose 11-të.

Më në fund, sa për njoftim, kam pas rastin të marr pjesë në një tubim të madh shkencor mbi etnonenezën e malazezëve, i cili u mbajt shumë kohë më parë, më 19 qershor 1981, në Titogradin e atëhershëm. Historianë, etnologë dhe politikanë të njohur të asaj kohe në kumtesat dhe diskutimet e tyre paraqitën teza të ndryshme historike mbi etnogjenezën e malazezëve.

Disa pjesëtarë mbrojtën tezën historike për oregjinën malazeze nga serbët. Ndërsa, pjesmarrësit të tjerë mbrojtën tezën historike për etnosin autokton malazezë. 

Mirëpo, ajo që më tërhoqi vemendje të veçantë ishte diskutimi i dr. Mirko Bajraktareviqit i cili theksoi:” Shumica e popullsisë së Malit të Zi është me origjinë shqiptare. Më pas ai kërkoi nga gazetarët, që nëse marrin pjesë në atë takim, të mos ua japin mediave tezën e tij historike për arsye politike. Në diskutimin e tij nuk pati reagime nga pjesëmarrsit tjerë të tubimit shkencor.

(Autori është antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Diokles)

Filed Under: Politike

“Protagonizmi” i Kryeministrit Edi Rama i kthyer në “gaztor” në Vilnius të Lituanisë

July 18, 2023 by s p

Nga Beqir SINA/

 Per dy ditë me radhë, sytë e të gjithë planetit ishin përqendruar në Vilnius të Lituanisë, pasi aty po zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të NATO-s, ku debati kryesor ishte çështja e Ukrainës.

Lituania ishte vendi mikëpritës i një samiti të NATO-s (11 dhe 12 korrik), i cili do të mbizotërohej nga përgjigja e aleancës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe kërkesës për anëtarësim të Kievit.

Në samit, liderët botërorë diskutuan pushtimin dhe sulmet e vazhdueshëm ruse ndaj Ukrainës, si dhe anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Ukrainës në NATO, dhe zgjerimin e saj nga një organizat euroatlantike në atë globale, më afrimin në të ardhmen edhe të Koresë së jugut, Australisë dhe Zelandës së re.

Me pak fjalë, dotë thoshte një komentator politik amerikan në NBC se: “ Në Samitin e Vilnius-it, ekzistoi një mjedis kompleks, por përgjithësisht i favorshëm për arritjen e qëllimit kryesor të Ukrainës dhe Suedisë në rrugën e tyre integrimit euroatlantik – një ftesë për t’u bërë anëtare e NATO-s, e cila i përket të ardhmes”. 

Por, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk i mbeti edhe kësaj radhe i mangët, në atë që thotë populi “pall me mënd”, teksa ai u pa të sillej vërdall nëpër sallën e Samitit të Vilnius-it të Lituanisë, duke “vjedhur “iserte me foto-takime ose sekuenca si ato “spotet publicitare”. 

Përkatësisht, për të shkëputur ndonjë fotografi që ai do të përdorte te shqiptarët, si një “mik” i liderve botëror, ose protagonisti. E cila, është edhe një nga mëndësitë që Kryeministri Edi Rama, del nëpër Europë, dhe bën lojën e protagonistit të cilin nuk e la paprovuar edhe në Samitin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut,në Vilnius të Lituanisë.

Në një video zyrtare të këtij samiti paraqiten të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s, të ulur simbas protokollit të këtij samiti. Aty shfaqet Emmanuel Macron, Justin Trudeau i Kanadasë, Olaf Scholz i Gjermanisë, Joe Bideni SHBA, Rishi Sunak i Anglis, Georgia Meloni e Italisë, Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, dhe kryeministri i suedisë, por mungon njëri …… 

Ai mesa duket është, Kryeministri Rama, i cili është duke kërkur protagonizëm edhe në momente të tilla, si kjo që u pa në fillim të Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut,në Vilnius të Lituanisë. Aq sa duket se Edi Rama po i lodh dhe po i mërzit edhe udhëheqësit botëror, me sjellen e tij, madje duke u bërë edhe “gaztor”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fillim të fjalës së tij hyrse, kërkon me “diplomaci” që miku i tij Edi Rama, të ulet, pra e thënë shqip “boll” je duke bredhur “miku im” nëpër sall që të rrëmbeshë ndonjë fotogarfi ( me Biden) sa te njëri delegacion te tjetri.

Ky është momenti kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkon Edi Ramën : “ Në se miku im Edi Rama “gjenë” karrigen të ulet”……fillojmë Samitin, thotë Stoltenberg në cilësinë e mikëpritësit.

https://fb.watch/lNj9qOnLtw/?startTimeMs=60000&mibextid=v7YzmG Ky pra është edhe momenti ‘gazmor’ në samitin e NATO-s.

Në ndërkohë, që kamerat kërkojnë nëpër sallë të “gjejnë’ Edi Ramën, një kamer ka fokusuar për 2/3 seconda duke qeshur si një diplomat kalibri amerikan, sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

E gjithë sorollatja e Edi Ramës, në dy ditë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, sa në një delegacion në një tjetër, përfundojë me një bised duke lëvizur “këmbë e duar” të Kryeministrit Edi Rama, me presidentin francez Emmanuel Macron dhe një fotografi/takim me delegacionin e Senatorëve Amerikanë. 

Kaq ishte kësaj radhe për protagonizmin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. 

Loja e tij me protagonizëm vazhdon…………

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1557
  • 1558
  • 1559
  • 1560
  • 1561
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT