• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NEW YORK HERALD TRIBUNE (1939) / RRËFIMI I MBRETËRESHËS GERALDINË NË VERSAJË : EDUKIMI I DJALIT, SIMBOLIKA E KURORËS MBRETËRORE, SKËNDERBEU, DHOMA E PREFERUAR NË KËSHTJELLË…

May 26, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Maj 2022

“New York Herald Tribune” ka botuar, të premten e 18 gushtit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e mbretëreshës Geraldinë realizuar asokohe në kështjellën e La Maye në Versajë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Edukimi amerikan për Skënderbeun (Leka Zogun) i marrë në konsideratë nga mbretëresha Geraldinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbretëresha shqiptare në mërgim në Versajë e intervistuar thotë se shqetësimi kryesor tani është rritja e djalit katërmuajsh; Planet e së ardhmes të pasigurta

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, e cila tashmë jeton në Versajë, pas fluturimit (udhëtimit) dramatik nga Tirana kur italianët pushtuan Shqipërinë, tha dje në një intervistë ekskluzive për United Press se djali i saj prej katër muajsh, Princi Skënderbeu, mund të shkollohet në Shtetet e Bashkuara.

Sytë e saj duke buzëqeshur me miqësi ndërsa fliste, mbretëresha e re e gjatë dhe e bukur shpjegoi këtë mundësi duke thënë se “të gjithë e dinë se çfarë vendi i mrekullueshëm është.”

Nëse grushti i shtetit italian i së Premtes së Shenjtë merr fund, Princ Skënderbeu mund të vijë një ditë në fron në qytetin e sapomodernizuar të Tiranës. 

Të edukohet si njeri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“A do të arsimohej për të qenë një mbret demokratik?” u pyet mbretëresha.

“Ai do të edukohet para së gjithash për të qenë burrë,” u përgjigj ajo shpejt.

“Ai do të edukohet në të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë anglishten dhe frëngjishten.”

Çifti mbretëror, që tani jeton në kështjellën e La Maye në Versajë – shtëpia e banuar dikur nga Duka dhe Dukesha e Windsor-it – planifikojnë që më vonë djali i tyre të ketë shoqëruesë anglezë dhe francezë për t’i ardhur në ndihmë dados aktuale gjermane. 

Kurorëzuar me besim

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Por edhe nëse një ditë do të kishte fronin e tij, ai kurrë nuk do të mbajë një kurorë – pasi nuk ekziston. Mbretëresha Geraldinë e shpjegoi këtë situatë në këtë mënyrë: “Kurora e Shqipërisë është vetëm simbolike. Populli i Shqipërisë na kurorëzoi me vetë besimin në pavarësinë e vendit. Kjo është shumë më e qëndrueshme. Emblema e vendit tonë është helmeta e Skënderbeut.” Skënderbeu ishte heroi i madh kombëtar i Shqipërisë.

“Ai është aq i vogël sa nuk kemi bërë ende shumë plane për të ardhmen e tij,” tha Mbretëresha Geraldinë.

E qetë dhe e hijshme, mbretëresha e re më priti me një shtrëngim duarsh të fortë në dhomën e pritjes së vilës.

Mjaft e çuditshme, mbreti Zog dhe gruaja e tij e morën me qira kështjellën pa e ditur se më parë ajo ishte banuar nga Windsor-ët.

Nëna banon në kështjellë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me mbretëreshën Geraldinë gjatë intervistës ishte nëna e saj, tashmë gruaja e një oficeri të ushtrisë franceze.

Mbretëresha e re kishte veshur një fustan të bardhë sportiv me një xhaketë me stampa bardh e zi, të cilët i bleu ndërsa ajo dhe mbreti Zog po udhëtonin nëpër Evropë gjatë rrugës nga Turqia në Francë.

Ajo hodhi poshtë çdo përmendje të modave dhe stileve duke thënë se tani i kushton pak rëndësi “elegancës”, duke pasur parasysh se ka çështje shumë më të rëndësishme për të vendosur. Ajo ende nuk i ka blerë rrobat e reja të vjeshtës, por planifikon t’a bëjë më vonë – ndonëse nuk e di se te cili stilist i Parisit do të shkojë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Planet e ardhshme të familjes mbretërore duken të pasigurta. Tre motrat e Mbretit, të cilat kanë qenë me ta që nga fluturimi (udhëtimi) i ethshëm nëpër malet e Greqisë, do të qëndrojnë me shumë mundësi në kështjellë.

E pyeta mbretëreshën Geraldinë se cila pjesë e kështjellës madhështore i pëlqente më shumë. “Dhoma e bebit tim”, tha ajo me një sinqeritet simpatik.

Filed Under: Politike Tagged With: Aurenc Bebja

Historia e Urës së Matit, një ndër më të bukurat në Ballkan

May 26, 2022 by s p

Nga Eduard M.Dilo

E kujt nuk i ka bërë përshtypje kjo urë aq e bukur ndërtuar mbi lumin Mat?

Është inauguruar më 26 maj, të vitit 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, atëherë në moshën 30 vjeçare, Erwin Schnitter.

Vite më parë, më 1925-ën, u bë dhe projekti i parë nga inxhinieri gjerman Back, duke marre si pikë ndërtimi fushën e gjerë. Rryma e Janarit në vitin 1926 tregoi egërsinë e kësaj rryme.

Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, gjithsecila nga 54 metra e gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj kohe, nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën.

Ura e Matit është një ndër më të bukurat në Ballkan.

Sipas gazetës “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naçi – (Tiranë, e Martë 24/05/1927), në inaugurimin e saj morën pjesë deputetë, senatorë si dhe autoritete të Shkodrës e Lezhës.

Është (po sipas gazetës në fjalë), një inaugurim solemn i më të parës vepër të madhe për dobi publike që Ministria e Punëve Botëore (nën drejtimin e të palodhurit Ministër Musa Juka) kreu me iniciativën e vet plot energji….

“Sa për punimin artistik të kësaj ure, e për hijeshinë e saj nuk mund të zhvillohet si duhet një përshkrim, e vetëm kush ka rastin me e pa, mbetet për të qenë i saktë i impresionuar prej një vepre të artit kolosal.

“…. Sipërmarrja e kësaj godine prej “Mazorana &Co”, e përfaqësuar prej inxhinierit të vet ekzekutues Z. Erwin Schnitter, me një zell e zotësi të shqueme brenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht në bazë të kontratës, tue fitue në kët mënyrë admirimin e simpatin e gjith atyne qi kanë pasë rasin me kët shoqni ndërtimi në punë e sipër”, shkruan Cirilo Kasana.

Kjo gazetë e ruajtur nga inxhinieri në fjalë i është dërguar familjes Juka dhe me disa shënime (kujtime), që mendoj se kanë vlera të jashtzakonshme, ndaj po i riprodhoj sipas origjinalit.

Kujtimet e mia personale të viteve 1925-1928, mbi Musa Jukën ministër i Punëve Botore të Shqipnisë

“Gjatë vjetit 1924, në Shqipni, ishte tue u organizue nji grup personalitetesh me vullnet të fortë dhe të pajisun me nji mendje të vendosun mbi mbëkambjen e vendit të tyne, i cili posa kish fitue pavarësinë dhe lirinë e tij nga zgjedha e huej.

Ahmet Zogu e përfaqësoi këtë grup si kryetar. Zotni Musa Juka u emnue Ministër i Punëve Botore. Ky ishte nji njeri me fuqi vullneti jashtëzakonisht të madh e me pamje të kjartë mbi nevojat që u paraqiteshin me urgjencë për vendin e tij. Pamjet e tij ishin jo vetëm të ushqyeme nga nji inteligjencë e rrallë, por gjithashtu nga nji idealizëm i fuqishëm dhe besim të patundun në të ardhmen e atdheut të tij.

Qëllimi i tij për me nxjerrë Shqipninë-të mbushun me plagë-nga shkatërrimet e tmerrshme të luftës, nga kaosi e inercija që erdhi pas, dhe me i dhanë nji frymë guximi, aktiviteti, dhe pune, u lypste të kishte nji fuqi jashtëzakonisht të madhe tue kenë se çdo gja do t’u fillonte nga asgjaja.

Unë, si inxhinier i ri sviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave në vendin t’em, pata fatin me ndjekë-gjatë disa vjetësh-fillimin e këtyne realizimeve të Ministrit të Punëve Botore Zotni Musa Juka.

Nji nga projektet e parë me randësi që u donte të realizohej ishte rindërtimi i rrugës kombëtare që të çonte, prej Durrësit dhe Tiranës në Shkodër, qyteti ma i randësishëm i Shqipnisë së Veriut.

Gjatë Luftës së parë Zurich-ut, shkojmë në një shtëpi të thjeshtë por posaçërisht e kandshme e origjinale.

“Kët shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer e para grua arkitekte në Zvicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare, me tha Louisa.

Prof. Dr. Safete S. Juka tregon:

“Nji zonje e hijshme, po vjen kah un. Me ngrohtësi me shtrëngon dorën tue më thanë: “Jam Rosie Schnitter, bashkë me burrin t’em kena kalue tri vjet në Shqipni e njana vajzë më ka le atje.

Kena kujtimet ma të mira nga atdheu juej e sidomos nga Ministri i Punve Botërore i atëhershëm.

Im shoq, i cili ka ba shumë punime, në vende të ndryshme thotë: “Nuk kam njoftë njeri ma të aftë, ma të përkushtuem e të ndershëm se kët ministër. Insistonte që t’u përdorshin materialet ma të mirat, por dhe që shpenzimet të ishin sa ma të vogla. Çdo ditë, herët në mëngjez, përpara, se të shkonte në zyrë, vinte me kqyrë punimet por sidomos edhe me folë e bisedue me puntorët. U kujdeste për ta, dishironte me dijtë problemet e tyne personale për me i ndihmue.

Ishte modest, human, me vlerë e zemër të madhe”.

Ndërkaq erdh edhe Zotni Erwin Schnitter. Përsëriti, pak a shume çka më kishte thanë e shoqja. Foli me respekt e admirim për kët Ministër të Punëve Botore, mandej shtoi: “Në jetën t’eme nuk kam njoftë njeri ma të përkushtuem. Ka kenë për mue nji inspirim i vërtetë me njoftë dhe me bashkëpunue me nji njeri si ai.

Kët fakt e konsideroj si nji dhuratë nga Zoti. Emnin e ka pasë: Musa Juka. A e njifni?”.

Thellësisht e emocionume i thashë: “Jam vajza e tij”. Me lotë në sy, u përqafuem të tre. Mbasi u qetësuem nji fije, biseduam gjatë, mandej më tha se ishte ndërtuesi i Urës Matit dhe disa punimeve të tjera.

Kishin banue në Shqipni prej vjeteve 1925-1928. Më ftuen menjiherë në shtëpinë e tyne, ndeja disa ditë. Ishin jo vetëm jashtëzakonisht të kulturuem, por të sjellshëm, të thjeshtë e mikpritës si jena ne shqiptarët.

Nga ajo kohë, d.m.th. prej vjetit 1961 filloi nji miqësi e ambël ndërmjet familjeve t’ona e cila vazhdoi deri sa qenë në kët botë.

Erwin Schnitter ndërroi jetë në 1980 dhe e shoqja më 1982……… Si e shpreha ma sipër, Erwin Schnitter më ka pas thanë se Ura e Matit ka kenë ndërtue prej tij, si inxhinier i nji firme italiane triestine.

Austriakët patën ndërtue nji urë gati 500/m të gjatë aty ku lumi- mbasi kalon vargun e fundit të maleve – hyn në fushën e gjanë që shtrihet deri n’Adriatik. Kjo ishte nji urë e fortë, por mjerisht austriakët e shkatërruen krejtësisht, kur u tërhoqën në 1918. Me landën që mbetën nga ura, banorët ndërtuen nji trap.

Gjithashtu po sipas Zonjës Dr. Safete S. Juka, kemi dhe këto të dhena për Ing. Erwin Schnitter: I diplomuar prej shkollës Politeknike të Zurich-ut si inxhinier gjeometër, ka drejtuar punime të rëndësishme jo vetëm në Svicër, por dhe në shumë vende të botës. Disa prej ndërtimeve të tija që meritojnë të përmenden posaçërisht janë dy tunele nën ujë, njëri në Holandë e tjetri në Irlandë; porti i Dunkerqne-ut në Francë; qendra hydraulike e battage (dam) në Portugal (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsace, Francë, etj.

Ai ka bërë pjesë në ndërtimin e metropolitan-it (sabëay) të Torontos e ka lënë gjithashtu plane për ndërtimin e nji sistemi metropolitan për qytetin e Zurich-ut. Punimet e tij të mëdha e të rëndësishme e kanë bërë të njohur jo vetëm në Svicër, por në botën ndërkombëtare. Në anën tjetër, si shkruan në një revistë svicerane Fritz Marti, bota ka humbë me Erwin Schnitter- in jo vetëm një inxhinier të shquar, por dhe nje personalitet me vlerë njerëzore shumë të madhe botnore.

Ushtria italiane kishte ndërtue nji rrugë ushtarake Durrës – Tiranë, me nji degë nga Veriu, ku u gjindetë fronti që ishte organizue kundër ushtrisë austriake. Kjo ushtri (ushtria austriake) kishte ndërtue nji rrugë ushtarake që kalonte Lezhën dhe që u lypste që të vazhdonte përtej lumit Mat, lum i fuqishëm me rrymë të fortë e të vrullshme. Austriakët zgjodhën si vend ndërtimi, pikën në të cilën ky lum përshkonte malin e fundit për me hy në fushën e gjanë që shtrihet deri në Mesdhe dhe aty ndërtuen nji urë 500 metra të gjatë me këmbë çeliku të ngulura në nji thellësi të madhe. Rruga u vazhdue kah jugu deri në frontin kundër ushtrisë italiane. Kur ushtrija austriake u tërhoq në 1918, austriakët e shkatrruen gjith kët vepër të mrekullueshme.

Mbas luftës, njerzit që banojshin në at krahinë instaluan si mjet të përkohshëm nji trap, tue përdorë kabllot e landët e përdorshme që kishin lanë austriakët. Ndërtimi i nji ure mbi Matin që të sherbente për rrugën kryesore kombëtare prej Jugu në Veri të vendit nja 60/km nga Tirana paraqiste pra nji nga nevojat teknike ndër ma urgjentet. Në hir të energjisë të palodhun të Ministrit të Punëve Botore, Zotni Musa Juka, në vjetët 1926 e 1927 u realizue nji urë me beton arme, 500/m e gjatë, kambët e së cilës janë të nguluna në një thellësi shumë të madhe. Në Janar 1926-gjatë këtyne punimeve – rryma e Matit u vërsul me nji vërshim 1200/m3 për sekondë. Në Jug të Shqipnisë-në Portin e randësishëm të Vlonës – u ndërtue, në vjetet 1925-1926, nji mol me beton arme, për me ngarkue dhe me zbarkue vaporët. Në Portin e Durrësit u ndërtue nji magazinë mallnash në vjetin 1927 dhe mbas kësaj u ndërtue Banka Kombëtare.

Studimet për nji port të randësishëm në Durrës u ndoq me interesimin ma të madh, me qëllim me i hapë vendin nji zhvillimi aktif dhe të mbarë. Në pranverën e vjetit 1928, punimet e ndërtimet të këtij porti u ndërmorën me të gjithë energjinë e duhun. (Këto kujtime janë shkruajtur frëngjisht, e janë përkthye nga Prof. Fiqret Juka; unë i qëndrova besnik gjuhës së përdorur).

Lexojmë në letrën (19/6/1970) që dërgon për Zonjat e nderuara, Dr. Safete dhe Prof. Lume, Z. Erwin, këto rreshta “Ju falnderoj që do t’i pranoni kto informata që po ju dërgoj, prej nji të kalumes së largët, e cila për mue asht shum e çmueshme… Mbajmë gjithmonë kujtimet ma të mirat nga atdheu (vendi) i juej i bukur………”.

Kemi ndër duar një shkrim të këndshëm nga e shquara Erudite shqiptare Dr. prof. S.S. Juka, që rastësia e ka sjellë të njihet e bisedojë me këtë inxhinier të shquar. N’Egjipt kena kalue disa vjetë; ma të amblat në mërgim. Egjiptianët na duen shum ne shqiptarët, sidomos edhe prej të mirave që i ka ba popullit egjiptian mbreti Mohamed Ali, i cili ka kenë shqiptar. N’Aleksandri banojshin njerëz me kombësi të ndryshme. Kishte edhe nji koloni të madhe svicerane. Aty u njofta me Louise e Renxo Alleman, sviceranë të lindun n’Egjipt.

Mbas ramjes se Monarkisë Egjipiane ata – si shumë të tjerë – u larguen dhe u vendosën në Zurich ku kishin prindët e tyne. Miqësinë t’one e mbajtmë me korrespodencë. Në 1955 ndrroi jetë babai i jem i dashtun Musa Juka.

Dy vjet ma von shkova pranë vëllazënve në New York. Nana vazhdoi të banojë n’Aleksandri bashkë me motrën Lume. Louisa me të shoqin insistojshin që të shkojsha me kalue disa ditë në shtëpinë e tyne. M’u mbush mendja në 1961. Sa gëzim kur u takuem mbas sa vjetësh!… Na u duk sikur t’ishim nda nji ditë ma parë. Miqsija e vërtetë asht e shejtë. Për nder t’em, ata dhanë nji drekë ku ftuen miq të tyne të shumtë. (Që të takoheshin me nji shqiptare, profesore të letërsisë franceze, piktore, shkencëtare, studjuese, arkeologe, etj.Shënimi im E.D.)

Shtëpija e Louises ishte jo vetëm e madhe e me nji pamje të mrekullueshme mbi liqenin e Zurich-ut, por posaçërisht e kandëshme e origjinale”. Këtë shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer, e para grua arkitekte në Svicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare”, më tha Louisa.

Filed Under: Kronike

Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino

May 26, 2022 by s p

Autorët dhe veprat më të mira të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të botuara në gjuhën italjane janë të pranishme edhe këtë vit në stendën e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 34-të i të cilit zhvillohet në Torino të Italisë nga data 19 deri më 23 Maj 2022. Salloni Ndërkombëtar i Torinos është ngjarja më e madhe e më e rëndësishme letrare e vendit fqinj. Katër pavjonët e panairit, ku përveç shtëpive të mëdha botuese ekspozojnë edhe qindra botues të vegjël dhe mjaft cilësorë, vizitohen çdo vit nga qindra mijëra vizitorë dhe mijëra gazetarë nga e gjithë bota.Pjesëmarrja e Shqipërisë me një stendë të posaçme mundësohet tashmë prej dhjetë vitesh nga Qendra e Kulturës Shqiptare (www.centroalbanese.it), një prej organizatave më të mëdha e më aktive të bashkësisë shqiptare, në Itali dhe BE.Stenda e Shqipërisë në edicionin e vitit 2022, që konsiderohet nga organizatorët si më i madhi i të gjitha kohërave, ofron për publikun italishtfolës më shumë se 200 tituj, të mbi 80 autorëve bashkëkohorë shqiptarë, të botuar nga 31 shtëpi të ndryshme botuese italjane. Krahas veprave të autoreve best-seller si Anilda Ibrahimi, që botohet në Itali nga shtëpia botuese elitare Einaudi, pjesë e grupit të madh Mondadori, mjaft të vlerësuara e të kërkuara nga vizitorët vijojnë të jenë edhe veprat kryesore të Kadaresë, që po ribotohen gradualisht nga shtëpia botuese La Nave di Teseo, e drejtuar nga Elisabetta Sgarbi, motra e kritikut të njohur të artit Vittorio Sgarbi. Spikasin gjithashtu edhe librat e autorëve të tjerë bashkëkohorë si Ylljet Aliçka, Mimoza Hysa, Bashkim Shehu apo Arben Dedja, veprat e të cilëve janë të disponueshme edhe në italisht. Në vëmendjen e publikut italjan një vend krejt të veçantë vijojnë të kenë edhe autoret Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat shkruajnë drejtëpërdrejtë në gjuhën e shtetit fqinj. Ndër vizitorët më të vecantë të stendës shqiptare janë cdo vit edhe lexuesit shqipfolës që vizitojnë Panairin, të cilët krahas librave në gjuhën italjane mund të gjejnë pranë stendës edhe një përzgjedhje titujsh në gjuhën e tyre amtare. Mjaft i madh është gjithashtu edhe interesimi i udhëtarëve italjanë për Shqipërinë si vendmbërritje turistike. Pranë stendës shqiptare turistët e vendit fqinj gjejnë jo vetëm udhërrëfyesit turistikë “Albania & Kosovo” dhe “Tirana & Albania”, të dy tituj të autorëve Benko Gjata dhe Francesco Vietti, por edhe informacione praktike për Shqipërinë turistike. Prania shqiptare në Panair është një vetrinë e rëndësishme edhe për promovimin e njohjes së vendit tonë nga një publik i kualifikuar, i përbërë nga personalitete të spikatura të jetës publike në Itali. Kështu, gjatë ditëve të para të këtij edicioni të Panairit stenda e Shqipërisë është vizituar, ndër të tjera edhe nga Ministri i Kulturës i Italisë Dario Franceschini, Presidenti i Rajonit të Piemontit Alberto Cirio, Kryetari i Bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, senatorët Mauro Maria Marino dhe Mauro Laus, etj. Takimet letrare
Përvec stendës së Shqipërisë, Qendra e Kulturës Shqiptare ka organizuar këtë vit edhe dy veprimtari të mëdha e të rëndësishme letrare në kuadër të Sallonit të Librit: paraqitjet e para për publikun të librave të rinj të autoreve Anilda Brahimi dhe Lea Ypi. Anilda Ibrahimi paraqiti përballë publikut torinez romanin e saj të ri “VOLEVO ESSERE MADAME BOVARY”, botuar sërisht nga Einaudi. Takimi u zhvillua në datën 19 Maj, dita e para e panairit, në mjediset e Polo del ‘900, një prej institucioneve më të rëndësishme kulturore të Torinos. Me autoren, në takimin e celur nga Benko Gjata, president i Qendrës Shqiptare, bashkëbiseduan studjuesja Marcella Filippa, gazetarja Elena Miglietti dhe Emiliano Paoletti, drejtori i Polo del ‘900. Takimi u pasurua nga leximet e interpretuara nga aktorja italjane Marta Laneri dhe intervalet muzikore të ekzekutuara nga artistët Leonard Plumbini dhe Aba Rubolino. Vepra e re e Anilda Ibrahimit u prit mjaft ngrohtë nga lexuesit dhe mediat e mëdha italjane, të cilat i kushtuan autores një hapësirë të posacme. Lea Ypi paraqiti përballë lexuesve të Sallonit versionin në gjuhën italjane të librit të saj të sukseshëm “E Lirë” (“Libera”, në gjuhën italjane), botuar nga shtëpia e madhe botuese Feltrinelli. Takimi u zhvillua në datën 21 Maj në Sallën Ndërkombëtare të Panairit të Torinos. Pas fjalës hapëse të Benko Gjatës, president i Qendrës së Kulturës Shqiptare, autorja dialogoi për rreth një orë me drejtorin e së përditshmes italjane La Stampa, Massimo Giannini, e duartrokitur shpesh nga publiku. Qendra e Kulturës Shqiptare është një prej organizatave më jetëgjata e më aktive të diasporës shqiptare. Me seli në Torino dhe Milano, Qendra synon të përhapë në Itali njohjen e kulturës shqiptare, të promovojë zhvillimin e lidhjeve kulturore, sociale dhe ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe të mbështesë integrimin e bashkësisë shqiptare, si pjesë e proçesit më të gjerë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Filed Under: LETERSI

Congratulations Albania. Congratulations Roma

May 26, 2022 by s p

Përgatiti:Albano Kolonjari/


Roma 1-0 Feyenoord: Congratulations Albania. Congratulations Roma. Roma fiton finalen e parë të Europa Conference League.*Jose Mourinho i Romës bën historinë . Ai është trajneri i parë që fiton të tre garat aktuale të klubeve të UEFA-s për meshkuj – UEFA Champions League (Porto 2003/04, Inter 2009/10), UEFA Europa League (Manchester United 2016/17) dhe UEFA Europa Conference League (Roma 2021/22 *Marash Kumbulla edhe pse nuk luajti bëhet shqiptari i parë që fiton trofeun e Conference League, por edhe një trofe Europian. “Kam luajtur me kombëtaren në këtë stadium. Ndjehem shumë i emocionuar për finalen në Tiranë me Romën, në stadium ishim të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha ai.*Fiton Roma, por edhe Shqipëria. Pavarësisht disa incidenteve që janë të pranishme në sfida të tilla, Shqipëria, stadiumi, organizimi dhe mikëpritja e vendosën Tiranën në faqet e para të gazetave. Shqiperia hapi dyert për mijëra tifozë, te cilet shijuan finale historike te ‘Conference League, duke treguar një organizim të shkëlqyer deri në përfundimin e ndeshjes . Jose Mourinho “Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, pasi arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”.
Në minutat e para të dyja palët në fushën e lojës hetuan me kujdes dhe kërkuan të testonin aftësinë e kundërshtarëve të tyre nëpërmjet veprimeve shumë të matura tekniko-taktike. Ndërkohë Arena Kombëtare po “kërcente”, pasi mbi 21,000 tifozë kishin mbushur stadiumin për të parë finalen Roma-Feyenoord. Legioen i hollandezëve të Feyenoord-it e frymëzuan skuadrën e tyre nga tribuna veriore, ndërsa homologët e tyre italianë bërtisnin nga jugu. Roma bëri sulmin e parë domethënës, kur u duk se Feyennord por kontrollonte lojën, por këmba e shtrirë e Nicolò Zaniolo-s ishte një “mustaqe” larg topit të lezetshëm të Lorenzo Pellegrinit. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, sulmuesi shfrytëzoi mundësinë e tij, këtë herë duke shfrytëzuar një pasim të Gianluca Mancini, duke u vënë nën kontroll te topi dhe me shume klas shënon në portën e hollandezit Justin Bijlow . 1-0 per Romën. Goditja e minutës së 32-të të Nicolo Zaniolo-s ishte e mjaftueshme për të siguruar fitoren pasi Roma më pas mbrojti epërsinë e saj . Të nxitur nga mbështetësit e tyre, Feyenoord u përpoq të përgjigjej me shpejtësi, duke e detyruar portierin e Romes Rui Patrício të përballej me një sërë kërcënimesh ku vlen te vecohet gjuatja e Orkun Kökçü më e rrezikshmja e pjese se pare. Një fillim i shpejtë i pjesës së dytë, nga ana e hollandezeve te cilet goditen dy here shtyllen, por Roma eshte me fat. Feyenoord kerkon golin e barazimit por ne fundin e ndeshjes hollandezet nxitohen dhe mbrojtesit e romes nuk lejojne qe Feyenoord te gjeje rrugen e rrjetes. Ne perfundim te 90-te minutave Roma fitoi trofeun e Conference League në stadiumin Air Albania. Roma fitoi lavdinë evropiane për herë të parë. Trajneri i Romës, Jose Mourinho, thotë se ndihet “si një romanist i vërtetë” pasi udhëhoqi klubin drejt një trofeu të parë historik të madh evropian. Portugezi u sigurua që të bënte histori në sezonin e tij të parë në Stadio Olimpico, me një masterclass të Mourinhos që fitoi 1-0 ndaj Feyenoord në Tiranë. Pasi i ka fituar të pesë garat e tij në shfaqjet evropiane, mentaliteti fitues i Mourinho-s është injektuar menjëherë tek lojtarët e tij. Dhe shefi i Romës jo vetëm që ishte i kënaqur që i dha fund thatësirës së klubit, por duke e bërë këtë Mourinho beson se kjo e ka sjellë atë edhe më afër klubit dhe mbështetësve të tij. “Ne kemi shkruar historinë,” tha ai pasi mposhti Feyenoord në argjend. “Ky është një kompeticion që ne besuam se mund ta fitonim që në fillim. “Shumë gjëra po kalojnë nëpër kokën time tani. Ndihem si një romanist i vërtetë.”Jose Mourinho i Romës bën historinë e trajnerit evropian me fitimin titullin te Ligës së Konferencës. Mourinho festoi një arritje historike duke u bërë trajneri i dytë që fiton pesë tituj të mëdhenj evropianë pas Giovanni Trapattoni, teksa skuadra e tij AS Roma fitoi Ligën e Konferencës së UEFA-s të mërkurën. Mourinho, i cili kishte fituar më parë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Kupën UEFA, përfundoi një grumbullim unik të trofeve evropiane pasi Roma mundi Feyenoord 1-0 në Tiranë për të siguruar që ai të mund të shtonte Ligën e Konferencës në koleksionin e tij. Këto janë pesë finale evropiane në Porto, Internazionale, Manchester United dhe Roma që nga viti 2003 ku Mourinho ka qenë trajner dhe pesë herë ka marrë trofeun në shtëpi. Fitorja gjithashtu e bën atë trajnerin e vetëm në historinë evropiane që ka fituar Ligën e Kampionëve, Europa League, Superkupën e UEFA-s dhe, tani, Ligën e Konferencave. “Gjëja më e mirë në karrierën time është se, përveç Europa League me Manchester United, ta bëj atë me Porton, Interin dhe Romën është shumë, shumë, shumë e veçantë”, tha Mourinho. “Është një gjë të fitosh kur të gjithë e presin, kur ke bërë investime për të fituar, por është krejt tjetër të fitosh kur diçka ndihet e pavdekshme, që ndihet vërtet e veçantë. Kjo mbetet në historinë e Romës, por edhe timen. Më thanë se vetëm unë, Sir Alex [Ferguson] dhe Giovanni Trapattoni fituam trofe në tre dekada të ndryshme. Më bën të ndihem pak i vjetër, por është mirë për karrierën time.”Ky është titulli i parë i madh i Romës në kompeticionet e klubeve të UEFA-s. Ata përfunduan nënkampionët në finalen e Kupës Evropiane të 1984 dhe shfaqjen e Kupës UEFA 1991.Roma është skuadra e parë italiane që fiton një kompeticion klubesh të UEFA-s që kur Interi fitoi Ligën e Kampionëve në 2009/10, kur ata drejtoheshin nga Mourinho.Roma është e pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të konkurrencës së klubeve të UEFA-s kundër kundërshtarëve holandezë (5-3 barazime).Mourinho ka mbajtur portën e paprekur në katër nga pesë finalet e tij të mëdha të kompeticionit UEFA – dhe këto janë katër më të fundit.Dessers përfundoi si golashënuesi më i mirë i këtij sezoni me dhjetë gola – Tammy Abraham përfundoi një goditje prapa me nëntë.Ky ishte sezoni më i gjatë i Feyenoord-it – ata luajtën 54 ndeshje konkurruese, të cilat përfshinin 19 në Ligën e Konferencës së Evropës (përfshirë kualifikimet). Rekordi i tyre i mëparshëm ishte 51 në 2001/02, kur ata fituan Kupën UEFA.FormacionetRoma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibañez; Mkhitaryan (Sérgio Oliveira 17), Cristante; Karsdorp (Vina 89), Zaniolo (Veretout 67), Pellegrini, Zalewski (Spinazzola 67); Abrahami (Shomurodov 89)
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner (Pedersen 74), Senesi, Malacia (Jahanbakhsh 88); Til (Toornstra 59), Aursnes, Orkun Kökçü (Wålemark 88); Nelson (Linssen 74), Dessers, Sinisterra.

Filed Under: Sport

Urdhëri i Lirisë për patriotin e palodhur Jim Xhema

May 26, 2022 by s p

Nga Harry Bajraktari/

Urime mikut tim Jim Xhema!

Dua të përgëzoj Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për nderimin e aktivistit Jim Xhema me Urdhërin e Lirisë.

Janë të paktë ata njerëz në komunitetin shqiptaro-amerikan që kanë bërë aq shumë për Kosovën dhe Çështjen Shqiptare në përgjithësi sa Jim Xhema.

Mes shërbimeve të shumta që i ka bërë kombit shqiptar, Jim Xhema ka prezantuar Senatorin e Amerikës Bob Dole me komunitetin shqiptar dhe kombin shqiptar, dhe të dy mbetën miq deri në fund. Që nga vizita e tij e pare, në Kosovë, në 1990 e deri ditën që mbylli sytë përgjithmonë, Senatori Dole mbeti një mik i kombit shqiptar.

Jim Xhema ka qenë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë kryesore që kemi bërë në Washington dhe New York, në 40 vitet e fundit. Ai ka qenë gjithmonë në vijën e pare të përpjekjeve për të ndihmuar kombin shqiptar.

Puna e komunitetit tonë ka qenë vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Jam i gëzuar që Presidentja Vjosa Osmani shpreh mirënjohje dhe po nderon punën dhe kontributin e diasporës sonë.

Urime Jim Xhema për Urdhërin shumë të merituar të Lirisë!

LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE

Jim Xhema (djathtas) me Senatorin Bob Dole (qendër) gjatë një tubimi për Kosovën me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Nga e majta, Jim Xhema, Senatori Alfonse D’Amato, dhe Harry Bajraktari.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2247
  • 2248
  • 2249
  • 2250
  • 2251
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT