
IBALLJA THERRET
Jam e lashtë sa vetë lashtësia
Vij, dhuratë nga perendia
Kam rritë breza legjendar
Pa lind krishti prodhova ar
Kam shkri ar, kam shkri argjënd
Para atëdheut nuk vuna as kënd. (Autori)
——————————————————————————————–
Nga: Gjelosh Nikolla, Studiues.
Në veri-lindje të qytetit të Pukës gjëndet një oaz i madh,një rrafsh-naltë e rrethuar më male të larta që i japin formën e një amfiteatri gjigand natyral,në brendësi të kësaj rrafshnalte gjëndet fshati Iballe,emër shumë i vjetër dhe i banuar mijra –vjet para krishtit.Në 3-4 shekujt e fundit para Krishtit Pirustët,xehtarë të shkelqyer, në këtë vend kanë shkrirë metale, kanë prodhuar arin, argjëndin dhe arëmet e luftës.Pirustët në Iballe kishin kalanë e tyre ku brenda murëve të saj gjënden kisha e fisit Thaç dhe varrezat e këtij fisi.Sa i përket periudhës kohore, Nopça ka vënë re së në vëndin që sot quhet kalaja e Skëndërbeut gjënden gjurmet e ruajtura mirë të një kampi, që autori thotë së padyshim është romak.Kjo gjëndet mbi një bregore të vogel natyrore në një lartësi prej 15 metrash e rrethuar më një pëngesë gurësh. Rreth e qark janë katër kulla më bastione gjysëm rrethore. Mbi sukën e ograjeve janë zbuluar copa tjegullash dhe poça të punuar më çark si dhe një copë e thyer unaze bronxi, por përveç këtyre gjatë punimit të tokës janë zbuluar dhe mbetje të tjera të lashta.
Veçantia e kësaj kalaje është së për të garantuar mbrojtjen e saj përveç murit të gurit që thamë më lartë ka qënë e rrethuar më një kanal të mbushur më ujë i cili edhe sot nuk është i mbushur(rrafshuar)plotësisht.Ekziston mundësia që kjo kala të ketë qënë para romake,e pirustve sëpsë në vitët 50 pas Krishtit këta banor vëndas ngritën krye kunder romakve dhe këtë kala romaket u detyruan ta përforconin për nevojat e tyrë ushtarake dhe ekonomike.Për këtë kala(kështjellë) flet dhe autori(studiuesi) gjerman Dr.Karl Patsch në vepren e tij për pirustet ”Gjëndja Ekonomike e Kulturore e Shqipërisë në kohën e kaluar” përkthyer nga Karl Gurakuqi. fq .58. Brënda rrethimit të kalasë gjëndet kisha e ngritur në kohën e romakve dhe që mendohet së është e shek.v pas Krishtit.Në malin Bale që gjëndet në prëndim të fshatit Iballe edhe sot gjënden gur furrë dhe farkë që janë përdor nga xehtaret pirust për të shkrir metale.Iballja është e lashtë sa vetë lashtësia.
Kjo zonë e thëllë ka arkeologji,etnografi të prekëshme më dorë dhe na thërret më të madhe mos heshtni për mua së jam përpjekur shumë,gjithë jetën, për të ruajtur ekzistëncen dhe kam derdhur shumë gjak për këtë ,kudo i gjeni gjurmet.
Shumë studius vëndas dhe të huaj të hershëm dhe të vonë kanë kaluar nëpër Iballe dhe krahinën e saj,ku eksploruan dhe shkruan duke lënë shënimet e tyre.Ipeshkvi Sapës Gjergj Bardhi në dok.nr.24 të dates 24/2/1632 tregon së më dt.22 korrik 1629 kam vizituar vëndin e quajtur Iballe.Më pare ka qënë abaci e pasur,tani çdo gjë e shkatërrua,prona të grabitura etj,etj.Ata njerz nuk i binden Sulltanit as nuk i paguajn haraç.Nga kjo rezistencë dëmtohen,rrënohen njrëz dhe mërren skllav aq sa pothuaj gjysma e tyre ma, nuk ka mbet në vëndet e veta por dhe në ditë të sodit kanë mbetur të krishtër.Po në këtë vit ka vizituar kishën e (Alshiqes,Tebrunës)Berisha e sotme,Gralishtin,Merturin,Arstin,Lëvoshën dhe Fierzën.Para vitit 1630 Iballja kishte 200 shtepi.Për qëndresën anti osmane të Iballes shkruan dhe arqipeshkvi i Tivarit Pjetër Mazreku në vitin 1633.Frang Bardhi Ipeshkv i Sapës në vizitën që zhvilloi në Iballe në qershor të vitit 1633 i rendit fshatrat e saj si më poshtë:
Apërripa e Epërme ku duhet të ketë përfëshi dhe Poravin sepse ka numër të madh banoresh dhe shtepish por që janë dhe fis Berishë. Apërripa e Poshtme që sot është e mbuluar nga liqeni i Fierzës dhe këtu ka qënë va kalimi që në kohën e romakve. Arsti(Astea) , Gralishti që sot është lagje e Bugjonit, Fierza, Dodaj!!??. Lëvosha. Kogjeni!!??. Merturi, Belshina, Tëbruna, Alshiqja.Këto tre katundet fundit(Tëbruna,Belshina dhe Alshiqja) janë berishajt e sotem dhe këto kanë mbetë toponime ose lagje të vogla.Frang Bardhi në relacionin e tij derguar Kongregacionit të Propogndes Fide në qershor të vitit 1638 shkruan:Në vitin 1610 Ahmet Bej Kuka në muajin tetor mblodhi 1500 burra më vullnet për të sulmuar fshatrat e Iballës.Por këta të Iballës u mblodhen nja 500 burra dhe e lanë armikun që të hynte në vende të ngushta e të veshtira ku nuk mundet as ikte as të luftonte.Armiku pra mbeti në mes të atyre që mëndonte pjesërisht ti vriste dhe pjesërisht ti merrte në triumf.Kaq vrasje bënë iballasit e guximshëm duke plagosur për së largu me shigjeta deri sa u përleshen fyta-fyt më ata ushtarë të shtangur e të mundur sa që mbeti i vdekur vetë sanxhak-beu dhe shumica e ushtrisë duke shpetuar shumë pak.Këto pak katunde të Iballës kurrë nuk ka mund ti nënshtrojë nën furinë e vetë,megjithësë pothuaj vit për vit ka derguar sanxhak-bejt dhe veziret e vetë herë më 5 mijë,here më 8 mijë,here më10 mijë ushtar për më arrit më ja shtruar furisë së vetë dhe kurrë nuk ka arritur më ju bë atyre ndonjë dëm veçsë më ju shkatërruar ato kishat e tyrë dhe më ju djeg shtëpitë që më qellim ata i kanë ndertuar më pak vleftë,d.m.th.të mbuluara më kashtë,pa mur,pa pullaz dhe pa asnjë stoli.Gjërat më vlerë dhe të nevojes i vëndosnin nën tokë dhe i fshihnin nëpër shpella.Në anën tjetër ata të Iballës i prisnin turqit që shkojnë kundra tyrë në rrugët dhe vëndet fort të ngushta dhe i vrasin e i plagosin,kështu turqit të thyer e të shkatërruar i mbulonte frika e viheshin në ikje dhe kundershtari duke ju vu në shpinë i çveshtë rrobash,armesh,kuajsh dhe çdo gjëjë.Më një fjalë deri në kohet tona janë mbajtë mire dhe mbahen dhe përjetë nuk duan më ju nënshtruar zgjedhës turke.Vetëm këtë vit kanë bërë paqe më zyrërtaret e sulltanit që munden më kaluar njëna pale të tjetra pa frikë.Më qënë së vëndet ku banojnë këta i kanë shumë të forta,shumë të ashpra,kështu edhe ata janë shumë të forte prej natyrë,e shumë të shpejtë, fluturojnë nëpër male sikur të ishin kaproj,e durojnë urinë,etjën,të ftohtit,të nxehtit dhe të gjitha vuajtjet.Nën zotrimin e turkut në Evropë nuk gjënden as nuk janë burra si këta që kaq trazim dhe kaq rrenim tu kenë sjellë turqvë sa këta popuj të Dukagjinit dhe prandaj besohet së në Evropë nuk mund të gjënden burra armësh më të mire së këta kundër turkut sëpsë 100(kësish)të tillë vlejnë 1000 turq dhe jo fshehtas ose për së largu më zjarr por ballë për ballë dhe shpatë për shpatë një i vetëm shkon më guxim e futet në mes të 15-20 vetavë.Janë krejt të pa ditur në kultin e zotit sa që nuk dijnë të bëjnë as kryq,më gjithë këtë tregohen të përshpirtëshëm e të bindur dhe i mbajnë festat dhe vigjiljet.Më intëres ka folur dhe Pjetër Mazreku për këtë fushatë të Ahmet-Bej-Kukës kunder Iballës. …..Në shtojcë të relacionit të vitit 1637 për kongregacionin Fide Frang Bardhi shkruan….Një turk i quajtur Mehmet Çaush nga Zadrima mblodhi një ditë 500 pushkatar gati të gjithë të krishëtërë shqiptar dhe bëri sikur do të shkonte në një vend tjetër dhe shkoji gjatë natës në( Tëbrunë)Berishë katund i Iballës dhe dogji shtëpitë,mori 5 skllevër mëshkuj e fëmra dhe vrau 6 burra,3 prej të cilëve ushtar shumë të zotet.E bënë këtë së i gjeti të pa pregaditur Iballasit për ndryshe 100 burra të pregatitur do tua kishin dale atyre 500 vetavë….Më 27 mars 1638 Fra.Kerubini n/prefekt i misioneve françeskane në shqipëri në relacionin e tij shkruan së:Edhe këta banor të Iballës janë po ashtu si ata të Mirditës,por që të gjithë janë shumë të varfër qoftë nga plaçkitjet që kanë pësuar,qoftë së edhe janë vënde shterpë ku nuk bëhet tjetër veç së thekra dhe pas shumë mundimesh. …Më 5 gusht 1699 Gjergj Theodhri peshkopi i Zadrimës i bënë një paraqitje të të hollësishme Kongregacionit Fide mbi gjëndjen e dioqezës së vet. Duke folur për krahinën e Pukës,lajmëron së në Iballe 8 katunde nga 10 që ka ajo krahinë janë boshatisur dhe banoret janë shpengulë në vëndet e tjera. Ja vlen të shkruhet i plotë informacioni i Frang Bardhit për betejën e vitit 1610 sëpsë është përballuar plotësisht nga luftëtaret e Iballës(zones së Iballës)kuptohet së 500 burra armësh nuk i kishte një fshat.Duke ju referuar rrugës që ishte më e mundeshmja nga Qafë-Mali e forcave turke dhe duke kaluar nëpër Kryezi,kjo betejë është zhvilluar në mes të qafë-Ballçit dhe qafë-Sharit pra në luginën e Sapaçit në vëndin e quajtur Nërlymna, dhe më të vërtetë në këtë zonë tepër të ngushtë ushtria turke as nuk mund të luftonte as nuk mund të ikte.Një fakt tjetër që tregon së këta trima luftuan vetëm kunder kesaj ushtrije është së në Kabash dhe në kalanë e Micojit kishte një garnizon turk më 200 ushtar dhe së Kabashi administronte deri në Kryezi dhe detyrimisht nuk do të luftonte kundër kesaj ushtrije. Një argument tjetër së iballasit ishin vetëm në këtë bëtej është së karvanet e ushtrisë turke mbroheshin nga forcat e ushtrisë mirditore në zonën e Bardhetit sëpsë kishte një kontrat-marrëveshje më shtetin turk për të mbrojtur karvanet në këtë teritor të rrugës Prizëren-Shkodër.Në etnografia shqipetare Rrok Zojsi citon Frang Bardhin që në relacionin e tij të vitit 1638 e quan këtë si pjesë të malësisë.Po kështu fisi i Thaçit kapërceu drinin dhe u vëndos në Iballe;mirë po nuk arriti ta bënte këtë vend pjesë të malësisë por u bë vetë pjesë e Dukagjinit.Këtë e vëmë re edhe të Bardhi në relacionin e tij të vitit 1632 ku thotë;vizitova Dukagjinin,vëndin e quajtue Iballia duke e konsideruar këtë popullësi si të veçantë nga ajo e Dukagjinit,dhe më poshtë po në këtë relacion Bardhi quan Dukagjin vëndin ,por jo dukagjinas popullin,pikërisht siç e thotë edhe sot populli dhe e deshmon më traditat e tija.Pra popujt e Iballës nuk janë dukagjin.Teritoret e sanxhakut të dukagjinit u zgjeruan pas pushtimit turk që d.m.th.pati një rritje artificiale më deshirën dhe qellimin e mirë për të patur një mbeshtetje nga principata.Në zgjerimin e sanxhakut të Dukagjinit ndihmoj dhe zbatimi i kanunit të Lekë Dukagjinit sëpsë pushtimi turk e njohu si ligj,prandaj shumë krahina u quajtën dukagjin.Eshtë e vërtetë së edhe sot në krahinat tona kanë mbetë shumë toponime Dukagjin sa që as pushtimi turk nuk mundi ti heq por Sulltan Sulejmani e krijoji sanxhakun e Dukagjinit më qënder në Pejë.Një kohësisht edhe Koronelli vënë Pejën si qënder të Dukagjinit.Ky ëmër la gjurmë të shumta si toponime të vogla vëndesh e fshatërash,por më një kuptim shumë të gjërë krahinor mbeti në krahinën e Pukës si një emertim i së kaluarës dhe që sot nuk ekziston më.Duhet thënë së asnjë herë kur pati nevojë krahina e Pukës dhe Iballës për tu ndihmuar në luftë kundër pushtuesit turk,ushtria e Lekë Dukagjinit kurrë nuk ndihmoji, vetëm ka kerkuar ushtar nga ky popull që nuk është dukagjinas.Puka i përket kultures së Komanit. ,janë zone dalmate.Në sesionin shkecor”PUKA dhe SHKOLLA”i mbajtur në vitin 1978 për kryengritjen e malësorve kundër pushtuesit turk në vitët 1876-1877 në kumtesën e tij një pseudo-historian për rezistëncën e popullit të Iballës nuk flet asnjë fjalë por në fund harron dhe thotë: ”Edhe në shumë fshatëra të Pukës u kryen operacione ndëshkimore,veçanarisht në Iballe turqit dogjën shtëpitë e kryengritësvë,grabitën e shkatërruan pa masë”.Pse të bëntë pushtuesi këtë shkaterrim po që së Iballja nuk kishtë marrë pjesë në kryengritje?!.Mos vallë është harresë e porositur?!.Në arsh.shtetit gjëndet një nga dokument e shumtë të cilin po e citojmë:
” Thirrëje e krahinës së Iballës drejtuar krahinës së Berishës për veprime të përbashkëta luftarake kundër pushtuesit otoman”. Iballe më 25/7/1912.
I dashuri fis i Berishës. Krenet e Iballës po ju çojnë fal më shëndet.Haber po ju çojmë që Mali i Zi e Udha e Madhe heret në mëngjes që të vijnë njerzit në Kabash.Ne Iballja më brigje kena më qënë heret në mengjës në Qafë-Mungut.Pra dhe ju Berisha të gjithë pushkë e pa pushkë me u gjetë herët në mengjës në Qafë-Mungut,pa derman.Për ju që keni më i gjetë heret në mëngjes në Qafë-Mungut është lidhë të Mali-Zi Frrok Kola(Pemati),Palush Pjetra dhe Zenel Aga. (Që të tre veprimtarë të dalluar të Levizjës Kombëtare Shqipëtare në Iballe zonë e Pukës).Pra bëhuni gati e shtrengohuni….Bënë vaki më ardhë zabiti para hëret,rrini gati në Qafë-Mungut më poterë e më pushkë. “AQSH i RSH F.58,D.91,f.3” I dashtuni i juaj fisi i Iballës.Burrat e Iballës dhe të kesaj krahinë janë nga ata burra që : Qeshin sinqerisht,Qajnë sinqerisht dhe të Besojnë sinqerisht, jane nga ata burra që të japin doren në këmbë dhe flasin ulur këmbëkryq, ata të shikojne drejt në sy, sa që të duket sikur po të marrin mendimet që ke në kokë, prandaj sot nga kjo zgjuarsi burrërore nuk ka asnje familje të ngujuar për gjakmarrje në zonen e Iballës apo jashtë saj dhe për ta mbrojtur lirinë ata kanë qënë gjithëmonë së bashku dhe kurrë nuk e kursyen jetën. Ky popull ka shumë patriotizëm, shumë bujari, shumë fisnikëri shumë histori atëherë pse të ketë kaq pak histori të shkruar?.Vlerat e banorve të një krahinë nuk ka të drejtë as kush që ti transferoj tek banoret e një krahinë tjetër brënda as jashtë rrethit të Pukës.Historia nuk mund të bëhët më arrënime merr këtu jep atje,ky tjetërsim është i dëmshëm dhe fyes.Iballasit dhe historija e tyrë janë ëndë objekt i dhimëshëm i nën vleftësimëve,ndoshta dhe të qellimëshme.Studiohet dhe shkruhet për kalanë e Zhupit në Berishë, për kalanë e Gralishtit në Bugjon shumë mirë që shkruhet. Por në të vërtetë janë pika satellite të kalasë së Iballës,për këtë pse heshtet!?.Pra tentohet përvehtësimi i një pjesë të historisë duke përdorur hështjen për vlerat dhe kontributet në mijra vjeçare të Iballës dhe të krahinës së saj.Kështu përdorën receta të prëgaditura në mënyrë që historia tju vijnë përshtat deshirës për të mohuar dhe tjetërsuar.Të shkruhet historia në mënyrë horizontale është baras mohim dhe shkatërrim i saj,nuk paraqet realitet dhe e shëmton atë, historinë. Vertikalizimi i të shkruajturit të historisë është domosdoshmëri e pasqyrimit të realitetit të vlerave dhe jo vetëm të një krahinë, por edhe të mbarë kombit.