• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE” PROMOVIM MBRESËLËNËS NË VATËR

March 24, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York më 23 Mars 2022, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra organizoi një promovim mbresëlënës të librit “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” të studiueses Prof. as. Dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë. Nën prezantimin dhe drejtimin e promovimit nga Dr. Pashko Camaj, studiues të letërsisë, historisë, vatranë, miq, media, artistë, diplomatë e personalitete shqiptare në diasporë nderuan këtë promovim në respekt të një prej figurave të shquara kombëtare si Kristo Floqi. Studimi “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në Vatër, në Diell, në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip. Ambasador Mal Berisha theksoi në fjalën e tij se libri Profesoreshës Spaho përveç se sjell përpara lexuesit tonë një biografi shume të detajuar të një jete a-tipike, epike të një patrioti të madh me një fund të dhimbshëm – si i shumë patriotëve të tjerë shqiptar, që e preken fundin gjatë kohës së  komunizmit – është një kontribut shumë i vyer në historinë e teatrit dhe fjalës artistike në kulturën tonë shqiptare skenike. “Është ky një kontribut i cili vjen natyrshëm në libër përkrah pasqyrimit të jetës së Floqit, dramave, vështirësive, angazhimeve të tij gjatë tërë jetës dhe në pika të ndryshme aty ku çështja shqiptare ishte më e pranishme, më e nxehtë dhe më e nevojshme për neve. Aty gjëndej ai përherë dhe përherë i gatshëm për sfidat” citoi në fjalën e tij Ambasador Mal Berisha. Emri i Kristo Floqit sipas Ambasador Berishës, tani radhitet përkrah dramaturgëve tanë më të mirë të letërsisë shqipe, ndërsa emri Prof Jonela Spahos, në radhën e historianëve por edhe të Estetëve tanë më të mire e një biografjeje shumë të mirë por edhe e një estetje që i mungonte kritikës sonë të teatrit. Ish editori i Diellit, Dalip Greca, tha se libri i studiueses Prof. as. dr. Jonela Spaho “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare”, mendoj se përbën përpjekjen të deritanishme më serioze për nxjerrjen nga errësira në dritë të personalitetit të njërit prej intelektualëve të elitës së kohës, avokatit, gjykatësit, ministrit, gazetarit, drmaturgut, komedianit, poetit, oratorit të shkëlqyer Kristo Floqi. Studiuesja Spaho, duke përdorur të gjitha burimet e kufizuar të literaturës së trashëguar, veçanërisht shënimet autobiografike të K. Floqit në katër vëllime, dokumentet në Arkivin e Shtetit, por dhe shtypin e kohës, dhe burime të tjera, ka bërë të mundur që të kemi ndër duar një studim të plotë, ku nuk mungojnë edhe detajet më të imta të jetës së tij të vështirë, deri në momentin e arrestimit dhe burgosjes nga diktatura komuniste. Autorja e librit ka arritë në përfundimin e argumentuar se: Kristo Floqi është pa dyshim një nga autorët më popullorë të letërsisë shqipe, veçanërisht dramaturgjisë dhe komedisë shqiptare në periudhën 1912-1939. Vepra e tij juridike, politike, publicistike dhe sidomos ajo letrare ka qënë e njohur gjerësisht në periudhën kur ai e shkroi atë, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, emri i tij u harrua ose u përmend shkarazi. Për ne vatranët, tha Greca, merr rëndësi të veçantë kontributi i Kristo Floqit dhënë në gazetën Dielli si organ i Besa-Besën, dhe roli prijës i tij në themelimin e Vatrës. Edhe pse koha që drejtoi Diellin ishte e shkurtër, 20 Shtator 1911- 28 prill 1912, por ai la gjurmë sepse vuri themelet e bashkimit të shoqatave në Federatën “Vatra”. Floqi i priu bashkimit edhe me oratorinë e tij, shkoi kudo ku jetonin shqiptarët, në 32 shtete të Amerikës, dhe zhvilloi më shumë se 1000 konferenca. Ai hartoi thirrjen për bashkim, drejtoi takimin e parë të shoqatave, dhe dha ndihmesë të madhe gjatë procesit të bashkimit si pjesë e komisionit themelues, proces që nisi me 11 dhjetor 1911 dhe përfundoi me 28 prill 1912. Floqi ishte kontributor edhe në krijimin e degëve të Vatrës. Sipas politologut Akri Çipa Kristo Floqi ndërton një profil të lakmueshëm që do të përfshinte aktivitetin e tij privat e publik në fushën e jurisprudencës, për të kaluar, me qartësimin e fatit të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, në poste qeveritare dhe të përfaqësimit politik. Megjithë rikthimet ciklike në profesionin e tij si jurist, angazhimi i Floqit në politikë mbetet tashmë konstante e pandryshuar. “Përgjatë këtyre viteve, ai do të shërbejë si Ministër i Arsimit, në një moment kur arsimi shqiptar lëngonte një prapambetje dhe mungesë zhvillimi të jashtëzakonshëm. Do të jetë përfaqësues i zgjedhur në parlament i Dibrës dhe i Korçës. Do të emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit e nënkryetar i tij. Përtej këtyre, si prokuror, gjyqtar dhe një nga mendjet më të artikuluara ligjore të atyre viteve, ai do të ketë një kontribut në sendërtimin e shtetit ligjor, duke nisur që nga qeveria e Ismail Qemalit dhe deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste” – tha ndër të tjera politologu Akri Çipa. Sipas studiuesit Dr. Paulin Marku rendësia e Kristo Floqit në historinë dhe kulturën shqiptare në SHBA, në krye të  Gazetës Dielli dhe në shërbim të Vatrës e karakterizojnë, si një prej figurave më të spikatura ne diasporë dhe i lidhur ngusht me çështjen kombëtare duke demonstruar gadishmëri dhe bashkëpunim me shoqëri të ndryshme shqiptare.  Pasi mori ftesen më 20 shtator 1911, nga Shoqëria Besa-Besen për të marrë gazetën “Dielli”, ai pati mundesi të shpaloste idene me synimin që shqiptarët të evitonin ndasitë dhe përçarjet krahinore dhe i mëshonte faktit se vetëm në qoftë se shqiptarët janë të bashkuar, siç ndodhi pak më vonë me bashkimin e shoqërive të ndryshme shqiptare në “Federaten Panshqiptare Vatra” dhe forcimin e gazetës “Dielli” dhe të “Vatrës”, komuniteti shqiptar shfaqej më i bashkuar duke shpërndarë frymën kombëtare në ShBA. Sipas studiuesit Dr. Paulin Marku, Kristo Floqi është një figurë e spikatur jo vetëm në aspektin letrar dhe publicistik, por dhe politik, emri i Kristo Floqit është përmendur e analizuar në shumë organe të shtypit të kohës, kur ai dominoi në jetën politike dhe shoqërore Fisnik në pamje, erudit në kulturën e tij, një personalitet poliedrik me botëkuptim të formuar nën ndikimin e disa kulturave, burrë i vërtetë shteti, orator dhe organizator i përkryer, ai i bënte vend vetes në të gjitha mjediset, shoqëritë dhe vendet ku ai jetoi pjesën më dinamike të jetës së tij. “Kjo monografi e profesoreshë Jonela Spahos nderon figurën dhe veprimarinë e Kristo Floqit, një mundësi shumë e mirë për lexuesit që të njihen me këtë vepër që i shërben letërsisë e dramaturgjisë por dhe fushave të tjera studimore për figurën e Kristo Floqit” theksoi në kumtesën e tij studiuesi Dr. Paulin Marku. Profesoreshë Jonela Spaho në përmbyllje të promovimit u ndal në aspekte të veçanta të jetës e veprimtarisë së Kristo Floqit, të kontributit të tij dhe mbi të gjitha të kalvarit të tij jetësor. Profesoreshë Spaho shpalosi për pjesëmarrësit në promovim risi dhe kontribute të panjohura më parë të Kristo Floqit dhe bëri të ditura episode  të veçanta që e kanë shoqëruar kërkimin e saj shkencor rreth figurës së jashtëzakonshme të Kristo Floqit. Në përfundim të promovimit Proferoeshë Jonela Spaho i dhuroi Vatrës 100 usd kontribut në shënjë respekti e mirënjohjeje për organizimin dhe promovimin mbresëlënës. Festa e librit vazhdoi deri në orët e vona me biseda të ngrohta mes miqsh dhe trokitjet e gotave të verës, në një koktejl të servirur nga fisniku Toni Musaj.

Filed Under: Featured

Ndërroi jetë Madeleine Albright

March 23, 2022 by s p


ZERI I AMERIKES/

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ndërroi jetë të mërkurën në moshë 84 vjeçare.

Familja e saj tha në një njoftim se Madeleine Albright, vdiq nga pasojat e kancerit.

“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.

E lindur si Marie Jana Korbelová, zonja Albright iku nga nazistët si fëmijë nga vendlindja e saj, Çekosllovakia gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’u bërë më vonë gruaja e parë Sekretare amerikane e Shtetit.

Ajo u zgjodh në këtë post më 1997 ku shërbeu deri në vitin 2001. Zonja Albright luajti një rol të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në Kosovë dhe mbështeti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, që i dhanë fund luftës në Kosovë.LEXONI EDHE KËTËZbulohet busti i ish sekretares amerikane Madeleine Albright

Në qendër të Prishtinës ngrihet busti i saj si shenjë nderimi për rolin e saj në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Zonja Albright, para se të behej sekretare e Shtetit shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Filed Under: Politike

SHPALLET KËSHILLI I FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA

March 23, 2022 by s p

  1. Kolec Ndoja (Kryetar i Këshillit të Vatrës)
  2. Dritan Demiraj
  3. Agustin Mirakaj
  4. Skender Murtezani
  5. Isuf Spahiu
  6. Simon Qafa
  7. Milaim Tahiri
  8. Adem Malellari
  9. Thanas Gjika
  10. Ylli Dosku
  11. Julian Qefa
  12. Nesti Nikaj
  13. Adriatik Spahiu
  14. Vera Gjata
  15. Florisiana Ahmetaj
  16. Toni Sufaj
  17. Sabit Bitici
  18. Idriz Lamaj
  19. Gjokë Deçkaj
  20. Mark Mrnaçaj
  21. Asllan Bushati
  22. Sejdi Hysenaj
  23. Dalip Greca
  24. Mehmet Kadrija
  25. Lek Mirakaj
  26. Ilir Cubi
  27. Astrit Gjonpali
  28. Eduard Arianitasi
  29. Merita Bajraktari
  30. Lek Perlleshi
  31. Angjelina Nika
  32. Nrek Tonaj
  33. Paulin Mrnaçaj

(KABINETI I KRYETARIT TË VATRËS)

Këshilltarët e Kryetarit për: Ekonominë, Kërkimin Shkencor, Edukimin, Rininë, Organizatat Partnere: Phd Fatjona Lubonja, Dr. Aida Maraj, Dokt. Ornella Darova, Dokt. Rinalda Proko, Anila Niklos.

Filed Under: Featured

RRËNIMI I AUTONOMISË SË KOSOVËS – FILLIMI I SHKATËRRIMIT TË JUGOSLLAVISË DHE LINDJA E SHTETIT TË KOSOVËS

March 23, 2022 by s p

Jusuf Buxhovi/

Rrënimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë, më 23 mars 1989 në rrethanat e gjendjes së shtetrrethimit, ishin pjesë e skenarit të Beogradit për riformatizimin e Jugosllavisë në një shtet unitarist që do të mbikëqyrej nga Serbia. Demonstratat e 11 marsit 1981, me ç’rast u ripërsërit e dinamizuar kërkesa për Republikën e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, u shfrytëzuan si shkas për hapjen e këtij procesi, që do të kthehet në program politik të udhëheqjes serbe me rastin e spalljes së Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në nëntor të vitit 1986. Dalja e Millosheviqit në skenën politike si dhe përdorimi i lëvizjeve populiste për disciplinimin e federatës jugosllave, duhej të përcillej edhe me ndryshimet kushtetuese, të cilave udhëheqja serbe ua përcaktoi formatin dhe kornizat, që për synimim kishin “barazinë e pozitës kushtetuese të Serbisë me subjektet tjera në federatë”, që nuk do të thoshte tjetër pos rrënimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë në përputhje me kushtetutën e vitit 1974 kur ajo fitoi statusin e njësisë së barabartë federative e me këtë edhe të largimit nga tutela serbe. Rrënimi me dhunë i autonomisë së Kosovës, sigurisht se nuk do të ishte i mundur edhe pa aminin e njësive të tjera të federatës jugosllave që iu dha Serbisë nga aprovimi i platformës politike për Kosovën nga dy kryesitë e vendit në maj 1981, kur demonstratat e Kosovës u vlerësuan ngjarje kundërrevolucionare, gjë që hapi procesin e gjatë të diferencimit politik, viktimë e të cilit ishte arsimi, kultura, ekonomia dhe të arriturat tjera insitucionale që solli kushtetua e vitit 1974 si dhe burgosjet e qindra dhe mijëra të atyre që nuk pajtoheshin me këtë gjendje.Në këtë proces të mundimshëm të diferencimit, udhëheqja e atëhershme politike e Kosovës, nuk ishte në gjendje që t’i kundërvihje Serbisë në rrethanat kur kishte prapa republikat tjera që secila në mënyrën e vet spekulonte me viktimizimin e Kosovës, gjë që ndodhi kursi i nënshtrimit në përputhje me logjikën e mbijetimit, që të humbet sa më pak, deri te limiti i mbrojtjes me anën e nenit 49, që nënkuptonte mos dhënien e pelqimit për ndryshime, po qe se prekej subjektiviteti i Kosovës në federatë, që shfaqej më shumë iluzion se sa realitet politik. Në këto rrethana, udhëheqja e atëhershme (Vllasi dhe K. Jashari), në fund të vitit 1988 dhe në fillim të vitit 1989, u përpoqën që fushatës serbe t’i kundërpërgjigjeshin me demonstratat gjithëpopullore në Kosovë kundër këtyre ndryshimeve, me ç’rast u shfrytëzuan edhe minatorët për grevë dhe të ngjashme, që përfunduan me burgosjen e Vllasit dhe shpalljen e gjendjes së jashtazakoshme, që i duhej Beogradit që në Kosovë të përdorej për rrënimin e autonomisë.Këtë e tregoi edhe farsa e votimit në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 1989, kur delegatët e Kosovës, nën kërcënimin e tankeve, u desh të jepnin “pelqimin” për këto ndryshime. Por, 11 prej tyre nuk iu nënshtruan kësja trysnie. Votuan kundër dhe me këtë nxorën në pah dinjitetin dhe guximin politik dhe njerëzor edhe në rrethanat e kërcënmit me jetë. Kjo bëri që në gjithë Kosovën puçi kushtetues i Serbisë ndaj kushtetutes së Jugosllavisë e me këtë edhe të Kosovës, të përcillet me demonstrata të përgjakshme, meqë e gjitha u përjetua si ripushtim i tretë i Kosovës nga pushtimi i vitit 1912.Ripushtimi i Kosovës nga Serbia (i par më 1918 dhe i dyti më 1944), megjithatë nuk u pranua me vullnet. Përkudrazi, krahas demonstratave të përgjakshme, u përcoll me lëvizjen kombëtare që filloi me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989 nga intelektualët e njohur (shkrimtarë, akademikë, gazetarë dhe të të tjerë) në të cilën u përfshinë e gjithë popullata e Kosovës, me ç’rast u mor përispër jetësimi i procesit të legjtimimit të vullnetit të popullit të Kosovës (Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shpallja e Republikës së Kosovës në kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990 si dhe referendumi për pavarësi, në vitin 1991). Me to iu dha legjitimiteti demokratik lëvizjes së rezistencës institucionale dhe asaj të armatosur, që me ndihmën e vendeve të NATO-s të drejtuara nga SHBA-të, pas bombardimit 78 ditësh ( 24 marsi 10 qershor 1999), çoi te çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb dhe vendosjen e saj nën protekteratin ndërkombëtar me rezolutën 1244 të KS të OKB-së nga 10 qershori 1999. Protektorati ndërkombëtar mori fundi më 17 shkurt 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Filed Under: Emigracion

A PO E HUMBET PERFUNDIMISHT LUFTEN PUTINI? A PO E FITON LUFTEN UKRAINA?

March 23, 2022 by s p

Nderkohe qe lufta ne Ukraine ka kater jave qe po vazhdon me intensitet te pamenduar, çdo dite e me shume e gjithe bota po perjeton shkaterrimin e dhjetra njesive tankiste, te motorrizuara, mekanizuara, mjeteve te mbeshtetjes ajrore, helikoptereve te sulmit, mjeteve te mbeshtetjes logjistike, mjeteve te mbrojtjes kunderajrore, artilerise se rende dhe per me teper me shume se 10.000 ushtare te vrare dhe 20.000 te plagosur te ushtrise ruse. Pergjate gjithe kesaj kohe, ushtria ruse nuk ka realizuar asnje nga objektivat e saj strategjike qe te marre nen kontroll kryeqytetin Kiev, por as objektivat shume te rendesishme ne qytetet bregdetare Mariupol dhe ne Odesa, madje ne disa raste kunder ofensiva e ushtrise ukrainase ka arritur qe te rimarre territoret e pushtuara nga ruset. Njesite ruse po goditen pa meshire nga ushtria pa “eksperience” e Ukraines, duke mos shfaqur asnje taktike te qarte, komandim-kontroll, e paorganizuar, e pastervitur, e paushqyer, e pa mbeshtetur dhe pa moral per te vazhduar luften. Pamjet e dezertimeve te ushtareve ruse tregojne tashme se Putini eshte drejt deshtimit te plote. Ne gjykimin tim kete e pasqyron me se miri intensifikimi i perdorimit te armeve te fuqishme raketore, si raketa hipersonike “Kinzhal, e perdorur se fundi kunder depove te furnizimit ne Ivano Frankvsk. Kjo rakete bashke me raketen “Avangard” konsiderohen si krenaria e armeve strategjike Ruse. Duhet theksuar se perdorimi i kesaj rakete moderne, e cila ka shpejtesine 13 here me shpejte se shpejtesia e zerit, e afte ti shmanget sistemeve te mbrojtjes kunderajrore ose raketore, me fuqi goditese tre here me shume se raketa amerikane “Tomahawk”, e afte te perdore edhe koke nukleare, eshte shenja e qarte e deshperimit te Putin per humbjen e pashmangshme te kesaj lufte te padrejte. Ne gjykimin tim, ai po kerkon ti dergoje nje mesazh te rendesishem NATOs dhe SHBA-ve, duke e ndryshuar strategjine e tij, duke e bere ate edhe me vdekjeprurese per popullin e Ukraines. Strategjia ushtarake e Putinit ne fillim te luftes, ishte nxjerrja jashte funksionit dhe shkaterrimi i sistemeve kunderajrore dhe avioneve te Ukraines, me qellim kontrollin e plote te hapesires ajrore. Por kjo ndryshoi krejtesisht ne momentin kur perendimi dergoi rreth 20.000 raketa moderne kunderajrore dhe kundertanke, duke e detyruar Putinin tashme te urdheroje perdorimin e armeve shkaterruese si raketat hipersonike dhe termobarike TOS-1 dhe TOS-1A, te cilat jane duke u perdorur ne shkelje te ligjeve nderkombetare te luftes duke shkaktuar vdekjen e shume civileve, objekteve civile madje edhe duke kryer genocid kunder popullsise civile. Raketa “Kinzhal” per lexuesit eshte nje rakete hipersonike, e cila eshte ndertuar per te nxjerre jashte luftimit nje grup luftarak anijesh ose objektivash ushtarake dhe jo per lufte kunder qendrave te banuara. Atehere natyrshem lind pyetja: Pse Putin po perdor arme kaq te rrezikshme, shkaterrimtare dhe vdekjeprurese? A eshte kjo nje strategji qe ai po e ben vetem kunder rezistences se Ukraines, apo po kerkon te dergoje nje mesazh edhe per vendet e tjera si Polonia, Rumania, Moldova, Suedia, Finlanda, Norvegjia, etj qe ata te qendrojne jashte mbeshtetjes se rezistences se Ukraines? Nderkohe, gjykoj se ne javet ne vazhdim ky konflikt po futet ne nje faze edhe me te rrezikshme, nderkohe qe strateget ruse po e keshillojne qe te vazhdoje nje fushate edhe me intensive bombardimi, duke perdorur arme edhe me te fuqishme strategjike, hipersonike, termobarike madje kane shkuar deri ne çmenduri, duke kerkuar edhe marrjen ne konsiderate te perdorimit te armeve nukleare taktike (per te cilat une besoj se behen ne kuader te luftes psikologjike dhe jo per perdorim real).Ne gjykimin tim perdorimi nga ana e Putinit te ketyre armeve, behet me te vetmin qellim qe presidenti Zelenski te pranoje nje mareveshje ne termat me te favorshem per Putinin, duke e detyruar te pranoje sa me shpejt kushtet e tij, ne menyre qe ai te ruajte fytyren perpara popullit rus dhe aleateve te tij.Por ne te te njejten kohe, ai po kerkon qe te dergoj nje mesazh gangsteresh te forte:”Mos u kruani më me mua”. Se fundi, mendoj se eshte e pashmangshme qe ne rast se ky konflikt vazhdon edhe 3-4 jave per te cilin une dyshoj, ushtria ruse do te kete humbur perveç fytyres perpara botes, mitin e pathyeshem te ushtrise Ruse, dy dekada modernizimi te ushtrise, por me e rendesishme gjysmen e makinerise se luftes dhe te ushtareve te tij, te cilen do ti duhet shume kohe dhe para ti zevendesoje. Dritan Demiraj, Ph.D. Ish komandant i Forcave Speciale.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2343
  • 2344
  • 2345
  • 2346
  • 2347
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT