• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË 30-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE, PREJ 8 VITESH, SHQIPËRIA PA AMBASADOR NË VATIKAN – PSE?

September 12, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli

A person in a suit

Description automatically generated with low confidenceJavën që kaloi, u shënua 30-vjetori rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Vatikanit, me 7 shtator, 1991.  Njëkohësisht, ky vit shënoi gjithashtu edhe 300-vjetorin e vdekjes së Papës Klementit XI me origjinë shqiptare, nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani).  Në Korrik janë mbajtur seminare në Romë dhe në Tiranë, për të kujtuar këto dy përvjetore me rëndësi. Për më shumë hollësi mund të lexoni: Frank Shkreli: Papa Klementi  i XI me origjinë shqiptare – mbrojtës i identitetit kombëtar të shqiptarëve | Gazeta Telegraf  

Por, ndërkaq, me datën 7 shtator, 2021, që është dita zyrtare e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan, në portalin e Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit shënohet kjo datë se, “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, 7 shtator 1991, përfaqësonte një stacion shumë të rëndësishëm në të cilin po hynte diplomacia shqiptare në rrugëtimin e saj të ri në marrëdhëniet me jashtë pas rënies së Murit të Berlinit dhe vendosjes së pluralizmit në vend.”

“Në të vërtetë marrëdhëniet diplomatike midis Vatikanit e Shqipërisë kanë një histori më të hershme që përpara sistemit të diktaturës komuniste, por që qeveria komuniste i ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin, me dëbimin e legatit apostolik Imzot Leone Nigris, si person të “padëshirueshëm”, më datë 24 maj 1945”, thuhet në portalin e ambasadës shqiptare në Vatikan — që në mungesë të një ambasadori fuqiplotë — kryesohet nga e Ngarkuara me Punë, Majlinda Doda. Deklarata e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit, thuhet mëtej në portalin e ambasadës shqiptare, u mendua të bëhej publike nga të dy palët, më 7 shtator 1991, ku ndër të tjera shkruhet: “Selia e Shenjtë beson që marrëdhëniet zyrtare të vendosura me Shqipërinë do të jenë një avantazh për të dy palët, do t’i shërbejnë forcimit të lidhjeve dhe miqësisë midis tyre, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar…”, thekson portali zyrtar o përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë në Vatikan. 

Ndonëse marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit e Shqipërisë kanë një histori më të hershme shekullore — që para periudhës së diktaturës komuniste — ishte pikërisht qeveria komuniste e Tiranës ajo që ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin, me dëbimin e legatit apostolik, imzot Leone Nigris, si person të “padëshirueshëm”, më 24 maj të vitit 1945 – kur edhe filloi martirizimi i Kishës Katolike shqiptare due persekutimi i klerikëve të saj nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës.

Ndërkaq, javën  që kaloi, në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndёrmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë, u shpreh Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe ipeshkëv i Rrëshenit, me një deklaratë për Radio Vatikanin, në të cilën nënvijoi hapat drejt forcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan — përfshir vizitat e dy papëve në Shqipëri, Gjon Palit të II më 1993 dhe Papa Françeskut më 2014 — por ai nuk anashkaloi as problemet që duhen zgjidhur në marrëdhëniet midis dy vendeve në këtë 30-vjetor, përfshir edhe mungesën e një ambasadori fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan, bosh ç’prej vitit 2013.  

Me këtë rast, Imzot Gjergj Meta foli pozitivisht, por edhe realisht për ecurinë e marrëdhënieve këto 30-vjetë post-komunizëm midis Tiranës zyrtare dhe Vatikanit.

“Shqipëria dhe Vatikani kanë pasur gjithmonë një raport të mirë, një raport strategjik me njëri tjetrin.  Dhe kjo qysh nga lashtësia, qysh nga kohët e hershme”, tha ai, për Radio Vatikanin.  Imzot Gjergj Meta u shpreh se gjatë historisë ka pasur shumë momente dhe ngjarje historike të marrëdhënjeve Shqipëri-Vatikan, por klima që ekziston, marrëveshjet që janë arritur, përfshir ato juridike dhe ndërkombëtare, por edhe ato të brendshme, theksoi Imzot Meta, kanë qenë të një niveli shumë të mirë dhe të rëndësishme për Shqipërinë dhe për Kishën Katolike.  “Dihet se shteti dhe populli shqiptar kanë tek Vatikani një partner të vazhdueshëm, një aleat të vazhdueshëm, edhe për aspiratën e tij për integrimin evropian, për zbatimin e të drejtave të njeriut, e kështu me rradhë. Mund të themi se në këto vite shkëmbimet e ndryshme që kanë ndodhur, e kanë pasuruar marrëdhënien midis dy vendeve”, vlerësoi ai.    

Ndër çeshtjet problematike që mbeten midis dy palëve, i përndershmi Gjergj Meta përmendi mos pasjen e vazhdueshme prej 8 vitesh të një ambasadori fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan: “Sigurisht se duhet thënë se mungesa e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan qysh prej vitit 2013 nuk është një gjë që na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne prej disa vitesh pra nuk kemi ambasador në (Vatikan). Jam i sigurt se po të kërkohet dhe po të kihet vullneti i mirë, mendoj se mund të gjëndet një zgjidhje e kënaqshme për të dy shtetet, por që është edhe përfaqsuese e denjë për shtetin tonë, një zgjidhje e kënaqshme për të gjithë ne”, ka theksuar përfaqsuesi i lartë i Kishës Katolike Shqiptare.

Një çeshtje tjetër, që sipas Imzot Gjergj Metës, shqetëson Kishën Katolike Shqiptare (por besoj edhe komunitetet e tjera fetare në Shqipëri – shënim i autorit), është çështja e pronave të tyre të konfiskuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.  Ky, “mbetet ende një problem i pazgjidhur — çeshtja e këthimit të pronave Kishës Katolike, prona të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Gjatë këtyre 30-viteve ka munguar vullneti për të gjetur në zgjidhje edhe për ato prona që ka pasur Kisha”, është ankuar Imzot Gjergj Meta.  Ai shtoi se këto janë prona që nuk janë një qëllim në vetvete, se sa një mundësi që do t’i lejonin Kishës Katolike të kishte një autonomi të veten për të kryer ato veprimtari që janë në të mirë të popullësisë, në të mirë të vendit, qoftë veprat e bamirësisë, qoftë shkollat që ka në administrim, universiteti katolik e tjerë.

Megjithë këto çeshtje të pazgjidhura, Imzot Gjergj Meta u shpreh optimist për zgjidhjen e tyre, duke thënë se, “Mendoj se edhe këtu, nepërmjet atyre zgjidhjeve ligjore që ofron edhe vet marrëveshja Vatikan-Shqipëri, si për shembull krijimi i komisioneve ad hoc për çeshtje të veçanta. Do të ndihmonte shumë për zgjidhjen e këtyre ngërçeve, të cilat nganjiherë duket se i bejnë hije marrëdhënieve të mira Vatikan-Shqipëri”.   

Më në fund, Sekretari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe ipeshkëv i Rrëshenit, i vlerësoi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Vatikanit në programin e Radio Vatikanin në gjuhën shqipe: “E them me bindje se këto marrëdhënie janë në nivelin më të mirë të përzemërsisë dhe të ndihmës reciproke të dy shteteve, me njëri tjetrin. Sigurisht, se duhet thënë se marrëdhëniet Vatikan – Shqipëri kanë shprehjen e vet më të mirë në angazhimin e katolikëve në jetën e shoqërisë shqiptare. Katolikët si pjesë themeltare e historisë së Shqipërisë, e shtetit shqiptar, e institucioneve shqiptare, e jetës shoqërore të përditëshme, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në trasnformimin e shoqërisë, të frymëzuar nga ato parime që vijnë nga jeta shpirtërore, nga ato parime që vijnë nga tradita e krishterë e cila ka elementë, ka shumë gjëra për të thenë e për të kontribuar në arritjen e mëtejshme të demokratizmit të vendit, në rritjen e mëtejshme të cilësisë së jetesës dhe të një shoqërie ku ka vend për të gjithë.  Katolikët në Shqipëri kanë qenë mjaft aktivë në dialogun ndërfetar, në punë të ndryshme, në ndihmat dhënë familjeve në nevojë, qoftë në kohën e pandemisë, qoftë në kohë edhe më të vështira”, ka thenë Imzot Gjergj Meta në deklaratën e tij për Radio Vatikanin, duke uruar, njëkohësisht, në këtë  30-vjetor të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan, që këto, ”marrëdhënie të vazhdojnë të jenë të mira, të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme midis shtetit shqiptar dhe Vatikanit, sigurisht në të mirë të gjithë njerëzve, në të mirë të komunitetit katolik, në të mirë të shtetit shqiptar por edhe në të mirë të Selisë së Shenjtë”, ka përfunduar deklaratën e tij Imzot Gjergj Meta me rastin e 30-vjetorit të lidhjeve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Vatikanit.

Zakonisht, mungesa e një ambasadori fuqiplotë në një vend, sidomos për një periudhë kaq të gjatë si në këtë rast – prej 8 vitesh – tregon se shteti që nuk ka një ambasador fuqiplot në një shtet të caktuar – siç është rasti i Shqipërisë me Vatikanin – duhet të jetë i pakënaqur për diçka me vendin pritës, me politikat e tija, me sjelljet ose diçka tjetër. Ndërkohë, Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit është e hapur dhe vazhdon veprimtarinë – por nuk është njësoj pa ambasador — ndërsa drejtohet nga një e ngarkuar me punë, në këtë 30-vjetor të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan.

Atëherë, ku qëndron problemi? Kush e pengon dhe PSE emërimin e një ambasadori të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan?  Nëqoftse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Vatikanit vazhdojnë të jenë, jo vetëm të mira, por të “shkëlqyeshme”, sipas Imzot Gjergj Metës, PSE vazhdon të jetë bosh karriga e Ambasadorit fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan – për 8 vjet tani?!  Dikush në qarqet e politikës shtetërore, qeveritare e diplomatike në Tiranë duhet ta dijë se PSE mungon ambasadori fuqiplot i Shqipërisë në Vatikan – dhe kush e pengon emërimin e një ambasadori atje.  Një pyetje që kërkon përgjigje nga autoritetet shqiptare në këtë 30-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Vatikanit.

Frank Shkreli

30-vjetori i marrëdhënieve Seli e Shenjtë - Shqipëri
A person holding a flag

Description automatically generated with medium confidence

“Nënë Tereza është bijë e madhe e këtyre trojeve. Paqe në shtëpitë tuaja”, kështu është lutur Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014 – vizita e parë e tij si udhëheqës i Kishës Katolike në një vend të Evropës.   Me atë rast, nga sheshi Nënë Tereza në Tiranë, mes tjerash, Papa u është drejtuar shqiptarëve me fjalët: “Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti që nuk zhgënjen, e qëndron pranë në momente të vështira”.

Bandiera albanese e bandiera città del Vaticano

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Frank shkreli, VATIKANI DHE “SHQIPNIA”

Cristiano Ronaldo përuron ëndrrën e kthimit te Man Utd

September 12, 2021 by s p

Albano Kolonjari


Gjithçka dukej si dikur, sikur asgjë të mos kishte ndryshuar, sikur Ai, të mos kishte qenë kurrë larg. Cristiano Ronaldo shënoi përsëri. Manchester United fitoi përsëri,  me golat e tij. Tifozët u gëzuan përsëri. Ai ishte në shtëpi, më në fund, ishte rikthyer në shtëpinë e tij, aty ku shumë vite me parë kishte marrë rrugë udhëtimi të tij prej ylli në futboll. Tifozët e Manchester United, në Old Trafford e kishin të vështirë të gjenin një biletë. Për ata që gjetën ishte një kënaqësi e vecantë. Ai Kristiano Ronaldo do të zbriste sërisht në fushë me bluzën e Manchester United. Gjatë tetë viteve të fundit ata që ishin shumë të vegjel janë rritur me tregimet mbi të, ata që e kanë parë në stadium, tashmë janë me fat të rishikojnë idhullin e tyre. Askush nuk ka qenë në gjendje ta bëjë Manchester United në Old Trafford, të ndihet përsëri i paepur sic e ka bërë Kristiano Ronaldo. Asnjëherë nuk është e lehtë të kthejmë orën dhe të rikrijomë momente magjike- prandaj dhe ata të vjterit  thonë se kurrë mos u kthe mbrapa- por karriera e futbollit të Cristiano Ronaldos gjithmonë ka sfiduar logjikën, dduke bërë një kthim spektakolar në Manchester United me dy gola në fitoren 4-1 kundër Newcastle United. Dy gola të cilat erdhën 18 vjet pas golit të parë të shënuar në Old Trafford për Manchester United (2012-2013). “Ishte një moment i pabesueshëm. Isha shumë nervoz dhe po mendoja mbrëmë se doja të luaja mirë dhe të tregoja se isha ende i aftë të ndihmoja ekipin. Ky klub është i pabesueshëm dhe unë jam shumë krenar. Unë do të jap gjithçka për t’i bërë ata krenarë për mua “, u shpreh Kristiano Ronaldo. Kjo ishte ndeshja e parë i Ronaldos për klubin e Manchester United  që nga transferimi i tij prej 28 milionë dollarësh nga Juventusi në gusht të këj viti.  Por jo c’do gjë ka qënë e lehtë për Ronaldon në këtë ndeshje. Një pankartë me fjalët “#Besoni Kathryn Mayorga” – me emrin e gruas që akuzoi Ronaldon për përdhunim u shfaq në stadium. Mayorga tha se ajo ishte përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009, por në atë kohë nuk zbuloi emrin e kujt ishte përdhunuar, por vite më vonë ajo akuzoi Ronaldon. Gjthsesi kjo nuk ja prishi festën Ronaldos që vazhdon të vendosë rekorde të cilat do të jenë të vështirë të thyen. Tek Manchester United, pas gjashtë vitesh Ronaldo u largua duke shënuar 118 herë dhe dukeluajtur 292 ndeshje. Tek Real Madridi është vendi ku Ronaldo  shënoi  450 gola në 438 ndeshje. Dhe në tre vitet e tij tek Juventus, ai goditi rrjetën 101 herë të tjera në 134 ndeshje. Me dy golat e shënuar në ndeshjen e tij të rikthimit me  Ronaldo ka shënuar 676 gola në 895 paraqitje në klub – si dhe 229 asistime, duke qënë golashënuesi më i mirë i të gjithë kohrave në historinë e futbollit. 

Filed Under: Sport

Kirurgu shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi, shkencëtari që synon ndërrimin e faqes së Kirurgjisë në Kosovë

September 12, 2021 by s p

INTERVISTE DHENE GAZETES TELEGRAF NE KOSOVE-PER GAZETAREN LUMTURIJE BEKAJ

DERGOI PER BOTIM NE GAZETEN DIELLI DR.RIFAT LATIFI

Ndërtimi, funksionalizimi, përgatitja dhe ngritja e kuadrove shkencore, dhe administrative të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, është synimi kryesor i kryetarit themelues të këtij Kolegji, Rifat Latifit, kirurg i njohur në Shtetet e bashkuara të Amerikës, dhe i cili në komunitetin shqiptar si dhe komunitetin e Telemjekësisë në mbarë botën, njihet si një nga autoritetet botërore në Telemjekësi.

Me krijimin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, të parin në Ballkan,  Latifi në një intervistë për Telegrafin tha se “me këtë mund të ndërrojmë faqen e Kirurgjisë së Kosovës, dhe të mjekësisë përgjithësisht, ngase Kirurgjia është “Mbretëresha e Mjekësisë”.

Sa i përket pandemisë COVID-19, dhe varianteve të ndryshme të virusit, Latifi thotë se varianti Delta paraqet një sfidë serioze për kontrollin e pandemisë COVID-19 në SHBA, dhe në mbarë botën. Por, siç tha ai vaksinat janë e vetmja rrugë përpara që do të ruajë infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe ekonominë, dhe përfundimisht do të përmbajnë dhe kontrollojnë pandeminë.

Rifat Latifi ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

“Nëse nuk ke mjete materiale, nëse nuk ke infrastrukturë adekuate, atëherë mund të bëhet vetëm me ato mjete që ke në dorë. Gjithë popullsia duhet kuptuar bindshëm se kjo është shumë serioze, se duhet të vaksinohen, dhe duhet tu përmbahen rregullave në fuqi”, tha ndër të tjera ai në intervistën për Telegrafin.

Duke folur për Kongresin PAN Shqiptaro-Amerikan ku është edhe anëtar i bordit, dr. Latifi thekoi se ky Kongres është një tentim i riaktivizimit të rindërtimit të lobit Shqiptaro-Amerikan, dhe për këtë komuniteti shqiptaro-amerikan duhet të punoj shumë, që të arrijmë edhe një çerek të asaj, që Liga Shqiptare dhe lobi shqiptar ka bërë në të kaluarën.

Por kush është dr. Rifat Latifi?! Ai është profesor dhe Kryeshef i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të New Yorkut (New York Medical College), Shkolla e Mjekësisë, Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë, dhe Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në Valhalla, New York. Më parë ai ishte në Universitetin e Virgjines në Virginia, në Universitetin e Arizonës, Tucson dhe Doha të Katarit. Ai është anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, dhe Kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018. Gjatë dy mandateve, ai ka qenë edhe kryetar i Kolegjit të Kirurgeve të Shtetit të Arizonës.

Dr Latifi është një mishërim i kirurgut akademik: klinicist dhe mentor i shume kirurgëve të rinj në SHBA, në Kosovë, Shqipëri dhe shumë vende të botës. Ai është autor dhe bashkautor i mbi 350 punimeve shkencore dhe kapituj librash, dhe ka shkruar/redaktuar 20 libra në lëmi të ndryshme në fushën e Kirurgjisë, dhe Telemjekësisë, Nutricionit të të sëmurëve e fusha tjera. Përveç kësaj,  ai shërben në bordet redaktuese të shumë revistave ndërkombëtare kirurgjikale, dhe është redaktues për revistën Hernia dhe European Journal of Trauma and Emergency Surgery. Së fundmi, ai është kryeredaktor i Revistës së Kirurgjisë të Kosovës, që botohet në gjuhën anglishte.

Ai është anëtar i një numri të madh organizatash të shumta kirurgjikale shtetërore (në Amerikë), kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Shoqatën Amerikane të Kirurgjisë, shoqata më prestigjioze kirurgjikale në botë.

Në këtë intervistë, dr. Latifi bëri të ditur edhe mbajtjen e Kongresit të Parë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në mënyrë  hibride (për shkak të eskalimit të gjendjes së Covid-19) me 23-26 shtator.

Telegrafi: Cilat janë interesat Klinike dhe Hulumtimeve Shkencore të Dr. Latifit?nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëDon’t play this game if you are under 40 years oldRaid Shadow LegendsNew Senior Apartments in Waltham (Take A Look At The Prices)Senior Living | Search AdsThe genius shopping trick every Prime Member should knowCapital One Shopping

Dr. Rifat Latifi: Kam interesa të ndryshme dhe të gjëra klinike dhe kërkimore, në shkencën e kirurgjisë, por më së shumti kam interes në kirurgjinë komplekse rioperative, traumat komplekse dhe kirurgji të përgjithshme, kujdes kritik kirurgjik dhe reamacionit, vendimmarrje kirurgjikale dhe kirurgji gjeriatrike, telemjekësi dhe ushqimin e të sëmurëve kirurgjik dhe pacientëve të sëmurë rëndë. Interesi im kryesor klinik dhe kërkimor për 10 vitet e fundit, megjithatë, është rindërtimi i murit të barkut për herni komplekse, sidomos në pacientët me cirrozë dhe pas traumave e katastrofave kirurgjike intraabdominale. Jam autor i dy botimeve të Kirurgjisë komplekse të murit të barkut dhe studiues i thellë i procesit se si kirurget marrin vendime  të komplikuara edhe atëherë, kur nuk ka shumë kohë të merret vendimi. Tash po punoj në edicionin e 2 –të, të librit mbi ‘Vendimi Kirurgjik’. https://www.amazon.com/s?k=Rifat+Latifi&ref=nb_sb_noss

Telegrafi: Çfarë punon dhe për çfarë njihet dr. Latifi?

Dr. Rifat Latifi: Së pari jam kirurg i thjesht, modest, pa mendjemadhësi. Po ashtu, jam drejtor në Departamentin e Kirurgjisë në Westchester Medical Center Health Network, profesor dhe kryeshef i Departamentit të Kirurgjisë në New York Medical College, në Valhalla, NY,  një nga Fakultetet më të vjetra të Mjekësisë në SHBA (krijuar me 1861), që nga viti 2016 kur u transferova nga Universiteti i Arizonës, Tucson, Arizona. Departamentin e Kirurgjisë, që unë udhëheq, është në rrjetin e dhjetë spitaleve. Me gjithë këto, unë dhe jam kirurg aktiv me praktikë shumë të ngarkuar, bëjë operacione të hapura, laparaskopike dhe së fundi edhe kirurgji robotike.

Kam lindur në Kllodernicë të Drenicës, kam përfunduar fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe gjatë studimeve kam qenë gazetar aktiv. Pas shkuarjes në SHBA, është marrë me hulumtime shkencore për disa vite, e pastaj ka filluar specializimin në Klinikën e njohur të Klevelandit, në Ohajo. Kam përfunduar specializimin në Kirurgjinë e Përgjithshme në  Universitetit  e Yale-s dhe specializimin e  dytë në traumë dhe Kujdesin Intensiv Kirurgjik në Spitalin Lincoln, Kolegji Mjekësor i New Yorkut, në Bronx. Në komunitetin shqiptar si dhe komunitetin e Telemjekësisë në mbarë botën, ai njihet si një nga autoritetet botërore në Telemjekësi dhe Teleshndetësi.

Për më tepër, jam i përkushtuar me pasion në Kirurgjinë Globale dhe Telemjekësisë Ndërkombëtare, si platforma për rindërtimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor në botën në zhvillim dhe vendet pas konfliktit. Jam autor i tre programe kombëtare të Telemjekësisë në  botë: Kosovë, Shqipëri, dhe Cabo Verde (Afrikë), për të cilat ka marrë çmimin nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve/Pfizer International Surgical Volunteerism në vitin 2015. Për më tepër, kam krijuar programin e parë të Teletraumës dhe Teleprezencës në Arizona, e cila u shërbente banorëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Për këto dhe për programin e Telemjekësisë në Kosovë, kam marrë se “Çmimin e Arritjes së Shekullit 21 për Shëndetin” nga Programi Computerworld dhe “Çmimi Ndërkombëtar për Promovimin e Shëndetit” nga Komisioni i Akreditimit të Shqyrtimit të Shfrytëzimit (URAC).

Në vitin 2017, jam nderua me “Mjekët e Dalluar” të Qarkut Westchester në New York, “Çmimi nuk ka tokë shumë larg” nga Westchester Business Journal në Westchester, New York dhe Top Doctors në 2020. Përveç kësaj, kam edhe “Certifikata e Mirënjohjes”, nga Shtabi i NATO -s, Brukseli për Përkushtim dhe Punë të Shkëlqyer për Sistemin Shumëkombësh te Telemjekësisë ku kam qenë klinicist pyetësor. Që nga viti 2006, kam marrë pjesë si kirurg vullnetar në Filipine, dhe shërbej në Komitetin e Kolegjit te Kirurgeve Amerikan për Angazhimin Global. Aktualisht, shërbej si zëvendës President dhe delegat i shtetit të New Yorkut në Kolegjin Ndërkombëtar të Kirurgëve, Kapitulli i SHBA.

Telegrafi: Ishte kjo rrugë e vështirë?

Dr. Rifat Latifi: Rruga ishte shumë e vështirë, por do ta bëja edhe njëqind herë, po të duhej, ngase vetëm me punë dhe përkushtim të madh njeriu arrin atë që e dëshiron dhe e arsyeton të jesh gjallë. Personalisht, unë kam pasur fat shumë të madh gjatë gjithë jetës, që nga familja, fshati dhe vendi ku kam lindur, e deri në shtegtimet rreth e rreth botës.

Telegrafi: Por, çka ju preokupon sot, dhe çfarë synimi keni për të ardhmen?

Dr. Rifat Latifi: Ndërtimi dhe funksionalizimi, përgatitja dhe ngritja e kuadrove shkencore, dhe administrative të Kolegjit të Kirurgeve të Kosovës, që do t’ia kthej autoritetin dhe besimin Kirurgëve, besimin që një herë e patën, do të jenë preokupimi kryesor për dhjetë vitet e ardhshme të mija. Nëse unë e kam pasur fatin me 14 udhëheqësit e Shoqatave Kirurgjike të Kosovës, ta krijojmë Kolegjin e Kirurgëve, të parin në Ballkan, dhe në Evropën Lindore, dhe ata të më besojnë të jam në krye të këtij grupi të jashtëzakonshëm të Kirurgëve të Kosovës, atëherë unë do bëjë gjithë atë që mundem, por edhe te pamundshmen, në mënyrë që t’ia ndërrojmë faqen Kirurgjisë së Kosovës, ngase Kirurgjia është “Mbretëresha e Mjekësisë”.

Kirurgjia është dhe duhet të jetë prioritet kombëtar i çdo populli, i çdo shteti, është prioritet njerëzor. Një e treta e vdekjeve në botë, ngjajnë për shkak të mungesës ose kualitetit të dobët kirurgjik ose të pamundësisë që të behet fare operacioni. Nuk mund të ketë një spital modern pa kirurgji moderne; nuk mund të ketë një sistem modern shëndetësor pa kirurgji moderne dhe të avancuar. Nuk mund të ketë një departament modern të kirurgjisë, pa kirurgë individualë të  përgatitur për të udhëhequr modernizimin e këtij procesi, që përfundimisht krijon sistemin shëndetësor. Së fundmi, nuk ka mjekësi të avancuar, pa siguri të pacientit dhe pa shërbime klinike kirurgjikale me cilësi të lartë, që e bëjnë një departament modern të kirurgjisë dhe një spital modern.

Këto janë prioritet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe këto janë çështje që më mbajnë zgjuar natën, por me forcë, punë e vullnet nuk do të ndalemi në këtë proces.

Me rëndësi është, ne të vendosim themelet e Kolegjit të Kosovës, themele të forta administrative, ligjore, akademike dhe t’ia kthejmë  autoritetin kirurgut të Kosovës, dhe përkrahim ata si një nga vlerat e rëndësishme dhe pasuri kombëtare, për ngritjen e të cilëve shoqëria dhe shteti i Kosovës ka dhënë shumë. Kur kanë vdekur profesor Sami Haxhibeqiri,  profesor Gazmend Shaqiri, e të tjerë, Kosova është dashur të shpallë ditë zie. Të gjithë kirurgëve, ju duhet dhjetëra vite të përgatiten, që të jenë të suksesshëm dhe të bëjnë atë, që shumica nuk mund as ta marrin me mend, andaj duhet të trajtohen dhe të sillen si të tillë.

Telegrafi: Si mund te arrihet ky vizion?

Dr. Rifat Latifi: Unë gjithmonë e shoh anën pozitive dhe shoh mundësi të reja, andaj ndonëse kjo është një gjendje e palakmueshme dhe në fakt shumë e keqe, megjithatë, paraqet një mundësi të madhe  kolektive të zhvillimit dhe implementimit të strategjisë 100 vjeçare shkencore në kirurgji. Ne kemi nevojë të madhe për këtë strategji, për të cilën duhet përkushtim shtetëror, gjithë publik, dhe individual. Por, ne kirurgët nuk duhet të presim se diçka e jashtëzakonshme do të na bie ose nga qielli, ose nga ndonjë organizatë ndërkombëtare bamirëse ose fitimprurëse, ose do të vije nga vet Parlamenti i Kosovës.

Ne duhet të kemi idetë tona, guximin tonë, vendosmërinë tonë dhe përkushtimin individual e kolektiv, që të ndërrojmë këtë gjendje, sipas eksperiencës Amerikane dhe vendeve tjera.

Ne duhet të krijojmë programe afatgjate, jo njëvjeçare, jo katër vjeçare, jo për një mandat të një apo një partie tjetër politike në fuqi, por programe 100 vjeçare kombëtare. Këto programe duhet të jenë të strukturuara dhe afatgjate, por nuk do se ato programe  duhet shkruar në një gurë, por të gatshme të modelohen dhe gdhenden sipas zhvillimeve shkencore. Vetëm avancimet shkencore, duhet të jenë fener i rrugës tonë shkencore, e jo të ndërrohen drejtimet dhe shkatërrohen arritjet, sa herë që ndërrohen qeveritë, sa here që ndërrohen ministrat, sa here që ndërrohen koalicionet politike. Këto programe duhet të udhëhiqen dhe krijohen nga strategjitë shkencore, atyre që ia donë të mirën Kosovës, dhe që kanë aftësitë profesionale të shohin përtej kaptinave kohore të shkurta. Shkenca dhe mjekësia, duhet të bëhen prioritet kryesor i secilës qeveri dhe shtetit të Kosovës. Ne duhet të investojmë në përgatitjet e kuadrove që do të na udhëheqin strategjinë 100 vjeçare. Për zhvillimin shkencor të kirurgjisë, ne vet kirurgët duhet ta bëjmë punën tonë, por si pjesë  dhe partner serioz integrues  dhe transparent i zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës.

Telegrafi: Cilat janë detyrat momentale dhe afatgjate të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës?

Dr. Rifat Latifi: Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK), është ombrellë e shoqatave të Kirurgëve të Kosovës dhe organizatë e të gjithë kirurgëve jashtë Kosovës. Programet afatgjate janë këto:

  1. Të krijojmë infrastrukturën e qëndrueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale dhe mjedisin hapësinor, teknologjik dhe administrativ optimal për të drejtuar aktivitetet e KKK.
  2. Të botojmë Revistën Kirurgjisë së Kosovës ( Kosova Journal of Surgery) si revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, një revistë që në 5-7 vjet të citohet në PubMed, SCOPUS dhe motorë të tjerë kërkues; dhe Buletinin e KKK duke filluar nga viti i ardhshëm.
  3. Të krijojmë procesin vetanak të vlerësimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore dhe kapaciteteve editoriale, përmes programeve të strukturuara edukative.
  4. Të ndërtojmë një Qendër Klinike të Kërkimeve Shkencore në Kosovë me ambiente dhe kapacitete akademike njerëzore shumë disiplinor.
  5. Ta bëjmë Kolegjin, ashtu sikurse Kolegji Amerikan, instrument për akreditimin e kualitetit të shërbimeve kirurgjike në të gjitha spitalet për disiplina të ndryshme kirurgjikale si trauma, onkologjia, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera të ardhshme, sikurse transplantimi dhe të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë.
  6. Të vendosim programet dhe kapacitetet e evokimit për të përfaqësuar KKK-në, në agjencitë qeveritare, dhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
  7. Të krijojmë programe edukative për të mbështetur pacientët dhe familjet me sëmundje kirurgjikale për të ngritur vetëdijen shëndetësore.
  8. Të krijojmë shërbimet e ngritjes së cilësisë dhe Programet e Kualitetit dhe Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit, bazuar në kualitetin e shërbimeve të propozuara dhe akredituara nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve, dhe për të përmirësuar programet dhe sigurinë e pacientit;
  9. Departamentet e ndryshme të Kirurgjisë të mbahen përgjegjës për përgatitjen e kirurgëve dhe mësimin e vazhdueshëm të tyre, si dhe ri-vlerësimi i aftësive dhe eksperiencës kirurgjike pas diplomimit të kirurgëve.
  10. Të organizojmë dhe fuqizojmë punën e Kolegjit, përmes rreth komisioneve shkencore dhe autoritative, që do të jenë përgjegjës për punën e kirurgëve, por edhe akreditimin e spitaleve për shërbime të caktuara kirurgjike.

Telegrafi: Përpos punës profesionale, jeni edhe anëtar i bordit të Kongresit PAN Shqiptaro-Amerikan. Formimi i këtij Kongresi, a mund të quhet riaktivizim i lobit shqiptaro-amerikan? 

Dr. Rifat Latifi: Gjithsesi, është një tentim i riaktivizimit të rindërtimit të lobit Shqiptaro-Amerikan. Neve, na duhet shumë punë që të arrijmë edhe një çerek të asaj, që Liga Shqiptare dhe lobi shqiptar ka bërë në të kaluarën. Fatkeqësisht, në 20 vitet e fundit, në vend që të forcohet dhe masivizohet ky lob, është shkatërruar, ngase është politizuar nga Prishtina dhe është përçarë në grupe të vogla. Kur ka mbaruar lufta fizike në Kosovë, ne komuniteti shqiptar me ndihmën e udhëheqësve të Kosovës, është dashur të fillojmë luftën e re, luftën për ndërtimin e ligjit dhe themeleve të shtetit të ri, luftën për kuadrot e reja, dhe luftën për të mbajtur afër ata që i patëm dhe për të zgjeruar rrjetin e miqve tanë Amerikan.

Lobi dhe udhëheqësit, dhe po ashtu gjithë pjesëmarrësit e lobit, janë harruar nga Kosova, dhe kështu është shkatërruar një pasuri dhe forcë e jashtëzakonshme e Kosovës në Amerikë. Tash, duhet edhe një herë të fillojmë këtë luftë të re, se Kosova nuk është jashtë krize, liria nuk është e plotë, zhvillimi është gjysmë dhe në proces, ndërsa truri intelektual i Kosovës, po e lënë Kosovën për Gjermani e vende tjera.

Telegrafi: Bota që një kohë të gjatë po përballet me pandeminë Coronavirus apo COVID-19. Ka disa lloje të vaksinave që janë në përdorim, por prapë virusi ka depërtuar në përmasa të mëdha tek njerëzit. Është bërë sa duhet në këtë drejtim, dhe si e shihni situatën jo vetëm në SHBA, por globalisht?

Dr. Rifat Latifi: Sipas revistës shumë autoritative në SHBA, JAMA (Journal of Medical Association) varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi në dhjetor 2020, u përhap me shpejtësi në gjithë vendin  kryesisht tek ata të pavaksinuar dhe shkaktoi një numër masiv të rasteve, shtrime në spital dhe vdekje. Në Angli, varianti Delta, gjithashtu u përhap me shpejtësi pavarësisht mbulimit të lartë të vaksinimit, megjithëse pati një rritje shumë më të ngadaltë të shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Disa ekspertë të shëndetit publik, kanë spekuluar se kjo përhapje e shpejtë u shpjegua të paktën pjesërisht me vendimin e vendit për të vonuar dozat e dyta të vaksinës.

Në SHBA, varianti Delta u identifikua për herë të parë në Mars 2021. Që atëherë, Delta është bërë varianti mbizotërues në SHBA dhe ka shkaktuar një valë të gjerë infeksionesh të reja, veçanërisht në vendet ku normat e vaksinimit të komunitetit janë të ulëta. Në fakt, përhapja e Delta është kryesisht një pasqyrim i mbulimit të pabarabartë të vaksinimit në SHBA, me një numër shumë më të madh të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve midis shteteve me norma të ulëta vaksinimi dhe masa të kufizuara të zbutjes së shëndetit publik.

Varianti Delta është shumë i transmetueshëm, vlerësohet të jetë rreth 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, dhe CDC ka sugjeruar shkallën e lartë të riprodhimit.

Telegrafi: Si e vlerësoni menaxhimin e kësaj situate nga institucionet e Kosovës?

Dr. Rifat Latifi: Institucionet mjekësore të Kosovës, kanë bërë atë që kanë mundur në kohën kur kanë mundur. Është lehtë për neve qe jemi jashtë të kritikojmë një ose një vend tjetër, por nëse nuk ke mjete materiale, nëse nuk ke infrastrukturë adekuate, atëherë mund të bëhet vetëm atë që mund të bëhet, me ato mjete që ke në dorë. Gjithë popullsia duhet kuptuar bindshëm se kjo është shumë serioze, se duhet të vaksinohen, dhe duhet tu përmbahen rregullave në fuqi.

Telegrafi: Sa janë të mbrojtur njerëzit nga marrja e vaksinave, sa mund të jetë kohëzgjatja e saj, dhe a ka vend për dyshime për efekte anësore të shëndetit?

Dr. Rifat Latifi: Varianti Delta paraqet një sfidë serioze për kontrollin e pandemisë COVID-19 në SHBA, dhe në mbarë botën. Përgjigja efektive ndaj këtij varianti të frikshëm do të kërkojë një përgjigje të bazuar në prova që, për fat të keq, nuk ka qenë rasti për shumë shtete të botes. Vaksinat janë e vetmja rrugë përpara që do të ruajë infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe ekonominë, dhe përfundimisht do të përmbajnë dhe kontrollojnë pandeminë.

Rritja e përfshirjes të marrin vaksinat në mesin e popullatave që hezitojnë t’i marrë vaksinat, do të kërkojë pjesëmarrje të plotë dhe angazhim të plotë nga të gjithë, përfshirë zyrtarët qeveritarë, mjekët, praktikuesit e shëndetit publik dhe anëtarët e komunitetit. Zyrtarët e zgjedhur dhe politik-bërësit e tjerë, mund të bëjnë pjesën e tyre tani duke i dhënë mbështetje të fortë strategjive të vaksinimit dhe zbutjes së shëndetit publik. Ne nuk e dimë,  se sa zgjatë imuniteti pas vaksinës, dhe është shumë e mundur që vaksina duhet të përsëritet, sikurse edhe vaksina e gripit që ne e marrim për çdo vjet.

Telegrafi: Prof. dr. Latifi, cili është mesazhi juaj për të rinj të cilët synojnë rrugën e suksesit?

Dr. Rifat Latifi: : Duhet punuar 26 orë në ditë, duke ia marrë dy orë ditës që vjen, dhe mos humb as një sekondë duke mos bërë asgjë. /Telegrafi/Lumturije Bekaj/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dr. Rifat Latifi, kosova, Lumturije Bekaj

EVROPA E NDËRDYME PËRBALLË KRIZAVE BOTËRORE

September 12, 2021 by s p

Nga PAOLO MIELI

Tani që, me daljen e të fundmit ushtarak amerikan, n’Afganistan është kthyer fleta, duhet thënë se në ditët e fundit qëndrimi i Evropës kundrejt Shteteve të Bashkuara ka qënë pak bujar, shumë pak bujar. Në kontinentin e vjetër janë ngritur zëra, pothuaj krejtësisht kritikë, a thuaj se ne evropianët në njëzet vitet e fundit, madje edhe në njëzet ditët e fundit ishim ngatërruar vetëm në mënyrë të pavetëdijshme n’atë aventurë. Qortime të rënda veprimtarisë së administratës amerikane i kanë ardhur edhe nga shumë intelektualë dhe politikanë amerikanë: por pothuaj të gjithë kritikët amerikanë  kanë vënë në dukje ndërlikimin e mëparshëm të tyre n’atë që ndodhi në njëzet vjetëshin e fundit. Ne jo.  Madje këtu n’Evropë mendohet se, së paku në bisedën publike, kishte qënë rasti për të vënë në diskutim themelet e vetë gjithë aleancës perëndimore. Duke filluar natyrisht nga NATO. Jo për t’a “prishur” Aleancën Atllantike, përcaktoi në Lajmëtarin Romano Prodi, por për t’a bërë  më “të dobishme” e më të aftë për të përballuar realitetet e reja të planetit.   

Padia që ne i bëjmë Washingtonit është në thelb se nuk na ka lajmëruar për rreziqet që do të kishim kaluar në çastin e largimit. E që nuk na kanë dëgjuar për atë që kishim për të thënë mbi mënyrën e ikjes. Qortimi i parë, ai që nuk na kishin vënë në dukje rreziqet e lindura nga braktisja e fushës në të cilën ishim mundur, sido që të hartohet është vërtetë foshnjarake: kushdo që të ishte në vend i kishte mjetet për të kuptuar vetë se çfarë do të ndodhte. Po kufizohemi për të mbajtur parasysh pjesën e dytë të vëzhgimit: nga ajo që përceptohet, evropianët – nëse do t’ishin pyetur – do të kishin këshilluar që të mos linin në korrik bazën e Bagramit për të bërë të mundur ngritjen nga ai aeroport të aeroplanëvet të paracaktuar për kthimin n’atdhe të trupave amerikane. Ndoshta do të kishte qënë një këshillë e urtë (edhe se rruga që çon në Bagram është pa mbrojtje, aq sa është pagëzuar “rruga e gjuajtjes në shënjestër”). Por në thelb pranimi i asaj këshille nuk do të kishte ndryshuar shumë rendin e gjërave. Do të kishte lehtësuar paksa dramaticitetin  e daljes nga një luftë e humbur. Veçse nëse këto kritika të kishin nënkuptuar vullnetin e Vëndeve evropiane për të mbetur në Afganistan, duke zëvendësuar me ushtarët e tyre ata amerikanë në nisje. Por nuk duket se ishte ky qëllimi i Evropës, i asnjë Vëndi evropian.

Sa i përket nënkuptimeve, të përpiqemi të përimtojmë se çfarë mund të fshihet mbas vënies në diskutim të NATO-s. Aleanca Atllantike ka humbur funksionin e saj parësor tridhjetëedy vite më parë, me shëmbjen e murit të Berlinit. Që atëherë ka mbijetuar si strukturë ushtarake, në thelb nën drejtimin e SHBA, e përshtatëshme për të ndërhyrë në krizat në çdo qoshe të planetit. Kudo ku një Evropë “parazite” (mjeshtërisht e pikturuar nga Sergio Fabbrini në Il Sole 24 ore) nuk ishte dukshëm e gatëshme të bënte pjesën e vet kurrë. As në zjarret që ndizeshin në kufijtë e saj. Evropës i ishte lejuar të merrte përsipër vetëm 20 % të kostos së NATO-s, e edhe për këtë, me arsye, dinjiteti i barabartë në drejtim ishte një gjë pothuajse formale. Tani  – mbas një sërë humbjesh – është e qartë se NATO (ndoshta) do të mbijetojë por ndërhyrje si ato të së shkuarës nuk do të shohim më.

Tani do të shihet se çfarë do të jetë i aftë të ngrejë në këmbë kontinenti i ynë. Për çastin përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit evropian, Josep Borrel, ka lajmëruar (në këtë të përditëshme, me Federico Fubinin) krijimin e një “Initial Entry Force” prej “pesëmijë ushtarësh në gjëndje të mobilizohen me një thirrje të shpejtë”. Një fillim shumë i mirë, edhe se mbi “mobilizimin me një thirrje të shpejtë” është e ligjëshme të ushqehet ndonjë dyshim. Por që këtu deri në krijimin e një strukture ushtarake kontinentale në gjëndje të përballojë krizat që – merret me mënd – do të shfaqen, hapi është shumë i madh. Pa llogaritur që një lloj strukture e tillë ushtarake do të jetë e vlefshme vetëm nnëse do të ketë mbas shpine një njësi politike të bashkuar dhe – siç ka vënë në dukje efektshmërisht në këto faqe Angelo Panebianco – do të kërkojë “një qasje të jashtëme, me synim përfundimtar paqësimi në zonat më të turbullta të Lindjes së Mesme e t’Afrikës, nga mund t’i vijnë kërcënimet Evropës”. Për të patur këtë lloj “qasjeje” ushtria e re evropiane duhet të jetë e pajisur me atë “leje” të veçante për të parandaluar krizat me liri lëvizjeje, – që është prej kohësh e për të gjitha ushtritë – gjatë disa vijave të kufirit mes dritës e hijes.

Asgjë prej tërë kësaj nuk shihet në horizont. Evropa është prej dhjetëvjeçarësh një kontinent i specializuar në artin  e “shpëtimit të paqes” duke i u drejtuar krejtësisht diplomacisë. Nuk ka asnjë Vënd evropian që të ngurojë përpara mundësisë për të ndërmjetësuar, për të ndërhyrë e biseduar. Më mirë nëse me regjimet më iliberalë të tokës. Është e vetmja gjë që dijmë të bëjmë. Në ditët e zisë derdhen lotë e ngrihet zëri. Pastaj menjëherë kthehet ndërmjetësimi, ndërhyrja, bisedimi. Gjë që mund të duket pozitive përballë pështjellimesh të mëdha si ata të këtyre ditëve të fundit. Por nuk është e thënë që një bashkësi prej 27 Vëndesh ndërmjetësuesish – herë herë secili simbas kokës së tij – krejtësisht të paaftë të bëjnë të vlejë forca, as në rastet skajorë, të  jetë në gjëndje t’i japë jetë një bote më të paqësuar se sa kjo që po lemë mbas krahësh.

Corriere della Sera, 31 gusht 2021   Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Europa

POETI I PAHARRUAR ATDHETAR

September 12, 2021 by s p

Vinçenc Prennushi

Description: Description: Vincens_Prenushi

       Jeta dhe vepra,

     Me rastin lindjes.

Nga Agim Xh. Dëshnica

Në librin ”Historia e Letërsisë Shqiptare”-1983, poeti Vinçenc Prennushi, i cili mbylli sytë si shenjt në hetusinë komuniste, përmendet kalimthi vetëm me dy rreshta cinike: “Ndër vjershëtorët klerikalë dhe publicistët më agresivë ishte edhe Vinçenc  Prennushi, poet i dobët sentimental e fetar.” Sigurisht nga kritikë të atillë që ngrinin në qiell vjershat për dikatorët gjakatarë e për bomba e flamuj të kuq, nuk mund të shpresohej për vlerësimin shkencor të poezive  me zanafillë qysh nga Naimi e Fishta.

Po kush qe ky poet, ”agresiv e sentimental”!? Ky poet i frymëzuar, që i këndonte vështrimit të dashur të nënës, lirisë njerëzore, atdheut, kënaqësisë e larmisë së luleve, hijeshisë së pyjeve dhe vezullimit të yjeve!? Veçse, pa dashur, të ashquajturit kritikë letrarë, duke e cilësuar Vinçens Prennushin sentimental, këtë predikues mbresëlënës të besimit ndaj Zotit, thanë një të vërtetë, se çfarë duhet të ketë një poet: shpirtin e ndjeshëm, që nuk pajtohet me asnjë sjellje agresive. Vinçenc Prennushi, ky shërbëtor i Hyjit, me shkrime e ligjërata,  edukoi ndër vite disa breza besimtarësh.  

Ai njihet tashmë për një varg aftësish: poet lirik, shkrimtar, dramaturg, përkthyes, folklorist, publicist, filozof teolog e peshkop françeskan. Prennushi lindi më 4 shtator 1885 në Shkodër. Mësimet e para i mori në vendlindje në shkollën françeskane dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit.  Më 1908 kreu studimet për teologji e filozofi në Insbruk të Austrisë dhe u shugurua meshtar i Urdhërit Françeskan me emrin At Vinçenci. Qysh në ato kohë u njoh me disa gjuhë dhe me kulturën europiane, sidomos atë gjermane. Pas përfundimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe emërohet drejtor i Kolegjit Françeskan në Shkodër. Aty bashkëpunon me revistën “Hylli i Dritës” dhe merr pjesë në themelimin e Komsisë Letrare Shqipe. Më 1911, boton në Sarajevë vëllimin “Kangë popullore gegnishte” -Veri, Kosovë, Shqipni e Mesme-. Më 1918, botoi “Fjala e Zotit” dhe “Grueja shqyptare“.  Qysh në moshë të re u shqua me poezitë e përkryera lirike në vëllimin “Gjethe e lule”, botuar në viti 1921. Gjithkush teksa lexon këto poezi të krijuara thuajse njëqind vjet më parë, dëgjon kumbimin e pastër e të bukur të gjuhës shqipe e një melodi, sa të ëmbël po aq edhe ritmike, të përshkuar nga një tis i këndshëm melakonie djaloshare kohësh romantike. Nga pena e Prennushit kanë dalë edhe krijimet “E tradhtuemja”, “Guri i mshehtë e fort i çmueshëm”, drama, “Prej robnie në liri” etj. Më 1924, si një nga veprimtarët në shërbim të demokracisë botoi broshurën, “Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë“. Ndër përkthimet e Prennushit njihet me romanet “Kuo Vadis” nga Henrik Sienkeviç, “Burgjet e mia” nga Silvio Peliko, “Fabiola” nga N. P. Uiseman. Gjithashtu ka përkthyer vepra nga Fridrik Vilhelm Veber, Fransua Rene Shatobrian, Dante, Aleksandër Manxoni, etj.  Në vitet 1918-1921, drejtoi të përkohëshmen “Zani i Shna Ndohut” dhe më 1921-1924, revistën “Hylli i Dritës”. Ndërkohë bashkëpunoi me gazetat “Posta e Shqipnisë” dhe “Ora e Maleve”. Me 26 libra teologjike për shërbesat fetare, emërohet më 1936 ipeshkëv i Dioqezës së Sapës e më 1940 arkipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës.  Më 1946 kryesoi Kishën Katolike të Shqipërisë.

Vinçenc Prennushi, është nderuar qysh në vitet e krjimtarisë nga poetë e shkrimtarë, si At Gjergj Fishta,  Ndre Mjeda, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Kristo Floqi, Marin Sirdani, Ernest Koliqi, Stefan Shundi; nga arbërshët Zef Skiroi e Gaetano Petrota; nga albanologët Maksimilian  Lamberci, Fulvio Kordinjano, etj. Sado në vitet e mohimit të vlerave kombëtare u orvatën të zhvlerësonin veprën e tij, ai mbeti i paharruar. Pas shembjes së diktaturës komuniste, jeta  e vepra e tij  u njoh  më gjerë e më thellë nga shkrimet e një vargu të gjatë shkrimtarësh e dijetarësh të kulturës, si Arshi Pipa, Pjetër Pepa, Aurel Plasari, Gjergj Zheji, Rudolf Marku.  Robert Elsi, etj. 

Më 1941 Stefan Shundi shkruante: ”Prennushi njihet si kangatari i ambëlsisë dhe i melankolisë, e me të vërtetë ndër të gjitha poezitë e tij kumbon nji jeh i kandshëm dhe nji ushtimë zynmnuese, në dashtë të këndojë atdhen e bukuritë e veta, në dashtë të vargnojë misteret e besimit.  

Arshi Pipa në kujtimet e veta na bën të ditur, se: “politika Imzotit nuk i pëlqente dhe ma shpesh kuvendojshim mbi gjana të tjera, mbi letërsi, mbi gjana të së kaluemes, mbi përvoja vetiake të ndryshme. Me të tjerët Imzoti ishte shumë i ndalun dhe çelte gojën për me dhanë ndonji këshillë, edhe atëherë kur ishte i pyetun, ose për me ngushëllue me fjalë të buta zemrat e vuejtuna të njerëzve. Fort rrallë tregonte ndonji ndodhi të jetës së vet, ndonji anekdotë ose nji fakt historik, dhe gadi gjithmonë me qëllim edukativ. Atëherë gjithë dhoma e vështronte në nji heshtje njimend fetare. Flitte thjesht, në mënyrë qi me e kuptue edhe fshatarët. Ndante me ma të vorfënit atë pak gjellë qi nji plakë e përshpirtshme i binte kur kishte. Rrinte, ndonjiherë me orë, në vendin e vet pa folë, me kqyrjen e tretun përtej dritares. Mbas gjasë atëherë lutej. Ishte i butë me shpirt të paqëm, thellë i devotshëm, i kushtuem kryekput misionit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue, me nji urtësi te bindshme, dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen për letërsinë. I buzëqeshun në të folun, zemërgjanë ndër gjykime, i qetë e i sigurt në besimin e vet të patrandshëm, por jo i mbyllun ndaj shekullit, madje fort i kuptueshëm për nevojat dhe të metat e njerëzve. Imzot Prennushi të bante shpejt për vete. Mbasi qemë afrue mjaft, un i lypa leje ta thirrsha Patër Vinçenc. Titulli i françeskanit të dikurshëm më tingëllonte ma për zemër në ato kushte të trishtueshme, ku dallimet mes njerëzve nuk mund të ishin veçse të rendit moral. Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prennushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e atdhetarizmit shqiptar, i jepte fytyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.”

Ndëshkimi mizor dhe rikthimi i shenjtë i poetit

Më 1947 ky njeri i mirë e poet i paharruar dënohet me njëzet vjet burg, pa asnjë faj, nga gjyqi komunist pa ligje, por pas torturash çnjerëzore ndërroi jetë më 19 mars 1949. Veçse, siç ndodh shpesh, kohët ndryshuan dhe emri i tij u përmend përsëri  me zë më të lartë në tërë trojet shqiptare dhe jashtë tyre.  Më 8 maj të vitit 1993 u shpall “Martir i Demokracisë“. Lajmi ngazëllyes për firmosjen nga Papa Francesku i dekretit  me të cilin shpallen të Lumë  Shërbëtorët e Hyjit, Vinçenc Prennushi, i Urdhërit të Fretërve të Vegjël dhe 37 shokë të tij martirë, të vrarë gjatë regjimit komunist, ishte një ngjarje e madhe historike. Veprat e tyre jetojnë  dhe i shërbejnë shoqërisë shqiptare e së vërtetës së munguar, duke hedhur poshtë tërë vendimet  e gjyqeve barbare dhe  qindra sajesa e kundërthënie të letërsisë  soc-realiste dhe historianëve me prirje të majta. 

Poezi e prozë  nga poeti  Vinçenc Prennushi 

Ndryshe nga çfarë shkruhet në librin “Historia e letërsisë shqiptare” – 1983,  po japim më poshtë nga ky poet lirik me kulturë të gjerë, vargje dhe prozë të një ndjesie e bukurie të rrallë në letërsinë tonë. Ato zgjojnë ndjenjat e dlira njerëzore, krenarinë kombëtare, kujtimet e nderimin për nënat, ftojnë lexuesit në hijen e freskinë e pyllit, pranë lumit, të dëgjojnë zogjtë tek cicërojnë dhe duke qëndruar mbi Cukal  të sodisin yjet lart.


Nana

M’i kande hyjt, qi ndrisin
Aq bukur atje n’qiell;
I due lulet e kandshme,
Kur njomshëm çilin n’Priell.

Knaqem sa herë m’bjen zogun
Me e ndie pyllës tuj vallzue.
A i ve un’ veshin prronit,
Kah rrshket tuj gurgullue.

Por lulet aq s’i due
S’i due aq hyjt vizluesa,
As m’knaqë blerimi i tokeve,
Me sa janë zogj kënduesa,

Sa m’knaqë perherë mue nana:
Virtytesh nji pasqyrë,
Nuk ka nevojë me m’folun,
Kam mjaft kur ajo më kqyrë.


Kuq e zi

28 nanduer 


Fishkllon veri, ushton duhija,
Bjeshkët për rreth mbushen me borë:
Por kjo stinë për ne â me orë,
Qysh se i lule me rrit desht:
Rriti lulen kuq e zi,
Qi â ma e bukra në Shqipni.

Ngjyra e saj, njomsi prendvere,
Përtrin viset e Shqipnisë;
Lule â kjo, lule lirike,
Qi ne nderën n’vend na e çon,
T’falem, lule kuq e zi,
Si ty s’rritë mâ kjo Shqipni.

Kuq si gjaku, si përhera
N’dej t’ Shqiptarve idhtë pat vlue,
Zi si futa, qi pat mlue
Njat anmik qi me e njoft s’desht.
T’falem, lule kuq e zi,
S’t’ka kush, jo, pos ksaj Shqipni.

Ty t’bajnë burra nder lamije,
Vashvet parzmat jua stolise;
Je nderue nder kombe e fise,
Si dhanti e t’Naltit Zot.
Shejtë â lulja kuq e zi
E â ma e çmueshmja e ksaj Shqipni.

N’çdo kremtim, n’gzime kombtare
Mbledhë shqiptari çetë mas çetë,
Gjallnim s’ka, nuk nep shej jete,
Kur ket lule ngjet s’e shef.
Rrnoftë, pra, lulja kuq e zi
Qi â ma e hiejshmja e ksaj Shqipni.

Rueje, pra, Shqipni fatlume,
Ket dhuntin e t’Përgjithmonit,
Afër lterit, afër fronit,
Ndër dit‘ gzimit e n’mjerim,
Rueje lulen kuq e zi,
Qi s’ka shoqe n’kët Shqipni!


Ushtari i vogël 

Veshë e njeshë kshtu si ushtar,
Si ushtar e si shqiptar,
Shpatë për bri e pushkë ndër duer,
Me i rresht çmime në krahnuer,
M’ndieni, burra, n’po u tham:
Kqyrni sa i bukur jam! 


A thue vjen për mue kurr ditë,
E kto armë, qi shof tuj ndritë.
Njekto armë, qi sot un bari,
T’i shti n’punë si i shtjen shqiptari;
T’i shti n’punë për me qindrue
Për vend t’em, p’r Atdhe t’bekue!

T’ishem sot n’ushtri me tjerë,
Me korrë kishem nam e nderë;
Punë fort t’mdha kishem me krye,
Edhe anmiqt kishem me i thye:
Me qindresë e dalë-kadalë
General kishem me dalë.

General! s’a’ punë me luejtë:
Me ra n’luftë edhe me muejtë;
Me drejtue gjith’ at ushtri,
Veshë e njeshë për bukuri.
Por ç’dobi, se ndodha i vogël,
As s’di ç’ujë e ban kët gogël.

Njizet vjet kishem me dashtë,
E atëherë kënd s’kishem me drashtë:
Me m’ndigiue kish’ gjith’ ushtrija;
Me m’permendë kish’ gjith’ Shqipnija;
N’luft’ un kish’ me ra si rrfe,
Gjall a dekë, veç për Atdhe.

Nji ditë baba bisedote
E ne djelmve kshtu na thote:
Për ke dekë bjen për atdhe,
Mos t’thonë diq, por t’thonë ka le.
Edhe unë pra, sado qi fmi,
Me dekë kishem për Shqipni.

Por ma parë un due me mujtë,
Due me i pa anmiqt të prujtë,
E, masi, me ndihmë të Zotit,
T’siguroj tokët e Kastriotit,
Edhe anmiqt un do t’i fali,
Mjaft qi t’më thonë: “Rrnoftë generali!”

General, s’a’ punë me luejtë:
Me ra n’luftë edhe me muejtë,
Me drejtue gjith’ at ushtri;
Veshë e njeshë për bukuri.
Por ç’dobi se ndodha i vogël
e s’di ç’ujë e ban kët gogël!

Pylli


Pylli asht si nji vegël muzikore e pamasë e gjethet e landët e tija, të mëdha e të vogla, me at rendimin e tyne të panjehun janë si fijet e njaj harpe, qi të prekuna porsa, losin menjiherë  e napin gjithfarë kumbimesh, prej ma të lehtave deri në ma të fuqishmet.

Kalon nji fllad e pylli fshan nëpër gjethe qi dridhen. Ulen flatrat e erës e përkasin majet, përshkohen  nëpër degë e të fshamet shëndrrohen në nji gjamë. Shton era, losin gjethet e lehtas edhe trupi i landëvet.  Pylli shungullon gjithkah e ndihet  nji zhurmë, si krisëm e largët e njaj lumi qi shkon qetësisht tue u dikue. Po era nuk ndalet e tue marrë  fuqi përherë ma të madhe, bashkohet me stuhi, e cila shpejt do të vetën: nisë lufta e elementevet t’ajrit, men era, e nji trumbë e mnershme i mbulon landët deri në rrajë. Asht çasi ma i kobshëm e pyllin e njofim n’atë kohë porsi nji përbindsh të vërtetë, që na paraqet të tanë egërsimin e natyrës, se, si t’ishte në rrezik me u mekë prej nji pshtjellimi të jashtzakonshëm, trandet, përkulet fishkullon, vret me atë furi qi ka deti,  kur gjindet në tallaz.         

Mnera qi të shtjen pylli kah vrret, furija me të cilën shpërvilet gjith’ ajo mblojë prej ere, ato degë qi hidhen e përdridhen, si krahët e njaj përbindshi qi asht kah mbaron, të lidhin, të pengojnë, të bajnë aq për vedi, sa mos me kenë njeriu  ma i zoti me mendue kurrgja tjetër. Natyrës për rreth i këputet zani e rrin tue u dridhë, gadi si të pritte me pa se si do të marrë fund ajo luftë elementesh. Kuj i shkon mendja n’ato çase te miqt e pyllit, te zogjt e malit?  Mshehë nën proje të ndonjij dege, ata struken, të tanë droje, as nuk u del ma kanga. Mbi ato maje n’atë kohë zotnon vetëm shtërgata, me ato gjamët e mnershme të vetat. Njaj qi përshkon me mend n’ato çase qetsin që pak parandej mbretnonte gjithkund nepër pyll, kur ushtojshin tjera zane, sa shndrimin kishte me vu re! Por, a nuk ndodh të thesh krejt njashtu edhe për at pyll epshesh të mbrapshta, qi asht zemra e njeriut, kur ven para rryma e mnis, tue e ba me kalue prej dashtnije në smirë, prej qetsije në furi,  prej idylit në tragjedi? 

Edhe ky pshtjellim pylli e ka bukurin e vet, bukuri e vrashtë sa të thuesh, qi tue lanë njerin pezull në shpirt, në vend që me e qetsue e turbullon, e ban me dishrue që të mbarojë sa ma parë ajo poterë. E mbarimi vjen përnjimend e aq ma shpejt sa ma i mnershëm të ket qenë pshtjellimi. 

A nie i zymët resh shkon tue u shgatrrue, pran shiu, men era… Zogjt ndër degë, të siguruem, qesin prap kryet e nisin me vallzue. Mnija e furija mbaruen me njaq, e në pyll kthen edhe nji herë qetsija  e paqja.

                                       * * *

E çfarë paqe ndër ditë të kthejllta!

Duhet me pa pyllin ndër orë të kullueta të mëngjesit, kur rrezet e para të diellit nisin me u përshkue nepër degë të shpeshta të landvet, njat herë kur pikat e vesës, shtri mbi gjethe vizlijnë si t’ishin gurë të çmueshëm;  e degë e trup e blerime të gjitha hapin gjithkah një erë balçmi, më nji që vala e kulluet e kronit  merr teposhtën tue gurgullue; gjithkund freski e hije të qeta, ku mjedrra  e erëkandshme, dredhëza e shijshme, përzi me lulet e shen Gjergjit e me sherbelë lidhin ma së miri me valle të gëzueshme të zogjve gjithfarësh.    

Asht gjithnji simfoni, që t’i mbush ndiesit me nji gëzim të shëndoshët e të kulluet, që të balçmon shpirtin e të nep rasë me shijue njat poezi të hyjnueshme, me të cilën natyra virgjin e pat gjithherë në zakon me u folë njerëzvet. Symfoni jonesh të kandshme përnjiherë e të fuqishme, që marrin shkas nëpër landë a por edhe fill prej landve të madhnueshme: ah, shpardhe, bung, hale, arrnë, tis, etj.

Këto janë ato landë që i bajnë hijet e Cukalit aq të pëlqyeshme e që kanë nji fuqi aq të bindueshme me ngreh zemrën e çdo shtegtari. Ai shtat i gjanë e i naltë, kapë e shtërngue për dhé a por për nji curr me rrajë të veta, kush e din se sa qindra vjetsh i ban me kenë ato landë kreshniket e pamujshme në luftim me erë. Njato landë, po thom, të cilat edhe mbasi t’i ket’ rrëxue spata, mund t’i shofim të nguluna në det mbi ndonji ani, ase kthye e ba rrema, kah i ndihmojnë voztarit me ça valët shkumbuese. Ato landë rreshtue aq shpesh mbi maje ase brijavet të malit, vendue në mes të grykavet t’ashpra, janë me trup të vetin mburojë e sigurt për sa e sa krahina, tue ruejtë dhen, që mos të shkapërderdhet prej rrymës s’ujit, a por edhe tue kullue ajrin e tue i ba të shëndoshta viset të gjitha ku këto ngrehin shtatin e madhnueshëm të vetin e hapen degësh.

Filed Under: Kulture Tagged With: Agim Deshnica, Vincenc Prendushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2746
  • 2747
  • 2748
  • 2749
  • 2750
  • …
  • 2826
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT