• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Miq në foto

December 25, 2021 by s p

Astrit Lulushi/


Librat e Qerim Vrionit përbëjnë risi në këtë epokë të mbushur me lloj lloj zhgarravitjesh sa ç’edukues aq edhe pa vlerë, me të kaluar pa bazë. Temat që Vrioni zgjedh janë të lëmit jo shumë të shkelur, siç është fotografia. Por Libri i tij më i ri “Miq në 50 foto”ndyshon paksa; autori ia kushton figurave të njohura të historisë, kulturës, artit, jo domosdoshmërisht të fografisë; miq që i ka njohur personalisht, i ka takuar, është shoqëruar me ‘ta dhe tani i ngre në piedestal.Sa më shumë koha kalon aq më vlera merr ky libër. Brezat e ardhshëm do të njihen me figura të tilla, dhe në mendje për ‘ta do t’u krijohen legjenda, sepse pa libra si ky i Vrionit, rreth tyre pak do të dihet.Libri “Miq në 50 foto” është si një antitezë e periudhës së errët të luftës dhe diktaturës që nuk njihet siç ishte në të vërtetë, pasi nuk pasqyrohet si duhet në librat e historisë; gjërat ndryshe janë e ndryshe shkruhen, si mozaiku i sotëm i demokracisë që i ngjan një lloj realizmi socialist; njësoj si lista e rrogave që kohët e fundit ka dalë në www; atyre u vjen turp për pagat super të larta që marrin, duan t’i fshehin, të dënojnë ata që nxorrën sekretin, dhe të lënë në mjerim e varfëri shumicën e të tjerëve.

Filed Under: Histori

Në Kosovë festohet Krishtlindja, Meshë Solemne dhe Koncert në Katedralen Shën Nënë Tereza

December 25, 2021 by s p

-Mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, u mbajt  nga mesnata në Katedralen Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Kosovës, të shuguruar me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA para katër vitesh në 5 Shtator 2017, në njëvjetorin e shenjëtërimit të shenjtëreshës shqiptare/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 25 Dhjetor 2021/ Në Kosovë festohet gëzuar Krishtlindja 2021 me urimet edhe për 2022-tën e 23 vjetorit të Lirisë e të 14 vjetorit të Pavarësisë.

“Për shumë mot Kërshëndellat e gëzuar e me bekime Viti i Ri 2022!”, ka uruar në porosinë e tij  Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. E udhëhequr nga Ipeshkvi në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës,  Mesha solemne e Krishtlindjes u mbajt  nga mesnata në Katedralen Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Kosovës, të shuguruar para katër vitesh në 5 Shtator 2017, në njëvjetorin e shenjëtërimit të shenjtëreshës shqiptare.

Shumë solemne dhe madhështore ishte festa – shugurimi i Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Madje, ishte edhe pjesë e celebrimit në meshën solemne të shugurimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila.

Brenda Katedralës në meshën solemne të shugurimit nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj,  anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botonte së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Në Kosovë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 ishte  shugurimi i Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë…

E për festën e Krishtlindjes 2021, para meshës solemne  të nisur në mesnatë në Katedralen Shën Nënë Tereza të kryeqytetit të Kosovës u mbajt Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës.

Sot, në Ditën e Krishtlindjes, nga ora 11:00 u mbajt Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e në ora 18:00 Mesha e Shenjtë në Kishën e Shën Ndout në lagjen Ulpiana të kryeqytetit të Kosovës.

Në Kosovë, mesha u mbajtën edhe në kishat tjera katolike, ndërsa tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjesin e 24 Dhjetorit  dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

Krishtlindja festohet nga qytetarë edhe të besimeve tjera të shtetit të Kosovës,  me vlerë tradicionale themeltare tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, të ndërtuar e të kultivuar ndër shekuj, të theksuar edhe në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë.

Krishtlindjet në Kosovë festohen tradicionalisht, e në vitin 1999 për herë të parë në liri dhe në vitin 2008 për herë të parë në pavarësi.

Krishtlindjet janë festë zyrtare e përcaktuar me Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008 – vitin e shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para më shumë se 13 vitesh në 9 Prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Filed Under: Analiza

Shqiptarët dhe fenomeni i të mësuarit gjuhë të ndryshme. Një këndvështrim nga neuro-shkenca

December 25, 2021 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim/Neuro-Shkence/Shkenca Aplikuese

Shqiptarët ndër vite kanë praktikuar një fenomen të përdorimit të gjuhëve të ndryshme, përfshij këtu gjuhën e lindur, gjuhët e mësuara gjatë rritjes dhe dialektet. Ky është një fenomen i rëndësishëm që kërkon reflektimin e një mendimi analizor, edhe pse thjeshtë mund të diskutohet si një hipotezë. Për më tepër popullsia shqip-folëse është një popullsi emigruese (INSTAT, 2018) që praktikon të mësuarit dhe përdorimin e gjuhëve të ndryshme. Kultura e të mësuarit të gjuhëve të ndryshme tek Shqiptaret është pothuajse një kulturë kolektive, praktike dhe e emancipuar. Kjo kulture duhet vazhdur edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendlindjes. Të praktikuarit dhe të mësuarit e gjuhës Shqipe tek fëmijët, përveç gjuhës së lindur, është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e femijës. Fëmijët që u mësohen dy-gjuhë zhvillojnë aftësi për t’u përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme dhe përpunojnë informacionin në mënyrë më efikase dhe adaptive me shpejt se sa fëmijët që mësojnë vetëm një-gjuhë (Bialystok, Craik, & Luk, 2012). 

Aftësia për të mësuar dhe për të përdorur disa gjuhë është një fenomen i trurit (Hamrick, et al. 2018). Më thjesht mund të shpjegohet se gjuha e lindur nuk eleminohet apo harrohet për tu zëvëndësuar nga një gjuhë tjetër. Përsa i përket të mësuarit të gjuhës, truri praktikon sistemin egzistues të aktivitetit të qelizave nervore por gjithashtu krijon dhe aktivon edhe rrugëtime të tjera të qelizave nervore për gjuhë të ndryshme. 

Gjithashtu, gjuha që flasim influencon lëvizjen e syve (Tanenhous, et, al. 1995), pasi disa fjalë në gjuhë të ndryshme kanë ngjashmëri në tingujt por nuk kanë kuptime të përbashkëta që në raste të veçanta krijojnë edhe memorje pamore. Përshembull, një individ që flet dy gjuhët, Shqip dhe Anglisht, kur i referohet fjalës në Anglish që tingullon ¨door¨ ¨open the [door]¨,  gjithashtu gjen ngjashmëri në tingull me flalën shqip ¨dor/ë¨, ¨hape me [dor]¨. Pavarësisht se fjalët kanë kuptime të ndryshme por tinguj të përbashkët, ato kuptohen dhe memorizohen edhe nga ana vizuale dhe motorale me lëvizjen e syve, ku varet nga situata, i drejton sytë nga ¨dera¨ dhe nga ¨dora¨. Qysh në muajt e parë të zhvillimit foshnjet jane në gjëndje të identifikojnë prindin që praktikon dy-gjuhë nga ai një-gjuhë foles (Hernández M, et al, 2010).

Ç’farë rekomandohet duke u bazuar në studime?

Duke ju referuar ç’far diskutohet më sipër, mësimi dhe përdorimi i gjuhëve në mënyrë aktive është një faktor positive dhe i shëndetshëm për trurin dhe qelizat nervore. Komunikimi nëpërmjet gjuhësisë është një aktivitet komplex i trurit (Fedorenko, E., et al. 2011), por truri nuk bën diskriminime përsa i përket mudësisë për të mësuar gjuhë të ndryshme. Ato mund të mësohen në ç’do moshë. Për Shqiptarët mundësia për të përdorur më shumë se një gjuhë është një factor pozitiv që mund të influencoj në shëndetin e tyre. Në përfundim, rekomandohet të praktikohet mësimi i gjuhëve tek fëmijët që në moshë të re, kur hidhen hapat e para gjatë procesit të mësuarit të gjuhës komunikuese. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm  për zhvilluar plasticitetin dhe shëndetin e trurit.

*Fatjona Rama Lubonja mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë/Edukim dhe Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në ABA (Applied Behavior Analysis) dhe Rehabilitimi Mendor. #fatjonalubonja

Filed Under: Opinion

DRITA E KRISHTLINDJEVE LE T’I JAPË SHKUPIT TONË SHKËLQIMIN E DIKURSHËM

December 24, 2021 by s p

Nga Skender ASANI


Është një kënaqësi për mua të jem sot para jush miqë të nderuar, në këtë ceremoni solemne për të kremtuar festën e Krishtlindjeve, por edhe për të kujtuar një traditë që dikur ishte pjesë e jetës sonë urbane këtu në Shkupin e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës e Hasan Prishtinës.Krishtlindjet, gjithkund në botë shënojnë periudhën më të ngrohtë në jetën e njerëzve, të cilët gjejnë rastin të mblidhen në familje dhe të kremtojnë lindjen e Krishtit, por edhe të shijojnë dhe kompenzojnë ditët e humbura gjatë vitit kur njerëzit nuk kishin mundur të shiheshin në mes veti.Më vjen shumë mirë që ITSHKSH sivjet, dhe besoj edhe në vitet në vijim, po bëhet një pikëtakim i ngrohtë i njerëzve që duan të jenë pranë njeri tjetrit të frymëzuar edhe nga dashuria për Jezi Krishtin, por edhe për të reflektuar mbi mundësitë tona që për një çast të lëmë mënjanë mëritë, urrejtjet dhe hatërmbejtjet në favor të një energjie përbashkuese midis atyre që duan të jetojnë dinjitetshëm në këtë botë të trazuar nga sfidat e shumta që po na godasin.Shkupi, si një nyje që bashkon gjeografinë me historinë, lindjen me perendimin, islamin me krishterimin e judaizmin, ka në vetvete një magji që të bën për vete. Kjo magji ka të bëjë me peshën që ka ky qytet i lashtë në rrjedhat e historisë, ku pjesëmarrja e komunitetit shqiptar katolik në këto rrjedha kishte një domethënie të rëndësishme. Të kujtojmë me këtë rast Ipeshkvin e parë Pjetër Bogdanin, një martir i besimit dhe i kauzës liridashëse, pastaj një mori udhëheqësish shpirtëror që kaluan vitet e tyre në shërbim të kishës dhe emnacipimit shoqëror e kulturor, sikundër ishin Ndue Bytyçi, Lazër Mjeda, Zef Rama, Gaspër Gjini etj.Kjo galeri personazhesh nga tradita e jonë e pasur shpirtërore e kulturore prodhoi një vetëdije emancipuese që u ngjiz tek banorët e lashtë të Shkupit dhe kjo lehtësisht mund të shihet nëse iu kthehemi kronikave historike të fundit të shek. 18 dhe fillimit të shek. 19, kur një plejadë fisnikësh shqiptarë, duke iu bashkuar Kishës dhe aspiratave progresive, kishin ndërtuar qysh atëherë një infrastukturë mendore e shpirtërore që duhet ta ketë çdo popull i qytetëruar,.Me këtë rast mjafton të përmendim Teatrin e parë në Shkup që u ngrit në saje të mbështetjes direkte fianciare të Kolë Bojaxhiut, si dhe një mori klubesh, gazetash,e bandash muzikore, të cilat përbënin mozaikun kulturor të Shkupit në prag të Luftës së Parë Botërore.Ajo çka ndodhi pastaj me Shkupin, është një histori më vete, por me këtë rast më lejoni t’iu kujtoj se Shkupi vazhdon të mbetet pengu më i madh intelektual e shoqëror i yni, dhe si i tillë ky qytet i lashtë, bashkë me shkëlqimin e dikurshëm vazhdon të na ftojë të jemi sërish aty ku dikur Kolë Bojaxhiu dhe bashkëkohanikët e tij, kishte hedhur hapat e parë të emancipimit kulturor dhe vetëdijsimit shoqëror, por tani me një dimension krejt tjetër. Tani, jetojmë në epokën e Nënë Terezës, jetojmë nën kurorat e lavdishme të veprave të saj, që u bënë burim fyrmëzimi për mbarë njerëzimin.Instituti ynë me shumë dashuri në gjiun e saj ka një Departament që lidhet me trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës dhe kjo është pikënisja ku mund të fillojë reflektimi ynë ndaj traditave të mira që kishte Shkupi i dikurshëm, atëherë kur shkëlqimi i mbrëmjeve të Krishtlindjeve paralajmëronte një agim në horizonin tonë të pritjeve, për një orientim civilizues që na i bashkon vlerat dhe aspiratat evropiane.Uroj që Krishtlindjet e sivjeme të na gjejnë të gjithëve bashkë pranë të dashurve dhe familjeve tona, kurse ITSHKSH gjithë besimtarëve krishterë ua uron këtë festë sublime, me dëshirë që edhe në vitet e ardhshme të shihemi në të njetin vend dhe në të njejtën datë. (Fjalë përshëndetëse në kremtimin e Krishtlindjeve në Shkup)Gëzuar! Shkup, 23. 12, 2021

Filed Under: ESSE

Vepër që risjell pas heshtjes së gjatë figurën letrare të Kristo Floqit (1876-1951)

December 24, 2021 by s p

Ymer Çiraku

Libri i botuar kohëve të fundit i Jonela Spahos me titull: “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare”, është një studimi i gjerë monografik mbi veprën letrare të K. Floqit, dramaturg dhe publicist i njohur i viteve `20-30 të shekullit të kaluar. Ky botim përkon edhe me 145 vjetorin e lindjes, si dhe 70 vjetorin e vdekjes së tij. 

Si studioi në Athinë për drejtësi, punoi avokat. Mori pjesë në lëvizjet patriotike të fillim shekullit të kaluar, pastaj për një kohë shkoi si emigrant në Amerikë, ku atje iu përkushtua shtypit për kauzën shqiptare dhe pati kontakte me Nolin, Konicën dhe figura patriotësh të tjerë. Pas disa vitesh me aktivitet të njohur në shoqërinë “Vatra”, duke drejtuar për një kohë edhe gazetën emërmadhe “Dielli”, vendos që të kthehet sërish në Atdhe, tashmë i çliruar pas pushtimit 5 shekullor otoman. Krahas aktivitetit në administratën e lartë të kohës, do të ketë angazhim të gjerë dhe të pandalur në fushën e letërsisë, sidomos me krijime dramaturgjike, duke qënë ndër më të spikaturit në këtë zhanër. Por rrethana jashtëletrare, kryesisht ato të natyrës politike, e kryqëzuan për një kohë të gjatë në mënyrë tërësore, jo vetëm aktivitetin politiko-shoqëror të autorit, por edhe kontributin e tij letrar. Prandaj, mund të thuhet se botimi i këtij studimi monografik, ka meritë sepse i rizgjon këto vlera letrare prej statusit të tyre të mbulimit prej heshtjes së gjatë, ku ato ishin dënuar që të qëndronin, për gati gjysëm shekulli.

Në krijimtarinë e këtij autori, përfshihen rreth 20 komedi dhe farsa, tri drama, një tragjedi, dy vëllime me poezi, si dhe dy poema: “Dëshmorët e Rilindjes” dhe “Shqyptarët”. Për kohën kur ai shkroi e botoi në vitet `20-`30, K. Floqi ishte nga autorët më të njohur në fushën e krijimeve skenike. Siç shkruante studiuesi i ri aso kohe, Jup Kastarti te “Revista letrare” (1944), e drejtuar nga M. Kuteli, V. Kokona dhe S. Spasse, sikur të krijohej mundësia që të bëhej e njohur tërësia e kësaj krijimtarie e shpërndarë nëpër shtypin e kohës, por edhe jo pak pjesë të mbetura në dorëshkrim, jo vetëm që do t`i jepnin një vend nderi këtij komediografi, por kështu do të pasurohej edhe biblioteka e varfër e dramaturgjisë shqiptare. 

Ky botim i studiueses, bën pjesë ndër ato studime të prirjes, që do të cilësoheshin si shterruese, sepse këtu hulumtohet në mënyre të plotë rreth jetës dhe veprës letrare të kësaj figure. Autorja shqyrton para së gjithash dramat dhe komeditë e këtij autori, që ishin nga ato vepra, të cilat, kur botoheshin e viheshin në skenë, shënonin ngjarje për qytetin e Korçës dhe më gjerë, ku edhe u luajtën mjaft prej tyre, nëpër qytete të ndryshme apo edhe në fshatra përreth. 

 Drama e komedi si Karl Topia, Pësime e mësime, Osman Opingaxhiu, Dhëndër me përdhunë, Merre ta marrim, Martesë me pahir, Ministri kandidat, Rrogat e nëpunësve, Bija e bankierit dhe mjaft të tjera, janë ndjekur me mjaft interes, të vëna në skenë sipas rastit te kinema Mazhestik, në mjediset e mitropolisë, apo edhe në disa fshatra të Korçës – organizuar nga grupet teatrore të atyre klubeve artistike, që kishin fituar një traditë dhe gjallëronin jetën e njerëzve aso kohe. Siç e vren autorja e studimit, sukses të dukshëm ka njohur sidomos drama Fe e kombësi, me theks të spikatur patriotik dhe e vënë në skenë disa hërë radhazi nga grupi teatror i Vlorës më 1928, në Gjirokastër më 1936, pastaj nga grupi teatror Apollonia në Fier etj. Po kështu, drama Karlo Topia u interpretua në Vlorë më 1924 me rastin e ardhjes atje të Fan S. Nolit, më 1928 u vu në skenë nga shoqëria Besa shqiptare në Shkodër, më 1935 nga grupi teatror Durrësi etj.

Nga shkrimet e botuara nëpër gazetat e kohës, si dhe nga kujtimet e njërezve që i kanë ndjekur ato shfaqje, vrehet se ato kanë lënë gjurmë të pashlyera dhe janë vlerësuar për frymën emancipuese që kanë përcjellë – sidomos në fshikullimin e mentaliteteve patriarkale dhe të veseve e zullumeve të shoqërisë dhe të administratës së kohës. Të përcjella këto dukuri gjithnjë me shpoti therrëse, me humor e sarkazëm. 

Studimi i përfshirë në këtë libër, mendoj se ka vlerë të dyfishtë. Nga njëra anë se për herë të parë, këtu ndriçohet në mënyrë të gjerë dhe të argumentuar profili letrar i një personaliteti të spikatur si Kristo Floqi, por që për fat të keq, i lënë në hije, në harresë, prej një kohe të gjatë. Por nga ana tjetër, ashtu si edhe në raste të tjera fatesh të ngjajshëm shkrimtarësh, pra, të lënë në hije jo për arsye tjetër, veçse prej shkaqesh jashtë letrare, ky rizbulim e kjo rinjohje dhe mbërritje e tyre për te lexuesi i sotëm, krijon premisat për ta pasuruar më tej dhe kështu – për ta ridimensionuar relievin/hartën e historisë së letërsisë shqipe. Pra, për t`i sjellë kështu kësaj letërsie tërë vlerat që asaj i kanë munguar e që i takojnë.

Ne nuk mund që ta kemi kurrsesi luksin për t`ia lejuar vetes, që ta ngushtojmë dhe minimizojmë qarkun tonë kombëtar letrar prej kriteresh përtej (jashtë) letrare. Përmes këtij studimi, tashmë lexuesi e ka të plotë edhe veprën dhe jetën e një autori të përjashtuar nga komunikimi, sikundër është K. Floqi dhe kësisoj, panorama letrare, sidomos ajo e dramës dhe e komedisë së viteve `20-30 të shekullit të kaluar, shpaloset dhe bëhet më e plotë. Ku këtu, zë vendin e vet veçse të merituar, edhe një nga autorët më të spikatur të këtij zhanri letrar. 

Dhe prej këtij studimi të gjerë monografik, mbi jetën dhe veprën e K. Floqit, mund të nxiten dhe të lindin pse jo, projekte regjisorësh, për të risjellë e vënë në skenë ndonjë (apo edhe disa) nga veprat e këtij autori. Ato krijime do të sjellin natyrshëm koloritin mbresëlënës të kohës, të mjediseve karakteristike dhe të atyre personazheve, aq të skalitur e aq të qëmtuar nga realiteti, prej autorit të tyre të talentuar.

Do të theksoja se ky është një studim që lexohet me interes. Kjo ka ardhur sepse arrihet që të alternohet e të kombinohet drejt si interpretimi, ashtu edhe informacioni, i cili, derdhet i begatë në faqet e librit dhe është i vjelur prej shumë burimesh. Kjo e ka shpëtuar studimin nga narrativa monotone përsiatëse dhe interpretuese, siç mund të vrehet nëpër studime të kësaj natyre, duke i siguruar kështu këtij studimi, një frymëmarrje e lirshmëri në lexim, pikërisht edhe prej informacionit të larmishëm, që ai përcjell. Pra, është një studim me vlerë, i punuar dhe i mbajtur në duar prej jo pak vitesh prej autores, shkruar me dashuri e përkushtim, me skrupulozitet dhe objektivitet analize dhe interpretimi. Dhe kjo është siguruar duke gjurmuar dhe duke hulumtuar me akribi shkencore nëpër arkiva të ndryshme, brenda e jashtë vendit, sidomos në SHBA, kudo ku u end e u formua ky personalitet – sa letrar, aq edhe si patriot, vatran i përkushtuar, drejtues e bashkëpunëtor gazetash mjaft të njohura të asaj kohe si Dielli në Amerikë, Agimi në Shkodër dhe disa të tjera. Pra, krahas lëvrimit të letërsisë, njëherazi mbetet një figurë me emër edhe si publicist, si jurist dhe si mbajtës i posteve të larta shtetërore të kohës.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2492
  • 2493
  • 2494
  • 2495
  • 2496
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT