• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. FATJONA R. LUBONJA NJË DOKTORE SHKENCASH NGA UNIVERSITETI I KOLUMBIA’S I BASHKOHET VATRËS E DIELLIT

December 3, 2021 by s p

Dielli

Dr. Fatjona R. Lubonja një doktore shkencash nga Universiteti i Kolumbia’s i bashkohet Federatës Vatra dhe gazetës Dielli. Ajo do të angazhohet në veprimtaritë edukative, kulturore dhe patriotike të Vatrës dhe ne gazetën Dielli do të kete këndin e saj të shkrimeve me fokus social, edukativ dhe narrativ. Fatjona R. Lubonja Ed.D është studiuese, humaniste, dhe autore e shumë eseve narative që trajtojnë fushën e Edukimit dhe Neuro-Shkencës. Libri titullohet “Ditët që ikën pa leje”. Botimin nga Shtëpia Botuese “Marlin Barleti”, Editues, Enon Myftiu. Libri “Ditët që ikën pa leje”, botuar fillimisht në SHBA, “The Days That Left Without Permission”, i sjell lexuesit, profesionalizëm, finesën, sensualitet, dhe kualitetin artistik që e pasuron fondin tonë letrar dhe studimor. Narativa e librit është një përmbledhje me ese të shkurtra, dedikuar momenteve në jetë që krijojnë emocione dhe lënë memorje në rrugëtimin e jetës. Për njerzit që janë larguar nga vëndlindja dhe për tu kthyer një moment si vizitorë të heshtur. Fatjona R. Lubonja është fituese e “Editor Choice” nga National Library, USA, dhe është në përgatitjen e publikimit të librit të ri në New York, bazuar në një narrative historike. Fatjona R. Lubonja mban titullin Doktoreshë e Shkencave në Edukim dhe ka kryer studimet për Edukim, Neuroshkencë dhe Shkenca Aplikimi në Universitetin e Kolumbia’s “Columbia University” në, New York, Rowan në New Jersey, dhe specializuar ne Harvard University. Në ligjërimet e saj Dr. Lubonja diskuton rëndësinë e Rehabilitimit Mendor dhe Terapinë e Aplikimit Analitik (ABA) në rastet e trajtimit të Autizmit, ADHD, goditjes apo traumave në tru, etj… Vecanërisht Dr. Lubonja drejton dhe diskuton pyetjet si: C’farë është Autizmi, dhe c’farë thonë studimet e fundit të Neuro-Shkencës. Si mund të aplikohen studimet e fundit të Neuro-Shkencës në trajtime të ndryshme terapike si ato të Spektrit të Autizmit apo Rehabilitimit Mendor. Si mësojmë, dhe përse është e rëndësishme që humultimet e fundit shkencore të aplikohen në edukim. Fatjona R. Lubonja është një karakter i dashur për publikun Shqiptar si një histori suksesi që në moshen e adoleshences ku në fillimet e saj është shënjuar në fushën e artit me role kryesorë në filmat “Mirela” dhe “Një vajzë dhe një djalë”, “Ofelia” si dhe në videoklipi “Makina e memories”.

Filed Under: Reportazh

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nderohet me Çmimin e Mirënjohjes nga Ministria Federale e Jashtme e Austrisë

December 3, 2021 by s p

Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare i ka akorduar Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Çmimin e Mirënjohjes për ndihmën ndaj familjeve në nevojë në zonën e tërmetit, projekt i implementuar vitin e kaluar nga Departamenti i Rinisë në KNFSH dhe realizuar me mbështetjen e “Religions for Peace”. Çmimi iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Dr. Genti Kruja dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH nga Ambasadori i Austrisë në Tiranë, SHTZ. Christian Steiner në një ceremoni të zhvilluar ditën e enjte me dt. 2 dhjetor 2021 në rezidencën e Ambasadës Austriake në Tiranë. Ambasadori Z. Steiner ka falënderuar punën e Këshillit Ndërfetar dhe veçanërisht angazhimin vullnetar të rinisë në aktivitete humanitare dhe sociale zhvilluar në situata kritike siç ishte periudha pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ajo gjatë pandemisë së Covid 19.Në emër të KNFSH-së z. Kruja shprehu gjithashtu falënderimet ndaj ambasadës austriake për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e dialogut ndërfetar nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe konferencave të zhvilluara midis universiteteve të themeluara nga komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë, si dhe ambasadorin z. Steiner për bashkëpunimin dhe organizimin e ceremonisë së dorëzimit të çmimit, firmosur nga Ministri i Jashtëm i Austrisë Dr. Michael Linhart.

Filed Under: Emigracion

MANASTIRI I DEÇANIT SIMBOL I MOSTOLERANCES NACIONALE DHE FETARE

December 3, 2021 by s p

-Pse duhet të shkatrrohet turizmi dhe ekonomia e Deçanit për të promovuar agjendën e Miosheviqit ?!

Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

         Para dy ditësh, Ambasada Amerikane në Prishtinë në koordinim me Misionet Evropiane doli  në “Twiter” me tri kumtesa duke bërë presion mbi Qeverisjen e Republikës së Kosovës për ti dhënë tokë shtesë Manastirit të Deçanit bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016.

         Komenti im për ta duke e njohtuar edhe Presidentin Biden, Sekretarin Blinken, DASH-in, Presidenten  Osmani dhe Kryeministrin Kurti, ishte: 

         Të dashur dhe të respektuar Diplomatë të Ambasadës Amerikane dhe Misioneve Evropiane,

         Ju lutem të na tregoni sa shumë tokë i duhet një Manastiri dhe për çka?

         Pse turizmi dhe mbijetesa ekonomike e popullit të Deçanit është duke u shkatërruar për ide megalomane?

         Ky vendim është i bazuar në ligjin e aprovuar në Kuvendin serb të regjimit fashist të Milosheviqit, kur Kosova ishte nën okupim klasik. Ky ishte vendim politik dhe ilegal i aprovuar nga Gjykata Kushtetuese me presion nga  pala serbe dhe nga komuniteti ndërkombëtar që kontrollonte çdo gjë në Kosovë. Nuk ka të bëj asgjë me të ashtuqujturën “pavarësi të gjykatave”.

         Ekzistojnë çështje shumë më të rëndësishme se sa dhënja e tokës Manastirit pa pikë nevoje. Është fare e qartë se ky presion ka të bëjë me përkdheljen e mëtutjeshme të Serbisë. A nuk e keni ende të qartë se kjo politikë e padrejtë dhe e gabuar nuk ka sjellë asnjë rezultat. Deri kurë duhet vazhduar me bisedime të kota, me favorizim të agresorit dhe presion në viktimën?! Deri  kurë do të tolerohen përpjekjet e shtetit serb për dominim në Ballkan me qëllim të krijimit të përbindshit “bota serbe” apo “Ballkani i hapur”apo “Serbia e madhe”?!

         Ju ftoj të gjithëve diplomatë të nderuar, ta vizitoni Deçanin dhe ti shihni rrënojat e hoteleve të ndërtuara me mund të madh për qëllime turistike dhe ekonomike, të cilat i sjellnin përfitime edhe manastirit. Për më shumë, historia tregon se ky manastir ishte ndërtuar prej banorëve shqiptar të Deçanit dhe është ruajtur nga familjet shqiptare të quajtura “Vojvodë”.

         Çështja e tokës së këtij manastiri nuk është ngritur asnjëherë si problem nga autoritetet e tij, deri në ardhjen në fuqi të kriminelit Milosheviq. Prifti kryesor serb i asaj kohe i quajtur Justin ishte shumë i kënaqur me tokën dhe trajtimin nga ana e udhëheqësve të hotelit, të komunës dhe nga populli i Deçanit. Hoteli i dërgonte musafirët e vet për ta vizituar manastirin ku blenin edhe raki ose verë, ndërsa manastiri i dërgonte vizitorët e vet për të drekuar ose qëndruar në hotel.

         Ishte një ditë e caktuar në fund të muajit Gusht, që i mblidhte të gjitha nacionalitetet, shqiptarët, serbët, malazezët dhe tjerët për të festuar sëbashku, si në manastir ashtu dhe në hotel, secili me këngë dhe valle të veta, me tolerancë dhe respekt për njëri tjetrin.

         Për Juve të gjithëve, diplomatë të nderuar dëshiroj të shtoj dhe ta përfundoj  këtë shkrim edhe me këto pyetje qenësore. Pse po tolerohet në vazhdimësi urrejtja nacionale dhe fetare që vjen nga Serbia. Pse agjenda e errët antinjerëzore e Milosheviqit  vazhdon të promovohet  edhe sot ?!  Pse ?!

Filed Under: Komente Tagged With: Agim Alickaj

NGA TRADITAT NË MALIN E SHENJTË (ATHOS)ÇFARË PËRFAQËSON IKONA ” SHËN MARIA ME TRE DUAR”

December 3, 2021 by s p

KRISTAQ BALLI

Në programin ikonografik të besimit orthodoks bën pjesë edhe një ikonë interesante, origjinalja e parë e së cilës, e quajtur “Shën Maria me tre duar” (Triherousa) e ka vendodhjen e saj në Malin e Shenjtë. Por cila është narrativa tradicionale e saj? Në shekullin e tetë gjatë kohës së Ikonoklastëve, Shën Gjoni i Damaskut (4 Dhjetor) ishte i përkushtuar në nderimin e ikonave të shenjta. Për shkak të kësaj, ai u spiunua nga perandori ikonoklast (kundërshtar i ikonave) Leo III Isauri (717-740), i cili informoi kalifin osman të Damaskut se Shën Gjoni po kryente veprime tradhtie kundër tij. Kalifi dha urdhër që t’i prisnin dorën murgut dhe t’ia çonin në treg. Në mbrëmje, pasi kalifi ia dërgoi dorën e prerë Gjonit, ky e vendosi në kyçin e parakrahut të tij dhe ra në tokë përpara ikonës së Nënës së Zotit. Murgu iu lut Shën Marisë për t’ia ngjitur e shëruar dorën që kishte shkruar e pikturuar në mbrojtje të besimit Ortodoks. Pas lutjes së gjatë, atë e zuri gjumi dhe pa në ëndërr sikur Nëna e Zotit kishte ardhur tek ai duke i premtuar shërim të shpejtë. Pasi u zgjua nga gjumi, Shën Gjoni pa që dora e tij ishte ngjitur dhe dukej e padëmtuar. Në shenjë falënderimi për këtë shërim, Shën Gjoni vendosi në ikonë një dorë të modeluar prej argjendi, nga e cila ikona mori emrin e saj “Me Tre Duar”. Sipas Traditës, Shën Gjoni shkroi një himn falënderimesh për Nënën e Zotit “I gjithë krijimi gëzohet për Ty, O i Hiri i Plotë”. Shën Gjoni i Damaskut praktikoi monasticizmin (murgërinë) në manastirin e Shën Savës dhe atje pikturoi dhe i dedikoi ikonën e tij mrekullibërëse. Lavra ia dhuroi ikonën “E Tre Duarve” për shenjtërimin e Shën Sava-s, Kryepeshkop i Serbisë ( V. 1237). Gjatë kohës së pushtimit të Serbisë nga Osmanët, disa të krishterë që donin të mbronin ikonën, ia besuan ruajtjen e ikonës së Nënës së Zotit vetë asaj. Ata e vendosën ikonën mbi një gomar, i cili vetë, pa asnjë kafshar shoqërues, vazhdoi rrugën deri në Athos dhe u ndal para manastirit Hilandar. Murgjit e vendosën ikonën në kishën katedrale (katholikon) të manastirit. Gjatë një kohe mosmarrëveshjesh mbi zgjedhjen e igumenit të këtij manastiri, Nëna e Zotit mori përsipër ta drejtojë vetë manastirin dhe që nga ajo kohë ikona e shenjtë ka zënë vendin e igumenit në tempull. Në manastirin Hilandar zgjedhet vetëm një zëvendës, dhe nga ikona e shenjtë murgjit marrin bekimimin për çdo veprim e bindje ndaj besimit dhe përsosjes së shpirtit të tyre. Prej asaj kohe kjo ikonë u bë model i ri ikonografik i tipit hodigitria dhe u praktikua dendur në të gjithë hapësirën e krishtërimit lindor si një prej tipeve mrekullibërëse të Nënës së Zotit. Gjatë një ekspedite shkencore në Malin e Shenjtë ne e kemi parë ikonën në Manastirin Hilandar, ashtu si edhe vendin ku është varrosur Rreposh Kastrioti, vëllai i Gjergj Kastriotit, në këtë manastir.Përg. K.B.

Filed Under: Kulture

Si e kujtoj Atin e Pavarësisë së Kosovës

December 3, 2021 by s p

Bajram Mjeku

Në përvjetorë të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, kam ndjesinë sikur më së paku shkruajnë dhe flasin bashkëpunëtorët e Tij dhe kanë të drejtë, pasi personaliteti i Tij nuk është lehtë për t’u shpjeguar!Personalisht besoj në tre hapa të mëdhenj të Rugovës, por edhe në shumë vendime tjera, që janë po aq të mëdhenj e të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës.Hapi i parë i madh i presidentit Rugova ishte orientimi i shqiptarëve kah Perëndimi, më saktë kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropian. Është lideri i parë shqiptar, i cili me objektiva të qarta orientoi popullin e tij që t’ia kthente shpinën Lindjes dhe të orientohej drejt Perëndimit dhe Evropës së qytetëruar.Hapi i dytë i madh i tij ishte opsioni paqësor si zgjidhje politike për sendërtimin e pavarësisë së Kosovës dhe shmangia e konfliktit të armatosur me Serbinë në fillim të lëvizjes politike në Kosovë. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, ish-presidenti kroat Franjo Tugjman, insistonte në një luftë të pabarabartë shqiptaro-serbe, në mënyrë që Kosovës t’ia hidhte paq dhe të shpëtonte Kroacia e tij nga ploja e luftës. Ai kishte edhe një ëndërr tjetër, e cila nuk u realizua kurrë. Donte që mbas një lufte të përgjakshme shqiptaro-serbe të përmasave siç ndodhi më vonë në Bosnjë, serbët e Kroacisë me theks të veçantë ata të Likës, të ishin kolonët e radhës në Kosovë!Hapi i tretë i madh i Rugovës ishte besimi në pavarësinë e Kosovës. Edhe sikur të gjithë bashkëpunëtorët e tij ta braktisnin, Rugova edhe i vetmuar do ta shtynte “anijen” e pavarësisë në ujërat e Ballkanit të trazuar. Ka edhe shumë hapa të tjerë të Atit të Pavarësisë së Kosovës, si miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara, pastaj ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në Bashkimin Evropian, krijimi i miqëve ndërkombëtarë, të cilët me kalimin e kohës u bënë gjeneratorë të fuqishëm në sendërtimin e projektit të pavarësisë Kosovës, si dhe administrimi i Kosovës nën një protektorat ndërkombëtar, si fazë kalimtare deri në realizimin final të pavarësisë së Kosovës.Mbi të gjitha, presidentin Rugova e çmoj pafundësisht edhe për disa gjëra tjera fundamentale. Në Kuvendin e Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u mbajt më 14 korrik të vitit 1994 në Prishtinë, segmente të caktuara të së majtës bën gjithçka që ishte e mundur që lëvizja e tij politike legale të shndërrohej në lëvizje ilegale! Sikur të ndodhte kjo, projekti i pavarësisë do të shembej si kulla prej letre dhe pavarësia si opsion do te mbetej vetëm një ëndërr e pasendërtuar, por ishte Rugova që pengoi këtë projekt ogurzi. Kundërshtarët më të mëdhenj politikë i refuzonte heshtur në mënyrën e tij estetike dhe mbi të gjitha shquhej për thjeshtësinë e tij, derisa bashkëpunëtorët e ngushtë i respektonte me pietetin më të madh.

Filed Under: ESSE Tagged With: Bajram Mjeku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2704
  • 2705
  • 2706
  • 2707
  • 2708
  • …
  • 2944
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT