• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS

December 9, 2025 by s p

Instituti “Lumo Skendo”/

Shpallja e Vetëqeverimit Shqiptar të qarkut të Korçës më 10 dhjetor 1916 është një ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë. Përgjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye në shesh lufte të fuqive europiane ndërluftuese dhe ato ballkanike, për interesat e tyre. Nga kjo situatë përfitoi qeveria greke për të depërtuar ushtrinë e saj në Shqipëri dhe në fund të vitit 1914 Korça dhe Gjirokastra ishin të pushtuara prej saj. Ushtritë serbe arritën deri në Durrës. Ndërkohë, Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishin pushtuar nga Austriakët, që pasi kishin thyer serbët, kishin përparuar deri në afërsi të Korçës. Italianët kishin zënë vend në qarkun e Gjirokstrës dhe në një pjesë të Kolonjës, si edhe në ishullin e Sazanit e në Vlorë. Në tetor 1916 ustria franceze pushtoi qarkun e Korçës. Mbi ekzistencën e Shqipërisë rëndonte edhe Traktati i fshehtë i Londrës për coptimin e Shqipërisë.

Kur ushtria franceze u shtri në këtë krahinë, u ndodh përballë një lëvizje të gjerë të armatosur shqiptare, që luftonte për dëbimin nga krahina e pushtuesve grekë, sepse e konsideronte pushtimin grek si më të rrëzikshëm, jo vetëm se e kishin provuar gjatë viteve 1912-1914,për shovinizmin dhe me masakrat e pashembullta ndaj popullsisë, por edhe se Korça e Gjirokastra ishin përcaktuar në Traktatin e fshehtë të Londrës si teritore qe do t’i jepeshin Greqisë.

Forcat patriotike të qarkut të Korçës reaguan dhe e rrethuan qytetin e Korçës: çetat e Sali Butkës, që bashkëpunonin me austriakët, u shtrinë prej Kamenicë gjer në teqenë e Melçanit dhe fuqitë e Themistokli Gërmenjit, me mbështetjen bullgaro-maqedonase, nga Podgoria deri në Melçan. Të dy komandantët bënë marrëveshje për ta shtrënguar ushtarakisht Korçën dhe për ta mbajtur nën kontroll. Teqeja e Melçanit do të ishte qendër tyre e përbashkët. Komandanti Sali Butka i dërgoi autoritetit ushtarak në Korçë, kolonelit Burnazel këto kërkesa:

1)Të ngrihet flamuri shqiptar në Korçë. 2) Të çelen shkollat kombiare shqip në Korçë dhe të mbyllen shkollat greke. 3) Ushtria franceze të dalë nga qyteti i Korçës dhe të qëndrojë në Debojë, te kazermat.

( Petro Harizi, “Histori kronologjike e Qarkut të Korçës”)

Në këto rrethana të pafavorshme strategjike e ushtarake për francezët, gjeneral Sarrej dërgoi në Korçë kolonelin Deskoins me dy batalione këmbësorie dhe skuadrone kalorësie dhe një bateri artilerie, me udhëzime të qarta: “Gjenerali nuk do në Korçë as grekë të asnjë lloji, as italianë, as esatistë “

Më 23 nëntor 1916, koloneli largoi nga Korça qeveritarin grek Argjiropolos me gjithë shpurën e tij dhe shpërndau bandat e së andartëve. Dekuan e çmoi ndjenjën kombëtare shqiptare në Korçë, që sipas tij “okupacioni grek ka mundur të mos e lërë të marrë frymë, por nuk ka mundur ta mbysë”.

Më 24 nëntor, Themistokliu u paraqit tek autoritetet franceze dhe u takua me kolonelin Deskoins. Janë të famshme falët e Themistokliut: “Unë jam një patriot shqiptar. Nuk kam asnjë shkak armiqësie kundër francezëve. Nuk kam qenë kurrë kundër jush, por me ata që më dukej se garantonin lirinë e atdheut tim. Unë grekët i shikoj si armiqtë tanë më të mëdhenj. Kam marrë armët për t’i luftuar. Tash që autoritetet franceze larguan nga Korça përfaqësuesin e qeverisë greke, nuk kam më asnjë arsye për të qëndruar në mal. Vinj pra tek ju si një njeri plotësisht lojal, Kimëni në dispozicion. Nuk kërkoj gjë tjetër veçse t’ju ndihmonj e të vë në shërbimin tuaj influencën time mbi popullsitë”

Edhe nga këto fjalë atdhetare të Themistokliut, del qartë se rreziku kryesor për qarkun e Korçës ishte ai grek.

Koloneli francez Deskoins i vlerësonte kështu forcat patriotike shqiptare: “Në perëndim të Korçës, bandat austro-shqiptare të Sali Butkës. Tërësia e bandave të Sali Butkës kishte forcën e disa batalioneve franceze. Në veri të Korçës, bandat bullgaro-shqiptare të Themistokliut kishte forcën numerike të një batalioni francez. I rrethuar nga forcat luftarake shqiptare, koloneli francez bëri përçapje për të kontaktuar me Sali Butkën. Ai dërgoi tek Sali Butka një delegacion ushtarak me në krye major Masjet, bashkë me një dërgatë të qytetarisë së Korçës. Bisedimet qenë të suksesshme.

Kërkesat e Sali Butkës, datë 3 dhjetor 1916:

1. Vetëqeverimi i kazasë së Korçës do të përmbledhë provizorisht Bilishtin, Kolonjën, Oparin dhe Gorën, gjersa të çlirohen krahinat e tjera.

2. Flamuri zyrtar do të jetë flamuri i Skënderbeut me shqiponjën dykrenare.

3. Gjuha zyrtare do të jetë shqipja.

4. Do të formohet një komision prej pesë patriotësh i zgjedhur nga luftëtarë të lëvizjes kombëtare. Komisioni do të përmbushë detyrat e një qeverie me të drejtë të bëjë ligje, të emërojë e të pushojë nëpunës, të ndryshojë e të rregulojë çdo gjë që sheh të dobishme e të arsyeshme.

5. Administrata do të përbëhet nga elementë patriotë të sprovuar.

6. Gjykatoret do të veprojnë në gjuhën shqipe dhe me personel të aftë për plotësimin e detyrës.

7. Arsimi do të jetë krejt shqiptar, me baza të shëndosha kombëtare.

8. Të mbyllen gjithë shkollat propagandistike greke

9. Postat dhe telegrafat do të varen nga administrate shqiptare

10. Të formohet një polici për të mbajtur qetësinë e qytetit.

11. Të formohet një gjindarmëri shqiptare me komandantë shqiptarë për të mbrojtur vendin.

12. Komanda franceze detyrohet të mbrojë vetëqeverimin e kazasë së Korçës nga çdo kërcënim

13. Qeveria franceze merr detyrimin moral të përkrahë të drejtat e Shqipërisë dhe veçanërisht të Kazasë së Korçës në konferencën që do të mblidhet, kur të mbarojë lufta. ( P.Katro: Kush është Sali Butka, Tiranë 2020)

Themistokliu, Tefik Panariti dhe Llazo Progri, u paraqitnë në zyrën e Kolonelit Descoins dhe i dorëzuan zarfin e Sali Butkës me kërkesat e palës shqiptare. “Dje pasdreke në orën 3.30 Themistokliu dhe unë vajtëm një vizitë te Koloneli Discoins, ku gjetëm dhe Major Massiet, të cilët na pritën me një familjaritet dhe kordialitet të jashtëzakonshmë. Koloneli, duke i dhënë dorën Themistokliut, ia shtrëngon dhe i thotë: “Jam me të vërtetë i lënduar nga pritja madhështore dhe nderimet, që iu bënë Majorit Massiet dhe komisionit që dërgova te Sali Butka. Majori më bëri një përshkrim të gjallë dhe të hollësishmë të takimit të djeshmë me përshtypje të një ndjenje dashurie dhe admirimi, si për Sali Butkën ashtu dhe për sekretarin e tij me kulturë franceze dhe pour les vaillants combattants de l’Albanie. Veçanërisht më ka bërë përshtypje përmbajtja e letrës së Sali Butkës me konditat e tij të inspiruara nga një ndjenjë e lartë atdhedashurie dhe të cilat n’ esencë nuk ndyshojnë nga ato që kemi biseduar bashkë. Dua t’ju çfaq gëzimin tim për këtë gjë dhe të na konsideroni paskëtaj, që të dyve, si miqtë tuaj më të sinqertë. Konditat e Sali Butkës (të cilat ua tregoi) po i studioj me vërrejtje dhe do t’ia përcjell kryetarit tim, me një raport të gjatë shumë të favorshmë, se forcojnë dhe konsolidojnë dhe veprën tuaj”.

Koloneli Deskoins i pranon në librin e tij “Gjashtë muaj histori të Shqipërisë” propozimet e Sali Butkës dhe kthesën që bënë propozimet e tij për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës.

“Ky evolucion do të kishte mundur të bëhej shkallë-shkallë, sikur një përçapje personale e Sali Butkës, i cili nga teqeja e Melçanit vëzhgonte dhe ndiente edhe vetë aspiratat e bashkatdhetarëve të vet, të mos kishte ardhur e shkaktuar rrëkëllyerjen e përshpejtuar të ngjarjeve. Në mbrëmjen e 3 dhjetorit, mora nga ai një letër, në të cilën ai më shpallte se ishte krejt i disponuar të linte armët, në qoftë se komanda proklamonte pavarësinë e Kazasë së Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të Francës. Kuptohet vetiu se unë nuk isha kompetent për të marrë vendimin, që dëshironte Sali Butka, por ishte detyra ime të studioja në mënyrë sa më të plotë çështjen e t’i jepja Gjeneralit Kryekomandues të gjithë elementet e vendimit që do të mirrte në këtë mes”- Kolonel Desoins.

Koloneli Deskoins i shqyrtoi kërkesat e Sali Butkës nga pikëpamja ushtarake , dmth shqyrtoi pasojat që pranimi ose refuzimi i propozimeve të Sali Butkës do të kishte mbi operacionet e ushtrive aleate në Lindje. Ai ia drejtoi çështjen, bashkë me arsyetimin e tij, kryekomandantit Sarrej në Selanik dhe mori prej tij përgjigje pozitive, që miratonte pikëpamjet e Deskoins-it dhe kërkesat e Sali Butkës. Menjëherë thirri Themistoklinë dhe i kumtoi dy telegramet nga Selaniku. Koloneli jep një vlerësim të lartë dhe prekës për Themoistokliun: ”Kënaqësia e tij qe nga më të thellat. Edhe me të vërtetë , ai shihte të realizuar ëndrrën e tij, pavarësinë e vendit të tij, e ai do të ishte farkëtari kryesor i kësaj ngjarjeje historike”

Komandanti ushtarak Dekuan i ktheu përgjigje pozitive, Sali Butkës:

“Zotit Sali Butka

Komandant i Luftëtarëve Vullnetarë Shqiptarë, Melçan

Sipas instruksioneve të marra nga Kryekomandanti i Ushtrive Aleate të Lindjes, Gjenerali Sarrej, kam nderin të vë në dijeninë tuaj se komanda aleate e sheh me sy të mirë dhe e çmon lëvizjen tuaj patriotike për të drejtat e popullit shqiptar për liri dhe indipendencë. Gjithashtu, mori parasysh dëshirat e shfaqura në letrën tuaj të datës 3 të këtij, të cilat i gjeti të arsyeshme dhe jam i autorizuar t’ju komunikoj pëlqimin dhe aprovimin e tij. Pranoni, zoti Komandant shprehjet e konsideratës sime më të shquar.

Kolonel Dekuan

Komandant i Qarkut të Korçës” .

Sali Butka u gëzua nga plotësimi i konditave të propozuara:

“Zoti major,- i shkruan majorit Masjet,- jam shumë i kënaqur nga përgjigja e zotit gjeneral dhe ju lutem t’i shkruani për mirënjohjen time të thellë, bashkë me urimet e mia për fitoren e fuqive aleate. Gjithashtu, ju lutem t’i bëni nderime zotit kolonel dhe ta siguroni mbi besnikërinë time. Qysh sot jam shpirtërisht i bashkuar me ju dhe pres rastin e volitshëm të vihem plotësisht në radhët tuaja”-Sali Butka

Kronikani Petraq Katro, ne librin “”Kush ishte Sali Butka”, Tiranë, dhjetor 2020, shkruan:

“Ditën e shtunë në mëngjes, vjen Sabri Panariti i dërguar nga Themistokliu dhe na lajmëroj në mënyrë konfidenciale se konditat tona u pranuan dhe se do të na i bënte njoftimin zyrtarisht. Sabriu na tha gjithashtu se të nesërmen më 10 dhjetor do të nënëshkruhet një protokoll për vetëqeverimin e Kazasë së Korçës, do të ngrihet flamuri kombëtar dhe do të zgjidhet një këshillë qeveritare.

Koloneli Deskoins së bashku me shtatmadhorinë e tij dhe Themistoliun punuan gjithë natën dhe hartuan dokumentin e shpalljes të vetëqëverimit të kazasë së Korçës, që, sipas Deskoins, do të përbënte në një farë mënyre “Statusin themeltar të Shtetit autonom të Korçës”(Deskoins “Gjashtë muaj histori të Shqipërisë, Paris”

Në Protokollin e datës 10 dhjetor 1916, sanksionohet: “Sipas dëshirës së popullit shqiptar, të cilën e rrëfeu me anë të përfaqësonjësve të tij, Kazaja e Korçës, bashkë më qarqet e Bilishtit, Oparit dhe Gorës, formojnë krahinën vetëqeveritare të Korçës për t’u qeverisur prej qeveritarëve shqiptarë, nënë mbrojtjen e komandës së ushtrisë Franceze”. (protokolli i 10 dhjetorit 1916)

Kazanë do ta qeveriste një komision prej 14 shqiptarësh, 7 të krishterë dhe 7 myslimanë, gjuha zyrtare do të ishte gjuha shqipe, flamuri shqiptar i Skënderbeut, me një kordhele tringjyrësh të Francës. Themistokli Gërmenji u emërua shef i Policisë, ndërsa Petro Harizi u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i Këshillit qeveritar.

Dekuani e përshkruan kështu momentin kur u shpall publikisht Protokolli:

“Themistokliu doli në ballkon, iu drejtua popullit me një fjalim dhe, në mes brohoritjesh, shpalosi flamurin e Skënderbeut, kravatuar me ngjyrat franceze, në vendin ku ditë më parë valonte flamuri grek”.

Ky ishte një akt historik tejet i rëndësishëm në historinë e Korçës dhe të Shqipërisë, sepse afirmonte karakterin etnik shqiptar të krahinës së Korçës dhe administrimin e saj nga shqiptarët, ishte një marrëveshje me përmbajtje politike dhe ushtarake e arritur mbi baza pariteti dhe interesi të ndërsjelltë, por me vlera kombëtare për ne, jo vetëm për në atë moment, por edhe më vonë gjatë përballjeve në Konferencën e Paqes, që Korça t’i mbetej përfundimisht Shqipërisë. Edhe vetë francezët ishin të interesuar për një marrëveshje të tillë. “Për të shpëtuar nga rreziku i komprometimit të gjendjes sonë në Korçë, ne duhet të bënim diçka, që popullsia shqiptare të lidhej me ne në mënyrë të pakundërshtueshme dhe përfundimtare”- shkruante Deskoins.

Po ashtu edhe gjeneral Sarrej i telegrafonte Ministrisë së punëve të Jashtme të Francës në mars 1917: ”Korça deshi të ishte e pavarur dhe e tillë u bë. Qysh atëherë në këtë krahinë mbretëron qetësia” (Historia e popullit shqiptar, 2007)

Në këtë arritje historike ndihmuan edhe patriotët e shquar te Korçës e të Kolonjës si Petro Harizi, Petraq Katro, Thoma Katundi, Dr.Mborja, Tefik Panariti, Nilollaq Zoi, Baba Zylfo, Qazim Panariti, Hajdar Kolonja, Hysen Nikolica etj.

Shpallja e Vetqeverimit Shqiptar te kazasë së Korçës e shpëtoi qarkun e Korçës nga okupimi grek, e bashkoi atë me Shqipërinë dhe ndikoi mëpasnë vendimmarrjen e Fuqive të Mëdhanë Konferencën e Paqes, që Korça t’i mbetej Shqipërisë.

Uran Butka

Filed Under: Kronike

Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!

December 9, 2025 by s p

Klubi Flas Shqip dhe Vatra Miami organizuan mbrëmjen më të madhe festive të Diasporës Shqiptare në South Florida, me rastin e Festës Kombëtare të 28 Nëntorit. Më shumë se 180 të ftuar u mblodhën në sallën madhështore të Marriott Hotel, ku shqiptarë nga të gjitha trevat—nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia —festuan së bashku këtë ditë të shenjtë të kombit. Qershia mbi tortë ishin fëmijët e Klubit Flas Shqip. Ata hynë në sallë me himnin e klubit, “Fol shqip se je shqiptar”, duke sjellë emocion të veçantë për të gjithë të pranishmit. Më pas, ata recituan dhe kënduan këngë patriotike, duke na kujtuar se ardhmëria e gjuhës dhe traditës sonë është në duart e brezave të vegjël.

Në fjalën e saj, Dr. Iris Halili, Kryetare e Vatra Miami dhe njëherësh themeluesja dhe drejtuesja e Klubit Flas Shqip, theksoi me krenari se këto dy organizata janë sot ndër më të rëndësishmet në komunitetin shqiptar të Florida-s së Jugut. Ajo nënvizoi se kontributi i tyre është i prekshëm në komunitet, pasi Klubi Flas Shqip u jep mësim falas rreth 70 nxënësve nga Miami, Broward dhe West Palm Beach, por ai është dhe kulturor e identitar —duke qenë pranë komunitetit me një mision të qartë: ruajtjen e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Ajo theksoi se gjuha shqipe është kombi, është lidhja jonë e përjetshme, forca që na bashkon kudo ku jemi, arma me të cilën kemi ditur të mbijetojmë shekujsh. Prandaj ruajtja e saj në emigracion është detyrë, nder dhe amanet brezash. Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ishte edhe ekspozita artistike e fëmijëve të Klubit Flas Shqip. Të frymëzuar nga figurat dhe simbolet kombëtare, ata kishin përgatitur piktura ku Skënderbeu, Ismail Qemali, Shote Galica, flamuri kuq e zi dhe kostumet tradicionale shfaqeshin me një mjeshtëri të veçantë. Të pranishmit i blenë me shumë dëshirë këto punime të vogla artistike dhe të ardhurat shkuan të gjitha për mbështetjen e Klubit Flas Shqip. Ky aktivitet i bëri fëmijët të ndihen krenarë, të njohin më thellë motivet tona kombëtare dhe të përjetojnë gëzimin e kontributit për “shtëpinë” e tyre të përbashkët, Klubit Flas Shqip.

Të pranishmit patën kënaqësinë të merrnin edhe një përshëndetje nga Shqipëria, pikërisht nga miku i vogël i Klubit Flas Shqip, 6-vjeçari Sikan Salaria, nga fshati Salari në Labëri. Ai recitoi me emocion vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë” të themeluesit të Vatrës Imzot Fan Noli. Kënga “Mora fjalë” ngriti në këmbë çdo të ftuar, duke e shndërruar sallën në një det emocionesh. Flamuri i kuq me shqipen dykrenare u valvit nga duart e fëmijëve të vegjël dhe të të rriturve, duke rikujtuar se legjendat mbeten legjenda sepse jetojnë në këngë, në kujtesë dhe në zemrat e njerëzve—ashtu si qëndron përjetë i gjallë në këngë dhe histori heroi Adem Jashari. Pikërisht ky është modeli që duhet t’ua lëmë brezave:Ai që vdes për atdhe, jeton përjetë. Ai nderohet, përmendet dhe është i pranishëm në çdo festë kombëtare.

Festa e Flamurit është, para së gjithash, një përulje ndaj këtyre figurave të sakrificës dhe një nderim për gjithë shqiptarët e mirë që, kudo që jetojnë, e mbajnë flamurin e Skënderbeut me dinjitet, unitet dhe krenari.

Një falënderim të veçantë morën sponsorët që mbështesin misionin tonë:

Allyssa’s Bakery, me President Doug Saraci, sponsori gjeneral

Four Cousins Diner LLC.

Cucina Restaurant

dhe të gjithë miqve që qëndrojnë pranë nismave tona patriotike si mesueset e klubit flas shqip Liljana Rrumbullaku dhe Izabela Panda. Në emër të Klubit Flas Shqip dhe Vatra Miami, i përcjellim falenderime të gjithëve që dhuruan një mbrëmje të paharrueshme SHQIPTARE!

Filed Under: Opinion

Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx

December 9, 2025 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ndonëse është një javë pas Ditës së Flamurit, nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx, në një nga 7 kështjellat e saj që i qëndrojnë mburojë Gjuhës Shqipe për 19 vjet me radhë, valëvitën Flamurin kuq e zi gjer në kupë të qiellit në Bronx.

Për shkak se shkollat publike amerikane e kishin pushim për Ditën e Falënderimeve kjo shkollë e festoi sot të shtunën në Librarinë e Shkollës së mesme në Kristofer Colombous.

Përmbi skenë ishte varur Flamuri Kombëtar dhe para banderolës qëndronin tullumbacet me ngjyrat kuq e zi, simboli i Flamurit Kombëtar, përgatitur plot hijeshi nga dy mësueset profesioniste të shkollës Helena dhe Migena. Është krenari kur shikon ekipin e punës në krye të detyrës ardhur gati 2 orë para për të përgatitur mjedisin për koncertin si: Anisa, Albert dhe Lili, Dardani, Mërgimi dhe Mehrija pas koncertit.

Me fytyrat e gëzuara dhe sytë që iu reflektonin vetëm dritë e bënin këtë të shtunë dhe më të shndritshme dhe më entuziaste. Megjithëse ishte një ditë e ftohtë herë herë një fllad veror vinte si valë muzike mbi fletët e librave që qëndronin hijerëndë para prindërve, gjyshërve, nxënësve dhe mësueseve në këtë shkollë kaq mikpritëse për Alba Life.

Shkollat Shqipe “Alba Life” e festuan në të gjithë Nju Jorkun me madhështi Ditën e Flamurit si dhe në Albany në kryeqytet, ndërsa këtë të shtunë u festua nga nxënësit e Bronxit.

Natyrisht ne si shkollë udhëhiqemi nga Rilindasit e mëdhenj dhe burrat e ndritur të Kombit që e ngritën Gjuhën Shqipe aq lart, e shenjtëruan me fjalën e epërme si Gjergj Fishta kur shkruan si:

Npër gjuhë shqype bota mbarë/ ka me ju njohtë se ç’fis ju kini/ ka me ju njohtë për shqyptarë/ trimi n’za, sikurse jini/ Prandaj, pra, n’e doni fisin/ mali, bregu edhe Malcija/ prej njaj goje sod t’brohrisim/ Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

Gjyshërve iu ndrinin sytë dhe ndonjë nuk mbante dot lotët nga emocionet kur dëgjonte nipin ose mbesën duke kënduar, recituar dhe vallëzuar në skenë. Janë disa nxënës që u rritën në bangat e kësaj shkolle, por sot janë studentë apo dhe në punë, por ka shume që na vizitojnë me dashuri, respekt dhe mirënjohje si Eliana Shala një studente e shkëlqyer në Baruc College. Ajo u ngrit vallëzoi bashkë me fëmijët dhe herë pas here na afronte ndihmën e saj.

Këta nxënës tashmë kanë dhe nje mundësi të artë për 12 kredite kolegji për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në New York, në se kalojnë testin për Gjuhën Shqipe.

Koncertet që zhvillojmë gjatë festave nxisin dhe promovojnë punën edukative përmes intepretimeve, muzikës, dramave dhe përjetimit artistik. Duke i përfshirë gjithë nxënësit në skenë i bëjmë më konfident dhe i nxisim ata të jenë pjesëmarrës aktivë në aktivitete artistike.

Programi i koncertit artistik në Ditën e shenjtë të Flamurit

Programin artistik e hapi klasa e më të vegjëlve të mësuese Migena Lelaj.

Ajsela Zefi interpretoi poezinë “Nëntori, Shqiponja: Dior Belliu, Flamurin e Shqipërisë: Alby Belliu. Kjo klasë e mbylli programin me këngët aq të njohura për publikun si: Moj Bubrrec, Moj Bubrrec dhe Alfabeti Shqip.

Nxënësit e grupmoshës nga 8-11 vjec me mësuesen Helena Lubonja Ujkaj interpretuan para publikut si: Emili Krashi dhe Lorena Përgjegjaj, poezi

Ata luajtën dramën “Lirinë e gjeta mes jush” plot talent si Glauk Ujkaj, Ersi Cenaj, Frenki Lelaj, Hana Osmani, Gloria Ndoci, Isabel Celaj, Emma Pllumaj, Emma Vuktilaj, Elina Osmani, Dion Duraku, Leonis Pergjegjaj, Guliana Stefa dhe Lira Sinanovic

Pas dramës u interpretua: Trim mbi trimat kënga e Gjergj Kastritotit kënduar nga Eliona Shala një vajzë që premton shumë në skenë.

Programi u mbyll nga nxënësit e klasës sëmë të rriturve nga mësuese Erinda Isufaj

Poezia: Skënderbeu u intepretua nga nxënësit plot zell si: Gulianna Stefa, Lira Sinanovic

Sara Vushaj, Loena Vushaj.

Poezia: O Flamur i dashur, Lirion Sinanovic

Poezia: Sa të dua o Atdhe nga Franko Toni, Eliona Shala

Programi u mbyll me Vallen e famshme të Tropojës dhe natyrisht e kemi krenari që “K’cimi i Tropojës” është zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Mësuesit dhe nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba””Life” kanë 19 vjet që për cdo vit e performojnë këtë valle në klasa dhe në skenat e Nju Jorkut dhe natyrisht nuk kishte lajm më të bukur!

Pas mbarimit të koncertit artitistik z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollave Shqipe përkujtoi me nderim dhe respekt artistin e shquar Shpat Kasapi me vallen Kosovare, një nga hitet më të njohura të tij duke e kërcyer nxënësit e Alba Life.

Në fund nxënës, mësuese kërcyen vallen pogonishte dhe vallen e pipëzave.

Urime të dashur shqiptarë, nxënës, mësues dhe prindër të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit dhe kudo në botë ku mësohet shqip!

Autorja e shkrimit mban titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Medaljen e Meritës Presidenciale dhënë nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Është publiciste, shkrimtare, autore e tetë librave, Mjellmat po të vijnë u shpall libri më i mirë i vitit në Panairin e librit në New York, 2008, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York, Ambasador i Kombit, Gruaja e Vitit 2022, NY dhënë nga Motrat “Qiriazi”.

Filed Under: Opinion

Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York

December 9, 2025 by s p

Dr. Pashko R. Camaj/

Last night at Vatra, we had the distinct honor and pleasure of welcoming Robert Lulgjuraj, a young man running for the United States Congress from Michigan’s 10th Congressional District. Robert can be described with one word: quintessential. He represents the quintessential Albanian-American story, someone we can all be proud of, a unifying figure who brings together Albanians from every state and region with the shared purpose of electing a true voice that reflects America’s interests and the values we uphold.

Robert embodies the real American journey, from humble beginnings rooted deeply in Malësia to a principled and determined run for Congress. With the support of our community and voters, he stands poised to become the first Albanian-American ever to serve in the U.S. Congress, a milestone that would mark a historic moment for all Albanians and for Vatra.

The evening’s discussion was enriched by contributions from the longstanding members of Vatra, Asllan Bushati and Ilir Cubi, as well as from Dritan Haxhia, who spoke thoughtfully about their experiences with Vatra and their perspectives on the path forward.

We reflected on our shared history and Vatra’s extraordinary legacy, but most importantly, we focused on the road ahead. Together, we explored meaningful ways in which our community can unite to support one of our own at this pivotal moment. Last night, we made it clear that Robert will have our full support, both from Vatra and from the broader Albanian-American community across this great nation of ours.

Filed Under: Politike

NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!

December 9, 2025 by s p

NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • …
  • 2934
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT