• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nje pike e rendesishme referimi…

August 5, 2022 by s p

Shpend Sollaku Noe/

I mungon shtypit te lire, na mungon ne miqve te hershem. Per bashkepunetoret e “Diellit” ishte si nektari qe ndjell bletet, sidomos, bleten e shperndare te diaspores. Merita e tij professionale qendronte se pari ne respektin per shkrimet e te tjereve. Eshte perpjekur gjithmone te mos fuse hundet ne titujt, nentitujt dhe aq me pak ne idete e e autoreve, kur keta ishin tashme te afirmuar. Ndihmonte shume ne rritjen e cilesise te botimeve te te rinjve. Periudha e pandemise ka qene per mua ndoshta me pjellorje ne pubblicistike, ndoshta mund te krahasohet me botimet e mia te 89-91-isht si edhe me vone tek “Feniks”. Shumica e shkrimeve te periudhes se fundit – tek “Dielli”. Ndonjehere i dergoja edhe dy shkrime ne dite, qe ai me durim i botonte, edhe te djelave, edhe kur mund te ishte shume i zene, apo me probleme te shendetit. Kjo sjellje jo vetem me mua.

Ai la pas buzeqeshjen e dlire, deshiren per t’u sakrifikuar per te tjeret, zotesine e rralle profesionale . Nje fisnik i lindur.

Na mungon shume , Dalip. Me duket ndonjehere se je larguar perkohesisht, saqe pothuaj nis te dergoj ndonje mesazh apo mail. Ne ato momente nuk dua te zbres ne toke.

Filed Under: Politike

Ndrekë Luca…

August 5, 2022 by s p

Mevlan Shanaj/

Besoj jo vetëm në përshtypjen time të hershme nga vitet 60 po te çdo shqiptar tjetër Ndreka vinte me pamjen e një malësori të fortë. Krijimtaria e tij në fillimet i dha një ngjizje me publikun dhe gjatë gjithë jetës vetëm e përsosi jo vetëm mjeshtërisht, por edhe si burrë me temperament të fortë imponues. Kam bërë një dokumentarë për të, por mjerisht shumë vite pasi kishte ikur paqësisht pas një kthimi të zakonshëm me dy bukë në dorë, një për familjen dhe një për komshijen e moshuar. U ul në divan për të mos lëvizur më. Sa shumë do të doja sot ta çoja vetëm një minut dhe ti tregoja për fëmijët. Rozafën që e kishte pikë të dobët dhe krenari: Rozafa , more, me tana dhjeta në medicinë…. Dhe në tregim e sipër kontrollonte Xherxhin! Xherxh more dreç, ku po shkon! Ky dreç është shumë trazavaç. Ja pra Ndreka shikoje Rozafën me klinikë mjeksore në USA dhe në majë të New Yorkut ndërsa Gjergji sot është i famshëm në tërë Shqipërinë me biznesin e tij. Mimi ende ashtu e bukur elegante! Kujtoj , më 1975 ishim në Korçë pasi na kishin dhënë dietat u fute në lojë, poker, i humbe të gjitha si do bëje për 15 ditë?! Të nesërmen pagatori po nisej për Tiranë dhe unë të them, jepi autorizim të tërheqi rrogën! Ti më the: Je i marrë a si?! Nuk e kisha kuptuar këtë, dhe ja them Mimit, kur po bëja dokumentarin që Ndreka druhej nga ti? Mimi , më thotë , nuk e ulte hundën para meje, ndaj ka thënë ashtu! Ky Ndreka në dukje kaq i vrazhdë më ka çuditur, kur isha në vilën e Gjergjit me pushime në Greqi , në raft të librave së bashku me Natashën u befasuam nga shënimet e Ndrekës mes botimeve në italisht të mendimeve të përzgjedhura. Dija nga Mimi se kishte pasion për muzikën klasike! Kujtoj një natë erdhi me Mimikën në shtëpi dhe direkt pa hyrje dalje më tha: Jam munduar për Gjergjin me Shokun Anastas, Shokun Foto, nuk më kanë bërë gjë, ma kanë caktuar në Estradën e Lushnjës, ti ke mundësi të ma sjellësh djalin në Tiranë dhe me gjithë vrullin e tij gjatë bisedës që nuk u ul as një minut lëvizte nëpër shtëpi dhe nuk i dilte inati apo fyerja që atij Ndrekë Lucës, ja kishin çuar djalin jashtë Tirane ,jashtë shtëpisë. Ndodhi siç Ndreka donte, së bashku me Ylli Kokonën nisemi në Lushnje dhe gjeta mirësinë e kryetarit të Komitetit që quhej edhe ai Gjergji!Erdhi Luca i vogël në TVSH e mora si asistent! Gjithë jetës më ishte mirënjohës ! Në dasmën Gjergjit sigurisht e bëri të njohur mes njerzëve që ishim në një tavolinë! Ndodhi që në ditën e ikjes , unë nuk isha në Shqipëri, por i biri më lajmëroj me telefon. Nga Ndrekë Luca ruaj kujtimin më të bukur të profesionit. Ishte autori dhe regjisori i vetvetes. Krijonte shtesa për rolin , ishte aktori që i vinte rëndësi të madhe krijimit të karakterit nga ana e jashtme. Ai po thuaj çdo karakter e krijonte në dhomën e grimit edhe duke vendosur si me dhunë shtesa të dukshme në portret por në fund i rezultonin me sukses. Nuk ka portret normal në krijimet e tija, por së bashku me të vetë ndjerit i jepte karakterit vulën Ndrekë Luca! Ishte aktor i madh dhe mbeti i pavdekshëm në koshiencën e çdo shikuesi! Çuditesha me energjitë e tija. Rikardi më patë thënë: Çuditërisht hante shumë pak! Ndër porositë e tij i kish thënë të birit: Po të le të varfër , por me faqe të pastër.

Filed Under: Sofra Poetike

DASHURIA MIDIS DËNIMIT DHE BESNIKËRISË?…

August 5, 2022 by s p

Jusuf Buxhovi

-Besnik Mustafaj: “Vera pa kthim”, roman, botoi “Ora”, Tiranë 2002:

Nëse “alibia” e ngjashmërive “të rastësishme” letërsinë e mbronë nga anatema e identifikimit të personazheve me realitet që atë mund ta kthejnë në një akuzë publike, megjithatë paradigma e “përsëritjes së ngjarjeve”, në romanin e Besnik Mustafajt “Vera pa kthim”, koherencën e kthen në një realitet jetësor thuajse të gjithëkohshëm që përthekon dramat e brendshme të ndikuara nga faktorët e shoqërorë-politik (në rastin konkret diktatura naziste, por që më tepër mund të jetë edhe ajo komuniste) ku dashuria kthehet në një stigmë “të pamundur” një në si ndëshkim makabër, ndërsa besnikëria “e panevojshme”, meqë “vetëm shkatërron njeriun”.

Romani, ndonëse duket se krijon stigmën e dashurisë dhe të besnikërisë në një raport “shkatërrues për njeriun” në rrethanat e pamundësimit të saj nga ndërhyrjet nga jashtë (përfundmi i Gorit në kampin nazist, që përkon fund e krye me kampin e diktaturës komuniste në Shqipëri), siç shfaqet ajo e rikthyer në një kujtesë e Sanës ndaj Gorit, që lehtë mund të cilësohen edhe për të kundërtën (varësisht nga këndvështrimi i leximit të tyre), megjithatë tragjicitetin e saj si reminishencë shpirtërore mbi të cilin mbështetet i gjithë prosedeu i rrëfimit romanesk, e ndërton mbi paralelizmat midis të shkuarës, që thuajse e përjashton të sotmen, ku edhe përjashtohet fare e nesërmja, paralelizëm ky i një obsesioni apoliptik të jetës pa dashuri ose me dashuri të mbikëqyrur? Në këtë trekëndësh kohor: të së djeshmes ( gjuhë e Gorit), të sotmes së Sanës (kujtesës), dhe të nesërmes, që përjashtohet fare nga ballafaqimi i të parës me të dytën, ku e djeshmja, thuajse në tërësi e mbizotëron të sotmen dhe e heq fare të nesërmen, pra ardhmërinë, mbindërtohet aspekti i përsëritjes së të njëjtës, si një filozofi, që sikur krijimtaria (në rastin tonë letërsia) i jep legjitimitet të plotë dhe të përhershëm vetëm aspektit të mbizotërimit të së keqes mbi të mirën, të urrejtjes mbi dashurinë si çështje që kanë preokupuar krijimtarinë nga antikiteti e deri te koha jonë . Në këtë aspekt, dy personazhet e këtij romani të Mustafajt, Sana, që nëpërmes kujtesës dhe “rikthimit të saj” imagjinar pas dekadash i referohet një dashurie “si mburojë shpirti” kur asaj “do t’i kalojë edhe koha”, gjëqë flet për një tragjicitet të skajshëm dhe, Gori, i cili “flet në të kaluarën”, jo vetëm që e demitizojnë besnikërinë, (ngaqë ajo kthehet në një kujtesë që venitet nga koha), por nxjerrin në pah faktorët real që atë e rrënojnë në tërësi (diktaturën fashiste) dhe e kthejnë në një viktimë të realitetit të trishtë jetësor, siç ishte edhe ai i jetës së Gulagut në diktaturën evneriste-staliniste në Shqipëri. Madje, për lexuesin që sado pak është i ngarkuar me këtë realitet të përjetuar apo të dëgjuar, epilogu (përfundimi i Gorit në kampin gjerman) disa ditë para se ai të çlirohej nga antifashistët, përjetohet si një realitet i komunizmit shqiptar dhe i kampeve të tij famkeqe ku kanë përfunduar tragjikisht ëndrrat, dija si dhe dashuria njerëzore, për t’ia lëshuar vendin dehumanizimit si një sindrom rrënues që edhe sot e gjithëditën me të madhe po e përcjell botën shqiptare në planin socio-kulturor dhe politik madje. Ndaj, vlerësimet, që romanit mund t’i vinë nga jashtë, ku nuk mungojnë edhe ato “te një Penelope shqiptare”, që pret dashurinë e të ngjashme, tretën kundruall realitetit shqiptar, ku edhe dashuria si çdo gjë tjetër e vlershme vritet nga diktatura dhe përmasat e saj çnjerëzore, pa gjasa që ajo të rikuperohet në rrethanat e ndryshimeve të mundshme…

Megjithqë, ky “epilog” që edhe është i pritshëm aty ku fatet e dashurisë dhe ato të përgjithshme njerëzore deri te përmasat e tragjikes më absurde përcaktohen nga faktorët politikë dhe ata të vetëdijes totalitare që ngritën në piramidat e pushtetit, është pasqyrimi brilant i kësaj ndjenjeje, që te Sana fiton një dimension ndër më të fuqishmit në letërsinë tonë të kësaj natyre. Autori, me filigranizëm, nxjerr në pah atë tragjikë që dashurinë e kthen në vuajtje të thellë gjithëkohore dhe gjithnënjerëzore, ndërsa dashurisë, tragjikja i atribuohet si një fatum i madhështisë së saj, si një zhdëmtim për besnikërinë ndaj saj?…

Filed Under: Kulture

PËR DOM NDRE ZADEJËN DHE PATËR ANTON HARAPIN

August 5, 2022 by s p

Dr. Sadik Bejko

(Kisha e Shën Rrokut, Shirokë, 27 korrik 2022)

Është vërtet emocionuese të marrësh pjesë në përkujtimin e dy meshtarëve, e dy martirëve. Dy njerëz të kishës të cilët janë martirizuar për hir të misionit të tyre. Është emocionuese se i përkujtojmë këtu në një kishë. Në kishën që ka simbolin e saj të lartë, të shenjtë, universal – kryqin. Prej kryqit buron shpëtimi. Më vjen ndër mend titulli i një romani të shkrimtarit Kazanxaqi “Krishti kryqëzohet përsëri”. Në Shqipëri priftërinj të klerit katolik janë kryqëzuar, janë martirizuar si askund tjetër. Vrasjet ndër ne të klerikëve dhe të poetëve janë krime të pashembullta në histori. Po në këtë rast ky është gjak i kryqëzimit, gjak i derdhur për shpëtimin, për çlirimin e njeriut nga e keqja, për çlirimin e shoqërisë prej pushtimit të ligësisë së ngritur në sistem, për çlirimin e vendit nga zaptime të ideologjive shkatërrimtare. Dom Ndre Zadeja, patër Anton Harapi që na mbodhën sot do të thoja se janë dy herë shenjtorë, shenjtorë të kishës, shenjtorë dhe të kulturës. Ishin klerikë e poetë, veprimtarë dhe shkrimtarë.

Do të ndalesha dhe në një aspekt që u përmend nga parafolësit. Këtu të mbledhur në një kishë ka edhe myslimanë. Kujtoj se më 1936 Shkodra ka përcjellë me madhështi eshtrat e dy Jugorëve, të Muço Qullit dhe të Çerçiz Topullit. Fjalimi i famshëm i patër Anton Harapit në këtë ditë mortore të përcjelljes së eshtrave të gazetarit Muço Qulli dhe të luftëtarit të Pavarësinë Çerçiz Topulli do të mbahet mend gjatë. Vërtet ne shqiptarët kemi ndarje në.bazë të religjoneve, por kemi unitet shpirtëror kombëtar si shqiptarë. Dhe këtë bashkim shpirtëror e kanë ngulitur figura të larta si këta që përkujtojmë. Patër Anton Harapi në atë fjalim thoshte: o ju eshtra të Muço Qullit dhe të Çerçiz Topullit kur të shkoni tej për tej Shqipërisë thoni se Shqipëria është një, një dhe prej gjakut të martirëve Shqipëria ringjallet dhe shkon më tej. Është një tekst model i prozës poetike dhe i frymës së zjarrtë patriotike, tekst të cilin Ernest Koliqi e ka përfshirë në librin-antologji “Shkrimtarë shqiptarë”.

Meshtarët tanë, kisha jonë e mbështeste misionin e vetë universal dhe kombëtar në dy kolona: në Fe e në Atdhe…për Atme dhe për fe. Pra ne jemi mbledhur sot te kjo kishë e Shirokës të ndezim qiri për Dom Ndreun dhe Patër Antonin që janë dyfish martirë, janë martirë të kishës dhe janë martirë të kulturës, të kombit shqiptar.

Jam i nderuar që mora pjesë në përkujtimin e tyre.

Filed Under: Kronike

MOS I LINI VETËM!

August 5, 2022 by s p

– Letër të tjerëve nga Eda Zhiti -/

Këto pak rreshta u nisen si përgjigje një gazetareje që e vlerësoj e i perfundova drejtuar të gjithëve, që jam e lidhur në fb.

Elona Elezi gazetarja, shkruante se sa të na kalojë kjo dhimbje që na ka kapur për fyti dhe i duhet kerkuar llogari personit përgjegjes për shumëçka…

E dashur Elona,

Unë e di sa e dhembshur di të jesh Ti dhe e kupton tjetrin, prandaj po dua t’ju drejtohem shumë e shumë njerëzve të tjerë se prinderve të Jonadës dhimbja jo vetëm nuk do t’u ikë prej fytit, por do të pushtojë tërêsinë e tyre, përditë e më shumë. Asnjë drejtēsi, qoftë dhe masa më ekstreme nuk e shlyen tragjedinë. Arroganca e atij që kreu atë akt të zi, ka për t’u përplasur në fytyrën e kohës vazhdimisht, pa asnjë ndjesë. Është ky realitet, me vrasës harbutë, se ndjehen të pandëshkueshëm…

Triumfi i ligësisë vrastare. Zoti i ndihmoftë prinderit e Jonades të shohin dhe dritën e tejme, jo vetëm honin ku i hodhën, që është nën këmbët e të gjithëve.

Por jo vetëm Zoti, dhe njerezit që prindērit e Jonadës kanë pranë do t’ju lutesha që të mos I lënë vetēm.

Kur të shihni mamanë, në ditet më pas, dhe nëse është duke bërë punë, në dukje qetësisht pranë ballkonit, një plan ndëshkimi do ta ketë, për askënd, veç për vetveten – po Ju mos e lini vetëm!

Ju qe rrini pranē tyre në shtëpi, kur të shihni se nuk do t’ju kthejnë përgjigje kur t’i pyesni si janë, mos iu ktheni kurrizin, nuk e kanë me ju, e kanë me fatin. Mos i lini vetëm!

Do të vijë dita që do t’ju

buzëqeshin, do ta bëjnë për ju, duan të lehtësojnë komunikimim. Plaga e tyre do te jetë më e thellë për ta, më pak e dukshme apo fare e padukshme për sytë tuaj. Po ajo djeg gjithmonë si në ditën e parë. Ju mos i lini vetëm!

Kur ta shihni në rrugë që të ketë nje si dëshirë të fortë që të ledhatojë çdo moshatare/moshatar të bijës/birit të tyre, sepse diku shohin flokët e saj/ të tij, diku profilin, diku shkujdesjen, diku gëzimin, ju thjesht lëreni ta marrin atë çast.

Kur ta shihni me dhurata një moshatari/je të birit/bijës që martohet apo bēhet më fëmijë, pranoheni se ajo po ndjehet dhe nëna e Tij/Saj. Mos ia përplasni keqardhjen tuaj në fytyrë. Ju thjesht përqafojeni si mama engjëlli.

Dhe besojeni se gjenden gjithmonë Cirenej që do t’i ndihmojnë të mbajnë me dinjitet kryqin e tyre.

_________________________________

“Vogëlushja që vrapon drejt ëndrrës”

Pikturë nga Gjergj Kola, Koleksion privat, A.V.E

Illinois, USA.

Filed Under: Komente Tagged With: Eda Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2132
  • 2133
  • 2134
  • 2135
  • 2136
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT