• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri-Kosovë, në Elbasan u nënshkruan 13 marrëveshje

November 26, 2021 by s p

-U mbajt mbledhja e shtatë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë/
ELBASAN, 26 Nëntor 2021-Gazeta DIELLI/


Bashkëpunimi mes dy qeverive tona, do të forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, në Elbasan.
Kryeministri tha se kjo mbledhje e dy qeverive dhe marrëveshjet e nënshkruara, janë në horizontin e integrimeve në Bashkimin Evropian, i cili është fati ynë. Ndërsa marrëveshje si këto sot, do të na mundësojnë që vizionet dhe programet e të dy qeverive, t’i përkthejmë në veprime sa më konkrete në mënyrë që ato të jenë efektive dhe frytdhënëse, theksoi ai.
Gjatë ditës së sotme, në forumin e biznesit Shqipëri – Kosovë, do të diskutohet për veprime konkrete edhe me përfaqësues të kompanive prodhuese dhe eksportuese shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.
Në mbledhjen e shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, u nënshkruan 13 marrëveshje:
1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
2. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.
4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
6. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
7. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
8. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës
9. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.
10. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.
11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.
12. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.
13. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në mbledhjen e shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë:
I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, Z. Edi Rama, i dashuri Edi,Të nderuar ministra të kabinetit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Ne shqiptarët jemi njerëz optimistë, edhe kur dita nuk është me diell e bie shi, themi do të jetë me bereqet.Më lejoni që fillimisht të përkujtoj që sot janë mbushur dy vjet nga tërmeti i tmerrshëm që e pat goditur Shqipërinë dhe familjarët e të afërmit e 51 të vdekurve sigurisht që në mënyrë të posaçme kanë pikëllim e mallëngjim sot. Ne bashkëndjejmë me ta duke pohuar që dhembja e tyre është edhe dhembja e jonë.Kjo është mbledhja e shtatë e përbashkët e të dy qeverive, por është mbledhja e parë e imja në të cilën marr pjesë si Kryeministër i Republikës së Kosovës.Unë vitin e kaluar isha kryeministër 4 muaj, në këtë javë, në këtë vit janë bërë tetë muaj kështu që jam duke përparuar dhe sa herë që vij në Shqipëri, jo vetëm si kryeministër, besoj sikurse edhe për shumë qytetarë tjerë të Kosovës, kam një ndjesi të veçantë e cila edhe nuk përshkruhet lehtë, e as nuk shpjegohet kollaj.Këngëtari ynë i mirënjohur Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi si një lis me dy degë. Pra me pak fjalë jemi një, paçka se me dy dialekte të cilët sa shkon e po njësohen falë ndërveprimit në shumë fusha, falë muzikës, artit, sportit etj
Tani çfarëdo që po them po analizohet e studiohet mirë se ku desha të dalë e çfarë mesazhi po dërgoj, por edhe sikur mos të them asgjë prapë njëlloj do të ishte sepse do të thoshin se edhe ky është mesazh.Ajo që ndjej, sidomos në Kosovë e cila e kaloi shekullin e fundit duke e valuar flamurin kombëtar, është se ka një lloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë.Një lloj i represionit të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve që ka rezultuar me një lloj tronditjeje kolektive. Pra, befas e gjithë shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim për të cilën nuk u pyet e nuk u lejua të debatohet.Kjo është dhe do të mbetet një temë e dhimbshme e që e bënë edhe më të dhimbshme faktin që nuk është politikisht korrekte të diskutohet për të, pra një kërkesë për të ndrydhë një dëshirë e një mendim.

– Tash të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi.
– Të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë, do të ishte sa tepri po aq edhe shkurtpamësi.
– Të thuash se angazhohesh për bashkimin kombëtar do të shquanin për nacionalist.
– E të thuash se do bashkohemi në Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat.
Kam përshtypjen se këta të fundit po tregohen më të suksesshëm, kështu që le të flasim si diplomatë, por le të punojmë si patriotë.E si diplomatë jemi të vetëdijshëm dhe të qartë, se mbledhja e dy qeverive tona është në horizontin e integrimeve. Sa më i mirë-projektuar dhe i mirë-ndërtuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundshëm është integrimi në Bashkimin Evropian i cili është fati ynë.Integrimi ynë, mes shteteve tona është edhe strategjik, por edhe më tepër qëllimor. Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet, siç e tha edhe kryeministri Rama, me cilësi në zbatimin e tyre sepse janë sa me rëndësi ekonomike, aq edhe historike.E si patriotë duhet t’i forcojmë të dy shtetet tona. Sepse patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar; të luftosh për lirinë e mediave dhe lirinë e mendimit; të luftosh për gjyqësor të pavarur e për ekonomi gjithpërfshirëse me drejtësi sociale. E vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre.Bashkëpunimin me njëri tjetrin nuk e kemi dëshirë e zgjedhje por obligim e detyrë, siç e kemi përgjegjësi lartësimin e mbrojtjen e njëri-tjetrit kudo e ndaj kujtdo.Sa më të përafruar e më të njësuar që jemi në qëndrime rreth të vërtetës tonë, aq më të fortë e të fuqishëm do të bëhemi, sepse jemi më shumë sesa dy shtete, por të shpërqendruar. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët.Sa më të integruar që bëhemi aq më e mirë do të bëhet jeta e qytetarëve tanë, aq më të bindur do të jenë për të ndërtuar jetët e tyre këtu dhe çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet te tjetri dhe anasjelltas. Çdo krijimtari shoqërore në njërën anë mund të përcillet dhe të gjej më tepër fuqi në anën tjetër.Njerëzit tanë duhet të lëvizin e të punojnë, duhet t’ju lehtësohet qarkullimi e qëndrimi; duan të prodhojnë prandaj edhe duhet t’ju zgjerohet mundësia e biznesit dhe e tregtisë. Kjo punë ka nisur të ecë, por tash duhet të vrapojmë, si në shpejtësi edhe në cilësi.Së bashku mund të prodhojmë më mirë e të fitojmë më shumë. Nuk ka humbje më të madhe se projektimi në qëndrimin brenda të ndërgjegjes së vogël, dhe nuk ka përhumbje më të madhe se shpërndarja nëpër linja të paqëndrueshme veprimi. Qartësia dhe orientimi i përbashkët na udhëzon vetë për lëvizjet më të duhura e më të mbara.Ne e kuptojmë se linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash, është ekologji dhe fuqi e tokës në det, është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Lidhja hekurudhore është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike e cila e rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin, sepse ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen.Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojnë edhe më tej procedurat e marrjes së lejes së qëndrimit.Po hapim pikën e re kufitare në Krushevë të Dragashit e në Shishtavec të Kukësit për të lehtësuar qarkullimin e për të zhvilluar e lidhur komunitetet tona.Po mbështesim bashkëpunimin kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve, por edhe në krijiimin një kalendari të përbashkët kulturor vjetor sepse, siç thoshte Fishta, ‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’ e shumë festa tona janë të përbashkëta.Po rrisim bashkëpunimin në fushën e drejtësisë me ndihmë të ndërsjellë juridike, në fushën e doganës duke lehtësuar kalimin e duke zvogëluar kohën e pritjes si dhe po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore me marrëveshje tjera të cilat na afrojnë e forcojnë më shumë.
E për t’u siguruar se marrëveshjet do të zbatohen tashmë kemi edhe një koordinator të përbashkët, për çka falënderoj qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrin Rama për dakordim dhe mbështetjen e ofruar.
Le të përshpejtojmë hapat e veprimit, të rrisim cilësinë e zbatimit që të shpejtojmë integrimin mes vendeve tona e në Bashkimin Evropian.
Ju faleminderit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari

HEKURUDHA E ËNDËRRES SHQIPËRI-KOSOVË

November 26, 2021 by s p


-Sot në Elbasan është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë/


-Me tren udhëtohej nga Shqipëria në Kosovë para me shumë se 23 vitesh në reportazhin futuristik “Kufiri i ëndrrës” që kam shkruar në fundvitin 1997, botuar pikërisht në 3 Janar 1998 në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha/


Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARIPRISHTINË, 26 Nëntor 2021/


Memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë për hekurudhën Durrës-Prishtinë është një nga marrëveshjet e nënshkruara sot në Elbasan në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në komunikatën e dërguar bëhet e ditur se është nënshkruar “Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë”. Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës mbajtën mbledhjen e shtatë të përbashkët në Elbasan sot në 26 Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë…
E me tren udhëtohej nga Shqipëria në Kosovë para me shumë se 23 vitesh në reportazhin futuristik “Kufiri i ëndrrës” që kam shkruar në fundvitin 1997, botuar në 3 Janar 1998 në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha. Kështu fillonte reportazhi: Një qiell i akullt hënor po mbushej me dritën e mëngjesit mbi Dukagjin. Ishte imazhi që po i fanitej prej dritares së trenit, që me rrugën nga Janina e kishte kaluar edhe natën. Vajza nga Lurasi, që po mbaronte studimet në Gjirokastër, për herë të parë po udhëtonte në veri të atdheut, në kërkimet, për punim diplome, të kufijve të botës shqiptare nëpër shekuj. Nëpër pjesën e hekurudhës së sapondërtuar po hynte në Gjakovë.“Sapo e paskam kaluar kufirin e hekurt që ishte dikur midis Shqipërisë dhe Kosovës”, ishte mendimi i parë që i erdhi pas zgjimit nga dremitja në ulësen e kupesë. “Ishte si fundi i botës, kufiri fatkeq që i ndante shqiptarët…”…Ishte ky reportazhi i tretë i ardhmërisë në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave.I pari ishte reportazhi futuristik me titull “Një ditë e një viti që vjen”, i shkruar dhe dërguar nga Prishtina drejt Tiranës në 27 Dhjetor 1995.Ndërsa, reportazhi i dytë futuristik ishte “Udhëtimi për në Prizren…”, botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996.Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra, që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur nga 17 Shkurti 2008.
Ky ishte reportazh i para më shumë se 2 dekadave: KUFIRI I ËNDRRËS(Reportazhi i Ardhmërisë – III)Behlul JASHARINjë qiell i akullt hënor po mbushej me dritën e mëngjesit mbi Dukagjin. Ishte imazhi që po i fanitej prej dritares së trenit, që me rrugën nga Janina e kishte kaluar edhe natën. Vajza nga Lurasi, që po mbaronte studimet në Gjirokastër, për herë të parë po udhëtonte në veri të atdheut, në kërkimet, për punim diplome, të kufijve të botës shqiptare nëpër shekuj. Nëpër pjesën e hekurudhës së sapondërtuar po hynte në Gjakovë.“Sapo e paskam kaluar kufirin e hekurt që ishte dikur midis Shqipërisë dhe Kosovës”, ishte mendimi i parë që i erdhi pas zgjimit nga dremitja në ulësen e kupesë. “Ishte si fundi i botës, kufiri fatkeq që i ndante shqiptarët…”Tek po përpiqej ta maste me sy madhësinë e qytetit ku po ndalonte treni, më shumë e pëlqente një krahasim të përsëritur shumë vjet: “Kosova brenda vitit shtohet për një qytet, lind fëmijë aq sa ka banorë Gjakova”.Zbriti vetëm për pak sa t’i shkelin këmbët në tokën e Kosovës, që nga Çamëria e parafytyronte si një takim me legjendën… “Rekord i arit në Trepçë”, ishte titulli me shkronja të mëdha në ballë të faqes së parë të botimit të mëngjesit të njërës nga gazetat që i mori t’i lexojë në vazhdimin e rrugës për në Prishtinë, ku kishte paralajmëruar arritjen për atë ditë…Nga qendra hekurudhore në Fushë-Kosovë nëpër metronë që çon në Prishtinë arriti në Qytetin Studenti. E gjeti lehtë Zyrën e Shërbimeve Studentore, që i kishin thënë se ndodhet pranë Fakultetit Filozofik, para të cilit nga larg shihet një përmendore e lartë e Naimit.“O, po, ju kemi pritur, e kemi marrë telegramin tuaj, ku keni paralajmëruar një qëndrim studimor. Ju kemi siguruar vend në konviktin e studentëve nr. 9”, i tha plot përzemërsi sekretarja e Zyrës Studentore.Zyra, që e priste plot mirëpritje, po i bënte një përshtypje të veçantë me fotografitë e pikturat e varura nëpër mure, si në një ekspozitë.“Është një pjesë e historisë”, i tha nikoqirja, duke i treguar në veçanti pamjet nga demonstratat studentore të viteve 1968, ‘81… ’97…Pikturën, që ishte aty e kishte parë origjinalin në Galerinë Kombëtare në Tiranë. Është “Molla e Kuqe”, një shenjë e paharrueshme e gjeografisë e historisë shqiptare.“A do të hyjë edhe Molla e Kuqe në punimin tënd të diplomës, ajo ishte shenjë e kufirit me serbët?” – pyeti nikoqirja.“Pikërisht edhe për Mollën e Kuqe jam nisur këndej”, tha studentja që kishte marrë udhën e largët, deri te “kufiri i ëndrrës”. Shprehja “Kufiri i ëndrrës” i erdhi nga titulli i një libri me motive të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-78…Gjumi e kishte zënë derisa po shfletonte një atlas të gjeografisë shqiptare, dhe ishte zgjuar herët për të shkuar në Bibliotekën Kombëtare e Universitare. Rrugës u ndal në një klub studentësh, që me kafenë e mëngjesit të shfletojë gazetat e ditës. Më shumë u ndal në shkrimet që lidheshin me interesimet e saj. Gazeta “Rilindja” paralajmëronte se “së shpejti do të fillojnë bisedime shqiptaro-serbe për rirregullimin e kufirit”, ndërsa gazeta “Bota shqiptare” shkruante se “rritet përditë e më shumë numri i shqiptarëve në Turqi që kërkojnë të kthehen në tokat prej nga janë shpërngulur të parët e tyre”…Gjithçka kërkoi në Bibliotekë ia sollën nga arkivat në tavolinë. Kishte kaluar shumë orë shfletimi e kërkimi të përgjigjes në pyetjen se kah do të ketë qenë vija e kufirit të natyrshëm shqiptar në veri para vitit 1877, para dëbimeve masive të mbi një milon a më shumë shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit?Kronikat thoshin: “Elementi shqiptar më së shumti jetonte në Qarkun e Toplicës. Toplica shtrihej në mes të Jastrebovcit të Vogël, në veri të Kopaonikut, në perëndim të Sikobicës, maleve të Arbanasit, i afrohej Moravës Jugore”… Kronikat përmendnin Jabllanicën, Qarkun e Toplicës e të Nishit, të Pirotit… “Elementi shqiptar shtrihej edhe përtej Sanxhakut të Nishit”, thoshin disa kronika, e disa të tjera se “kalonte edhe lumin Moravë”…Gjithë ato vende që përmendnin kronikat i kishte vijëzuar në një hartë, dhe po kërkonte vendin për të vënë shenjën e Mollës së Kuqe.Si nga një shetitje në histori po dilte nga Biblioteka, ku do të kthente edhe disa herë ditëve të ardhme. Kishin mbetur edhe vetëm pak minuta deri në orën e takimit me shoqen e shokët që sapo i kishte njohur në Prishtinë.E pritnin në kafiterinë “Orëjeta”, ballë hotelit “Evropa”, prej nga do të shkonin në Teatrin e Operës e Baletit, për të parë një shfaqje të trupës së artistëve nga Shkodra…Qielli i akullt sikur po shkrihej bardh në errësirën mbi dritat e neonit shesheve e rrugëve të qytetit. Po reshte një borë e butë. Mbi bredhin e madh plot ditëza në rrugën “Nëna Tereze” nga bora që e kishte mbuluar nuk mund të shiheshin më të gjithë numrat e fundit të urimit. Mund të lexohej vetëm: Gëzuar Vitin e Ri dymijë e…”Mbishkrimi mbi bredh ia përkujtoi të shkojë në telekom t’ia urojë në telefon Krishtlindjet familjes në Luras, dhe t’u paralajmërojë mikpritësve në Prizren shkuarjen në festimin gjithëkombëtar të pritjes së vitit jubilar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuvendit historik për kufijtë e atdheut. Sa shumë vjet kishin kaluar…(Botuar në Gazeta “Bujku” Prishtinë – e shtunë, 3 Janar 1998, faqe 6)
RAPORTIM I 3 SHKURTIT 2015: NË RELACIONET KOSOVË-SHQIPËRI NË TË ARDHMEN DO UDHËTOHET EDHE ME TRENPara më shumë se gjashtë vitsh, në raportimin që bëja nga Prishtina për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë (ATSH) në 3 Shkurt 2015 me deklaratat nga dy qeveritë (më deklaronin për ATSH atëherë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë Edmond Haxhinasto) paralajmëroja se, në relacionet Kosovë-Shqipëri në të ardhmen do udhëtohet edhe me tren, sipas projekteve të qeverive të dy shteteve, të clat do takoheshin së dyti në mars në Tiranë pas mbledhjes së parë të përbashkët historike në 11 janar 2014, në Prizren…
KOSOVË-SHQIPËRI, E ARDHMJA ME TREN NGA PRISHTINA
PRISHTINË, 3 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.-Në relacionet Kosovë-Shqipëri në të ardhmen do udhëtohet edhe me tren, sipas projekteve të qeverive të dy shteteve, të clat do takohen së dyti në mars në Tiranë pas mbledhjes së parë të përbashkët historike para një viti, në 11 janar 2014, në Prizren.“Do të përgatitet projekti për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë”, ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke folur për bashkëpunimet mes dy vendeve në prezantimin e programit qeverisës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re në Kuvendin kosovar, të zgjedhjeve 2014.“Bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri do t’i japim prioritet maksimal”, ka theksuar kryeministri Mustafa në konferencën e parë për shtyp si kryeministër i qeverisë së re kosovare, duke theksuar axhendën evropiane të përbashkët të dy shteteve, i pyetur nga ATSH.“Hekurudha Shqipëri-Kosovë do të ketë një të ardhme për gjithë rajonin tonë me infrastrukturë evropiane, me të njëjtin standard”, ka theksuar ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i pyetur nga ATSH, gjatë vizitës në Prishtinë javën e kaluar.“Ne menjëherë do fillojmë nga një studim parafizibiliteti për të parë mundësinë e realizimit sa më të shpejtë të kësaj hekurudhe, por sigurisht ne do të shikojmë edhe në mënyrë strategjike, duhet të shikojmë edhe rrjetin rajonal, sepse ne jemi pjesë e një rajoni. Dhe, hekurudha besoj se do të ketë një të ardhme për gjithë rajonin tonë, pasi rajoni jonë është i tillë që duhet të integrohet sa më shumë mes vete dhe sa më shumë me Evropën”, tha ministri Haxhinasto.Ministri shqiptar Haxhinasto ka deklaruar kështu pas takimit me ministrin kosovar të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ndërsa është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.Më pas, ministri kosovar i Infrastrukturës, Zharku ka deklaruar për median se për hekurudhën Kosovë-Shqipëri në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive në mars të këtij viti do të arrihet marrëveshja për fillimin e studimit të parafizibilitetit.Ai ka paralëjmëruar se, për ndërtimin e hekurudhës, pjesa e Shqipërisë 108 kilometra, ndërsa e Kosovës 17, do të aplikohet për fonde në kuadër të Kornizës Investive për Ballkanin Perëndimor.Me realizimin e projektit të hekurudhës, në relacionet Kosovë-Shqipëri do të mund të udhëtohet me tren edhe nga Prishtina. Nga kryeqyteti kosovar aktualisht mund të udhëtohet me tren në dy linja, drejt Maqedonisë-Shkupit dhe për në Pejë, me nisje në mëngjes siç ishin edhe sot. Trenat kalojnë nëpër Fushë-Kosovë, qytet kryesor i hekurudhave kosovare, prej nga mund të udhëtohet edhe në realcione të tjera.Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve me 19,312 % dhe të automjeteve me 21,883 %, krahasuar me vitin 2013, bënte të ditur në fillim të 2015-tës Policia kosovare ekskluzivisht për ATSH-në.Në tre vendkalimet, Vërmicë-Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë në vitin 2014 kishte 4 262 588 hyrje-dalje të personave, 689 940 më shumë se në vitin 2013, kur kishte 3 572 648 hyrje -dalje.Në këto tre porta kufitare në 2014 kishte 1 623 882 hyrje-dalje të automjeteve, 291 553 më shumë se në vitin 2013 kur kishte 1 332 329 hyrje-dalje./a.g/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari

LIBRA TË RINJ NË SHQIP

November 26, 2021 by s p

Sokol Demaku/

Një punë e vyer dhe shumë e mrekullueshme është bërë nga ana e Bibliotekës Botërore në Stockholm në kryeqytetin e Mbretërisë së bashkuar suedeze, fëmijët e kombeve dhe kombësive që jetojnë dhe verpojnë në ketë vend si dhe në vendin fqwinjë Norvegji nga tani ata mund të lexojnë litarturë tåe zgjedhur në gjuhën amtare. E gjithë kjo falë angazhimit dhe punës së palodhur të punonjësve të kësaj bilbioteke të cilët kanë arritur që të sigurojnë tituj të shumtë libri në gjuhë të ndryshme.

Tani në Bibliotekën Botërore në Suedi ka mbi100 libra të rinj për fëmijë dhe adoleshentë në raftin e librave në Shqip. Këtu mund të lexoni për Djalin dhe Tigri, Gjueti diamantësh, Katitizi, Pesha e dashurisë, Valeria-Fakulteti i ëndërrave, Uria, Vajza e keqe, Macoku i lajthitur, Histori e Skënderbeut, Iliada Lufta e Trojës, A di të fishkëllosh Johana, Pippi Corapegjatë, për magjistarët dhe shumë e shumë libra të tjerë në Gjuhën shqipe. Ne përmendem vetem didsa nga mbi 100 titujt që mund ti gjeni neë raftet e kësaj Biblioteke me renome në Mbreterin e  bashkuar të Suedisë.

E gjithë kjo punë madhore është bërë duke ju falenderua bashkëpunimit të Qendres Kuklturore Shqiptare Migjeni në Borås, Bibliotekës Botërore në Stockholm dhe Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana në Shqipëri.

Këto libra dhe shumë të tjerë mund t’i gjeni në adresën www.varldensbibliotek.se. 

Klikoni në raftin shqip të librave! 

A njihni dikë që kërkon libra në shqip? Këshillojeni që të kontaktoj Bibliotekën Botërore në Stockholm! 

Biblioteka botërore është gjithmonë e hapur dhe gjithmonë e lirë. 

Ju që jeni në Suedi ose Norvegji mund të lexoni dhe dëgjoni sa herë të doni, dhe sa të doni një libër. # shqip #ebooks #ebook #ebooks #ebook #

Biblioteka Botërore #biblioteka ime # gjuha amtare # Biblioteka shumëgjuhëshe, Biblioteka Botërore në Stockholm tër Suedisë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Sokol Demaku

“SICA” – ShIKA – ThIKA, FJALË E LASHTË TRAKO – ILIRE – SHQIPE

November 26, 2021 by s p

Filip Guraziu/

Simbas të dhanave arkeologjike  prej gërmimeve në Trakën e herëshme , sot Bullgari,  në nji basoreliev që daton rreth 500 p.k.  paraqitet nji  mbret  trak i veshun me  uniformë, në të cilën dallohet e varun  në bel nji armë  ( në formë thike, por ma e madhe, ndoshta në masën e nji ‘gjysë shpate’ ) me shënimin përkatës në basoreliev  ” SICA”,   që në gjuhët latine lexohet ShIKA ( Burimi, revista ‘Focus Storia’)

   Gjithashtu  kemi edhe nji tjeter dëshmi që vjen prej Prof. Massimo Pittau në librin e tij ” Studime mbi gjuhën etruske” ku  mësojmë se: ” Ilirët kishin armë efektive si psh. ‘Sica’, nji shpatë me maje të përkulun me origjinë ilire e cila kohë mbrapa u përdorue në të gjithë ballkanin si dhe prej romakëve”

Për objektin e këtij shkrimi nuk asht e randësishme me përcaktue me saktësi origjinën fillestare të prodhimit të kësaj arme (  Iliri apo Trakë ?), por i randësishëm asht argumentimi që kjo armë me emnin Sica – Shika vjen prej dy popujv të lashtë të ballkanit. 

   Historia dëshmon se trakët e Ilirët ishin dy popuj jo vetëm kufitarë, por edhe të afërm  me gjuhë  dhe me shumë komunikim ndërmjet tyne. ( Në Wikipedia – Italisht, në faqen “Traci” shkruhet: “Gjuha trake asht  gjuhë indoeuropiane e zhdukun e tipit ‘satem’ e ngjajshme me gjuhët e tjera të popujve të  ballkanit që egzistojshin përpara ardhjes se sllavëve e të bullgarëve. Nuk njihet ndonji  alfabet i gjuhës trake edhe dëshmitë e rralla janë të shkrueme në alfabetin grek ose latin )

   Kujtojmë se edhe për ilirët, ashtu si për trakët nuk njihet alfabeti i tyne, por vetem shkrime me alfabet grek ose latin. Kur konstatojmë se edhe sot mbas 2500 vjetëve, 95% e popujve të Europës për shkrimin e gjuhës së tyne përdorin vetem dy alfabete, fakti që trakët , ilirët, maqedonasit etj. nuk disponijshin ( në atë kohë) alfabetin e tyne bahet i kuptueshëm dhe konsiderohet krejtësisht normal…  

   Si u shprehëm ma nalt, në gjuhët latine  ” SICA” lexohet ‘ Shika ‘, kurse sot  në gjuhën shqipe  shqiptohet dhe përdoret në fjalorin e përditëshëm  ‘ Thika’.

   Evolucioni gjuhësor, si rezultat i bashkëjetesës së popujve, pasojë e migrimeve. dyndjeve dhe    gjeopolitikave labile  gjatë historisë 2500 vjeçare,  shqiptimin ‘Shika’ e ka transferue në “arkivë”, në kuptimin se nuk përdorohet ma.  Sot në italisht  ‘thika” emnohet – ‘coltello’, në latinisht – cultro,  në anglisht – ‘knife’, në greqisht – ‘makairi’, në gjermanisht – messer, në sllavisht – ‘nozh’ etj.

   Kujtojmë se në Wikipedia – italisht, në faqen ‘ Sica (arma)’  gjejmë shënimin: ” Në shqip  ‘ il coltello’, pra ‘ sica ‘, quhet ‘thika’,  çka evidenton qartë origjinën e popullit  shqiptar në bashkësinë e popujve të  tjerë të gadishullit ballkanik në përiudhën e lashtë klasike: Ilirët, Dakët, e Trakët) 

Përfundimi: Vetem gjuha shqipe ruen të gjallë edhe sot në përdorimin e  përditëshëm emnin e vjetër të përdorun prej  trakëve dhe ilirëve rreth 2500 vjet ma parë! ( “Shika” – “Thika”), çka, pa asnji dyshim, dokumenton autoktoninë e popullit shqiptar në hapsinën ballkanike e mesdhetare.

Filip Guraziu

Filed Under: Analiza Tagged With: Filip Guraziu

Një Udhëtim në Kosovën e Lirë

November 26, 2021 by s p

Ekrem Kastrati, Kaliforni, Nëntor 2021/

Ishte viti 1999, një nga vitet më të veshtira për shqiptarët e Kosovës.  Makineria kriminale Serbe, si gjithmonë në shekuj, ishte përgatitur mirë për një masakër përfundimtare dhe për dëbimin nga trojet e veta të të gjithë shqiptarëve.  Pra Serbia ëndërronte për një Kosovë pa shqiptarë.  Me mijëra njerëz u masakruan, me mijëra të tjerë u torturuan në burgjet famëkeqe serbe.  

Shqiptarët e Kosovës u dëbuan me dhunë, pjesa më e madhe në Shqipëri, Maqedoni, Turqi dhe në perëndim.  Ishte një situatë tragjike ku i shihje shqiptarët në rrugë të madhe vetëm me rrobat e trupit.  Të gjithë vendet i ofruan një pritje të mirë, sidomos Shqipëria.  Në familjet tona në Tiranë u strehuan të gjithë të afërmit tanë ku gjetën ngrohtësinë familjare.  E gjithë Shqipëria si në jug dhe veri, u bë vatër e ngrohtë për shqiptarët e Kosovës.  Qeveria dhe pushteti lokal bënë një organizim të mirë në pritjen dhe sistemimin e tyre.  Kishte nga ato familje që merrnin aq familjarë sa kishin mundësi me i strehu.  Shqiptarët e Kosovës u janë mirënjohës përjetë.   

Krimet ishin kaq masive sa morën vëmendjen jo vetëm të Europës por të krejt botës. Stacionet televizive kryesore nga shumë vende u vendosën në qytetin e Kukësit nga ku trasmetonin gjithçka që po ndodhte në luftën e re të nisur sërish nga Serbia në zemër të Europës.  Europa dhe bota u zgjuan.  Forcat e NATO-s më në fund goditën ushtrinë kriminale serbe dhe hynë edhe ushtarakisht në Kosovë.  Kosova ishte e lirë.  Shqiptarët filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre të shqetësuar se si do t’i gjenin ato.  Në këtë kohë, Dr. Berisha më thërret në zyrë.  Unë isha me detyrë Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike.   Ai më tha: “Desha të nisem drejt Kosovës me disa anëtarë të parlamentit të Partisë Demokratike, por meqënëse presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova është në Itali, unë mendoj që këtë mision t’ia delegoj Zv. Kryetarit të PD-së, zotit Genc Pollo. Plotësojeni grupin me disa anëtarë dhe nisuni sa më shpejt. Atje ju pret Kryeministri i Kosovës, zoti Bujar Bukoshi me kabinetin e tij, për t’u njohur me situatën reale dhe çfarë ndihmese mund të japim ne”.  U krijua grupi: Genc Pollo, kryetar, unë, Fatos Beja, Jemin Gjana, Shaban Memija, dhe Arqile Goreja (kryetar i Bashkisë Durrës).   

U nisëm të nesërmen drejt Kosovës. Ishte korrik, datën e saktë nuk e mbaj mend.  Gjatë rrugës ndeshëm mjaft shqiptarë që ktheheshin në Kosovë.  Arritëm në pikën kufitare Morinë ku ishin të vendosura forcat paqeruajtëse gjermane.  Rojet me një uniformë shumë të bukur dhe mirë të armatosur, na pritën me buzëqeshje dhe thanë: “Urdhëroni”.  Genci fliste gjermanisht dhe i tha “Jemi një grup anëtarësh të parlamentit Shqiptar dhe do udhëtojmë drejt Prishtinës për t’u takuar me Kryeministrin z Bukoshi”. Roja gjermane i tha: “Mund të shkojmë të takojmë komandantin e forcave paqeruajtëse gjermane se ai ndodhet këtu”.  Mbas 10 minutash Genci po vjen me komandantin drejt nesh, një oficer i gjatë, i pashëm i cili me buzëqeshje na dha dorën dhe na tha: “Mirëseerdhët në tokën tuaj”.  Ishte një kënaqësi e madhe dhe disi e pabesueshme.  Ai na ofroi që të na shoqëronte me ushtarët e tij deri në Prishtinë.  Genci e falenderoi duke i thënë që në Prizren na prisnin që të na shoqëronin më tej. 

Hymë në tokën e Kosovës, deri atëherë mollë e ndaluar dhe po shkonim drejt Prizrenit.  Dikush nga grupi propozoi te ndalojmë dhe të marrim një grusht dhe për ta vendosur tek varri i heroit Azem Hajdarit që e deshi aq shumë Kosovën dhe nuk arriti ta shikojë të lirë.  Ashtu bëmë dhe më pas u nisëm drejt Prizrenit.  Arritëm në qendrën e qytetit.  Unë kisha numrin e telefonit të djalit të axhës së gruas, Nevruz Pula.  E mora dhe m’u përgjigj e shoqja, znj. Edipe.  “Jam Ekremi dhe jam me disa anëtarë të parlamentit shqiptar.  Duam me na ndihmu të vizitojmë shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit dhe të takojmë Kryetarin e Lidhjes Demokratike, z. Ekrem Kryeziu.  Jemi në qendër të qytetit tek kroni”.  “Tash po vij, se jam afër”, tha znj. Edipe.  Shumë shpejt erdhi me një buqetë trëndafilash nga kopshti i saj.  Na takoi të gjithë dhe na uroi mirëseardhjen në Prizren.  “Do ecim në kambë se është afër” tha ajo.  Kaluam urën dhe po ecnim në krah të majtë të lumit. Unë e pyeta, “Si është gjendja në familjet tuaja?”.  “Jo mirë”, më tha, “kunatës së shoqes së Fatos Pulës ja kanë marrë tre vllaznit, dy nipat dhe një djalë axhe të familjes Sharani në Gjakovë.  Nuk dihet fati i tyne.  Kanë gjet gjurmët e gjakut në oborr dhe rreth bunarit.  Por deri tash nuk kemi asnjë informacion.” Ndjeva një dhimbje në krahanor për këtë krim të rëndë në familjen Sharani dhe mijëra të tjerëve të zhdukun që nuk iu kthyen familjeve të tyre.  Arritëm tek Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit.  Ishte e djegun totalisht.  Përpara saj, në një dërrasë rreth dy metra të vendosur mbi dy kambaleca rreth gjysëm metri të lartë, ishte një tabelë ku shkruhej “Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit”.   Ishte një pamje e trishtueshme.  Ne po qëndronim të heshtur para saj, kurrkush nuk po fliste.  Heshtjen e theu znj. Edipe, një grua trimëreshë: “Pse jeni kaq të trishtumë? Disa familje kanë marrë objekte të rëndësishme historike dhe i kanë rujt.  Ne do ta ndërtojmë shtëpinë edhe ma të bukur”.  U lehtësuam pak, nxorrëm flamurin shqiptar dhe e vendosëm mbi atë copë dërrasë, ndërsa znj. Edipe vendosi trëndafilat mbi flamur.  Kjo pamje sikur sfidonte makabritetin e kriminelave serbë.  I lamë në heshtje rrënojat e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit dhe u nisëm në të djathtë të lumit ku vetëm pak dyqane ishin hapun.  Znj. Edipe kalonte nga dyqani në dyqan duke pyetur.  U kthye dhe na tha: “z. Kryeziu na pret tek kafe restorant Mullini.  Nuk ishte shumë larg”.  Ecëm në këmbë. Prizrenasit na përshëndesnin me përzemërsi.  Nuk shihje një fytyrë të qeshun, gjë që tregonte se situata ishte shumë e rëndë.  Z. Kryeziu na informoi për gjendjen e vështirë që po kalonte ky qytet.  Ai na tha: “Njerëzit janë të traumatizuar se nuk gjejnë të afërmit e tyre.  Ka shumë të zhdukur, burra dhe djem të moshave të ndryshme.  Situata është mjaft e vështirë në Prizren.  Ne po punojmë me pushtetin lokal dhe me qytetarët për të mbledh sa më shumë informacion për njerëzit e humbur”.  U përshëndetëm me z. Kryeziu duke e falenderu për informacionin dhe u nisëm drejt makinave që na prisnin. “Tani do nisemi drejt Prishtinës”, i thashë znj. Edipe.  Ajo i takoi të gjithë duke uruar udhë të mbarë dhe në fund u kthye nga unë me lot në sy.  Më përqafoi duke thënë: “Zoti e ndihmoftë Kosovën”.  

E lamë Prizremin me dhimbjet e tij dhe u nisëm.  Unë isha në makinën e parë, dy të tjera na ndiqnin.  Rruga kalonte nëpër kodra me një gjelbërim mahnitës.  Në një pikë të lartë ku dukeshin dhe pamjet e qytetit që lamë ndaluam makinat.  Të gjithë zbritën dhe po shijonin këtë bukuri të rrallë natyrore.  Genci m’u afru dhe më tha, “Sa e bukur qenka Kosova”.  I thashë: “Po, por është edhe shumë e pasur, prandaj është masakruar dhe djegur ndër shekuj”.  U nisëm, rruga kalonte nëpër fshatra ku dukeshin shtëpi të djegura, disa prej të cilave akoma nxirrnin tym. Lëviznim ngadalë, duke parë në heshtje pamje nga më të trishtueshmet.  Arritëm në hyrje të Prishtinës. Kujtoj në të djathtë të trotuarit: një burrë i shëndetshëm rreth të gjashtëdhjetave ecte e shikonte targat e makinave dhe në një moment me një zë të fortë që i doli nga shpirti thirri: “Erdhën prej Shqipnie”. U pasua nga zëra të tjerë. Ecëm jo më shumë se 100 metra, kur, sikur të kishin mbirë nga toka, nga të gjithë drejtimet dolën njerëz me flamurët shqiptarë.  Kishin orë që prisnin se ishin njohtu se do vinte Dr. Berisha me një delegacion nga Partia Demokratike.  Kishte me mijëra njerëz: burra, gra, pleq, djem, vajza e femijë.  Ishte një pamje e rrallë dhe befasuese.  Zbritëm nga makinat.  Ata u rreshtuan në dy krahët e rrugës duke lënë vetëm një hapësirë kalimi jo më shumë se një metër.  Genci ecte përpara, dhe ne të tjerët mbas tij.  Të gjithë me lot gëzimi ndër sy na preknin duart duke na uruar mirëseardhjen në Prishtinën e lirë.  Vazhdimisht dëgjoheshin zëra “Rrnoftë Kosova e lirë” dhe një zë i fortë “Rroft nana Shqipni”.  Nuk e di sa kohë kaloi duke parë ato fytyra të bukura, të gezuara të të gjitha moshave deri sa arritëm në një podium ku shkruhej me gërma të mëdha “Heroi Adem Jashari”. Nuk kishte mikrofon.  Pamja ishte shumë e bukur, me mija shqiptarë që valëvitnin flamurin duke thirrur “Kosova e lirë”.  Genci e hapi mitingun duke thënë: “Ndihem i privilegjuar dhe i nderuar që nga ky podium i heroit Adem Jashari t’ju uroj: E gëzofshim Kosovën e lirë”.  Ai foli shumë bukur.  Mbas tij e mori fjalën Fatos Beja, “Unë jam nga Gjirokastra, por fëmijët e mi janë nipa Kosove. Unë ndihem krenar që flas nga ky podium duke ju sjell urimet nga të gjithë shqiptarët e Shqipërisë”.  Asnjë nga anëtarët e tjerë nuk mundi me fol nga emocionet e momentit.  Në fund, të gjithë bashkuam duart duke thirrur: “Rroftë Kosova e lirë, mirënjohje përjetë forcave të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.  Mitingu u mbyll dhe njerëzit filluan të shpërndaheshin.  Në këtë moment pranë nesh vjen i mallëngjyer patrioti, prof. Zekeria Canaj.  Ishte një burrë energjik me një pamje plot shpresë. Ai thotë: “Më lejoni t’ju shoqëroj tek rezidenca e z. Bukoshi ku ju presin të gjithë anëtarët e kabinetit”.  Arritëm dhe u përshëndetëm me të gjithë anëtarët.  Z. Bukoshi na uroi mirëseardhjen në Kosovën e lirë.  U ulëm ndërmjet anëtarëve të qeverisë. Unë kisha karshi z. Bukoshi dhe Gencin.  Dhe në mesin e tyre ishte e ulur e fejuara e Gencit, e cila kishte ardhë në Kosovë me paqeruajtësit, vajza e shokut tim të gjimnazit, Sajmir Kumbaro.  Ajo sikur hijeshonte atë ambient mashkullor.  Z. Bukoshi na informoi mbi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej Kosova dhe se duhej një punë e madhe për me zvogëlu sadopak pasojat e luftës.  Ai dhe anëtarët e qeverisë kishin shumë informacion për situatën tejet të rëndë kudo në Kosovë.  “Sot o kurrë ne duhet të bashkohemi të gjithë për ta përballu këtë situatë”, bëri thirrje z. Bukoshi.  Kishin problem me parti të tjera, kishte filluar lufta politike për pushtet. Ai kërkoi ndihmën tonë për të biseduar me përfaqësuesit e partive të tjera dhe me kryesinë e parlamentit të Kosovës.  Më aktivi ishte prof. Zekeria Cana i cili thoshte: “Sot o kurrë duhet të jemi të bashkuar si një grusht për të rimëkamb Kosovën”. Mbas disa bisedimeve u ra dakort të jepej një darkë në qendër të Prishtinës për bashkëpunimin e të gjithë forcave politike me qeverinë aktuale.  Në darkë merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive, qeverisë dhe kryesisë së parlamentit.  Unë kisha në krah prof. Zekerian. Ishte shumë i gëzuar për këtë arritje.  

Mbas darke, unë kalova natën tek vajza e axhës Nexhmija, e shoqja e prof. Dr. Elhami Goranci.  Përfaqësuesit e tjerë të delegacionit u sistemuan në familje të tjera kosovare, të ndihmuar nga prof. Zekeria Cana. Hotelet ishin jo funksionale në këto momente.  Të nesërmen e lamë të takoheshim në qendër të qytetit, ora dhjetë.  Pothuajse nuk fjeta gjithë natën duke dëgjuar për tmerret që kishin kaluar. U takuam në orarin e caktuar dhe tashmë do niseshim drejt qytetit të Pejës. Genci kishte lënë një takim. Unë i thashë se po nisem përpara, meqë kam të gjithë njerëzit e mi atje dhe propozova të takoheshim në hyrje të qytetit.   Dy vëllezën pejanë më ofruan ndihmën e tyre për me shku në Pejë.  U nisëm.  Rrugës shikonim të njëjtën situatë si kudo.  Qyteti i Pejës ishte ma i djeguni.  Arritëm në Pejë.  Rruga kryesore kalonte drejt shtëpisë (kullës) së familjes Kastrati, shtëpi që unë e kisha vizituar më parë dhe kisha ndenjur një natë me të gjithë të afërmit e mi.  Ata e ndaluan makinën.  Shtëpia nuk ekzistonte më, ishte shndërruar në një grumbull gurësh dhe muret rrethuese prej guri ishin të rrënume.  Dola nga makina dhe u ula në gjunjë.  Ishte kulla ku kishte jetu gjyshi, ku kishte lind im atë me katër vëllezërit e tre motra, ku kishin lindur dy vëllezërit e mi të mëdhenj, e shumë djem e vajza të axhës, nipa e mbesa.  Në atë moment m’u shfaq fytyra e tim eti, i cili para se të mbyllte sytë në Tiranë, më tha: “Po iki nga kjo jetë pa e parë Pejën të lirë, po ti do ta shikosh”. Po, unë po e shikoj Pejën, të djegun e të masakrueme por të lirë, të lirë. Nga aty dukesh hotel Korsa me ballkonin e tij, ku në vitin 1941, mbas pushtimit Italian, Kosova iu bashku Shqipërisë. Nga ky ballkon, patrioti Bedri Peja në një tubim iu drejtua qytetarëve pejanë me këto fjalë (nga kujtesa e nanës time, pjesëmarrëse në këtë tubim): 

“Pejë, kam 30 vjet që s’tkam pa,

Pejë, ke kenë jesire ndër shkja,

Po sot Pejë ti je e lirë,

Shih sa e bukur, shih sa e mirë”.

Një zë më zgjoi nga kjo gjendje. Ishte shoqëruesi që më tha: “Baca Ekrem, mbahu i fort”.  Hypëm në makinë dhe u nisëm.  Në fund të rrugës pashë djemtë e hallës me fëmi, që po punonin duke pastruar shtepinë e djegun. U ndava me dy shoqëruesit duke i falenderu dhe iu kërkoj ndjesë që nuk jua mbaja mend emrat.  Djemtë e hallës sa më panë vrapuan drejt meje për me më taku, pastaj më shoqëruan të takoja djemtë e axhës.  Të parin takova Musanë që ishte strehuar në një dyqan me familje. Më vonë takova Ejypin i cili më shoqëroi për të parë zonat më të dëmtuara.  I thashë se jemi një grup me anëtarë parlamenti të Partisë Demokratike, që vinin mbas dy orësh. U nisëm drejt çarshisë së gatë (gjatë) ku ishin dyqanet kryesore të qytetit.  Mbasi i kishin bastisur, i kishin djegur të gjithë.  Aty ishte dhe dyqani i gjyshit ku kishte mbetur vetëm një qoshe muri.  Pastaj shkuam në lagjen Kapishnicë që ishte krejtësisht e djegun.  Makina të djeguna veshtirësonin lëvizjen.  Kur po ktheheshim nga Kapishnica, erdhi me vrap një mbesa jonë, Nora, e cila me lot në sy më tha: “A po sheh çfarë na kanë ba mor axhë, na e kanë djegë shtëpinë, na e kanë djegë historinë e familjes.  Nuk kemi mo asnjë fotografi”. U nisëm me Ejypin drejt hyrjes së qytetit për të prit anëtarët e delegacionit.  Ata arritën dhe së bashku kalum nëpër çarshi të gatë.  Të gjithë na përshëndetshin duke na thënë “Mirëseerdhët në qytetin tonë të djegun por të lirë”. 

Mbasi vizituam qendrat më të dëmtuara u nisëm për Gjakovë.  Kudo gjatë rrugës shikoje shtëpi të djeguna.  Edhe qyteti i Gjakovës ishte shumë i dëmtuar, si dhe kishte numrin më të madh të të vrarëve dhe të të zhdukunve.  Arritëm n’çarshi ku të gjithë dyqanet ishin të djeguna dhe një minaret i një xhamie i këputun në mes.  Një kafene ishte e hapur. Pronari na ftoi për një kafe, por Genci duke e falenderu i tregoi që kishim rrugë të gjatë për të bërë. E pyeta një djalë të ri nëse e njihte Mazllom Pulën. “Po, e ka shtëpinë këtu afër, dhe të shoqëroj unë”, m’u përgjigj. I thashë Gencit që unë do shkoja të takoja një kushëri të gruas dhe propozova të takoheshim në qendër të qytetit.  Mazllomi me të shoqen kishin ardh në Tiranë më parë dhe ne njiheshim.  Duke shku tek shtëpia, pashë një varg të madh njerëzish.  Ndërkombëtarët kishin instaluar një satelit, me ndihmën e të cilit flisnin në telefon me të afërmit në Europë e botë.  Trokita në portë, më doli e shoqja që më tha: “Urdhnoni, mirëseerdhët, z. Ekrem”.   Mazllomi erdhi drejt meje, ishte me një fytyrë të zbehtë e shumë i mërzitun.  E takova dhe i thashë: “Pse je kaq i mërzitun, shtëpinë nuk ta paskan djegun?”.  Më pa me ata sytë e errësuem e më tha: “Shtëpinë s’ma kanë djeg, por shpirtin po.  M’i kanë marrë të dy djemtë e nuk e di a janë gjallë”. Nuk gjeta fjalë për ta qetësuar këtë burrë fisnik. “Duhet me qëndru i fortë se Zoti do t’i ruajë dy djemtë e tu”, i thashë. U largova nga shtëpia duke u lutur për djemtë e tyne (djemtë e Mazllomit u gjetën të gjallë nga ndërkombëtarët, të torturuar në burgjet famëkeqe serbe). U takova me grupin dhe u nisëm drejt kufirit shqiptar me një brengë të madhe për shkak të masakrave në Kosovë.  

Kanë kaluar mbi 20 vjet.  Serbia ende nuk kërkon falje për krimet e kryeme dhe nuk e njeh Kosovën shtet të pamvarur.  Presidenti Vuçiç, ish ministri i Millosheviçit, bashkëpunëtor në krime, pritet nga disa shtete të Europës dhe ndihmohet, ndërsa Kosovës i mohohen të drejtat minimale.  Është po kjo Europë që në vitet 1912 e njohu pamvarsinë e shtetit shqiptar, popullit më të vjetër të Ballkanit dhe të Europës, duke lënë jashtë territorit Shpiptar 60 përqind të trojeve me rreth 1.2 milion shqiptarë.  Sa bukur i ka renditur ngjarjet At Gjergj Gashi në librin e tij, “KOSOVA, Altari I Arbërisë, 1910-1941”: 

“Rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës të vrarë të masakrum, fëmi të djegun të gjallë në sytë e prindërve, ku nanave shtatzanë u hapesh barku me thikë dhe i nxirrej fëmija, burra e djem të masakrumë në sy të familjarëve. Qindra mija të dëbum nga trojet dhe shtëpitë e tyne drejt Turqisë ku një pjesë vdisnin rrugës”.  

Dhe unë e kuptoj shumë mirë këtë të fundit, pasi edhe im atë me njërin vëlla e familje, u dëbuan në 1926 nga Peja në Turqi.  Më vonë, edhe një vëlla tjetër me familje pësuan të njëjtin fat.  Të gjitha këto informacione për librin e tij, At Gjergj Gashi i ka marrë në Vatikan.  Pra Europa dinte gjithçka për këto krime shekullore të Serbisë ndaj Shqiptarëve.  Serbia edhe sot kërcënon me forcë për të marrë territore.  Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për lëmoshë, se ata janë të zotë ta ndërtojnë vendin e tyne. Ata kanë një diasporë të fuqishme që i ndihmon dhe tashmë, me figura të njohura botërore si në art ashtu edhe në sport, dëshmojnë për një popull me një histori të lashtë e të lavdishme.  Ata kanë nevojë për drejtësi, të mbrohen nga Europa, të ndihen se janë pjesë e Europës dhe janë sigurtë në gjirin e saj, ndaj mbetet me thanë: “Deri kur ma Europë….”

Nga ana tjetër, vetë shqiptarët janë të përçarë në bazë të bindjeve politike dhe interesave personale.  Asnjëherë vendi nuk ka pas nevojë më shumë se sot për një paqësim në të gjitha trojet shqiptare dhe një bashkëpunim në bazë të interesave kombëtare.  Unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të zgjohen se dita po afron.  

O shqiptarë, shqiptarë të mjerë,

Kur do mblidheni bashkë njëherë,

Ta bashkoni kombin tonë,

Ta bashkoni sa s’është vonë.

Dardani puno,

Kosovë mos harro.

Ekrem Kastrati, Kaliforni, Nëntor 2021

Shënim për autorin: Ekrem Kastrati ka qenë Drejtues Organizativ i Partisë Demokratike dhe Deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2720
  • 2721
  • 2722
  • 2723
  • 2724
  • …
  • 2940
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT