• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARËT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ

December 25, 2021 by s p

Prof. Xhelal Zejneli

Millan Shufllaj (Milan Šufflay) lindi Në Lepogllavë, më 8 nëntor 1879, vdiq në Zagreb, më 19 shkurt 1931. Është historian, politikan, përkthyes dhe shkrimtar kroat. Një prej themeluesve të albanologjisë. Autor i të parit roman fantastik-shkencor në letërsinë kroate. Fëmija më i vogël i mësuesit Augustin Shuflaj dhe i Franciska, e lindur Velle fon Forstern (Welle von Vorstern). Nëna e tij ishte gjermane nga Osijeku (qytet në Kroacinë e sotme). Millan Shuflaj kishte dy motra më të mëdha – Angella dhe Zllata. Në vitin 1897 kreu në   Zagreb gjimnazin klasik. Studioi në Universitetin e Zagrebit historinë. Në vitin 1901 mbrojti disertacionin “Kroacia dhe dëshira e fundit e perandorisë lindore nën skeptrin e tre Komnenëve (1075-1180) dhe mori gradën e doktorit të filozofisë. Qysh si student, njihte frëngjishten, gjermanishten, italishten, anglishten, të gjitha gjuhët sllave, latinishten, greqishten e vjetër dhe greqishten e mesme. Më vonë mori njohuri për greqishten e re, shqipen, hebraishten dhe sanskritishten (indishtja e vjetër). Profesori Tadija Smiçikllas e konsideronte si studentin e vet më të talentuar. E kishte asistent në redaktimin e “Codex diplomaticus” të Akademisë. 

Në vitet 1902-1903 studioi në Institutin e Historisë Austriake në Vjenë. U mor me studimin e historisë mesjetare kroate si dhe me të kaluarën e shqiptarëve. U bë edhe historian i Ballkanit. Kishte bindjen se e kaluara e kroatëve mund të hulumtohet drejt vetëm nga pozicioni ballkanik. Me këtë e ndërpret mendimin mbizotërues të historianëve kroatë se kroatët janë përfaqësues të Perëndimit dhe në oponencë ndaj Ballkanit. Historiani, politikani dhe diplomati dhe albanologu i njohur hungarez, i lindur në Sllovaki Lajosh Taloçi (Lajos Thallóczy, 1857-1916), e merr në Budapest ku punon në Muzeun Popullor. Në vitet 1904-1908 aty punon si kustos. Në vitin 1908, Bani (guvernatori) Levin Rauh (Rauch), e emëron profesor inordinar në katedrën e shkencave ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Në vitin 1912 zgjidhet profesor ordinar. Kur bani Rauh zëvendësohet nga bani Nikolla Tomashiq, Millan Shufllaj u detyrua të largohej nga universiteti. Në fillim të vitit 1915 u mobilizua dhe u dërgua në shërbimin ushtarak austro-hungarez. Për shkak të sëmundjes, u lirua nga shërbimi ushtarak. Tani i shkruan punimet e tij më të rëndësishme. 

*   *   *

Ishte një prej promotorëve kryesorë të idesë „kufiri në Drinë“, si kufi i religjioneve, i qytetërimeve dhe i ndarjes së botës katolike prej popujve jokatolikë. 

Në vitin 1921, në shtetin e ri – Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (Mbretëria e SKS) u arrestua “për tradhti të lartë”, spiunim në dobi të shtetit të huaj. U nxor para gjykatës, bashkë me Dr. Ivo Pilarin dhe 14 të akuzuar të tjerë. Procesi gjyqësor kundër tyre zgjati prej 2 deri në 25 qershori i vitit 1921. Sipas aktakuzës së drejtësisë të regjimit të mbretit Aleksandar I Karagjorgjeviq (Cetinë, Mali i Zi, 1888 – Marsej, Francë, 1934), këta kishin punuar për shkëputjen e dhunshme të Kroacisë nga Mbretëria e SKS. 

Shënim: Aleksandar I Karagjorgjeviq ka qenë i pari mbret i Mbretërisë së SKS. Në vitet 1929-1934 ka qenë mbret i Mbretërisë Jugosllave. U vra në Marsej të Francës. Për atentatin u fajësuan nacionalistët kroatë. 

*   *   *

Shuflaj deklaron para gjyqtarëve se Kroacisë nuk i duhet një luftë e armatosur si ajo në Irlandë dhe as shkëputje e dhunshme. 

Midis tjerash thotë: “Kroacia e ka të drejtën e vet shtetërore, ndërsa kroatët si një popull politik, e kanë të drejtën e tyre të natyrshme, të drejtën për vetëvendosje. Ndërprerja e lidhjes me ish-monarkinë më 29 tetor 1918, paraqet bazë për shtetin e pavarur kroat. Ky shtet nuk është pjesë e ndonjë kornize të vjetër … Këtu s’kemi të bëjmë me shkëputje! Përkundrazi, këtu kemi të bëjmë me një kornizë të re shtetërore, e cila juridikisht ende nuk është krijuar. Të më akuzoni se unë dëshiroj ta shkëpus shtetin kroat që ekziston, nga mbretëria SKS, e cila juridikisht nuk ekziston, nuk është veçse një lajthitje juridike dhe logjike. (…) Po qe se ndjenja kroate, dëshira dhe ideja për vetëvendosje, për shtetit kroat, besimi për Antantën paraqet mëkat, atëherë unë jam fajtor. Por, këtë ndjenjë, këtë dëshirë, këtë besim e ka i tërë populli kroat dhe i ka shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të Banovinës Kroate. Pushteti që më padit, mund ta fitojë procesin kundër meje, por duke qenë se e përndjek tërë popullin kroat, do ta humb procesin para fytyrës së Evropës… Për mua si filozof dhe si një kroat liridashës, fare s’ka rëndësi në qëndroj në bankën e vogël të kësaj gjykate ose të ndonjë ndëshkimoreje tjetër apo më shkarkoni nga akuza, për të dalë në liri, që nuk është veçse një burg i madh, ku mbahet nën robëri i tërë populli kroat, që me ndihmën e Zotit, besoj t’i vijë fundi”.

Shënim: Stjepan Radiq (Stjepan Radić, 1871-1928) është politikan, shkrimtar, përkthyes dhe publicist kroat. Personalitet i shquar i historisë kroate. I pari politolog kroat i diplomuar. Kryetar i Partisë Fshatare Kroate. Më 8 gusht 1928 u qëllua me revole në Kuvendin e Jugosllavisë në Beograd, gjatë seancës. Atentator ishte çetniku serb Punisha Raçiq. Me këtë rast u qëlluan edhe disa deputetë të tjerë kroatë. Stjepan Radiqi vdiq nga pasojat e plagëve të marra.   

*  *   *

Ndërhyrjeve të gjyqtarëve se askush nuk është duke e përndjekur popullin kroat, Shufllaj u përgjigjet: “Për këtë pyetni Stjepan Radiqin, ai është populli kroat”. Po kur të vdes Radiqi? Shufllaj ua kthen: “Populli kroat do të lindë Radiq tjetër”. 

Shuflaj u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Dënimi bëri bujë në mbarë botën. Të akuzuarit e tjerë u dënuan: Pavao See me 12 vjet heqje lirie, Rudolf Vidak me 4 vjet, Dragutin Taborshak me 3 vjet e katër muaj, Franjo Shkvorc dhe Jakob Petriç me nga 3 vjet, Josip Drenski Shpolarec me 2 vjet e katër muaj, Ivan Havelka me 8 muaj, Gabriel Kruhak, Florijan Shtromar, Millan Galloviq dhe Ivan Kovaçiq me nga 6 muaj, Dr. Ivo Pilar me 2 muaj, me kusht një vit, ndërsa Sharlota Vidak, Antun Paviçiq dhe Andrija Medar u liruan nga akuza.

Lidhur me dënimet e sipërthëna ka pasur reagime nga shkencëtarë të shumë vendeve  të botës. 

Shuflaj e vuajti dënimin në burgun e Mitrovicës së Sremit (Sremska Mitrovica). Pas transferimit në burgun e Zagrebit, u operua dhe u konstatua se lëngon nga tuberkulozi i mushkërive, nga emfizema dhe se ka probleme me zemrën. Më 2 tetor 1922, pasi e vuajti gjasmën e dënimit, u lirua nga burgu. U vendos te motra Zllata në Zagreb, në Rr. “Gunduliqeva” Nr. 25. Pasi doli nga burgu, përsëri iu përkushtua punës shkencore. Në pranverë të vitit 1928, pranoi ofertën e katedrës së historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Budapestit dhe më 1 qershor të po atij viti, u emërua profesor universitar, por nuk kishte mundësi të shkonte për arsye se kërkesa për pasaportë iu refuzua. Në vjeshtë të vitit 1929, me kërkesën e qeverisë shqiptare dhe të Akademisë së Shkencave të Austrisë, e vazhdon veprën e historianit dhe ballkanologut çek, profesor i Universitetit të Vjenës, Konstantin Jireçek (Konstantin Joseff Jireček, 1854-1918) dhe të historianit, politikanit, diplomatit dhe albanologut të njohur hungarez Lajosh Taloçi (Lajos Thallóczy, 1857-1916) – përgatit vëllimin III të lëndës arkivore “Codex Albanicus”. Dy vëllimet e para të veprës përfshijnë periudhën prej vitit 344 deri në vitin 1451. 

Në vitin 1929 e pranon ftesën e qeverisë shqiptare për ta vizituar Shqipërinë. Pas shumë peripecish dhe ndërhyrjesh, ia del të marrë pasaportë. Në dhjetor të viti 1930 Shuflaj vjen në Shqipëri. Është pritur me nderime të mëdha. E ka pritur edhe Mbreti Ahmet Zogu (1895-1961). Më 16 janar 1931 Shuflaj mban fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Shuflaj ka mbajtur letërkëmbim me personalitete të njohura të lëmit të shkencës, me institucione, me akademi të shkencave të Austrisë, të Gjermanisë, të Hungarisë, të Italisë, etj. Ka mbajtur letërkëmbim edhe me Mid’hat Frashërin (Lumo Skëndo, 1880-1949), me ministrinë Arsimit të Shqipërisë Abdurrahman Dibra (1885-1961). Ka botuar artikuj shkencor edhe në revistën “Dituria” të Lumo Skëndos. Letërkëmbim ka mbajtur edhe me albanologun italian Antonio Balldaçi (Antonio Baldacci, 1867-1960). Për letërkëmbimin e Shuflait, historiani Zekiria Cana (1934-2009) dhe profesori, përkthyesi e gazetari Ymer Jaka (1937-2009) kanë botuar një studim në revistën “Përparimi”, Nr.1/1988, Prishtinë.   

Vepra „Serbët dhe shqiptarët“, të përkthyer në shqip nga Zef Fekeçi dhe Karl Gurakuqi, është botuar edhe në revistën “Hylli i Dritës”, Shkodër 1938.   

Kah mesi i janarit të vitit 1931 i hulumton fondet arkivore të Dubrovnikut dhe të Kotorit, ndërsa kah fundi i janarit të po atij viti e përfundon vëllimin III të botimit të “Codex Albanicus”.  

*   *   *

Me t’u kthyer nga Shqipëria, mori letër kërcënuese. Nëpër gazetat dhe revistat u sulmua në mënyrë të vazhdueshme. Kjo tregonte qartas se qarqet serbomadhe kishin vendosur ta likuidojnë. Pjesëtarët e organizatës së regjimit “Jugosllavia e Re” (Mlada Jugoslavija), e cila gëzonte mbrojtjen e mbretit, më 18 shkurt të vitit 1931 e pritën në prag të derës, e qëlluan me hekur në kokë dhe ia thyen kafkën. Pas kësaj, i kanë hyrë në banesë dhe e kanë marrë dorëshkrimin e përgatitur për botim të bleut III “Codex Albanicus”. Vdiq pas një dite, më 19 shkurt 1931, nga pasojat e plagëve të marra në kokë. 

Agjentët e policisë Lubomir Bellosheviq dhe Branko Cveger (Zwerger) që e kishin kryer krimin, u strehuan në Beograd. Pas themelimit të Banovinës (Guvernantës) Kroate, u kërkua dërëzimi i tyre. por më kot. Prej 10 qershorit deri më 14 qershor të vitit 1940, u zhvillua procesi i rigjykimit të atentatorëve. Edhe tani gjykata nuk deshi të provojë të vërtetën e pamohueshme se atentati apo krimi barbar ishte kryer me urdhrin e shefit të policisë së Zagrebit, Janko Bedekoviq, me porosinë e Beogradit. Pas një shqyrtimi treditor, më 21 qershor 1940, i shpalli fajtor Branko Cvergerin (Zwerger) dhe Lubomir Bellosheviqin, ndërsa personin e tretë, Stevo Veçerinac, e liroi nga faji. Branko Cverger (Zwerger) u dënua me dënim të përjetshëm dhe me humbjen e përhershme të të drejtave për të qenë i nderuar, ndërsa Lubomir Bellosheviqi u dënua me pesë vjet heqje lirie dhe me humbjen e të drejtave për të qenë i nderuar. 

Prokurori shtetëror nuk ishte i kënaqur me lartësinë e dënimeve. Më 28 qershor 1940 i paraqiti Avokatisë Shtetërore ankesë dhe kërkesë për revizion. Kërkoi nga Tryeza e të shtatëve që lidhur me lartësitë e dënimeve të marrë vendim të ri. Tryeza e të shtatëve dënimin për Branko Cvergerin (Zwerger) e konfirmoi, ndërsa për Lubomir Bellosheviqin, gjatë dhjetorit të vitit 1940 dhe janarit të vitit 1941, në Gjykatën e qarkut në Zagreb, mbajti proces të ri. Më 25 janar 1941, nxori për të aktgjykim lirues.     

*   *   *

Fizikani gjerman me prejardhje hebraike Albert Ajnshtajn (Albert Einstein, 1879-1955) dhe romancieri gjerman, autor veprash me tema sociale Hajnri Man (Heinrich Mann, 1871-1950), nëpërmjet Lidhjes ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me seli në Paris, e ftuan opinionin kulturor të botës të ngrenë zërin e protestës kundër krimit të kryer ndaj Millan Shuflait. Megjithëkëtë, vrasjet politike të kroatëve në Jugosllavi vazhduan. 

Më 22 shkurt 1931, edhe pse ishte ithtar i Partisë Kroate të Drejtësisë, Shuflaj u varros në pjesën e portikut të varrezave Mirogoj të Zagrebit, që i takonte Partisë Fshatare Kroate.  

Veprat – Përpos veprave shkencore, Shuflaj ka shkruar edhe romanin “Në Paqësor, në vitin 2255”. Është i pari roman fantastik-shkencor në letërsinë kroate. Për këtë arsye konsiderohet themelues i letërsisë fantastike-shkencore kroate. Veprën e botoi më 1924 me pseudonimin Eamon O’Leigh. U botua në “Obzor” prej 23 prillit deri më 1 gusht 1924, në 75 vazhdime. Në këtë roman e parashikoi shpërthimin e Luftës së dytë Botërore, rritjen e temperaturës në tokë, përhapjen e feminizmit, rritjen e përdorimit të drogës dhe të stimuluesve të ndryshëm, kalimin në vegjetarianizëm, bioinxhinieringun etj. 

Ka shkruar disa libra nga historia e Shqipërisë.                        

– Hrvatska i zadnja pregnuća istočne imperije pod žezlom triju Komnena (1075-1180), Zagreb, 1901; (Kroacia dhe dëshira e fundit e perandorisë lindore para skeptrit të tre Komnenëve, 1075-1180); 

– Die Dalmatinische Privaturkunde, Vjenë, 1904;

– A két arbei iker-oklevél, Athenaeum irodalmi es nyomdai r.-t. nyomasa, Budapest, 1905;

– Biologie des albanesischen Volksstammes, Munchen, 1916;

– Die Kirchenzustànde im vorturkischen Albanien von Milan v. Sufflay, Budapest, 1916.

– Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia; Kjo përmbledhje diplomatike shqiptare, në dy vëllime, u punua bashkë me Konstantin Jireçekun dhe Lajosh Talloçin (Thallóczy)], Vëllimi I, Vjenë 1913; Vëllimi II, 1918. (repr. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë etj. Vëll. 1: Annos 344-1343 tabulamque geographicam continens. Vëll. 2: Annos 1344-1406 continens, Tirana, 2002.);

– „Kostadin Balšić“ (1392-1402.): roman historik në tri pjesë, „Kostadin Balsha“ (1392-11402), roman historik, Shtypshkronja Merkur, Zagreb, 1920. (me pseudonimin Alba Limi); 

– Ludwig v. Thalloczy: (1854-1916), Weidmannsche Buchhandlung, Berlin, 1920;

– Stàdie una Burgen Albaniens hauptsachlich wahrend des Mittelalters, Vjenë-Lajpcig (Leipzig), 1924; “Albanski gradovi i utvrde posebice u srednjem vijeku (Qytetet dhe kështjellat shqiptare në veçanti në mesjetë);  

– Srbi i Arbanasi. (Njihova simbioza u srednjem vijeku), Serbët dhe shqiptarët. (Simbioza e tyre në mesjetë), Beograd-Lubjanë, 1925. (Književna zajednica Kultura, Sarajevë, 1990; bot. Azur Journal, Zagreb, 1991; botimi anglez Serbs and Albanians, përkthyer në anglisht nga Wayles Browne dhe‎ Theresa Alt, Alerion, 2012);

– „Serbët dhe shqiptarët“, përkthyer në shqip nga Zef Fekeçi dhe Karl Gurakuqi (Shkodër, 1895 – Palermo, Itali, 1971), Tiranë, 1926;

– Statuti i uredbe kaptola dračke stolne crkve (Statutet dhe dekretet e kaptolit të kishës ekleziake të Durrësit) (Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis, 1927, bashkautor historiani kroat, profesor i Universitetit të Beogradit dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, Viktor Novak (1889-1977);    

– Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike: dvanaest eseja, (Kroacia në dritën e historisë dhe të politikës botërore: dymbëdhjetë ese); Shtypshkronja Merkantile (Gj. Jutrisha dhe shokët), Zagreb, 1928, (rishtypur, Darko Sagrak, Zagreb, 1999);

– Hrvati u sredovječnom svjetskom viru, 1931 (Kroatët në vorbullën botërore të mesjetës), 1931;

– Historia e shqiptarëve të veriut. Serbët dhe shqiptarët, Prishtinë, 1968;

– Dr. Milan Šufflay: znanstvenik, borac i mučenik: povodom 60 godišnjice od atentata 1931-1991, kryeredaktor përgjegjës Dobrosllav Paraga dhe Ante Paraxhik, Hrvatska stranka prava, Zagreb, 1991. (Dr. Millan Shuflaj: dijetar, luftëtar dhe martir: me rastin e 60-vjetorit të atentatit 1931-1991); Partia Kroate e Drejtësis;

– Kostadin Balšić, (Kostadin Balsha), Bashkësia e shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Zagreb, 1997;

– Na Pacifiku god. 2255., Prosvjeta, Zagreb, 1998., (Në Paqësor, në vitin 2255: roman metagjenetik në katër libra, roman fantastik-shkencor; i regjistruar për herë të parë në vitin 1998); 

– Izabrani eseji, prikazi i članci, Darko Sagrak, Zagreb, 1999. (Ese të zgjedhura, paraqitje dhe artikuj); 

– Izabrani eseji, rasprave, prikazi, članci i korespondencija, (Ese të zgjedhura, shqyrtime, paraqitje, artikuj dhe letërkëmbim);përgatiti për shtyp dhe redaktoi Darko Sagrak, Zagreb, 2000;

– Izabrani politički spisi, (Shkrime politike të zgjedhura); përgatiti Dubravko Jelçiq në edicionin Stoljeća hrvatske književnosti (Shekuj të letërsisë kroate), Zagreb, 2000;

– Dalmatinsko-hrvatska srednjovjekovna listina. Povijest hrvatskoga notarijata od XI. do XV. stoljeća, (Dokumente dalmato-kroate të mesjetës. Historia e noterisë kroate prej shekullit XI deri në shekullin XV), Zagreb, 2000, përkthimi Die Dalmatinische Privaturkunde nga 1904. Redaktoi dhe përktheu nga gjermanishtja Darko Sagrak. (botim i dytë, 2007).

*   *   *

Më 26 nëntor 2002, u mbajt në Tiranë konferenca shkencore „Shuflaj dhe shqiptarët“,  kushtuar veprës së Shuflait. Në të morën pjesë studiues nga Shqipëria, nga Kosova, nga Kroacia etj. I pranishëm ishte edhe Ismail Kadareja. Me këtë rast, kryetari i Shqipërisë Alfred Moisiu   i akordoi post mortem Shuflait çmimin „Naim Frashëri i Artë“; 

Më 25 nëntor 2013, Posta e Shqipërisë ua kushtoi botimin e dytë të rastit, albanologëve të njohur Millan Shuflait, Konstantin Jireçekut dhe Lajosh Talloçit (Thallóczy).

Përpos pullës postare të Postës së Shqipërisë me portrtin e Shuflait, në Tiranë dhe në Prishtinë ka rrugë që e mbajnë emrin e tij.     

*   *   *

Në vitin 1994, në shtëpinë që ndodhet në Rr. „Dalmatinska“ Nr. 6, para së cilës u krye atentati ndaj tij, Shoqata „Braća Hrvatskoga Zmaja“, („Vëllezërit e Dragoit Kroat“) vendosi pllakë përkujtimore.   

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zagreb e ndan Certifikatën për merita „Milan Šufflay“ personave, institucioneve dhe organizatave për kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e miqësisë dhe të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë dhe popujve të tyre; për kontribut të jashtëzakonshëm për paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon; apo për kontribut të veçantë në lëmin akademik, të kulturës, të artit dhe të shkencës që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe me kroatët.     

Prof. Xhelal Zejneli

Filed Under: Kulture

GJUHA SHQIPE, SI AMANET I RILINDASVE TANË

December 25, 2021 by s p

= Tё punojmё pёr mёsimin dhe pёrhapjen e gjuhёs shqipe tek emigrantёt tanё =     

SHKRUAR NGA: FRAN GJOKA

 Padiskutim qe emigracioni, gjatë gjithë periudhave të historisë, ka qenë dhe është një fenomen tipik social dhe shoqëror me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria në këtë aspekt nuk ka bërë dhe as nuk bën përjashtim. Periudha e vështirë 30-vjçare e tranzicionit u shoqërua me një hemorragji të pandalshme të proçesit të emigrimit të popullsisë së vendit tonë, sidomos në drejtim të vendeve perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikimit arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi i popullsisë në përgjithësi dhe i fëmijëve në veçanti, krahas anës pozitive, mbart në vetvete edhe rrezikun e një fuzioni apo asimilimi gradual të gjuhës sonë shqipe, sidomos tek fëmijët dhe rinia shqiptare që jeton aktualisht në mërgim. Fatet ekzistuese të një kombi përcaktohen në fund të fundit nga gjuha dhe kultura e tij. Popullsia e një vendi, që për arsye të ndryshme nuk e shkruan dhe rrallë herë e flet gjuhën e tij amtare, është i prirur të rrezikohet, pasi gjuha ka qenë dhe mbetet një ndër komponentet kryesorë dhe dëshmues të kulturës së një kombi. Kur njeriu nuk e ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij vertikal, humbet sigurinë dhe në shumë raste bëhet edhe më skeptik ndaj vetvetes. Është interesant fakti se gjuha shqipe ka një zhdërvjellësi në të folur, ka një tingëllime joshëse, është shumë burrërore dhe mjaft e bukur. Këtë e kanë thënë edhe mjaft albanologë dhe gjuhtarë, të cilët kanë vënë re se kur dëgjohet e folura e shumë vendeve të Europës, duke krahasuar me shqipen, gjuha jonë ka një tingull të veçantë dhe mjaft impulsive. Kjo ndodh sepse shqipja është vazhdim i gjuhës ilire dhe i përket grupit të gjuhëve Indo – Europiane pra, veçohet si një nga më të vjetrat në Europë dhe Ballkan. Është detyrë imperative e mësuesve atdhetarë shqiptarë për t’u mësuar dhe shkruar gjithnjë shqipen brezave të fëmijëve në emigracion e shoqëruar me një përkushtim në hapjen e shkollave të reja në gjuhën shqipe. Shqiptarë të vërtetë, patriotë dhe atdhetarë ka plot, si ata që dërguan libra, hapën shkolla, hartuan programe, mësues që punojnë me devotshmëri për vite me radhë jashtë Shqipërisë, nuk mungojnë. Këtu më vjen në mend një thënie e një emigranti me banim në Itali, i cili, kur ra fjala për gjuhën e nënës, më pati thënë: “…Gjuha është e vetmja armë që vërteton se ne jemi shqiptarë kudo që ndodhemi…”. Parë nga ky këndveshtrim, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje mësuesve atdhetarë, prindërve emigrantë, që t’u mësojnë fëmijëve si t’a flasin dhe t’a shkruajnë pa ndërprerje shqipen, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur përgjithmonë të pastër. 

       Historikisht mërgimtarët shqiptarë kanë punuar, kanë jetuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë gjuhën shqipe dhe ta ruajnë sa të jetë e mundur atë. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë nga të parët tanë, “që s’e tret dheu i huaj”, deri në ditët tona, duhet të ruhet, të kultivohet dhe të shtrihet kudo ku ka shqiptarë. Hemoragjia e pasviteve ’90 të shekullit të kaluar, që ka bërë tashmë të shpërngulen nga atdheu i tyre, për një jetë më të mirë, me gjithë familjen, me djem dhe vajza, mjaft familje shqiptare, ka detyruar mërgimtarët shqiptarë, këtej e matanë kufijve shtetërore, që t’iu përshtaten kërkesave të reja të epokës së globalizimit, ku është bërë eminent rreziku i humbjes së kulturave nacionale, pra edhe të gjuhës nga breznitë e reja. Është për t’u theksuar se tashmë për fëmijët e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në disa vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë të organizuar mësime plotësuese, sipas një programi të hartuar më parë në gjuhën amtare nga mësues patriotë e pasionantë, të cilët në të shumtën e rasteve, e japin ndihmesën e tyre vullnetarisht. Shembujt janë të shumtë dhe gjendja e këtyre shkollave, mund të themi se përfshin hapësira të reja, ku jetojnë e punojnë shqiptarët emigrantë. Në përgjithësi për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave, kanë dhënë ndihmën e tyre dhe drejtuesit e pushtetarët lokalë si në qytetet Nju Jork, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Oslo, Athinë etj. Është pozitiv fakti se në shumë qytete në Amerikë, aty ku komunitetet shqiptare janë të organizuar, janë ngritur dhe funksionojnë shkolla dhe kurse në gjuhën shqipe. Po kështu në Kanada janë hapur shkolla shqipe. Në Europë ka shembuj pozitivë të funksionimit të këtyre shkollave si në Zvicer, Gjermani, Suedi, Itali etj., ku funksionojnë shkolla të hapura nga vetë shqiptarët, sidomos nga ata të Kosovës dhe të trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarë. Synimi i këtyre vendeve dhe shkollave mbetet i qartë: fëmijët e mërgimtarëve të zotërojnë mirë shkrim e lexim në gjuhën amtare shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve, si dhe artin, kulturën dhe traditat kombëtare. Rëndësi e veçantë, në këto shkolla shqipe u kushtohet veprimtarive të lira jashtë klase, si puna me librin, funksionimi i bibliotekave, konkurse dhe biseda për librin etj. Në ekranet televizive kemi dëgjuar cicërimat e bukura, emocionale dhe krenare të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e bukur amtare në tubime të tyre, aktivitete të ndryshme tё organizuara nga emigrantёt tanё, prindërve dhe të komunitetit nё gjuhёn shqipe, programe tё ndryshme me kёngё e valle nё gjuhёn amtare dhe jemi ndjerё krenarё. Vërtetë jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të globalizimit dhe të rejave që po hyjne në shkencë dhe teknikë, por nuk do të dëshironim kurrë që gjuha jonë e bukur të mos shkruhej e përdorej nga shqiptarët e të gjithë brezave që do të vijnë. Mundësitë për ta mbajtur të gjallë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën e Fishtës e Naimit tek fëmijët, nipërit, mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht se ku lindin e ku jetojnë ata, janë evidente. Ata pavarësisht nga mjedisi i huaj ku jetojnë e punojnë, nga rrethanat aspak favorizuese për të përdorur gjuhën shqipe, askush nuk i pengon të flasin vetëm shqip në familje, të komunikojnë me fëmijët e tyre vetëm përmes gjuhës sonë amtare. Fjala vjen, të mos na duket vetja modern kur në çdo fundjavë me familjen kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane, gjermane, greke të mos fyhemi nëse flasim në ambiente të tilla familjare në gjuhën tonë të bukur. Vetëm kështu do të ngulisim tek fëmijët, tek të rinjtë fjalën e bukur shqipe, gjuhën tonë të bukur që nuk u zbeh ndër shekuj.

        Për shqiptarët emigrantë, megjithë përpjekjet e mundimshme për ruajtjen e gjuhës, shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët e tyre. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit të shqipes, por fëmijet duhet të projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten pa harruar gjuhen e mëmëdheut, ashtu siç e ruajtën per qindra shekuj me radhë arbreshët e Italisë. Prandaj komuniteti prindëror duhet të tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e shqipes. Në demokracinë gjermane, askush nuk gëzon respekt se i cilës kombësie je dhe çfarë kontributi ke dhënë, por në radhe të parë është aftësia në fushën e prodhimit dhe shkollimit, prandaj për ne shqiptarët modeli gjerman i shkollës dhe i edukimit është një model që duhet imituar në rrugë origjinale nga shqiptarët mërgimtarë. Nuk duhet të pretendohet të gjendet një zgjidhje – mrekulli, por të bëhet ajo që është e mundur, ajo që varet nga ne shqiptarët. 

          Ka vite që  në Shqipëri vazhdon hartimi dhe shpërndarja e një abetareje mbarëkombëtare. Efekti i saj në diasporë e gjetkë po ndihet më së miri, shihet se ka një interesim maksimal për këtë tekst të ri të gjuhës shqipe. U bënë vite që është krijuar këshilli ndërakademik Kosovë – Shqipëri, për një shqipe standarte. Të dy akademitë, duke patur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i kombësisë shqiptare, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore ndërmjet hapësirave e vendeve shqipfolëse, synojnë që zotërimi dhe përvetësimi i shqipes standarde të jetë objekti themelor i brezave të sotëm. Shpresojmë se Këshilli Ndërakademik do të merret si gjithnjë       me vrojtimet dhe vlerësimet e politikave gjuhësore për t’a bërë shqipen tonë një gjuhë mbarëkombëtare, sepse emigracioni ndërkombëtar shqiptar është shpërndarë në Greqi, Itali, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Belgjike, Francë, SHBA, Kanada, Zvicer, Suedi, Austri etj. Janë më shumë se 1/3 e fëmijëve që jetojnë e mësojnë shqip në këto vende.

      Për të materializuar këtë nisëm, duhet të vihen në lëvizje, jo vetëm sipërmarrësit privatë dhë shoqata të ndryshme, por edhe institucionet shtertërore, të cilat duhet të hartojnë programe të përbashkëta mësimore, të unifikojnë planet mësimore dhe metodat e mësimdhënies dhe deri tek tekstet mësimore, të cilat mund të jepen falas. Këto nisma me efektivitete tepër me rëndësi, do të ishin me mjaft vlera, pasi do të kushtëzonin përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës amtare tek fëmijët dhe familjet e mërgimtarëve shqiptarë. Megjithë predispozicionin e prindërve për të kontribuar në ngritjen e shkollave, apo për të hapur klasa për mësimin e gjuhës amtare, ende ka probleme në këto vende. Është emergjente të kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore për nisma të veçanta, që duhet ndërmerren dhe kërkohet të mendohet nga organet Kombëtare, të hapen dhe funksionojnë shkolla, si në vendin tonë ashtu edhe në vendet e tjera ku kërkohen të ngrihen këto shkolla për mësimin e shqipes. Nëse ne shqiptarët bëjmë të pamundurën për ruajtjen e gjuhës shqipe, edhe shteti shqiptar të programojë diçka të frytshme, pra të organizojë dhe të drejtojë veprime drejt rrafshimit të dallimeve të krijuara si pasojë e ndarjeve politiko – administrative, që sjellin jo pak vështirësi në komunikimin kombëtar, atëhere gjuha jonë do të zërë vërtetë vend të nderuar mes gjuhëve të tjera europiane. Vetëm kështu u vijmë në ndihmë në ruajtjen e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë përkohësisht jashtë Shqipërisë. “Shkolla” e familjes mërgimtare për mësimin e gjuhës shqipe, kërkon veç të tjerave të mbështetet më mirë nga politikat arsimore shtetërore me mësues e programe shkencore. Me të drejtë preokupohemi për analfabetizmin në sistemin tonë arsimor dhe në shkollat tona, por ç’emër t’i vëmë atyre dhjetra qindra fëmijëve shqiptarë, që ende vetëm e belbëzojnë gjuhën shqipe pa lë të njohin historinë, kulturën, gjeografinë dhe traditat e këtij kombi. Kësaj drame duhet t’i jepet fund! Shumë përgjegjësi kanë intelektualët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në emigrim. Ata duhet të jenë më aktivë dhe më krijues në organizimin sa më efektiv të kurseve, takimeve, bisedave dhe hapjen e shkollave për mësimin e gjuhës amtare.

          Indiferentët, dembelët dhe ata që nuk vazhdojnë rrugën që hapën Rilindasit tanë, historia do t’i dënojë dhe shoqëria njerëzore do të mbajë qëndrim kritik ndaj tyre. Nga Bostoni i Amerikës, i madhi Faik Konica, para shumë vitesh, do të shprehej: “…Erdhi më në fund dhe për gjuhën shqipe koha e lulëzimit, koha plot shpresë! Në të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë, dhe plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë. Dhe respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd…!”

            Kohë më parë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës u organizua seminari i XII mbarëkombëtarë me temë “Për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, ku morën pjesë mjaft gjuhëtarë nga trojet shqiptare dhe diaspora, ku u shtrua problemi i përmirësimit të modeleve të mësimdhënies në shkollat shqipe në mërgatë si dhe shkëmbimi i pervojave në këtë fushë. Shpresdhënëse ishin edhe fjalët e Ministres së Arsimit dhe Sportit, z. Lindita Nikolla, e cila mori pjesë në takim, ku ndër të tjera tha: ”…Qeveria shqiptare ka vullnetin për të plotësuar detyrimin ndaj fëmijëve të emigrantëve, që ata të mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Gjuha amtare përbën shenjën e parë të identitetit  kombëtar, si e tillë ajo duhet mësuar dhe zhvilluar…”, por tani presim që specialistët dhe metodistët e dikasterit të hidhen në veprimtari konkrete bashkëpunimi për hapjen, kompletimin me tekste dhe funksionimi e shkollave shqipe në diasporë”.

      Është i dyti shkrim problemor në llojin e tij, që shtron nevojën e një impenjimi dhe vlerësimi më të madh nga organet shtetërore dhe prindërit mërgimtarë që të punohet maksimalisht me fëmijët e tyre për të folur e shkruar gjuhën tonë amtare shqipe. Vetëm kështu e mbajmë gjallë gjuhën shqipe tek fëmijët mërgimtarë, duke ngulmuar më shumë se deri tani komunikimin në gjuhën e bukur amtare, duke ngulmuar më shumë se deri tani për të sotmen, sepse vetëm kështu shqiptarët do të jenë të denjë për të hyrë në familjen e madhe europiane, duke i shërbyer të ardhmes së brezave të rinj përmes fjalës së bukur shqipe. Vetëm kështu rritet krenaria kombëtare e kombit tonë, ruhet ndёr breza amaneti i rilindasve tanё pёr ta ruajtur, zhvilluar dhe transmetuar brez pas bresi gjuhёn e bukur shqipe. Ndoshta nesër do të jetë vonë… pёr tё ndёrmarrё nisma nё kёtё drejtim. Koha nuk pret.

Filed Under: Fejton

Në kërkim të kuptimit aktual të Krishtlindjes

December 25, 2021 by s p

Ese nga Rafael Floqi/

Këto ditë blerësit i inkurajojnë turmat për të gjetur dhuratat perfekte për të gjithë në listën e tyre. Njerëzit shpenzojnë para që nuk kanë nevojë për t’u dhënë të dashurve të tyre atë që ata duan. Ka dhurata për t’u mbështjellë bukur, biskota për t’u pjekur, pije për t’e pirë dhe gjellë feste për t’u gatuar, për të argëtuar familjen dhe miqtë. Për shumë njerëz, kaosi dhe komercializmi i festave mund të terheqëe mëe shumë nga argëtimi sesa nga meditimi.Por është e rëndësishme të marrësh kohë për të reflektuar mbi arsyet që qëndrojnë pas gjithë këtyre punëve. Kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes nuk është tek xhinglat apo dritat vezulluese, pema apo gjeli i detit. Janë ndjenjat e shpresës, dashurisë familjes dhe farefisnisë që shkakton festa.Gjetja e këtij kuptimi më të thellc mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Por është një përpjekje e vlefshme. Kuptimi mund të gjendet në mrekullinë e përjetuar nga fëmijët që besojnë te Santa Claus( apo ndryshe shën Nikollën ) dhe presin ardhjen e tij. Kënaqësia e tyre në traditat e Krishtlindjeve mund të jetë një burim gëzimi. Pasi Krishtlindjet kanë të bëjnë me familjen bashkësinë dhe përvojat e përbashkëta, duke dhënë më shumë se sa për të marrë, dhe kështu magjia e stinës mund të rizbulohet për të gjithë të krishterët. Kuptimi mund të gjendet në origjinën fetare të Krishtlindjeve. Për të krishterët që bëjnë jetë laike dhe ata që shkojnë në kishë çdo javë, njësoj, ka një farë ngushëllimi që mund të merret nga soditja e lindjes së Jezusit. Besimi se i biri i Zotit lindi nga Virgjëresha Mari në një stallë të përulur nën dritën drejtuese të një ylli është një mister i qëndrueshëm mijëraveccar me fuqinë për të frymëzuar besimtarët.Nuk ka dyshim se disa nga ato që ne i referohemi tani si tradita të Krishtlindjeve mund të gjurmohen, në një farë forme, në kulturat dhe festimet pagane. Kumbimi i këmbanave, për shembull, përgjithësisht mendohet se e ka origjinën në festën e hershme pagane të dimrit të kumbimit të këmbanave për të dëbuar shpirtrat e këqij. Në shekujt e mëvonshëm, këmbanat u binin në prag të Krishtlindjeve për të pritur në frymën e Krishtlindjes me zhurmë gëzimi (Psalmi 95:1). Kur të krishterët shijojnë bukurinë e një kori të lavdishëm zilesh që kumbon këngët e Krishtlindjeve, na kujtohet ardhja e Jezusit në botë, jo dëbimi i shpirtrave të këqij.Në mënyrë të ngjashme, ekzistonte një traditë e hershme pagane ndezja e qirinjve për të larguar forcat e të ftohtit dhe errësirës. Megjithatë, a ka gjasa që zemrat tona të tërhiqen nga ata paganë të hershëm, në vend që të gëzohen në Shpëtimtarin tonë, Dritën e Botës (Gjoni 1:4-9) ndërsa ndezim qirinj? Sigurisht që jo. As nuk ka gjasa që kur u bëj dhurata të dashurve të mi në Krishtlindje, dhuratat do të kenë më pak rëndësi për secilin prej nesh, sepse ndonjë ilir diku në atë kohë i ofroi një dhuratë dhisë së tij si pjesë e ndonjë rituali pagan. Jo, ne kujtojmë, siç duhet, dhuratat që i janë dhënë Krishtit-fëmijës nga Magët (Mateu 2:11). Jezusi ishte dhurata më e madhe e dhënë ndonjëherë, dhe për këtë arsye lindja e Tij është e denjë për t’u festuar.Kaq të paqarta janë fillimet e shumë traditave të Krishtlindjeve saqë librat e referencës dhe faqet e internetit kundërshtojnë njëri-tjetrin në detaje. Disa nga simbolet tona më të njohura dhe më të dashura të Krishtlindjeve janë tërësisht të krishtera dhe nuk kanë qenë kurrë pjesë e ndonjë feje pagane askund. Në të njëjtën kohë, disa tradita të Krishtlindjeve padyshim e kanë origjinën e tyre në të kaluarën pagane. Ajo që është e rëndësishme nuk është origjina e traditave, por rëndësia e tyre për ne sot si besimtarë në Birin e Perëndisë. 25 dhjetori nuk përmendej në narrativën biblike si dita kur lindi Jezusi dhe, si e tillë, ne nuk mund të jemi dogmatikë për këtë në një mënyrë apo në tjetrën. Por edhe nëse data është krejtësisht e gabuar, ekziston ende mundësia që mijëra njerëz që nuk do të shkonin në kishë asnjë herë tjetër të vitit, të shkojnë në ditën e Krishtlindjes dhe të dëgjojnë ungjillin e Krishtit.Nëse jeni plotësisht të bindur se nuk mundeni, me ndërgjegje të pastër, të respektoni një traditë të veçantë të Krishtlindjes, mos e zbatoni atë. Nëse jeni plotësisht i bindur se një traditë e caktuar është shumë e zhytur në paganizëm për të nderuar Zotin në çfarëdo mënyre, braktiseni atë traditë me çdo kusht. Në të njëjtën kohë, nëse jeni plotësisht i bindur se mund ta nderoni dhe adhuroni Perëndinë nëpërmjet një tradite të caktuar, nderojeni dhe adhuroni Perëndinë (Romakëve 14:5)! Për të krishterët, traditat e Krishtlindjeve mund të jenë një pjesë e rëndësishme e kremtimit të lindjes së Shpëtimtarit tonë dhe ato na kujtojnë atë ngjarje të rëndësishme që ndryshoi botën përgjithmonë. Më e rëndësishmja, ata sjellin në mendje mrekullinë e lindjes së re që Ai krijoi tek ne kur erdhi në zemrat tona, na shpëtoi nga mëkatet tona dhe na bëri fëmijë të Perëndisë me derdhjen e gjakut të Tij në Kryq (Kolosianëve 1:20) . Është kjo e vërtetë e mahnitshme që na mundëson të themi bashkë me engjëjt: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë, vullnet i mirë për njerëzit” (LukaKrishtlindja eshtë gjithashtu një kohë për t’u bashkuar me miqtë dhe familjen dhe për të vlerësuar fuqinë e dritës mbi errësirën.Dhe pavarësisht nga besimet fetare apo prejardhja kulturore e dikujt, Krishtlindjet janë bërë një kohë për të gjithë ne që të bashkohemi për të ndihmuar ata që kanë më pak fat. Për ata që janë vetëm, ata që jetojnë në varfëri, ata që janë refugjatë që ikin nga konflikti, për ata që kanë përjetuar traumën e humbjes,sidomos në këto kohë pandemie, sezoni i festave mund të jetë një rast i dhimbshëm që përforcon vështirësitë e tyre. Por bërja e donacioneve bamirëse ose vullnetarizimi për të ndihmuar ata në nevojë, sic na mësonte shenjtorja jonë e madhe Nënë Tereza, mund të pasurojnë jetën e atyre që japin dhe atyre që marrin.Fryma e Krishtlindjes nuk mund të blihet apo të bëhet. Ajo traditw diti t’I mbijetojw dhe pandemisw mw tw madhe ateiste tw komunizmit shqiptar. Sa bredhi i zbukuruar dhe dritat ishin njw farw hakmarrje e mbijetesws sw besimit. Por sot ajo frymw nuk shfaqet në një çorape të varur mbi vatër ose nuk vjen e mbështjellë me dhuratë nën pemë. Kuptimi i vërtetë qëndron në zemrat e njerëzve. “Ekzistonte dikur dita e Krishtlindjeve. Ishte dita kur familjarët mblidheshin bashkë. Dita kur fikej televizori dhe preferohej të bëhej muhabet në tavolinë. Dita e gjërave të ëmbla, frutave të freskëta dhe gatimeve të shijshme.Ekzistonte dikur dita e Kristlindjeve. Dita e tavolinës së mbuluar me mbulesën më të mirë dhe të shtruar me gjërat më të mira. Pranë vetes vendosej gota e pijes, në vend të celularit. Dhe ekzistonte dita e Krishtlindjeve, kur urimet thuheshin më zë dhe përdoreshin telefonat e shtëpisë për urimet në largësi. Ishte dita e përqafimeve të vërteta dhe shtrëngimeve të ngrohta të duarve, jo e mesazheve klishe apo e etiketimeve në postimet “e thata” të rrjeteve sociale.Ekzistonte dikur dita e Krishtlindjeve. Ishte dita kur ia dinim kuptimin, e ndjenim Krishtlindjen dhe e jetonim Krishtlindjen. Sot kemi shumë “miq” dhe ndihemi të vetmuar. Të vetmuar me celularin në dorë. Të vetmuar ndër miliona zemra të tjera të vetmuara që nuk e ndiejnë më magjinë e Krishtlindjes”.Nëse familja juaj ka një traditë Krishtlindjesh”, shpresoj që kjo t’ju sjellë lumturi të madhe. Por gjithashtu shpresoj që këto Krishtlindje, pavarësisht nga errësira personale në të cilën jeni duke kaluar, në këto vite të vështira të pandemisë , do të shohim disi një dritë më të madhe para. Ndaj Gëzuar Krishtlindjet!

Filed Under: ESSE

AJO NATE E SHENJTE – JULIA GJIKA

December 25, 2021 by s p

NGA AJO NATE E SHENJTE

Kur lind një fëmijë,

gëzojnë edhe trarët e shtëpisë.

kur lindi Jezusi,

ne qytetin e Davidit,

vetëtinte nga yjet parajsa qiellore.

Ylli i Betlehemit,

ndricoi udhën barinjve,

për të parë shpëtimtarin e popullit.

Që nga ajo natë e shenjtë,

njerëzimi është në këmbë,

me gëzimin e ardhjes se Tij.

Filed Under: LETERSI

Mesazhi i Krishtlindjes nga Ati i Shenjtë Papa Françesku

December 25, 2021 by s p

https://www.vaticannews.va/


“Fjala e Zotit u bë njeri për të dialoguar me ne. Zoti nuk dëshiron të flasë me vete. Sepse vetë Zoti, Atë e Bir e Shpirt i Shenjtë, është dialog i amshuar e i pambarim bashkimi, dashurie e jete. Duke ardhur në botë, në Vetjen e Fjalës së mishëruar, Zoti na tregoi udhën e takimit e të dialogut. Madje Ai vetë e mishëroi në vetvete këtë Rrugë, që ne të mund ta njohim e të mund ta përshkojmë me besim e shpresë”. Kështu, Papa Françesku, në Mesazhin Urbi et Orbi – Romës e BotësR.SH. – Vatikan
Në mesazhin e Krishtlindjes, përpara bekimit apostolik, dhënë nga lozha qendrore e Bazilikës sё Vatikanit, Papa Françesku kujtoi tokat dhe popujt e tronditur nga luftërat e dhuna, duke përfshirë fëmijët e dhunuar, të moshuarit len vetëm, migrantët, refugjatët dhe ata që vuajnë nga pandemia. Nё pёrfundim tё mesazhit tё Krishtlindjes Urbi et Obri Papa u dha të pranishmëve dhe besimtarёve të lidhur përmes mediave bekimin apostolik dhe ndjesёn e plotё. Po tё ndjekim porosinё e Krishtlindjes sё kёtij viti nga Papa Françesku:
Të dashur vëllezër e motra, gëzuar Krishtlindjen!
Fjala e Zotit, që krijoi botën e i jep kuptim historisë dhe udhës së njeriut, u mishërua dhe erdhi të banojë ndër ne! U duk si një pëshpëritje, si mërmërimë e një ere të lehtë, për ta mbushur plot me mahnitje zemrën e çdo burri e të çdo gruaje.Fjala u bë njeri për të dialoguar me ne. Zoti nuk dëshiron të flasë me vete. Sepse vetë Zoti, Atë e Bir e Shpirt i Shenjtë, është dialog i amshuar e i pambarim bashkimi, dashurie e jete.
Duke ardhur në botë, në Vetjen e Fjalës së mishëruar, Zoti na tregoi udhën e takimit e të dialogut. Madje Ai vetë e mishëroi në vetvete këtë Rrugë, që ne të mund ta njohim e të mund ta përshkojmë me besim e shpresë.
Motra, vëllezër, “çfarë do të ishte bota, pa dialogun durimtar të shumë njerëzve të fisëm, që i mbajtën të bashkuara familjet e bashkësitë? (Enc. Fratelli tutti, 198). Në këtë kohë pandemie ne mund ta kuptojmë edhe më shumë këtë. Aftësia jonë për marrëdhënie shoqërore u vu në provë të rëndë; thellohet prirja për t’u mbyllur brenda vetes, për ta bërë gjithçka vetë, për të hequr dorë nga dalja, nga takimi, nga dëshira për ta bërë gjithçka së bashku. E edhe në nivele ndërkombëtare ndjehet rreziku që kriza e ndërlikuar të nxisë për të zgjedhur rrugët më të shkurtëra, para rrugëve më të gjata të dialogut; por vetëm këto të çojnë në zgjidhjen e konflikteve me përfitime të përbashkëta e afatgjata.
E ndërsa jehon rreth nesh e në mbarë botën kumti i lindjes së Shëlbuesit, burim i paqes së vërtetë, shikojmë akoma një mori konfliktesh, krizash, kontradiktash. Të duket se nuk do të mbarojnë kurrë, e gati-gati nuk kujtohemi më për to. U mësuam deri në atë pikë, sa tragjedi të pafundme kalojnë tashmë në heshtje të thellë; rrezikohemi të mos e dëgjojmë britmën e dhimbjes e të dëshpërimit të një mori vëllezërish e motrash.
Të mendojmë për popullin sirian, i cili e jeton prej më se një dhjetëvjeçari luftën, që shkaktoi një mori viktimash e një numër të pallogaritshëm refugjatësh. Të shikojmë Irakun, që përpiqet të ngrihet përsëri në këmbë, pas konfliktit të pafundmë. Të dëgjojmë britmën e fëmijëve, që lartohet nga Jemeni, ku një tragjedi përbindshme, e harruar nga të gjithë, vijon në heshtje, duke shtuar çdo ditë numrin e të vdekurve!
Të kujtojnë tensionet e vazhdueshme ndërmjet izraelitëve e palestinezëve, që hiqen zvarrë, pa gjetur zgjidhje, me pasoja gjithnjë më të rënda shoqërore e politike. E, të mos e harrojmë Betlehemin, vendin ku pa dritën Krishti, i cili jeton kohë të vështira edhe për arsye ekonomike, shkaktuar nga pandemia, që i pengon shtegtarët të arrijnë në Tokën Shenjte, me pasoja negative mbi jetën e popullsisë. Të mendojmë për Libanin, që vuan nga një krizë e paparë, në kushte ekonomike e shoqërore shumë shqetësuese.
Por ja, në zemrën e natës, një shenjë shprese! Sot “dashuria, që vë në lëvizje diellin e yjet” (Par. XXXIII,145) siç shkruan Dante, u bë njeri! Erdhi në formë njerëzore, mori pjesë në dramat tona, e rrënoi murin e indiferencës sonë. Në akullinën e natës i shtrin krahët e tij të vegjël drejt nesh: ka nevojë për gjithçka, por vjen të na dhurojë gjithçka. Atij t’ia kërkojmë forcën për të hapur dialogun. Në këtë ditë feste, ta lusim të ngjallë në zemrat e të gjithëve dëshirën e zjarrtë të pajtimit e të vëllazërimit. Atij t’ia drejtojmë lutjen tonë!
O Krishti Fëmijë, dhuroja paqen e harmoninë Lindjes së Mesme e botës mbarë. Ndihmoji ata, që angazhohen t’i japin ndihmë humanitare popullsive të detyruara të ikin nga atdheu i tyre; ngushëlloje popullin afgan, i cili që prej dy vjetësh vihet në provë të rëndë nga ndeshjet, që e detyruan shumëkënd të largohet nga Vendi.
O Mbret i popujve, ndihmoji autoritetet politike ta paqëtojnë shoqërinë e trazuar nga tensionet dhe kontrastet. Mbështete popullin e Mianmarit, ku intoleranca e dhuna godasin shpesh edhe bashkësinë e krishterë e vendet e kultit, duke e errësuar fytyrën paqësore të kësaj popullsie.
Qofsh dritë e mbështetje për kë beson e vepron, duke shkuar edhe kundër rrymës, në favor të takimit e të dialogut e, mos lejo që në Ukrainë të përhapen metastazat e një konflikti të gangrenizuar.
O Princ i Paqes, ndihmoje Etiopinë të rizbulojë udhën e pajtimit dhe të paqes, nëpërmjet konfrontimit të sinqertë, që vë në vendin e parë nevojat e popullsisë. Dëgjoje britmën e popullsive të rajonit të Sahelit, që përjetojnë dhunën e terrorizmit ndërkombëtar. Ktheji sytë drejt popujve të Afrikës së Veriut, që i mundon përçarja, papunësia dhe pabarazia ekonomike; lehtësoji vuajtjet e shumë vëllezërve dhe motrave, që vuajnë nga konfliktet e brendshme në Sudan dhe në Sudanin e Jugut.
Bëj që në zemrat e popujve të kontinentit amerikan të mbizotërojnë vlerat e solidaritetit, pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore, përmes dialogut, respektit të ndërsjellë dhe njohjes së të drejtave dhe të vlerave kulturore të gjithë njerëzve.
O Biri i Zotit, ngushëlloji viktimat e dhunës kundër grave, që përhapet pa fre në këtë kohë pandemie. Jepu shpresë fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët ngacmohen dhe abuzohen. Jepu ngushëllim dhe dashuri të moshuarve, veçanërisht më të vetmuarve. Jepi qetësi dhe unitet familjes, vend parësor i edukimit dhe bazë e indit shoqëror.
O Zot-me-ne, jepu shëndet të sëmurëve dhe frymëzoji të gjithë njerëzit vullnetmirë që të gjejnë zgjidhjet më të përshtatshme për kapërcimin e krizës shëndetësore dhe të pasojave të saj. Bëji zemrat bujare, që terapitë e nevojshme, sidomos vaksinat, t’u mbërrijnë popullsive në nevojë. Shpërbleji të gjithë ata, që tregojnë vëmendje dhe përkushtim në kujdesin për familjarët, të sëmurët dhe më të brishtët.
O Foshnja e Betlehemit, jepu mundësinë të kthehen së shpejti në shtëpi të burgosurve të shumtë të luftës – civilë dhe ushtarakë – nga konfliktet e fundit dhe të burgosurve për arsye politike. Mos na lër të tregohemi indiferentë përballë tragjedisë së emigrantëve, të të shpërngulurve dhe të refugjatëve. Sytë e tyre na kërkojnë të mos kthehemi nga ana tjetër, të mos e mohojmë humanitetin, që na bashkon, t’i bëjmë tonat historitë e tyre dhe të mos ua harrojmë dramat.
O Fjalë e amshuar, që u mishërove, na bëj të vëmendshëm ndaj shtëpisë sonë të përbashkët, e cila vuan edhe nga pakujdesia me të cilën e trajtojmë shpesh dhe, nxiti autoritetet politike të gjejnë marrëveshje të frytshme që brezat e ardhshëm të jetojnë në një ambient, ku respektohet jeta.
Të dashur vëllezër e motra,
të shumta janë vështirësitë e kohës sonë, por shpresa është më e fuqishme, sepse “një fëmijë lindi për ne” (Is 9,5). Ai është Fjala e Zotit dhe u bë foshnjë, në gjendje veç të qajë e të ketë nevojë për gjithçka. Deshi të mësojë të flasë, si çdo fëmijë, që ne të mësojmë si ta dëgjojmë Zotin, Atin tonë, si ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të dialogojmë si vëllezër e motra. O Krisht, lindur për ne, na mëso të ecim me Ty në shtigjet e paqes.Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve!

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2491
  • 2492
  • 2493
  • 2494
  • 2495
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT