• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“RALLY FOR HER JUSTICE” NJË FUSHATË PËR DREJTËSINË E MOHUAR

October 22, 2021 by s p

Vasfije Krasniqi-Goodman, aktiviste e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, në një rrëfim ekskluzivisht për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shpjegon fushatën “RallyForHerJustice” në New York dhe Washington, një fushatë për drejtësinë e papërmbushur  për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftërave të Bosnjes, Kroacisë dhe Kosovës. Me Vasfije Krasniqi-Goodman bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA.

FUSHATA “RALLY FOR HER JUSTICE” NË KËRKIM TË DREJTËSISË SË MOHUAR

Faleminderit për mundësinë për të folur me ju dhe komunitetin shqiptar për një çeshtje kaq të rëndësishme. Në 20 Prill 2019 unë u ftova ti bashkangjitem eventit #ForHeroines #PërHeroinat në Prishtinë, një event i organizuar nga Këshilltari i Qytetit të New Yorkut Mark Gjonaj në kuadër të 20 Vjetorit të Batalionit Atlantiku dhe vizitës së tyre në Kosovë dhe Shqipëri. Organizimi nga Stafi i Këshilltarit Gjonaj udhëhequr nga Shefja e Stafit të tij Vera Mjeku në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Tortures dhe rekomandim nga Konsullata e Kosovës në New York, kishte si qëllim hapjen e një fushate përkrahje për të mbijetuarve të krimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe fuqizimin e kësaj çështje në shoqërinë tone si dhe ndërkombëtarisht. Fushata u zhvillua në qytete të ndryshme të Kosovës dhe përfundoi në Prishtinë ku në shenjë kujtese për të mbijetuarat, vajza, djem, të rinj e të moshuar, vendosnin vathe në qendër të qyteteve për të formuar konstelacionin e fjalëve  #ForHeroines. Pas kësaj vazhdoi bashkëpunimi ynë për Ditën e Ndërgjegjësimit në Kongresin Amerikan në Washington DC në 30 Prill 2019, ku pasi dëshmova në Kongresin Amerikan së bashku me Ilir Bytyqin, Presidenten Atifete Jahjaga dhe Profesorin Paul Williams, kjo dëgjesë u pasua nga një tubim para Ambasadës Serbe në Washington me ndihmen e Mark Gjonaj, Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” etj. Dua të falenderoj Kongresmenin Eliot Engel, aktivistin Harry Bajraktari, Ambasadën e Kosovës në Washington për organizimin e Degjesës në Kongres dhe komunitetin Shqiptaro-Amerikan për përkrahjen e vazhdueshme. Këto evente u bënë bazë për fillimin e #RallyForHerJustice në 29 Tetor 2019 nga Këshilltari Mark Gjonaj, udhëhequr nga Stafi i tij dhe komuniteti Shqiptaro-Amerikan, duke e hapur konceptin për të përfshirë rreth 70,000 të dhunuara nga Serbët gjatë luftës dhe genocidin, të vrarët, të pagjeturit në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci si dhe komunitetet përkatëse. Mbas një eventi të suksesshëm vendosëm ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe ta kthejmë në një event të përvitshëm për të rikujtuar dhe të sjellë në vëmendje këtë plagë të shoqërisë tonë, krimet e pandëshkuara dhe rrezikun e shtuar të politikave të Serbisë në Ballkan. Jam e lumtur që tubimit tonë të 28 Tetorit në New York para Konsullatës Serbe ti bashkangjiten shumë aktiviste të shoqërisë civile, organizata të komunitetit shqiptar, boshnjak, kroat etj, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, anëtarë të Parlamentit e qytetarë të thjeshtë dhe jam shumë e emocionuar nga përkrahja e Yllit Botëror Dua Lipa. Me anë të kësaj interviste dua ti inkurajoj shqiptaro-amerikanët në New York të tregojnë si gjithnjë mbështetjen e tyre për Tubimin e 28 Tetorit. 

VAZHDIMËSIA E FUSHATËS NË EUROPË APO SHTETE TË TJERA

Tani për tani fushata është përqëndruar në New York si kryeqendra e Kombeve të Bashkuara dhe Washington DC, kryeqendra e politikës amerikane por kemi marrë përkrahje nga gjithë bota.

MBËSHTETJA INSTITUTICIONALE NGA AMERIKA

Mbështetja kryesore dhe realizimi i kësaj iniciative është padyshim Këshilltari Mark Gjonaj dhe Stafi i tij i përkushtuar e profesionist. Tubimet e mëparshme janë përkrahur fuqishëm nga Kongresisti Eliot Engel, Këshilltarja e NYC Carlina Rivera, Asambleistja e NY Nathalia Fernandez dhe shpresojmë nga Kongresisti Ritchie Torres, Congresisti Lee Zeldin, Kryetari i Grupit të Politikës së Jashtme Gregory Meeks dhe shumë të tjerë.

REAGIMI I BOTËS SË QYTETËRUAR NDAJ KAFSHËRISË SERBE NË KOSOVË

Më lejoni që këtu të ndalem pak më gjatë, derisa aparati shtetëror serb kreu krime makabre në Kosovë, ku nga dhuna e shfrenuar mbeten më shumë se 20 mijë gra dhe burra, duke përfshirë edhe komunitetet jo shqiptare, sepse serbet nuk kanë dhunuar vetëm shqiptare. Shoqëria jonë pas luftës nuk ka bërë mjaftueshëm për senzibilizimin e opinionit brenda dhe jashtë për këto krime dhe vetëm këto vitet e fundit ne kemi një mobilizim shoqëror, por së fundmi edhe institucional në senzibilizimin e botës demokratike për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë, dhe duke e nisur nga kjo ne presim që tani të fillojë reagimi i botës demokratike në lidhje me atë se çfarë ka bërë Serbia kundër popullatës civile.

MBËSHTETJA NGA INSTITUCIONET E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Fatkeqësisht Kosova është vonuar dhe tani me ndryshimet politike unë pres mbështetje konkrete në lidhje me kauzen time, sigurisht që tani do të kem mbështetje, ndonëse unë jam ftuar nga Kryeministri i Kosovës që të jem pjesë e listës garuese, me qëllimin e vetëm që unë të vazhdoj më tutje kauzen për drejtësi, ndërsa përsa i përket Shqipërisë unë kam pasur një projekt konkret në lidhje me kauzën time, por që ai projekt pasi kishte nisur të zyrtarizohet ka dështuar, si dhe pse ka dështuar, atë e dinë vetëm nga Presidenca apo edhe Qeveria e Shqipërisë.

HISTORIA E DHUNËS SEKSUALE E KRIMEVE SERBE NDAJ FEMRAVE NË KOSOVË

Ajo se çfarë ka ndodhur në Kosovë në luftën e fundit, ku sipas Organizatave Ndërkombëtare janë dhunuar seksualisht më shumë se 20 mijë gra dhe burra, kam frikë se asnjëherë nuk do të arrihet të dihet e vërteta rreth asaj se çfarë dhe si ju kishte ndodhur, sepse të flasësh në Kosovë për dhunën seksuale është shumë e rënde, sepse shoqëria jonë ende nuk e pranon hapjen e plotë ndaj kësaj kategorie. Për ta rënduar situatën, sistemi i drejtësisë në Kosovë i cili ka qenë fillimisht përgjegjësi e UNMIK-ut, EULEX e tani së fundi e vendorëve, nuk ka arritur që të dënojë asnjë nga kriminelët e përfshirë në këto krime, përjashto këtu rastin e fundit ku një ish polic serb është denuar me 10 vite burgim. Ajo që dua të them është se sa më shumë dënime të kemi aq më shumë do të rritet besimi ndaj institucioneve dhe të mbijetuarat do të ishin të gatshme të dëshmonin para organeve të ndjekjes dhe kjo do të ndikonte në dokumentimin më kredibil të narracionit mbi dhunimet seksuale.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja, Vasfije Krasniqi

INSTITUCIONALIZIMI I GJUHËS SHQIPE NËPËRMJET KONGRESIT ARSIMOR TË LUSHNJES – 15-29 GUSHT 1920

October 22, 2021 by s p

Dr. Etleva LALA

Eötvös Loránd Tudományegyetem (Universiteti ELTE)

Programi i Albanologjisë, Budapest, Hungari

(PJESA E DYTË)

Gjuha ka qenë dhe mbetet elementi më unik i identitetit të shqiptarëve gjatë gjithë historisë së tyre. Gjuha shqipe është i vetmi element që i lë pa fjalë të gjithë kundërshtarët e identitetit shqiptar si autoktonë në trojet shqiptare. E theksoj këtë element, sepse si historiane e mesjetës, më ndodh që në konferenca apo aktivitete të tjera shkencore me karakter ndërkombëtar, ndeshem me qëndrime jo vetëm nihiliste të identitetit shqiptar dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve në mesjetë, por edhe në vijën e parë të frontit për t’u përballur me këto qendrime që nuk janë aq naive apo sporadike sa ç’mund të duken në shikim të parë, kur hidhen si ide të pafajshme apo si rezultat paraprak i punës së studjuesve të rinj, por të mirëplanifikuara dhe të hedhura me kujdes që të influencojnë elitat botërore në atë pjesë që është më e ndjeshme: në qëndrimin e saj ndaj historisë dhe ekzistencës së shqiptarëve. Gjuha shqipe, pra, ka qenë ajo që në shumë raste më është gjendur si arma më e fortë, për shkak se askush nuk mund ta mohojë që ajo është unike, dhe ka mbijetuar për kaq shume shekuj, pa qenë e zyrtarizuar apo e mbrojtur nga ndonjë institucion zyrtar në një formë apo tjetër.

Vendosja e gjuhës shqipe në bazë e arsimit masiv të shqiptarëve, në pamje të parë duket sikur ka ndodhur mjaft vonë. Gjatë kohës së komunizmit na ishin mësuar veshët me retorikën që Partia Komuniste ishte ajo që e bëri arsimin fillor falas dhe të detyrueshëm për të gjithë fëmijët, duke luftuar kështu analfabetizmin, në të cilin ishte zhytur thellëi gjithë vendi ynë deri në atë kohë. Ndoshta ka akoma njerëz që e besojnë këtë gjë, sepse nuk kanë pasur mundësi të lexojnë që koncepte të tilla si ‘reformë e shkollës’,‘shkollë dhe arsim masiv’, ‘arsimim i detyruar për të gjithë fëmijët’, ‘arsim falas’ ‘luftë kundër analfabetizmit’ ‘arsim demokratik,’ishin prezantuar tashmëqë në Kongresin Arsimor të Lushnjës në gusht të vitit 1920, dhe jo në Kongresin e Arsimtarëve në nëntor të vitit 1944 apo në plenumin V të KQ të PKSH në shkurt të vitit 1946, siç e paraqet akoma Historia e Popullit Shqiptar.[1]

Jo vetëm konceptet janë marrë nga Kongresi Arsimor i Lushnjës, por i gjithë programi që u parashtrua në atë Kongres u morpër reformën arsimore në vitet 1944-1946 e më vonë. Ideja për një shkollë demokratike, rrjeti i konvikteve, arsimimi i vajzave, unifikimi i shkollave dhe i teksteve shkollore janë të gjitha ide nga Kongresi Arsimor i Lushnjës, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Kongresi Arsimor i Lushnjës jo vetëm u la në heshtje përsa i përket vlerës së tij të vërtetë, duke e renditur atë thjesht si një ndër iniciativat e shumta të atyre viteve, por edhe u tentua t’i hidhej baltë mbi të duke i numëruar si dështime çështjen e fesë në shkolla, ekzistencën e shkollavetë huaja etj.,[2] dhe ne vazhdojmë të besojmë se komunistët ishin ata që na dhanë arsimin falas në vend dhe zhdukën analfabetizmin.

Pretendimi i Partisë Komuniste që ishte ajo e para që i shpalli luftë analfabetizmin në Shqipëri duke e bërë arsimin falas dhe të detyrueshëm për të gjithë fëmijët është më së pakti grotesk, dhe po i tillë është edhe mesazhi i transmetuar nga Historia e Popullit Shqiptar në lidhje me këtë temë.[3] Analfabetizmi në Shqipëri kishte filluar të luftohej gjerësisht në shkallë vendi që në vitin 1920, me vendimete Kongresit Arsimor të Lushnjës, vendime këto që u dhanë në gjuhën origjinale në numrin e kaluar të këtij shkrimi të botuar nga Gazeta Diellimë datë 16 tetor 2021.[4] Në 33 vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës, duket qartë që jo vetëm vendimet për të hapur shkolla fillore falas dhetë detyrueshme për fëmijët e të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim gjinie e feje, por edhe unifikimi i këtyre shkollave si përsa i përket përmbajtjes mësimore ashtu edhe organizimit administrativ të tyre ishte tashmë një misionmbarëshqiptar që në vitet 1920.Sigurisht që sado mirë që të funksionojë rrjeti arsimor, gjithmonë përmirësimi i tij është detyrë dhe mision i pandërprerë i çdo vendi, por e rëndësishme është që Kongresi i Lushnjës e vuri njëherë e mirë në shina arsimin masiv të brezit të ri duke e bërë atë të detyrueshëm e falas për çdo fëmijë shqiptar.

Në 33 vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës, u vendos jo vetëm hapja e shkollave në çdo fshat a qytet, pa marrë parasysh sesa larg apo afër ishte ai, dhe çdo shkollë do të kishte një program sintetik dhe një analitik të përcaktuar deri në detaje, me mësime javore, me libra të njejta shkollore, me terminologji shkencore, ku një pjesë e mirëe koncepteve ucaktuan madje që në ditët e Kongresit dhe vazhdojnë të ruhen edhe sot e kësaj dite në skeletin e gjuhës shqipe, por edhe materialet administruese ishin të unifikuara, si diplomat, oraret, regjistrat, e madje edhe notat dhe sistemi i vlerësimit. Po kështu u vendos se kur do të bëhej pushim në shkallë vendi apo në shkallë shkolle, si do të zgjidheshin mësimdhënësit apo si do të kontrollohej cilësia e mësimit e madje edhe sesi të krijohej historiku i secilës shkollë duke mbajtur protokolle për çdo aktivitet. Financat dhe pagesat e mësuesve ishin gjithashtu temë diskutimi, në mënyrë që mësimdhënia të bëhej tërheqëse për të gjithë, gjë që konfirmohet edhe më vonë në raportet që vijojnë në periodikët e shumtë për arsimin të botuara në ato vite.

Duke qenë se vënia e dokumenteve origjinale në dispozicion të lexuesit, në mënyrë të kuptueshme dhe në kontekst të qartë është qëllimi kryesor i historianit, ku dhënia e interpretimeve për këto dokumente kalon në plan të dytë, synimi ynë edhe në këtë shkrim është që të sjellim para lexuesit sa më shumë dokumente burimore në lidhje me Kongresin Arsimor të Lushnjës, në mënyrë që të kuptohet në kontekst dhe sa më qartë rëndësia që pati ajo kohë dhe sidomos ai kongres për të gjithë të ardhmen e arsimit dhe të gjuhës shqipe në vend. Sigurisht që në përshkrimin e këtyre dokumenteve është ruajtur gjuha origjinale, por kur ka gabime, d.m.th. që fjalë të shkruara megabime ortografike në kuptimin që nuk shkruhet sipas mënyrës sesi ato fjalë do të ishin shkruar apo përdorurnë atë kohë, atëherë kemi vendosur shenjën (!) për ta evidentuar atë si gabim ortografik të bërë pa dashje. Në rastet e tjera, si p.sh. kur fjalë të tilla si “dotë” shkruhen rregullisht bashkë në vend që të shkruheshintë ndara “do të”, ato janë lënë në formën që është gjetur, pa tërhequr vëmendjen te ‘parregullsia’ e saj nga këndvështrimi ynë.

Në revistën pedagogjike-arsimore, gjuhësore, letrare e kritike me titullKumtari Arsimuer, që filloi të botohejprej Këshillit t’Epër Arsimuer (Tiranë) menjëherë pas Kongresit Arsimor të Lushnjës, që në tetor të vitit 1920, bien në sy shumë tema që ngrihen (diskutohen) në kongres. Që në fillim shpallen Detyrat Këshillit t’Epër Arsimuer: Min. e Arësimit botuer No. 1665/II më 18.X.1920, Kryesís së Komisís letrare, Tiranë.

Jemi mâ tepër se të bindun qi ndjeni rândësín e madhe qi ka barra qi Ju âsht ngarkuem edhe se dotë përpiqi me gjithë fuqin t’uej për me e mbushë plotësisht detyrën t’uej.

E dini se Arësimit, me gjithë qi kemi kalue nji jetë shumë a pak të lirë ndë këtë pikëpamje, nuk i janë shtrue as themelet e parë, kështu qi sot gjindemi po thue se ndë fillim të punës; prandaj mâ parë prej së gjithash kujtojmë se âsht nevoja me u marrë me këto çâshtje mâ poshtë:

  1. Programin sythetik(!) të shkollave të katundeve, të fillorevet të plota e të qytetsevet;
  2. Me programin analitik mbas javës të gjithë atyne shkollavet për veç qytetsevet;
  3. Me programin e qytesevet të cilat dotë jenë si pregatitore për gjymnaz;
  4. Gjiha ashtu dhe me programin e atyne qytetsevet qi dotë jenë si pregatitore për shkollë normale mësuësish;
  5. Rregullore mbi detyrat e Inspektorivet, mbi mënyrën e inspektimit e mbi trajtat qi duhen mbajtun;
  6. Rregullore mbi detyrat e Drejtorivet shkollore, të mësuesvet dhe të shërbëtorëvet;
  7. Përmbi masat dishiplinore brenda ndë shkollë;
  8. Me pëlqimin ose mos pëlqimin e dorëshkrimevet qi dotë ju paraqiten për me u vu si tekste shkollore;
  9. Me artimin e libravet shkollorë;
  10. Me caktimin e skajevet teknike;
  11. Përgjegjen e pyetjevet qi dotë paraqiten prej kësaj ministrije;
  12. Mbi botimin e nji së përkohëshmeje pedagogjike;

Si mâ e nalta kshillë Arsimore, Komisija Letrare të pakën nji herë ndë muej ka me u mbajtë nji mbledhje të përgjithëshme, ndë të cilën kanë me u ndodhë titullarët e kësaj Ministrije dhe njerës të tjerë kompetentë të caktuemë e të ftuem prej tij.

Ndë mbarim të çdo mueji K.L ka për të dhanë nji raport mbi punët e kryeme.

Ministri i Arsimit.[5]

Po kështu në një numër special të Revistës Pedagogjike që filloi të botohej në vitin 1922 jepet një panoramë e qartë e institucioneve të krijuara brenda dy viteve pas Kongresit Arsimor të Lushnjës, ku ndër të tjera përmendet hapja e shkollave që synojnë luftën kundër analafabetizmit, hapjen e konvikteve për të evituar problemet që mund të dalin nga distanca apo nga gjendja ekonomike e familjeve shqiptare, e shumë çështje të tjera. Katër konviktet kryesore, ai i Shkodrës, i Kosovës, i Dibrës dhe i Gjirokastrës, qëiu kanë mundësuar arsim dhe qëndrim falas 300 djemve, flasin qartë që kufijtë arsimorë të Shqipërisë nuk ishin ato politikë që ne njohim sot dhe që programi i Kongresit Arsimor të Lushnjës nuk ishte vetëm një program teorik, por një realitet faktik që u arrit në mënyrë të paparë ndër të gjithë shqiptarët në kohë rekord. Më poshtë po japim dokumentin me vlerë të jashtëzakonshme e të botuar në këtë numër special:[6]

Për të formuem nji mendim të kjarët mbi punët e bâmuna prej Ministris s’Arsimit rrotull ktyne dy vjetve, kujtoj se me këtë rasë do t’ishte mirë të flas shkurtazi dhe mbi institutet e ndryshme kryesore të hapuna për realizimin e parimevet të zhvillueme në këtë letër.

Demokratija e vërtetë na shtyn qi në ç’do orë të përpiqemi për pregatitjen e njij prêhni të ngrohët të djemvet të popullit, e sidomos t’asaj pijese qi s’âsht e zoja e vehtes së vet, e qi nuk din as nuk mundet t’i api edukatën e nevojshme djemvet të saj, por qi paguen, derdh djersë e bân ç’do fli për vend, e në ç’do sakrific âsht e para. Shteti këtë pjesë tëpopullit, e cila âsht e përbâme prej malsiravet, nuk e kishte siguruem me shkolla si duhet, edhe ato pak shkolla qi ndodheshin nëpër kto vende, kishin vetëm nji êmën, por ishin të çveshuna si nga veglat ashtu edhe nga mësuesat me aftësi.

Për t’i përgjigjun nga çdo anë zânit të popullit qi mrrijnte: Shkollat hapeshin, por në ç’mënyrë? Nji shtëpi, e errët, nji drrasë e zezë përpara, nji rrogesë nën kambë, me nji mësues me 60 ose 80 fr. ari në muej.

Këto shkolla të hapuna kso dore, nuk përfaqësojnë tjetër idé, veç asaj të luftimit t’analfabetizmit, qi âsht tepër e shpejtë për ne.

Për me mundë m’u përgatitë katundarve t’onë disa djem të zotët për ardhmenin, e për mos me bâm qi të bjerrin inteligensin natyrore të malsinavet t’ona, pëlqeva krijesën e Internatavet, tue mos u vûm veshin as pak kritikavet të bâmuna prej disa vetve qi u kundërshtojnë këtij mendimi.

Këto shtëpija edukate e vllaznimi, për veç themelimit t’asaj njisije morale, e cila âsht shtylla mâ e forta e ndërgjegjes komtare, kanë për qëllim edhe plotsimin e të mbetavet familjare, tue i mësuem djemt e jonë si të hanë, të pijnë, të vishen, të mprohen nga sëmundjet e sidomos do të plotësojnë disciplinën, qi âsht nji prej faktorve mâ me randsí në jetën e edukatës.

Me anën e këtyne internatavet do të na shporren njiherë e përgjithmonë ankimet e mosvazhdimit në shkollë, qi rrjedhin nga mungesa e komunikacjonit.

Mësuesavet të ktyne shkollavet do t’u sigurohet banimi, do të mundë të paguhen mâ mirë, kshtu qi kurrkush nuk do të pritojë mâ të shkojë ndër male.

Për fillimin e realizimit të këtij qëllimi, u çelën katër internata:

  1. “Malet t’ona” në prefekturën e Shkodrës;
  2. “Kosova” në prefekturën e Kosovës;
  3. “Dibra” në prefekturën e Dibrës;
  4. “Labrija” në prefekturën e Gjirokastrës.

Sod nëpër kta katër internata janë pëmbledhun afër 300 nxânsa të malsinavet.

Plotsimi i mësimevet mbas shkollës fillore detyronte djemt e jonë të dilshin jashta vendit të tyne, në nji moshë të vogël; përveç ksaj po të mendohen drejtimet si edhe rrymat e ndryshme të kulturës qi do të mirreshin nëpër kto shkolla, djemët e jonë, s’besoj se do të mundeshin të ken nji kulturë të njinjishme.

Për të mprojtun djemënin e jonë nga rreziqet e moshës e për të kursyer shtetin e familjt nga shpenzimet e mâ tepër për të ruejtun e për të forcuem karakterin komtar, u mora me themelimin e shkollavet të mesme: mbrenda në Shqipni.

Por për ngrehjen e tyne na mungojshin mjetet mâ të nevojshme, si trupi mësimuer me cilsít e duhuna, ashtu edhe tekstat shkollorë.

U detyruem pra t’i hapshim kto shkolla për disa kohë në gjuhë të hueja e me personal të jashtëm, tue i kompletuem me profesora shqiptarë.

Kështu u hap lyceu i Korçës dhe ai i Gjinokastrës; n’anë tjetër u themelue dhe nji gjymnas në gjuhën amtare me profesora Shqiptarë në Shkodër.

Nisjativa e marrun për pregatitjen e tekstavet të nevojshëm, për pak kohë do t’a përmirsojë do t’a plotësojë me të tâna nevojat qi ka ky institut. Në këtë mënyrë në nji kohë të afërme nuk do të kemi nevojë të jipen mësimet në gjuhë të huej. Kto shkolla edhe do të mundë të mbyllin rrugën e jashtme, dhe nxansave t’onë do t’u hapin portën e Universitetit për në çdo vend t’Europës.

Për pregatitjen e djemvet t’onë për në jetën intelektuale e praktike, u hap shkolla teknike në Tiranë, në të cilën ka filluem të gdhênet drûni i pyejevet t’ona e të shkrihet hekuri drejtë për së drejti prej duerve të djemve t’onë.

Me të kryemen e kësaj shkolle, nxansi shqiptar, fiton nji mjeshtri t’ushqejë vehten e vet. Ket mjeshtri ai mundet t’a përmirsojë e t’a perfekcjonojë tue vijuem nëpër shkolla teknike të nalta t’Europës.

Kjo shkollë me ndihmën e Kryqit të Kuq Amerikan, âsht plotsuem me të gjitha veglat e nevojshme të mjeshtrivet të përmenduna. Ndërtesa e saj u ngreh krejt e ré me ndihmën e Shtetit, edhe me nji bashkpunim të pa kursyem prej Drejtorit Amerikan.

Sivjet pranë këtij instituti âsht shtuem një degë e shkollës Normale, e cila ka për qëllim pregatitjen e mësuesavet për shkollë fillore si mbas methudhavet mâ të reja. Riforrma e vërtetë në jetën t’onë familjare vjen vetëm me anën e zhvillimit t’edukatës së fëmnës.

Ndër ato shkolla të pakta fëmnore qi kemi, përveç njij pakice, mësueset nuk e kanë zotsín e duhun e kultura e tyne âsht tepër e kufizueme.

Për t’i bâm ballë pra kësaj mungese, u votue edhe prej parlamentit hapja e njij shkolle normale fëmnore, e cila do të vijojë mësimet me vitin e ri shkolluer ku do të na pregatiten mësuese të vërteta.

Ç’do kom e ka për nderim kur të mundet me ruejtë dishmit e zhvillimit të vendit të vet. Kjo ndiesi e madhnueshme ka shkaktuem themelimin e Muzejvet, t’atyne ndërtesavet ku mblidhen e ruhen gjânat jetike të ç’do kohe, nëpër të cilat pasqyrohet shkalla e qytetnimit, edhe shijet artistike të njij komi.

Me themelimin e Shtetit t’onë të ri, u pa e arsyeshme themelimi i nji Muzeut. Për rojën e gjânavet qi do të mblidhen mâ vonë, u ngreh nji ndërtesë e posaçme e cila shpresoj për nji kohë të shkurtun do të jet vendi ku do të përmblidhen visaret e çmueshme të komit t’onë.

Në kët shkurtim të veprimvet të bâme nuk mund të lëhen pa u përmendë edhe përkujdesjet për të përmirsuem mësuesat me anë të kursavet pethagogjikë, plotsimi i libravet shkollorë për shkollat fillore, rregullimi e pasunimi i Bibliothekës Komtare e ndryshimet e përmirsimet e programevet të shkollavet t’ona.[7]

Një dokument i tillë origjinal është një gurrë më vete me informacione nga më të ndryshme, e që mund të shërbejë për të shtruar shumë pyetje e për të marrë shumë përgjigje jo vetëm për atë kohë, por edhe për këtë të sotmen. Ajo që do të doja të tërheq vëmendjen është çështja e themelimit të muzeut që shtrohet si një nevojë e ngutshme në kuadër të arsimit dhe të ruajtjes së visareve të çmuara të kombit tonë. Vizioni i Kongresit Arsimor të Lushnjës është padyshim përtej atij të një mbledhjeje për hapjen e shkollave në të gjithë vendin. Përqafimi i idesë së krijimit të një arsimimi të mirëfilltë kombëtar, me cilësi të tillë që nxënësit të jenë të pranueshëm në universitetet e të gjithë botës, nuk duhet marrë si një e vërtetë e mirëqenë që vjen vetvetiu, sepse kushtet e kërkonin:të çlirosh të gjitha forcat progresive të kohës për të kontribuar me ide, projekte, e me gjithçka që mundeshin kërkon jo vetëm sinkroni energjish, por në radhë të parë një mendje të ndritur e një dorë sa të fortë për të drejtuar aq edhe atërore për të deleguar autoritet të specialistët përkatës.

Kur flitet për shkollat vendore dhe universitetet e Evropës, nuk mund të mos lë pa cituar fjalinë: Kto shkolla edhe do të mundë të mbyllin rrugën e jashtme, dhe nxansave t’onë do t’u hapin portën e Universitetit për në çdo vend t’Europës.[8]Arsyeja është se nga njëra anë kërkohet që fëmijët të mos dalin jashtë vendit në moshë të re, por nga ana tjetër me rritjen e cilësisë së mësimdhënies nëpër shkolla synohet që të rinjtë shqiptarë të shkojnë në universitetet e Evropës, dhe të jenë të suksesshëm kudo që shkojnë. Kjo tregon që ai brez nuk kishte frikë nga fenomeni brain-drain që shikohet si problemi kryesor sot në vendin tonë, por përkundrazi, studimet në universitetet e Evropës shikoheshin si pasuri dhe vlerë e shtuar. E në fakt, këtë ata e dëshmojnë edhe me vetë profilin e tyre: shumica ishin të arsimuar në vende të huaja, dhe madje edhe kishin pasur një karrierë të shkëlqyer andej, por kjo nuk i kishte penguar të ktheheshin në atdhe dhe të punonin me gjithë zemër dhe me gjithë energjitë e tyre të harmonizuara, pavarësisht nga vendet e ndryshme ku kishin studiuar. Ata që kishin një formim jashtë vendit, kishin një vizion më të qartë për të ardhmen e vendit të tyre gjë që më kujton një moto të Muzeut Historik të Natyrës në Budapest që daton nga viti 1802 e që thotë: “Udhëto jashtë që të njohësh shtëpinë tënde.”

Sigurisht që në këtë numër special të Revistës Pedagogjike, nuk u la pa cekur as edukimi i gruas: Riforrma e vërtetë në jetën t’onë familjare vjen vetëm me anën e zhvillimit t’edukatës së fëmnës,[9]për të cilën u hap një degë e veçantë në Normalen e Elbasanit, që kishte për qëllim formimin e mësuesve të shkollës fillore sipas metodave më të reja. Sinkroninë dhe harmoninë e forcave intelektuale në këtë rast specifik e gjej pikërisht në faktin që Parashqevi Qiriazi e kishte ngritur këtë problem që në shtator të vitit 1920 në editorialin e revistës së drejtuar prej saj Yll’i Mëngjezit,[10] dhe pa kaluar dy vite, sugjerimi i saj u bë realitet. Më poshtë po japim të plotë shkrimin e saj në atë editorial:

Fleta e Editores.[11]

Shënime Përmbi Arësimin Filltar Në Shqipëri

Në numurin e mbrapësme të Yllit Mengjezit çfaqmë disa mendime përmbi problemën e përgjithëshme të arësimit në Shqipëri. Sot dëshërojmë të bëjmë disa shënime të veçanta përmbi çështjen të arësimit filltar, i cili, dyke qënë nisja e arësimit, ka një rëndësi të veçantë , se në këtë periodë hidhet themeli përmbi të cilin do të mbështetet puna e shkollavet të veçanta edhe e shkollavet të nalta që do të pasonjë.

Pik së pari duhet të thomi se mendimi se një njeri munt të bëhet mësonjës në një shkollë filltare sapo që di të këndonjë edhe të shkruanjë është jo vetëm i remë, po edhe i rezikëshme. Përkundrazi një njeri, që të munt të bëhet mësonjës i shkollës filltare duhet, përveç diturisë së përgjithëshme, të ketë një pregatitje të veçantë për dëtyrën që dëshëron të marë. Duhet me të tjera fjalë të jetë një pedagag(!) edhe një psikollog i mbaruarë; duhet të dijë si çvillonet dhe qysh punon mëndja e fëmijës në çdo periodë të arësimit filltar se vetëm dyke ditur këto do të munt të jetë i zoti t’u japë fëmijës yshqimin mendor me mënyrën e duhur.

Prej nature gratë janë pajosur me durim më të gjërë se burat, dhe munt t’i kupëtojnë fëmijën më lehtë se burat; përandaj na duket se është më mirë që në rjeshtat e para të arësimit filltar të emërohen mësonjëse sa herë që të jetë e mundur.

Nështypjet që mer njeriu në moshë të arësimit filltar janë të thella dhe qendrojnë për jetë, dyke formuarë shtyllat të karakterit tij. Nga ky shkak mësonjësit të shkollavet filltare duhet drejtësisht të mburen se kanë rastin e çquarë të hedhin themelet të jetës edhe të vepërimit atyreve që nesër do të kenë në dorë fatin e atdheut; dhe duhet t’e nëmërojnë punën e tyre, jo si një barë të vështirë, po si një privilegj dhe si një nder të veçantë.

Dyke shkruarë këto radhë na arth ndër mënt një ngjarje e shënuarë, që tregon sa e madhe është vlera e arësimit filltar për të pritmen e një kombi. Pasi mori funt lufra Ruso-Japoneze, Qeveria e Mikados dyke dashur t’i çpërblenjë kumanderit të përgjithëshmë të ushtërisë shërbimet e mëdha që i bëri atdheut në kohë të luftës, e emëroj profesor në Universitetin më të çqarë (!) të Japonisë. Kumandari i lashtë dhe i urtë dyke dëgjuar arësyet që e ngutnë Qeverinë t’i japë një të tillë shkallë nderi, i kërkoj përunjësisht të bënjë një ndrim dyke thënë, “U lutem më mirë më emëroni mësonjës në një shkollë filltare. Këtu do të kem rastin të shtije themele të shëndosha për shërbim të atdheut.”

[12]Në numurin e mbrapësmë të Yllit Mëngjezit rekomanduam që Ministria e Arësimit duhet të emëronjë në Shqipëri të Jugut mesonjës nga viset e Shqipërisë Veriut, dhe në Veri mësonjës nga viset e Shqipërisë Jugës. Po këtë masë e rekomanduam për shkollat e dyta, për shkollat e veçanta edhe për shkollat e nalta. Për shkollat filltare, hë për hë, gjer sa të formohet një gjuhë e përbashkëtë, duhet që mësonjësit të jenë vëndës, ose njerës që munt jo vetëm të kupëtojnë, po edhe të flasin gjhën e fëmijës që kanë për barë të arësojnë.

Gjithë kështu duhet që hë për hë për shkollat filltare të kemi libra të shkruara më gjuhën e vëndit; se me gjithë që ndryshimet dialektale të gjuhës shqipe nuku janë shumë të mëdha, prapë janë të mjafta për të ngatëruarë mëndjen e nxënjësvet të shkollavet filltare.

Po dyke rekomanduarë këto dy përjashtime për shkollat filltare nuku duam të thomi se sistemi duhet të jetë i ndryshmë për çdo krahinë të Shqipërisë. Jo; për kundrazi, Ministria e Arësimit duhet të kujdeset që tërë shkollat filltare të Shqipërisë si dhe shkollat e dyta të përdorin një sistem të bashkëtë, se vetëm me këtë mënyrë do të munt t’u japim fëmijës parime themeltare të njejta, të cilat do të ndihmojnë për të prurë bashkimin e vërtetë të kombit.

Jemi të sigurtë se Ministria e Arësimit ka vendosur që tërë prindërit të jenë të dëtyruarë të dërgojnë fëmijën e tyre në shkollë sapo harijnë moshën prej 7 vjet. Po që të munt të zbatohet kjo masë plotërisht duhet që arësimi filltar të jetë gratis. Përveç kësaj duhet t’u jepen libra gratis të gjithë atyreve që janë të vobektë; edhe në çdo katunt, sa do i vogël që të jetë, duhet të fillohet të pakën një shkollë filltare; edhe kështu nuku do të mbetët as një shkak ndjese pse fëmija të mos dërgohen në shkollat filltare.

Është e ditur se jo tërë fëmija do të pasojnë mësimet përtej shkollës filltare; prandaj këto shkolla duhet të kenë një të tillë program që kur të dalin fëmija prej syresh të munt të hyjnë në jetën shoqërore edhe të mundin gjithë se cili të kapnjë një punë edhe të jetë i zoti të pajosnjë mëndjen e vet me njoftime të rea edhe të nevojëshme në fushatë të dëtyrës tij.

Koncepte të tilla si në editorialin e Parashqevi Qiriazit janë në fakt mjaft të përhapura në atë kohë, dhe të prezantuara gjerësisht në botimet e kohës, gjë që tregon për një lëvizje mbarëkombëtare të intelektualëve shqiptarë,më shumë sesa për iniciative sporadike, siç mund të na duket ne pas një shekulli. Arsimi me parime demokratike,[13]ku edukata e fëmijëve nuk është vetëm e drejtë dhe detyrë e prindërve, por e “e drejtë trifishe: ajo e prindvet, ajo e fëmis edhe ajo e Shtetit,”[14] ku “mësuesat e formuem e të pregatitun prej shtetit ndër shkolla normale të posaçme, dhe të shënuem prej auktoritetit të rregullshëm, të Ministrit t’Arsimit, … vepron n’êmën të kombit, e përfaqson shtetin.”[15]

Shkollakombëtaredo të synonte në radhë të parë të përçonte vlera e moralit të përjetshëm si respektin, nderimin dhe dashurinë ndaj prindit, dashurinë ndërmjet fëmijëve, mërinë kundër gënjeshtrës, drejtësinë e kthjellësinë në marrëdhëniet shoqërore, ndjesinë e dinjitetit personal, detyrimin për të mësuar e për të punuar mirë për vendin e për kombim etj., parime këto që nuk i përkasin asnjë besimi, por që janë visare të njerëzimit.[16]Shkolla popullore synonte, pra, të ishte një shkollë asnjanëse, por jo me indiferencë për ndjesitë fetare, pasi ajo është një shkollë kombëtare, e një kombi ku shtetasit janë mbështetur në ndjesitë fetare të ndryshme. Përparimi shorëqor me anë të shkollës kërkonte që i gjithë populli të merrte pjesë në të, dhe me qëllim që arsimi të ishte vërtetë kombëtare, ishte kusht themeltar që ai të ishte “falas, i detyrueshëm dhe asnjanës.”[17]

Duke ofruar mësimin falas, synimi ishte që të shtrihej parimi i bazazisë për të gjithë shoqërinë: “Dhânja e mësimit falas për fëmít âsht barasija (egalité) për prindët, dhe shholla (!) fillore duhet të jét, mâ parë, streha e barasís.”[18] Nga ana tjetër familjet detyroheshin me ligj që t’u jepnin mësimin fillor fëmijëve, sepse fëmija nuk i përket vetëm asaj, por i përket shoqërisë, kombit dhe pastaj familjes. Marrja e mësimit fillor u ngrit në të drejtat kombëtare që gëzonte individi, dhe askush nuk mund t’ia mohonte atë fëmijës, duke e detyruar familjen dhe shoqërinë që t’ia siguronte atë me çdo kusht.[19] 


[1]Historia e PopullitShqiptar, vëll. IV. ShqiptarëtgjatëLuftëssëDytëBotëroredhe pas saj 1939-1990 (Tiranë: Toena 2008), ff. 218-231, shih sidomos f. 218-220.

[2]Historia e PopullitShqiptar, vëll. III, Periudha e Pavarësisë 28 Nëntor1912-7 prill 1939 (Tiranë: Toena, 2007), f. 189.

[3]Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, ff. 218-231, shih sidomos f. 218-220.

[4] Etleva Lala, “Institucionalizimi i Gjuhës Shqipe nëpërmjet Kongresit Arsimor të Lushnjes 15-29 gusht 1920”, Dielli-The Sun (16.X.2021).

[5]Kumtari Arsimuer: Revistë Pedagogjike-arsimore, gjuhësore, letrare e kritike, no. 1 (Tiranë, 1920), II. (https://bibliotekadigjitale.bksh.al/iiif/?c=collections%21periodik&fbclid=IwAR3ARTbFfyE4gT6UhyU8rLWvcUBHIEw2KlVyas_dr343nkpL_LNrgUN5Oi4&view=ImageView&manifest=https%3A%2F%2Fbibliotekadigjitale.bksh.al%2Fiiif%2FManifester%2FIIIF%2Fperiodik%21HASHf054%21010daf18.dir&canvas=https%3A%2F%2Fbibliotekadigjitale.bksh.al%2Fiiif%2FManifester%2FIIIF%2Fperiodik%21HASHf054%21010daf18.dir%21page7%2Fcanvas%2Fp7 Aksesuar në tetor 2021)

[6]„Institutet e Krijueme ndër këta dy vjet,” Revista Pedagogjike: revistë pedagogjike-arsimore kulturore, organ i arsimtarëvet (më 1927 vazhdoi të botohet me tituliln Mësuesi. Numri i parë doli në shtator 1922/1924), f. 43-47.

(https://bibliotekadigjitale.bksh.al/iiif/?c=collections%21periodik&fbclid=IwAR3ARTbFfyE4gT6UhyU8rLWvcUBHIEw2KlVyas_dr343nkpL_LNrgUN5Oi4&view=ImageView&manifest=https%3A%2F%2Fbibliotekadigjitale.bksh.al%2Fiiif%2FManifester%2FIIIF%2Fperiodik%21HASH01eb%21ee6b1272.dir&canvas=https%3A%2F%2Fbibliotekadigjitale.bksh.al%2Fiiif%2FManifester%2FIIIF%2Fperiodik%21HASH01eb%21ee6b1272.dir%21page43%2Fcanvas%2Fp43 Aksesuar në tetor 2021).

[7]Po aty.

[8]Po aty, f. 46.

[9]Po aty, f. 46.

[10] Parashqevi Qiriazi, ed. Yll’i Mengjezit = The Morning Star: revistë e përdyjavshme politike, shoqërore, historike, gjuhësore, letrare, pedagogjike, folkloristike etj., e ilustruar në gjuhët shqip dhe anglisht, vol. 3, no. 12 (Boston, Mass., september 1920), f. 328.

[11] Parashqevi Qiriazi, ed. Yll’i Mengjezit = The Morning Star: revistë e përdyjavshme politike, shoqërore, historike, gjuhësore, letrare, pedagogjike, folkloristike etj., e ilustruar në gjuhët shqip dhe anglisht, vol. 3, no. 12 (Boston, Mass., september 1920), f. 328.

[12] Yll’i Mëngjezit, f. 329.

[13]Revista Pedagogjike, no. 1, f. 5.

[14]Po aty, f. 6.

[15] Po aty, f. 8. 

[16]Po aty, f. 10.

[17]Po aty, f. 12.

[18]Po aty, f. 13.

[19]Po aty.

Filed Under: Politike Tagged With: Prof.Dr. Etleva Lala

AT GJERGJ FISHTA FATI I KOMBIT SHQIPTAR

October 22, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli/

See the source image “Mbi ta, po, randoi pesha e fuqis rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarsis azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta” – At Gjergj Fishta

Kjo javë (23 Tetori 2021) shënon 150-vjetori i lindjes së njërit prej apostujve më të mëdhenj të shqitarisë dhe mbrojtësit të interesave jetike kombëtare, Homerit të Kombit e të racës dhe Françeskanit të madh, At Gjergj Fishtës.   Ishte fati i kombit që At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi gjatë një periudhe jashtëzakonisht kritike për ekzistencën e shtetit shqiptar. Ai iu përgjigj thirrjeve të Atdheut, kudo e kurdoherë i kërkohej t’i shërbente të mirës dhe dobisë së Shqipërisë.   I ndjeri Profesor Namik Resuli i universitetit të Napolit, në një fjalim në Romë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Fishtës ka thënë se “kontributi i çmueshëm që dha Fishta në laminë e letrave dhe në edukimin e Kombit, në ruajtjen e kulturës dhe në naltësimin e gjuhës, vërtetojnë njëherë e përgjithmonë se Shqipnija pa Fishtën kishte për të qenë e mangët — ashtu si letrat tona pa pendën fishtjane kishin për të paraqit nji golle (boshllëk) të paplotësueshme. Këndej del e qartë se vetëm mënija e vëneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik terratisin mendjet dhe ia mohojnë Fishtës vlerën e vendin që ai xen në panteonin e Kombit”.

At Gjergj Fishta është një përmbledhës i visarit shpirtëror të vuajtjeve, luftërave, mundimeve e përpjekjeve për liri, pavarësi e dinjitet njerëzor të kKombit shqiptar.  Në veprat e Gjergj Fishtës çdo shqiptar mund të gjejë të pasqyruar fatin e vet dhe të Kombit në luftëra titanike për të mbijetuar gjatë historisë.  Aty gjen luftërat e mëdha të dragonjve ose të luftëtarëve shqiptarë, për t’i zbardhur faqen Kombit për një të ardhme më të mirë kundër kulshedrës, ose armikut të Shqiptarëve. 

Albanologu italian Fulvio Cordignano ka shkruar në ‘Epopeja Komtare’, Shkodër, 1925, se “Mënyra me të cilën Fishta u del zot ideve të veta, që janë ide lirie, mbrojtje për tagre të veta, mësimit kombtar në mbshtetje të  gjuhës kombtare, bashkimit të zemrave për qëllime e në veprim për të përtëri popullin shqyptar – ashtë nji mënyrë luftarake, nga nji herë e përcjellme prej nji fuqie të pafrigueshme.  Ai këndon në mes të poterës së stuhisë ballkanike, në mes të ngatrresave të fuqive të mëdha, që me një politikë plot dredhi ja mohojnë tagret popujve të vegjel; këndon ndërsa i kërcnohet Shqypnisë përmbrenda, ndasia e partive, interesat e veçanta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfarësh”.

Kjo mënyrë “luftarake”, e shprehjes së ideve të At Gjergj Fishtës vihet re më së miri – sidomos ndaj politikës së Fuqive të Mëdha ndaj shqiptarëve dhe në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të Kombit shqiptar – në fjalimin që ai kishte përgatitur për tu lexuar në një konferencë në Paris, në vitin 1916.

Më poshtë janë disa pjesë të fjalimit të përgatitur nga At Gjergj Fishta, lexuar në frëngjisht nga Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkvit të Lezhës, në Universitetin katolik të Parisit në Qershor, të vitit 1916.  Në atë fjalim, që në vetvete është një mbrojtje e fortë në përkrahje të të drejtave të Kombit të “papërkulun” shqiptar në atë kohë dhe sot, At Gjergj Fishta, përveçse fuqive të mëdha u “difton se kush janë e shka janë Shqyptarët”, dhe se cilat janë të drejtat e tyre, ai në të njëjtën kohë kritikon Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, përfshir edhe Francën ku u mbajt fjalimi, për qëndrimin e tyre kundër lirisë, pavarësisë dhe të përcaktimit të kufijve natyrorë gjeografikë dhe etnikë të Kombit shqiptar në Ballkan.

“Prej brigjeve gjimuese t’ Euksinit e me borë t’ amshueme t’Alpeve Julje, prej bigave bumulluese t’Akrokeraunvet e me karma të thepisuna të Karpateve, ene’ rijme me gjak njerit, në ato kavaljetet e kalueme të vjetra, banonte, si zotnija e juej mirë e dini, ajo familja e madhe trako-ilire, në nam e në za, në histori të fiseve e të kombeve”.  Fishta ka vazhduar fjalimin e tij duke thënë se nga kjo familje e madhe trako-ilire, “Atje ndërmjet Thesalijet e Malit të Zi, prej brigjevet lindore t’Adriatikut e më stom të Vardarit, pshtoi gjall nji grusht njerzish, që xanë vend a mbas murojet të do maleve titanike a se nen hije të kandshme të disa fushave gratshore e të kerthnesta – banë e përmallueshme e hyjvet të moshës prrallzore – u ban ball me fuqi kurr të përkulme të shpirtit të vet bujar e thellimeve të kavaljeteve e padrejtsive t’hipokrizisë njerëzore”.

“Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese, ene kta flasin atë gjuhën e të Parvet të vet ma të hershëm; ene e ruejnë të pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshavet të vet, e sot edhe punojnë shi njat tokë që punuan të parët e tyne prehistorikë”.   At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, ka folur për vuajtjet e mëdha të shqiptarëve nën okupues të huaj gjatë shekujve, duke thënë: “Mbi ta, po, randoi pesha e fuqisë rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarisë azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njininë e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta. Po, ky popull i papërkulun kurr, ende gjindet atje mbi ato maje të thepisuna, mbi ato zalli të plleshme, ku të parët e tij prefshin rrasat për me ça me to rrashtat e anmqivet, a u epshin ujë pallavet të hekurta, për me shtrue me to mbarë botën nën kambë të nji Lekës së Madh…”.

Dhe vazhdon. “E mirë, pra, zotni të mij, ky popull asht njaj populli i vogël shqyptar, aq pak i njoftun e qa zi i gjykuem në Evropë. I vjetër sa fosilat, sa stalagtitat e shpellave jehuese të malevetë te veta vigane, e le të thuesh, prej vet bucet të Shqypnis, ai asht sot zot autokton e i pakundërshtim i tokve të veta. Ene Sllavi s’kishte dalë prej breshtet t’Uralit, e ende s’kje njeshë e sodmja frotë laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte më zagna të Ballkanit edhe mbyllë e kishte nji periudhë të historisë së vet në moshë të rruzullimit. Kush para Shqyptarit ngau qetë sinjorevet të Ballkanit? Historinë e kemi aty, zotni të mij, që na flet kjartë, e asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjysëm-zyrtare…”.

Fishta më tej u ka kujtuar, përfaqsuesve të Fuqive të Mëdha 20 qershor 1919 në Paris,  parimet Uilsonjane për pavarësi të popujve , duke bërë pyetje: “E njimend: e po i cili popull në Ballkan ka ndiesi ma të thella për liri të vet se populli shqyptar? A dro asht Sllavi i kadalshëm e i ngathtë… E po, a thue asht Greku – ai skilja e vjetër – që gjithmonë si nji bimë parasite ju njesh ma të fortit…apo asht Shqyptari, që pshtetë të gjithë shpresën në fuqi të vet e m’ate të armve të veta: qe i drejtë me miq, bukëdhanës me të huej, i rrebtë me anmiq… ene deri më sot nuk i asht përmysë njaj force të huaj…. Kjenë, po pushtuesa mbi Shqypni, por nuk kjen kurr zotnuesa mbi Shqyptarë…”.

Në fjalimin e tij, At Gjergj Fishta u është përgjigjur akuzave të armiqëve të Kombit shqiptar dhe përkrahësve të tyre, që i paraqisnin shqiptarët si “barbarë” dhe jo të denjë të lirisë dhe pavarësisë së tyre, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se ata kanë thyer e shkelur çdo të drejtë ndërkombëtare e njerëzore. “Serbët, në kohën e luftës ballkanike me shpata kanë çelë nanat shqyptare e foshnjet e nxjerruna prej sosh i kanë ndezë si pisha, për me shndritë natën me to, e sot Konferenca ka trefishue shtetin e tyne.  Grekët kanë kryqzue gjinden shqyptare shi në  qindvjetë —  e sot Konferenca ka menden me u dhanë mandatin me shtrue e me gjytetnue disa kombe të tjera: pse tash Shqyptari, i cili s’i njef kto mizori në vetvedi, s’mundet me dalë shtet mbë vedi, i lirë e i pamvarshëm’”?

At Gjergj Fishta ka përfunduar fjalimin e tij mbi të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta duke nënvijuar se sipas parimeve të Presidentit amerikan Uilson, “ashtë punë e arsyeshme, që shteti shqyptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbrrin kombsija e popullit shqyptar e vijueme e pandame prej centrit të vet… Prandej, çdo pakësim i tokës së Shqypnisë, që të mos jetë bamë mbas ktyne parimeve, duhet mbajtun i dhunshëm dhe i padrejtë”.

“Populli shqyptar flet nji gjuhë krejtë të veten… prandej s’ka si të mohohet se të gjith njata që flasin shqyp janë kombsijet shqyptare; e se për ketë arsye shteti shqyptar do të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshinë gjuha shqype”.

Për të kundërshtuar ato që Fishta i ka cilësuar si “gënjeshtra të pa-përmbajtuna e të pahijshme, shoshitë prej anmiqëve” të kombit shqiptar, At Fishta citon një artikull të shkrimtarit francez Rene Pinot, i cili kishte vizituar Shqipërinë, shkrimi i të cilit ishte botuar në revisten “Revue Des Deux Mondes”, e që duke folur për kufijt e Shqipërisë shkruante këto: “Prej fushave të Vardarit e mb’Adriatik, prej Thesalijet e mb’ Mal të Zi, zot toket ashtë Shqyptari, në daç pse ky hini mbrendë ma i pari, në daç se ky ndodhi ma i forti”.

Fishta përfundon fjalimin e tij të gjatë në Universitetin e Katolik të Parisit në Qershor 1916, me një referencë ndaj statistikave etnologjike të kohës, duke thenë: “Të tanë krahina e Kosovës, pra, që prej Konferencet të Londonit (1913) i kje lshue Serbis, e mbarë Epiri i Nordit, të cilit i lakmon Greqia, janë banue kryekput prej Shqyptarësh , e prandej e drejta e lypë që të njihen me shtet shqyptar…Qyshë se serbt kanë vra me qinda mijash njerëz në Kosovë, e Grekt kanë djegë qinda e qinda katundesh n’Epir të Nordit, duket kjartsisht, se as banorët e Kosovës s’janë Serb, as ata t’Epirit të Nordit s’janë Grek. Jo, po Zotni; janë vra gjindja me qina mijash në Kosovë e janë djegë me qinda e qinda katunde në Epir të Nordit, sepse Serbt e Grekt duen me shue faren shqyptare n’ato krahina, për me mujt me i thanë masandej Konferencës së Paqit, se atje s’ka Shqyptarë”.

At Fishta e përfundon fjalimin duke thenë se të gjitha pretendimet e fqinjëve karshi tokave shqiptare janë bërë në bazë gënjeshtrash dhe pa kurrfarë turpi, ndërsa ka deklaruar se: “Konferenca e Paqit kishte me ba nji paudhni të përgjakshme, po nuk i nxuer e nuk ia këthei Shqypnisë ato tokë që Konferenca e Londonit, kundra çdo gjygjit e drejtsijet, në vjetin 1913 ia shkputi per me jau lëshue Grekvet e Serbvet”.

150 vjet më parë, këtë muaj, lindi Poeti i Kombit shqiptar At Gjergj Fishta. U shënua aty këtu me ndonjë kremtim ose shkrim përkujtimor. Por do të ishte me vend që, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, veprat dhe veprimtaria e At Gjergj Fishtës në mbrojtje të interesave kombëtare dhe të trojeve shqiptare, të mos lihen pas dore, por në një mënyrë dinjitoze të nderohet poeti, i cili nderoi dhe mbrojti pavarësinë e kombit shqiptar në një prej periudhave më kritike të ekzistencës së tij, kur armiqtë e Kombit jo vetëm donin t’i mohonin pavarësinë shtetit të ri shqiptar por përpiqeshin ta ndanin Shqipërinë copa – copa.

Pak kohë më parë Akademia e Shkencave e Shqipërisë mbajti një seminar kushtuar At Gjergj Fishtës, i pari i tillë në pothuaj 80-vjetë, pas vdekjes së tij – një ngjarje kjo megjithëse me rëndësi, mu desh ta cilësoja si një hap përpara e dy hapa mbrapa, sa i përket pranimit të punës, jetës dhe veprimtarisë kombëtare të Fishtës. Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë një hap përpara, dy mbrapa | Gazeta Telegraf – 

Nuk pritej asgjë më mirë, as më shumë.  At Gjergj Fishta nuk është pjellë e këtij sistemi dhe kësaj ideologjie nostalgjikësh të komunizmit që ende kontrollojnë pushtetin, historinë dhe shkencat, që ende Fishtën e konsiderojnë si tradhëtar dhe poliagjentë – njerëz të cilët – akademikë dhe politikanë — që ende marrin vendime bazuar në periudhën e luftës së klasave.  Pa marrë parasysh — At Gjergj Fishta edhe në këtë 150-vjetor të lindjes — mbetet mbrojtësi më i fortë i të drejtave të Kombit shqiptar. Ai është babai i Alfabetit të gjuhës shqipe dhe poeti i Kombit.  Sot, trashëgimia e At Gjergj Fishtës është e gjallë për brezat e ardhëshëm të Kombit të cilët do ia vlerësojnë veprën e tij, jo nga pikëpamja marksiste-leniniste, por duke u bazuar në vlerat kombëtare që ai mbronte dhe në kontributin e vërtetë historik të këtij burri të madh të Kombit shqiptar. 

Majft është Mjaftë! Ka ardhur koha, më në fund, që në këtë 150-vjetor të lindjes së Poetit Kombëtar – At Gjergj Fishta të zejë vendin që i takon dhe që meriton në historinë e Kombit Shqiptar. Kot e kini se Shqipëria as Kombi shqiptar nuk bëhen pa vlerat kombëtare të At Gjergj Fishtën!  

Frank Shkreli

Nga At Gjergj Fishta – Shqypnia e Lirë

Po, por nesër, me ndihmë të Zotit,

Do t’a bajm prap Shqypni t’lir

Prej Prevezet e m’Leqe t’Hotit,

Prej Tivarit e m’Monastir; 

Edhe Flamuri i Shqypnis,

Si flakë mnijet t’Perendis,

Do t’valvitet në Kaçanik.

M’Kaçanik, po, do t’valvitet

Kuq e Zi, Flamri i Shqyptarëve,

Përse toka, shqyp ku flitet,

Ajo vetë asht  që prej të Parvet

Trashigimin na e kemi pasë:

Mbrendë i juej ma s’do të shklasë,

Jo, po: na sod ktu sundojm;

Ktu s’hecë fjala e tjetër kuej;

Gjall lirinë na nuk e lshojm,

S’njohim mbret as krajl të huej,

Zoti n’qiell e na mbi tokë

Me gjithkendë vëllazën e shokë,

Por secili në cak të vet.

Prandej i hueji në andërr m’e pa

Se vjen kurr e shklet nder ne,

Drue se keq kishte me i ra.

Gjergj Fishta, Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit

See the source image “Prifti Gjergj Fishta, Vazhdimtar në udhën e Kombit, Frymëtar i Fjalës, solli Dhuratën e vet në Adhurimtoren e Atdheut-Shpirt, Mendim i Parathënësve të Shqipes. Ay e solli me gjith vargun e shprehjeve bashkimtare dhe vëllazërimtare fetare të falura në gojë të polemit shqiptar dhe të krerëve shqiptarë dhe të udhëheqësve shqiptarë, të cilët lidhin besë e fe shqiptare ndaj Rezikut- Mendim i kombit, Parim atdhedashurije”. (Lasgush Poradeci)

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

Aferat me Portet e  Durrësit dhe gjumi i thellë i opozitës

October 21, 2021 by s p

Gëzim Zilja/

U bënë mbi dy vjet, që flitet për kthimin e Portit të Durrësit, port me rëndësi strategjike, në port qejfesh, rezidencash, parqesh, një lloj Dubai në zemër të Shqipërisë dhe ndërtimin e një të riu në Porto Romano. Mënyra sesi po serviren këto investime ngjall shumë dyshime se po kryhet një akt i madh antikombëtar me pasoja të rënda e të pariparueshme. Kjo mund të sjellë veç të tjerave mangësi në kontrollin dhe administrimin e territorit, që kërcënojnë sigurinë dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme. Në Republikën e Shqipërisë ka një dokument themeltar që quhet, Strategjia e Sigurimit Kombëtar ku theksohet: “… SSK-ja është dokumenti më themelor planifikues për Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë…”Komisioni i SSK-së nuk është mbledhur për të dhënëmendim për këto investime dhe kjo përbën një shkelje të rëndë lidhur me pozicionin strategjik të Portit të Durrësit. 

Për portin shkruhet:”…: Mbështetur në këtë dokument në portin e Durrësit janë bërë investime me vlerë qindra milionëshe për modernizimin e tij dhe realizimin e SSK-së…” Afera me arabët hedh në erë investimet e bëra në Portin e Durrësit, që  çuditërisht ende vazhdojnë. A do të përgjigjet kush për shkatërrimin e këtyre investimeve, si godina të administratës, magazina, bazë logjistike, riparim, zgjerim, thellim kalatash etj?

Në mbledhjen për zgjedhjen e kompanive konkuruese më 22.09.2021 ministrja Balluku tha: “ Porti aktual na bën krenar por fatkeqësisht duhet ta ndryshojmë…. Ndotja akustike, ndotja e ajrit janë problem për qytetin. Kjo pengon zhvillimin…” Kaq arsye gjeti ministresha, që të spostohet Porti i Durrësit.Po aty me një lehtësi marramendëse e plot krenari ajo parashikoi se: “… Durrësi do të kthehet në një pikë referimi për të gjithë Mesdheun. Projekti i zhvillimit i një marine elitare dhe një balline ujore do të konkurojë të gjithë investimet në fushën turistike e ndërtimit në kryeqytetet europiane e në të gjithë botën. Disa vite më parë një investim i tillë quhej utopi. Tani te ne këto janë bërë të zakonshme …”Kjo mënyrë të shprehuri të kujton veprën e “pavdekshme” të etërve, Metallurgjikun e famshëm, tashmë një varrezë gjigande dhe atë shprehjen: Shqipëria është fanar ndriçues në Europë. Investitori arab në një intervistë të stërzgjatur me Blendi Fevziun pohoi plot sinqeritet: “…Unë do t’i kryejë këto investime dhe do t’i shesë të gjitha ndërtimet kryesisht arabëve por edhe të huajve, që të nxjerr fitimet e mija…” Pyetja është: Çfarë fiton Shqipëria nga ky investim gjigand?! Do të punësojë kamerierë e fshatarët përreth do të shesin patate e qepë? Me këtë terr informativ dhe mungesë transparence, Porti i Durresit me 80ha tokë, e 76ha akuarium mund të ndodhë që një ditë të quhet Emiratet e Bashkuara Arabe të Ballkanit Perëndimor. 

Gjatë paraqitjes së projekteve për Porto Romanon çdo përfaqësuesi firme  iu lanë pesë minuta kohë.  Ministrja Balluku deklaroi me një fudollëk të pajustifikuar:“…Personalisht  e kam bezdi kur më kufizojnëkohën… Kohënpër paraqitjen e projekteve e kam vendosur unë, vetëm 6 muaj. Meqënëse bashkëpuntorët e mi janë më miqësorë ( çast kur minitresha buzqëqeshi duke ngritur vetullën e djathtë) po shtoj plus 2(dy) muaj, pra tetë muaj…” Pastaj plot madhështi shtoi: “… Me shumë kënaqësi u them se këtu nuk flitet thjesht për një port të një shteti të vogël, por për një port me rëndësi të veçantë për rajonin. Ky port bëhet për të ndryshuar konceptin për tregëtinë detare jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin. Flitet për një kapacitet ekonomik që do të reflektojë jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë Ballkanin…” Pra veç të tjerave ministrja dhe shtabi i saj do të mësojnë rajonin e më gjerë të ndryshojnë konceptin për tregëtinë detare!?Nuk u tha se çfarë kapaciteti do të ketë fillimisht ky port, deri ku mund të shkojë vlera e projektit, cilët do të jenë financuesit etj. etj.  Në fjalim ajo parashikoi, që në vitin 2030 Porto Romano ( Porti i Durrësit, ka kapacitet 5 miljon tonë në vit) do të ketë një kapacitet prej 50 miljonë tonë në vit!? Si shtet rrumpallë që jemi, në Porto Romano vitet e fundit janë ndërtuar dy terminale të reja, që kufizojnë shumë ndërtimin e portit të ri. Ç’do të bëhet me to? Dhe kryesorja: Për gjithë këto projekte e investime gjigande, a do të ketë oponencë? Që të ndërtosh porte të tillë duhet të jenë ndërtuar më parë autostrada e rrugë hekurudhore, që lidhin Durrësin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pa këto Porto Romano në madhësinë që kërkon Balluku është një utopi. Para disa ditësh u njoftua se në  Sofie u nënshkrua memorandumi tri palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Korridorin VIII (projekt i vitit 1996) si një hap i rëndësishëm bashkëpunimi midis tri vendeve, për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Ky memorandum i përmendur si një fitore e madhe e qeverisë Rama, është një copë letër mirëkuptimi firmosur nga tre ministrat e transporteve. Në komunikatë anashkalohet një fakt themelor: nuk thuhet se për Korridorin VIII nuk ka asnjë financim dhe ndihmë nga BE-ja; kjo u la si detyrë parësore për të tri vendet pjesëmarrëse por pa afat kohor. Sa para dhe kohë i duhen Shqipërisë të ndërtojë pjesën e saj të hekurudhës dhe autostradën deri në Qafë Thanë? Si do të arrijë ky port gjigand të thithë e shpërndajë 50 milionë tonë mallra në vit, kur deri sot asnjëherë nuk është kaluar shifra 5(pesë) milion ton/vit, që është kapaciteti i përgjithshëm i portit ekzistues? Pse opozita nuk kërkon transparencë të thellë, që të kuptojmë se ç’po ndodh me portet e Shqipërisë, të Vlorës e të Durrësit? Këto janë investime që ose  e nxjerrin në dritë Shqipërinë ose i bëjnë gropën. Dhe gjithë kjo lihet në dorë të ministres, që pa e fyer duhet të them, që nuk ka njohuritë e duhura për ndërtimin e porteve, transportit detar e atë tokësor.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja

Kryeministri i Kosovës: Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë

October 21, 2021 by s p

-Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec/


PRISHTINË, 21 Tetor 2021 – Gazeta DIELLI/


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.
Duke e falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së me projekte të ndryshme, kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se në këtë rrugëtim Kosova do të ecë në partneritet me BE-në.
Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai veçoi nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite por që nuk ishin zbatuar.
Njëherit ai u zotua për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.
“Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, theksoi kryeministri Kurti.
Kryeministri vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mundësitë për t’u angazhuar bashkërisht në projekte të efiçiencës së energjisë, rritjes së cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës.
U bisedua edhe për liberalizmin e vizave. Kryeministri theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe tashmë kaluan tre vite kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave.
Duke biseduar për zhvillimet aktuale, zgjedhjet komunale të 17 tetorit u vlerësuan për organizimin e mirë, transparencën e plotë dhe garën demokratike.

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2780
  • 2781
  • 2782
  • 2783
  • 2784
  • …
  • 2932
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT