• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kuvendi i II-të i “Këshillit Intelektual Shqiptar për Strategji Kombëtare”

March 9, 2023 by s p

Në Augsburg të Gjermanisë me 4 dhe 5 Mars 2023 i zhvilloi punimet me sukses Kuvendi i II i “Këshillit Intelektual Shqiptar për Strategji Kombëtar”. Në këtë kuvend morën pjesë 18 eksperte dhe ekspert të rangut botëror nga këto fushat: arsimi, bujqësia dhe blegtoria, biznesi, ekonomia, lidershipi, inxhinieria, informatika, ndërtimtaria, mjekësia, politika, psikologjia, mediat, dhe shëndetësia. Kuvendi u mbajt në një ambient të shkelqyeshëm pune, në hotelin historik “Die Alte Posthalterei”, pronë e gastronomit të njohur shqiptar në Bavari, Ilir Seferi. Kuvendi u drejtua nga udhëheqësit e organizatave të sukseshme të Diasporës Shqiptare: 1. Academy of Leadership Sciences Switzerlad, Prof. Dr. Fadil Çitaku, kryetar2. Federata e Mjekëve Shqiptar të Evropës, Dr. Aurora Dollenberg, kryetare3. Shoqata e Inxhinierëve Shqiptar të Zvicrës, Prof. Ing. Rexhep Gashi, kryetar4. Fondacioni i Biszneseve Shqiptare në Bavari të Gjermanisë Besa Foundation, MBA Ilir Seferi, kryetar.Të pranishmit në këtë kuvend ishin gra dhe burra, që me disiplinën dhe përkushtimin e tyre të hekurt, kanë arritur majat e suksesit nëpër fusha të ndryshme. Këto gra dhe burra të zellshme/ zellshëm kanë arritur të dëshmojnë suksese të larta në konkurrencën e ashpër në institutet, kompanitë, dhe organizatat prestigjioze të vendeve perëndimore dhe janë pikërisht ato dhe ata që kanë njohuri dhe përvoja praktike t’i ndihmojnë edhe vendet amë të mëkëmben në fusha të ndryshme, më qëllim që çdo Shqiptare dhe çdo Shqiptar të jetoj me dinjitet. Gjatë dy ditëve punë intensive, pjesëmarrësit e kuvendit punuan në identifikimin e problemeve aktuale në fushat e ndryshme duke iu dhënë prioritet së pari atyre punëve që janë me prioritet më të lartë, të intervenohet me strategji adekuate.Ekspertet/ Ekspertët e fushave përkatëse do vazhdojnë punën e tyre për ti detajuar më tutje strategjitë fillestare, duke përdoruar metodat më aktuale të dala nga neuro-shkenca që iniciojnë një reflektim meta-kognitiv në gjashtë hapat e përpilimit të strategjive valide (të vlefshme) dhe reliable (të besueshme), të cilat e garantojnë zbatimin e tyre me sukses. Në këtë kuvend morën pjesë këto/a profesionist/e nga vende të ndryshme të Evropës:1. Prof. Dr. Fadil Çitaku (CH), ekspert në lidership dhe arsim, CEO i “Academy of Leadership Sciences Switzerland”. 2. Dr. Aurora Dollenberg (D) eksperte e mjekësisë, kryteare e Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë.3. Prof. Rexhep Gashi (CH), ekspert i inxhinierisë, krayetar i Shoqatës të Inxhinierëve në Zvicër4. MBA Ilir Seferi (D), ekspert i turizmit dhe hotelerisë, krytetar i Fondacionit të Biszneseve Shqiptare “Besa Fondation” në Bavari, Gjermani5. Naim Abazi (DN), ekspert i bujqësisë6. Sabri Agimi (UK), prezentuas i TVs7. MSc. Suela Plaka (I), eksperte e shëndetit publik dhe politikane 8. Ing. Enver Halilaj (CH), ekspert i inxhinierisë9. MSc. Eljona Istrefi (D), eksperte në shëndetësi10. Dr. Kledisa Harizi (D), eksperte në mjekësi11. Dr. Albulena Gërguri (D), eksperte në shëndetësi12. Ing. Shemsi Zeqiri (D), ekspert në informatikë13. Prof. Shefqet Balaj (A), ekspert në politikë14. Msc. Vehbi Zeqiri (KS), ekspert në ekonomi15. MAS. Hasan Mejzinolli (CH), ekspert në ndërtimtari16. Shkendije Pacolli (D), eksperte në psikologji17. Dr. Ilir Rreci (D), ekspert në mjekësi18. Fitije Picari (I), eksperte në blegtoriGjatë punës së këtij kuvendi u mbajtën edhe zgjedhjet në mënyrë demokratike për zgjedhjen e bordit drejtues dhe kryesuesve të bordit të këtij këshilli. Pjesëmarrësit vendosën që anëtarët e më poshtëm të jenë pjesë e bordit drejtues dhe të marrin detyrat e tyre përkatëse/ udhëheqëse. 1. Prof. Dr. Fadil Çitaku, shkencëtar nga Zvicra (kryetar)2. Dr. Auroara Dollenberg, mjeke nga Gjermania (nënkryetare)3. Prof. Ing. Rexhep Gashi, shkencëtar nga Zvicra (anëtar i bordit drejtues)4. MSc. Vehbi Zeqiri, ekonomist nga Kosova (anëtar i bordit drejtues)5. MSc. Oltiana Rama, sociologe nga Shqipëria (anëtare e bordit drejtues)6. MSc. Suela Plaka, politikane nga Italia (anëtare e bordit drejtues)7. Prof. Shefqet Balaj, politikan nga Austria (anëtar i bordit drejtues)8. Naim Abazi, agronom (anëtar i bordit drejtues)9. Sabri Agimi, prezentuas i TVs, (anëtar i bordit drejtues)Ftojmë të gjithë intelektualet dhe intelektualët Shqiptar nga e tërë bota të na bashkohen në Këshillin Intelektual Shqiptar për Strategji Kombëtare. Për tu bërë pjesë e këtij këshilli duhet plotësuar tri kritere kyçe:1. Individi duhet të ketë integritet të lartë njerëzor dhe kombëtar dhe afinitet të lartë të punoj në ekip. 2. Individi duhet të jetë profesionist i nivelit të lartë në fushën e tij, të ketë njohuri të larta teorike dhe praktike dhe të ketë projekte të dëshmuara, që ka zbatuar në praktikë. 3. Individi duhet të sjell projekte konkrete në këtë këshill dhe ti zbaton ato në praktikë.Këshilli Intelektual Shqiptar për Strategji Kombëtare është politikisht neutral, respekton dhe mbështetë të gjitha barazitë gjinore dhe principet etike njerëzore të qytetërimit dhe civilizimit. Ky Këshill ka zero tolerancë ndaj çdo lloji diskriminimi. Këshilli Intelektual Shqiptar për Strategji Kombëtare ka rolin këshillëdhënës dhe ofron projekte konkrete për zhvillimin dhe avancimin e individëve dhe shoqërisë në tërësi. Shërbimet tona janë të hapura për të gjitha qeveritë e vendeve Amë por po ashtu për të gjitha institutet, organizatat dhe kompanitë shoqërore apo private, që donë të avancohen në fushat përkatëse.

Filed Under: Kronike

Spin Doktorët e Brukselit

March 9, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Ishte 21 Maj, 2006 ku 466 mijë votues, qytetarë të Malit të Zi, i’u përgjigjen me “po” apo “jo” pyetjes; “A dëshironi që Republika e Malit të Zi të bëhet shtet i pavarur me njohje të plotë ligjore dhe ndërkombëtare?” një referendumi, për një krijim e qëndrim të përbashkët artificial, prej tre vitesh, si union i shtetit të Serbisë dhe Malit të Zi. Ky union, pati të përbashkëtat e saj por edhe ndasitë mes tyre, në ato kohë p.sh., njëra kishte dinarin e tjetra euron si monedha, apo Organizata Botërore e Tregtisë e njohi si një subjekt shtetëror por me dy hapësira ekonomike të ndara etj.; po përtej të gjithave unioni mes dy vendeve, ishte sajesë e krijuar nën presionin e “spin doktorëve” të Unionit Europian për situatën në Ballkan në një kohë, kur Kosova, me shumicë Shqipëtare donte të shpallte mëvetësinë sepse një ingerencë të tillë e ofronte edhe rezoluta 1244 e OKB-së, por, për të mos ndodhur kjo UE-ja, i nxiti dy vendet t’a krijonin më 14 Mars, 2002 unionin Serbi-Mal i Zi. Brenda strukturës institucionale të UE-së, Stefan Lehne ishte drejtor për Ballkanin tek Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zotëri Javier Solana, dhe po për “rastësi” Sllovaku Miroslav Lajčák emërohet si ndërmjetës dhe përfaqësues special për të mbikëqyrë nismën e ndarjes së unionit Serbi – Mali i Zi!. Sipas një pjese të biografisë së tij, zotëriu Lajčák, kishte studiuar edhe në Moscow State Institute of International Relations (MGIMO), kurse si student i ishte bashkuar edhe partisë komuniste të Çekosllovakisë; mëpas, për një mandat ishte edhe ambasador i Sllovakisë në Beograd. Por, për çudi, dy vite pasi që federata Ruse kishte aneksuar Crimean nga Ukraina, më 2016-tën presidenti Putin i ofron mbështetje kryeministrit Sllovak zotëriut Robert Fico që Miroslav Lajčák të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së!. Në rastin e Malit të Zi, vullnetit politikë të shumicës për dalje nga unioni, Sllovaku Lajčák, si emisar, i kishte imponuar përqindjet (%) për vlefshmërinë e rezultateve, duke përcaktuar që të paktën 50% e qytetarëve të dalin në referendum dhe të paktën 55% e tyre të jenë “pro” daljes nga unioni, në mënyrë që i tërë procesi të ketë legjitimitet dhe të jetë i pranuar. Përkundër rezistencës fillestare të spektrit politik Malazez pro pavarësisë, ata i’u nënshtruan një standardi aspak demokratik e universal mbi arsyet politike e diplomatike, të prezantuara nga Lajčáku, por jo vetëm kaq, pati tendencë që edhe Malazezët (rreth 260 mijë) që jetonin në Serbi me shtetësi serbe t’i regjistrojnë si votues në Mal të Zi, po kjo një zëri u kundërshtua dhe nuk u pranua. Me emisarin Miroslav Lajčák të gjitha këto, treguan qartë se UE-ja tregonte në masë favorizim të ruajtjes së unionit Serbi-Mali i Zi. Në rastin e Kosovës, zotëri Josep Borrell Fontelles Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë i UE-së, në Prill 2020 e emëron si përfaqësues special për dialon Kosovë-Serbi Sllovakun Miroslav Lajčák, i cili konfirmohet sërish në Gusht 2022. Pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova dhe vendimit konfirmues të pavarësisë nga GjND-ja, deklarimet publike të tij, nuk ishin në asnjë rast në mbështetje të shtetësisë së Kosovës!. Në vështrim të dakordimeve (marrëveshjeve) ndërmjet Kosovës e Serbisë, përgjatë procesit dialogues opozita e sotme (me disa përjashtime), dikur kishte bërë një mori lëshimesh e gabimesh thelbësore në kuptim të rregullimit shtetëror. Nëpër kohën që po merret për bazë propozimi ‘Franko-Gjerman’ apo ‘Europian’, i cili propozim substancialisht fare pak ka dallim me atë dokumentin e 19 Prill, 2013 të cilën n’a e kanë shitur si “marrëveshje ndërkombëtare” e cila vazhdon të jetë e dëmshme politikisht, si dhe kundër frymës kushtetuese. Insistimi nga “spin doktorët” për propozimin, pa e negociuar me parime e me reciprocitet, është veçse një vendim i padrejtë, i imponuar politikisht dhe pa legjitimitet qoftë kjo e mbështetur edhe nga të emëruar Amerikan si vend mik e aleat i Kosovës!. Thelbi i diskutimit është se kjo e dëmton marrëdhënien ndërmjet pakicave në Kosovë kur është në pyetje kërkesa për ‘Kishën Serbe Ortodokse’ (shumë prej tyre, kisha Shqipëtare por të përvetësuara nga serbët e shumë të tjera të ndërtuara gjatë regjimit të Miloševićit siç është një nga rastet, me kishën në oborrin Universitar) si objekte me status special e si zona me mbrojtje të veçantë, 44 sosh në total, ku pretendohet të krijohet “kishë-shtet” brenda shtetit të Kosovës!. Më pas, kur kërkesa është për ‘Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe’, duhet kuptuar si luftë që s’ka përfunduar në Mitrovicë (për Trepçën, dhe jo vetëm), e natyrisht që, Kosova politike duhet t’i rezistojë çdo lloj trysnie që të mbrojë sovranitetin politikë e territorial siç e bëjnë gjitha shtetet sovrane. Tek marrëdhëniet ndërkombëtare njihen teoritë dhe praktikat kur një shtet i fuqishëm ushtron trysni mbi një shtet më të dobët e të vogël, për të marrë një ‘po’ rreth një teme apo marrëveshje. Madje, trysni ushtrohet edhe ndaj shteteve mike e aleate, e nëse ndodh që janë më të dobët, atëherë, rruga është më e lehtë për t’u arritur një dakordancë nën presion, siç, është rasti me Kosovën, lidhur me kërkesat absurde për koncesione të rradhës. Duke i parë rezultatet nga dështimi që ka ndodhur në dialog, e për rrjedhoj “spin doktorët” vijnë me narativa sovjetike për “normalizim” njësoj sikur hyrja e Sovjetikëve më 1968 në Çekosllovaki, veçse atëherë me tankse, e Brezhnjevi deklaronte se tani marrëdhëniet përmes nesh, do të normalizohen!, konsideruar faktin kushtetues e ligjor, se Kosova e Serbia ishin njësi federative të Jugosllavisë sipas kushtetutës së 1974-tës, e lufta agresore e Serbisë (jo vetëm ndaj nesh por edhe ndaj ish-njësive tjera), e pandëshkuar, atëherë, “spin doktorët” të mbështetur edhe nga ‘disa’ zyrtarë të state department të angazhuar në Ballkanin perëndimor, por të cilët po kritikohen nga senator Amerikan siç është rasti me kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, zotëriu Robert Menendez, prandaj, duhet që Uashingtoni zyrtar t’a rishikonte këtë odise, dhe për një përmbyllje politike të përhershme të propozonte një Traktat Paqeje Kosovë-Serbi. Traktati i Paqes do t’a nënkuptonte edhe normalizimin e marrëdhënieve, e normalizimi i marrëdhënieve do t’a nënkuptonte njohjen e ndërsjelltë, e njohja e ndërsjelltë do të nënkuptonte marrëdhënie diplomatike bilaterale e përfundimisht do të garantohej ardhmëria rajonale e Europiane. Vetëm një Traktat Paqe, me gjitha komponentet e duhura garanton paqen e përhershme në të kundërtën narrativat për ‘normalizim’ është një qëndrueshmëri fiktive dhe afatshkurtër. Çfarë po kërkohet e insistohet me trysni ndaj garniturës politike aktuale, është të NOTERIZOHEN “zajednica serbe” dhe “kisha serbe ortodokse” të cilat de facto do t’a konfirmojnë Serbinë brenda Kosovës. Çfarë kërkohet nga spektri politik (pozitë e opozitë) me atdhedashuri të përbashkohen me një qëndrim për t’i bërë ballë cilësdo trysni që t’a evitojnë paralizimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, shtetësi e legjitimuar edhe me vendimin e GjND-së. Çfarë duhet të bëjmë është t’a duam e ruajm substancën e shtetësisë siç e deshën jahuditë shtetin e Izraelit që nga 1948-ta, kur e themeluan.Prandaj, “spin doktorët” kur gjejnë shesh e bëj përshesh.

Filed Under: Fejton

Aleksandri i Madh…

March 9, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Duke shikua burimet kryesore të lashta të Plutarkut dhe Arrianit, shohim vetëm miqësinë e tij.Në përgjithësi, Aleksandri tregoi dashurinë më të madhe për Hefestin, por më shumë vlerësoi Kraterin, duke thënë vazhdimisht se Hefesti ishte mik, por Krateri ishte mik i mbretit. Për këtë arsye, edhe burrat mbanin një mëri të fshehtë. Dhe një herë, në ekspeditën indiane, ata në fakt nxjerrin shpatat dhe u zunë me njëri-tjetrin. Aleksandri u ngrit ashpër, dhe e quajti Hefestin budalla që nuk e dinte se pa Aleksandrin ai nuk do të ishte asgjë.Kjo nuk tregon asgjë më shumë se një miqësi të ngushtë. Ajo që vërtet i bën historianët modernë të dyshojnë për një marrëdhënie më të ngushtë dashurie ishte pikëllimi ekstrem i Aleksandrit për vdekjen e HefestitKëtë e përmend edhe Plutarku.Autorë të ndryshëm kanë dhënë tregime të ndryshme për pikëllimin e Aleksandrit me këtë rast, dhe pajtohen se pikëllimi i tij ishte i madh. Për atë që u bë për nder të Hefestit, ata bëjnë deklarata të ndryshme, ashtu si çdo shkrimtar ishte nxitur nga vullneti i mirë ose zilia ndaj tij apo edhe ndaj vetë Aleksandrit. Nga autorët që kanë bërë këto deklarata të pamatura, disa duket se mendojnë se çdo gjë që Aleksandri tha ose bëri për të treguar pikëllimin e tij për njeriun që ishte më i dashur, i bie atij ta shpjegojë, ndërsa të tjerët duket se kanë menduar se kjo ishte më tepër për turpin e tij, si sjellje e papërshtatshme për një mbret.Pra, mund të kritikohet se Aleksandri reagoi shumë ndaj vdekjes së Hefestit, por nuk përmendet se dashuria e tij ishte ajo e një miku. Ajo që i bën historianët modernë të mendojnë për një marrëdhënie seksuale vjen nga burime të tjera, kryesisht nga shkrimtarë antimaqedonë.Gjithashtu, fiksimi i Aleksandrit me Akilin që supozohet të ketë pasur një marrëdhënie homoseksuale me Patroklin, Homeri nuk thotë asgjë që e vërteton këtë, por është supozuar. Dhe siç shkruan Plutarku:Më pas Aleksandri e rrethoi varrin e Akilit me një kurorë dhe thuhet se Hefesti e dekoroi atë të Patrokliut në të njëjtën mënyrë.Kjo i bën njerëzit të mendojnë se Aleksandri dhe Hefesti ishin një çift i dashuruar siç ishin – gjoja – Akili dhe Patrokli. Por Plutarku nuk bën një supozim të tillë. Aleksandri nderonte Akilin, mikun e tij më të mirë. Por Patrokli supozohej se ishte shumë më i vjetër se Akili dhe kishte kuptim që kishte pasur një marrëdhënie që nuk ishte e pazakontë në kontekstin e lashtë grek. Ky është një burrë i moshuar që ka një lidhje me një burrë më të ri. Por Aleksandri dhe Hefesti ishin të një moshe, kështu që një marrëdhënie e tillë nuk do të kishte gjasa.Për më tepër, nëse kontrollojmë karrierën e Hefestit, vërejmë se Aleksandri shpesh e largon atë duke udhëhequr një ushtri tjetër në një fushatë tjetër. Kjo tregon se ai e konsideronte Hefestin si mik dhe gjeneral të besuar që shpesh e dërgonte në misione. Nëse do të ishin më shumë se miq, si një çift i dashuruar, do të kishin kaluar më shumë kohë së bashku.Në përgjithësi duket se Aleksandri e donte Hefestin më shumë se çdo burrë tjetër, megjithatë kjo dashuri nuk duket të jetë dashuri e një çifti homoerotik, megjithëse nuk mund të jemi kurrë të sigurt dhe thashethemet për të nuk mund të konfirmohen e as të zhvlerësohen.

Filed Under: ESSE

Një urim ndryshe për 8 Marsin

March 8, 2023 by s p

Emir Kurtishi

Jurist

Se janë data simbolike, fatkeqësisht sot duhet t’ju kujtojmë. Për mua gjithmonë këto festa, më janë dukur festa koti, sepse Zoti ju ka falur në mënyrën më të përsosur, ashtu siç jeni, gabime simpatike të natyrës. Shënimi i datave është shpikje e njerëzve, andaj edhe s’mund të jenë të përsosura. Në një ditë e vetme është pak për t’ju kujtuar. Por, edhe 365 ditë për t’ua kushtuar juve, prapë si numra janë pak! Ato që nuk ua njohin rëndësinë dhe vlerën, e kanë injoruar vetën dhe janë të humbur në këtë botë. E di që nuk e keni lehtë, sidomos ju. Jeta juaj është shndërruar në proces gjyqësor kafkian, pa epilog, pa fund. Vendimi i plotfuqishëm s’duket në horizont

Jeta juaj, ankthi i kapitenit të anijes. Valët e jetës, jo rrallë herë ju përplasin në shkëmbinj të ashpër dhe therës, ku dilni të gjakosura. Por, unë e di që ju jeni më të fuqishme se burrat dhe notuese të afta që dini fare mirë spirancën ta vendosni thellë brenda në det, të reflektoni dhe ta përcaktoni drejtimin drejt bregut parajsor të jetës. Urimi tradicional, i zakonshëm dhe tepër modest do duhej të ishte që t’ju urojmë shëndet, me të drejtë, sepse lufta nuk vazhdohet e vetme e aq më tepër po qe se nuk gëzoni shëndet të plotë. Ky element esencial jetësor do t’ju shërbejë për t’i përmbushur detyrimet që dalin nga kontrata jetësore e lidhur me Zotin e Madhërishëm. Ne nuk ju meritojmë, e di. Jeta juaj njëmend është bërë një çështje gjyqësore, por bota pa ju nuk do të kishte shijen që e ka tani. Sido që të jeni, për ne jeni argumenti përfundimtar!

Gëzuar, të gjithëve! 🌹

Filed Under: Featured

International Women’s and Teachers’ Day

March 8, 2023 by s p

By: Beti Beno, Esq

AAWO PRESIDENT/

On behalf of the Albanian American Women’s Organization – Motrat Qiriazi, it is my pleasure to welcome you all to our celebration of the International Women’s and Teachers’ Day. Today, we come together to honor the incredible achievements of women around the world, and to pay tribute to the teachers who have dedicated their lives to educating and inspiring future generations. I wanted to note that we are also honored to have two distinguished guests with us today: New York Senator Kevin Thomas and Anna Cohen from our Florida Chapter. Senator Kevin Thomas has been a tremendous advocate for women’s rights and has worked tirelessly to advance gender equality in our society. Anna Cohen is a remarkable individual who has dedicated her life to empowering women and has made an immense contribution to our community in Florida. We are very grateful for their presence here today and for the important work they have done and continue to do in the field of women’s rights. With the mission to empower women and girls and to provide them with the tools they need to succeed, over the past year, AAWO has organized numerous workshops and seminars. These events have covered a wide range of topics, from career development, financial management, Real Estate to self-care, mental and physical health. We are proud of the impact that these events have had on the lives of women in our community, and we will continue to organize them in the future. In addition to our workshops and seminars, we have also helped many women and children in need by donating and providing support and services to those facing difficult situations. It is important for us to give back to our community and to support those who are most vulnerable. I would like to thank the Board of Directors for the remarkable work done in the past year. I would like to thank the event Committee for organizing this wonderful evening. A big shutout to our Secretary Eva Milo, Albana Konci, Ariana Elezaj, Agathia Llupa and our volunteers Daniela Beno, Bojkena Selmanaj and Anila Gjika. I would like to thank our members, supporters and volunteers because your support means lot to our organization’s mission. Also, today we will also be holding a raffle whose proceeds will be donated to a domestic violence survivor and her 3-year-old son currently living in the Bronx. It is important for us to support and uplift women in our community who are facing difficult situations, and we hope that through this raffle we can make a positive impact in their lives. It is a tradition of AAWO to select a “Woman of the Year” and a “Teacher of the Year”, in order to recognize distinguished women for their personal achievements, but most importantly for the incredible work they do for our community. This year, we are proud to honor Ertrita Ibroci as “Woman of the Year”, and Professor Anila Duro as “Teacher of the Year”. Both of these women 2 have made significant contributions to our community and have inspired us all with their passion and dedication. Today, as we celebrate the achievements of women and teachers, let us also remember that we have much work to do to create a world where women and girls can thrive, free from discrimination and inequality. Let us re-dedicate ourselves to this important cause, and to the pursuit of a more just and equitable society for all.

Filed Under: Komunitet Tagged With: beti beno

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1796
  • 1797
  • 1798
  • 1799
  • 1800
  • …
  • 2791
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT