• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Asdreni, një nga mëtonjësit e parë të barazisë sociale në Shqipëri

April 12, 2023 by s p

Processed with VSCO with nc preset

Dr. Dorian Koçi/

Herët që gjatë shtypit të Rilindjes Kombëtare, kish patur një debat të gjerë mbi barazinë politike të shtetasve në shtetin e ardhshëm shqiptar, ku natyrisht nuk kishin munguar dhe tonet e ashpra. Një nga më të ashprit ishte poeti Asdreni i cili në artikullin e vet “Dy fjalë për Aristokracinë” botuar në Albania theksonte se:

“Nëse Shqipëria ishte duke fituar pavarësinë e saj…ajo mundet dhe të mos e fitonte këtë, në qoftë se të gjithë shqiptarët nuk kanë për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre; dhe nëse duam të ndjekim idetë e mëdha:barazi,vëllazëri, liri-atëherë ç’nevojë ka kombi të ndahet në shkallë, me zotërinj dhe skllevër? Shqiptarët duhet të jenë të barabartë midis ligjit. Titujt duhen të hiqen…Apo mos vallë besoni se aristokracia duhet të urdhërojë dhe atëherë siç bën tani?” (Skëndi,2000:175)

Ky paragraf shpesh herë është komentuar edhe si parim i luftës së klasave nga historiografia komuniste, por dhe nga historinë shqiptarë në perëndim (shih Skëndi Stavro, Zgjimi Kombëtar Shqiptar Tiranë, dhjetor 2000), në të vërtetë pasqyron një realitet të hidhur që ishte mbizotërues në Shqipëri në atë kohë. Asdreni jetonte dhe punonte në Rumani e cila ishte një monarki dhe asgjëkund tjetër nuk gjenden shkrime që të jetë kundër aristokracisë në përgjithësi, por mendimi i tij i drejtohej pikërisht kundër arbritaritetit me të cilin kishte qeverisur aristokracia shqiptare përgjatë periudhës otomane. Klasa drejtuese e ajanëve myslimanë shqiptarë shpesh herë në aksionet e saj politike do të ishin transmetues solidaritetit të ummas islamike në territoret shqiptare duke krijuar konflikte të panevojshme me bashkësitë ortodokse shqiptare si Suli dhe Himara në Jug apo Mirdita e Dukagjini në veri.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet fillimi i këtij debati sepse në vitet ’20 ai do të marrë përmasa më të mëdha dhe kontestuesit e klasës feudale nuk do të nisen nga premisa thjesht anti-lindore kur do ta cilësojnë aristokracinë feudale si “anadollake”(Sulstarova 2007:7), por me këtë term do të identifikonin burimin e privilegjeve që ata kishin fituar gjatë pushtimit turk. Anadolli konsiderohej si vendi ku ishte themeluar shteti i osmanëve, “ndaj dhe Ataturku e transferoi kryeqytetin e shtetit të ri turk nga Stambolli kozmopolit në Ankara, duke dashur të në këtë mënyrë të përforcojë dhe tregojë karakterin aziatik të kombit turk”(Aleksandri.A Istorika 2000:12)

Identifikimi shpeshherë me lavdinë perandorake të familjeve aristokrate shqiptare vazhdoi dhe pas pavarësisë dhe hapësira e shtetit të ri që u krijua nuk i mjaftonte asaj për të demonstruar ambiciet e veta për karrierë prandaj dhe vetë midis saj pati një konflikt të fortë për pushtet.

May be an image of 1 person

See Insights and Ads

Boost post

Like

Comment

Share

Filed Under: ESSE

ISTANBUL (1939) / DEKLARATA PËR SHTYP E ADIL ALI SEREZIT, KRYETARIT TË FEDERATËS SHQIPTARE NË BULLGARI, PAS TAKIMIT ME MBRETIN ZOG NË STAMBOLL

April 11, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Prill 2023

“Istanbul” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°2, deklaratën e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit asokohe me Mbretin Zog në Stamboll, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Shqiptarët do të shpëtojnë atdheun e tyre”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Z. Adil Ali Serezi, president në Bullgari i Federatës Shqiptare, ndodhet prej disa ditësh në Stamboll. Federata u organizua për të ndihmuar Shqipërinë për të rifituar pavarësinë e saj.

Z. Serezi pati një bisedë me ish-mbretin Zog përpara se mbreti të nisej për në Rumani. Z. Serezi planifikon të kthehet në Bullgari pas disa ditësh. Ai i tha një redaktori të “Tan” :

“Unë erdha në Turqi, të cilën të gjithë shqiptarët e konsiderojnë si atdheun e tyre të dytë, për të realizuar këtë takim me mbretin. Unë isha veçanërisht i lumtur që pashë sërish Stambollin, qytet ku kam bërë studimet e mia. Ne të gjithë ndjejmë mirënjohje të thellë për qeverinë republikane turke për mikpritjen e saj, për popullin turk, vëllanë tonë, i cili në këto ditë të hidhura për ne, tregoi konsideratë ndaj nesh. Kemi biseduar shpesh me Mbretin tonë Zog I. Më vjen keq që nuk mund t’ju them asgjë për udhëtimin që ai po ndërmerr për të shkuar në Paris dhe Londër.

Por është mirë të mos harrojmë që shqiptarët nuk do të jetojnë kurrë pa atdhe. Ne do të punojmë, secili deri në vdekje, për të shpëtuar atdheun. Ditët e skllavërisë kanë kaluar prej kohësh. Në shekullin e 20-të, njerëzit nuk do të mbajnë kurrë zinxhirin e skllavërisë. Ndonëse Shqipëria u aneksua sot nga Italia, ne nuk e kemi humbur shpresën.

Herët a vonë Shqipëria do të rilindë.”

Një natë më parë ish-mbreti Zog i Shqipërisë deklaroi se po largohej për të realizuar disa nga idetë e tij për Shqipërinë dhe shtoi : “Sa të jemi gjallë, nuk do të heqim dorë nga pavarësia e Shqipërisë.”

Filed Under: Kulture Tagged With: Aurenc Bebja

SAVE THE DATE

April 11, 2023 by s p

On May 7th, the Albanian American community will be celebrating the 2nd annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair presenting the best of the best of Albanian traditions and culture.
Because of the support from our friends, last year’s Gjergj Kastrioti Fair was a success with thousands attending.
I hope that you will consider sponsoring this event which is free and open to the public (Attached please find sponsorship packages and vendor information).

If you have any questions or require additional information, please contact 347-398-6161 or email Skenderbeufair@gmail.com

In solidarity,

Mark Gjonaj

917-731-6850

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mark Gjonaj

Në 25- vjetorin e zhdukjes së Dr. Hafir Shalës

April 11, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Doktor Hafir Shalën i cili me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë.

Doktor Hafir Shala, u angazhua deri në flijim për të shpëtuar jetën e shumë luftëtarëve të lirisë dhe popullsinë civile. Shprehim po ashtu respektin e mirënjohjen për të gjithë ata punonjës shëndetësorë që u vunë në shërbim të luftës për liri deri në vetëmohim, siç ishin Dr. Lec Gradica, Dr. Fatmir Krasniqi, Dr. Shpetim Robaj e shumë të tjerë.

Veprimtaria politike, ushtarake, dhe shëndetësore për Kosovën, ishte vet biografia e heroit Hafir Shala. Ai ishte gjatë tërë jetës i pathyeshëm në rrugën e idealit të lirisë së Kosovës.

Ai e ndjeu robërinë bashkë me popullin të cilit aq shumë i shërbeu dhe e deshi. Vepra e tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat dhe mendjet e secilit prej nesh, duke dëshmuar vlerën e lirisë së Kosovës.

Lavdi Heroit Dr. Hafir Shala!

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Filed Under: Kronike Tagged With: Lulzim Nika

SI SILLET BOTA OR BURRA …

April 11, 2023 by s p

Dom Gjergj Meta/

Kjo shprehje e zhargonit, të cilën e dëgjojmë rëndom ndër njerëz, herë si pyetje retorike e herë si një lloj pohimi përmbyllës kur dikush mëton të thotë diçka të madhe, ishte ajo ç’ka thashë me vete më së pari, kur pashë Kardinal Troshanin krah Papa Françeskut në bekimin e tij “Urbi et orbi” në ballkonin e Shën Pjetrit të Dielën e Pashkës.

“Eh, – vazhdova – 27 vite burg, përndjekje, mënjanim, përqeshje, tallje, pikërisht për shkak të besnikërisë së tij ndaj Papës, dhe ja ku është sot krah për krah me të në ballkon, i pari dhe i vetmi klerik katolik shqiptar që e ka shoqëruar Atin e Shenjtë në bekimin e përvitshëm “Urbi et orbi”.

Sa herë ne katolikët shqiptarë i kemi pritur Papët nga ekrani i televizorëve apo nga valët e Radio Vatikanit për atë bekim dhe për të dëgjuar urimin në shqip: “Përshumot Pashkët!”. Dhe çfarë privilegji që ndër mbi 120 kardinalë që ka Kisha Katolike, përzgjidhet që t’i rrijë pranë Papës pikërisht Ernest Troshani, prifti shqiptar! Hë?! A kemi gja me thanë?! Asgja! Duhet vetëm me heshtë e me kundrue misterin që qëndron thuajse shpotitës midis nesh.

Ah, mor dom Ernest, njimend bota sillet e mjerë kush nuk e di! – Ka një kohë për gjithçka. – na thotë Kishtari. Ti jetove kohën që vajtuesja mirditore gjithë mend e quante koha kur “…u ulën kodrat e u çuen prroskat”. Ti me jetën tënde na tregon se njerëzit e vegjël kërkojnë lartësitë për me u duk dhe të mëdhenjtë e përnjimendtë rrijnë në ultësira, sepse e dinë se janë tashma nalt dhe e bajnë hijen e randë.

Ti na mëson se kenosis është e vërtetë: Krishti u zhvesh për me na vesh ne, u ba i varfër për me na pasuru ne. Ai zbriti dhe Hyji e lartësoi, ashtu sikurse ty.

Por ne jemi kujtesëshkurtër, harrojmë e përsërisim. Kështu edhe ty, ashtu si profetëve, ne, bijtë e etërve mizorë që dikur të poshtëruan, tani të ngremë përmendore, sepse na duhesh. Të nderojmë e të japim çmime, sepse na kujton atë brejtje ndërgjegjeje që duam ta fshehim.

Pa asnjë rremendje, gjithsesi. Koha e vrasjes së profetëve, e salvimit të tyre, nuk kalon kurrë. Çdo brezni nderon profetët e së shkuarës, por vret ata të së tashmes, që t’iu lërë mundësinë e përmendoreve brezave të ardhshëm. Sa të ngjashëm jemi me veten!

Sillet bota, dom Simon, e bashkë me të edhe ne. Të lumët ne që të kemi!

Filed Under: Featured Tagged With: Dom Gjergj Meta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1727
  • 1728
  • 1729
  • 1730
  • 1731
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT