• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KU NDODHET DODONA?

April 12, 2023 by s p

C:\Users\Besniku\Desktop\FOTO  BESO.jpg

       SHKËLQIMI DHE MJERIMI I HISTORISË 

              (KU NDODHET DODONA?)

        Pas njëzetë e tetë shekujsh kryeqëndra e qytetërimit Europian në lashtësi, Dodona, si një plakë e gjorë dhe e rrëgjuar kthen sytë me pikëllim nga pasardhësit e bashkëkombasv të vet dhe me lutje u drejtohet: Mos më braktisni! Ku doni të më çoni? Në majat e maleve ku duan të më shqyjnë ujqit dhe arinjtë. Pse më largoni nga shtëpia ime mijëravjeçare me fushën e bukur të Helopisë, nga 100 burimet me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë që ndizen e shuhen, nga Lisi im që m’a preu Teodosi, perandori i parë i krishterë; nga rrënojat e tempullit të të zotit të shtëpisë, Zeusit, dhe tempullit të zonjës së shtëpisë së shenjtë, Dionës epirote?!!! Pse më largoni nga teatri madhështor dhe stadiumi që ngriti pranë meje për të më zbukuruar kryetrimi i Epirit, burri i shtetit dhe gjeneralisimi i botës së lashtë, heroi kombëtar i arbërve, Pirrua i pavdekshëm, që aq shumë dhurata më bëri kur ishte gjallë?!! 

        Me të drejtë mund të pyetet: Pse qan me lot të nxehtë kjo plakë fisnike, që dikur ka qënë një mbretëreshë madhështore, ku vinin e i faleshin me devocionin më të thellë, dhe i përkuleshin me nderimin më të madh, burrat e Dheut: Jasoni së bashku me shokët  tij argonautët, Herakliu, Odiseu (Udhëziu), Eneu, Pirro Burri, etj? Sepse, në këto kohë të liga, kanë dalë disa palo historianë, që me dhunë duan ta shkulin nga vendbanimi mijëravjeçar dhe t’a çojnë në shkrepat e shkreta të maleve të Skraparit, në malin e Tomorrit, ku ajo nuk kishte qënë asnjëherë në jetën e saj të gjatë.

          DONKISHOTJA E HISTORISË DHE SANÇUA NGA PANÇA

        Këta dy persona, që kanë marrë përsipër të ndryshojnë historinë e  shqiptarëve, me këllëç në dorë kanë vendosur ta marrin Dodonën nga vendi i saj i lashtë dhe legjitim, sot 22 km në jug-jugperëndim të Janinës epirote dhe ta çojnë në majë të malit të Tomorrit. Për këtë u janë hapur kat e kat jo vetëm dyert, por edhe dritaret e televizioneve. Gazetarë që tani kanë bërë prokopi, por edhe të tillë të mirënjohur, që nuk e  hanë sapunin për djathë, çuditërisht, kanë rënë pre e mashtrimit të tyre. Them mashtrim, pasi i tillë është, madje një mashtrim nga më sharlatanët. Kjo sepse, ashtu si Donkishoti, me një guxim prej të marri, donte të kthente mbrapa rrotën e historisë, dhe këta duan të hedhin poshtë të gjitha të dhënat historike antike, mitet dhe legjendat të ardhura brez pas brezi në gojën e popullit tonë, të hedhin poshtë të gjitha të dhënat arkeologjike, etj, që bëjnë fjalë për Dodonën. 

        Autorët antikë, jo një po shumë, flasin dhe tregojnë se Dodona ndodhej në territorin e Thesprotëv të lashtë, madje orakulli zotërohej prej tyre. Më vonë ai u vu në zotërim të Mollosëve. Këta thonë jo. Nuk zotërohej nga Thesprotët, por nga Dasaretët, pra nga të parët e skraparllinjve të sotëm. Gërmimet arkologjike këto njëqind vjetët e fundit jo vetëm e kanë zbuluar Dodonën, por kanë zbuluar rrënojat e katër tempujve kushtuar Zeusit, Dionës, Themisit dhe Herkulit të rindërtuar nga Pirrua i Epirit; kanë zbuluar teatrin madhështor, stadiumin-hipodrom; kanë zbuluar ndërtesat publike dhe politike në përmasa madhështore; kanë zbuluar kalanë historike, edhe këto të gjitha të ndërtuara dhe rindërtuar nga Pirro Burri; kanë zbuluar pllakëza orakullore, mbishkrime në gur dhe në bronz dhe plot gjetje arkeologjike. Të gjitha këto atje ku ka qënë Dodona, në vendin që ndodhet 22 km në jug-jugperëndim të Janinës së sotme. Jo thonë këta. Ajo ndodhet në Skrapar. Kësaj i thonë: nëma se s’ma ke.

       Shikojmë një herë këto të dhëna, dhe pastaj kthehemi tek këta sharlatanë satanikë, që i janë kundërvenë vendit më të shenjtë të shqiptarëve, të cilët, para se të thonë që Dodona është në majë të malit të Tomorrit, duhet të zbulojnë atje (në Tomorr) rrënojat e tempujve, rrënojat e kalasë antike, rrënojat e buleterionit, pllakëza dhe mbishkrime e kushtime orakullore, etj, etj. Mund të pyesni ju: A kanë gjetur gjë këta në malin e Tomorrit? Asgjë, asgjë dhe vetëm asgjë. Atëhere, do të thoni ju, si kanë guximin të flasin serbes-serbes? Gjejeni ju, se unë nuk e gjej dot.

        Hesiodi, një nga autorët e lashtë, që ka jetuar në shekullin e VIII p.e.s., në të dhënat  të cilit janë mbështetur pothuajse të gjithë autorët dhe shkrimtarët antikë, autori më i lashtë dhe më i madh në lidhje me hyjnitë dhe adhurimet e lashta prehistorike, ka shkruar veprën më dinjitoze kushtuar atyre, Teogonia. Ai, për vendndodhjen e Dodonës ka shkruar:

 “Është një fushë, Helopia, shumë pjellore dhe me luadhe të mira e pasur në dele dhe në qé këmbëharkuar; këtu banojnë burra me shumë kope gjedhësh dhe një sasi  panumërt fise mortarësh; këtu në pjesën më të fundit të saj (në fund të fushës Helopia) është ndërtuar Dodona…Dodona dhe lisi ishin qëndra  e pellazgëve.”

        Një pyetje për demagogët. Ku është fusha Helopia në rrëzë, apo në fund të Tomorrit, apo në Skrapar? Ju lutem gjejeni e më thoni. A ka kope të mëdha gjedhësh në Tomorr, apo në Skrapar? Apo, siç e dinë të gjithë, ka vetëm pak dhën e shumë dhi, kecër dhe cjepër. Pasi është zonë tepër malore e nuk është aspak zonë fushore. Vazhdojmë më tej.

        Dukeqënëse Straboni bën një përmbledhje të atyre që kanë thënë autorët e lashtësisë për Dodonën, po i referohemi edhe atij:

“ …Sa për Dodonën, që banorët rreth saj ishin barbarë, na e thotë dhe Homeri, kur flet për mënyrën e jetesës së tyre… Filohori thotë se edhe vetë vendi rreth Dodonës u quajt Helopia…”

Straboni VII, 7, 11: Dodona, në kohët më të lashta ishte nën sundimin e Thesprotëve, ashtu dhe mali Tomar ose Tmar (se të dy emrat përdoren), rrëzë të cilit ndodhet vendi i shenjtë, faltorja. Tragjikët si edhe Pindari e cilësojnë Dodonën si Dodona Thesprotide, e cila më vonë u vu nën pushtetin e molosëve.

        Por Straboni tek “Gjeografia” (VII, 7/5) përfundimisht e lidh Dodonën me Mollosët: “Ajo çfarë i bënte Molosët më të fuqishëm ishte familja mbretërore që ata kishin në krye – Ajo i bashkangjitet asaj të Easidëve – si dhe prania në territorin e tyre të Orakullit të Dodonës, fama e të cilit ngjitet deri në mugëtirat e kohrave” Me këtë Straboni, njëherazi, provon origjinën pellazge dhe lashtësinë e Thesprotëve, si popullin më të lashtë kundrejt popujve të tjerë.

        Dhimitër Pilika në hulumtimet e tij ka gjetur se Dodonën e quajnë Thesprote; Hekateu i Miletit, Euripidi, Didymi dhe Pausania…Autorë të tjerë e quajnë mollose, si; Dionizi i Halikarnasit dhe Hygini…

        Në vazhdim ai citon Stefan Bizantinin (Shek.VI): “Dodona qytet i molosisë në Epir, ku ndodhet Zeusi i Dodonës, që është i pari aty…” ndërsa Etymologicum Magnum thotë: “Dodona: qytet në Pellazgji të Thesprotidës...”

       Pindari thotë: “Fthia, Neoptolemi në Epirin e gjërë, ku shtrihen sheshe që fillojnë nga Dodona gjer në detin jonian” (Pindari Carmina)

        Thimi Mitkoja në lidhje me Dodonën dhe Thesprotinë thotë: “…Lopësi, (Helopia në Molosi), sot një fshat i vogël në Thesproti afër Konispolit. Në kohën e lashtë ato vise ishin të famshme si rritëse gjedhi, sepse edhe Herakliu rrëmbeu qetë më nam të Geryonit, mbretit të Ambrakisë, pasi e mundi atë më 1350 p.e.s...(Tetor 1859)”

        Pas një shkatërrimi të dytë nga romakët gjatë pushtimit të Molosisë prej tyre në vitin 167 p.Kr., monumentet kryesore të faltores së Dodonës u riparuan në shkëlqimin e parë dhe Pausania (I,17,5) që e vizitoi rreth mesit të shek.II m.Kr., shkruante se Lisi dhe faltorja ishin “të denja për t’u parë”

        Mirë Sançua nga Pança, që tani së fundmi, pasi gjezdisi në shumë fusha, përfshirë edhe politikën, ju fut dhe historisë, madje, ky profan i historisë, krijoi edhe një akademi (një çudi tjetër e Zululandit tonë); Po kjo doktoresha në histori, me shumë vepra historike dhe që i njeh, e u drejtohet në këto vepra autorëve antikë, ku e çon mushka?!!! Të gjitha këta autorë të lashtësisë thonë se Dodona ndodhej në Thesproti, pra në Çamërinë e sotme. Por jo. Për historianët tanë në fjalë: Dodona ndodhet në Skrapar, ndoshta në Çorovodë. Nuk ka gjë, Çamëri dhe Çorovodë njësoj janë. A nuk fillojnë të dyja me “Ç”?!!! Por Pausania e ka vizituar vetë Dodonën, tre deri në katër shekuj pas pushtimit romak dhe thotë që, Lisi dhe faltorja ishin “të denja për t’u parë”. Nuk ma merr mendja, se atij do t’i prishej mendja dhe do të shkonte në Skrapar për t’i parë ato.

        Në përforcim të fakteve të përmendura më lart na vjen në ndihmë edhe një fakt historik dhe gjeografik

        Dionisi i Halikarnasit (“Historia e Vjetër e Romës”, II, 51) tregon për një legjendë të mbrritjes së Eneas në Epir sëbashku me të atin Ankizin, duke vërtetuar njëkohësisht se dardanët Ankiz dhe Enea ishin pellazg, por në të njëjtën kohë, që edhe Dodona ishte një orakull i gjithë popujve pellazg të Mesdheut, pasi Ankizi dhe Enea vinin nga Troja: 

“Ankizi me anijet e  veta u nis nga Ambrakia dhe duke lundruar pranë bregdetit arriti në Butrot, liman i Epirit. Enea në anën tjetër, me ushtarët më të zgjedhur, pas një udhëtimi që zgjati dy ditë, arriti në Dodonë me qëllim që të kërkonte mendimin e perëndisë; këtu gjeti edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenin (djali i Priamit)…së këtejmi pastaj arritën tek anijet (në Buthrot) pas një udhëtimi që zgjati katër ditë.”

        Qëmtojmë këtë fakt historik, por më shumë gjeografik. Eneut nga Ambrakia deri në Dodonë, 22 km në jug-jugperëndim të Janinës së sotme, ju deshën dy ditë. Por meqënëse ecja e një trupe luftarake në antikitet ishte 35 km në ditë, atëhere 2 x 35 km = 70 km ose e shumta 80 km. A është kaq largësia sot nga Arta në vendin Dodonës? Besoj se po. Po nëqoftëse Dodona do të ishte në malin e Tomorrit, sa ditë do t’i duheshin Eneas që të shkonte që nga Ambrakia deri atje? Me siguri rreth dhjetë ditë, pasi: Ambraki-Dodonë dy ditë; Dodona ekzistuese deri në Kakavijë, rreth 80 km, dy ditë; Kakavijë- Tepelenë-Këlcyrë, dy ditë; Këlcyrë-Skrapar, dy ditë; e deri në malin e Tomorrit, edhe një ditë apo dy ditë. Pra Eneut për të shkuar nga Ambrakia në malin e Tomorit do t’i duheshin 9-10 ditë, ndërkohë që atij ju deshën vetëm dy ditë. Gjithashtu, Dionisi i Halikarnasit thotë që kthimi nga Dodona në Buthrot zgjati katër ditë që është, pak a shumë, interenari: Dodonë, Janinë, Kakavijë, Qafë-Muzinë, Delvinë, Sarandë, Butrint. Po nga mali i Tomorit deri në Butrint sa ditë do të duheshin në një udhëtim në këmbë dhe me kalë? Me siguri më shumë se një javë, pasi ecja e një reparti luftarak në antikitet ishte 35 km në ditë. 

        Për të qënë më afër së vërtetës po kthehemi në kohën e sotme, në fillim të shekullit të XX, kohë kur mjetet e lëvizjes dhe rrugët e shtigjet e kalimit ishin të njëjta si 3000 vjet më parë, kohë e Luftës së Trojës. Këtë na e tregon Edith Durham, e cila për të shkuar nga Tepelena në Vlorë në vitin 1903, me kuaj së bashku me shoqëruesit, kuptohet nga shtigjet më të shkurtëra jo nga rruga automobilistike (që nuk ishte ndërtuar akoma), ju deshën plot dy ditë, duke udhëtuar nga mengjezi deri në darkë. Po nga mali i Tomorit deri në Butrint sa ditë duhen? 

                                                      Historia pa arkeologjinë 

                                                      është si shpirti pa trup

        Kështu edhe doktoresha në histori duke i hedhur  tutje të dhënat arkeologjike e ka kthyer historinë në një llafollogji fluturake që fluturon në ajër dhe nuk ulet dot në tokë.  Vazhdojmë më tej dhe i kthejmë sytë nga Arkeologjia.

Neritan Ceka jep një pasqyrë të plotë të objekteve të kultit në Dodonë: “…Vetëm në fillim të shek.IVp.Kr., kur Dodona u pushtua nga molosët, u ndërtua një naiskos (tempull i Zeusit) i vogël në krah të Lisit, i cili shërbente për vendosjen e kushtimeve, si dhe një tempull i tipit prostil kushtuar Diones, bashkëshortes së Zeusit sipas mitologjisë epirote…

Ishte Pirro që do ta kthente Dodonën në një simbol të prestigjit dhe fuqisë së Epirit…Si rrjedhim hapësira e faltores u konceptua në tri pjesë; zona religjioze me tempujt e Diones, Herakliut, Themis dhe Afërditës rreth naiskut (tempull i Zeusit ) dhe Lisit të Zeusit; ajo politike me buleterionin dhe prytaneinonin dhe ajo festive me teatrin dhe stadiumin…Teatri zuri vendin qëndror në kompleksin e ri monumental që u ngrit rreth Lisit të famshëm të Dodonës. Me një diametër të cavea prej 140 m dhe me 55 radhët e ndenjëseve, që arrinin lartësinë 22 m, të ndara në katër diazoma, ai rreshtohej krahas teatrove më të mëdhenj të Greqisë së atëhershme…Në perëndim të teatrit vazhdon një stadium në formën  zakonshëme të patkoit. Të njëzet shkallët e krahut verior janë vendosur në faqen  kodrës, ku ngrihet edhe teatri…Në lindje të Teatrit u ngrit buleterioni, një ndërtesë që shërbente për mbledhjet  Koinonit të Molosëve. Ajo përbëhet nga një sallë me përmasat 43,60 x 32,35 m (sallë e cila me këto përmasa edhe sot do të ishte madhështore), me një portik dorik në fasadën e thjeshtë. Historia ka lënë gjurmët e saj në këtë ndërtesë. Një copë mburoje maqedonase që vjen sigurisht nga plaçka e luftës që ju zu ushtrisë së Antigon Gonatit në betejën në grykat e Aosit më 274 p.Kr. Në krah të ndërtesës u gjet një altar kushtuar Zeusit Bouleios (mbrojtës i bulesë-këshillit) nga thesproti Karop, prijës i epirotëve që ndihmoi Tit Flaminin në betejën tij po në grykat e Aosit në vitin 198 p.Kr.(Polyb.,XX.3). Aty afër u zbulua edhe një piedestal ku është gdhendur një dekret i Koinonit të Bylinëve, qëndron me ngritjen e një statuje prej bronzi strategun molos Krison Sabyrtiu. Ai datohet diku para vitit 219 p.Kr.,kur buleterioni u shkatërrua nga Etolët…Etolët e shkatërruan tempullin (naiskun) e Zeusit gjatë sulmit të tyre në Dodonë, por ai u ngrit përsëri në formën e një tempulli të vogël prostil tetrasil jonik. Ky ishte tipi i preferuar epirot i tempullit, me të cilin u realizua në kohën e Pirros edhe faltorja e Herakliut me përmasa modeste 16,50 x 9,50 m dhe fasadë të ordrit dorik. Me të njëjtin tip, por me ordrin jonik u zbatua edhe tempulli i vogël i perëndeshës Themis, bashkëshorte tjetër e Zeusit, që bashkë me Dionën përbënte triadën e shenjtë të Dodonës…

…Pirro duhet të ketë urdhëruar edhe ndërtimin e një kështjelle mbi kodrën që zotëron kompleksin e  faltores nga  veriu. Me formën e saj katërkëndëshe  180 x 180 m…kështjella përsëriste formën e kampeve ushtarake të Pirros, që u kopjuan më pas nga romakët. Pas sulmit shkatërrimtar të Etolëve u ndërtua një mur i ri, i cili zbriste nga kështjella, duke përfshirë kompleksin e faltores brenda tij. Pas një shkatërrimi të dytë nga romakët gjatë pushtimit të Molosisë prej tyre në vitin 167 p.Kr., monumentet kryesore të faltores u riparuan në shkëlqimin e parë dhe Pausania (I,17,5) që e vizitoi rreth mesit të shek.II m.Kr., shkruante se Lisi dhe faltorja ishin “të denja për t’u parë”.”

Description: Description: Description: Image result for dodona pellazge

Teatri Antik pellazg i Dodonës rrëzë malit Tomar dhe luginës gjelbëroshe.

         Vazhdojmë më tej me të dhëna intresante që vërtetojnë ekzistencën e Dodonës në Epir, si dhe ndërtimet e Pirros aty:

“Në shekullin e III p.e.s, etolët grekë e dogjën dhe e rrafshuan Dodonën, përfshirë edhe ndërtimet e tempujt që kishtë bërë aty Pirro i Epirit. Kjo ndodhi në vitin 219 p.e.s, kur Dorimaku, strategu i etolëve, mblodhi ushtrinë e tij dhe sulmoi Epirin. Gjatë atij invazioni “kur erdhi në Dodonë, ai dogji kolonadat, shkatërroi flijimet dhe rrënoi ndërtesat e shenjta (Polybius, The Histories IV, 67, 4). Shpejt pas kësaj, Filipi i V, mbreti i maqedonasve, me një ushtri prej shtatë mijë ushtarësh, i mbështetur nga ilirët e Skerdilajdit, epirotët dhe akarnanët, u hakmor për shkatërrimin e qytetit maqedon Dium dhe rrënimin e tempujve të Dodonës, duke rrafshuar me tokën Termiumin, qytetin më të rëndësishëm të Etolisë dhe shkroi në muret e qytetit: “E shikon sa larg e shpejt godet rrufeja hyjnore? (Polybius, V,3,3 dhe V, 7, 11)”…Lidhja Epirote e ndihmuar nga mbreti  Filipi i V i Maqedonisë, duke përdorur  trofetë dhe plaçkën e luftës kundër etolëve, i rindërtoi menjëherë tempujt e Dodonës…Por për fat të keq, vetëm 51 vjet më vonë, në vitin 168 p.e.s, Dodona ju nënshtrua një shkatërrimi tjetër të egër, këtë rradhë nga pushtuesit romake  gjatë fushatës shkretuese të Paulus Aemilius-it…

…Të dhënat për mbijetesën e orakullit të Dodonës, të paktën deri nga fundi i shekullit të IV (viti 393) i erës sonë…Filostrati Plak na thotë se orakulli vazhdonte të shërbente si i tillë në shekullin e III të erës sonë dhe, sipas J.H.Philipot, ai kishte mbetur i paprekur deri nga mesi i shekullit të IV të erës sonë…Lisi i shenjtë, si një simbol ‘pagan’, duket se u pre nga besimtarët diku nga fillimi i shekullit të V, pasi perandori romak me prejardhje spanjolle, Teodos I, shpalli ediktin e ri që ndalonte me ligj çdo besim vendas…dhe mbylli të gjithë tempujt ‘paganë’, duke e bërë krishtërimin fenë e vetme të lejuar në perandorinë romake…”

          Tani shtrojmë një pyetje, nga më të thjeshtat pyetje: Cilët nga këto objekte arkeologjike ka gjetur në malin e Tomorrit Doktoreshë-Profesoresha në histori?!! A ka gjetur rrënojat e ndonjë tempulli? Po rrënojat e buleterionit, godinës publike? Mbase ka gjetur teatrin madhështor (më të madhin në gadishullin e Hemit në lashtësi) me diametër rreth 150 m dhe me rreth 20.000 vende, ndërkohë që teatri i Epidaurit në Atikë kishte 14.000 vende, ndërsa ai i Dionizit të Athinës kishte 17.000 vende. Ju kujtojmë se kaq vende ka sot, të paktën pas njëzet e tre  shekujsh, stadiumi “Qemal Stafa”, më i madhi i vendit tonë sot. Mos vallë kanë gjetur rrënojat e kalasë që ngriti Pirrua i Epirit për të mbrojtur këtë vend të shenjtë? E nëqoftëse nuk i ka gjetur dot Doktoreshë-Profesoresha, mbase i ka gjetur Sanço Pança i historisë, meqënëse është nga Skrapari.

         Por doktoreshë-profesoresha nuk i ka për herë të parë lajthitjet dhe marrjen me miza të ngjarjeve dhe fakteve historike në lidhje me Dodonën. Para një viti kam shkruar (29 prill 2022):

Kur është themeluar tempulli i Dodonës dhe nga kush? Këtu, Doktoresha në histori na lë pa gojë, pasi xhevairet që shkruhen këtu janë tepër të rralla dhe të çmuara. I ndjekim ato.

        Sipas studiusit gjerman Ernst von Lasaulx, tempulli i Dodonës “u themelua nga Dodanimi, i biri i Javanit, i biri i Japetit”. Në historinë biblike, Dodanimi ishte i biri i Javanit, të birit të Japetit, të birit të Nohut…Nga kjo rezulton se, pas përmbytjes Noha, Japeti, Javani dhe Dodanimi, kanë jetuar në të njëjtën kohë. Kështu vitet kur kanë ekzistuar këto personazhe të Biblës, me vitet e themelimit të tempullit të Dodonës përputhen. Ajo që është e sigurtë është se, ajo (Dodona) mban pikërisht emrin e stërnipit të Nohut, dhe si e tillë, duket se ka lidhje me të dhe se historia e përmbytjes pellazge, ngjan me atë hebreje…Emri i Dodonës është një provë shumë e fortë, gati e pakontestueshme, që e lidh atë me Nohun dhe mitologjia pellazge është në një linjë me tregimet hebreje…Aleksandri i Madh në Bibël quhet biri i Javanit…Shqiptarët sot janë të linjës Biblike.

        Tani me të drejtë mund të shtrojmë pyetjen: Doktoresha në histori këto “përçatje historike” i ka nga ajo, se kaq di, apo pas tyre fshihet diçka tjetër?! 

        Vazhdojmë me vitin 2023.

        Ekzistencën e Dodonës atje ku është zbuluar, përveç rrënojave dhe objekteve arkeologjike, e vërtetojnë edhe mbishkrimet e gjetura aty gjatë gërmimeve arkeologjike. Ndjekim disa prej tyre:

Pauzania na bën të ditur për një tjetër mbishkrim poetik, ku ve në dukje se Pirroja “edhe Zeusit të Dodonës i kushtoi mburojat e marrura maqedonasve, ku qe shkruar:

“Këta dikur plaçkitën Azinë plot me ar, këta dhe Helladën deshën që ta robërojnë, tani në shtyllat e tempullit të Zeusit të Dodonës si jetime rri plaçka e Maqedonisë mburracake!”

Pirroja e rindërtoi tempullin zeusian të Dodonës në fillim të shekullit të  III p.e.s. Sipas arkeologut S.Dakaris gjatë gërmimeve arkeologjike në Dodonë janë gjetur në tempull mburoja me mbishkrime. Në njerën shënohej “Mbreti Pirro dhe epirotët e tarantinët prej romakëve e  aleatëve të tyre ia kushtojnë nanaosit të Zeusit”, kurse në një mburojë tjetër ruhet vetëm fjala  “Basileus”…”

        Prof.Dh.Pilika flet për një mbishkrim në një pllakë bronzi të gjetur në Dodonë në vitet 1875-1877, ku një banor i qytetit  Zakinth, themeluar në ishullin homonim prej të birit të Dardanit pellazg, Zakinthit, i blaton Zotit të Dodonës një pllakëz bronzi të përvijuar me një “penis” në mes (!) dhe anash me një kushtim të gdhendur, i cili vlerësohet nga shkenca epigrafike si i shekullit IV p.e.s:

 “ O Zeus i plotfuqishëm i Dodonës, po të dërgoj këtë dhuratë nga ana ime, unë Agathoni Ekefylit dhe familja ime proksene e Mollosëve dhe besëlidhësve të tyre gjatë 30 brezash (900 vjet), qysh nga Kasandra Trojane, ne Zakynthas AT pas BIRI...” (ishulli i Zakinthit sëbashku me Itakën ishin në zotërim të Odhiseut)

       Pra ngjarja i bie rreth 900 vjet pas rënies së Trojës, pra rreth shekullit III-të p.e.s (në kohën e Aleksandrit dhe Pirro Burrit) ku ata kishin 30 breza që jetonin në besë të Epirotasve. 

        Përsëri Dh.Pilika na sjell një mbishkrim tjetër nga Dodona, ku ai pohon: Dokumenti i lashtë mendohet të jetë i vitit 180 p.e.s. Për shkak të vlerës së veçantë, po riprodhojmë tekstin  plotë të të mbishkrimit dodonas, botuar së pari nga Kostandin Karapano më 1878:

“Nën strategun e epirotëv Antinou, klathër (emër grupi etnik, mbase thesprot), më 30 të muajit haliotropas, – duke qënë prostat Parmenisku, i biri i Diksandrit, – Dharmahu, i biri i Dhamesë, aheas, pasi ia paraqiti kërkesën Kuvendit (Bulesë-këshillit) duke i kërkuar shtetësinë, epirotët e miratuan Dhamarhun, si shtetas me të njëjtat të drejta, sikurse epirotët e tjerë.”

        Arkeologu Neritan Ceka na tregon: “Rreth vitit 330 p.Kr., banorët e Foinikes duket se bënë përpjekje për të ndërtuar agoranë, duke zhvendosur tempullin e Athina Polias, që ishte perëndesha mbrojtëse e qytetit. Këtë e mësojmë nga një fletëz plumbi e gjetur në Dodonë, ku ata kishin inçizuar pyetjen për orakullin, në se duhet ta bënin një lëvizje të tillë.”         

         Në lidhje me këtë arkeologu Aleks Trushaj tregon për një mbishkrim të shek.IV p.Kr. të bërë mbi një pllakëz orakullore të Dodonës ku “korkyrasit dhe orikasit pyesin Zeusin Naios dhe Dionën se cilës hyjnie apo heroi duhet t’i bëjnë flijime dhe t’i drejtojnë lutje për të qeverisur në mënyrën më të mirë dhe në siguri të plotë shtetin e tyre” (Harta Arkeologjike e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 218)

        Neritan Ceka tregon se në Bylis adhurimi ndaj Dodonës vazhdonte deri në shekullin e III p.e.s.:

“…Në shekullin e III p.e.s. nga mbishkrimi i skulpturës së molosit Krison Sabyrti kushtuar në Dodonë nga ky koinon (i bylinëve)…”

“Aty afër (buleterionit) u zbulua edhe një piedestal ku është gdhendur një dekret i Koinonit të Bylinëve, qëndron me ngritjen e një statuje prej bronzi strategun molos Krison Sabyrtiu. Ai datohet diku para vitit 219 p.Kr.,kur buleterioni u shkatërrua nga Etolët…”

       Arkeologu Neritan Ceka tregon se pikërisht në sajë të kësaj gjetje arkologjike në Dodonë, ne sot mundëm të identifikojmë rrënojat e qytetit të zbuluar pranë fshatit Hekal të Mallakastrës me qytetin e Bylist dhe si kryqëndër të Bylinëve.

        Ja po e zemë se këta të dy kanë të drejtë; Dodona ndodhet në majë të malit të Tomorrit. Po ajo Ddona që ka 145 vjet që është nxjrrë nga dheu dhe ndodhet pranë Janinës kujt do t’ia lemë? Pra, atë, sipas mendjes së këtyre, duhet t’ua lemë grekërve. Dhe, ata grekërit pasi do ta uzurpojnë do të thonë që ajo është e helenëve; pasi shqiptarët e kanë Dodonën në majë të malit të Tomorrit, vetë thonë, dhe do të na nxjerrin gjuhën dhe do të tallen me idiotësinë tonë. Ja ku të shpien historianët tanë të ‘ditur’. Ku bashkë me Dodonën do t’u dhurojmë grekërve dhe Epirin tonë.

                  ISMAIL QEMALI ZBULUESI I DODONËS

        Bisedës tonë po i afrohet fundi, por do të themi edhe diçka interesante lidhur me zbulimin e Dodonës, kësaj Dodone të dlirtë, që këta të paaftë të ligj, ambiciozë dhe sharlatanë e përgojojnë, e ndyjnë me shpifjet e tyre. Kush e zbuloi Dodonën 22 km në jug-jugperëndim të Janinës? A ua merr mendja? Pikërisht ai që si një orakull i mbarë i kombit tonë shpalli pavarësinë për të gjithë shqiptarët, Ismail Qemali. Kjo figurë madhore e kombit e ka ndierë si detyrë të shenjtë atdhetare që t’ju japë shqiptarëve si një yll të çështjes kombëtare, orakullin pellazg më të lashtë dhe të vetmin në kohët e lashta për të gjithë Europën, orakullin e epirotëve, të parëve tanë me të cilët mburrej Gjergj Kastrioti, Marin Barleci, Frang Bardhi, etj.

        Si ndodhi kjo? Hollësitë nuk i dimë. Por dimë që Ismail Qemali ka studiuar në Janinë te Zosimea, dhe si erudit që ishte, nga gojëdhanat popullore të Çamërisë, gjetjet e pakta arkeologjike rreth saj, si edhe nga leximet e autorëve antikë, mund ta këtë identifikuar përafërsisht vendndodhjen e saj. Për këtë, 25-30 vjet para se të mbyllej shekulli i XIX, ju drejtua mikut të tij të fëminisë, Kostandin Karapanos, që të kryente gërmime arkeologjike atje. Kush ishte rezultati? I jashtëzakonshëm. Një mrekulli. Dodona u zbulua. Ishin vitet 1875-1877. Karapanua hyri në histori.

        Po kush ishte Karapanua? Një bashkëatdhetar i Ismail Qemalit me prindër shqiptarë nga Arta e Çamërisë, një çam ortodoks. Nuk ka se si të plotësohej kaq mirë profecia: Ishin Thesprotët e stërlashtë që e ngritën orakullin e Dodonës, dhe, ishte pikërisht një stërnip i tyre, po thesprotas, që  nxorri nga dheu, kryqëndrën e qytetërimit botëror të lashtësisë.

        Dhe dalin disa xhuxhmaxhuxh të ligj që duan ta errësojnë këtë zbulim të madh, duke hedhur baltë edhe mbi vetë Ismail Qemalin që e zbuloi.

        O Zeus Pellazg i Dodonës, o mbret i shqiptarëve të lashtësisë, epirotëve trima, stërnipër të Akilit, Odiseut dhe Pirro Burrit; mbroji shqiptarët sot nga këto llozhura të historisë, që duan të hedhin baltë mbi mbretëreshën e tyre të lashtësisë, Dodonën fisnike.

Besnik Imeri – 9 prill 2023.

Filed Under: Histori

Memoriali në dy kartolina gjigande që mban 274 viktima nga 11 shtatori i zi

April 12, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

None of us will ever forget this day.  Askush nga ne nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë.  

George W. Bush, 43rd U.S. President

Në çdo 11 Shtator Amerika përkujton me dhimbje tragjedinë më tronditëse që ndodhi në zemër të botës, në Manhattan, të shkaktuar nga terroristët botërorë.  Por kjo datë nuk është e thënë të përkujtohet vetëm në atë ditë, unë bashkë me Qemalin shkuam t’i përkujtonim sot në parkun përballë Oqeanit Atlantik në Staten Island në një ditë pushimi.  

Heronjtë frymëzojnë në çdo kohë ngase janë të pavdekshëm.

Këtë vit është 22 vjetori i përkujtimit.  Më 11 shtator katër avionë u rrëmbyen nga grupi radikal Al Kaeda dhe shkrumbuan dy kullat binjake qendrat më të mëdha tregëtare botërore. 

Tremijë njerëz u dogjën, vdiqën atë ditë, midis tyre më shumë se 400 punonjës të urgjencës.

Skulptorët e memorialeve i kanë ndërtuar nga dëshira për të krijuar një vend që lidh të gjitha viktimat me ne.

Memoriali ne Staten Island në nderim të viktimave është konceptuar si dy kartolina gjigande, që simbolizojnë komunikimet private mes të dashurve. Ato janë kartolina të palosura për të pasqyruar mesazhet që janë personale dhe cilësia e saj abstrakte formale i frymëzon njerëzit që të gjejnë kuptime të ndryshme në të.

Muret janë vendosur në mënyrë simetrike në parkun përballë ujit, duke inkuadruar boshtin e pamjes që dikur lidhte komunitetin dhe Kullat Binjake përgjatë portit. Ato hapen drejt ujit në plan dhe drejt qiellit në lartësi, duke krijuar një hapësirë ​​me një ndjenjë privatësie dhe çlirimi brenda sferës publike.

Çdo qytetar i Staten Island qe ka humbur jetën në këtë ditë të zezë nderohet në mure me siluetën e profilit, emrin dhe faktet e tjera në pllakën e granitit 9″x11″.  Boshtet e dritës të futura pas çdo profili krijojnë thellësi dhe lëvizje, duke lejuar gjithashtu që dritat natyrore dhe ndriçuese të kalojnë për të nxjerrë në pah siluetat e tyre. Të gjitha profilet shikojnë përtej portit drejt vendit të WTC, Kullave Binjake, si kujtues paqësor të së kaluarës dhe shpresës për të ardhmen.

Siluetat janë të gjitha në të njëjtin drejtim, drejt Ground Zero.  Ndërkohë gjithmonë në lëvizje është anija, Ferri me Staten Island dhe Manhattanin që i ndan uji në mes.  Nga larg i përshëndet me dorën e bekuar, flakadanin, Statuja e Lirisë, Lirinë që aq shumë e ëndërrojnë miliona njerëz në botë.  

Duke qëndruar përballë tyre në heshtje, një paqe e përzjerë me nota trishtuese, efekti i qëndrimit midis mureve ishte mjaft i fuqishëm.  Si qenie humane ajo që na ndan nga kaosi,nga antihumanët që mjerisht ka plot, është aftësia jonë për të vajtuar dhe respektuar njerëzit që nuk i kemi takuar kurrë, por respektojmë heroizmin e tyre.  Nëse nuk mësojmë asgjë tjetër nga kjo tragjedi, duhet te mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka asnjë sekondë për urrejtje.

Ata rrinë të heshtur përballë kullave, ku njera është ringritur përsëri madhërishëm çka të kujton vargjet e poetes së famshme botërore Maya Angelou e cila shkruan si: “Njësoj si Dielli, njësoj si Hëna/ Në baticat në harmoni/ Njësoj si shpresa që çohet lart/ Unë do ngrihem përsëri…”

Sulmi mbi kullat shkaktoi djegie dhe shkatërrim kaq masiv saqë pak mbetje të identifikueshme u gjetën për varrim. Ndoshta 60 për qind e atyre njerëzve, profili i të cilëve është këtu, të afërmit e tyre, të dashurit e tyre, nuk morën eshtra. Këtu janë varrezat përkujtimore të tyre.

Është një memorial i përhershëm që nderon 274 banorët e Staten Island të vrarë në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 dhe në bombardimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993 dhe eshte ndërtuar në vitin 2004.

Këtu janë policë dhe zjarrfikës që iu bashkuan përpjekjeve të shpëtimit dhe u vranë, kur kullat u shembën, dhe një pasagjer në fluturimin 93 të United Airlines, i cili vdiq në përplasjen në Shanksville, Pensilvani. Përfaqësohet gjithashtu një individ që u vra në bombardimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993.

Ishte nder për ne qe ndodheshim përballë në nderim të veprës së tyre përjetësuar në Memorialin i cili qëndron madhërishëm në dy kartolina gjigande që mban 274 viktima nga 11 shtatori i zi dhe në bombardimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993 në bregdetin e “Shën Gjergjit”. 

11 Prill, 2023

Staten Island, New York 

Filed Under: Opinion Tagged With: Kozeta Zylo

Zara-thustra

April 12, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Çdo perëndi kishte nevojë për profetin e tij dhe Ahura, Zoti, në fenë e lashtë iraniane e gjeti të tijin në figurën e Zara-thustras. Grekët e njohën atë si Zoroaster; në persishten moderne ai është Zardosht.

Zarathustra ishte një bari nga Afganistani ose Azerbajxhani – traditat ndryshojnë. Si i ri ai shërbeu prift, duke adhuruar një sërë ‘hyjnish’, derisa dëgjoi zërin e zotit të vërtetë që e thërriste. Krahasuar me Muhamedin, Jezusin, Budën, apo edhe Moisiun, Zarathustra është një figurë e largët, e vështirë për t’u përcaktuar në kohë apo vend. Megjithatë, si një figurë kyçe në historinë e mendimit fetar, ai është po aq i rëndësishëm sa çdo profet tjetër. Sot, në postera muri dhe libra lutjesh të ilustruara, ndjekësit e tij zoroastrianë – sepse ky është emri që i është dhënë besimit që ai zhvilloi – e përshkruajnë atë në mënyrë që t’i ngjajë portreteve të shkollës të së dielës të Krishtit, me një mjekër të pastër, të bardhë të rrjedhur dhe aureolë verbuese, megjithëse ky imazh me shkëlqim përgënjeshtron origjinën e tij të ashpër malore.

Detajet e jetës së tij janë të paqarta dhe më shumë përrallë sesa fakte. Një histori thotë se në momentin e lindjes së tij Zarathustra nuk qau, por përkundrazi qeshi, duke u kënaqur me fatin e tij të mirë që ishte pjesë e Krijimit të madh. Tradita moderne Zoroastriane e vendos momentin e lindjes në vitin 600 pes, dhe e lidh atë gjithashtu me një mbrojtës princëror pers të quajtur Hy, emri i babait të Darit të Madh. Studiuesit me të drejtë priren ta shtyjnë datën e lindjes së Zaratustrës në vitin 1000 ose 1200 pes, epoka e migrimeve të mëdha.

Arsyetimi për një datë më të hershme është për shkak të gjuhës dhe imazheve në një seri tekstesh fetare të njohura si Gathas, gjoja një cikël himnesh të kompozuara nga vetë Zarathustra. Ato pasqyrojnë stilin e jetës nomade të hershëm, por nuk kanë asnjë referencë për persët, ose për ndonjë sundimtar ose popuj të tjerë historikë.

Ato u shkruan për herë të parë mbi një mijë vjet pas vdekjes së profetit dhe kryesisht datojnë në shekullin e gjashtë të erës sonë.

Gathat përmbajnë episode fragmentare nga jeta e Zarathustras dhe sugjerojnë se kur ai ishte rreth dyzet vjeç, mori një thirrje për të profetizuar nga Zoti. Gjatë shërbesës së tij të hershme Zarathustra duket se kishte bërë armiq të fuqishëm. Dhe të shquar ndër kritikuesit e tij ishin karpanët (priftërinjtë) dhe kavitë (princat) e fuqishëm të cilët kryenin ritualet e tyre fetare në mënyra të kundërta me vizionin e Zarathustras për mesazhin e Zotit Ahura. Zarathustra i dënoi ata si paganë të pabesë, por ata refuzuan me kokëfortësi. Armiqësitë u rritën deri në atë pikë saqë pozicioni i tij brenda shoqërisë u bë aq i pasigurt sa u detyrua të ikte. Në mënyrë të jashtëzakonshme, një himn lirik, Yasht 46, përmban një rezyme magjepsëse të ikjes së tij në mërgim:

“Në cilën tokë të iki?

Ku duhet të shkoj?

Komuniteti tek i cili

i përkas nuk më ka kënaqur,

as pushtetarët e vendit!

Si mund të kënaq, Zot?

Jam i pafuqishëm:

Kërkoj mbështetjen tënde

siç do t’i jepte një mik një shoku,

që shikon fuqinë e mendjes

së mirë përmes së vërtetës!”

Zarathustra nuk u thirr aq shumë për të krijuar një fe të re, por për të reformuar dhe përmirësuar një besim tashmë ekzistues, i cili po praktikohej keq nga qeveritarët e atdheut të tij. Duke pranuar se një profet nuk njihet kurrë në tokën e tij, Zarathustra mori mesazhin e tij më thellë në rrafshnaltën iraniane dhe nëpërmjet zhvillimit të një teologjie të sofistikuar në të cilën drejtësia dhe morali kishin përparësi mbi të gjitha gjërat, Zarathustra i dha formë të re dhe kuptim të ri një besimi të lashtë e të lëkundur. Ai theksoi natyrën dualiste të jetesës dhe u kërkoi ndjekësve të besimit të luanin rolin e tyre në refuzimin e Gënjeshtrës dhe vendosjen e së Vërtetës hyjnore. Sot e kësaj dite Zoroastrianët mbajnë një angazhim personal ndaj tre parimeve kryesore: të kenë mendime të mira, të thonë fjalë të mira dhe të kryejnë vepra të mira.

Si të gjitha fetë, Zoroastrianizmi ka evoluar me kalimin e kohës dhe besimi siç praktikohet tani është shumë larg nga sistemi dhe synimet origjinale të themeluesit të tij. Tekstet flasin për atë duke shpallur ungjillin e tij, me fjalët: “Le të promovohet Krijuesi i ekzistencës nëpërmjet Mendjes së Mirë

realizimi i asaj që, sipas vullnetit të Tij, është më e mrekullueshme”.

Photo by: wikipedia

Filed Under: Kulture

Me propozim të Presidentes Osmani, 14 prilli caktohet Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

April 12, 2023 by s p

Me propozim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e 138-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidentja Osmani ka  theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale. “Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani në propozimin drejtuar Qeverisës së Republikës së Kosovës.

Filed Under: Kronike

SHTETI I FTOHTE AKULL DARDHIANET PYESIN DERI KUR?    

April 12, 2023 by s p

Dr. Selman Meziu 

Fjala Dardhë është jo vetëm një dru i pyllit, por edhe një pemë frutore. Jo vetëm kaq, por toponimet e saja kanë mbushur shqipërinë natyrale. Edhe atdheu i stërlasht i Dardaneve të Trojës e Kosovës së sotme sipas shumë histori shkruesve  të antikitetit e të sotëm e ka prejardhjen nga druri pyjor e frutor që  thirret dardhë. Po, dardharët janë popullsi, fise, familje që jetojn në fshatrat të emërtuara Dardhë. Por, un dua t’i bashkoi fshatin e fshatarët e Dardhës së Pukës me Dardhën e Zall Dardhën e Dibrës se Poshtëme.  Dikush mund të pyes lirshëm:  Po cili është emëruesi i përbashkët i  këtyre dy fshatrave?   Do t’a zhvillojm tani but but, por me ngjarje shumë të hidhura, që kanë ndodhur e pritet të ndodhin edhe ma të dhimbëshme.

                 Peisazhet dritë shkurtëra dhe Dardharët

            Femija, vajzë gjashtë vjeçe nxori paksa kokën nga dritarja e çadrës. Të ftohti i skuqi majën e hundës e mollëzat e faqeve të njoma. Megjithatë ajo përpiu ca peizashe sa të zymta aq edhe me një bukuri të ftohtë. Një kurriz që ulesh me ngadal e fuste kokën në forme qizmeje në liqe.  Aty këtu ndonjë shtëpi të lagjes Plashtoga farë preanë liqenit Edhe pse me dushqe të rralla, mpleksesh bukuria kaltroshe e ujit të Liqenit të Fierzës me gjethet kuqëluar të dushkajeve të kurrizit  Porav. Edhe pse nga përroi me emrin Dardhe kishte skrapata aty këtu me siperfaqe të xhveshura. E aty uji i shirave ngricat e kishin përcjell tokën biologjikisht të dobisshme në fundin e liqenit. Duhet të mbushet me ato për një shekull. Por me çfarë po ndodh me mbulesen më të fuqishme të gjelbërt pyjet, e punime të tjera pa kriter po ja shkurtojm 50 vjet. Po cilat janë disa nga të dhënat e këti hidrocentrale. Po i shkruajm: ‘’Ndërtuar në afërsi të fshatit Fierzë, …me prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike  rreth 1.8miliarë KVH. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Diga krijon një rezervuar, Liqenin e Fierzës me vëllim  2.7 miliard m3 ujë.,, (Fjalori enc. Shqip. f. 368. Tiranë 1975)

        Por për çudi askush nuk interesohesh për të ndaluar tokën që po ‘’mbytesh ne liqe,,   Po mendoi vogëlushja në kete mëngjez të ftohtë dimri dhe jo vetëm. Me nje za të brendshëm drithërues thotë: Mjerisht që prej vitit 2018 nuk na japin  shtëpi e ngrysemi e gdhihemi këtu nën çadra të vjetra apo shtëpi të vjetra të braktisura. Edhe ato një ditë prej ditësh do të shkoi copa copa në liqen kështu më tha xhaxhi gjeologu. Pasi hangri përsheshët me pak ujë të vluar e pak gjalp, që sa i dëgjonte erën, u çua e doli jasht. Dielli reflektonte  me rrezet e tia sipërfaqen blu të thellë të liqenit e pak sa na përshendeste edhe neve. Po presim shtëpi edhe neve, mendonte vogëlushja personazh migjenian i shekullit të njëzetë e njëtë.   Po se kur do të vijë ajo dite e lumtur për neve, nuk e dimë? Me sa kuptoi unë, kurrë. Kështu do të rritem unë, herë me bukë e herë pa bukë, herë me dritë të pakët, herë me llamb me vajguri. Kurse televizorin e shohim me copa copa si ajo buka e rreshkur në zjarrin e ndezur jasht.

                     Ekologji mjedisore dhe e shpirtërave.

       Përpiqem të hyjë në ashklat e jetës të këtyre banorëve,  këtu në të majt të Liqenit të Fierzës në 590 metra lartësi. Në copëza rrafshinash, si mindila stolisur, ku dardhianët kanë  ndërtuar jetën. Një jetë nën kurorën e gjelbëruar të Dardhës me lartësi  1060, e quajtur nga vendasit Agripa e Keqe e rrethuar dikur me pyje madheshtore ahu e pishe të zezë. Tani njeriu i ‘’ushqyer,, nga urrjtja për mjedisin pyjor dhe nga shteti që sot ka emrin Edi Rama nuk kanë mbetur drure të veçuar sigurish aspak grumbuj ahu e pishe në kam. Ato kanë ikur diku larg në xhepat e hajdutëve mafioz. Ndërsa ashklat, lëvoret, mbeturinat e tyre i djegin banorët e ketyre maleve të harruar, të braktisur nga shhteti që quhen dardhian. Të fort si druri i dardhës, prodhues si pema e dardhës, por me ekologji shpirtërore të shkretuar nga fatkeqsia natyrore e përkujdesjet e komunës e bashkisë Fushë Arrëz. Si mjedisi ekologjik i këtyre shpatinave brigjeve përrenjsh pothuajse të xhveshura, apo burimeve që po thahen. Pylltar tani ma nuk ka. Ato janë kthyer në materiale muzeale. Se qeveria ka punë e detyra për të zgjidhu me tunelet në jug e me mafien e ndërtimeve shpues qielli në Tiranë,  Durrës, Vlorë që çdo centimetra katëror toke rrjedh gjak dollarësh e eurosh.  Ndërsa për neve që po na rreshqet toka me gjithë shtëpia, që po flemë jasht nuk ka as kompensim çeraje. As leje ndërtimi. Vetëm   zvarritje të pa fundme e burokraci të pa ftyrë. Duhet të presim dimrat e ftohtë e vapën e gushtit që të na ngrijë ose thajë gjakun në deje. Të mos mundemi të ngjyem kafshatën e bukës në shëllirën apo gjizën e ftohtë. 

    Dushkajet kulloten nga blektoria pranverë, verë e vjeshte, pastaj priten për gjeth për dimër. Kjo nuk ju mungon, por hapen udhë makinash vend e pa vend. Pa projekte, pa vendime pushteti. E kështu mjedisi ekologjik, çahet e rrokulliset vetëvetiu këtyre shpateve me apo me forcen e ujit, të erës, teposht, për në kaltërsinë e qetë të liqenit.  Ku dardhianët dikur patën tokat,  bregut të lumit Drini, për prodhim drithrash. Tani ato u ngjitën prehërit të maleve shpateve si ujku, lepuri, dhelpra për të gjetur streh në relievet e thyera. Ndersa dikush pasurohet me ujrat e këtij liqeni, ndërsa neve kemi, mbetur nën mëshirën e diellit e të hanës, kur ato do të  na japin pakëz dritë, pakëz ngrohtësi në ditë dimri. Sa për të mbajtur gjallë shpirtin, ndërsa qeveritarët, oligarkët, servilët, sahan lepirësit, majmen, fryhen nga barku me gjakun tonë si bretkoca, pa çka propogandon me të gjitha mjetet e komunikimit për arritje të mëdha dhe punon për lumturinë e popullit. Realiteti ekologjik i peisazheve natyrore të vdekura, i shpirtërave të ngrimë e të pa shpresë, ka pamje  krejtësisht të ndryshme që nga sipërfaqja që  duket qart  deri në brendësi të shtetarëve që veç majmen. Ndërsa ana e kundërt e medaljes çfaqet me fytyrat e zvenitura të fëmijëve barkë tharë që vuajn egërsisht e rinisë që merr arratinë shpresë humbur shpirt gjakosur. Peisazhe qe kërkojn ringjallje, ripërtritje, rigjenerim qelizash jete, mendimi, idesh, programesh partish. 

                 Shteti i ftohtë akull, dardhianët pyesin

         Për të patur një përfytyrim sa ma të qartë për pozicionin gjeografik, përbërjen e pak histori po shkruajm se: Fshati Dardhë i rrethit të Pukës dikur, sot në Bashkinë Fushë Arrëz në njësinë administrative Blerim, përbëhet nga këto lagje:  Hija e Blecës 690 m lartësi,  Pepaj 550 m lartësi mbi nivelin e detit, Plashtogu  450 m lartësi, dhe vetëm 125 m largësi nga pasqyra e Liqenit dhe së fundi lagjia Pal. Kuptohet popullsia është pakësuar shumë nga syrgjinosja brenda dhe jashtë shqipërisë.  Sepse shteti i demokracisë, shkatërroi gjithë çka me politikat ekonomike të ndjekura e zbatuara dhe ndërseu dardhianët të prishnin ato çfarë kishin ndërtuar, se do ti bënin më të forte e më të bukura. Ndërsa pas 32 vjetësh, mjerimi, mizerja, Lulat e vocër shumë prej tyre të pa shkolluar, janë shumuar edhe në këto lagje.  Duam të mësojm më shumë.  Pa tjetër: ‘’Dardha, fshat në rrethin e Pukës (VL), nga e majta e lumit Drin. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Qibik, popullsia gjithsej 1102 banor. Përmendet si vendbanim që në sheullin e XV. Ka drejtim kryesor, prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta…,,(Fjalori enc. Shqip. f. 170. Tiranë 1975). Ndërsa sot ka më shumë shtëpia të braktisura se banor me problemet nga ma të mprehta të jetës, të cilat nuk gjejn zgjidhje edhe se ankohen deri te Kryeministri Edi Rama. Dhe ja e vërteta e pastër, e dhimbshëme, por fatkeqësisht e vërtet dhe jo e vetme.  Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Bashkinë Fushë Arrëz  Dodë Pepa  ka deklaruar për emisionin Fiks Fare: ‘’Se janë në pritje të një zgjidhje nga Qeveria, pasi Bashkia nuk ka kapacitet për kompensim dëmi për këto 7 familje.,,   Kanë kaluar pesë vjet e kush e përfytyron se sa do të sgjas litari i vuajtjeve në fyt të  familjeve në lagjen Pal të Dardhes, të Anton Frrok Marashi, Kin Frrok Marashi, Ferid Frrok Marashi, Lodovik Frrok Marashi; Pashk Pjetër Mhilli, Ndue Marash Mhilli   dhe Mark Ndoc Marashi.

      E ky litar është, por do të shtërngohet edhe më fort në qafat e Zall Dardhasve me lagjet Gjoka, Laçaj  me lartësitë mbi det vetëm 400 m dhe 515 m duke u ngjitur në lagjet e Lashkizës: Krrashi e Meshan, përkatësisht 713 m dhe 650 m mbi nivelit e detit të Dibrës së Poshtëme. E vërteta e hidhur që po pregatitet është që lagjet e Zallë Dardhës do të mbyten ashtu siç u mbytën trojet e shtëpitë e Dardhës se Pukës. Ku sipas treguesve të hartës Italiane te vitit 1939 ato ndodhen në fund të Liqenit të Fierzës. Ndërsa Lagjet e Lashkizës e vëllezërit e tyre Zall Dardhas që do të ngjiten sipër, shpateve ku ka pak tokë e pyje të shkatërruara e burime uji, i pret e njëjta tragjedi vuajtjesh dhimbjesh e jete makabëre si lagjen Palaj të Dardhianëve të Pukës. Studimet pedologjike  tregojn se këto toka ngrihen mbi shiste argjilore për rrjedhoje pritet rrëshqitja, shembja e tokave bashkë me shtëpitë e banimit.

       Vallë ku do të gjëndet ajo qeveri që të përkujdeset për këto fatkeqësi të shkaktuar nga natyra e projektet qeveritare ’’të mëdhaja,, ‘’në Ballkan e Europe,, por sigurisht burim i pa shmangshëm fatkeqësish për fshatarët e malsorët e  Dibrës së poshtëme. Kjo do të arrihet kur niveli i liqenit Skavica (edhe ky emër fshati)  do të arrije 445 m e sipërfaqja e liqenit 5907 km2 .   Po le ta shohim Zall Dardhën në një tjetër kand vështrimi: ‘’Zall Dardha, fshat në rrethin e Dibrës (V), nga e majta e Luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar  që perfshin edhe fshatrat: Soricë, Lashkizë, Tartaj, Nezhaj e Shënllesh, popullsia  gjithsej 3517 banorë. Dëshmohet si vend banim i lashtë nga gjetjet arkeologjike të Çuka e Lekës….. Ka  drejtim kryesor prodhimin e dritherave e rritjen e bagëtive të imta.,,(Fjalori enc. Shqip. f. 1154. Tiranë 1975). Ngjasimi midis dy fshatrave nuk ndjell kurrëfar dyshimi.  

       Shteti   shqiptar është kthyer në gjithë gjymtyrët e tij si heje akulli në trupin e popullit të varfër në palcë, të thjesht, malsor apo fshatar. E kjo duket qart, preket e kuptohet lehtësisht si nga vuajtjet e dardharëve tokë rrëshqitur me gjithë themelet të shptëpiave, si të atyre në luginën e Drinit të Zi që nuk i pyet askush se trojet e tyre me shtëpi e katandi do të ndodhen një ditë në fund të liqenit të Skavicës. E natyrshëm ato pyesin: Ne u japim votën e ato na bëjne gropën ose na  kanë pregatitur veç pellgun e mjerimit të kohës migjeniane. Po përse vallë kështu është i ndërtuar e funksionon shteti demokratik?

E Shtunë 25.03. 2023                              Dr. Selman Meziu 

Filed Under: Sociale Tagged With: SELMAN MEZIU

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1726
  • 1727
  • 1728
  • 1729
  • 1730
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT