• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Porosia e Fundit e Profesorit Ferdinand Leka: A mund të flasim e të shkruajmë pak më shqip?

September 14, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

Për nga vëllimi i punës dhe prurjet në leksikografinë shqipe, Profesor Doktor Ferdinand Leka (Prill 1930- Korrik 2022) i përket brezit të lëvruesve klasik të gjuhës. Ai pranonte se së pari ishte gjuhëtar dhe se përkthimet ishin dytësore, por e parë në tërësi vepra e tij voluminoze është shprehje e një përkushtimi të hershëm e të pashuar për gjuhën. Bibliografia e tij rendit 70 publikime në 4 gjuhë, 27 punime dhe 162 tituj e referenca përfshirë fjalorë terminologjie, gjuhësorë etj. Pa kurrfarë hezitimi, Profesori Leka pohonte se pasioni i tij ishte leksikografia. Simbioza me fjalën shqipe nisi herët dhe vazhdoi gjatë. Idhtar i palëkundur i gjuhës së njësuar shqipe, ai flet me admirim për gjuhëtarët e Kosovës të cilët në Kongresin e Drejtshkrimit (1972) pranuan versionin standart të shqipes, të vetëdijshëm për domethënien e këtij akti në rrafshin e identitetit kombëtar. Nga të gjithë referuesit në Kongres, duhet të ketë rënë në sy kualifikimi i Profesor Lekës si diplomant në gjuhën serbe i Liceut të Shkodrës. Në këtë institucion prestigjioz, kujton Profesori, jepnin mësim edukatorë të nivelit të lartë të përgatitur nga Shkolla Normale e Elbasanit. Vec kredencialeve profesionale, thotë ai, këta mësues jepnin të njëjtin program rigoroz si në Gjimnazin e Shkodrës ashtu edhe në një gjimnaz të largët në Mirditë apo kudo gjetkë.

I mbrujtur me frymë iluministe. Ferdinand Leka e vuri formimin e tij gjuhësor të latinishtes, italishtes si edhe frëngjishten, greqishten e Vjetër dhe gjermanishten në të mirë të përhapjes së dijeve. I sapodiplomuar nga Gjimnazi i Shkodrës më 1946, ai shkoi në Kukës dhe hapi e drejtoi për katër vjet Shtëpinë e Kulturës ndërsa priste të merrte të drejtën universitare. Edhe këtë fakt humanitar ai e ‘zbut’ me modesti duke kujtuar shembuj të ngjashëm siç ishte Tonin Rropi në fushën e muzikës. Akte të tilla ishin fare të thjeshta për të sepse manifestojnë parimin e tij udhërrëfyes: “Njerëzve nuk ka nevojë t’ju predikosh, mjafton t’ju hapësh sytë.” Nuk besoj se ka ndonjë aforizëm tjetër që mund t’i vijë më për shtat situatës bashkëkohore në mbarë botën.

Pasi kreu studimet universitare filologjike për Gjuhën Ruse, Leka u punësua në Sektorin e Terminologjisë në Institutin Akademik. Ndonëse është autor i Fjalorit Italisht Shqip dhe bashkautor i shumë fjalorëve dygjuhësh, Profesori Ferdinand Leka nuk ishte i ftuar në studio dhe as i intervistuar në gazetat shqiptare të sistemit të kaluar. Në vitin 2006 ai pranoi një bashkëbisedim të regjistruar në video me Ardian Murraj, realizues në TVSh. Materiali u pasqyrua në programet e bashkësisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe nën kujdesin e realizuesit u rifreskua me të dhëna bashkëkohore, në kanalin YouTube në 2018. Profesor Leka përmend në bisedë se kur Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botuar më 1980, u nderua nga zyrtarët komunistë, çmimi i Republikës iu dha Kryeredaktorit dhe Redaktorëve por jo autorëve me arsyetimin se “ishin shumë”. Po të bëjmë një metafor me sportin, thotë Profesor Leka me humorin e hollë shkodran, “morën çmim arbitri dhe trajneri, por jo skuadra dhe lojtarët.”

Bashkëpunëtorja e tij Lucia Nadin, autore dhe studiuese e historise shqiptaro italiane, ka shprehur konsideratë të thellë dhe mirënjohje për Profesorin Ferdinand Leka për diapazonin e padiskutueshëm gjuhësor dhe kontributin në leksikografinë dygjuhëshe.

“Leksikografia është pjesa më e lëvizshme dhe e gjallë e gjuhës,” theksonte Profesori. Kjo do të thotë se fjalorët duhen punuar e freskuar shpesh, dhe ribotuar çdo dekadë. Si një klasik i vërtetë, Ferdinand Leka barazvlerëson gjuhën dhe flamurin. “Një popull ka një fjalor dhe një flamur, – flamuri përfshin territorin e traditat por gjuha është ajo që mbetet në shekuj, pra krahas flamurit është edhe fjalori.”

Edhe në përzgjidhjen e përkthimeve shquhet prirja e tij për vlera të mirëfillta letrare dhe pasurim të letërsisë shqipe. Ferdinand Leka përktheu nga Francesco Petrarka Lirika të zgjedhura nga Canzoniere, nga Alessandro Manzoni (1842) Të fejuarit, që cilësohet si e dyta vepër klasike pas Komedisë Hyjnore. Në veprën Lavdërimi i Cmendurisë nga Erazmit i Roterdamit, Profesori Leka vlerëson njëherazi autorin si mendimtar i viteve 1500 ashtu edhe librin si një kryevepër e letërsisë botërore, e papërkthyer kurrë më parë në shqip. Me përkorjen dhe erudicionin e një akademiku, ai i dhuroi përkthimeve shqipe së bashku me veprën edhe biografinë e Erazmit shkruar nga Stefan Cvajg. Profesori komentonte se jeta e të dyve kishte patur paralele të dukshme. Vetëm një shikim i shpejtë i disa prej titujve të veprave të përkthyera flasin për kulturën e tij fenomenale dhe mprehtësinë mendore. Profesor Ferdinand Leka ka përkthyer: Jezusi i Nazaretit nga Joseph Ratzinger, Papa Benedikoti XVI, Të kapërcehet Pragu i Shpresës nga Shenjtëria e tij Gjon Pali II, Histori e Kishës nga Michel Lemonnier, Lavdërim i Disiplinës nga Bernhard Bueb, Botëkuptimii i Dostojevskit nga Nikollaj Berdjajev, Për të kuptuar Muzikën e Sotme nga Henry Barraud.

Lexuesi i librit me ese të Faik Konicës Shqipëria: Kopsht Shkëmbor në Evropën Juglindore është njohur me pikëpamjet e tij më thelbësore në fushën filozofike, historike, politike e gjuhësore. Por nëse ju ka rënë në dorë botimi i Shtëpisë Botuese Marin Barleti Tiranë, 1993, apo ribotim i tij, atëherë keni lexuar mendimet e Faik Konices përkthyer nga Ferdinand Leka. Ai e quan Konicën “mjek” për nga mënyra sesi dinte të jepte vlerësime por edhe kritika e qëmtime filozofike për shqiptarët, historinë, kulturën, gjuhën.

https://youtube.com/clip/Ugkx3JHxWkrwcRh3wX-4hLtjGxhzNv5ll1gk Admirimi për figurën e Konicës si edhe kërshëria e entusiazmi u bënë shtysë për përkthimin e eseve nga anglishtja në shqip. Profesor Leka pohon se nuk është njohës ekspert i anglishtes, por duke arsyetuar se Konica i kishte menduar esetë së pari në shqip, ai dëshironte të hynte në këtë “sfidë” me gjigantin e stilit për të qëmtuar fjalën që mund ta ketë menduar Konica në shqip përpara se ta shkruante atë anglisht. Kurrë nuk do ta dimë nëse Konica do kënaqej me përkthimin nga Ferdinand Leka, por në vend të përgjigjes mund të marrim në konsideratë paragrafin e fundit të Kapitullit I – Shqipëria Vend i Mrekullueshëm: “Vetëkënaqësia është një qëndrim kundër diturisë dhe unë nuk pretendoj të kem shpëtuar pa gabime. Por mund të përsërit me sinqeritetin më të madh fjalët e shkrimtarit të vjetër, Hekateut nga Mileti, të cilat i kam vënë edhe në ballë të librit: “Po i shkruaj këto gjëra sepse më duket se janë të vërteta.” Tek ky mesazh autori dhe përkthyesi ndihen krejtësisht të unifikuar me njëri tjetrin.

Nderimi i emrit dhe punës së gjuhëtarit të përkushtuar Ferndinand Leka, do ishte vetëdijshmëria për pastërtinë e gjuhës dhe termave të përditshme kur flasim e shkruajmë shqip duke i rezistuar vërshimit të përkthimeve pa nivel dhe huazimeve pa vend të cilat e bjerrin si gjuhën ashtu edhe kulturën e komunikimit. Kaq e vlefshme ishte kauza gjuhësore për të sa deri në vitin 2018, ai po punonte dhe më vonë e përfundoi Fjalorin e Termave të Drejtësisë. Porosia e tij e fundit ishte i njëjti mesazh që e pat thënë gjatë festimit të 85 vjetorit të ditëlindjes se tij: “Librat tona mos i hidhni në kosh dhe mos harroni të na citoni për punën që kemi bërë.”Pranë emrit të tij sot mund të vendosen plot tituj e punime, por më e përshtatshmja mes tyre është porosia e shprehur në librin e tij: A mund të flasim e të shkruajmë pak më shqip?

Kolazhi dhe Fotot nga Ardian Murraj

Filed Under: ESSE Tagged With: Rafaela Prifti

Lajmërim Mortor nga familja Nrecaj në New York

September 14, 2022 by s p

Paulina (Çekaj) Nrecaj

25 Gusht 1963 – 9 Shtator 2022

Me hidhërim, familja Nrecaj lajmëron komunitetin se me 9 Shtator, papritmas u nda nga jeta Paulina Nrecaj e lindun Çekaj në moshën 59 vjeçare.

E ndjera do të pushojë në shtëpinë mortore ‘Farenga Brothers Funeral Home’, 920 Allerton Avenue, Bronx NY 10469, të Mërkuren me 14 Shtator, nga ora 2pm – 9pm.

Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Enjten me 15 Shtator, në orën 11am në Kishën “Zoja e Shkodrës” prej ku mbas Meshës e ndjera do të përcjellet për në varrezat e “Gate of Heaven”, Section 5, 10 West Stevens Ave, Hawthorne,NY.

Famullija “Zoja e Shkodres” dhe mbarë komuniteti shqiptar i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit. Paulina, pastë dritë ne amshim, e të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shëndritë drita e pambarueme. Pushoftë në paqë.

Filed Under: Komunitet

MORALI I FËMIJËVE…

September 13, 2022 by s p

Perktheu : Qerim RAQI 


JANATHAN HAIDT:

STUDJUESIT E PSIKOLOGJISË SË ZHVILLIMIT me dekada janë përpjekur të zbulojnë se si e  zhvillojnë fëmijët  të menduarit dhe sjelljet e tyre në lidhje me moralin dhe rregullat, veçanërisht rregullat që kanë të bëjnë me drejtësinë. Pyetja themelore ka qenë: Si mësojnë fëmijët të dallojnë atë çfarë është edrejtë dhe e gabuar?

Nga vjen morali?

Ekzistojnë dy opcionetë vetëkuptueshmelidhur me këtë- trashëgimia dhe mjedisi. Nëse zgjedhim trashëgiminë, jeminativistë. Atëherë besojmë se dija morale është e lindur. Ajo vjen e para-instaluar, ndoshta e gdhendur nga Zoti në zemrat tona (siç thotë Bibla) ose në ndjenjat tona morale të zhvilluara përmes evolucionit (siç pretendon Darvini).

Por nëse në vend të kësaj besojmë se njohuritë morale vijnë nga mjedisi shoqëror, jemiempiristë. Atëherë e përfytyrojmë fëmijën që nga lindjapak a shumë sinjë faqe e zbrazët (siç besonte filozofi anglez i shekullit të XVII-të, John Locke). Nëse morali duket i ndryshëm në pjesë të ndryshme të botës dhe madje ka ndryshuar gjatë shekujve, atëherë si mund të jetë i lindur? Çfarëdo morali që kemi ne si të rritur, sipas këtyre mendimtarëve, ai duhet të jetë mësuar në fëmijëri përmes përvojave tona dhe përmes të rriturve që na tregojnë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar. (Empirike do të thotë pikërisht »nëpërmjet observimit ose përvojës<<.)

Por kjo është një dikotomi e paqëndrueshme, dhe disa dekada më parë psikologjia morale u fokusua kryesisht në një përgjigje të tretë: në racionalizëm por, që nënkuptonn se fëmijët vetë e formësojnë moralin. Jean Piaget, psikologu më i shquar i zhvillimit të të gjitha kohërave, filloi karrierën e tij si zoolog duke studiuar molusqet dhe insektet në vendlinjen e tij në Zvicër. Ai ishte  magjepsur nga fazat e ndryshme nëpër të cilat kalojnë kafshët kur kalojnë nga, për shembull, vemjettek fluturat. Më vonë, kur e zhvendosi fokusin e tij kërkimor tek fëmijët, ai solli me vete interesimin e tij për fazat e zhvillimit. Piaget donte të dinte se si të menduarit shumë të sofistikuar të të rriturve (“flutura kognitive”) zhvillohet nga

aftësitë e kufizuara të fëmijëve të vegjël (>>vemjet me këmbë të imëta<«)

 Ndër të tjera, Piaget hulumtoi gabimet e të menduarit që bëjnë fëmijët. Për shembull, ai hodhi ujë në dy gota identike dhe u kërkoi fëmijëve të tregonin nëse gotat përmbanin të njëjtën sasi uji. (Po, sigurishtkështu ishte.) Pastaj derdhi ujin e njërës prej gotave në një gotë të ngushtë e të gjatë dhe u kërkoi fëmijëve të krahasonin gotën e re me gotën e paprekur. Fëmijët më të vegjël se gjashtë apo shtatë vjeç zakonisht thonë se ka më shumë ujë në gotën e gjatë e të ngushtë, sepse niveli i ujit është më i lartë. Ata nuk e kuptojnë se vëllimi ruhet kur uji zhvendoset nga një gotë në tjetrën. Ai gjithashtu vuri në dukje se nuk ka kuptim që të rriturit të përpiqen t’u shpjegojnë fëmijëve se vëllimi ruhet. Fëmijët nuk do ta kuptojnë këtë derisa të arrijnë në moshën (dhe fazën kognitive) kur intelekti i tyre të jetë gati për një gjë të tillë. Dhe kur të jenë gati, do ta kuptojnë vetë duke luajtur me gota dhe ujë.

MENDIMI MORAL

Jean Piaget aplikoi modelin e tij të zhvillimit kognitiv edhe në të menduarit moral të fëmijëve. Ai ulej në gjunjë për të luajtur top me fëmijët dhe nganjëherë shkelte qëllimisht rregullat e lojës dhe shtirej si budalla. Atëherë fëmijët reagonin ndaj gabimeve të tij dhe i tregonin aftësinë etyretë fituara për tërespektuar rregullat, për të ndryshuar rregullat, për të pritur radhën dhe për të zgjidhur konfliktet. Kjo njohuri në rritje të vazhdueshme vjen në faza të rregullta me pjekjen e aftësivekognitive të fëmijës . Piagetimendonte se të kuptuarit moral të fëmijëve ngjason me të kuptuarit e tyre rreth gotaveme ujë: nuk mund të themi se është i lindur, por as nuk mund të themi se ata e mësojnë atë drejtpërdrejt nga të rriturit. Përkundrazi, morali lind vetvetiu përmes lojës me fëmijët e tjerë. Të presësh radhën në lojë është si të hedhësh ujinnga njëra gotë në tjetrën. Pavarësisht se sa shumë luan me ta,tre-vjeçarët thjesht nuk janë të pjekur qëta kuptojnë dhe ta zbatojnë konceptin e lojësfair play,sikundër që s’ mund ta kuptojnë se vëllimi i ujit mbetet i njëjtë. Por kur arrijnë moshën pesë – gjashtë vjeç,atapërmes lojës, duke ndërvepruar dhe argumentuar,  vetë mund të mësojnë për drejtësinë në mënyrë shumë më efektive sesa përmes këshillave nga të rriturve. Ky është thelbi i racionalizmit psikologjik: ne rritemi në racionalitetin tonë mu si vemjet që bëhen flutura. Nëse vemja ha mjaft gjethe, ajo (gradualisht) do të zhvillojë krahët. Dhe nëse fëmija merr mjaftueshëm përvoja të moralitnga oborrishkollor – të pres radhën dhe të ndajë gjërat me të tjerët – ai (përfundimisht) do të bëhet një qenie morale me aftësinë për të përdorur arsyen e tij për të zgjidhur probleme gjithnjë e më të vështira. Racionaliteti është nënatyrëntonë dhe aftësiaeduhur për reflektime morale është pika përfundimtare e zhvillimit tonë. Racionalisti  është pra një person që beson se arsyetimi është mjeti më i rëndësishëm dhe më i besueshëm për të përvetësuar njohuri morale.

DY INOVACIONE

Njohuritë e Jean Piaget-it u zhvilluan më tej në vitet 1960 nga psikologu amerikan Lawrence Kohlberg, i cili revolucionarizoi hulumtimine moralit me dy risi thelbësore. Së pari, ai zhvilloi një mënyrë për të përcaktuar sasinë e vëzhgimit të Piaget se reflektimi moral i fëmijëve ndryshon me kalimin e kohës. Ai krijoi një sërë dilemash morale të cilat ua prezantoi fëmijëve të moshave të ndryshme dhe klasifikoi përgjigjet e tyre. Për shembull, a duhet të hyjë një burrë i quajtur Heinz në një farmaci dhe të vjedhë një ilaç që mund t’i shpëtojë jetën gruas së tij që është në prag të vdekjes? A duhet që një vajzë me emrin Louise t’i tregojë nënës së saj se motra  e vogël e ka gënjyer nënën? Nuk kishteshumë rëndësi nëse fëmija përgjigjej me po ose jo. Ajo që kishte rëndësi ishin arsyet që i dhanë fëmijëtpët të shpjeguar përgjigjet e tyre.

Lawrence Kohlberg zbuloi se arsyetimi i fëmijëve për botën sociale zhvillohet në gjashtë faza dhe se ky zhvillim korrespondon mirë me fazat që Piaget-i kishte identifikuar në arsyetimin e fëmijëve për botën fizike. Fëmijët e vegjël gjykojnë se çfarë është e drejtë apo e gabuar sipas kritereve shumë sipërfaqësore, si për shembull si të ndëshkohet një person për një sjellje të caktuar. (Nëse një i rritur e ndëshkon veprimin, atëherë kjo duhet të ketë qenë gabim.) Kohlberg i quajti dy fazat e para <<niveli parakonvencional>>i gjykimit moral dhe ato korrespondojnë me fazën e Piaget-it në të cilën fëmijët gjykojnë botën fizike nga atributet sipërfaqësore (nëse një gotë është më e lartë përmban më shumë ujë).

Në ciklin e ulët të shkollës fillore, shumica e fëmijëve kalojnë më pas në dy fazat e tjera »konvencionale<< dhe aftësohen nëtë kuptuarit dhe trajtuarit e rregullave dhe konvencave shoqërore. Është një moshë që karakterizohet nga disarregullatë vogla detyruese që shumica e atyre që janë rritur me vëllezër e motra e mbajnë mend mirë (“Unë nuk po të godas. Unë thjesht po përdor dorën tënde për të të goditur. Mos e  godit veten!”). Fëmijët në atë fazë kujdesen shumë për t’ u përshtatur dhe kanë respekt të madh për autoritetet – në fjalë, por jo gjithmonë në veprim. Ata rrallë e vënë në dyshim legjitimitetin e autoritetit, por mësojnëpër të manovruar brenda kufizimeve që u vendosin të rriturit.

Pas pubertetit, ashtu siç besonte Piaget se fëmijët fitojnë aftësinë për të menduarit abstrakt, Kohlbergu zbuloi se disa fëmijë fillojnë të mendojnë vetë për natyrën e autoritetit, kuptimin e drejtësisë dhe arsyet e ligjeve dhe rregullave të tjera.

Në dy fazat e »ligjit post-konvencional<<, të rinjtë ende e vlerësojnë ndershmërinë dhe i respektojnë rregullat dhe ligjet – por tani ata ndonjëherë justifikojnë pandershmërinë ose shkeljen e ligjitpër hirë  të vlerave më të larta se ndjekja e rregullave, veçanërisht drejtësisë. Kohlberg-u pikturoi një tablo frymëzuese racionaliste të fëmijëve si “filozofë moralë” në procesin e përpjekjes për të hartuar një sistem etik koherent për veten e tyre. Në fazat postkonvencionale, ata përfundimisht arrijnë tëaftësohen në këtë drejtim. Dilemat e shpikura të Lawrence Kohlberg-ut ishin kështu mjete për matjen e këtyre përparimeve dramatike në të menduarit moral të fëmijëve.

KONSENSUSI LIBERAL

Shkrimtaei amerikan i shekullit të XIX-të Mark Twain thoshte se ” njeriut me çekiç çdo gjë i duket si një gozhdë”. Sapo Kohlberg zhvilloi dilemat e tij morale dhe sistemet e vlerësimit, të gjithë në qarqet e psikologjisë patën një çekiç të ri dhe mijëra studentë të psikologjisë e përdorën atë për të shkruar ese mbi konkluzionet morale. Por ka një arsye më të thellë pse kaq shumë psikologë të rinj filluan të studiojnë moralin nga një këndvështrim racionalist, dhe kjo ishte risia tjetër e madhe e Kohlberg-ut: ai përdori kërkimin e tij për të justifikuar shkencërisht një rend moral liberale të sekularizuar . Zbulimi më me ndikim i Lawrence Kohlberg ishte se fëmijët më të avancuar (sipas sistemit të tij të pikëzimit) ishin ata që shpesh  viheshin në role të tjera – ata mund ta vendosnin veten e tyre në situatën e një personi tjetër dhe t’i shikonin problemet nga këndvështrimi i tyre. Marrëdhëniet e barabarta (si midis bashkëmoshatarëve )ju ofrojnë

marrjen e një roli të tillë, por jo në marrëdhëniet hierarkike (siç janë mësuesit dhe prindërit).

Është vërtet e vështirë për fëmijët që t’i shohin gjërat nga këndvështrimi i mësuesit, sepse fëmija nuk ka qenë kurrë mësues. Si Piaget ashtu edhe Kohlberg besonin se prindërit dhe autoritetet e tjera ishin pengesë për zhvillimin moral: Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të mësojnë për botën fizike, mos u përpiqni t’i mësoni për qëndrueshmërinë e vëllimit, por lërini të luajnë me gota dhe ujë. Dhe nëse doni që fëmijët të mësojnë për botën shoqërore, atëherë mos u përpiqni t’u mësoni atyre dhjetë urdhërimet – dhe definitivisht mos i detyroni ata t’i binden qoftë Zotit, mësuesve të tyre ose juve, por lërini të luajnë me fëmijët e tjerë dhe t’ i zgjidhin vetë konfliktet. Përndryshe, ata thjesht do të ngelin në nivelin konvencional.

Lawrence Kohlberg  veproi në kohën e duhut. Kur vala e parë e’babybommers’ -avefilloi arsimin e lartë, ai e ktheu psikologjinë morale në një himnizim të drejtësisë me këtë gjeneratë dhe u dha atyre mjetet për matjen ezhvillimit të fëmijëve drejt idealeve të tyre liberale. Për njëzet e pesë deri në tridhjetë vitet e ardhshme, nga vitet 1970 deri në vitet 1990, psikologjia morale u mor kryesisht me intervistimin e fëmijëve dhe adoleshentëve rreth dilemave morale dhe analizimin e argumentimeve të tyre. Shumica e kësaj pune nuk ishte e motivuar politikisht –por ishin studime të kujdesshme dhe të vlefshme shkencore. Por duke përdorur një kornizë që parapërcaktonte moralin si drejtësi dhe zhvlerësonte autoritetin, hierarkinë dhe traditën, ishte e pashmangshme që kërkimet do të mbështesnin një botëkuptimsekularizues, dyshues dhe që synon barazinë.

MORALI DHE KONVENCAT

Nëse u kërkohet fëmijëve të shpjegojnë koncepte komplekse, të tilla si të balancojnë pikëpamjet kontradiktore për të drejtat dhe drejtësinëdo të shohim bindshmërisht dallimet mes fëmijëve të moshave të ndryshme. Fëmijëtpërmirësojnëshprehjen e tyre në çdo vit që kalon. Por nëse  kërkojmë shenjat e para të opinioneve morale, na nevojitet një teknikë që nuk kërkon aftësi kaq të avancuara verbale.  Psikologu amerikan Elliot Turiel, një nga ndjekësit e Kohlbergut, zhvilloi një teknikë të tillë.

Teknika e tij pioniere ishte të tregonte histori të shkurtra për fëmijët e tjerë që shkelin rregullat dhe më pas të bënte një sërë pyetjesh të thjeshta me përgjigjet po -dhe jo. Për shembull, ai tregonte një histori për një fëmijë që shkonte në shkollë i veshur me rroba të përditshme edhe pse ishte e detyrueshme të vishje uniformën e shkollës. Ai fillimisht kërkoi një vlerësim të përgjithshëm: >>A ishte në rregull të bëje atë që bëri ai djalë?<«< Shumica e fëmijëve përgjigjeshin jo. Por nëse mësuesi thoshte se ishte në rregull që djali të vishte rrobat e zakonshme, a do të ishte në rregull?

Turiel vuri në dukje se fëmijët deri në pesë vjeç shpesh thoshin se ishte e gabuar që djali të shkelte rregullin, por se do të ishte në rregull nëse mësuesi do të kishte dhënë lejen për këtë. Fëmijët e kuptojnë se rregullat për gjëra të tilla si veshja dhe ushqimi janë konvenca sociale, të cilat janë arbitrare dhe deri diku të këmbyeshme.

Por nëse i pyet fëmijët për veprime qëlëndojnë njerëzit e tjerë, si p.sh. një vajzë që shtyn një djalë nga shilarësingase don ta përdor vetë atë, marrim përgjigje të ndryshme. Pothuajse të gjithë fëmijët thonë se vajza ka gabuar dhe se do të ishte gabim edhe nëse mësuesja do të thoshte se kjo është në rregull. Fëmijët e kuptojnë se rregullat që parandalojnë lëndimet janë rregulla morale, të cilat Elliot Turiel i përcakton si rregulla që lidhen me >>drejtësinë, të drejtat dhe mirëqenien që kanë të bëjnë me mënyrën se si duhet të sillemi me njëri-tjetrin«<.

Me fjalë të tjera, fëmijët e vegjël nuk i trajtojnë të gjitha rregullat në të njëjtën mënyrë, siç e mendonin  Piaget dhe Kohlberg. Fëmijët nuk mund të flasin si filozofë moralë, por ata i renditin informacionet sociale në mënyra të avancuara. Ata heret e kuptojnë se rregullat që parandalojnë dëmtimin janë të veçanta, të rëndësishme, të padiskutueshme dhe universale. Dhe kjo kuptueshmëri, sipas Turielit, është baza e gjithë zhvillimit moral. Fëmijët e bazojnë kuptimin e tyre moral në të vërtetën morale absolute se është e gabuar të lëndosh të tjerët.. Rregullat specifike mund të ndryshojnë midis kulturave, por në të gjitha kulturat që hulumtoi Turielifëmijët bënin dallimin mes rregullave morale dhe atyre konvencionale.

Përshkrimi i zhvillimit moral nga Elliot Turiel ndryshon në shumë mënyra nga ai i Kohlberg-ut, por domethënia politike është e ngjashme: morali ka të bëjë me trajtimin e mirë të të tjerëve. Bëhet fjalë për dëmin dhe drejtësinë dhe jo për lojalitetin, respektin, detyrimin, devotshmërinë, patriotizmin apo traditat. Hierarkia dhe autoriteti janë shpesh një gjë e keqe (kështu që është më mirë t’i lini fëmijët t’i kuptojnëgjërat vetë ).

Prandaj, shkollat ​​dhe familjet duhet të përqafojnë parimet progresive rreth barazisë dhe pavarësisë (për dallim nga parimet autoritare që u mundësojnë të rriturveqë t’ i kontrollojnë dhe kufizojnë fëmijët).

( përktheu: Qerim RAQI 

Filed Under: LETERSI

DIKTATURA NËPËRMJET TREGIMEVE

September 13, 2022 by s p

(Mbresa nga leximi i vëllimit “Gruaja me të zeza” i Makensen Bungos)

Nga Eugjen Merlika

“Gruaja me të zeza” është ndihmesa e fundit e prozatorit Makensen Bungo në lëmin e një fushe pak të lëvruar të letrave tona, asaj të kallzimit të krimit komunist në të gjitha çfaqjet e përmasat e tij.

Titulli i librit përkon me atë të tregimit më të gjatë të vëllimthit, duke bartur në vetvete simbolikën e një epoke historike që, në Vendin tonë, shënoi me ngjyrën e zezë  shumë nga jetët e familjeve shqiptare. Nuk ishte ngjyra e parapëlqyer e fashizmit, ishte pasoja e triumfit të së kuqes, ngjyrës së gjakut, ngjyrës emblemë të komunizmit që, nëpërmjet veprës së tij shkatërrimtare të “botës së vjetër” dhe ndërtimit të “parajsës së vegjëlisë”, veshi me të zeza shumë gra e vajza shqiptare, duke dërguar mizorisht në botën tjetër  bijtë, burrat, vëllezërit e të dashurit e tyre. Ky ishte përfundimi më i dukshëm i asaj sprove të përbindëshme që u çfaq në skenën historike të Evropës lindore në veshjen e fituesit të luftës e që, fatkeqësisht, edhe mbas dhjetëvjeçarësh dështimi e mizorie, edhe mbas fundit të saj tragjikomik, në pjesën më të madhe të opinionit të kontinentit të vjetër, në thelb mbeti e pandëshkuar, e veshur me një aureolë ideali që nuk mund të përdhosej nga “gabimet” e individëve.

Autori e ka jetuar në vetë të parë gjithë harkun kohor të përvojës komuniste në Atdheun e tij, duke pësuar dhunën e saj në shumë drejtime. Si shqiptar, i rritur dhe i formuar në kudhrën atdhetare të mësuesve të shkollës Normale t’Elbasanit, u bë shpejt i vetëdijshëm se interesat kombëtare, të mbrojtura me aq vetmohim nga firmëtarët e aktit të Vlorës, u nëpërkëmbën  nga “kryetrimat e Shqipërisë” deri në braktisje, madje ende më keq, deri në bashkëpunimin kriminal me varrmihësit e “çështjes shqiptare”. Si qytetar, ëndërrues i një Vendi të lirë e demokratik, pa se bijtë e tij më të mirë, ata që synonin të sendërtonin demokracinë shqiptare simbas shembëlltyrës perëndimore, përfunduan, në shumicën dërmuese të tyre, në plotonet e ekzekutimit, në qelitë e errta, në dhomat e torturave, në kampet e punës së detyruar apo në varret pa emër. Si njeri kuptoi shpejt se “rendi i ri” ishte i prirur të mos respektonte normat morale të shoqërisë shqiptare, por synonte që t’i zëvendësonte me një sistem rregullash e ligjesh të huazuara nga përvoja e Rusisë bolshevike, fari ndriçues dhe modeli për t’u imituar i komunistëve shqiptarë.

Ky zhgënjim trefish ka shoqëruar autorin e librit në dhjetëvjeçarët e sistemit, duke bërë që të grumbullojë në kujtesën e tij ngjarje dhe episode të shumta, si një lloj filmi dokumentar që, me ndonjë ripunim të çastit, fatmirësisht, sot i serviren lexuesit shqiptar. Vlera e dëshmisë bashkohet me vlerën letrare, për t’i dhënë lexuesit jo novela dashurie me një fund të lumtur, por tregime që të ndalin frymën  e të bëjnë të përsiatësh gjatë në vetvete rreth një bote jashtë kontureve të logjikës normale, që fatmirësisht i përket së shkuarës së Shqipërisë, por që mbetet ende e gjallë në pjesë të tjera të botës. Autori nuk huazon nga “realizmi socialist” frymën militante, nuk i kthen tregimet në demagogji sulmuese të sistemit, ruan formën klasike të rrëfenjës, megjithëse ndonjëherë tregimtari i lëshon vendin publiçistit duke dëmtuar linjën e saj.

Vëllimthi “ Gruaja me të zeza” përbëhet nga dhjetë tregime, që kanë për subjekte ngjarje të vërteta, të jetuara ose të kallzuara, në të cilat fantazia e autorit punon pak, duke i lënë vendin më tepër aftësisë vëzhguese e përshkruese  të mjediseve e karaktereve të personazheve. I pari titullohet “Xha Thanasi” e përshkruan mjedisin e fshatit jugor të kohës së luftës, me luhatjet e njerëzve për t’u përfshirë në rrymat e ndryshme ushtarake e politike të çastit historik. Tema i referohet kohës “kur hidheshin themelet”, nëse do të parafrazonja titullin e një libri të shumë viteve më vonë të protagonistit kryesor të asaj ndërmarrjeje sipërnjerëzore mashtrimi, që i kushtoi aq shtrenjtë Shqipërisë e banorëve të saj. Në qendër të tregimit është figura e xha Thanasit, shqiptarit autentik, për të cilin interesat e atdheut kushtëzojnë çdo vendim të jetës vetiake. I fundit është “Nusja nga malësia”, një përshkrim rrënqethës i njërës  prej tragjedive të gomoneve në detin Adriatik, humnerat ujore të të cilit gëlltitën jetët e shqiptarëve së bashku me ëndrrat e tyre për t’ardhmen jashtë vendlindjes, mbasi shembja e gërmadhës së socializmit të Ramiz Alisë u dha atyre lirinë, por jo shpresën për të jetuar normalisht në Vendin e tyre. Në këtë tregim preket shqetësimi i madh i shkrimtarit atdhetar për fatet e Shqipërisë paskomuniste. “ Ikte rinia e Shqipërisë e mërzitur, e dëshpëruar, e lodhur, e tradhëtuar, shpresëhumbur. Ikte, ikte, ikte. Ndërsa Shqipëria nga dita në ditë plakej dhe thinjej para kohe..”.   Është një klithmë e fuqishme zhgënjimi e dëshpërimi që na kujton elegjinë e famshme të Pashko Vasës, një tjetër dëshmi e funksionit prej tribuni të shkrimtarëve shqiptarë.

Të dy tregimet janë në skajet e një parabole të një sistemi shoqëror e politik që filloi me krisma armësh vëllavrasëse në fillimin e viteve 40 e që mbaroi me rrëzimin e një monumenti në qendër të Tiranës në shkurtin e 1991, së bashku me pasojat rrënuese të një dështimi që i shkaktoi Shqipërisë hemoragjinë më të madhe mërgimtare në historinë e saj. Ndërmjet këtyre dy skajeve shtjellohen të tjera subjekte, çfaqje të ndryshme të dhunës së socializmit real të markës shqiptare.

Apostol Gega është personazhi i tregimit me titull “Vdekja e bardhë”. Është një mësues i ri që kundërvepron ndaj prirjes së regjimit për të vendosur diktaturën e për të mohuar vlerat atdhetare të mjedisit shqiptar. Është një nga herojtë e vërtetë, të cilëve nuk i dhimset jeta, nëse ajo vihet në rrezik, kur bëhet fjalë për të shpalosur e mbrojtur idealet, një nga ata që dijnë të rrojnë por edhe të vdesin me dinjitet. Fatkeqësisht ata ende nuk gjejnë vendin e tyre në Panteonin e kujtesës historike të popullit të tyre, mbasi në opinionin zyrtar ende luhaten mes “shkelësve të ligjit” dhe viktimave të dhunës. Një i tillë është edhe Marku i tregimit “Kënga e të burgosurit”, për mendimin tim, një nga më të arrirët jo vetëm të vëllimit por edhe të gjinisë së tregimit shqiptar. 

Në të evokohet tradita shqiptare që bie ndesh me “rendin e ri”. Janë dy botë që nuk pajtohen. Personazhi është malsor e fisnik, për të cilin miku është i shenjtë e i paprekshëm. Dorëzimi i tij në qeveri është një sakrilegj, një vdekje morale e papranueshme. Ky është mësimi që i ka përcjellë brez mbas brezi tradita e maleve, është sinonim i nderit vetiak e familjar. Shkelja e tij është e pakonceptueshme për mendësinë e malsorit, është kthyer në një dogmë, të cilën vetëm “bijtë e Stalinit” mundohen t’a thyejnë nëpërmjet dhunës së pashembullt e kultit të vdekjes. Marku dënohet me vdekje mbasi ka strehuar në shtëpi e ka përcjellë jashtë kufirit një mik të familjes të ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Akti i sjell ndër mënd lexuesit qëndresën e gjatë antikomuniste të luftëtarëve të lirisë në malet e veriut dhe rolin aktiv të banorëve t’atyre anëve në mbështetje të saj. Janë faqe të lavdishme që, kur të shkruhet historia e vërtetë, do të përbëjnë një motiv të fortë krenarie të ligjëshme për gjithë kombin tonë.

Fundi i tregimit i ngjan një simfonie madhështore. Kënga e dalë nga thellësitë e birucës së të dënuarit me vdekje e, njëkohësisht, nga thellësitë e një shpirti të vrarë jo aq nga prangat se sa nga malli për nënën, gruan e fëmijët e vegjël, i bën jehonë një litanie që buron nga toka arbërore e shpërndahet mbi të gjithë banorët e saj brënda e jashtë telave me gjemba. Amanetet e këngës të fusin në atmosferën e balladave të lashta, një lloj vazhdimësie tragjike që vjen deri në kohët moderne.

Temës së burgut politik, simbolit më të spikatur të dhunës së “diktaturës së proletariatit” i kushtohet edhe tregimi “Nëna”, që rrok një temë sa të njohur aq dhe të parrahur, atë të rolit, qëndresës dhe sakrificës së  gruas shqiptare në kontekstin e vazhdës së gjatë të përndjekjes komuniste. Kanë qenë ato heroinat e vërteta të heshtura të qëndresës ndaj dhunës së regjimit. Ishin ato që përballoheshin me hetuesit e policët nëpër dyert e degëve të punëve të brëndëshme, apo të burgjeve e kampeve të punës, në rolin e grave, të nënave, të motrave, të gatëshme për sakrificat më sublime, të prirura për të mbrojtur skajshmërisht dashurinë e tyre. Nëna e tregimit të Makensen Bungos, para hetuesit barkmadh e të vetëkënaqur, që  me cinizëm prej krimineli i komunikon dënimin me vdekje të birit 18-vjeçar, të arrestuar në bangot e gjimnazit, nuk gjen tjetër armë për të luftuar veç pështymës që i a hedh në surrat. Ajo pështymë nuk është thjesht shprehje e urrejtjes deri në përbuzje të një gruaje, që ndihet e goditur në gjënë më të shtrenjtë që ka, birin e vetëm. Ajo pështymë është shprehje e qëndresës, e refuzimit të një sistemi të tërë që mbështetet mbi dhunën, padrejtësinë e mashtrimin. Ajo nuk mbetet vetëm në fytyrën e hetuesit, por i përcillet eprorëvetë tij deri tek organet udhëheqëse të Shtetit.

 Mospranimi i sistemit, ndarja morale e qytetare me të është lejtmotiv edhe i tregimeve të tjera e i personazheve të tyre. Kështu spikat figura e mësuese Donikës tek “Fletë lavdërimi” apo i Nënës labe në tregimin me të njëjtin emër. Këto trajtojnë tema më të “lehta”. Personazhet nuk janë hetuesit shpirtkazmë apo rojet e burgut, por mësues që, duke përçuar në shkollë “vijën e partisë”, lënë në klasë fëmijën sepse ka babanë t’arratisur, apo i mohojnë meritën në studim sepse ka patur vëllanë në burg. Në pamje të parë duken marrëzira të vogla që, shpesh, i visheshin njërit apo tjetrit, por sa dhjetra mijra raste të tilla janë vërejtur në gati gjysëm qindvjetin e regjimit. Sa qindra e mijra fëmijë janë rritur nën trysninë e kompleksit të “dallimit klasor”, më i keq se sa ai racial, të getove, të Sovetove, janë rritur të ndrydhur, pa inisjativë, pa konceptin se janë qënie njerëzore të barabarta me të tjerët. Ja dhe një nga motivet sepse shtresa e ish të përndjekurve, me ardhjen e ndryshimeve të shumëpritura, nuk qe në gjëndje, të përfaqësohej denjësisht në luftën politike, veç strategjisë së parapërgatitur nga mbajtësit e pushtetit. A ka njësi matjeje për të përcaktuar dëmet e shkaktuara këtyre krijesave, plagët shpirtërore të majisura në moshën e lodrave? A vret sot ndërgjegja ndonjë nga armata e madhe e arsimtarëve që, në shumë raste, u bënë përçues t’asaj ideologjie që shihte edhe te një fëmijë një “armik klase”, një tabelë qitjeje? 

Është e vërtetë se secili duhet të fitonte bukën e gojës nëpërmjet profesionit të tij, por kishte mënyra të ndryshme për të vënë në zbatim urdhëresat edhe pa vrarë moralin e fëmijëve. Nuk di nga do të anonte ballanca në një përllogaritje të “ të mirëvë” e të “të këqijve”, por për përvojë vetiake mendoj se do të anonte nga të parët. Autori, ish mësues, mundohet të jetë objektiv në gjykimin e kolegëve. Mësuese Donika shprehet “S’kanë turp! Merren me një fëmijë. “, ndërsa Nëna labe, që përmbledh në vetvete gjithë urtinë, bujarinë e virtytet e grave të moshuara shqiptare, me keqardhje thotë:”Ç’faj kanë fëmijët e shkretë?”. Janë dëshmi të thjeshta të qëndresës ndaj së keqes e, jo rastësisht, janë figura grash që e personifikojnë atë. Janë pjesë e atij mozaiku femëror që pasurohet në vëllim me figurën e ndritur të Martires, të cilën lexuesi e njeh nëpërmjet përshtypjeve të shoqes së saj malësore. Janë figura që i përkasin brezit të rinisë së kohës së luftës, mbi të cilin ra me shumë tërsëllimë shpata e diktaturës. Portretizimi i tyre është më i lehtë, ato mishërojnë vlerat e traditës konservatore të ndritur qytetare apo asaj patriarkale fshatare, kanë parime të hekurta edukate që u japin një forcë të pazakontë të brëndëshme, e aftë të përballojë çdo situatë, edhe më tragjiken. Por autori nuk e sheh virtytin vetëm në brezin e tij. Në tregimin “Një natë dimri me shi” ai përshkruan bujarinë dhe humanizmin e djemve e vajzave të reja të Tiranës, që kanë rastin të takojnë të burgosurit e liruar nga burgjet politike e, për t’u ndihmuar atyre, nuk ngurrojnë t’i marrin në shtëpitë e tyre. Është gjesti fisnik i “rinisë së Shqipërisë” që nderon ish të dënuarit, më shumë shprehje respekti për viktimat e dhunës se sa mëshirë për njerëz të mbetur në mes të rrugës në një natë me shi. 

Martirja është figura e njërës nga vajzat më të shquara të Shqipërisë së viteve 40, e paisur me kulturë të thellë frut i studimeve dhe i diplomës italiane, e brumosur me ide demokratike e përparimtare, armike e diktaturave të çdo ngjyre. Autori frymëzohet nga figura e shkrimtares Musine Kokalari, një nga femrat më të shquara në elitën intelektuale  të Shqipërisë s’asaj kohe. Kjo vajzë që simbolizonte më së miri t’ardhmen evropjane të atdheut të saj, përfundoi në qelitë e Sigurimit, në tortura, në dënime e, mbasi mbaruan ato, përfundoi jetën e saj në një qytet të vogël si puntore ndërtimi e kur vdiq u përcoll për në banesën e fundit me një maqinë zhavori… Do të mjaftonte dëshmia e përndjekjes së kësaj gruaje e të tjerave si ajo, për të akuzuar të gjithë sistemin e Enver Hoxhës për “krime kundër njerëzimit”, mbasi asgjësimi i potencialeve intelektuale të një populli është një atentat ndaj vetë qënies së tij.

“Ishte zonjë përmbi zonja, mbi të gjitha ishte fisnike.” shprehet autori nëpërmjet shoqes së saj. Është vlerësimi më i lartë që mund t’i jepet njeriut, vlerësimi i botës shpirtërore, i virtyteve të lindura e të fituara, përballë të cilave diktatura pësoi humbjen më të thellë, sepse megjithë përdorimin e të gjitha mjeteve të mizorisë, atë botë nuk arriti dot t’a përdhosë. Fisniku mbeti i tillë edhe duke nxjerrë vagonat e mineralit në Spaç, edhe duke shtyrë karrocën e llaçit, edhe duke fshirë rrugët, edhe duke gërmuar hendeqe nëpër fusha. Por sa njerëz të tillë vrau e sakatoi komunizmi në Shqipëri, sa veprimtari cilësore njerëzore   i u mohuan çështjes së qytetërimit e të përparimit të Vendit tonë… 

Sot, mbas gati njëzet vitesh ndrrimi sistemi ende askush nuk përgjigjet, nuk pendohet, nuk kërkon falje për këta krime të përbindëshme. Sa bukur i vunë kapak gjërave idhtarët e “korrektesës politike” brënda e jashtë Shqipërisë, ashtu si dikur n’Evropë, kur për të “ulur tensionin” ishte e ndaluar të flitej për gulagët dhe kampet e vdekjes, paçka se miliona krijesa, në gati gjysmën e botës ishin kthyer në numura të thjeshtë… Sollzhenicini, me përvojën e tij mbas përzënies nga atdheu, mund të dëshmonte, ashtu si qindra ish të përndjekur politikë edhe të Shqipërisë, dëshmitë e të cilëve nuk parapëlqehen në shumë qarqe të Evropës politike e kulturore. Këto ishin disa konsiderata që, vetvetiu, rrjedhin në lumin e arsyetimit i cili buron nga libra si ai që po analizoj.

Në këtë analizë një vend të veçantë zë dhe tregimi më i gjatë, që i jep edhe titullin librit. Është një tregim që i ngjan një tragjedie që fillon me një vdekje normale e mbaron me një vetëvrasje në kufirin e 24 orëve. Dy personat janë burrë e grua, një çift i thyer në moshë, pa fëmijë. Historia e tyre ka diçka të veçantë, është një ndërthurje e jetëve vetiake me ngjarjet historike të Vendit. Në retrospektivën ndërmjet dy çasteve tragjike autori na njeh me jetën e tyre. Burri kishte qënë një bashkëpuntor i Fan Nolit në qeverinë e tij. I dalë në mërgim, mbas rrëzimit të qeverisë, kishte jetuar nëpër vënde të ndryshme t’Evropës bashkë me gruan. Kishin pësuar një tronditje të fortë nga akti i pushtimit italian të Shqipërisë dhe kishin qëndruar jashtë gjatë gjithë periudhës së luftës. Kishin ndjekur me simpati luftën kundër okupatorit dhe, me mbarimin e saj, digjeshin nga dëshira për t’u kthyer n’atdhe e për të dhënë ndihmesën e tyre në rindërtimin e përparimin e tij. Zërat se në Shqipëri punët nuk shkonin mirë i quajtën thjesht propagandë, mbasi “ nuk u mbushej mëndja se në Shqipëri mund të vendosej një diktaturë”. Një konsideratë tepër naive kjo, mbasi ata kishin jetuar në një kontinent që në Lindje e në Perëndim ishte i mbushur me diktatura e nuk kuptohet sepse mund të përjashtohej Shqipëria e fituesve komunistë nga kjo mundësi!

Kthehen në Shqipëri, ku priten edhe zyrtarisht, por entuziazmit të kohëve të para shpejt i a zënë vëndin habia, dyshimet, heshtjet e së fundi frika. Revolucioni, që kishin ëndërruar ata, po hynte në binarët e tij të vërtetë, n’ata të dhunës e t’arbitraritetit, tepër larg iluzioneve noliste që ushqente çifti. Zhgënjimi ishte i plotë e pasojat ishin dhjetë vite burg si agjent anglo-amerikan për burrin e një jetë prej fshesareje rrugësh për bashkëshorten. Pas daljes nga burgu pasojnë internime në fshatra e kooperativa bujqësore, deri sa në pension zënë vënd në një qytet të vogël, në të cilin një ditë vdes burri. Gruaja mbetet vetëm, e ndërgjegjëshme se tashmë në një gjëndje të tillë nuk ka më kuptim jeta. Të nesërmen gjëndet e varur me një kravatë të të shoqit. Tragjedia konsumohet plotësisht e, më duket, se çdo koment rreth saj është i tepërt.    

Vlen të theksohet një prirje e shkrimtarit Bungo për të nxjerrë personazhet e tij nga mjediset antifashiste gjatë luftës. Ata, thuajse gjithmonë, kanë luftuar fashizmin, nazizmin e komunizmin, por këtë të fundit mbas zhgënjimit, si pasojë e thyerjes së iluzioneve. Në dukje kemi të bëjmë me një përsosmëri idesh e karakteresh. Çështja ngatërrohet nëse i shohim më me hollësi veprimet. Nacionalizmi antifashist që nga Peza e deri në Mukje ishte në një front të përbashkët me partinë e themeluar nga Dushani e Miladini, por deri këtu mund t’a quajmë diçka normale, mbasi pushtuesi, simbas një ligji të stërlashtë, duhej luftuar. Lufta duhet të kishte një strategji të sajën që lidhej me t’ardhmen e Vendit, rrugët  e perspektivat e tij. Nëse mungonte ky lloj projekti, ajo kthehej në një akt të thjeshtë të detyruar moralisht, por me një përfundim krejt të paqartë e të pasigurtë, për pasojë edhe mundësisht të dëmshëm. Mbas Mukjes nuk mbeti më asnjë pikë dyshimi mbi qëllimet e vërteta të komunistëve shqiptarë, të drejtuar nga emisarët serbë. Atëhere, për të gjithë ata që shihnin më larg se hunda e tyre, rreziku që kërcënonte Shqipërinë nuk ishte më pushtuesi gjerman që kërkonte vetëm rrugët e lira të kalimit për ushtrinë, por lëvizja nacional-çlirimtare që do të vendoste në Shqipëri sistemin bolshevik, me të gjitha pasojat e njohura për botën, mbas 1917 në BRSS.

Në largësinë e më shumë se gjashtëdhjetë viteve të shkuara e të përvojës së dhimbëshme të tyre, më duket se përgjegjësia për tragjedinë shqiptare duhet të bjerë edhe mbi ata që nguruan të përdorin të gjitha mjetet për t’a parandaluar atë. Kjo do të ishte një bisedë e gjatë, që nuk hyn në qëllimin e shkrimit, por nëse pasojat e tragjedisë ranë me tërë peshën e tyre edhe mbi ata, sigurisht mjaft prej tyre do të kenë bërë “mea culpa” për zhvillimin e ngjarjeve.

Personazhet e z. Makensen Bungo nuk e bëjnë këtë. Ata pësojnë diktaturën në të gjitha çfaqjet e saj e ngushëllohen me faktin se kanë luftuar fashizmin. Kështu çifti i tregimit “Gruaja me të zeza” vendos të kthehet në Shqipëri mbas 1944 e jo mbas 1939, siç bënë pjesa dërmuese e të mërguarve politikë t’asaj kohe. Në personazhet e autorit nuk bëjnë pjesë ata që e luftuan që në fillim komunizmin, që atëhere kur ai fshihej mbas gjethes së fikut të atdhetarisë kundër pushtuesit, mbas 22 qershorit 1941, kur Hitleri vendoste të sulmonte BRSS. Në këtë drejtim këta personazhe i ngjajnë një aradhe naivësh, të verbuar nga propaganda kundër pushtuesit, por të paaftë për të kuptuar se ku po e çonte Shqipërinë fundi i luftës. Bën përjashtim këtu vetëm nipi i Xha Thanasit në tregimin e parë dhe Martirja në tregimin me të njëjtin emër.

Por, pavarësisht nga ky këndvështrim, që mund të jetë i lidhur me bindjet politike të shkrimtarit, vëllimi i a arrin qëllimit të na japë një vepër arti në gjininë e tregimit, që është  një ndihmesë e madhe në pasqyrimin e një kohe tepër të vështirë për Shqipërinë. Pasqyrimi i asaj kohe ka qënë misioni dhe detyra e gjithë artit zyrtar të regjimit, pasqyrim që polli një mashtrim të madh, që mori emrin “realizëm socialist” e që zu rrënjë thellë në humusin mendor të shqiptarëve brënda e jashtë kufijve të Shqipërisë. Pasojat e atij mashtrimi i ndjejmë ende sot, kur ngurohet të rrëzohen “tabutë” e të rishkruhet historia.

Autorë si z. Bungo, që ngrenë në art të vërtetën faktike të Shqipërisë komuniste, i bëjnë një shërbim të madh, jo vetëm artit, por edhe vetë shoqërisë. Ata janë si dielli që shpërndan mjegullën në një mëngjez të turbullt, veçanërisht i dobishëm për brezin e ri që nuk e njeh të shkuarën e kombit të tij. Shërbimi atdhetar e qytetar i këtyre penave, pak të njohura në vorbullën e madhe të larmisë së botimeve të sotme në Shqipëri, të lidhura më shumë me interesa financiare, imazhi apo politike, meriton një vlerësim të veçantë e mirënjohje të përgjithëshme mbasi, fatkeqësisht, stimujt në punën e tyre, janë të pakta, për të mos thënë të paqena. Nëse më lejohet, do t’i propozonja Kryetarit të Shtetit të fillonte dekorimet e atyre që kanë meritat e tyre në “ Shpërndarjen e mjegullnajës komuniste në ndërgjegjet dhe botkuptimet e shqiptarëve kudo në botë.” Jam i bindur se Makensen Bungo do të ishte një nga të parët që do t’a meritonte.

                                                                                                           Gusht 2008                                                          

Marrë nga vëllimi: “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011  

Filed Under: LETERSI Tagged With: Eugjen Merlika

ETHNICLY PURE ASSOCIATION IS UNREASONABLE, UNJUST, DIVISIVE, DANGEROUS AND UNACCEPTABLE

September 13, 2022 by s p

Every country has the right to cancel, amend and renegotiate harmful agreements.

BY Msc. AGIM ALIÇKAJ 

With Ahtisaari’s plan, all the painful compromises conditioned by the democratic world to accept the independence of the Republic of Kosova had been made. The rights of the Serbian minority have been guaranteed by the constitution. The Hague International Court has confirmed Kosova’s right to independence after the Serbian genocide against the Albanians. This is the end of the Kosovo status talks, not the beginning.

The Serbian minority in the Republic of Kosova enjoys all human and national rights. It also enjoys privileges that no national minority has in any other democratic countries. It is not endangered at all. On the contrary, it is the Albanian people of the North of Kosova who are discriminated against. Many of them cannot return to their homes. It is the policemen and officials of the country of Kosova who are endangered by Serbian gangs that have infiltrated the region and are controlled and commanded by Serbia.         

         The grievances and claims of Kosova Serbs that they are endangered must be addressed properly and continuously. A State Commission with an international presence can be created and discuss issues with their legitimate representatives. This will allow appropriate parties to evaluate information and facts from the field about their situation, but also assess that of the Albanians. It is unfair and unnecessary to allow Serbia to interfere in the internal affairs of Kosova. KFOR and the Kosova Security Forces have the duty to not allow the blocking of roads with barricades and the obstruction of free movement of citizens.

         The same rights belong to the Albanians living in their ancestral lands of the Presheva Valley and Sanxhak occupied by Serbia. They too should demand the creation of pure ethnic Albanian association and fight for their human and national rights, protesting with various active peaceful methods. Reciprocity in all areas is the key to dealing with Serbia.

         There is no reason whatsoever for the creation of pure ethnic associations with executive powers in the multi-ethnic state of Kosova. None! This demand is baseless and dangerous. It only creates divisions and hatred between different nationalities. It is coming from the aggressive racist Serbian state with the aim of permanently destabilizing and destroying the Republic of Kosova. It is also against the policies and values ​​of western democratic countries. As such it is completely unacceptable.

         The agreement for the Serbian Association signed by the blackmailed and corrupt previous governments of Kosova has been rejected by the Constitutional Court of the Republic of Kosova. International agreements are respected when they benefit both parties involved. It is not true that they must be implemented at all costs. Agreements harmful to the state can and should be annulled, amended and renegotiated. There are countless such cases from international practice.

         How many signed agreements are being respected by the Serbian criminal state?

         After Russian aggression in Ukraine, there is an increased commitment of Europe with the support of America, to find a solution to the conflict between Kosova and Serbia, created by Serbia. The problem is that Europe’s pro-Serb mediators have started the dialogue process backwards and are continuing it backwards. In their minds, clouded by the great desire to remove Serbia from Russia, the victim is equated with the aggressor, Kosovo’s right to exist is equated with Serbia’s desire to dominate, and organized Serbian hooliganism is equated with Kosovo’s right to protect itself.

The main culprits of the non-recognition of the Republic of Kosova and the endless continuation of the conflict with Serbia are:

  • The five European states that do not recognize Kosova’s independence with other supporters of Serbia in many European countries;
  • The dictatorial states of Russia and China;
  • The prime minister of Albania, Edi Rama, who sold-out with fellow politicians from other Albanian lands, such as Ali Ahmeti and Dritan Abazović;
  • The destructive opposition of Kosova and their supporters in the media;
  • As well as extremist groups of different religious beliefs in all Albanian Territories.

         With all these enablers on its side, Serbia has no good reason to recognize Kosova’s independence. They keep Serbs with hope and vain dreams that Kosova can be destroyed and the access to the Adriatic Sea can be secured. Therefore, their representatives openly and arrogantly declare that they will never accept independence. For this reason, the future of Kosova should not depend on Serbian recognition. Participation in the dialogue is necessary but if the dialogue is not changed it will fail as it has been until now

         Political and diplomatic cooperation with Europe is needed, while exposing their double standards and misused values. With America, consultation, cooperation, and continuous coordination of actions is needed. America values ​​true facts and substantiated information. The truth and just reality is on our side. Without America, nothing can be achieved or implemented. The dialogue with Serbia should be conditioned on the direct participation of America. Supported European-led dialogue by America is not enough.

         To the Europeans and all others, that may not fully understand the nuances of this issue, please know this:  The Serbian Church and the Academy of Sciences have been, are and will be a factory for planning crimes, while the Serbian state is an apparatus for their execution. With or without association, with or without recognition of Kosova’s independence, with or without joining the European Union, Serbia will continue to destabilize the Balkans and all of Europe. With their dark deceptive propaganda they have succeeded to create a crazy nation.

          Serbia can be stopped only by real economic and diplomatic pressure. It must be condemned, decriminalized and forced to choose between the democratic Western world or the dictatorial Eastern one. Kosovo has chosen its western democratic path.

         Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani are capable leaders of world class. It is clear that until now they have chosen the path of glory in defending the rights of the people of Kosova. If they submit to pressure to the detriment of the state and the nation, they will lose popular support, especially that of independent voters in the country and the diaspora. Calls and perverted attempts to overthrow the Kurti government are in Serbia’s interest. This is the uncorrupt government of the majority of the people of Kosova. There is no need to make additional concessions to Serbia. 

         This is not the time to accept harmful imposed agreements like Rambouillet and Ahtisaari. Kosova today is in a much better position than before and much stronger than Serbia.

         The Republic of Kosova must be developed and strengthened, while Serbia must be confronted until the western world understands the need for a fair and just solution. This is the only way to freedom, peace, security and national glory.

 *Member of the Executive Board of the Albanian-American Civic League

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Aliçkaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2061
  • 2062
  • 2063
  • 2064
  • 2065
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT