• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OPOZITA, E VETMJA SHPRESË PËR SHQIPËRINË

April 15, 2023 by s p

Sokol Paja/

Opozita në Shqipëri sot përfaqëson të vetmen shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët përballë qeverisjes më të keqe në 3 dekada tranzicion. Vota për opozitën më 14 maj, është votë për lirinë, për pluralizmin, për demokracinë, për të ardhmen, për Shqipërinë. Vota për opozitën është një goditje përfundimtare dhe ndëshkim i merituar ndaj rilindasve për korrupsionin qeveritar, nepotizmin, krimin shtetëror, babëzinë, vjedhjet e hajdutërinë, monizmin institucional, monizmin mediatik, uzurpimin e kontrollin e të gjitha qelizave shtetërore prej neodiktatorit Edi Rama dhe sektit të tij rilindas.

Kryeministri më i papërgjegjshëm dhe më i dëmshëm në historinë moderne të shtetit shqiptar, prej 10 vitesh është kthyer në makthin e çdo shqiptari të ndershëm e të pamundur. Sekti Rama në krye të ushtrisë grabitqare rilindase, është fajtor i përjetshëm për dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve nga Shqipëria. Genocid i organizuar shtetëror, fatal për kombin shqiptar. Për 10 vjet përzuri dhe zhduku 1/3 e popullsisë së Shqipërisë dhe çdo votë për kandidatët e majtë më 14 maj, përkthehet në shpopullim dhe shfarosje të shqiptarëve të mbetur në Shqipëri.

Kandidatët e opozitës “Bashkë Fitojmë” përfaqësojnë vlera të larta morale, profesionale, shoqërore e qytetare, intelektualë e profesionistë të shkëlqyer në fushat përkatëse. Kandidatët e qeverisë, si “derra të k’naqun” Migjenianë, përfaqësojnë abuzime të tmerrshme me fondet publike, lejet e ndërtimit, borxhin deri në faliment dhe keqmenaxhimin fatal të aseteve, pushtetit publik e politik. Kandidatë opozitarë si Prof. Luçiano Boçi, Igli Cara, Prof.Ledina Alolli, Bardh Spahia, Dr. Pashk Gjoni, Belind Këlliçi, Hysni Sharra etj përfaqësojnë modelin më të shkëlqyer të qytetarit e profesionistit, përballë kalbësirave moniste të Partisë Socialiste. Edhe pse Rama qeveris i vetëm prej 10 vitesh, Shqipëria gjendet në udhëkryq. Çdo ditë që kalon vendi gjendet më afër humnerës.

Kryeministri Rama i vuri Shqipërisë njollën e zezë të turpit të skandaleve të njëpasnjëshme. Qasja e Ramës ndaj të varfërve, ndaj biznesit, ndaj shtresave sociale të shoqërisë, thjeshtë e neveritshme deri në qiell. Është tmerrësisht e dhimbshme ta shohësh sesi është katandisur sot Shqipëria. Rama dhe sekti rilindas, si gjakpirës të pamëshirshëm e lugetër të pangopur e shkretuan Shqipërinë. Plagët e Atdheut kullojnë gjak.

Vjedhjet, abuzimet dhe keqqeverisja, humbjet seriale në Gjykatën e Arbitrazhit, rritja ekstreme e borxhit publik po çojnë Shqipërinë në prag falimenti shtetëror. Rama dhe sekti i tij i babëzisë e tritolit nuk ka çfarë u ofron më shqiptarëve. Ata duhet të largohen menjëherë, duhet të zhduken përgjithmonë.

Vota në mbështetje të opozitës është votë për shpëtimin e Shqipërisë. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot duhet të bashkohet sot me opozitën për të çliruar Shqipërinë e shqiptarët prej pushtuesve neokomunistë rilindas. Sot, nesër do jetë shumë vonë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

Shkrimet e lashta

April 14, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Bota i detyrohet deshifrimit nga Champollion të shkrimeve të hershme egjiptiane, së bashku me punën e të gjithë studiuesve që pasuan. Pa ato përpjekje, dorëshkrimet e lashta do të mbeteshin të pa pakuptueshëm ose nuk do të ishin asgjë më shumë se artifakte që nga fillimi i qytetërimit – mbushur me faqe simbolesh, kuptimi i të cilëve do të mbetej i panjohur – do t’i kishin grabitur botës një thesar të madh.

Egjiptologjia êshtë nënprodukt i pushtimit Napoleonik. Kur korsikani i madh udhëhoqi ekspeditën e tij franceze në Egjipt në 1798, ai mori me vete një numër akademikësh dhe inxhinierësh për të eksploruar dhe hartuar terrenin, duke hapur rrugën për disa studiues të interesuar për Egjiptin për hir të një kuptimi më të mirë të historisë. Ishte ky grup studiuesish që i zbuloi për herë të parë botës moderne tempujt e mrekullueshëm të Luksorit dhe Karnakut; dhe përshkrimi i përpunuar i Egjiptit që ata përgatitën për Akademinë Franceze në 1809 ishte momenti i parë historik në studimin shkencor të këtij qytetërimi madhështor e të harruar.

Megjithatë, për shumë vite, ata nuk ishin në gjendje të lexonin mbishkrimet madhështore që mbijetonin në monumente. Tipike për temperamentin shkencor ishte përkushtimi me të cilin Champollion, një nga këta dijetarë, u aplikua për deshifrimin e hieroglifeve misterioze. Më në fund ai gjeti një obelisk me “gdhendje të shenjta” në gjuhë egjiptiane, por që mbante në bazë një mbishkrim greqisht që tregonte se shkrimi kishte të bënte me Ptolemeun dhe Kleopatrën. Duke marrë me mend se dy nga hieroglifët, të përsëritur shpesh me një kartushë mbretërore të bashkangjitur, ishin emrat e këtyre sundimtarëve, ai bëri paraprakisht (në 1822) njëmbëdhjetë shkronja egjiptiane; kjo ishte prova e parë e botës sot që Egjipti i lashtë kishte një alfabet. Pastaj ai e aplikoi këtë alfabet në një pllakë të madhe prej guri të zi që trupat e Napoleonit kishin gjetur pranë grykës së Rozetës së Nilit. Ky “Gur i Rozetës” përmbante një mbishkrim në tre gjuhë: e para në hieroglifë, e dyta në “demotike” (shkrimi popullor i egjiptianëve) dhe i treti në greqisht. Me njohuritë e tij të greqishtes dhe njëmbëdhjetë shkronjat e bëra nga obelisku, Champollion, pas më shumë se njëzet vjet pune, deshifroi të gjithë mbishkrimin, zbuloi të gjithë alfabetin egjiptian dhe hapi rrugën për rimëkëmbjen e një bote të humbur mahnitëse. Puna e Champollion ishte një nga majat në historinë e historisë. Aftësia për të përkthyer mbishkrime të panumërta të gjetura në muret e monumenteve, tempujve, varreve dhe dokumenteve antike ka dhënë njohuri befasuese në lidhje me qytetërimin e Egjiptianëve të Lashtë dhe më tej, deri në Sumer. Bota tani i hedhë sytë nga qielli për të gjetur shpjegim për gjithçka të lashtë në Tokë.

Foto: Tv Klan

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi

E VËRTETA DHE DALLIMI MES FISIT DHE  BAJRAKUT NË DUKAGJININ E VJETËR /  PUKA SOT

April 14, 2023 by s p

C:\Users\s-electronic\Desktop\Dr. gjeloshi Bashkpunimi\1.png


Kush nuk njeh fisin e vet,… atëherë nuk është shqiptar (At Bernardin Palaj)

                                            Nga: Gjelosh NIKOLLA-Studius

Me krijimin e njerzimit linden dhe fiset por koncepti i organizimit dhe i marrëdhënjeve  brënda fisit dhe mes fiseve  mori  zhvillim më vonë. Dihet se familjet  e shumëta të një gjaku formojnë  fisin. ‘’Pra me fjalën fis në  konceptin popullor kuptohet prejardhja e disa njërzve  nga një atë i përbashkët pavarësisht nga largësia e brezave, vendi ku gjendën, përkatësia fetare, krahinore, etnike e të tjera dallime”. (Kahreman Ulqini,Struktura e shoqerisë Tradicionale Shqiptare, Shtepia Botuese –Idromeno ,Tiranë, fq.34). Me fillimin e pushtimeve të teritoreve shqiptare filloj levizja e fiseve duke zënë vend nga veriu në rranzat e maleve të Shqiperisë së mesme por shumica  për gjatë lumit të Matit, në brigjet e Drinit dhe rreth liqenit të Shkodrës. Me valën e dytë të sulmeve barbare  fiset u futen më thellë në male në grykat në mes të Shkodrës  dhe Krujës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Podgoricës. Fiset që mbetën në vendet e tyrë më kalimin e kohës i humbën karakteristikat e tyrë  dhe u përzien më njeri tjetrin duke formuar një masë të pa kuptimt. Fiset që zunë vend në veri arritën me i ruajtur veçantitë dhe duke u stabilizuar secili fis në vehte më karakteristikat dhe tiparet e veta, pra arritën me ruajt identitetin e tyrë.Kemi fise të medha kur ka mbi 2 deri në 8 fshatra dhe fise të vogla me 5 deri në 50 shtepi. Kemi fis vendas dhe  të ardhur por duke e parë në herëshmerinë na rezulton së të gjitha fiset kanë levizur për arësye të ndryshme të imponuara nga luftrat,ekonomija etj. “Fis vëndas (autokton) quhët ai fis ku banorët e tij kanë zënë  vend në një tokë që nuk ka pasë banor më përpara  kurse  fis i ardhur janë banoret e atij fisi që kanë ardhur më vonë dhe janë vendosur më në periferi me mirë  kuptimin e atyre të gjetur aty ku kanë bashkjetuar ndoshta me shekuj.”  Fisi i Berishës në trevën e Pukës është fis vendas ndërkohë  që fisi i Thaçit është i ardhur më vonë në teritorin e Berishës ku edhe u vendos. Prof.Mehmet Vokshi, trajton si fise ato të poshtë shenuara: Thaçi; Berisha; Shala; Shoshi; Kastrati; Kelmendi; Krasniqja; Gashi; Mirdita; Hoti; Gruda; Kuçi, i cili arrin në përfundimin e njohjës se këtyre  12 fiseve kryesore shqiptare, pra fiset e tjera rrjedhin prej tyre.(Prof. Mehmet Vokshi, “Fisi Voksh” Tiranë 1931, f.10-11). Kemi mendime të ndryshme  nga shumë studiues për nocionin e fisit. Në hulumtimet dhe studimet  tyrë shumë  autor si Franc  Nopça, At Giussepe Valentini, Kahreman Ulqini, Franz  Seiner etj., kanë dhënë  mendime te përafërta  për nocionin e fisit. At Zef Valentini e përkufizon fisin në këtë menyrë: “Popullsia e teritorit të maleve të Shqipërisë së veriut është tërësisht e në menyrë të dallueshme e ndarë në fise, secila prej të cilave paraqet një organizim të fortë e të bashkuar, të përcaktuar nga një kompleks unik traditash historike, ligjesh , interesash e dokesh, të bazuara në solidaritetin reciprok të banorve midis tyre”  (At Valentini. Studime dhe Tekste Juridike, Shtëpia botuse “Plejad” Tiranë 2009 fq.141). Sqarime me të hollësishme për fisin dhe bajrakun na jep  Franc Nopça ku thotë: ”Nocioni fis përputhet fare mirë me nocionin romak”Gens” dhe atë gjerman “Sippe”. Gens dhe Sippe kanë stërgjysha të përbashkët dhe zakoni  njeh fuqinë (autoritetin) atror. Në të drejtën e trashigimisë çfaqet një analogji e fisit me familjën e vjetër romake, ose e gensit, që zhvillohet prej saj, se vajza që martohet jashtë gensit ose fisit  humb të drejtën e trashigimisë. Përmbi pasurinë e familjës romake,familjës  gjermane dhe të familjës shqiptare ka të drejtë ta disponojë  kryetari i familjës. Franc Nopça. (“Fiset e Malesisë së Shqipërisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e tyre”Q.S.Albanologjike,Instituti i Historisë. Shtëpia Botuese “Eneas”Tiranë,2013,fq.182). Çdo pushtues në atë teritor ku vendosët detyrimisht  do të organizojë strukturat e veta administrative,ekonomike por veçanarisht ato ushtarake duke aktivizuar përsona vëndas të besueshëm sidomos komandantet por,duke e ruajtur  gjithëmonë sensin ushtarak. I tillë është titulli sllav “Vojevoda”(në shqip vojvoda) që  përpikëmerisht do të thotë”udhëheqës luftëtaresh” (voj= luftëtar dhe voditi= udhëheqës). Në kohët e shkuara  vojvoda ishte kreu kryesor i fisit. ( At Giussepe Valentini.”E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare” Plejad-Tiranë 2007,fq.203). Në kronologjinë e evolucionit të bajraqeve na rezulton  se titulli vojvodë  është që në vitin 1406 por në të vertetë është shumë më përpara që gjatë pushtimit  bizantin por ka qëndruar dhe gjatë pushtimit osman, kurse bajraktari del në skenë që në shekullin e 18 -të dhe  më  konkretisht  në vitin 1840 me aktivitet të dukshem por deri më sot nuk janë gjetur akte zyrtare që saktësojnë kohën e krijimit të bajrakut ( At. Valentini , E drejta e Komuniteteve në traditën Juridike Shqiptare.Shtëpia Botuese “Plejad” Tiranë 2007 fq.207,210.)   Misionarët françeskanë të shek.XVII në relacionet e tyrë,ndonjëherë mjaft të hollësishme nuk thonë asgjë për institucionin e bajraktarit.
Bajraku  lulëzimin e tij të plotë e njohu në Pashallëkun e Shkodrës  të sunduar nga                      Bushatllinjët. (Kahreman Ulqini, Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror, Akademia e shkencave e RPS e Shqiperisë Instituti i Kultures Popullore, Tiranë 1991.fq.18,19).  Nga mesi i shekullit të XIX vihet re një shtim i numrit të bajrakve  nga  ndarja e tyrë e brëndeshme. Këtë e bënte qeveria turke  për të nxitur përçarjen në mes të malësorve dhe rivalitetin në mes të bajraktarve. Franz Seiner, e përshkruan  dhe  e cilëson se: “ Bajraku (Bajraktari)  apo  Flamuri (Flamurtari)  është një  tepricë  e sundimit turk, ku përfshinë  vendin e popullsitë që në kohën e Turqisë që do te dilnin në luftë për mbrojtjen e Perandorisë nën kryeprisin vendas të zgjedhur e të njohur qysh motit nga Stambolli”. At Giuseppe Valentini “Studime dhe tekste juridike,II Shtepia botuese 55, Tiranë 2010,fq.358. Në fillim të shekullit XIX në Pukë njiheshin  3(tre) krahina, Iballë ”Ana e Epër”,  Pukë “Ana e Poshtme” dhe  “Mali i Zi”. Në vitet 1860  treva  e Pukës  kishte 6(gjashtë) bajrak: Iballë, Berishë, Pukë, Qerret, Kabash dhe Mali i Zi. Në fund të shekullit nëntëmbëdhjet, ndahet nga Iballja, Bugjoni dhe kështu numuri i bajrakëve të Pukës arriti në shtatë.  Bajrakët në trevën , (Nën/Prefekturën) ose   ( Kazanë) e Pukës janë :  Iballë: “Iballë (qendër bajraku), Arst, Dardhë, Flet, Kulumri, Kryezi, Miliska, Mzi, Trun, Xath, Sakat”. Berishë: “Katundi i Kishës (qendër bajraku), Berishë e Epër, Berishë e Poshtme dhe Berishë vendi”.  Bugjon: Bugjoni “(qendër bajraku), Fierzë, Kokdodë, Porav, Mertur i Gurit  dhe  Aprripë e  Gurit”. Kabashi: “Kabash  ( qendër bajraku), Bicaj ,Hadroj, Rrape  dhe  Qelzë”. Pukë: “Pukë (qendër bajraku) Blinisht, Buzhalë, Dedaj, Duzhnez, Levrushk, Midhë, Ukth, Lejthizë”. Qerret: “Qerret i Epër (qendër bajraku) ,Qerret i Poshtëm, Koman, Kçirë, Karëm, Dush”. Mali i Zi: “Shikaj(qendër bajraku).Kalimash, Dukagjin, Kryemadh, Mgullë, Petkaj, Pistë, Shtanë, Spas, Shëmëri, ky barak tani është në Prefekturën e Kuksit”. Shpesh herë forcat e bajrakut u përdorën për të shtypur kryengritje brënda vendit,duke krijuar armiqësi dhe vlla-vrasje.                          (K. Ulqini-Bajraku në organizimin e vjtër shoqeror.A.Sh. In.K.Popullore, Tiranë 1991 , fq.100).  Bajraktaret  ishin emrime nga administrata  ushtarake  turke. Pra, bajraktari kishte në juridiksion vetëm fshatrat e caktuara nga administra turke. Shtepia e bajraktarit nuk gëzonte ndonjë privilegj dhe si të tjerët nuk i shpetonte borxhit të gjakut.  Me vdekjën e tij detyrën e merrte  djali i madh ose ndonjë tjetër sipas rregullit të trashëgimit të prijësit. I shoqëruar nga krenët dhe pleqt paraqitej para valiut, i cili i kërkonte të tregonte besnikëri e bindje ndaj Sulltanit, i vendoste një nishan në parzem dhe i jepte  peshqësh  zakonisht  një çift kobure. (Kahreman Ulqini. Strukura e Shoqërië Tradicionale  Shqipetare. Shtep.Bot.Idromeno Tiranë,fq.78). Nuk dihet mirë se përse e në çfarë menyrë arritën të fitonin nga Sulltani të drejtën për të pasur kaq shumë bajraqe të veta, bajraqe që atij i shërbenin veçse në rast luftë (At Giussepe Valentini. Edrejta e komuniteteve në  traditen juridike shqipetare-Plejad,  Tiranë 2007. Fq. 203).  Në vitin 1696 në përpjekje për të mbrojtur Ulqinin nga sulmet Venedikase luftuan edhe  bajrakët e Malësisë së Shkodrës, ku u shqua për trimëri bajraktari i Hotit.    Për këtë meritë ai u trajtua si bajrak i parë.  Emrimi në detyrë  i bajraktarve dhe i Bylykbashve “Bëlykbash”komandat kompanije, bëhej  nga administrata  ushtarake turke  që do të thotë paguheshin më rrogë dhe me privilegje të tjera sidomos  bylykbashet që emrimi i tij bëhej nga C:\Users\Pozitron\Desktop\Flamur-bajraka.pngautoritetet më të larta, zgjidhej nga paria qytetare muslimane dhe duhej të gëzonte besimin e malësorëve dhe të kishte lidhje fisnore (gjaku) më ta e të njifte mirë të drejtën  kanunore  por mbi të gjitha  ata do të betoheshin që të  qendronin  besnik ndaj regjimit pushtues otoman ( K. Ulqini  . Bajraku në Organizimin e Vjetër Shoqëror,Tiranë 1991 fq. 19,20,65,66).                                                                                                                                                                   Por bylykbashi (bëlykbashi) përfaqësonte dhe ndërmjetësonte  bajraktarët  me qëndren e administratës ushtarake tyrke.   TURKÇE  SOZLUK, 1, Ankara, Turk Dil Kurumu, 1988, fq. 221.
Bajraktaret  gjithë secili kishte  flamurin e vet si bajrak  me simbole turke por nuk kishin flamurin kombtar. Sot nuk gjëndet asnjë (bajrak) flamur. Një  pjesë  e tyre  humbën në 1908 kurse  gjatë ekspeditës  ushtarake  të Shefqet Durgut Pashës më 1910  u mblodhën dhe u asgjësuan.  Që nga dita e nisjës luftëtaret e bajrakut e kishin të siguruar ushqimin. Han, shkruan se luftëtarët e Hotit sipas një  privilegji të vjetër mërrnin 3(tre) racione, Mirditorët  pas  luftrave  të  zhvilluara në kufirin  grek kishin racionin të rregullt  e një pagë prej 16 groshesh  (= 12 franga )në muaj. Bajraktari i Shalës tërhiqte  1(një) racion ushqimi si luftëtar dhe pagën e djalit që e linte në shtëpi. (Kahreman Ulqini “Bajraku në organizimin e vjetër shqëror” Tiranë 1991 fq.95-98).Pra, edhe bajraktart  e tjerë nuk mund të bënin përjashtim  nga  pagesat. Duhet të theksojmë së Bajraktarët e Pukës janë treguar  patriot, trima  dhe tepër të vendosur në mbrojtje të atdhetarizmës, veçanarisht një kontribut të madh kanë dhënë  në kryengritjen e vitit 1911-1912  për çlirimin e vendit  dhe  shpalljën e pavaresisë, kapitull për të cilin do të flitet në veçanti.
Është e pa pranueshme heshtja mbi historinë e dy fiseve “LEGJËNDË” të shqiprisë së veriut Thaçi dhe Berisha.    “Ato më  mijëra vjet i rezistuan kohës me luftë dhe ruajtën identitetin, gjakun, fisin, besën, kulturën,patriotizmin, etj. Prandaj janë  trashigimi dhe pasuri kombëtare më vlera të mëdha të pa tjetërsueshme”. Emrat e ketyrë fiseve i hasim që  para  Krishtit.  Fisi Thaç dhe toponimi Thaç na dalin në pah që në përiudhën e Princ Lorikut i cili ka jetuar 300-400 vjet para Krishtit (Kadrush Sulejmani-Udhëtimet e Princ  Lorikut të Dardanisë”Për Besëlidhjen e Fiseve dhe viseve Ilire”fq.34). Rrënjet janë thellë në të kaluarën e larget,në lashtësinë e formimit të fiseve të popullit tonë. Fisi i Thaçit ishte nga gegët e Shqipërisë  veriore të Dardanisë së lashtë, Prof. Bedri Pejani në një shkrim që i dha Emrush Myftarit e shikon më thellë çeshtjën. Ai mendon së Thaçët bashkë më fiset e tjera u dyndën nga Dalmacia dhe Bosnjë-Hercegovina  gjatë dhe pas kryengritjës së Ilirve kundër romakve nën prijësit më emrin “BATO” i Desidiatve dhe i Dasaretëve në vitet 6 dhe 9 të erës së re. (”Prof.Bedri Pejani,Strategu  xhenial  / Krisobulat ,bulat e arta, Akt, dhurimet, fq.35,36; Prof.Shevqet Canhasi,Flakadani i Lirisë;Bajram Daklani,botim i revistës, “DRITA”TRELEBORG-SUEDI”shtator 2017). Në levizjën e dytë në vitët 40-50 mbas Krishtit Thaçi -Voksh futët në anën jugore të Drinit deri afër Vaut-Spasit  dhe kështu themelon katundin Iballe si qënder  të vetën. Kështu Vokshi i Thaçit i ndihmuar prej fistarve të Thaçit nëpër Iballe, zbret në Drin duke e kaluar atë. (“Prof.Mehmet Vokshi,Fisi-Voksh”viti 1931 fq.28-30). Një punë më shumë vlera për studimin e fisit  Thaç ka kryer studiusi dhe historian. Z.Xhemal Meçi (Mjeshtër i Madh).Përveç të tjerave më punën e tij ai numurimin e brezave të fisit Thaç i çon deri në 34 breza,  pra rreth 1020 vjet. Fiset e tjera të Murr-Deti arrijnë  rreth brezit të njëzet.Bashkë udhëtar i Thaçit, Berisha ndoshta më i vjetër në moshë por me një histori të gjallë që therret. Berisha është fisi më i vjetër shqiptar që deshmon lidhëjen dhe vazhdimësinë Iliro-Arbroro-Shqiptare qysh nga Antika e deri me sot (Adem Breznica Gazeta  “Bota Sot” 15 dhjetor  2019).  Shumë autor e përshkruajnë fisin e Berishës si më i vjetri në trojet shqiptare. Gjurmët e fisit na kthejnë prapa, para përiudhës romake (Carleton S.Coon ”The Mountains of Giants” Cambridge, Massachusettes,USA,1950,fq.45).
Berishasit janë ndër më të vjetrit banorë në trojet etnike shqiptare…(Ismet Bala,”Gazeta  Metropol” Tiranë 21.06.2010).  Berisha ka të ngjarë të jetë fisi ndër më të vjetrit në tërë Shqiërinë e veriut (Franc Nopça.”Fiset e malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyrë”,Tiranë 2013 fq.222). Fisi i Berishës është i vlerësuar një herë e një kohë duke u konsideruar si një ndër fiset kryesore të principatës së Dukagjinit (At Giussepe Valentini,”E drejta e komuniteteve në traditën juridike Shqiptare”, Plejad 2007,f.268.); Berishasit për të mbrojtur mbijetesën e origjinës Iliro-Arbënore u tërhoqën në malet e Pukës. ( Xhemal Meçi,”Koha e Jonë”,Tiranë 04.06.2016,f,14.) Sipas këtyre autorëve e gojëdhanave fisi i Berishës është fisi më i lashtë dhe më fisnik ndër të gjitha fiset Shqiptare, dhe ata janë banor rrënjas, autokton. (Përsonazhet Kryesore të Shqipërisë,Vendi,Fisi populli gjatë luftës së Parë Botërore,Tiranë 2016,f.157-158,f.171; 198). Prandaj  keto 2(dy) fise  rradhitën  në 12 fiset kryesore të  veriut.   Më lart rreshtuam 12 fiset të renditura nga Prof. Mehmet Vokshi por të  bënë përshtyje  thënja: ”Pra, fiset e tjera rrjedhin prej tyrë”. Duke ecur më tej në shkrimet për fisin e Thaçit, Prof.Dr.Fejzah Drançolli  thotë: ”Shpesh një lagje  thotë apo dëshiron të quhet fshat por në realitet nuk janë, sipas kësaj janë 12 fise dhe bajraqet që dalin nga këto mund të jenë degë por duhet ta kuptojmë prej cilit fis e ka gjenezën”(Mr.sc.Avdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj. 12 Fiset shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Prishtinë 2019,F.137). “Gjithë  ashtu edhe  nën fisi  Kabash,  Zogaj,  Helshan dhe Morina  janë pjesë e fisit të madh  Thaç”.                (Mr.sc. Avdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj, “12 Fiset shqiptare sipas kanunit të Lekë Dukagjinit”, Prishtinë  2019, f.131). Fisi i Berishës pati një shtrirërje  teritorjale të gjërë ku banonin dhe në Pukë. Në valën e dytë të sulmit për të pushtuar tokat shqiptare  në vitet 1331-1355  ushtria sllave  ariti deri në Pukë, ku ishte duke banuar fisi i Berishës. Në pa mundësi për të ecur më përpara  ushtria sllave Berishën e bënë qënder ushtrije dhe i vunë  emrin e tyrë”Puka” (grup  ose Regjiment). Kështu Berisha detyrohet të largohet nga Puka.(  Prof.Mehmet Vokshi, “Fisi Vokshi” Shtyp.Kristo P.Luarasi, Tiranë 1931 f.14,18). Në vitin 1332-1334  sllavet arritën  në Pukë, ku ishte fisi i Berishës (Prof.Dr.Shevqet Sahit Canhasi  ”Flakadani i Lirisë” Bajram Daklani  1873-03 shkurt 1923 Botim i Revistës “Drita” Treleborg-Suedi, 2017, f.37). Një pjesë e popullsisë së fisit të Thaçit vjen e vëndoset në Berishë në vendin që edhe sot thirret “Fusha e Thaçit”.Duke u bazuar në toponimet e shumëta të fisit të Thaçit në token e Berishës si:”Fusha e Thaçit,Hurdha e Mark Gjeçit,Ura e Gjeçit, Lami i Gegë  Gjeçit dhe ara e Dodë Gjeçit”, tregojnë se fisi i Thaçit ka bashkëjetuar për një përiudhë kohë të gjatë në këtë teritor, ndoshta më shekuj.Udhëtimin e radhës  banorët e këtij fisi nga Berisha e bënë për në Kryezi  ku dhe u vendosën. Dhe këtu fisi i Thaçit sipas zhvillimit të aktivitetit kanë qendruar për një kohë të gjatë. I pari i fisit pati të drejtën për të bërë gjygjet dhe pleqënit e krahinës  duke zotëruar edhe  vulën e vet për ti vulosur, ç’ka nuk u arriti pa përpjekje dhe brenda një kohe të shkurtër. Kemi dhe toponimet”Gryka  e Gjeçit, Kodra e Gegës”.etj. Në shenimet që ka lënë At Shtjefën Prënd Gjeçi-aj (Gjeçovi) të pasqyruara nga Ruzhdi Mata në Kryezi  vllazëria Thaçi  kishte 50-60 burra  ç’ka tregon për numrin e madh të popullsisë së këtij fisi. (Ruzhdi Mata “Gjeçovi  Nderi i Kombit”, Tiranë , Reklama 2000,fq.5-10). Pas një kohë detyrimisht të gjatë  nga Kryeziu fisi Thaç vjen e vendosët në Iballe të 4 (katër) vllëzrit Buçë Gjeçi, Gegë Gjeçi, Prënd Gjeçi dhe Dodë Gjeçi. Thaçët shërbetorin e tyre e bënë dhënder të shtepisë ku, i besuan dhe vulën e fisit. Ai tek Veziri i Shkodrës  konvertohet në musliman nën emrin  Sulejman Aga  në vitet 1630  e nga shërbetor e dëbon  padronin e vet. (At Giussepe Valentini “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shiptare” Botuar,Plejad, Tiranë 2007 fq.310, 415). Është krenari për rrethin e Pukës që nga 12 fise të veriut 2(dy) gjënden në krahinën e Iballës dhe të skuqemi po të mos flasim për Thaçin dhe Berishën, është e pa  pranueshme.  Aty u ruajt identiteti kombetar. Për shumë dekada historisë ju shtrua  dyshemeja e genjeshtrës dhe në këtë rast e vërteta është sëmundje. Ta çajmë këtë dysheme e ti hapim rrugë daljës së filizave të kësaj “semundje” që të lulezojnë e vërteta.  Ajo (e vërteta) as nuk shitet,as nuk blihet, as nuk fshihet dhe as nuk vritet.Një shprehje thotë: ”Sikur uji të kishte gojë më folë shumë njërzve do ju thoshte më parë lani zemrën dhe  pastaj lani duart”.  Duke u bazuar në të dhënat historike për kontributin që kanë dhënë Thaçi dhe Berisha si bashkë udhëtare në harmoni të plotë që në lashtësi për ruajtjen  e  identitetit iliro-arbëror  në të gjitha aspektet  është një sakrifice  e pa llogaritshme. Të dy këto fise në udhëtimin e përbashket gjatë historisë përmes shumë vështirësish e sakrificash mbetën  përherë  aktive  dhe  me  merita  e  vlera  autentike komb formuese,  çështje për të cilën do të shkruajmë  në një kohë të më vonëshme.                           

Filed Under: Emigracion

THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR (1935) / AHMET ZOGU, NJË DEKADË NË PUSHTET – RRËFIMI I REPORTERIT AMERIKAN REUBEN HENRY MARKHAM

April 14, 2023 by s p


Reuben Henry Markham (1887 – 1949)
Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Prill 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të shtunën e 9 shkurtit 1935, në faqen n°16, shkrimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth dekadës në pushtet të Ahmet Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dekada në pushtet e Zogut

Nga R. H. Markham

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 9 shkurt 1935, f.16
Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 9 shkurt 1935, f.16

Tiranë, Shqipëri.

Kohët e fundit këtu u festua dhjetëvjetori i ditës kur Ahmet Zogu, duke depërtuar në Shqipëri nga Jugosllavia, mori Tiranën dhe u bë zot i vendit. Vetëm katër vjet pas mbërritjes së tij ai u vetëshpall Zogu i Parë, Mbret i Shqipërisë, por që nga ajo ditë historike e dhjetorit 1924, Zogu ka dominuar plotësisht tokën e tij. Për një dekadë, historia e tij ka qenë historia e Shqipërisë dhe gjatë këtyre dhjetë viteve vendi i tij ka bërë përparimin më të madh në shumicën e fushave sesa gjatë çdo shekulli paraardhës.

Ai ka arritur të vendosë rend shembullor në Shqipëri. Është një tokë e egër malore, e banuar nga njerëz të fortë e të patrembur; fise liridashëse që përçmojnë taksat, të cilat për dy mijë vite kanë bërë atë që kanë dashur. Mbreti i ri ka brumosur këta njerëz në qytetarë besnikë dhe e ka bërë Shqipërinë një model rendi, sigurie dhe qetësie. Pak vende të tjera janë kaq të lira nga anarkia. Udhëtimi këtu është po aq i sigurt sa në Francë dhe rrëzimi dhe formimi i qeverive nuk shoqërohet me emocione më të mëdha se në Zvicër. Ky është një rend i imponuar, por prapëseprapë shërben si bazë për jetën normale borgjeze. Kjo është një arritje unike në Shqipëri.

***

Së dyti, Zogu ka krijuar një shkallë më të madhe të unitetit të shqiptarëve sesa ka ekzistuar ndonjëherë në vend më parë. Në Shqipëri ekzistojnë dy fise të dallueshme dhe tre besime të ndryshme. Aty ka malësorë e fushorë. Ka rrethe në të cilat ka dominuar kultura greke dhe të tjera ku serbët kanë ushtruar ndikim të madh. Dhe nuk kishte rrugë me anë të të cilave këto grupe të ndryshme mund të bienin në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin. Shqipëria është vetëm 180 milje e gjatë dhe e banuar nga më pak njerëz se sa në Detroit, por megjithatë Nju Jorku është shumë më afër Çikagos sesa Shkodra në Shqipërinë e Veriut me Korçën në jug. Asnjëherë nuk ka ekzistuar kombësia shqiptare apo shteti i bashkuar shqiptar. Zogu i ka krijuar të dyja.

Dhe përveç kësaj, një kulturë shqiptare. Kjo mund të duket një deklaratë disi arrogante dhe askush nuk do të pretendonte se kultura shqiptare mund të krahasohet me atë të Evropës perëndimore. Ajo është ende e papërpunuar. Por pavarësisht kësaj, ka pasur përparim të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit. Për shembull, është formuar një gjuhë standarde e shkruar. U hapën shkolla, u dhanë shfaqje teatrale, u krijua një rrjet i larmishëm dhe i dobishëm aktivitetesh sportive, u krijuan gazeta dhe u zhvilluan marrëdhëniet shoqërore. Ka poetë, romancierë, tekstshkrues, artistë dhe muzikantë shqiptarë. Është formuar një Kishë Ortodokse Lindore krejtësisht e re, e pavarur. Priftërinjtë katolikë romakë, hoxhallarët myslimanë, “papët” ortodoksë dhe mësues laikë po e ndihmojnë të gjithë këtë kulturë kombëtare.

***

Një sistem financiar i shëndoshë është krijuar. Kur Zogu filloi veprimtarinë e tij, nuk kishte para shqiptare dhe asnjë bankë shqiptare. Këtu u përdorën monedhat e argjendit dhe të arit të një duzinë vendesh. Në tregje qarkullonin kurora, dinarë, levë, lei, napolona, franga, lira, dollarë dhe paund. Por tani ka një monedhë shqiptare. Ekziston një buxhet i shtetit, jo i balancuar mirë, me siguri, por në përmirësim. Aty po rritet një klasë e mesme, një “inteligjencë”, një grup zyrtarësh të arsimuar shtetërorë dhe burra profesionistë që duan rend të vendosur, shtëpi të mira, rrugë, lehtësira transporti dhe krediti. Ata përbëjnë bazën e sigurimeve shoqërore, të taksapaguesve, të tregtisë, të biznesit dhe të buxheteve të ekuilibruara. Ata po ndihmojnë që Shqipëria të dalë nga stadi feudal. Ata janë më të rëndësishëm se bejlerët pronarë të tokave dhe e zëvendësojnë kapriçon aristokratike me ligje dhe gjykatës.

Pastaj Zogu po rindërton Shqipërinë. Ai ka ngritur më shumë ura dhe ka ndërtuar më shumë rrugë se kurrë më parë në këtë vend. As në kohën e romakëve nuk depërtuan në këto male kaq shumë rrugë të mira automobilistike. Asnjëherë më parë këta lumenj të egër nuk ishin përshkuar nga ura që nuk mund t’i rrëmbenin. Edhe Tirana, kryeqyteti, është shndërruar në një qytet të denjë. Është ndërtuar tërësisht dhe është furnizuar me bulevardë të gjerë, drita elektrike, shkolla, ambiente sportive, kazerma, aeroporte dhe godina të mira administrative. Po kështu, një port është ndërtuar në Durrës, i aftë për të pritur anije të mëdha.

***

Jo më pak e rëndësishme, Zogu ka ndjekur një politikë të jashtme mjaft të suksesshme. Ai e bëri Italinë miken kryesore të Shqipërisë, lidhi pakte të njëpasnjëshme me zotin Benito Musolini dhe mori ndihmë financiare shumë të konsiderueshme nga Roma. Më vonë, Zogu është bërë më miqësor me Jugosllavinë. Ai gjithmonë e ka bërë Lidhjen e Kombeve mbrojtëse të Shqipërisë.

Natyrisht, do të ishte e papërshtatshme të vizatohej një tablo shumë e ndritshme, ose të harrohet se Zogu mban dhjetëra kundërshtarë të tij politikë në burg, ose të mohohet se ka shumë favorizime dhe joefikasitet. Por e mira duhet të peshohet me të keqen dhe kur kjo bëhet shihet se në asnjë dekadë tjetër në të gjithë historinë shqiptare nuk është arritur aq shumë për këtë popull sa që nga dita e 1924 kur Zogu mori Tiranën dhe u bë zot i saj.

Filed Under: Kulture Tagged With: Aurenc Bebja

Pashkët në kampin e shfarosjes në Tepelenë

April 14, 2023 by s p

Simon Mirakaj*/

Para se me fillu tregimin tim për Kampin e shfarosjes Tepelenë duhet me ba kryq e me lutë ZOTIN me më dhanë forcë me përballu emocionet sepse kujtesa do të shpalosë ngjarje shumë të dhimbshme e shumë tronditëse. Sidoqoftë e vërteta duhet thanë sa do e hidhur apo e dhimbshme të jetë sepse ajo i shërben të ardhmes. Në Shtatorin e vitit 2014 vendi jonë u vizitua nga Ati Shenjtë Papa Françesku i cili ndër të tjera tha: Për vizitën e parë në Europë zgjodha Shqipërinë, nuk e zgjodha si vendin ma të begatshëm po e zgjodha si vendin që ka vuajtur ma shumë nga komunizmi.

Ne erdhëm në Kampin e internimit Tepelenë prej internimit në Berat(Kala). Në kampin e Tepelenës erdhën edhe nga kampet e internimit Krujë, Cërrik, Kamëz etj. Ky kamp ishte buzë lumit Bençë. Kampi ishte i rrethuar me tela me gjemba, brenda kampit ishin gjashtë gazerma të ndërtuara nga ushtria Italiane në kohën e luftës Italo -Greke. Çdo gazermë kishte 500 veta, krevatët ishin pa ndarje çdo person kishte 60cm për t’u rrotulluar. Kampi ishte i përbame nga fëmijë, gra dhe të moshuar. Në këtë kamp internimi kishte familje nga gjithë Shqipëria, nga veriu e nga jugu. Nga mungesa e higjenës e ushqimit çdo ditë pothuajse hapej një varr. Ne fëmijëve na u dha e drejta me vazhdu shkollën në qytet(Tepelenë) e kishim të veshtirë sepse rruga ishte e përpjetë e nuk na mbanin gjunjët. Nënat nuk kishin çfarë të na jepnin në mëngjes me përjashtim të ndonjë kore buke që e kishin hequr nga goja e vet për ne, na ndihmonin dhe fshatarët duke na dhënë ndonjë copë bukë me pak gjizë, për hirë të vërtetës dhe ata ishin të varfër. Nuk ka më tmerr se sa me të kërku fëmija bukë e ti të mos kesh mundësinë me i dhanë jo nga paaftësia e saj por nga imponimi i diktaturës komuniste të instaluar në mënyrë ma të dhunshme. Ne prisnim me gezim motrat e nënat të ktheheshin nga puna se ato na sillnin manaferra, Gorrica e ndonjë gavetë me hirrë.

Natën nuk kishte qetësi se fëmijët si në kor bërtisnin o nanë dua bukë e nanat nuk kishin çfarë me ju dhanë veç lotë që binin mbi fytyrat e tyne e duke lëpirë lotët e nanave i zinte gjumi. Fëmijët e moshës 14 vjeç i nxirrnin në punë në mal me bajtë dru me bajtë pleh me bajtë gur. Në atë kamp të tmerrshëm vdiqën gjithsej 800 vetë nga të cilët 300 fëmijë. Tre herë i lëvizën varret, herën e fundit qëllimisht komanda e policia e kampit dha urdhërin që varrezat të vendoseshin buzë lumit. Dimrit lumi fryhej nga prurjet e mori e zhduku dhe varret, sot të gjithë janë pa varr. Nga fundi i muajit Mars fillimi i Prillit komanda e policisë hapi lajmin se mund të mbahej mesha e Pashkëve. Në kamp kishim pesë prifterinj, Dom Nikoll Mazreku, Pader Jan Gardiani, Pader Zef Hila, Ferdinand Pali, Pader Vitor Volaj. Priftat lajmin e pritën me gezim e vendosën që meshën t’a mbajë Dom Nikolli. Mesha do mbahej te gazerma qe kishte vetem muret anësore. Ndanë detyrat, Jan Gardiani do krijonte Korin, Ferdinand Palaj, Zef Hila, Vitor Volaj do rrëfenin katolikët. Pader Gardiani mblodhi fëmijët e i porositi të bënin ndonjë tufë me lule që gjendeshin në kamp. Tridhjetë gra ndër to edhe muslimane pastruan gazermën, disa u morën me gjetjen e ndonjë batanije që do vendosej përpara për të sëmuret, një tjetër gjeti një çarçaf të bardhë si bora për elterin. Gazerma ishte mbushur plot me njerëz kishin ardhë dhe muslimanë. Mbi tavolinë u vendosën tufa me lule. Nja dhjetë ditë para Pashkëve kishte ardhë sapo i dalë nga burgu At Zef Pllumi, kishte sjellë nja gjashtë kokrra vezë të kuqe dhe teshat e nevojshme për Dom Nikollën që do mbante meshën. Perballë tavolinës u vendosen vezët dhe një tas ku ishin vendosë kore buke të laguna me ujë e sheqer për me i beku. Dom Nikolli hypi në altar e hapi meshën me këto fjalë: “Po çojmë këtë meshë në këtë gazermë të shkatërruar e të nxime, por ne do t’a konsiderojmë si katedralen e Shen-Pjetrit, do t’a konsiderojmë si ma të madhen katedrale të qytetërimit modern të ndriçuar me dritat më të bukura. Njerëzit shpërthyen në lot e duartrokitje e me duart lart duke ju lutur ZOTIT. Kori që ishte në të djathtë të altarit filloi me kendue këngën e Zojës së Shkodrës në kor ishin: Gjosho Vasija(i ndjeri), Karlet Luka(i ndjeri), Lek Pervizi, Suzana Topalli, Elena Merlika, Xhina Mirakaj, Motrat Markagjoni, Motrat Mirakaj, Motrat(vajzat e Nik Sokolit). Zani i tyre hyjnor kumboi deri në qiell. Erdhi momenti me marrë kungimin të cilën e morën dhe myslimanët të pranishëm. Pader Viktor Volaj mori shporten me vezët e Pashkëve që nuk e ditën nga i kishin gjetë e filluan me ja u shpërnda fëmijëve të cilët nuk kishin pa vezë me sy i futen ne gojë të pa qërume, ju desht nanave të tyne me jau heq nga goja e me jau qerue. Njerëzit u shperndanë duke uruar njëri-tjetrin për Pashkë.

Kampi i shfarosjes Tepelenë u mbyll mbas vdekjes së Stalinit. Ne na nisën për në kampet e internimit në Lushnjë. Jeta ndryshoi nuk kishte të vdekun prej urie, njerëzit filluan me punu sigurisht pune të rënda por paguheshin për punën që bajshin. Dhuna e terrori vazhdoi deri në shembjen e diktaturës komuniste. Në kampet e internimit (Lushnjë) u arrestuan 50 vetë duke u dënuar me akuza të rënda agjitacion e propogandë. U arrestu dom Mikel Koliqi në moshën 76 vjeç me akuzën e si agjent i Vatikanit e se ka pagëzuar një fëmijë e dënojnë 15 vjet burg. Ne nuk e kemi të lehtë me rrefye për tragjeditë e shkaktuara nga padrejtësia e diktaturës komuniste që po të ishte Shekspiri gjallë do i kishte Lakmi. Vuajtjet ma të mëdha i kanë kaluar nanat e motrat tona që ne me të drejtë i quajmë HEROINA. Ne e ndiejmë si detyrim ballafaqimin me të shkuarën duke mendu se ato tregime i sherbejnë konsolidimit të Lirisë e Demokracisë, pra i shërbejnë të ardhmes. Ne vazhdimisht kemi deklaru se ne duhet të jetojmë në paqë me njëri-tjetrin pavarësisht bindjeve politike. Ne vuajtjet tona nuk ja falim kujtë por kemi pritur që drejtësia t’a thotë fjalën e saj. Po e mbylli fjalen time me thirrjen e fjalën e fundit të martirëve të Kishës Katolike që para ekzekutimit thoshin: Rrnoftë KRISHTI MBRET. Rrëfimi im është marrë nga shkrimet e Gjosho Vasisë, Elena Merlika, Lek Previzit të cilët kaluan disa vite në këtë kamp shfarosjeje.

*Fjala në Katedralen e Shën Palit me rastin e 72 vjetorit të meshës së Pashkëve mbajtur në kampin e shfarosjes në Tepelenë, i ftuar nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë – Durrës Arjan Dodaj.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1722
  • 1723
  • 1724
  • 1725
  • 1726
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT