• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRISHTLINDJA, DITA FATLUME QË NDAU HISTORINË…

December 24, 2021 by s p

NGA NDUE  BACAJ  

Nëse ka momente fatlume që historia mijëra-vjeçare e kësajë Bote duhet ti përkujtojnë e festojnë, ato momente janë padyshim Nata e 24 dhjetorit dhe dita pas-ardhëse e 25 dhjetorit, të cilat Bota i përmbledhë me fjalen Krishtlindja. Bota e qytetruar Krishtlindjen e kremton jo vetëm si festë fetare të Kristianëve, por edhe si moment historik që ndau një herë e përgjithmon kohen e kësaj Bote në Dyshë, ku që nga ajo kohë e sot, por edhe nesër e pasnesër sa të kenë këmbë njeriu mbi Dhê, “Matja e Kohës mbaron me Krishtin, dhe nga Krishti fillon”.

     E ndërsa Krishtlindja si eveniment që bashkoi hyjnoren me njerzoren fillon të festohet nga kristjanët dhe kishat e kësaj bote me 24 në darkë dhe 25 dhjetor ditën, (me përjashtim të dy kishave, asaj ruse dhe serbe, të cilat ende vazhdojnë ta festojnë me kalendarin e vjetër Julian e jo me atë Gregorian), mendova të evokoj një histori të shkurtër të kësajë nate dhe dite fatlume që krijuesi i gjithësisë bani emër të shpëtoi krijesat e veta mbi këtë tokë, duke u kumtuar lajmin e mirë të lindjes së Mesisë së paralajmruar, i cili në emer të Zotit do të ndihmonte njerzit të shkëputeshin nga rruga e mëkateve të besimit pa Zot të Paganizmin, dhe të besonin tek drita e vërtet, tek ai që u kishte falë mishin e shpirtin, tek Zoti Ynë në Qiell, tek rruga e pa gabueme e besimit për një jetë dinjitoze civilizimi e zhvillimi, ku njeriu ta ndiente vehten siç ishte në fakt, Shëmbëlltyra fatlume e planetit tokë.

     Lindja e Mesisë kishte rreth 4000 vite që jo vetëm ishte paralajmëruar, por Bota e priste me padurim. Profet të shumtë kumtonin lajmin e mirë nga njëri shekull në tjetrin, por lajmi vonoi jo për dëshirë të Krijuesit, por për fajin e Botës mëkatare që besonte në krijesa shumë më inferiore se vet njerzit, e ku ky besim kishte një emër Paganizëm. Natyrisht Profecia vonoi, por nuk harroi. Nëntë muaj para se Virgjëresha, Zonja Marie të sillte në jetë me frymen e Zotit Jezusin, vetë Engjëlli Gabriel u bë lajmëtar i Zotit, kur i tha kësajë virgjëreshe, se ti do të lindësh një fëmijë edhe pse nuk njeh asnjë burrë, dhe kjo krijesë do të jenë Mesia i paralajmruar, me emrin e parë Emanuel, “Zoti është me ne”, dhe që në histori tashmë njihet me emrin në përjetsi Jezu Krisht. Nëntë muaj pas këtij lajmi në qytetin e vogël, por të Shenjtë të Betlehemit, dhe vetëm 9 km larg nga pallati i mbretit Herod të Izraelit, në kushtet e një shpelle me emrin e qytetit, një krijesë e bukur u shkëput nga trupi i virgjëreshës Marie, ku kjo krijes sapo pa driten, apo më saktë “errësiren” e kësaj bote, jo vetëm se ishte mesnata që po ndante datat 24 dhe 25 dhjetor, por se kjo errësirë jete kishte mbuluar njerzimin e shoqërit e asaj kohe, për fajin e tyre, ku veset sundonin moralin, Jezusi i vogël qau, madje qau jo si një fëmijë i sapolindur, por qau si një krijes e rritur e me ndërgjegje, qau për botën halleshume, për mëkatet ku ishin zhytë krijesat e Zotit në qiell, qau për rrugen e vështirë të një jete të re, plot mëshirë e mirsi, që ky i dërguar i Zotit do të kumtonte para Botës… edhe me sakrificen më sublime të jetës toksore, duke u kryqëzuar nga Ponc Pilati në Kryq, por edhe duke dëshmua ringjalljen, dhe njëkohësisht si Kryqin ku e gozhdojnë, se në personin e tijë bashkohen Hyjnorja me toksorën… Lajmi i lindjes së Mesisë Paralajmruar ishte një kumt i mirë edhe për Jozefin, ish të fejuarin e Maries, që Zoti e kishte ndaluar të mendonte keq për virgjëreshën Maria, si dhe një gëzim i pa masë i Gjon Pagëzuesit, që më vonë do të pagëzonte me ujin e lumit Jordan vetë Jezusin…

     Se çfarë solli në këtë Botë Jezu Krishti dhe doktrina e tijë Kristiane, këtë e ka fiksuar historia mbi dy-mijë vjeçare e civilizimit, zhvillimit e besimit në jeten e krijuesin që na e ka falë këtë. Mrekullit e predikimit me frymën e Zotit, mrekullitë e shërimit, e mëshirës, të ringjalljes dhe fitimit të Botës amshueme, të bazuara të gjitha këto në filiozofin e Faljes që shpirti i Zotit i dërgojë tek ne me anen e birit tijë Hirplotë Jezusit kanë bërë, që gjithë këto mrekulli e mirsi të transmetohen nga njëri brez në tjetrin, si dhe të shkruhen në mijëra libra, ku mbi të gjitha qëndron si busull e pa gabueshme Bibla e Shenjtë. Për të vertetuar këto mjafton të hedhim një sy mbi Boten Europerëndimore, zhvillimin e qytetrimin e sajë, ku menjëherë të shkon mendja se këto vende kurrë nuk do të kishin mundur të ndërtojnë një mrekulli të tillë vetëm me punën e njeriut, pa pasur ndihmen e Zotit në Qiell, ndihmë që e përhapi dhe e përhap tek ne Besimi te Jezu Krishti, i cili nga Qielli ku është ngjitur pranë të lumit Zot bekon krijesat dhe punën e tyre, shpesh herë edhe mëkatare, që më shumë vazhdon t’i falë e mëshirojë se t’i ndëshkojë, edhe pse në shekullin e 21-të një diçka e tillë do të ishte e “nevojshme”… Sidoqoftë ne shqiptarët, edhe pse sot jemi të hallakatur si asnjë popull tjetër i Europës kemi një histori të madhe që lindi dhe u rrit së bashku me Besimin Kristian. Ne kemi martirët e parë të Kristianizmit, që u sakrifikuan për besim e tempuj për Jezusin që në fundin e shekullit parë dhe fillimin e të dytit, madje këta martirë janë nga Dardania e asajë Kohe dhe Kosova e sotme, dhe vendi i sakrifikimit është vetëm 7 km nga Prishtina e sotme, dhe kishte emrin Ulpiana. Martirët ishin të parët në Ballkan dhe ndër të parët në tërë popujt e Europës së asajë kohe, dhe këta dy martirë të Shenjtëruar ishin ndërtues dhe kishin emrat Flori dhe Luani të cilët kanë datat përkujtimore (si shumë martirë e shenjëtorë të tjerë shqiptarë) në kalendarin katolik… E vargu i martirve e Shenjtorve me origjinë Ilire është shumë i madh, sa vetë historia e këtijë Besimi. Në themelet e Besimit kristian qëndron kontributi i Perandorit nga Nishi i Kosovës (sot kjo trevë Iliro-Dardane e grabitur nga serbët) me emrin Kostandini Madh, nëna e të cilit ishte Elena, e cila mbas kërkimeve me vullnetin e Zotit arrin të zbuloj Kryqin Origjinal të Jezu Krishtit në Jeruzalem, gjë që e shenjtëroi duke e bërë Shen Elena. Vetë Kostandini i Madh kur ishte perandor i Romës nxorri dekretin e parë në vitin 311 për të mos përndjekur të Krishterët, madje në vitin 313 ky perandor Shqiptar nxjerrë të famshmin Ediktin e Milanos, ku besimi Kristian e njeh si Fe zyrtare të Perandorisë. Për t’u a bërë më të lehtë rrugën e lutjeve Kristianëve të perandorisë në vitin 321, ditën e Diel e shpallë ditë pushimi për besimtarët… Madje edhe Koncili i Nikesë që forcoi e pastroi disi shpirtin Kristian, kishte ndihmesën e këtij Shqiptari të pa-harruar… Hymni i pamort i Kishës Katolike Të Deum Laudamos (Ty Hyj të Lavdrojmë) është vepër e Ipeshkvit Niket Dandani, nga Kosova… Shën Jeronini, teolog dhe dijetar i pashoq, që përktheu Biblen nga Hebraishtja në Latinisht është prej mishi e gjaku Ilir, pra Shqiptar. Të “paktën” katër Papë që drejtuan Selin e Shenjtë janë Shqiptarë, si Papa Eluteri, Shen Gaji, Papa Gjoni i IV-të dhe i katërti, dhe ndoshta më i madhi Papa Klementi i XI-të. Gjergj Kastrioti për rreth 25 vite ishte shpata mbrojtëse jo vetëm e Arbërisë, por edhe e Europës Kristiane e cila dridhej para fuqisë të Perandorisë Otomane… e kjo vazhdoi pa u ndalur deri në fundin e Shekullit XX-të, kur një shqiptare tjetër, Nënë Tereza, do të bëhej shëmbëlltyra e mirsisë, mëshirës, por edhe dermani për të vazhduar jeten e mijëra  fatkeqëve që kishin humbur shpresen tek kjo botë halleshume. Vepra e Nënë Terezës, tashma e Shën Terezës, e pranuar edhe nga Kisha Katolike, Selia e Shenjte e më gjërë ishte një mrekulli që mund të shfaqej vetëm me ndihmën e Jezusit në Qiell, ku të gjitha këto vepra mëshire e bamirsie Nënë Tereza deri sa ndërroi jetë ja kushtonte Jezu Krishtit meshir-plotë. Mjerisht shpërblimi për ne Shqiptarët kishte qenë i vogël edhe pse kishin kontributin e mbi të gjitha sakrificen e Madhe për vehte, Europën dhe besimin e saj Kristian, e ndoshta ky shpërblim do të vijë dikur, pasi e meritojmë edhe nëse kemi pasur apo kemi mëkate, që duhet t’i lajmë me dëshirën dhe vullnetin tonë, por edhe me ndihmën e Atij që po i festojmë Datlindjen, Jezu Krishtit, për të cilin ne duhet të ndezim qira, të flasim uratë, të lutemi me përshpirtje e ngazëllim, duke qëndruar e pritur zgjuar në mesnatën që ndau 24 me 25 dhjetorin, dhe njëkohësisht ndau historinë, duke na falur ne mëkatarëve të kësajë toke, Mesin e paralajmruar, shelbuesin tonë Krishtin, e ndërsa në këto momente ne jemi mësuar t’i quajmë Krishtlindja apo më popullorçe Kshnellat, dhe natyrisht këtë Krishtlindje dhe lajmin e mirë të Jezusit në mes nesh është mirë ta presim në Kishat tona duke u lutur, e kërkuar falje e mëshirë para Zotit e birit tijë Krishtit mëshir-plotë, për të cilin kemi nevojë ne për Atë e jo Ai për ne… Gjithsesi historia e festimit të Krishtlindjes filloi të institucionalizohet që në vitin 138 nga Peshkopi Telesforo, por Krishtlindja në atë kohë nuk festohej nga të gjithë popujt në një datë, ku për t’u fiksuar kjo ditë u deshte të vinte viti 357, dhe Papa Likerio të celebroi datën e 25 dhjetorit si ditën e Krishtlindjes. Festimet fillonin që natën e 24 dhjetorit, duke bërë rindërtimin e skenës mistike të vendit ku lindi Jezusi në Shpellën e Betlehemit, ndërsa Pema e Krishtlindjes e fitoi qytetarin dalngadal ndër shekujt që pasuan deri në ditët e sotme, por tashma kjo pemë më shumë i përket vitit të ri se festimit të mrekullueshëm të Krishtlindjes… apo ditës që ndau historinë… GEZUAR KRISHTLINDJEN BESIMTARË…

SHQIPËRI, 24 DHJETOR 2021 

Filed Under: Analiza

“Planeti i Gjelber” i Arife Halitit

December 24, 2021 by s p

Mbresa pas nje shfaqje te suksesshme

Diar Xani

Shfaqja “Planeti i Gjelber” eshte mbajtur ne dy termine si premiere me date 12.18.2021 ne hapsirat e Qendres Kulturore ne Greenwich Connecticut organizimin e kesaj e ka bere Albanian Youth Center ne kryete z. Richard Lukaj dhe stafit professional te kesaj qendre. Ndersa reprizen e kemi shfaqur te merkuren me date 12.22.2021 ne New Jersey, ne qendren kulturore Albanian Cultural Center ne Riverdale New Jersey, ne bashkpunim me kryetarin e kesaj qendre z. Astrit Zhaku. Pas kesaj  jam ne bisedime qe edhe ne muajin shkurt te vitit qe vjen me e vazhdu me perseritur pasi qe tani do te fillojne dhe festat e fund vitit dhe eshte e pamundur me vazhdu per momentin. Organizmin e ketij projekti e kam bere bashke me organizaten O.J.Q. ON-art te cilin kete projekt financiarisht e ka mbeshtetur Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit te Republikes se Kosoves. Shfaqja eshte Monodrame qe luhet me nje aktor dhe shumicen e gjerave me eshte dashur ti beje vete por me ndihmen edhe te disa kolegve per te cilat kam pasur shume konsultime. Pra Regjine dhe lojen si aktor i kam bere une Diar Xani. Ndersa tekstin e ka shkruar dramaturge Arife Haliti. Ideja dhe qëllimi i dramës për fëmije “Planeti i gjelbër”: Planeti toke çdo ditë e më shumë po përballet me ngrohjen globale. Edhe pse vetëdijshëm për këtë, asnjëherë nuk janë marre masa konkrete qe një gjë e tille te këtë zgjidhje të përhershme. Ajri i ndotur, tymi, djegiet e ndryshme te cilat shkaktohen nga vete njeriu, ka ndikuar qe shëndeti ynë të vihet në rrezik. Shumica e njerëzve si pasoje e ajrit të ndotur vuajnë nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, përkatësisht te mushkërive. Prandaj, ideja dhe qëllimi i kësaj drame është thirrje për sensibilizim të të gjithë njerëzimit, pa marre parasysh moshën, gjininë, përgatitjen intelektuale dhe përkatësitë tjera identitare që të kujdesemi për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë. Kjo ide përçohet nga personazhi e dramës i cili si mision e tij human ka marre përsipër t’i prezantoj demet e cilat ia shkakton ajri i ndotur planetit tone, dhe te gjejë zgjidhje dhe mënyra qe një gjë e tille të hiqet apo edhe të reduktohet, ashtu që i gjithë njerëzimi të jetoj në një ambient me te pastër ku e gjelbër është kryefjala e çdo mjedisi i cili na rrethon. Femijet kan qene teper te kenaqur dhe te intersuar per kete shfaqje, ata edhe pas shfaqjes kan qen te interesuar lidhur me shfaqjen me aktrimin, me kan bere shume pytje. Femijet kur shohin shfaqje aty vrehet edhe talenti edhe imagjinata e tyre. Ata shfaqjen e shohin me sy te drejte dhe e kuptojne shume drejte. Pra ata nuk mund ti genjesh. Prandaj ne si profesionist kemi kujdes se sa her qe bejm diqka per femije mendojme shume se si do te duket sepse ata nuk mashtrohen, ata e gjykojn drejt e gjithe ngjarjen se cka shohin. Per mua ka qen teper i rendesishem ky projekt sepse me ka shtyre te mendoj qe te filloj si nisme e pastaj shpresoj shume se do ta arrij qellimin sepse me shume se shumecka kishte me qen atraktive dhe e qelluar nese kishim mundur ta bejme ose te fillojme dhe ta krijojme teatrin per femijet apo te rinjeve. Mendoj qe mjaft më me koncerte dhe me kengetar e me kenge te njejta qe nga pas lufta asgje nuk po ndryshon, mendoj qe asgje spo ka te re, asnje organizim me ndryshe. Te gjitha shoqatat pergatitjet dhe eventet po i bejn te njejta ne shumicen e vendeve te diaspores prandaj mendoj qe rinia ose femijet duhen qe te ket edhe nje pikpamje me te gjere se sa ajo. Une do te shpresoj se shume shpejt edhe do te vazhdoj projektin dhe do ta shfaqi edhe neper shume vende apo shkolla ku ka femije shqiptar, do te beje workshop apo puntori me femijet si dhe pas kesaj edhe shpresoj se do te punoj bashk me femijet e disa shkollave qe te bej ndonje shfaqje bashk me ta e qe ne te ardhmen te ken pse jo teatrin e te rinjeve ne New York. Ata kan nevoj te shohin shfaqje, ata kan nevoje te luajn (aktrojne), te kuptoj se cka eshte teatri cka eshte aktrimi, cka eshte regjia etj etj. I lutem te gjithve se kush do qe ta lexoj kete infromim qe ata qe kane mundesine ta bejne organizimin per ta shfaqur kete shfaqje per femije atehere une jam i gatshem te bashkepunoj dhe ta pranoj ftesen nga kushdo qofte ndonje qender kulturore apo individ qe mund te organizoje qe femijet te kene mundesine te shohin kete shfaqje per femije.

Filed Under: Komunitet

KRISHLINDJA – FESTË E BASHKIMIT TË FEVE, FESTË E FATIT DHE E FORCËS

December 24, 2021 by s p

Don Prend Kola, Toronto

Krishtlindje-a. Lat. Christi Natalis. Festë, e cila pas Pashkës ka rëndësinë më të madhe në rrjedhën e vitit kishtar që, në Kishën katolike, e ka ruajtur një javë festimi, përkëtisisht tetëditëshin; festë e fiksuar a e ngulitur në kalendarin liturgjik, që kremtohet gjithmonë palëvizshëm, më 25 dhjetor, kur të krishterët festojnë dhe kremtojnë lindjen e Krishtit; e kremte solemne, kur krishterimi mbarë, kremton lindjen e Shpëtimtarit, mishërimin e Vetës së dytë Hyjnore, të bërë njeri për shpëtimin e botës dhe, pandërmjetësueshëm, lidhet me truallin e Betlehemit, vendin ku u lind Jezusi; kohë liturgjike, që fillon sakaq të ketë filluar Ardhja dhe, në Kishën katolike, zgjat deri në festën e Pagëzimit të Zotërisë, në të dielën pas Dëftimit (6 janar); lindja e Jezusit, e quajtur shpesh dhe në popullin tonë Nata e Krishtit dhe,bashkë me popuj të tjerë, edhe Nata e Shenjtë, Nata e bekuar a e shuguruar; festë madhështore dhe e rëndësisë së veçantë në Kishat e krishtera që fillon me mbrëmësoren me shumë emërtime shtesë në Kishën katolike: Lindja e Krishtit, festa e Lindjes së Krishtit, Lindja e Zotit, festa e Krishtlindjes, ndërsa në Kishat që ushtrojnë ritin bizantin mbizotëron shprehja: Të mishëruarit e Zotit tonë, Hyjit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht.

Krishtlindja nuk bën pjesë ndër festat më të vjetra të Kishës. Shën Ireneu († 202) dhe Tertuliani († 230) nuk e përmendin këtë festë në listën e festave të tyre. Është e njohur thënia e Origjenit († 254) që vetëm mëkatarët festojnë ditëlindjen, por jo shenjtërit. Fillimisht festohej, më 6 janar, vetëm festa e Dëftimit (Epifania), por nga shekulli IV filloi të kremtohej edhe Lindja e Jezusit më 25 dhjetor, kur, po në të njëjtën ditë, në Romën pagane, festohej festa shtetërore “I pamposhturi hyji i diellit”, përmes së cilës festohej solstici, diellqëndrimi a diellndalimi dimëror, dhe pikërisht kjo ditë u shndërrua në festë të krishterë; festë që nuk i përket krishterimit të menjëhershëm, por haset tek në kronografin e vitit 354 (Chronographus anni 354), kodikut më të hershëm me faqe ilustrimesh të plota, të shkruar nga Filocali sipas urdhërit të Valentinit, një artikrati të krishterë.

Në shekullin e V Ardhja filloi të jetë kohë e përgatitjes për festën e madhe të Kishës – Krishtlindjen – e trajtuar kështu nga të gjitha Kishat e krishtera. Në shekullin V dhe VI Krishtlindja qe festa e tretë e madhe e Kishës dhe fillimisht nuk ishte festë e dhuratave, sepse zakoni i shpërndarjes së dhuratave erdhi dhe u bë pjesë përbërëse e saj vetëm pas Reformacionit nën ndikimin e Martin Luterit. Në shekullin VI/VII, në Perëndim, filloi tradita që në Krishtlindje të kremtohen tri Meshë: Mesha e Natës nga 24 në 25 dhjetor në mesnatë, Mesha e agimit e quajtur “Mesha e barinjve” (Missa in aurora) dhe Mesha festive ose Mesha e ditës (Missa in die).

Kishtlindja ka parakushtin e vet antropologjik. Është lindja e një fëmije. Ky fëmijë lidhet me motive të Besëlidhjes së Vjetër: është i premtuar porsi Isaku, Samueli, Samsoni dhe Gjoni Pagëzues, është fëmijë i paralajmëruar nga engjëlli, bile ka dhe emrin e caktuar që në kraharorin e së ëmës dhe duhej të quhej Jezus (krh. Mt 1,19-22).

Në këtë festë liturgjia katolike në kremtime bën të ditur që me anën e misterit të Fjalës së mishëruar, që është vetë Krishti, është shfaqur në sytë e mendjes së njerëzve drita e re e shkëlqimit të Hyjit dhe është bërë e mundshme njohja e Hyjit në mënyrë të dukshme për t’u tërhequr nëpërmjet Krishtit kah dashuria e gjërave të padukshme (krh. Prefacioni i Krishtlindjes I). Kisha katolike, në rendin e Meshës në Meshar, e përhimnon lindjen e Krishtit, që i lindur para çdo kohe, ka filluar të jetë në kohë dhe ka ngritur gjithçka lart, ka ripërtëritur plotësisht çdo gjë, ka marrë mbi vete dobësitë njerëzore dhe, përmes tij, vetë vdekatarët kanë fituar nder të përhershëm dhe janë bërë të amshueshëm (krh. Prefacioni i Krishtlindjes II dhe III); festë e kremtuar sipas kalendarit julian, jo më 24 dhe 25 dhjetor, por më 6 dhe 7 janar në shumë Kisha ortodokse.

Studime të shumta flasin për liturgjinë e Krishtlindjes në Kuran, e qujatur Nata e Përcaktimit ose Nata e Fatit (arb.laylat al-qadr). Sureja 97, e shkruar më herët se shumë të tjera, në periudhën e parë të veprimtarisë së Muhametit në Mekë, flet, që në strofën e parë, për një të dërguar, ose diçka të dërguar në natën e forcës, dhe bëhet pyetje, nëse di njeriu se çka është kjo natë? Dhe thuhet që është nata e forcës, më e fortë se një mijë muaj, kur zdirgjen engjëjt dhe shpirti në secilin; ajo natë është paqe derisa të zbardhë agimi. Në këtë sure nuk flitet explicite se kush do të vijë. Teologët dhe shpjegimtarët islamë shfaqin mendimin të jetë fjala për Kuranin. Por përkundër kësaj, Jezusi, në Kuran, është “Fjala e Hyjit” (kalima min Allāh), “Shpirt nga Hyji” (rūh min Allâh), njeri “i ndershëm” (sālih) dhe “i bekuar” (mubārak), i zgjedhur nga Perëndia si “profet” (nabī) dhe “I dërguari” (rasūl), që sjell me vete një shpallje. Ai është besimtar shembull e shëmbullor (mathal) dhe “shërbëtor i Perëndisë” (abd Allāh). Në Medinë, Jezusi do të emërohet me emrin e vërtetë, me emrin e vet (personal): Jezusi Krisht (Jezu Krishti ose Jezus Krishti). Përfundimisht në suretë mediniane, që kanë prejardhjen nga Medina, Kurani e quan Jezusin “Mesia” (al-masīh), ndërsa në suretë: 3,45; 4,157.171; 5,17.72.75; 9.31, quhet tetë herë: “Mesia Jezus, Biri i Marisë” (al-masīh Īsā ibn Marya).

Filed Under: Politike

VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËR SHUMË VJET KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2022

December 24, 2021 by s p

Të nderuar bashkombas,

Të dashur vëllezër e motra vatranë,

Më lejoni që në emrin tim personal, të familjes dhe të Federatës Pan –Shqiptare të Amerikës VATRA, t’ju uroj: Gëzuar e Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2022. Me besimin e fortë te i madhi Zot dhe me shpresën e fuqishme në çdo zemër tuajën, përcjell për ju çdo bekim, paqe dhe mirësi. Lindja e Krishtit është një festë e madhe e cila na kujton të jemi më solidarë, më të bashkuar dhe më të dashur me njëri-tjetrin. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për Zotin, shpresën që nuk zhgënjen kurrë. Duke qenë te bashkuar mund të kalojmë çdo vështirësi. Vatra, në vitin e ri që po vjen, do të jetë më pranë shteteve amë Shqipërisë e Kosovës duke ndihmuar me të gjitha kapacitetet përparimin, zhvillimin e lulëzimin e shtetit e kombit tonë. Ne lutemi dhe do të punojmë për mirëqënien e çdo shqiptari kudo ku vepron, jeton e punon. Në këtë Vit të Ri uroj të kemi më shumë gëzim për të gëzuar dhe harruar çdo te keqe te vitit që po lëmë pas. Uroj të kemi më shumë shpresë për mirëqënie e zhvillim në Shqipëri, Kosovë e kudo ku gjenden bashkëatdhetarët tanë. Uroj të kemi më shumë shpresë për ditë më të lumtura, më të bëkuara e më të begata për shqiptarët në çdo cep të globit. Uroj për çdo shqiptar që të kemi sa më shumë forcë e kurajo për të vazhduar përpara në sfidat që kemi si qytetarë dhe si shtete kombëtare. Lutem, uroj dhe shpresoj për më shumë unitet mes shqiptarëve, forcave politike në Kosovë e Shqipëri dhe sigurisht për institucione që punojnë me devocion për qytetarët shqiptarë. Uroj me shpirt që të kemi marrëdhënie më të shëndosha, për solidaritet, për dashuri të pakushtëzuar, për paqe, për besim dhe lumturi në familjen e çdo shqiptari. Begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i madhit Zot mbretëroftë në çdo vatër të familjeve shqiptare.

GËZUAR

Zoti i bekoftë shqiptarët

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe Amerikën.

Më gëzim dhe nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

New York, 24 Dhjetor 2021

Filed Under: Featured

LEGENDS, SYMBOLS & TRADITION

December 24, 2021 by s p

04 December 2019, US, New York: The Christmas tree at Rockefeller Center shines brightly and brightly in the glow of lights, after the ceremony to turn on the lights for the tree. Photo: Benno Schwinghammer/dpa (Photo by Benno Schwinghammer/picture alliance via Getty Images)

Përgatiti për Diellin, Alfons Grishaj

With Christmas being right around the corner, I came across a book that shared the meaningful symbols of these holy days. I would like to share this with you.

Symbol of the Christmas Tree

Because it stays green all through the year, the evergreen tree is symbolic of the eternal life offered to Christians through faith in Christ. The treetop points heavenward. A star signifies the special star that guided the wise man to Bethlehem.

Lights represent Christ, the light of the world. Gifts beneath the tree are representative of God’s gift of his only begotten son, who brings hope, love, joy and peace.

Saint Nicholas …

Santa Claus

The concept of the American Santa Claus originated with St. Nicholas, who was born in Asia Minor about 270 AD. He was known as a kind, benevolent man and made a saint because of his generosity. In honor of St. Nicholas, December 6 became the traditional day in Europe for the exchange of Christmas gifts and the beginning of the holiday season. Dutch immigrants to the United States brought with them their version of the gift-giving St. Nicholas, known as “Sinter Klass.” Americans, unaccustomed to the Dutch pronunciation, turned this into “Santa Claus,” who is beloved as a symbol of Christmas by children of all ages.

The Star of Bethlehem

Because of its prominence in the Nativity story, the star of Bethlehem is one of the most powerful symbols of Christianity. On Christmas Eve, the Star, shining brightly in the heavens, guided the wise men to the lowly manger where Christ child was born. Matthew 2:2 reads, “ For we have seen his star in the East and have come to worship him.”

Legend of the Icicle

When Christ the Savior was born that first Christmas Eve, the heavenly angels cried in joyful adoration. Their tears of happiness gently fell to earth that crisp winter night, forming icicles on the edges of the stable and nearby evergreens. These tiny pendants of ice twinkled in the radiant starlight. To this day, icicle decorations are often used on Christmas trees as reminders of the joy celebrated over the birth of Christ the King.

Legend of the Christmas Bells

According to early legend, bells rang throughout the world announcing the birth of Christ. The ringing of bells during the joyous holiday season still adds delightful accompaniment to favorite carols and is a significant part of the Christmas celebration. High in the towers, suspended between heaven and earth, church bells have called the faithful to worship for centuries.

Symbol of the Wreath

The Christmas wreath has decorated many doors with a fresh greenery. Wreaths are often made of evergreens, including holly, mistletoe, pine and fir. Because they are green and bear fruit in the winter when other plants appear lifeless and bare, evergreens signify God’s immortality and everlasting life. The wreath’s circular shape reminds us of the circles of life, family and love.

Legend of the Holly

The bright red and green of holly make it a natural symbol of rebirth. Legends regarding this plant abound. According to one legend, holly branches bearing white berries were woven into Christ’s crown of thorns. Since the blood of Christ stained the berries, they grow red on the holly branch to this day. Holly has also come to stand for peace and joy.

Legend of the Christmas Stocking

According to legend, a father was unable to provide his three daughters with a dowry. Hearing of their misfortune and wishing to help, St. Nicholas dropped three bags of gold coins down the chimney. The coins fell into each of the daughters’ stockings, which were hanging by the fire to dry, providing a sufficient dowry. Since then, stocking hung by the fireplace are a traditional part of Christmas gift giving.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2493
  • 2494
  • 2495
  • 2496
  • 2497
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT