• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zogaj Durmishi Duo, Eager to Perform for the Community in the Upcoming US Tour

September 16, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

The Zogaj Durmishi pair have connected to each other through their love of music. It is that medium that links them with the Albanian audience around the world and keeps the fans coming back for more. The upcoming US tour of the Albanian duo of performers Zogaj – Durmishi is made possible under the auspices of USALB Parties Corp. The couple has visited the US a few times and was featured on the USALB TV programs. Responding to the audiences demand for the celebrity singers, USALB Parties Corp is sponsoring a music collaboration scheduled on Albania’s Independence Day festivities at the end of November through winter holiday celebrations. Zogaj’s repertoire includes her best known and popular hit songs that celebrate Albania, the country and flag. Durmishi will perform a few arrangements of folk inspired Southern Albanian songs that are played on musical instruments typically used in the Northern and Southern regions.

The pair’s love story starts more than two decades ago. Fahrije Zogaj, who had just graduated from high school in the war torn country of Kosovo, and Bujar Durmishi, a young man from Albania, met and fell in love. Both were raised by parents who instilled in them the Albanian traditions of honor and respect. They also shared a profound affection for music. Fahrije says that her father and brother play the violin and are song performers in Kosovo.

Joined together in marriage and by music, they launched their careers and shared their voice and talent with audiences far and wide in Albania and neighboring countries. Fahrije has released a dozen albums and hit songs popularized in music video productions and media platforms. The duo’s initial success continued with many song releases and guest appearances on many of the top television shows. “They are two well-known names of the Albanian variety show, with whom the public has been associated for years,” writes Albania_Showbizz magazine.

It did not take long for the popularity of the husband and wife performers to reach across the Atlantic. Previously, Fahrije Zogaj and Bujar Durmishi have been invited as guests in the US. “Each trip is an emotional journey,” says Fahrije, validating “the crucial role of the United States leadership in the events that led to the Kosovo independence’. A key voice of the Albanian American community is the Pan Albanian Federation of America Vatra, a New York based social and cultural organization. At last year’s festivities that marked the 109th year of its foundation, Fahrije Zogaj and Bujar Durmishi were invited as guests of Vatra. During that visit they went on to make guest appearances on USALB TV. The couple has traveled to a few US cities like New York, Boston etc. and has enjoyed meeting with compatriots in the diaspora as well as many of their music fans.

Their connection with music is at the heart of their union which Zogaj and Durmishi celebrate in their performances and share with the audiences. They are excited about the upcoming US tour and say that performing gives them the greatest joy. The tour dates schedule and events will be managed by Gjergj Kovaçi, Head of USALB TV and USALB Parties Corp.

Filed Under: Kulture Tagged With: Rafaela Prifti

VATRA U PRIT NË DEPARTAMENTIN E SHTETIT NË UASHINGTON

September 16, 2022 by s p

Uashington, 16 Shtator 2022- Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra u prit në një takim të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan në Uashington. Delegacioni i Vatrës i kryesuar nga kryetari z.Elmi Berisha, Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj, Mondi Rakaj anëtar i Kryesisë së Vatrës, përgjegjës për Degët dhe çështjet e lobimit, zgjerimit e bashkëpunimit, z.Besim Malota arkëtar i Vatrës u pritën ngrohtësisht nga Përgjegjësi i Zyrës për Shqipërinë Oficer Erin Tramontozzi dhe Përgjegjësi i Zyrës për Kosovën Oficer Anne Morrison. Në këtë takim të nivelit të lartë, Diplomatët Përgjegjës për Shqipërinë e Kosovën vlerësuan bashkëpunimin, përpjekjet dhe rolin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në forcimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes Vatrës dhe Departamentit të Shtetit e Institucioneve të tjera Amerikane. Në këtë takim delegacioni i Vatrës diskutoi rreth fuqizimit të bashkëpunimit në të ardhmen mes Vatrës dhe Institucioneve Amerikane, vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Vatra qëndron fuqishëm në mbrojtjen e Integritetit territorial të Kosovës dhe hedh poshtë kategorikisht idenë e Asociacionit. Vatra kërkon nga SHBA dhe Ambasadori Amerikan në Prishtinë Z.Jeffrey Hovenier të shtojë rolin dhe peshën e tij në unifikimim të spektrit politik në Kosovë për interesa kombëtare dhe diskutoi rreth nevojës që të shihet një mundësi përafrimi të kuadrit ligjor dhe lehtësirave për kontrata pune për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e viset e tjera shqiptare për në Shtetet e Bashkuara. Vatra këmbëngul në fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë, Kosovës e Institucioneve të Shtetit Amerikan.

Filed Under: Featured

SHQIPËRIA SI PJESË E BOTËS RUSE –  “RUSKI MIR” DHE “BALLKANI I HAPUR”

September 16, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane”, njofton VOA shqip – kjo kur ishte kryetar i saj Lulzim Basha.  Sipas VOA-s, zyrtari që foli me median, nevijoi se ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit, i cili ka analizuar financimet e Rusisë, “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që të mënjanojmë kërcënimet e mundëshme ndaj Ballkanit. Andaj, nuk duhet të ushtrohet më trysni ndaj Serbisë që t’i imponojë sanksione Rusisë.  Sanksione të tilla nuk mund të ndërmerren sepse pa Rusinë, Serbia nuk mbijeton dot. Për më tepër, qeveria dhe Presidenti Aleksandër Vuçiq nuk do u mbijetonin sanksioneve (të Serbisë) kundër Rusisë.”  Kryeministri Rama, Intervistë me gazetën austriake Die Presse, para disa ditësh.

“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  “Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha lideri serb, sipas Radios Evropa e Lirë. 

Eh, sikur Tirana zyrtare sot do mbronte interesat legjitime dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, me kaq këmbëngulje dhe vendosmëri siç mbron Vuçiqi interesat nacionaliste serbe anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, me ndihmën e Rusisë së Putinit. “Serbët dhe Rusët, vëllëzër përgjithmonë…”, një parullë kjo që dëgjohej në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në mbështetje të pushtimit të paprovukuar të Ukrainës nga forcat putiniste ruse 6-muaj më parë.

Ndonjë lexuesi aty këtu, mund t’i kujtohet ndonjë shkrim imi modest vite më parë, me të cilat jam përpjekur të zgjoj ndërgjegjen por edhe të parlajmëroj për rrezikun që, sipas mendimit tim atëherë dhe sot, i kërcënohet interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, si rrjedhim i përhapjes së influencës së Rusisë putiniste dhe shteteve të tjera autoritare të botës, si Kina dhe Turqia. 

Po i sjellë këto citime të ditëve të fundit, jo për të thenë: ja kisha të drejtë, por si një ilustrim i rreziqeve të mundshme që i kanosen Kosovës dhe interesave të shqiptarëve në përgjithësi. Se kam drojë që protagonistët e sipërpërmendur shqiptaro-serb, po punojnë, dashtë e pa dashtë, me interesat ruso-serbe në dëm të interesave të shqiptarëve dhe si rrjedhim edhe në dëm të interesave afatgjata gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, interesa të cilat do duhej të përputheshin me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Fatkeqsisht, disa prej këtyre, ditën flasin dhe shfaqen si “pro-amerikanë” të mëdhej të cilët, na thonë se “ndajnë vlerat perëndimore”, ndërsa natën sjellin ujë në mullijtë e armiqëve të Kombit shqiptarë dhe të interesave të aleatit strategjik, historikisht, më të sinqert të Shqipërisë e Kosovës – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Me miq “proamerikanë” si këta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nevojë për armiq.  

Shtoi këtyre deklaratave të fundit nga liderët ballkanas si dhe raportit të zbulimit amerikan — në lidhje me financimin e raportuar nga burime amerikane të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës – edhe njoftimin e javës së kaluar të doktrinës së re të politikës së jashtme ruse, të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin.  Kjo doktrinë e re e politikës ruse, njoftuar në fillim të këtij muaji, sipas mediave ndërkombëtare, përqendrohet rreth konceptit të ashtuquajtur, “Bota Ruse”, në bazë të cilit justifikohet ndërhyrja e Kremlinit në mbështetje të të drejtave rusisht-folës në hapësirën ish-sovjetike. Por, sipas raporteve në media, ky dokument prej 31- faqesh – nënshkruar na vet Putini — shkon përtej konceptit të ndërhyrjes së Rusisë në mbështetje të “rusisht-folësve” jashtë kufijve të Rusisë – të asaj pra që konsiderohet si “Bota Ruse”, ose hapësira ish-sovjetike, të cilën regjimi i Putinit e konsideron si zonë të infleuncës së saj, nepërmjet një “politike humanitare”.  Sipas medias ndërkombëtare, ky dokument shkon përtej Botës Ruse”, duke u paraqitur edhe si një përdorim i të ashtuquajturës strategji ruse e “pushtetit të butë”. Në dokumentin e ri të politikës së jashtme ruse, bëhet gjithashtu thirrje, për shtimin e bashkpunimit dhe influencës së Rusisë me shtetet sllave, dhe për përforcimin e marrëdhënieve të saj me Kinën dhe Indinë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Afrikën, me qëllim “për të mbrojtur, ruajtur dhe avancuar traditat dhe idealet e Botës Ruse.”

Kur një Kryeministër i Shqipërisë mbron Serbinë dhe justifikon  politikën pro-ruse të Beogradit si një politikë për mbijetesë të Sebisë dhe të regjimit serb të Vuçiqit Rama for “Die Presse”: Let’s keep away the threats from the Balkans – Politikë (tiranapost.al) dhe kur një raport i shërbimeve sekrete amerikane njofton se Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende ku mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 kur Lulzim Basha ishte në krye të saj  — unë e konsideroj si një situatë emergjente që rrezikon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës — SHBA: Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende; mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 (zeriamerikes.com) –

“Ruski mir” dhe “Ballkani i Hapur” janë një dhe të pandarë. Aleksandër Vuçiqi është aleati më i ngusht i Vladimir Putinit dhe i politikave të tija eskpansioniste të “Botës Ruse”, mbështetur nga Kishat Ortodokse ruse dhe serbe. “Bota Ruse” e Putinit është si “bota serbe” e Vuçiqit. “Ballkani Perëndimor”, pjellë e Serbisë e mbështetur qartë nga Moska, mundëson shtrirjen e influencës ruse në Ballkan përtej hapësirës së Serbisë. Sot, pretendimet e Vuçiqit kundër Kosovës janë të njëjtat me ato të Rusisë për të justifikuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, 6 muaj më parë nga Rusia. 

Për ata që ende nuk e kuptojnë se ç’ është, “Ballkani i Hapur”, ua shpjegon njëri prej analistëve më të njohur amerikanë për çeshtjet ballkanike dhe evropiane, Janusz Bugajski: “Ballkani i Hapur është një nismë që favorizon Moskën, një nismë që mban rajonin larg Bashkimit Evropian, që mban të ngrirë konfliktin në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë. Një nismë që do të kontrollojë Malin e Zi dhe të shtrijë influencën e Serbisë edhe më shumë në rajon.”  Shumë mirë e thenë nga analist i njohur, që përmbledh thelbin e kësaj nisme. 

Zgjohu o shqiptar! Zhvillimet e fundit tregojnë se Ballkani i Hapur po shkon përpara, krah për krah, me politikën e jashtme të strategjisë së “Botës Ruse”, të nësnhkruar nga Putini javën që kaloi.  “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë tjetër veçse një projekt i menduar mirë dhe i përpiluar në korridoret më të errëta të Beogradit dhe Kremlinit – që në përputhje me objektivat strategjike të “Botës Ruse” të përforcojë edhe më tepër influencën e Serbisë në Ballkan dhe nepërmjet saj, edhe influencën ekonomike, politike dhe ushtarake të Moskës në rajon.

Një gjë e tillë nuk mund të jetë assesi në interes të Shqipërisë e të Kosovës as në interes të miqësisë dhe të marrëdhënieve afatgjata midis kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hapni sytë! Shqiptarët e lirë nuk nuk duan kurrë të jetojnë një vend nën sferë influence të Moskës as të këlyshave të Rusisë dhe bashkpuntorëve të tyre rajonal. Fatkeqësisht, “manipulimi i demokracisë në vend”, në Shqipëri po vazhdon, para syve të përfaqsuesve diplomatikë perëndimorë.  Prandaj shqiptarët po zbrazin vendin se ua kanë hëngër çorbën për më shumë se një shekull influencave të huaja sllavo-komuniste dhe majtiste serbo-ruse, përball mos interesimit perëndimor.  

Hiqni dorë njëherë e mirë nga Ballkani i Hapur! Shqiptarët nuk kanë dashur kurrë as nuk duan sot të jenë pjesë e Botës Ruse as Botës Serbe!

Frank Shkreli

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli

Krimet elektorale dhe drejtësia shqiptare

September 16, 2022 by s p

Ilir Levonja/

O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë… Po si nuk u vjen turp, karshi atij betimi ligjor, diplomave që jeni këputur së studjuari etj. Veladonit të drejtësisë. E dënuat botin pse dha 100 dollarë që ta votonin për deputet, zgjedhjet e 2021. Në rregull. Po dosjen 184 pse e mbyllët? Me video e zë të kulluar ishin aty edhe Damian Gjiknuri, Edi Rama, Taulant Balla, shefi i policisë së Dibrës etj. Madje ia bët gocën deputete. Zgjedhjet e parakohshme në Dibër pas skandalit erotik të kryetarit të Bashkisë 2016. Skandali i shekullit i publikuar me disa etapa nga një tabloit i huaj gjerman, Birn. Atëhere Spaku filloi një lojë, jo të takon ty, jo nuk më takon mua, derisa dosja plot me fajtor përfundoi në provincën prokuroriale a gjakatën e vet Dibrës. Si përfundim, kishte fajtorë por ata nuk mund të dënohen pasi kishte kaluar afati penal. Ja pse duhej bërë gjithë ajo lojë me, jo më takon mua, jo po të takon ty etj. Që të kalohej afati penal. O pika drejtësisë shqiptare. Vetëm krimit nuk i kalon kurrë afati. Sot dënoni një ish deputet që me llogjikën e propagandës së studiove të qeveriut, ku u mbeti goja se kështu bënte edhe Berisha, kanë të drejtën të vrasin, presin, bastisin kë dhe kur të duan. Sot i erdhi radha bash një kandidati të LSI apo Partisë së Lirisë, ish aleatit të qeverisë. Po është e turpshme për gjithë faqen tuaj, o shoqëria shqiptare. Dënohen nënat e vetmuara pse kanë ndërtuar një kotec pulash. Dhe nuk ka asnjë të dënuar nga ata që ngrenë 40 kate përballë kryeministrisë. Dhe qeveriu nuk e shikon. Jeni budallepsur edhe si shoqëri. Kaq shumë sa e drejta qytetare është kthyer në një shkop me gunga të xhandarit të kohës. Kjo vetëm nga preferencat politike etj. Vendi im sot është në një kapërcyell ku ka dëbuar energjinë më vitale dhe ekzistenca e tij po mbahet nga pensionistët marksistë dhe një drejtësi diktatoriale. Dha 100 dollarë dhe kërkoi votën, dënohet. Vodhi të gjitha votat Damiani, fliste plot gaz në telefon. Tërmet, tërmet, bravo ju qoftë. Këtu e kam shefin, ju përshëndet. Ju lumtë. Hajde se do mbajmë premtimin, më lart do ju çojmë. Këto i shin fjalët e Damianit…, i keni të regjistruara, janë edhe këto krimi elektoral. Krim. Dhe krimit kurrë nuk i kalon koha. Sikur edhe një shekull të kaloj.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja

VEÇ NJË EMËR ËSHTË I PATEJKALUESHËM NË LDK – EMRI I PRESIDENTIT RUGOVA!

September 16, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Hijeshi po, gra e vajza plot — intelektuale, doktoresha, profesoresha, aktiviste, nëna e motra — gjithëçka dukej bukur, të paktën sipërfaqësisht. Por, edhe në hijeshinë e ambientit të mbledhjes së djeshme të Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, diçka ishte zbehë — zbardhë e zvogëlu besa — llogoja e partisë! E, një lloj forme si trëndafil i kuqrremtë kish marrë primatin (fatkeqësisht të kujtonte atë trëndafilin socialst!).

Teknike kjo, ndoshta?! Por, substanca, a thua, si ishte? Nga fjalimet e parisë që u mbajtën aty:

U thanë rreth 4900 fjalë, nga të cilat fjala ‘LDK’ zuri vend vetëm 24 herë (në shumicën e rasteve vetëm si pjesë e përshëndetjeve të kortuazisë drejtuar funksionarëve të partisë), kurse fjala ‘Rugove,’ pra emri i Presidentit Rugova, vetëm një herë! Nga rreth PESËMIJË FJALË në këtë mbledhje të bukur, vetëm NJË HERË emri ‘RUGOVË!’

Jam mëse i bindur se shumica dërmuese e pjesëmarrëseve në këtë takim ishin aty se besojnë në LDK, në LDK-në që ndërtoi e ia la trashëgëmi politike këtij vendi Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!

Rugovizmi është e vetmja trase që e ruan LDK-në nga rrëshqitja në humnerë! Çfarëdo tentative për të krijuar diçka të re brenda LDK-së që lë anash Rugovën dhe Rugovizmin si ADN ideologjike të partisë sonë është e destinuar për dështim — për aq kohë sa ende ka gra e burra në këtë vend që besojnë në vizionin politik të LDK-së përnjëmend rugoviste.

Kosovës i duhet një LDK autentike rugoviste si buka e uji! Edhe një parti e majtë më shumë s’na duhet gjë!

Rugovizmi mbetet djathtizmi më autentik i Kosovës! Unë në atë besoj!

Filed Under: Politike Tagged With: Faton Bislimi, Ibrahim Rugova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2056
  • 2057
  • 2058
  • 2059
  • 2060
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT