• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË ZBRESËSH NË TOKËN E SHENJTË

March 11, 2023 by s p

Visar Zhiti

Fotot:  

1- Visari në Qelinë e Jezu Krishtit, Pallati i Kaifas, Jeruzalem, nëntor 2022. 

2- Eda dhe macja në rrugë, në Tiberias, Izrael, nëntor 2022.

TEL AVIV, RRETHINË…

Ç’janë këta kryqe të mëdhenj nëpër erë 

     mbi Tokën e Shenjtë?

Avionët. Sa herë ulen poshtë, 

aq herë një Krisht ngrihet lart në Qiell.

Erdhëm dhe ne të shohim gjurmët 

          e Ringjalljes, e ndjeva që trupi 

                            m’u mbush me ato gjurmë

si me copëza ndriçimesh 

      në një festë tronditëse.

U bëra rruga që del 

                                nga rrethinat e Tel Avivit

për të vazhduar më përtej, ku fillon Bibla.

Pemët e ullinjve janë mbushur 

                 me sy të rinj që të vështrojnë

me dhimbje, sidomos kur je shqiptar, 

kështu m’u duk. Kemi plagë të njëjta, 

holokaust, përndjekje… 

                               burgun e Krishtit…

Që nga kohët e vështira

mbeti ai shtrëngim duarsh 

                      si Mali i shenjtë i Tomorrit, 

si lumi Jordan… Po unë kam etje, 

dua ujë… dhe gota m’u bë plot me verë.

Peshku mbaroi, na tha kamerieri,

teksa në pjatën bosh m’u shfaq 

               një goxha peshk. 

Në njërën anë të pllajës 

shoh kopetë e deleve të kullosin diellin

     e paradites, 

në anën tjetër një kope me tanke

        nën hijet e pasdites.

Ç’janë këta kryqe të mëdhenj 

   nëpër erë mbi Tokën e Shenjtë?

Avionët.  Sa herë ngrihen lart,

aq herë një Krisht zbret nga Qielli 

                    me krahët e hapur.

Mësona, o Biri i Zotit, 

si t’i kthejmë tanket në dele?

Dhe nxitoj të hap njërin nga ungjijtë

të gjej se ç’ke thënë pikërisht këtu, ku jemi…  

Rrugës, 8 nëntor, 2022… Po 8 nëntor ishte,

kur më arrestuan dikur në vendin tim… dhe shikoja

hijen e Krishtit në muret e burgut…

PAGËZIM I RI

Lumi Jordan,

e di, buron nga agsholet qiellore 

dhe derdhet në shpirtin prej toke 

të njeriut,

ja, si tani mbi trupat tanë.

Mbështjellë jemi me këmisha të gjata

                     në ngjyrën e ndjenjave, 

         në çastin e bardhë të pagëzimit.

Shoh fytyrën e Edës time,

që e mbuluan ujrat tre herë

dhe doli me fytyrën e Madonës,

nga flokët e gjatë pikonin bulëza drite.

Edhe unë me fytyrën time isha,

e zhyta tre herë në rrjedhën e shenjtë

dhe dola me fytyrën e Hyjit,

nga flokët e gjatë pikonin bulëza drite.

Kujtesa e ujit,

           plot me pasqyrime të Krishtit,

të nxjerra mbi brigje… që përhapen 

bashkë me erën 

                   si përtëritja e premtimeve 

nëpër ditët pelegrine pa mbarim…

Buzë lumit Jordan, 9 nëntor, 2022

*   *   * 

Kërkoj kësaj rruge

të gjej një sandale të Krishtit,

se Ai këtej shkoi… ja, gjurmët

si zemra të vizatura mbi rërë

            nga duar të dashuruara. 

Rendin veturat… trenat… dëshirat… 

Sandalet e tij janë…

Po këtu Krishti ishte i zbathur si fjalët.

Ik kënga ime, ashtu zbathur dhe ti

dhe mos u kthe!

Po gjete ndonjë sandale, aty qendro

              si një zog hebre në folenë e tij.

Shoh lart sandale që fluturojnë…

Kush po ecën nëpër Qiell?

Betlehem, 14 nëntor 2022

PLLAJA E SHKRETËTIRËS

Ç’zbardhëllen ashtu tej në pllajë?

Të jenë dele të shndërruara në gurë?

Të jenë gurë që do të bëhen dele?

Nuk janë kryqe ato ndanë rruge,

por shtylla elektrike. 

               Kanë venë dhe reklama,

me mirazhe burrash dhe grash që qeshin,

kaq shumë Adamë dhe Eva pa fund, 

                        u zbardhëllejnë dhëmbët 

më shumë se mermeret e tempujve larg.

Çudi që s’e kishim kuptuar

                        që kjo është mrekullia…

Masada, 14 nëntor 2022.

NË FUSHËN E BARINJVE,

TEJ NË BETLEHEM…

Të ecësh pa u ndaluar 

           nëpër Tokën e Shenjtë

në kërkimi të Birit…

Pelena resh të bardha

mbështjellin të qarat prej foshnje 

         të shiut… 

Në anë kanë mbetur 

                         të mbërthyera si kryqe

stinë dhe troje, 

            fjalë dhe heshtje të vjetra.

Një varrezë na pret përpara. 

Vetëm me ringjalljen Tënde

                mund të ecë e qetë jeta 

mespërmes epitafeve prej mermeri.

*   *   * 

Paraditja – Izrael,

Pasditja – Palestinë.

E njëjta e diel

Sovranshëm ndrin.

Manteli i Jezusit

Eshtë era që fryn. 

Xhami autobuzit

Ka lot apo brymë?

Dhe rruga si gjarpër

Në Edenin parajsor.

Ky kufi kaq afër, 

Këpute me dorë!

Shkretim dhe plehra,

Manastir mbi shpate.

Teleferik në humnera

Ç’i bashkon dy fate?

E dritës psherëtimë

Nga çdo portë del. 

Tani – Palestinë,

Pastaj – Izrael. 

Mes nëntori 2022

NË SHPELLËN E LINDJES

Te Shpella të shkojmë,  

        ku lindi Biri i Hyut. 

U çuam herët, pasmesnate. Do ta gjejmë 

drejtimin nga yjet 

                      që bien andej me shkrepëtima 

   si fishekzjarre ditlindjeje. 

Kodërzat, kupolat… si bark i fryrë gruaje…

Të gjatë rreshtat, të gjatë, me pelegrinë 

nga e gjithë bota. Po ata para nesh,

             mos kanë ardhur para një jave 

dhe ata para tyre para një viti? 

Ka një mijë vjet që ecim, 

dy mijë vjet e më shumë… 

për të mbërritur te kjo shpellë. 

Mbi kryet tona si u gjend ky tavan bazilike 

             si një qiell nate? 

Po këto kolona të larta që hovin anëve 

për të mbajtur qiellin? Kjo kriptë sipër Shpellës? 

         Me ç’urdhër u ngritën të gjitha? 

Të Helenës, nënës së perandorit Kostandin,

                             dëgjoj një zë.

Ou, po ky është ilir, nga viset e mia,

                më vjen të thërras. 

Ja, ja, guva, – barku i Maries.  

E vogël hyrja, duhet të biesh më gjunjë 

      për t’u futur brenda! 

Shpellë moj, e lindjes së Jezusit, 

Kishë-lindje, që lëkundesh si djep,

Psalme shpirti si nga fundi i pusit

me ujë bekimesh, të lutem, më jep!

Po ç’u bë varësja e Edës time, ku i ra 

Medalja Mrekullibërëse e Shën Mërisë?

Mos ia mori një dorë foshnje

siç bën kur luan me gushën e mamit të vet?

Po, po, doçka e Jezusit ta këputi

    zinxhirin e hollë të ndjenjave,

nuk e pe? E puthi dhe ja, ku e ka lënë,

mbi një napë, nga ato që mbështillnin qingjat, 

kur lindnin,

me një të tillë mbështollën 

       dhe Jezusin foshnjë.

Ai po qesh.

Bir, që na solle këtu, për t’u ndjerë më shumë 

                   baba dhe nënë,

At’jon! – shungëllon ajri në Betlehem.

Mes shkulmeve të natës doli një hënë

       si gjiri i Maries.

Jeta do qumësht përherë si foshnja, 

që lëvrin duart, luan me hënën

        dhe buzëqesh sërish. 

…rruga si kordoni ombelikal…

…toka si djep na lëkundet, si djep… toka…

Dhe themi midis nesh fjalë të mëdha: 

Një erë e re, pas Krishtit, mori atë buzëqeshje,

këtu nisi historia e buzëshjes së botës… 

Shpellë,13 nëntor 2022,

nga ora 3.06 deri në orën 5.05 pasdite,

Betlehem, Palestinë…

E MADHËRISHME GAMILE E PALESTINËS

E madhërishme gamile e Palestinës,

Ku shkon ashtu me çap të rëndë?

Të vetmet lule të shkretëtirës

Janë në qilim mbi kurrizin tënd.

Sa e trishtuar je pranë turistëve,

Pesë dollarë një shëtitje me ty.

Me ç’fjalë arabe në gjunjë bie?

Dhe rrëkenë e lotit ç’ta heq në sy?

Të rrjepur gjunjët me plagë të thata,

Profil i zgjatur – emblemë durimi!

Nga toka ngrihesh mbi këmbët e gjata,

Si gdhendje e hijshme në dru ulliri.

Mos bjerë në gjunjë, gamile, për mua,

Jo, nuk hipi! Dhe pse na mban? 

S’e duroj durimin tënd të nënshtruar

Dhe loti i kafshës prapë është human.

Gjithnjë më e lodhur mbart fatin tënd

Apo mallkimin e shkretëtirës? 

Kurrëkund nuk shkon me atë çap të rëndë,

E madhërishme gamile e Palestinës.

Jeriko, West Bank… nëntori 2022.

DETI I VDEKUR

…të vdekurit tanë…

si me ujin, me vajtime i kemi larë

                      në Ballkan.

Sot pasdite ishim në një Det të Vdekur,

që na lante ne, të gjallët.

Me baltën në breg,

lyenim trupin dhe fytyrën.

Mos donim të ribënim veten nga balta

si në ditën e parë të jetës?

Ashtu shkuam te klubi më i ulët në botë, 

Kalia Beach, nën nivelin e detit, 14 nëntor 2022.

JERUZALEMI NË MBRËMJE

Dritat e kësaj nate,

të gjitha përreth meje 

              mahnitshëm

si qirinj 

në duar murgeshash të bardha.


Ballkoni im – frymëzim karuseli,

avitet të shkojë 

                                  në një tjetër ballkon.  

Ç’drita djegin më shumë,

                    janë plagë prej Krishti.

Sido të ndiçojnë, njëlloj nuk janë dritat, 

ja, ato të universitetit me të spitalit,

të Sinagogës me ato të shatërvanit,

të klubit të natës me njollën e dritës 

       në ballin e një të çmenduri,  

dritësira e puthjes së fundit te dera,

fenerët e alarmuar të një makine policie,

shkëlqimi që frushullon, 

    që s’e dimë nga na erdhi, 

që na ngjan me qirinj pa mbarim

në procesionin e mbarimit të vjeshtës. 

Ballkoni tjetër si një frymëzim karuseli

                  avitet të vijë te ballkoni im. 

I magjishëm ky çast pezull

mes një ylli dhe një mace hebreje,

      e shtangur nga drita e një ledhatimi. 

Hotel Ambasador… nëntor 2022

DARKA E FUNDIT

Darka e Fundit,

sa e pafundme, 

       çdo mbrëmje…

SPAZMA POETIKE  

NË BURGUN E JEZUSIT

Zbres shkallët e gurta

në errësirë

dhe gjej më shumë dritë,

…një si fron 

të thurur me vetëtima…

*  *  *

Me prangat e Jezusit

ndjehem më i lirë.

Vij rrotull

si në qelinë time.

Ajrin e zymtë mbush

me biblën e poezisë.

*  *  *

Këtu lidhën Jezusin

Te kjo shtyllë e gjysmuar.

që s’duroi dhe u këput

nga tronditja dhe turpi.

  Invalide mbeti si mëkati.

*  *  *

Sipër është 

Pallati i Sundimtarëve. 

Bie shi që nga atëhere.

Duar si të Pilatit

zgjaten, por nuk lahen 

kurrë.

*  *  *

Udha e Kryqit.

Ndalesa nr. 13,

lexon Eda ime…

Krishtin e zbresin 

nga kryqi.

  Kokën e Tij 

të përgjakur 

vë Eda në prehër.

*  *  *

Shkëmbi i Golgotës

i çarë

si zemër tragjedie.

Me xham e kanë mbuluar

si një arkivol në Kishë.

*  *  *

…vdekja është gjallë…

…atëhere s’paska vdekje…

*  *  *

Një degëz ulliri 

kam ndër dhëmbë, 

e brej si ankthin 

dhe një pemë tani

në Kodrën e Ullinjve 

kullon gjakun tim…

*  *  *

Trupi u bë violinçelë,

krahët – tastierë,

flokët – harqe.

Eda ime 

me tre Marie të tjera

krijuan një kuartet

rekuimesh të shenjta.

*  *  *

Ti që do të flasësh

në heshtje a në altar,

Fjala është dhe e fundit

kur të ketë ngjallur varre.

Pa datë, andej-këtej..

DIÇKA PËR PËRJETËSINË

Të përjetshëm

janë veç kafshët dhe tiranët.

Kafshët s’e dinë 

               që ekziston vdekja,

Tiranët e dinë se është 

               gjithmonë e tjetrit.

Vdekja është e barabartë

dhe në padrejtësinë e saj.

I dal përpara,

ta mirëpres dhe ta qortoj…

TE VARRI I KRISHTIT

Pa atë varr bota do të ishte më e vdekur, mërmerita. 

Jeruzalem, 15 nëntor, ora 6.11 e mëngjesit. 

Vetëm për vetëm mbeta te Varri i Krishtit,

Rashë aty dhe po e përqafoja. 

Rrasa e varrit mori drithmat e mishit,

Plagë mermeri më dha… mister… gozhda, 

Që pa mëshirë iu ngulën dhe shpirtit,

Edhe ajrit, hyjnoren për të vrarë. 

Po varri është bosh… Mrekullia e Birit 

I kishte ikur vdekjes… ja, te ky varr! 

Ngushëllomë, o Qiell, të përgjërohem,

Shpik ringjalljet! Si mund të vdesë biri?

Vazhdo. Që varret bosh të kuptohen…

Merrmë, s’ka pse të jetë jetim prindi.

Ballin përplasa mbi varrin e Krishtit,

Pllaka u ça si shkëmbi i Golgotës.

Oh, jo, kafka ime ashtu krisi

Dhe rrjedh si gjak dhimbja e botës.

KUNDËRUNGJILLI SIPAS JUDËS

…dhe Juda tha: unë u ringjalla, deshi Djalli dhe u bë,

s’mund të më çonte në parajsë, ku s’ishte as vetë, 

më shumë në qiell isha unë, i varur në degën e pemës, 

e këputi me dhëmbë litarin dhe rashë mbi tokë. 

Ngrihu, tha Djalli, shko dhe përhap gulçet e mia, 

ja, ashtu si puthjen tënde, njëlloj janë. Thuaj 

që Jezusi ishte një tjetër me emrin Jezus, i zakonshëm, 

asnjë mrekulli s’ka bërë, as predikime, besoni 

në mosbesimin tonë, as në burg nuk ka qenë, s’ka 

qeli të tij, as Fjalë të tij, lavdëro Barabën që s’dinte 

të shkruante, ngulmo që as holokaust nuk ka patur, 

as kampe përqendrimi, Aushvic, Spaç, as kryq, 

as pushkatime poetësh, mos harro të thuash që 

më e mirë është mospoezia se poezia dhe zhduki,

kopjoi më parë dhe shpërndaji si të tuat. Nuk ka

ringjallje tjetër veç tëndes. Të harrohen kryqi, krimet 

diktaturat, të zeza si shpirti im, të kuqe si fytyra jote,

kur puthe Krishtin, që të sundojmë ne dhe puth 

sa më shumë, nëpër darka shko, puth pa frikë këdo, 

puthjet e tua i shndërrojmë në kafshime dhe tortura, 

i estetizoj për teatrin dhe filmat, i japim në televizione,

puthja jote është arma ime, ndryshe unë s’jam. Me 

ulërimën time u bënë Lufta e Parë Botërore, por 

dhe të tjera të para para asaj, lufta e dytë dhe të dyta 

të tjera pas saj, murtajat, realizmi socialist, tërmetet, 

eksodet, pandemitë… Ruaj puthjen tënde dhe përhape, 

përhape, përhape Kundërungjillin tim, sipas Judës. 

NË NJË SHITORE, S’E DIMË KU JEMI

NË IZRAEL APO NË PALESTINË…

Te dera na dhanë nga një shportë për blerjet,

Të thurur me kashtën e rrezeve të kësaj dite.

Eda ime endet mes pasqyrave dhe vitrinave

Plot me diamante që ishin buzëqeshjet e saj

Dhe vë në shportë një byzylyk me kryq të florinjtë,

Unë – ylberin që u këput këtej kufirit. 

Eda – disa rruzare për t’i dhuruar të bekuara,

Unë – postbllokun mes Izraelit dhe Palestinës. 

Dy shaje zgjedh Eda, për ç’valle dasme?

Porositë e dy reve ushtare marr unë nga lart.

Eda gjen një Marie, unë kurorën me gjëmba,

Mjafto për sot, them. Vetë duart e Edës

janë shporta që mban brenda ëndrrën time…

…pas mesit të nëntorit 2022  

PËRPARA KRISHTIT

– Vazhdimi i një poezie të Naim Frashërit – 

Fytyra jote mua më tregon*, o Krisht,

Gjithë njerëzinë si në pasqyrën qiellore.

Me Ty u nda bota mrekullisht,

U krijua e shkuara dhe e ardhmja e kohëve.

Kaq shumë dhunë ka në Biblën e Vjetër,

Vëllai i parë në botë 

      vëllait ia nguli thikën në shpinë.

Ti solle dashurinë me Biblën tjetër,

Me Biblën tjetër Ti solle dashurinë.

Të duam, the, dhe armikun ta bëjmë vëlla,

Me dashurinë nga vijmë, 

                              kjo tokë duhet mbjellë.

Në mish të ngulën gozhdë të mëdha,

Kryqi që ngritën, të ngriti në Qiell.

Fytyra jote u bë Qiell nga të githa anët,

Me buzëqeshjet pafund të yjeve,

Prandaj dhe njeriu si kryq i hap krahët

Ti na le kryqin e përqafimeve. 

Eja! E presim ardhjen Tënde si shpëtimin.

Eja! Të ndalet djalli dhe çdo fund djallëzor.

Eja! Agimet prandaj sjellin agimin,

Eja! Ardhjen Tënde afrojnë, o Hyjnor!  

____________________________________________

*) Varg i Naimit në poezinë “Përpara Krishtit”.

KY SHESH I BUKUR NË JERUZALEM

Ky shesh i bukur në Jeruzalem

                              si kurorë e rënë nga lart…

jo, jo nuk mund ta krahasoj me kurorën 

         me gjëmba të Krishtit, ka kaq shumë 

vezullime gurësh si Kurora e Artë që mori 

Yehuda Amichai në një festival

                                            buzë një liqeni, 

të ndarë përgjysmë me vendin tim,

ja, si vera që i hedhim tjetrit nga gota jonë.

Pranë kishte një grua të bukur ai. 

                        Dhe ky shesh në Jeruzalem 

si ajo e shtrirë është, gurët 

                   kanë ngjyrën lakuriqe të saj.

Dhe kjo kthesa që të çon te Muri i Lotëve,

është si një varg në hebriaisht 

                                    i një poezie timen, 

e përkthyer nga Rami Saari, një tjetër poet, 

më i ri se unë. Te ky varg 

                    Eda ime po ushqen një mace, 

ç’po i jep, mos metaforën që sapo shkruajta?

Sheshi ngjan prapë me një kurorë, 

           kaq shumë mbretërore, 

nga kryet e Solomonit ka rënë? Ah,   

kisha një mik me këtë mbiemër, s’e di ku

ka ikur? Lutem: qoftë mirë! Ai do më njihte 

                me shkrimtarin David Grossman.

Djali i tij, Uri, tankist, u vra në Betejën 

e Dytë të Libanit, e ka shkruar 

             në romanin “Falling out of time”.

Ah, ky shesh po më rrotullohet 

                      si kulla e hekurt e tankut.

David! Edhe unë rashë jashtë kohës 

në një zi si tënden… nuk flas dot… 

Nuk dua të na dëgjojë Eda ime, vazhdon ajo 

të rrijë me macen hebreje, i duhet të bëjë patjetër 

                                                 një ledhatim

dhe nuk po shikon macen, duart e saj 

janë larg  si dy Betleheme… në një shpellë… 

mbi një Jezus foshnjë… 

                         që duhet rritur brenda vetes… 

                   i bukur dhe në kryq… 

A është afër shtëpia jote, David,

    nga ky shesh?

Që po më duket si një filxhan i madh kafeje

të hidhur, që do ta pijmë bashkë. Një herë ti 

nga njëra anë e një herë unë nga ana tjetër. 

Po si ta njoh shkrimtarin Grossman në rrugë? 

A del ai? Apo çdo njeri këtu është një David

                               dhe unë jam një hebre. 

Në Jeruzalem është hera e parë që vij,

po sa herë ka ardhur tek unë Jeruzalemi…     

I përlotur rri në anë të kurorës, 

                                         pres Edën time

me hapat e saj të më sjellë Tokë të Shenjtë… 

Porta e Zionit nga hymë në Qytetin e Vjetër, 

16 nëntor 2022 

*   *   *

Kohës që më vrau

si t’i jap një tjetër mundësi?

Nga plaga rrjedh gjaku i ringjalljes…

Dita e ikjes, Tel Aviv, 17 nëntor 2022 

BISEDA E KTHIMIT ME ANDREAS D.

Shën Andrea Apostull është dhe ungjillizues 

i shqiptarëve… (Sipas Radio Vatikanit) 

Andreas, ku e kishte të Shenjtën ajo Tokë?

Unë u përkula dhe e preka me duar:

Të njëjtë gurët dhe bari dhe plasaritjet

            si brengat

bregu, bregoret, ullinjtë dhe ujrat 

     si një zgjim i gëzuar fëmije,

po ai dhé, që mora dhe me vete në një kryq.

Retë e bardha 

         që kullosnin si delet në ëndërr,

më kujtuan ditën e të drejtave të kafshëve, 

                          që festohet në Izrael.

Dhe mendova se ditët janë të njeriut

                        dhe i nxënë të gjitha.

Toka, ku shkelim, në marrëveshje 

me Qiellin, na bekon. Mos vallë hapat 

i shenjtëron ecja e hyjnores

             me këpucët tona prej ere?

Edhe veten mund ta lësh, 

   por jo këtë udhëtim,

në kërkim të Birit. Që je ti përtej vetes,

që është e tëra pa ty, 

           prani tronditëse e mungesës.

Tmerri është kur nuk i mungon askujt, 

po le të vazhdojmë në gjurmët e Birit

si në ato të Atit.

– At’jon! – ma kthen jehonën e thirrjes time

Toka e Shenjtë përtej vendeve dhe kohës, 

                   në jetë të jetëve. Amen!

Filed Under: LETERSI

TEMPO (1971) / KUR PIKTORI I SHQUAR IBRAHIM KODRA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN E VEÇANTË NË PARIS

March 11, 2023 by s p


Burimi : Tempo, 19 qershor 1971
Burimi : Tempo, 19 qershor 1971

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Mars 2023

“Tempo” ka botuar, me 19 qershor 1971, një shkrim në lidhje me vlerësimin e veçantë asokohe të Ibrahim Kodrës në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Horizontet e reja të Kodrës

Burimi : Tempo, 19 qershor 1971
Burimi : Tempo, 19 qershor 1971

Në Paris, ku morën pjesë personalitete të shumta dhe ministri Michel Debré, piktori me origjinë shqiptare (në foto), i cili një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij e zhvillon në Itali, mori medaljen e artë dhe diplomën e shoqatës “Arts, sciences et lettres”. Çmimi u motivua nga fakti se arti i Kodrës “ka hapur horizonte të reja për pikturën bashkëkohore”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurenc Bebja

IBALLJA THERRET

March 11, 2023 by s p


                                IBALLJA  THERRET

                                    Jam e lashtë sa vetë lashtësia
                                    Vij, dhuratë  nga  perendia
                                    Kam  rritë   breza legjendar
                                    Pa  lind krishti  prodhova  ar
                                    Kam  shkri  ar, kam  shkri argjënd
                                    Para  atëdheut  nuk  vuna  as  kënd.   (Autori) 


——————————————————————————————–
Nga: Gjelosh Nikolla, Studiues.

C:\Gjelosh Nikolla 2017\Kalaja Iballe\20171025_184429.jpg

Në veri-lindje të qytetit të Pukës gjëndet një oaz i madh,një rrafsh-naltë e rrethuar më male të larta që i japin formën e një amfiteatri gjigand natyral,në  brendësi të kësaj rrafshnalte gjëndet fshati Iballe,emër shumë i vjetër dhe i banuar  mijra –vjet para  krishtit.Në 3-4 shekujt e fundit para  Krishtit Pirustët,xehtarë të  shkelqyer, në  këtë  vend  kanë shkrirë  metale, kanë  prodhuar arin, argjëndin dhe arëmet e luftës.Pirustët në Iballe kishin kalanë e tyre ku brenda murëve të saj gjënden kisha e fisit Thaç dhe  varrezat e këtij fisi.Sa i përket periudhës kohore, Nopça ka vënë re së në vëndin që sot quhet kalaja e Skëndërbeut gjënden gjurmet e ruajtura mirë të një kampi, që autori thotë së padyshim është romak.Kjo gjëndet mbi një bregore të vogel natyrore në një lartësi prej 15 metrash e rrethuar më një pëngesë  gurësh. Rreth e qark janë  katër kulla më bastione gjysëm rrethore. Mbi sukën e ograjeve  janë zbuluar copa tjegullash dhe poça të punuar më çark si dhe një copë e thyer  unaze  bronxi, por përveç këtyre gjatë punimit të tokës janë zbuluar dhe  mbetje të tjera të lashta.

C:\Users\s-electronic\Desktop\100_1737.JPG
C:\Users\s-electronic\Desktop\100_1745.JPG
C:\Gjelosh Nikolla 2017\IBALLJA THERRET L\DSCN2022.JPG

Veçantia e kësaj kalaje është së për të garantuar mbrojtjen e saj përveç murit të gurit që thamë më lartë ka qënë e rrethuar më një kanal të mbushur më ujë i cili edhe sot nuk është i mbushur(rrafshuar)plotësisht.Ekziston mundësia që kjo kala të ketë qënë para romake,e pirustve  sëpsë në vitët 50 pas Krishtit këta banor vëndas ngritën  krye  kunder romakve dhe këtë kala romaket  u detyruan  ta përforconin  për nevojat e tyrë ushtarake dhe ekonomike.Për këtë kala(kështjellë) flet dhe autori(studiuesi) gjerman Dr.Karl Patsch në vepren e tij për pirustet ”Gjëndja Ekonomike e Kulturore  e  Shqipërisë në kohën e kaluar”   përkthyer nga Karl Gurakuqi. fq .58. Brënda  rrethimit të kalasë  gjëndet  kisha e ngritur  në kohën e romakve dhe që mendohet së është e shek.v pas Krishtit.Në malin Bale që gjëndet në prëndim të fshatit Iballe edhe  sot gjënden gur furrë dhe farkë që janë përdor nga xehtaret pirust  për të shkrir metale.Iballja është e lashtë sa vetë lashtësia.

     Kjo zonë e thëllë ka arkeologji,etnografi të prekëshme më dorë dhe na thërret më të madhe mos heshtni për mua së jam përpjekur shumë,gjithë jetën, për të ruajtur ekzistëncen dhe kam derdhur shumë gjak për këtë ,kudo i gjeni gjurmet.
    Shumë studius vëndas dhe të huaj të hershëm dhe të vonë kanë kaluar nëpër Iballe dhe krahinën e saj,ku eksploruan  dhe shkruan duke lënë shënimet e tyre.Ipeshkvi Sapës Gjergj Bardhi në dok.nr.24 të dates 24/2/1632 tregon së më dt.22 korrik 1629 kam vizituar vëndin e quajtur Iballe.Më pare ka qënë abaci e pasur,tani çdo gjë  e shkatërrua,prona të grabitura etj,etj.Ata njerz nuk i binden Sulltanit as nuk i paguajn haraç.Nga kjo rezistencë dëmtohen,rrënohen njrëz dhe mërren skllav aq sa pothuaj gjysma e tyre ma, nuk ka mbet në vëndet e veta  por dhe në ditë të sodit kanë mbetur të krishtër.Po në këtë vit ka vizituar kishën e (Alshiqes,Tebrunës)Berisha e sotme,Gralishtin,Merturin,Arstin,Lëvoshën dhe Fierzën.Para vitit 1630 Iballja kishte  200 shtepi.Për qëndresën anti osmane të Iballes shkruan dhe arqipeshkvi i Tivarit Pjetër Mazreku në vitin 1633.Frang Bardhi Ipeshkv i Sapës në vizitën që zhvilloi në Iballe në qershor të vitit 1633 i rendit fshatrat e saj si më poshtë:
Apërripa e Epërme ku duhet të ketë përfëshi dhe Poravin sepse ka numër të madh banoresh dhe shtepish por që janë dhe fis Berishë. Apërripa e Poshtme që sot është e mbuluar nga liqeni i Fierzës dhe këtu ka qënë va kalimi që në kohën e romakve. Arsti(Astea) , Gralishti  që sot është lagje e Bugjonit, Fierza, Dodaj!!??. Lëvosha.  Kogjeni!!??. Merturi, Belshina, Tëbruna,  Alshiqja.Këto tre katundet fundit(Tëbruna,Belshina dhe Alshiqja) janë berishajt e sotem dhe këto kanë mbetë toponime ose lagje të vogla.Frang Bardhi në relacionin e tij derguar Kongregacionit të Propogndes Fide në qershor të vitit 1638 shkruan:Në vitin 1610 Ahmet Bej Kuka në muajin tetor mblodhi 1500 burra  më vullnet për të sulmuar fshatrat e Iballës.Por këta të Iballës u mblodhen nja 500 burra dhe e lanë armikun që të hynte në vende të ngushta e të veshtira ku nuk mundet as ikte  as të luftonte.Armiku pra mbeti në mes të atyre që mëndonte pjesërisht ti vriste dhe pjesërisht ti merrte në triumf.Kaq vrasje bënë iballasit e guximshëm duke plagosur për së largu me shigjeta deri sa u përleshen fyta-fyt më ata ushtarë të shtangur e të mundur sa që mbeti i vdekur vetë sanxhak-beu dhe shumica e ushtrisë duke shpetuar shumë pak.Këto pak katunde të Iballës  kurrë nuk ka mund ti nënshtrojë nën furinë e vetë,megjithësë pothuaj vit për vit ka derguar sanxhak-bejt dhe veziret e vetë herë më 5 mijë,here më 8 mijë,here më10 mijë ushtar për më arrit më ja shtruar furisë së vetë dhe kurrë nuk ka arritur më ju bë atyre ndonjë dëm veçsë më ju shkatërruar ato kishat e tyrë dhe më ju djeg shtëpitë që më qellim ata i kanë ndertuar më pak vleftë,d.m.th.të mbuluara më kashtë,pa mur,pa pullaz dhe pa asnjë stoli.Gjërat më vlerë dhe të nevojes i vëndosnin nën tokë dhe i fshihnin nëpër shpella.Në anën tjetër ata të Iballës i prisnin turqit që shkojnë kundra tyrë në rrugët dhe vëndet fort të ngushta dhe i vrasin e i plagosin,kështu turqit të thyer e të shkatërruar i mbulonte frika e viheshin në ikje dhe kundershtari duke ju vu në shpinë i çveshtë rrobash,armesh,kuajsh dhe çdo gjëjë.Më një fjalë deri në kohet tona janë mbajtë mire dhe mbahen dhe përjetë nuk duan më ju nënshtruar zgjedhës turke.Vetëm këtë vit kanë bërë paqe më zyrërtaret e sulltanit që munden më kaluar njëna pale të tjetra pa frikë.Më qënë së vëndet ku banojnë këta i kanë shumë të forta,shumë të ashpra,kështu edhe ata janë shumë të forte prej natyrë,e shumë të shpejtë, fluturojnë nëpër male sikur të ishin kaproj,e durojnë urinë,etjën,të ftohtit,të nxehtit dhe të gjitha vuajtjet.Nën zotrimin e turkut në Evropë nuk gjënden as nuk janë burra si këta që kaq trazim dhe kaq rrenim tu kenë sjellë turqvë sa këta popuj të Dukagjinit dhe prandaj besohet së në Evropë nuk mund të gjënden burra armësh më të mire së këta kundër turkut sëpsë 100(kësish)të tillë vlejnë 1000 turq dhe jo fshehtas ose për së largu  më zjarr por ballë për ballë dhe shpatë për shpatë një  i vetëm shkon  më guxim e futet në mes të 15-20 vetavë.Janë krejt të pa ditur në kultin e zotit sa që nuk dijnë të bëjnë as kryq,më gjithë këtë tregohen të përshpirtëshëm e të bindur dhe i mbajnë festat dhe vigjiljet.Më intëres ka folur dhe Pjetër  Mazreku  për këtë fushatë  të Ahmet-Bej-Kukës kunder Iballës.  …..Në    shtojcë të relacionit të vitit 1637 për kongregacionin  Fide Frang Bardhi shkruan….Një turk i quajtur  Mehmet Çaush nga Zadrima mblodhi një ditë 500 pushkatar gati të gjithë të krishëtërë shqiptar dhe bëri sikur do të shkonte në një vend tjetër dhe shkoji gjatë natës në( Tëbrunë)Berishë  katund i Iballës dhe dogji shtëpitë,mori 5 skllevër mëshkuj e fëmra dhe vrau 6 burra,3 prej të cilëve ushtar shumë të zotet.E bënë këtë së i gjeti të pa pregaditur Iballasit për ndryshe 100 burra të pregatitur do tua kishin dale atyre 500 vetavë….Më 27 mars 1638 Fra.Kerubini n/prefekt i misioneve françeskane në shqipëri në relacionin e tij shkruan së:Edhe këta banor të Iballës janë po ashtu si ata të Mirditës,por që të gjithë janë shumë të varfër qoftë nga plaçkitjet që kanë pësuar,qoftë së edhe janë vënde shterpë ku nuk bëhet tjetër veç së thekra dhe pas shumë mundimesh. …Më 5 gusht 1699 Gjergj Theodhri peshkopi i Zadrimës  i bënë një paraqitje të të hollësishme Kongregacionit Fide mbi gjëndjen e dioqezës së vet. Duke folur për krahinën e Pukës,lajmëron së në Iballe 8 katunde nga 10  që ka ajo krahinë janë boshatisur dhe banoret janë shpengulë në vëndet e tjera. Ja vlen të shkruhet i plotë  informacioni i Frang Bardhit për betejën e vitit  1610 sëpsë është përballuar plotësisht nga luftëtaret e Iballës(zones së Iballës)kuptohet së 500 burra armësh nuk i kishte një fshat.Duke  ju referuar rrugës që ishte më e mundeshmja nga Qafë-Mali e forcave turke  dhe duke kaluar nëpër Kryezi,kjo betejë është zhvilluar në mes të qafë-Ballçit dhe qafë-Sharit pra në luginën e Sapaçit  në vëndin e quajtur Nërlymna, dhe më të vërtetë në këtë zonë tepër të ngushtë  ushtria turke as nuk mund të luftonte as nuk mund të ikte.Një fakt tjetër që tregon së këta trima luftuan vetëm  kunder kesaj ushtrije është së në Kabash  dhe në kalanë e Micojit kishte një garnizon turk më 200 ushtar dhe së Kabashi administronte deri në Kryezi dhe detyrimisht nuk do të luftonte kundër kesaj ushtrije. Një argument tjetër së iballasit ishin vetëm në këtë bëtej është së karvanet e ushtrisë turke  mbroheshin nga forcat e ushtrisë mirditore në zonën e Bardhetit sëpsë kishte një kontrat-marrëveshje  më shtetin turk për të mbrojtur karvanet në këtë teritor të rrugës Prizëren-Shkodër.Në etnografia shqipetare Rrok Zojsi citon Frang Bardhin që në relacionin e tij të vitit 1638 e quan këtë si pjesë të malësisë.Po kështu fisi i Thaçit kapërceu drinin dhe u vëndos në Iballe;mirë po nuk arriti ta bënte këtë vend pjesë të malësisë por u bë vetë pjesë e Dukagjinit.Këtë e vëmë re edhe të Bardhi në relacionin e tij të vitit 1632 ku thotë;vizitova Dukagjinin,vëndin e quajtue Iballia duke e konsideruar këtë popullësi si të veçantë nga ajo e Dukagjinit,dhe më poshtë po në këtë relacion Bardhi quan Dukagjin vëndin ,por jo dukagjinas popullin,pikërisht siç e thotë edhe  sot populli dhe e deshmon më traditat e tija.Pra popujt e Iballës nuk janë dukagjin.Teritoret e sanxhakut të dukagjinit u zgjeruan pas pushtimit turk që d.m.th.pati një rritje artificiale më deshirën dhe qellimin e mirë  për të patur një mbeshtetje nga principata.Në zgjerimin e sanxhakut të Dukagjinit ndihmoj dhe zbatimi i kanunit të Lekë Dukagjinit sëpsë pushtimi turk e njohu si ligj,prandaj shumë  krahina u quajtën dukagjin.Eshtë  e vërtetë së edhe sot në krahinat tona kanë mbetë  shumë toponime Dukagjin sa që as pushtimi turk nuk mundi ti heq por Sulltan Sulejmani e krijoji sanxhakun e Dukagjinit  më  qënder  në  Pejë.Një kohësisht edhe Koronelli vënë  Pejën si qënder të Dukagjinit.Ky ëmër la gjurmë të shumta si toponime të vogla vëndesh e fshatërash,por më një kuptim shumë të gjërë krahinor mbeti në krahinën e Pukës si një emertim i së kaluarës dhe që sot nuk ekziston më.Duhet thënë së asnjë herë kur pati nevojë krahina e Pukës dhe Iballës për tu ndihmuar në luftë kundër pushtuesit turk,ushtria e Lekë Dukagjinit kurrë nuk ndihmoji, vetëm ka kerkuar ushtar nga ky popull që nuk është dukagjinas.Puka i përket kultures së Komanit. ,janë zone dalmate.Në  sesionin shkecor”PUKA dhe SHKOLLA”i mbajtur në vitin 1978 për kryengritjen e malësorve kundër pushtuesit turk në vitët 1876-1877 në kumtesën e tij një pseudo-historian për rezistëncën e popullit të Iballës nuk flet asnjë fjalë por në fund harron dhe thotë: ”Edhe në shumë fshatëra të Pukës u kryen operacione ndëshkimore,veçanarisht në Iballe turqit dogjën shtëpitë e kryengritësvë,grabitën e shkatërruan pa masë”.Pse të bëntë pushtuesi këtë shkaterrim po që së Iballja nuk kishtë  marrë  pjesë  në kryengritje?!.Mos vallë është harresë e porositur?!.Në  arsh.shtetit gjëndet  një nga dokument e shumtë të cilin po e citojmë:
” Thirrëje e krahinës së Iballës drejtuar krahinës së Berishës për  veprime  të përbashkëta  luftarake kundër pushtuesit otoman”.          Iballe më 25/7/1912.
      I dashuri fis i Berishës. Krenet e Iballës po ju çojnë fal më shëndet.Haber po ju çojmë që Mali i Zi e Udha e Madhe heret  në mëngjes  që të vijnë njerzit  në Kabash.Ne Iballja më brigje kena më qënë heret në mengjës në Qafë-Mungut.Pra dhe ju Berisha të gjithë  pushkë e pa pushkë me u gjetë herët në mengjës në Qafë-Mungut,pa derman.Për ju që keni më i gjetë heret në mëngjes në Qafë-Mungut është   lidhë të Mali-Zi  Frrok Kola(Pemati),Palush Pjetra dhe Zenel Aga. (Që të tre veprimtarë  të dalluar të Levizjës Kombëtare Shqipëtare në Iballe zonë e Pukës).Pra bëhuni gati e shtrengohuni….Bënë  vaki më ardhë zabiti para hëret,rrini gati në Qafë-Mungut më poterë e më pushkë. “AQSH i RSH F.58,D.91,f.3” I dashtuni i juaj fisi i Iballës.Burrat e Iballës dhe të kesaj krahinë  janë nga ata burra që : Qeshin sinqerisht,Qajnë sinqerisht dhe të Besojnë sinqerisht, jane nga ata burra që të japin doren në këmbë dhe flasin ulur këmbëkryq, ata të shikojne drejt në sy, sa që të duket sikur po të marrin mendimet që ke në kokë, prandaj sot nga kjo zgjuarsi burrërore nuk ka asnje familje të ngujuar për gjakmarrje në zonen e Iballës apo jashtë saj dhe për ta mbrojtur lirinë ata kanë qënë gjithëmonë së bashku dhe kurrë nuk e kursyen jetën. Ky popull ka shumë patriotizëm, shumë bujari, shumë fisnikëri shumë histori atëherë pse të ketë kaq pak histori të shkruar?.Vlerat  e banorve të një  krahinë nuk ka të drejtë as kush që ti transferoj tek banoret e  një krahinë tjetër brënda as jashtë rrethit të Pukës.Historia nuk mund të bëhët më arrënime merr këtu jep atje,ky tjetërsim është i  dëmshëm dhe fyes.Iballasit dhe historija e tyrë  janë ëndë objekt i dhimëshëm i nën vleftësimëve,ndoshta dhe të qellimëshme.Studiohet dhe shkruhet  për kalanë e Zhupit në Berishë, për kalanë e Gralishtit në  Bugjon shumë mirë që shkruhet. Por në të vërtetë  janë  pika  satellite të kalasë  së Iballës,për këtë pse heshtet!?.Pra tentohet përvehtësimi i një pjesë të historisë  duke përdorur hështjen  për  vlerat dhe  kontributet në mijra vjeçare të Iballës dhe të krahinës së saj.Kështu përdorën  receta të prëgaditura në mënyrë që historia  tju vijnë përshtat deshirës për të mohuar dhe tjetërsuar.Të shkruhet historia në mënyrë horizontale është baras mohim dhe shkatërrim i saj,nuk paraqet realitet dhe e shëmton  atë, historinë. Vertikalizimi i të shkruajturit të historisë  është  domosdoshmëri e pasqyrimit të realitetit të vlerave dhe  jo vetëm të një krahinë, por edhe të mbarë kombit.

Filed Under: Histori

Arti i kombit kërkon pasion e sakrificë

March 10, 2023 by s p

Intervistë me Artistin e Popullit Reshat Arbana

Intervistoi Neki Lulaj

Neki Lulaj : Si e ka frymëzuar bota shqiptare artin tuaj gjatë gjithë jetës?

Reshat Arbana: Shqiperia ka shërbyer, si mbeshtetje dhe frymëzimpër  vëllezërit kosovarë. Interesimi zgjoi shpresat pas 1912-tës kur Shqipëria  shpalli Pavarësinë. 28 nëntor i vitit 1912 ish një festë  e gëzim i madh,një festë e re shpresëdhënëse që përcaktoi kufinjtë shpirtërorë për shqiptarë.

Duhët thenë se shqiptarët qenë të pavemendshëm kishin menduar e ishin gënjyer se të tjerët do na njihnin këtë ditë.

E kur po tretej gjuha dhe gjaku, disa burra të nderuar shqiptarë rendën pa humbur kohë, të shënonin, me kuq e zi këtë ditë të madhe. Perëndia na i kish dhënë të gjitha: Tokë pjellore, nëntokë të pasur, qiell e pyje plot shpezë, ujë e lumenj, dete plot peshq

Për fat të keq, pas 1912-tës gjysma e trojeve mbetën jashtë kufinjve, për sinqeritetin tanë të tepruar për fajin dhe orekset e Fuqive të Mëdha.

Mëma Shqipëri  ishte e pafuqishme për ta ndihmuar sa duhet. Ajo u përpoq për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare. Shqiptaria kontribuoi për ushqimin shpirtëror të popullit të Kosovës mësues e profesorë shërbyen në shkollat dhe universitetet e Kosovës. Këmbimet e grupeve reciproke artistike nisën të funksionojnë me shumë sukses deri në fillimin e vitit 81.

Të paharrueshme për mua janë shfaqjet e Teatrit Kombëtar si dhe koncertet e artisike.

Të vjen keq që sot këto nisma nuk janë në nivelet e duhura. Institucionet kulturore-artistike shpresojnë të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Neki Lulaj: Si ka ndikuar ndarja në urën kulturore e shpirtërore të kombit tonë?

Reshat Arbana: Në radhë të parë lidhja shpirtërore-dhe arsimore duhet të forcohen e më mirë te arti dhe kultura Këtë punë nuk e bën asnjë mjet tjetër, por për fatin e keq intelektualet „agjerojnë“ heshtin… I tmerrshëm është fenomeni i largimit nga dheu amë në të dy krahët. Askush nuk thotë sa duhet: „Hajde ta bëjmë Shqipërinë!

 Por thonë se „nuk bëhemi“. Duan të ikin të gjithë nga sytë këmbët.“

Dita e 28 Nëntorit është nga ditët më të ndritura, më e madhja ditë . Ajo vërtet festohet  në Presidencë, por në radhë të parë ajo është festa e atij që digjet-në heshtje, pa bujë e nuk sheh djathtas e majtas ,me ligësi në bisht të syrit se kë ka në krah-të majtë apo të djathtë Ku nuk punuan, ku nuk kontribuan  e luftuan shqiptarët, por me kontributin e tyre fituan të tjeret dhe jo kombi. Shpesh pyes veten!

Pse ndodhë me ne kështu xhanëm? Kjo që ndodh me ne çfarë është -fati ynë, fatkeqësia apo mallkimi? Dhamë shumë figura të nderuara për Greqinë e Turqinë, po me ta mburren kombet respektive dhe nuk i njohin për shqiptarë. Nuk dua të hidhem ne raste e hollësira-se ato dihen e njihen si raste.

Në foto Artisti i kombit Reshat Arbana dhe poeti  i mërgimit Neki Lulaj 

Sa ndikim ka arti për bashkimin kombëtar? Kur do të ngjaj kjo?

Reshat Arbana: Bashkimi kombëtar një ëndërr e kahershme-

Hajde ta fillojmë të lehtësojmë fillimisht marrëdhëniet tregtare duke fshirë burokracitë e pengesat e pakuptueshme qe shpesh hasen, sepse :

Se janë kombe përmbi dhe 

Me bashkim këta si dritë kanë dalë

Po ka qitë dreqi ,pushkë ndër ne 

 Mos me u ba ,dy shqiptar me i ba

At.. Gj.  Fishta .

 Këto vargje të Fishtës së madh janë  shumë aktuale edhe sot. Janë bërë disa takime mes qeverive por jo gjithëshka është realizuar.Kontrata e marrëveshjet nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Ftohje dhe distancimi nga ideali i madh qe ka dashur të bëhet realitet. Shihet kur lëviz e ecën diçka. Një ditë jam i sigurtë qe ky bashkim do të ndodhë. Po sa do të zgjasë?Nuk e di shembujt janë, edhe i gjen ndër popuj te tjer. Por ne jemi mbështetësit e tij me një za!…

Një sheti  mbresëlenëse në Krajë të Ulqinit  poeti  Neki Lulaj dhe Artisti Reshat Arbana

Neki Lulaj:Ju njësoheni shpesh me heroin e Popullit Isa Boletini. 

Çfarë kujtimesh keni nga ky rol ?

Reshat Arbana: Kur kujtoj figurën e Isa Boletinit në filmin „Nëntori i dytë“ mendja me shkon menjëherë tek libri i të nderuarit ,përsonalitetit të madh  Skënder Luarasi “Jeta e Isa Boletinit“.

Libri më frymëzoi e më ngriti respektin për këtë trim e burrë të madh të kombit. Isha në studime në shkollën e artit dramatik në Tiranë. Mund t‘u them se përnjëherë, m‘u ngjall një ëndërr një dëshirë e patreguar mendoja gjithmonë: “Ah, sikur të më jepej rasti ta interpretojakëtë figurë të madhe të kombit shqiptar! E çuditërisht dita erdhi. Ishte viti 1982, shtatëdhjetëvjetori i ngritjes së flamurit. Erdhi porosia nga lart : Për këtë ditë të shënuar duhet realizuar një film i mirëfilltë artistik.

Për shkrimin e skenarit ju besua njeriut të madh të letrave Dhimitër Shuturiqit dhe dhëndërrit të tij Kiço Blushi.

U zhvillua auditimi për të vendosur për aktoret dhe mua m‘u besua roli i ISAIT. Sa nuk fluturova nga gëzimi e lumturia. Filmi ishte shumë i vështirë për t‘u realizuar. Sot është tepër vështirë, shumë e vështirë dhe nuk e di nëse do mund ta bëjmë  realitet realizimin  e tij. Por organizimi i mirë dhe dëshira e madhe tek të gjithë bëri të mundur realizimin e kësaj ndermarrjeje të madhe

për kinematografinë shqiptare.

Filmi u shfaq me shumë sukses. Nuk rri dot pa qendrua ne një moment që vërtet më tronditi pas pak ditësh. Figura e Isait ishte prekur, ish shkurtuar Po përpiqem ta sjell të shkurtuar këtë moment: Kur Isait me luftëtarët e tij vazhdonte rrugën për në Vlorë, has në batalionin ndëshkimor që kishin bërë reprazalje një fshat zhvillohet një betejë mes shqiptarëve  dhe serbomalazezëve.(ku këta ja u futshin kokën ne uij pa mëshirë  dhe donin ti mbytnin nga hasmerija duke harruar se ishin në gjirim te filmit) Luftëtarët e Isës ishin kosovarët e Rrashbullit (Durrës) . 

Vlonjatet ishin ishin  veshuur si serbo malazezë. Pasi e asgjësojnë batalionin naçallnikun e zënë rob. E sjellin para Isës, i cili po dredhte një cigare mbështetur në një shkëmb, bashkë me SALI Drenicën.

Naçallniku i drejtohët Isës:

ISA Boletini ti mund të vish në Beograd. Të marresh e të gëzosh,troje e shtëpi, etj

Isa pa ngritur fare kokën, u thotë luftëtarëve:

 -Të pushkatohet

 Naçallniku kthehet me forcë dhe i thotë plot urrrejtje:

 „Shqiptarët s`kanë për të fituar kurrë.

  Ju s`keni ditur dhe nuk dini të drejtoni shtet!

  Qetë-qetë, Isa ia ndryshon ekzekutimin:

–  Të varet!

 Ishte vërtet një episod i rrallë që, nëse duam ta përsërisnim, gjë që është e pamundur, duhen miliona e një mund i madh.

Sebep për ta hequr këtë episod ish vetëm një mendim,i hedhur nga dikushi. Askushi  tha:

“Mos tingëllon pak keq?

Kaq u desh dhe të tjerët ranë dakord.U kërkua ky episod pas rrëzimit të sistemit, por më kot. Ai nuk u gjet kurrë. Eh, dhimbje!

   Megjithate jam i lumtur, që ky film u realizua dhe i mbeti popullit.

 Te falenderoj nga zemra,për mendimin dhe konsideratën tuaj lidhur me pjesën me të rëndësishme për një aktor. Edhe ky mendim i juaji një vlerësim artistik, profesionalisht i goditur që e shprehin dhe shumë te tjerë. Sot edhe unë kam kuptuar se statura (trupi) zëri, forca e brendshme e një aktori janë armët më të rëndësishme për artistin. 

  Vetëm duhet thënë që ka edhe aktorë që nga fiziku nuk janë të mëdhenj. Zërin nuk e kanë të fortë dhe portretin pa ndonjë veçori dhe të mbërthejnë në skenë apo film me interpretimin e tyre. 

Çfarë i bën këta të mëdhenj e të vlerësuar? Çfarë i veçon?  

 Është forca e tyre e brendshme emocionale, besimi që kanë në atë që thonë, në atë që bëhet dhe nga mënyra si e bëjnë  e ndërtojnë rolin ndihmuar nga aktorët e mëdhenj.

Nje diskutim miqësor për librin e Fahri Musliut Bekim Fehmiu Odisu i Kosovës

Neki Lulaj:

Si e përjetoni si artist mirënjohjen e kombit për atë që bëni?

Çfarë ka mbetur në kujtesën tuaj nga teatri?

Reshat Arbana:Të falemindërit, profesor poeti Neki Lulaj, për vlerësimin që më beni.

Unë përpiqem të jem gjeografia e terë shqiptarisë . Me mberthen nostalgjija, kur më bejne këtë 

Çfarë ka mbetur në kujtesën  time nga aq teater.Fare thejesht mund të përgjigjem:Ajo plajadë e mrekullueshëm aktorësh që mbante brënda mureve të tij ai institucion me vlera kombëtare.    

 Figura që për mua janë një gjerdan i artë.  S`dua të përmend emra, se nuk dua të harroj ndonjë. Ka mes tyre që edhe pse mund të keët luajtur në role episodike është ngulur thellë ne mendjen time dhe spektatorit. Shkolla vërtet ka meritat e veta, por teatri me kolosët e tij ka qenë për mua shkolla më e lartë e më e madhe ,nga vlerat.  Mësova në  teatër se si realizoheshin ato elemente që kishim studiuar në shkollë,në skenë aty mes partnerëve. Mësova si te eci normalisht , në skenë, si të dëgjoj partnerin si ti flas, si t‘i përgjigjem, si të mbaj qëndrimetj….etj elemente të një rëndësije të veçantë për një aktor.

Vizitë varrit të  Ymer Prizrenit Kryetar i parë i Shqipërisë se katër vilajeteve  Reshat Arbana dhe Neki Lulaj 

Neki Lulaj: Cili ka qenë vlerësimi më i madh që keni marrë?

Reshat Arbana : Jam i lumtur pa diskutim.I gëzoj të gjitha nderet dhe vlerësimet nga organet e fushës së artit dhe të shtetit. Mbi të gjitha, vlerësimet më të larta e me  të ndjera i kam nga populli im, të cilit i përulem përjetësisht. 

 Nësë do ulesha ndonjë ditë e të shkruaja ndonjë libër për përshtypjet, urimet e falënderimet që marr nga populli, do duhej kohë, kohë, e libër voliminoz, sepse vërtetë ato janë pa fund.Çdo herë shumë çdo ditë që dal në pazar kur ndodhem në ambiente të ndryshme, takimet me popullin janë emocionuese.

 U duket e pabesueshme një rast i veçantë që më takojnë e që më kanë aq pranë. Këto raste  janë vërtet të përditëshme. Njerëzit janë të kategorive të ndryshme. 

Ato bëhen burim frymëzimi e të shtyjnë që akoma të bësh më shumë për ta. Kjo temë kërkon shumë kohë, sepse shumë e pa fund janë fjalët e zemrës që u dalin nga shpirti me dashuri e mall të patreguar. 

Një kafe dhe bisedë miqesh në Tiranë poeti Neki Lulaj dhe Artisti Reshat Arbana

Neki Lulaj: Çfarë keni marrë nga jeta në një kohë që i keni dhënë shumë asaj?

Reshat Arbana : Nuk kisha deshirë ta mbyll këtë intervistë pa renditur edhe ndonjë pakënaqësi apo vlerësim i munguar. Dëgjo miku im; Punuam e nuk përtuam në jetë, sakrifikuam e u lodhëm u përpoqëm e luftuam të keqen-sjelljet komportimet, marrëdhëniet njerëzore dhe komunikimi mes njerëzve.   

Përfundimisht,vlersimet e nderimet respekti ,me i madh sigurisht,është nga populli -pa diskutim ndaj i perulem me plot respekt atij i jam borxhli për jetë.

Vetë filmi artistik  i ketyre ditëve të cilin jemi në përfundim të gjirimit  me titull“Vdekja le të pres“ ka  dmth. e vet.

Një kafe pas Intervistës në shtëpinë e të shumë çmuarit Reshat Arbana fror 2023

Biografia e Artistit të Popullit Reshat Arbana

 Lindi më 15 shtator  1940 në Tiranë, Shqipëri. 

Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu” pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film janë: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhërin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori i Dytë” organizuar në kuadrin e Javës së Kulturës Shqiptare me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: “Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë.”

 Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika. 

Filmat  e luajtura në Kosovën e pas luftë  herë si Bajram Curr,e herë si Isa Boletin nga cilësija dhe numri veç sa ja shtojnë  namin e krenarinë kombëtare ketij artisti të madh.Kurse filmi  artistiki ketij viti  2023 qe pritet  se shpejtë të përfundojë se gjiruari me titull“VDEKJA LE TE PRES“ka një dmth të madhe dhe një mesazh shumë të çmuar.

I uoj jetë të gjatë dhe e falenderoj Artistin e Kombit Reshat Arbana për recitimin, interpretimin e poezive te mia dhe për këtë intervistë 

Tiranë, shkurt 2023

Filed Under: Interviste

KLERIKU SHTJEFËN KURTI NDËR SHQIPTARËT FISNIKË QË SHPËTUAN HEBRENJTË

March 10, 2023 by s p

Nikolin Kurti/

Një rol vendimtar në sjelljen historike të shqiptarëve ndaj hebrenjve ka luajtur toleranca e mirënjohur ndërfetare të shqiptarëve por dhe sjellja e tyre ndaj të huajve, sidomos në kohë rreziku. Njëri ndër dëshmitarët mosekzistimit të antisemitizmit në Shqipëri ishte Herman Bernshtajn, edhe vetë hebre, i cili ishte ambasador i ShBA në Shqipëri nga viti 1930 deri në vitin 1933. Bernshtajn shkruante se: “Në Shqipëri nuk gjen dot as edhe një gjurmë të vetme të çfarëdo diskriminimi kundër hebrenjve, për arsye se Shqipëria është njëri ndër vendet e rralla në Evropën e ditëve të sotme ku nuk ekzistojnë paragjykimi dhe hasmëria fetare, megjithëse shqiptarët vetë janë të ndarë në tri fe”.  Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Tiranës, Beratit, Krujës, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjës, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjirokastrës, etj. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte kuota pranimi, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte gjenocid ndaj kombeve të tjerë. Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria kishte 200 hebrenj. Sipas dokumentimeve, Kosova kishte para Luftës së Dytë Botërore rreth 600 hebrenj, të cilët shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipërinë Qendrore. Në përgjithësi, numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri arrin të paktën 3164 vetë. Shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë pa më të voglin interes, pa më të voglin kusht, pa më të voglin përfitim apo shpërblim. 

Një vështrim mbi praninë hebraike në Shqipëri

Në vitet e luftës, sytë e hebrenjve u drejtuan nga Shqipëria, sepse, midis Shqipërisë dhe hebrenjve ishin vendosur marrëdhënie të ndërsjella, që në mijëvjeçarin e dytë, para erës së re, pra, qysh në kohën e ilirëve. Ishin marrëdhënie tepër miqësore dhe korrekte, që lanë gjurmë  reciproke, në marrëdhëniet e mëvonshme, ndërmjet dy popujve. Për këto marrëdhënie, flasin shkrime të autorëve antike  si: Apollodari, shkrimtar i madh grek, i shekullit të dytë, para Krishtit, Gjeografi Scymi, Zaharia Majani, historiani Meillet dhe Kohen, apo Josph Flavius, historian i shekullit të parë, etj., si dhe një sërë botimesh të huaja, që flasin për përhapjen e hebrenjve, nëpër Ballkan dhe në Shqipëri, si dhe për ndikimet e ndërsjella, midis tyre. Të tilla ishin edhe marrëdhëniet, me grupin e parë të hebrenjve, që zbritën në tokën shqiptare, në vitin 70-të, të erës sonë. Ishin një grup i marrë peng, nga Perandori Romak Titus, që pas një lufte pesëvjeçare  e pushtoi Izraelin dhe i mori, si shenje të fitores dhe për t’i përdorur si skllevër. Mirëpo, njëra nga anijet u përplas në bregdetin tonë të Jonit nga dallgët e detit, në zonën e Sarandës dhe u vendosën në fshatin Fterrë.

Prania e hebrenjëve në Shqipëri dokumentohet që në fillim të shek. XIV. Në vitin 1322, udhëtari anglez Symeon Symeonis qëndroi në Durrës, ku njoftoi praninë e një komuniteti “hebrenjësh dinakë” (prefidis hebreis). Mbi madhësinë e këtij komuniteti thotë diçka më shumë një dokument i mëvonshëm, i vitit 1401, sipas të cilit në Durrës kishte pak familje hebrenje, edhe këto të varfra (judei habitatores Durachii, quia suia sunt paupers et pauce familiae).

Hebrenjë dalloheshin si tregtarë. Ata luanin një rol të rëndësishëm në trafiqet tregtare që zhvilloheshin nga dhë për në Durrës. Këtë lë të kuptojë një dokument i vitit 1319, i cili bën fjalë për një tregtar hebre, që nëpërmjet manipulimit me çmime më të ulta (10 hyperperë, përmasë qindshe), kishte pushtuar tregun e kripës në qytetin e Durrësit, duke ringjallur mërinë e qeveritarit anzhuin të qytetit, që pretendonte monopolin në këtë sektor. Të njëjtin aktivitet ushtronin vite më parë, më 1281, dy tregtarë hebrenj nga Durrësi, Michel e Leon de Chura Chalia.  

Disa nga hebrenjtë e arsimuar fituan besimin e zotërve feudalë dhe morën funksione të rëndësishme. Në vitin 1398, despoti i Vlorës Merksha, kishte angazhuar si njëri të besuar e ambasador të vet hebreun vlonjat, Davidin, që përndryshe ushtronte zanatin e tregtarit. 

Strehim dhe mikpritje gjetën në tokën shqiptare edhe grupet e mëdha, që erdhën në fund të shekullit të 15- të, të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez dhe u vendosën kryesisht, në Vlorë, Berat dhe Elbasan. Një pjesë tjetër u vendosen në trojet shqiptare të përtej kufijve shtetërorë, si  në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Shkup, Manastir dhe në Selanik. Një numër i vogël erdhën edhe në Durrës, Lezhë, Danje e Gjirokastër. Regjistri osman i pronave dhe i popullsisë i sanxhakut të Vlorës i vitit 1519-1520: sipas tij, vetëm në qytetin e Vlorës, me gjithsej 1558 familje, në atë vit kishte 528 familje hebreje, krahas 945 familjeve të krishtera e 85 muslimane.       

Grupe te tjera hebrenje erdhën në gjysmën e dytë, të shekullit të 19-të, dhe në gjysmën e parë të shekullit 20-të. 

Tema e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri mbeti e rezervuar deri vonë, për shkak të qendrimit politik që Tirana zyrtare mbante kundër Izraelit, si “aleat i superfuqisë atlantike”, megjithëse, paradoksalisht, qeveria e E. Hoxhës e pati njohur ndër të parët në rrugë diplomatike formimin e shtetit të ri të hebrenjve në territorin e sotëm qysh në vitin 1948. Kjo temë u hap disi, por me shumë kujdes, vetëm në fillimin e viteve 1980, kryesisht si evokim i traditës shqiptare të mikpritjes dhe shpëtimit të të huajve në kohë rreziku. Më gjerësisht ajo u hap pas ndryshimeve politike në fund të viteve 1980.  

Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri u bë për së pari objekt studimi nga studiues anglo amerikanë, si Bernd Fisher e Noel Malcolm; pastaj dhe nga studiues italianë, si Michele Sarfatti; nga Memorial Museum of Holocaust e Yed Vashem. Forumit Nërkombëtar të Holokaustit (Stokholm, 2000), miratimi i ligjit për shpalljen e “Ditës së Kujtesës” (2004); kushtuar rolit të Shqipërisë për shpëtimin e hebrenjve (2005), si dhe tani se fundmi organizimi i ekspozitës “Besa-a bonour code of Albanians” në Juruzalem (nëntor 2007); nxitën një cikël të ri kërkimesh dhe studimesh. Në vitin 2014, Prof. Dr. Shaban Sinani ndërmerr një studim tërësor rreth kontributit shqiptar në shpëtimin e hebrenjëve, të botuar në librin “Shqiptarët dhe hebrenjtë”, i cili është një kontribut me shumë vlerë për të ndriçuar marrëdhëniet shqiptaro-hebraike gjatë shekujve dhe sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur makineria naziste e luftës i pati dënuar hebrenjtë me vdekje. 

 Konvertimet e hebrenjëve në katolikë

Kur retë e zeza të dëbimit dhe vdekjes ranë mbi hebrenjtë në Europë, shqiptarët trima i ndihmuan ata të shpëtonin nga fati i tyre i tmerrshëm. E, sigurisht, gajtë Luftës, Shqipëria u bë vendi i vetëm në Europë, ku komuniteti hebre u dyfishua në numër. Hebrenjtë erdhën në Shqipëri nga e gjithë Europa Qendrore e Ballkani Jugor, duke e ditur që ata do të gjenin këtu një liman e strehë të sigurt.  

Në vjeshtë të vitit 1943 ushtria gjermane hyri në Shqipëri. Në atë periudhë, nëse ishte hebre dhe me vendbanim në Europë, shansi për të mbijetuar ishte me pak se pesë një njëqind. Me gjithë kontributin e madh të miliona hebrenjve në kulturë, në filozofi, në shkencë, në krijimin e vërtetë të kulturës europiane, shansi për të mbijetuar ishte me pak se raporti 1 me 10, me një përjashtim: nëse ti do të jetoje në Shqipëri. Faktet historike tregojnë që mundësia për të mbijetuar në Shqipëri ishte pothuajse njëqind për qind. Për rrjedhim më lind pyetja: Në atë periudhë të errët, si do të kishte qenë bota po të sillej si Shqipëria? Më pas mendoj ata miliona njerëz që do të mund të kishin mbijetuar e që do të mund të kishin gëzuar pasurinë dhe jetën e tyre, nëse bota do të ishte sjellë si Shqipëria.   

 Herbrenjtë u mbrojtën nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, populli i thjeshtë, organizatat e rezistencës antifashiste dhe zyrtarët e qeverisë nën pushtim. Duhet thënë se shteti shqiptar i kohës nuk miratoi asnjëherë ligje antihebraike. Jo vetëm ligje, por as vendime, as rregullore, asnjë akt me karakater racor. 

Një ndihmë të rëndësishme në këtë drejtim dhanë klerikët, të cilët miratuan me procedura të përshpejtuara konvertimet formale, duke bërë kështu shfehjen e identitetit hebraik dhe nxjerrë jashtë rrezikut hebrenjtë. Shndërrimet fatare të hebrenjve, për t’i shpëtuar rrezikut të shfarosjes gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë një dukuri europiane. Ndryshimi i vetëm është se, për shembull, në Itali, për të lejuar ungjillizimin e një hebreu duhej kaluar një kohë e domosdoshme prove, katekizmi, kanonizimi; duhej marrë pëlqimi i një kleriku të rangut të lartë (nëse ky do ta jepte), kurse në Shqipëri këto ungjillizime dhe islamizime janë bërë me një lehtësi të jashtëzakonshme, jo vetëm nga faltoret, jo vetëm nga klerikët, por edhe nga autoritete jo-fetare, shumica e të cilëve ishte e rangjeve të ulëta. Nuk bëhet fjalë për raste dhe individë, por për procese të vërtetuara konvertimi formal, për të fshehur identitetin, qoftë në krishterimin roman, qoftë në atë lindor, qoftë në islamizëm. Ajo që duket se i mundon disa dijetarë është pyetja se si mundet që një hebre të pranojë konvertimin, kur dihet se hebraizmi është fe dhe kombësi njiherësh (rasti i vetëm në botë). Në këtë rast bëhet fjalë për konvertime, jo si shprehje refuzimi së brendshmi të hebraizmit, por thjeshtë për një pragmatizëm të rëndomtë politik, që u jepte mundësi këtyre të ngratëve të mbijetonin, duke pranuar të shkelnin fomalisht mbi identitetin e vet.  

Mbi të gjitha merr vlerë fakti që ungjillizimi i tyre, në atë masë që ndodhi, u bë pa katekizëm. Vetëm Dom Shtjfën Kurti, gjatë viteve 1943-1944, ka evangjelizuar disa hebrenj, për të cilët ai vetë thotë me shkrim se “këta kenkan përgaditë për krishterim”.     

Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të Fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë”, në Arkivin Shtetëror, nipi i Dom Stjefnit, Nikolini, bashkautor në këtë libër, kishte gjetur disa dokumente zyrtare, në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetja: Cili ishte roli i famullisë e drejtuesit të saj Dom Shtjefën Kurti në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit që ajo i shërbente? Pse famullitari i saj Don shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet proceduriale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, iu hiqte “pasaportat hebraike” hebrenjve, duke i pajisur ata me “pasaportë katolike”?

 Le ti paraqesim disa dokumente arkivore të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943 të Zyrës Famullitare të Kishës Katolike Tiranë, firmosur nga famullitari Don Shtjefën Kurti drejtuar Zyrës Ordinariate të Arqipeshkvnisë Durrës thuhet: “Venko  Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjetër Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Shërbyesi i asaj Zyre Famullitare kërkon leje me e pagëzue”. Shërbyesi i asaj Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefën kurti). Firma”. Po me atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Kyria Arqipeshkëvnore e Durrësit i përgjigjet Zyrës Faullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’ duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë pagëzimin shejt çiftuti prej Shkupit Venko Verah. Vincenc Prendushi-Arqipeshkev. Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muerr ditën 31.7.1943”, dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943, Venko Verah kje pagzue e u regjistrue në Librin e të pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën Kurti.  

Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Aripeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, Natën e Rrshajve, për 5 çifuten të tjerë”.  

 Po kështu me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, kemi kërkesën nga famullia e Tiranës për “Zonjushen Olga Nikoliç, e bija e Blogota e Danica Kovaçeviç, lindur ne Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur ne Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike”. Dokumentacioni i konvertimeve të çifutëve vazhdon. Me shkresën prot.nr. 192, dt. 19 korrik 1940 kemi “pagëzimin e Arineta Peterson të kryer në prani famullitarit Dom Shtjefën Kurti, e dëshmitarëve Rina Palandri dhe Angelica Moretti. Me shkresën prot.nr. 01/43, Tiranë 17.8.1943, të Zyrës së Famullisë së kishës Katolike Tiranë, dërguar Zyrës Ordinariate Arqipeshkvnore të Durrësit në Delbnisht, lexojmë: “ Abram Friz, Armando Alfandari dhe Rakele Alfandari, çifuten, duen me u ba katolikë dhe janë përgadite në katekizmin katholik. Zyra Famullitare kërkon lejen prej asaj Zyre Ordinarjate Arqipeshkvnore, me muejt me i pagzue. Famullitari Dom Shtjefen Kurti”. Edhe për këtë kërkesë, miratimi ka ardhur i menjëhershëm dhe këta hebrenj janë kthyer në katolikë.

Pra, siç e tregojnë dhe dokumentet arkivore, një nga mënyrat për të fshehur identitetin hebraik për hebrenjtë e ardhur në Shqipëri u përdor dhe ndërrimi i fesë, cili u shërbente herbrenjëve për të siguruar mbrojtje personale dhe familjare nga përpjekjet e forcave të Gestapo-s. Ungjillizimi i tyre formal është kryer nga meshtari i famullisë së Tiranës, Don Shtjefën Kurti, i cili shikonte te kjo skemë konvertimi urgjente, të vetmen mundësi që ai kishte në dorë për të kontribuar në mbrojtjen e shpëtimin e hebrenjëve në rrezik. Anashkalimi i procedurave tepër rigoroze të konvertimit  në besimin katolik si: pagzimi, krezmimi, rrëfimi, kungimi, vojimi e bekimi, të cilat duan muaj të tërë, për rastin e hebrenjve, nga meshtari Shtjefen Kurti janë kryer menjëherë.   

Solidariteti e ndihma ndaj hebrenjve për t’i shpëtuar gjenocidit nazist, shprehur nga kisha katolike shqiptare nuk është ekskluzivetet i vetëm i këtij institucioni fetar. Ka fakte të besueshme, si ai i hebreut Siegfrid  Schwartz apo i Elia David Kohen, që kërkuan lënien e fesë së tyre dhe u konvertuan në muslimanë. Në “Rezolutën e mirënjohjes” që Kongresi Amerikan miratoi me 17 nëntor 2005, në nderim të popullit shqiptar, që nuk lejoi prekjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore thuhet: “Kongresmenët amerikanë e  morën këtë nismë, duke vlerësuar që muslimanët dhe të krishterët shqiptarë e konsideronin çështje të brendshme nderi mbrojtjen e hebrenjve nga holokausti, ku, për fshehjen e identitetit të hebrenjve, ndihmuan pozitivisht e me meritë dhe kleri e faltoret”. 

Megjithëse hebrenjtë që jetuan në Shqipëri nuk ranë në dorë të nazistëve dhe për rrjedhojë mbijetuan të gjithë, në tokën shqiptare e dhanë jetën përkrah shqiptarëve në luftë disa hebrenj. Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” të vitit 1945 nga hebreu Ing. Samuili Mandil del se “6 hebrenj kanë marrë pjesë në Luftën Antifashiste si partizanë vullnetarë dhe janë vrarë në luftë”. Kjo e dhënë e kishte shtyrë historianen dhe gazetaren Monika Stafa të kërkonte të dhëna të reja dhe si rezultat kishte mundur të identifikonte, të paktën, 10 emra hebrenjsh që luftuan bashkë me shqiptarët për lirinë e vendit që u dha strehë e mbrojtje. Këta 10 hebrenj u vranë si antifashistë, jo si viktima të Shoah, aq më pak të dorëzuar prej shqiptarëve. Ata meritojnë të shpallën dëshmorë të atdheut të tyre të dytë, Shqipërisë, dhe të kenë një pllakë përkujtimore. Ndërsa shqiptarët si komb dhe të gjitha shtresat shoqërore e meritojnë përjetë kurorën e humanzimit që treguan me shpëtimin e hebrenjëve, ku klerikët e të gjitha feve kanë meritën e tyre. Si famulltar i Kishës Katolike të Tiranës, Dom Shtjefën Kurtit i ra të kontribuonte më shumë, pasi siç duket, edhe konvertimet më të shumta hebrenjtë i bënë në katolicizëm. 

Dokumente arkivore të pagzimit të hebrenjëve 

Zyra Famullitare e Kishws Katolike Tiranw 

                                         Tiranë, 2 qershuer 1943

                 Zyrës Ordinarjate Arqipeshkvnore  të Durrësit në Delbënisht 

Tash do kohë, i nenshkruemi i ka lanë në kujdes të F. të Nd. At Pjetër Meshkallës 5 çifutën, të cillët At Meshkalla i ka pregatitë ma së miri në Doktrinën katholike.

Ata kërkojnë e u ba Katholik e dishirojn, po kje se Ajo Zyre Ordinjarate e lejon, me marrë Sakramendin e Pagzimit neser, nata e Rrshajve.

I nenshkruemi ka nderen e shenjue se dy nder këta janë të martuem: prandaj kerkohet leja me e rregullue njiherit neser edhe kunoren fillë mas pagzimit të tyne.

Me nderime 

                                                                                       sherbyes i asaj Zyre Arqip. 

                                                                                                      Famullitari

                                                                                                  Don Shtjefën Kurti 

Zyra Famullitare e Kishws Katolike Tiranw 

nr. 495/43                               Tiranë, 2 korrik 1943

                 Zyrës Ordinarjate Arqipeshkvnore  të Durrësit në Delbënisht 

U muer ditën 31.7.1943

Don Shtjefni 

Ditenn 3 korrik 1943 Bruno Berah kje pagzue e nr. regjistrue në Librin të Pagzimeve nen numrin 138.

                                                                       Don Shtjefni

                                   Kuria Archiepiscopalis Dyrrachiensis

                                   Nr. 348/43                     Dyrrachii.22 Korrik 1943

                                         Zyrws Famullitare Tiranw  

Në përgjegje të shkresës Nr. 458/43, 22/VII/1943:

Mbasi kena gatue ma së miri e po nepka sheje të mira konvinkcjoni, në diten qi t u duket ma e pershtatshme mundeni me i dhanë Pagzimin Shejt çifutit prej Shkurpit, Venko Verah.

Zyra Famullitare e Kishws Katolike Tiranw 

                                              Tiranë, 2 gusht 1943

                 Zyrës Ordinarjate Arqipeshkvnore  të Durrësit në Delbënisht 

Z. Abram Friz, Armando Afandari e Rakele Alfandari, çifuten, duen me u ba katholikë edhe janë tue u pregatitë në katekizmin katholik.

Zyra Famullitare e Tiranës kërkon lejen, prej Asaj P.T. Zyre Ordinarjate Arqipeshkvnore, me muejt me i pagzue.

                                                           Famullitari 

                                                           Don Shtjefën Kurti 

Zyra Famullitare e Kishws Katolike Tiranw 

nr. 565/43                               Tiranë, 2 shtatuer 1943

                 Zyrës Ordinarjate Arqipeshkvnore  të Durrësit në Delbënisht

Zonjusha Olga Nikoliç e bija e Blogota e Danica Kovaçeviç lindun në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhun në Tiranë prej Kotorit që tesh 11 muej, asht pregatitë ma së mirit në besimin katholik e kerkon me u ba katholike.

Zyrja Famullitare e Tiranës lypë autorizimin prej Asajë P. T. Zyre Ordinarjate Arqipeshkvnore për sa sypër.

           Sherbyes i asajë Z.O. A. 

Famullitari

Don Shtjefën Kurti  

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1793
  • 1794
  • 1795
  • 1796
  • 1797
  • …
  • 2791
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT