• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AT GJERGJ FISHTA N’AMERIKË, DHE ÇESHTJA E PERPARIMIT NË SHQIPNI

October 20, 2021 by s p

Përgatiti per botim Fritz RADOVANI: Në rasen e 150 vjetorit…

Janë tre muej që At Gjergj Fishta O.F.M., Françeskan dhe Deputet në Këshillin Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shumë kush nder Shqiptarë të ktûshem, qi endé s’kanë pasë rasë me u pjekë me Tê, janë interresue të dijnë qellimin e t’ardhunit të Tij në Botën e rè – n’Amerikë. 

At Fishta i trembej coptimit të trojeve shqiptare, simbas interesave të grupeve politike, që lirinë e pamvarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyne, dhe jo për të mirën e Shqiptarve. 

Edhé né të redaksisë së “Diellit” na ká rá me kênë të pvetun mbi ketë çeshtje; prandej, tue u ndollë në këto ditë At Gjergj Fishta këtû në Boston: Mbasi edhè ndjesi miqsore të kahershme e njëmori idealesh kulture e perparimi e lidhin me Kryetarin e Federatës “Vatra”, z. Faik Konitzen: Muerme rasen, njëditë që edhe në Redaksinë tonë, t’a pyesim familjarisht, se cili ishte qellimi, qi e kishte sjellë e prue këtû në ket dhé? 

•E qe se shka na u pergjegjë Deputeti i Shkodrës, mbasi formalisht na deklaroj njëherë mâ perpara, se s’kishte kurrnjë misjon zyrtar prej anës së Qeverisë s’onë Shqiptare: “- Po m’vjen fort mirë, na tha, që po ma lypni ketë fjalë, pse kështu tash po m’bjenë rasa t’ju flas edhé mbi do çeshtje, që âsht mirë t’i dijnë Shqiptarët e Amerikës e sidomos, të Federatës “Vatra”.”

Fjala e At Gjergj Fishtës:

“Shqipnija, si dihet, sot âsht e lirë. Shka para këtyne pêsmëdhetë vjetve per né do t’ishte kênë teper anderr me e pasë pa, sot po e shofim të realizueme. Na sot kemi një Parlament t’onin, një Qeveri t’onen e një Këshill të Naltë Regjencet, që pervetson në vedi sovranitetin dhe pamvarsinë e Popullit Shqiptar. E as nuk ká mâ turqë në Shqipni, as grekë, as serbë, as italjânë: Ká vetëm Shqiptarë të lirë! Triumfi i idealit t’onë – I Françeskânve të Shqipnisë. Të tanë kombi e di, po, se me sa ndergjegje Françeskântë Shqiptarë janë mundue t’a kryejnë detyrën e vet ndaj Atdheut, në daçi me mjete kulturale, në daçi tue marrë pjesë aktive nder të gjitha levizjet kombtare per lirinë e Atdheut. 

Endé qet avull gjaku i Françeskanit Shqiptar atjé në Kosovë, qi nëper bajoneta të sllavit ju bâ flij Atdheut! Por liria e pamvarsia e një shtetit nder kombe të qytetnueme nuk janë per këta, që ndonjë njeri ase ndonjë kastë e shtetit mund të losë me fatin e popullit si të duen, pa kontroll të tjerve; shka ndollë ndër shtete autokrate e despotike sidomos kombet barbare: Por per t’i sjellë të maren popullit, tuj e bâmë me perparue materjalisht e moralisht. Prandej, tue kênë se e mara e perparimi i një populli rrjedhin prej gjêjes së tij ekonomike e prej shkalles së zhvillimit të mendjes së tij, merret vesht mirë fillit, se prej një populli të qytetnuem, posë se i lirë politikisht, lypet që ai të jetë i lirë edhe ekonomikisht, e që qytetasit e tij të ndollin në një shkallë kulture të mjaftuehsme, për me dijtë me krye detyrat me ndergjegje e me perdorue tagret me kohë, me vend, me mënyrë; si edhé me pasë aq zotsi, sa me u bâ ballë si duhet e sa duhet nevojave të reja të jetës, në të vuemit e të cilave rrin perparimi i popujve të qytetnuem. Si shifet, prá, prej shkallës së kulturës së një populli mvaret e gjithë jeta e tij politike e ekonomike, si edhe i gjithë perparimi i tij.

Tash unë po pyes Zotnin t’uej; Populli Shqiptar, që sot politikisht âsht i lirë e i pamvarun, a ka një shkallë kulture aq të naltë sa me i kuptue si duhet e sa duhet detyrat e veta? 

Puna e tij a prodhon aq sa lypet per me jetue mirë e pa u bâ ky robi i huej ekonomikisht? N’ atë shkallë kulture, n’të cilën gjindet sot shqiptari a âsht pernjimend i zoti  të perparojë? Kur të vemë oroe, se sot per sot në Shqipni, pa kênë caktue endé kufijtë e sajë e tue u dijtë, se pa një Qeveri të vendasve shteti s’mund të ketë kredi perjashta e me vue oroe, po tham, se në pêsë javë mund të ndrrohen pesë Ministri: se shqiptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanit a të tjetrit Minister a Deputet të kombit: bakajt, hamajt, matrapazat, teneqexhi, kallajxhi, analfabetë gjithfarësh, mund të vênë sŷnin me u ngjitë nder zyret edhé ma të naltat e Shtetit: se ushtria e jonë – mbrojtja e jetës kombtare – mund të lëshohet nder duer oficierash, qi, para këtyne dhetë vjetve kanë vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqiptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare; se nder zyre të financave tona mund t’u jepet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kanë mujtë të jenë têja, a ma mirë me thanë, rrenimi i financave të një Shteti të huej: Kështu edhe kur të merret parasyshë, se edhe sot Shqiptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara: Se Qeverija s’ka kenë e zoja as me çilë kund një pash rrugë të re, as me meremetue kund një pash aso rrugash, që na i lanë ushtritë e hueja: se taksa daganore mund të mos vehet mbas interresave të gjalla të kombit, due me thânë, mbas peprarimit të bujqësisë, të tregtisë, t’indrustrisë e mbas natyret të perpjekunave tona me Shtete të hueja, por mbas nevojës së kashës së Financave, sa per të mbajtë në kamë zyret me rroga àr, të cilat zyre, masandej, mund do të jenë të hapuna, ndoshta jo aq mbas nevojave të Shtetit, sa mbas numurit të kushrijve, miqve e të dashamirve të ministrave e të nëpunsave të naltë të tyne, mjerisht duhet me thânë, se populli Shqiptar s’ká as kuptimin e as ndergjegjen e vertetë të lirisë politike individuale e kolektive; s’ká zotsinë e mjaftueshme, per me mbajtë pamvarsinë ekonomike të veten, e se prandej, as gjindet në një shkallë kulture aq të naltë, sa me sigurue perparimin e vet, pa të cilat veti një popull as mund të jetojë e as s’duhet të jetojë si shtet i pamvarun.

•Atëherë, mbas fjalve të Zotnisë s’Uej, i thame Deputetit të Shkodres, Populli Shqiptar as mujka me jetue, as u dashka që të jetojë i pamvarun? 

At Fishta:- Un nuk e thashë ketë fjalë, na u pergjegjë; por fundi aty del. 

Si janë njerzit e punët në Shqipni, sot per sot kurrkush s’ja shef hajrin pamvarsisë së Shtetit Shqiptar, perposë zyrtarësh e parlamentarësh. E po, a per të mbajtë me rroga àr nja tri a katërmijë zyrtarë, të cilët, jo se janë, por mbas mentalitetit, qi frymzon njerzit e punët në Shqipni, mund do t’ ishin edhe asish, që kanë mujtë me vra njerëz me pare: që kanë mujtë me vra bujqit per t’ju pushtue tokën: që kanë pushtue tokët “miris”; që per interresa të veta, per një “qifllik”, per një “titull”, do t’ishin gati të pshtyejnë n’Atdhé e n’ndijesitë mâ shêjta të jetës: vetëm për me mbrojtë, po thom, me rroga àr këta tri a katër mijë zyrtarë, Populli Shqiptar do të livroj tokën, do të bâjnë tregun, do të punojnë zanatin, do të marrë shtegun e të kalojë mal e dèt’ e të vijë n’Amerikë, të rreshket me natë e ditë në zjarm të fabrikave!

Një pamvarësi këso dore mund të hyjnë në punë, ndoshta, në Zanzibar, në Marok, në Turki, por jo në Shqipni!

Po s’perparoj Populli Shqiptar moralisht e materjalisht, né pamvarsija s’na duhet asgjâ. Lirim, Pamvarsi, Qeveri, Parlament, Këshill’ i Naltë e s’di shka tjeter s’mund të kenë farë kuptimit per né, déri që populli mos të vêhet n’at shêj vendit që të perparojë; janë një lojë fjalësh, per të mbajtë popullin n’errsinë per dobi të do njerzve që kuptojnë Qeveri, por jo Atdhé. E ndoshta, shi per ketë punë i ngrati Populli Shqyptar, megjithse paguen tash dy vjet shtadhetenandë Deputetë, s’ka endé një statut, s’ka endé një formë politike të caktueme të shtetit të vet, e âsht i ngushtuem të mbahet per një ligjë ibride qi s’ âsht ekspresjoni i shpirtit të tij e që kurrsesi s’mund të perkojnë me nevojat t’jetës së qytetnueme të sotme. 

Por, në tjeter anë, kur të vêmë oroe ushtarët Shqiptar, të cilltë, per kah dishiplina, per kah shpirti marcial e sjellje n’ushtrime, mund të percaktohen me ushtar t’ushtrive mâ të para t’ Europës: kur të vêmë oroe oficerat e rìj të tonët (pa)nderlikim besimit që, janë rritë me ndijesi kombtare e ushtrue nên dishiplinë të shkollave ushtarake të do kombeve qi trimnin e burrnin i kanë zanat, janë gati të bajnë flij per të mirën e Atdheut, jo vetëm vedin, por edhe shtëpijat e fshatet e veta: kur të vênë n’oroe prap zyrtarët e rìj tonë, që edhé këta rritë me ndijesi kombtare e frymzue me dashtni Atdhetare, jo vetëm që kanë kompetencen e punës, por edhé kuptojnë në të gjithë hapsinën e vet detyrën e nderen e zyreve adminstrative: e sidomos, kur të marrin parasyshë ndigjesen e popullit, që bân, sado që dron se djersa e tij derdhet kot nepër mejhana sidomos, të Tiranës, e nep djelmët e vet ushtarë, sado që shef se s’po i mbesin perballë t’anmikut në kufi t’Atdheut, por ferrave e shkurreve mbrenda Shqipnijet perballë të vllazenve të vet, tue luftue per shkas t’ambicjoneve të poshtme të do zyrtarve, që janë bâ “shqiptar” qyshëse kanë dalë rrogat àr e që kanë kênë, janë e kanë me kênë gjithmonë ekspresjoni i regresit e i barbarisë azjatike: pse ujku ndron qymen, por jo vesin: tuj marrë parasyshë, po thonë këto fakte, do të thonë edhe që Populli Shqiptar jo veç, se mund të jetojë, por se do të jetojë i Pamvarun. Gjallnija e shpirtit Shqiptar âsht veshkë e jo tha: e kanë veshkë mentalitetet e hueja, që, si bimë parasite në një landë, janë shartue në tê perdhuni; prandej, po mujtem na me i krekcue me kohë këto mentalitete t’hueja–këto gallica parasite t’shpirtit Shqiptar, pamvarsija, sovraniteti e jeta kombtare e Popullit Shqiptar janë të sigurueme pergjithmonë. 

•Jemi kryekput një mendimit me Ju “Uratë”; por si thoni Ju, se mund të pastrohet psikja e popullit Shqiptar prej mentaliteteve të hueja, para se të na i pertrihet ndonjë rrezik jetës sonë kombtare e politike? E pvetem atëherë At Gjergj Fishtën, i cili na u pergjegjë këso dore:

At Fishta:- Mbas mendimit tem kishe me thânë, se puna ma e parë që do të bajnë Shqiptarët, per me pshtue kombin prej rrezikut, qi i kercnohet per shkak të ndryshimit të mentaliteteve âsht ky: mos me lanë të kenë dorë në Qeveri e n’adminstratë të gjithë ata Shqiptarë qi kanë kenë edukue mbas mentalitetit sidomos të Stambollit, t’Athinës e të Venedikut; pse, tue kenë këto tre qytete tri qendra të daluna mifshliz, këto s’kanë zotsinë t’a rrisin menden e nierit mbas ekzigjencave të kohve e të vendit, por vetem mbas andrravet të një lumnisë së kalueme: prandej kultura e këtyne qytetasve s’ká mujtë të formoj qytetas me ndijesi si e lypë nevoja e Atdheut, por kanë trajtue, individë të dhanun me mish e me shpirt mbas atyne popujsh, qi motit paten krijue këto tri kultura, aq sa me mrrijtë me u quejtë me emna të tyne e me lakmue me u bâ robt’ e tyne.”

Shenim F.Radovani: Dokumenti origjinal i perket vitit 1924.

Një gjendje e ngjashme me të sotmen (Tetor 2021.) 

            Melbourne, 21 Tetor 2021.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fritz radovani

VRANINA, VENDI KU GJENDEN GJURMET E NJË “TROJE” SHQIPTARE…

October 20, 2021 by s p

Nga  Ndue  BACAJ

“Pamje e kullës së Vranines sot”

Hyrje

Per  Vraninen  nuk ka banor të Malesisë , Shqiperisë, Malit Zi e më gjërë që të mos kenë dëgjuar të pakten diçka historike e legjendare , me të cilen jemi  krenuar e krenohemi… Edhe pse shpesh  kjo trashigimi vërtitet në mes  gojdhenave  dhe  shkrimeve… Me ketë “gjurmim” të vogel historik  nuk marrë përsiper  të  bëj  historinë absolute të  “ishullit” së Vranines ,veçse mundohem të mbledhë e rendisë atë  histori shumeshekullore  që kemi pasur mundesi ta degjojmë e “takojmë” ndër trevat tona Etnike e politike , që fal Zotit  kanë ruajtur  kujtesen nga njeri brez në tjetrin , por edhe duke marrur në kosiderate ato çfar kanë shkruar ; albanolog , historian ,studiues ( e pse jo edhe shkrimtarë) të  huaj e shqiptar…Si dhe duke medituar  nga  trashigimia “arkeologjike”  dhe rrenojat që shohim sot  në ketë vend, që  per ne  shqiptaret i ngjanë (në miniatur) një Troje të shekullit XIX, por me fatë disi më të mirë , pasi per ketë  nuk  kerkohen shekuj  për të zbuluar vendodhjen , por “thjesht” kerkohet vemendje e kujtesë historike per të mos u harruar nga brezat që do të vijnë… 

Sa  e  Vjeter  është Vranina…

Per hershmerinë e Vranines si vendbanim i rendesishem qarkullojnë mjaft gojdhena të cilat tregojnë se ky “ishull” ka qenë i banuar  të pakten që 2300 vite më parë. Trashigimitë gojore thonë  se  ketu  ekzistonin   DY  tempuj ; ku njeri i kushtohej mbretereshes Ilire Teutes (dhe njihej me ketë emer) , ndersa tjetri  quhej  “Rrasa e Yllit Bardhë”. Tmpujt ndodheshin në dy  kreshta  të Vranines , dhe në çdo Pranverë  banoret vendas (Iliret)  festonin  ardhjen e  kesaj stine që “paralajmronte” ringjalljen e jetes , duke  bërë kurbane…  Keto rite siç dihet  ishin  thjeshtë Pagane. Një tjeter gojedhenë  tregon se  në majat e kreshtave ku ishin dy faltoret e  sipercituara ngjiteshin  jo vetem banorët e Vranines , por edhe të rrethinave e deri ata të Shkodres  dhe festonin jo vetem ardhjen e Pranveres , por dhe të Veres , ku  në keto festime kishin si simbol  perveç ferlikut  edhe Veren  e Vranines  që prodhohej nga  rrushi që kultivohej në ishull ,dhe thuhej se  ishte shumë i ëmbel. Banoret  vendas   ishin vendosur ketu shumë heret , sa nuk mbahej mend. Shtepiat e tyre ishin të ndertuara prej guri , por edhe prej druri…1.   Keto gojdhena fitojnë dimensione të verteta  historike  edhe nga studiues e historian si Konstandin Jirecek , i cili ndër të tjera shkruante se : “Mbi ketë ishull janë  Dy maja  shkembi  të  larta 330 m , me një pamje të gjërë rreth e rrotull  permbi Liqen  e rrethsinë e tij…” 2.  Ndersa  studiuesi e albanologu  Johan Georg  von  Hahn  (në shek.XIX), thotë se : “ Vranina gjindet perpara  grykes së Moraçes  dhe vetem një kanal  i ngushtë e ndan prej toket . Rrethi i saj është nja  një orë e gjysem (me levizë në kembë ,N.B.). Gjysma Veriperendimore ka toka të mira , që prodhojnë nga  200 barrë  miser në vit  , pjesa e Jugut  është mal  dhe joprodhuese…”.3.   Siç  shihet keto dy  autor tregojnë edhe  lartesitë e kreshtave ku ishin vendosur tempujt  , dhe  token  prodhuese , në të cilen kultivohej miser dhe dikur edhe hardhi  e tjer..

Emri i “Ishullit”…deri tek  Vranina e sotme

Në lashtesi  (që në kohen Ilire)  ky ishull quhej “Syni i Liqenit”. Emertimi  mendohet se  i pergjigjej plotesisht edhe  pozicionit  të rendesishem e strategjik që  zinte ishulli.  Këtu dimeroheshin blegtoria , perpunohej  peshku i zënë , ku shquhej tharja e putarges . Nga ky vend behej gjuetia e shpendeve të ujrave e tjer. Gjithashtu ishulli ishte  një vend i mrekullueshem vrojtimi , nga ku mund të kontrollohej levizja e varkave (apo anijeve të vogla të kohes), që qarkullonin nga Shkodra , Malesia  e më gjërë…Pra ky ishull ishte një “SY” i vertet që shihte gjithshka levizte neper  ujrat e Liqenit.  Kur filloi zbritja e fiseve barbare në Ballkan (me siguri sllaveve nga Uralet gjatë shekujve VII-IX…), ky ishull thuhet se  mori  emrin “Syni i Gjakut”.  Nga vetë emri kuptohet se  ky ishull u la në gjak nga luftrat  grabitqare  të  jabanxhijeve , madje  kjo kohë gjaku e mjerimi nuk ishte vetem brenda ishullit “SY” , por edhe   në rrethinat , që “Syri”- ishull i kishte parë  dhe larë me lot gjaku… Sa  vazhdoi ky emer mbi ketë ishull  nuk dihet me saktesi , por studiuesi  Ermanno Armao shkruan se : “…Ishulli i Vranines  është i njohur  që në shekullin e XIII…”.4.   Harta është e shekullit XVII.  Emrin apo toponimi Vraninë , thuhet se e ka marrur ishull dalngadal  pas  luftrave mbrojtese që  zhvilluan vendalit  shekull pas shekulli  dhe masakrave  që shkaktuan  jabanxhinjet  që luftonin per zotrimin e ketij vendi strategjik. Gjatë ketyre kohrave  vriteshin shumë  njerzë , duke e kthyer ketë  ishull në një gijotin të perhershme ku shuheshin pa meshirë  jetë njerzore.  Si rezultat i kesaj historie ishulli filloj të thirrej  “Vendi ky vriteshin Njerz”. Historia ndër shekuj  bëri “bashkimin “ e  fjaleve Vra –     -Njerz , dhe nga ky bashkim dalngadal “lindi”  emri apo toponimi  VRANINË…, toponim që e kemi edhe sot  në shekullin e XXI.  Per hirë të vrtetes duhet thenë se ka edhe një gojedhenë e cila   toponimin Vraninë  e “spjegon” me pozicionin e vrojtimit të ishullit ,nga i cili  vihej re  gjithshka perreth , e per ketë mendohet se “fjalet” Vu – Re  duke u bashkuar dalngadal kanë dhënë  toponimin  disi të sllavizuar Vraninë…

Gjurmë qytetrimi , zhvillimi  e besimi në  Vraninë 

 Si në shumicen e trojeve  të banuara  nga të paret tonë Iliret , edhe në Vraninë  kishte të  ndertuar një qender banimi e qytetrimi mjaft të zhvilluar per kohen, por që  baticat e zbaticat e shekujve shpesh u treguan të pameshirshem per ketë qytetrim e zhvillim.  Është interesant se edhe sot mund të gjinden gojedhena  që thonë se  në Vraninë kishin  një rezidencë të perkoheshme  edhe prinderit e  perandorit  Romak me origjinë Ilire, Valer Dioklecianit , i cili  udhehoqi ketë perandori ne vitet 284-305, si dhe i nipit të tij  Shen Kajit , që u bë Papë dhe ishte në krye të selisë  së shenjte  per trembedhjet  vite. Kjo gojedhenë edhe sot mund të “gjejnë” mbeshtetje  tek dy autore  (në librat e tyre  historik per Shqiperinë)  : Se pari , Edvin Zhak  i cili per  perandorin  Diokleciani shkruan ; se ishte me origjinë Ilire dhe kishte lindur në fshatin Dokleas në pellgun e Liqenit të Shkodres. 5.  Së dyti , Zhan Klod Faveirial i cili thotë se Shen Kaji (apo Shen Gaji) ishte nipi i perandorit Diokleciani  dhe qendroi  në  krye të fronit të Shen Pjetrit  në  vitet 283-296..6.  Është interesant të  cilsohet se albanologu Xhuzepe (Giuseppe) Valentini kur shkruan per Marshejin (dikur edhe qytet-kala) “nenvizon” se  manastiri i Vranines ju është dhuruar  kryeparëve të  Marshenjit ; Ili Marsenit  në vitin 1288 , dhe Gjergj (Georgius) Marsen-it në vitet 1322 – 1329…7.  Ndonse per shekuj  Vranina ka qenë edhe një qendër e banuar , në regjistrimin e kadastres dhe koncensioneve …(1416-1417) të perpiluar nga Venedikasit  nuk ka  asgjë të shenuar per numrin apo emrat e banoreve. Ndersa defteri  i regjistrimit të sanxhakut të Shkodres  i vitit 1485 (perpiluar nga Osmanet) na jep keto të dhena  ;  Fshati Vranina ,varet nga Zhabjaku , është timar i  Hasan Marinit , dhe ka të regjistruar  vetem emrat e dy kryefamiljareve (dy shtepiave)  që jane : Gjuro i biri i Vukashit  dhe  Nika   i biri  i Dimitrit…8.  Pra siç shihet edhe  emrat e ketyre dy kryefamiljareve tingellojne si emra  ortodoks – sllave , gjë që ka mundesi të jenë e vertet , pasi  banoret autokton kristian (katolik) , pasi  kishin luftuar gjatë me pushtuesit otoman , ose ishin  vrarë , ose ishin detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre per ti shpetuar  valës së parë të egersisë së pushtuesit. Ndersa  sllavet siç dihet  jo vetem u nënshtruan “paqë” në  ketë  kohe ,por shpesh ishin bërë  edhe aleat të pushtuesve osmanë…

 Një studiues i njohur i dinastisë  shqiptare të Balshajve , Xhuzepe  Xhelcik (Giusepe  Gelcich )  përpara më shumë se një shekulli do të  shkruante se : “…Shqiptari i zgjuar nga natyra dhe i paisur  me një shije  të jashtezakonshme , i kishte stolisur  qytetet e veta  me monumente artistike  shumë të çmuara  ,të cilat u zevendesuan  pa shenjë e pa nishan  nga kulla  ciklopike zetjane  dhe nga ledhet mbrojtese  venedikase , shto ketu edhe goditjen e pameshirë  që i  shkaktuan shpatat dhe zjarret perpise  të çdo gjëje  , që i shpartalluan ato qytete (apo qendra  urbane të zhvilluara N.B.) fatkeqe , që keshtu heshten pergjithmon ….” .9.  Është  kjo aresyeja që edhe  në ishullin e  Vranines  albanologet ,studiuesit e historianet  konstatojne fare pakë  monumente  qytetrimi , zhvillimi e besimi  Iliro-shqiptare…  Konstandin Jireçek  shkruan se mbi ishujt e  Liqenit (Shkodres) kanë qenë  pesë manastire  të vogla… Më  i madhi ishte manastiri i Shen Nikollit në ishull të Vranines… Manastiri ka qenë i paisur me dhuntira të shumta , si prej anës së  Nemajevet  ashtu edhe  prej  Balshajve  e më vonë (1572) prej  Skenderbeg Cernojeviqit. Një kohë të gjatë  ka qenë i lidhur  me manastirin serb të Shen Mehillit , dhe atë të Shen Gabrielit në Jeruzalem , të cilit  ia kishte dhanë  cari Stefan Dushani.. (atëhere  kur  ky despot  kishte pushtuar trojet shqiptare si shumë troje të tjera të Ballkanit .N.B.). Po ky autor (Jireëek-u)  shkruan se edhe  në ishullin  Moraçnik (afer Vranines) ka qenë  një  manastir i vogel i Shen Merisë-Nënë që ishte “pronë” e Balshes III…10.  Ndersa  Milan Shuflaj “tregon” se sikur mund të shihet prej shkresave , manastiri (mungadia) e Shënkollit të Vranines gjendej atje që në shekullin e XIII…11. Po ky autor  në një studim tjeter të tij e “saktëson”  se manastiri i Shenkollit ishte themeluar  rreth vitit 1232 nga peshkopi i Zetës… i cili u braktis  që në vitin 1843 , por që u ripertri  në vitin 1886..12.  Është interesant se  ka gojdhena që thonë se në Vraninë  ekzistonte  manastiri apo kisha kushtuar të shenjëtores  Marie , Nënës së Jezu Krishtit, dhe një  Kala mjaft  e hershme . Jireçeku kur shkruan per Vraninen nuk e permend  ketë kala të hershme , por  thotë se e ndertuan turqit  mbas vitit 1843 , ndersa për  manastirin e Zojes Shën Mri shkruan se gjindej  në ishullin e afert  Kom , dhe ndër muret e tija gjindej varri i Llesh Gjurasheviqit  (Cernojeviq), kryekomandantit  të despotit Stefan , me një mbishkrim. Më tej  është Starceva Gorica ; një manastir dikur i njohur  me një nga dorshkrimet e vjetra.Tash është krejt  i shkretë. Ketu  ka qënë varrosë  Bozhidar Vukoviqi (1540) që shtypte libra kishet serbisht në Venedik. Në ishullin Beshka Gorica kanë qënë dy kisha ; një e Shen Gjergjit  e tjetra  e Shen Mërisë nanë. Ndër germadhat  e kesaj të fundit  gjindej varri i Lenes , bijes së princ- Lazarit serb , e cila ma parë  ka qënë  e shoqja e Gjergj Strazimir Balshes (shqiptare N.B.) e mbas tij e  vojvodes  madh të Bosnjes  Sandal-it (1442)…13.  Siç shihet  ky autor shkruan edhe per ishuj të tjer me të vegjel të liqenit të Shkodres ,që natyrisht  kishin lidhje , por  edhe  mvaresi  nga ishulli  i madh i Vranines… 

Pershkrime  me vlera  gjeografike e historike

Studiuesi francez Hyacinthe  Hecquard i cili ka qënë edhe konsull në Shkoder (në shekullin e XIX), kur pershkruan Ishullin e Vranines e lidhë atë  me derdhjen e lumit të Moraçës ,dhe thotë se në atë kohë ndahet nga toka  vetem prej një kanali  të vogel ; ai dallohet që larg prej dy maleve  majemprehta  që ngrihen në pjesen jugore të tij. Në perendim të ketij ishulli ndodhet  ishulli , apo me saktë shkembi i Lesandres…14.  Ndersa Ermanno Armao  shkruan  : “…Nese  niveli i liqenit  do të kishte  qënë më i ultë se i sotmi (vitit 1930..N.B.) Vranina  do të kishte  qënë  asokohe  e lidhur me fushen  e Moraçes  dhe nuk do të ishte ishull…”.15.   Albanologu Milan  Shuflaj  në studimet e tija shkencore na “kujton” se ishulli i Vranines  ka qënë  edhe një vend  strategjik ku mblidheshin perfaqesuesit  e  zonave perreth (shqiptare e fqinje ,malazez e  më gjërë) , per të bërë aleanca e marrë vendime me interesë të perbashket . Një ndër  keto momente historike është fiksuar në vitin 1455  kur perfaqesuesit  e 51  fshatrave të Zetes  së Siperme  ( ateherë trevë e komunë me shumicë shqiptare ,por edhe me pak banor  malazez,  nënshkruan në ishullin e Vranines  se bashkoheshin  me  Venedikasit me anë të një konvente  per të luftuar  kunder  invazioneve   Osmane që perbenin një  rrezik të perhershem…16.  Ndersa i Studiuesi  i  koheve tona  Oliver Jens Schmitt, shkruan se  takimi i vitit 1455  është bërë në muajin shtator  në ishullin e Vranines (Vranjina…) të  Liqenit të Shkodres  në mes fiseve luftarake  të Zetes së Eperme , nën udheheqjen e Stefan Cernojeviqit (aleat i prijesit legjendare të  Arberisë , Gjergj Kastriotit Skenderbeu..N.B.).  Perfaqesuesit e fiseve  premtuan se do të  marrin pjesë  në luftimet  në të gjithë Arberinë …17.  Po ky autor  thotë se marrveshja e Vranines ….e vitit 1455 mbeshtetej mbi patronazhin e kulluar dhe aleancen kunder Osmaneve.. 18. Studiuesi  Georg Hahn ( shekulli  XIX) tregon per  ishullin  e Lesendres  që ishte  shkemb  dhe ndahej  nga një kanal i ngushtë  prej  bregut perendimore të Vranines , që nuk është më shumë se 100 kembë  i gjërë . Ishulli në fjalë  është një milje e gjysem deti larg  bregut malazez … Ishulli i Vranines  ka qenë gjithmon i “Turqisë”, (domethenë i Shqiperisë  , pasi  në ato  kohë ishim të pushtuar nga  kjo perandori dhe identifikoheshim me emrin e ketij pushtuesi..N.B.). Edhe tokat e ishullit  ishin të agallareve (shqiptar  të Zhabjakut).  Shkaku  që Vranina u shkeput nga Turqia ( d.m.th. nga Shqiperia ) ka qënë  ky: me 4 nentor 1832 tetë  vranjot shkuan në Shkoder  gjoja per të blerë krypë ,por ketu u kapen si spiun të malazezeve .  Me urdher të  vezirit të madh Reshit Pashes  , që ateherë ndodhi në Shkoder  u futen  në burg  . Njeri prej tyre  shpetoi ,ndersa shtatë të tjeret  u varen. Vranjotet kur e moren  vesht ketë derguan një delegacion të Vladika  dhe  iu  luten që ishullin e  tyre  ta pranonte brenda tokes malazeze.  Lutja e tyre u   pranua  me gëzim dhe  Vladika dergoi shpejt në ketë ishull një garnizon ushtaresh dhe Lesendren e siguroi duke ndertuar një kullë të fortë. Në ketë menyrë malazezet fituan sundimin  mbi pjesen  veriore të liqenit dhe u bënë të vetmit pronar të plloçave të mira të atjeshme…19.  Është me vlera të theksohet se  grabitja e  ishullit  shqiptar të Vranines   që ishte edhe një pikë strategjike që kontrollonte  edhe qarkullimin e tregtinë që zhvillohej  nepermjet Liqenit të Shkodres  (në  mes dy brigjeve  e me tej) , ka ndodhur  pikrisht në vitin 1832 , kur edhe  kishte rënë  dinastia famemadhe shqiptare e Bushatlinjeve të Shkodres ,ndersa incidenti me  banoret me besim ortodoks të Vranines  ishte thjeshtë  shkaku që inskenuan fqinjet tanë të vonë sllav, per të grabitur ketë   “Sy” Magjik e  Historik të liqenit të shqiptareve …Në dokumentet  osmane  gjindet  një urdher i kryevezirit turko-osman  i datës  10 prill 1839  i cili ndalon perkohësisht  ndeshkimin e banorëve (raja) të ishullit të Vranines, të cilet prej vitesh ishin bashkuar  me kryengritesit malazez. Ndeshkimi thuhet në urdher do të behet më vonë, meqense Vladika i Malit Zi pergatitej per luftë. Gjithashtu ndeshkimi thuhet se do të bëhet më vonë , pa zhurmë , me anë  të një fisi që quhen malësor… Fisi malësor në fjalë është zotuar per një fillim të mirë…20.  Në këtë urdhër nuk njoftohet emri i fisit malësor… Nën presionin e shqiptareve  në vitin 1843  Osman Pasha  vendosi me  Çlirua  ishullin nga pushtuesit malazez. Pasha urdheroi  me zgjerua  fortifikatat  e Lesendros dhe me ndertua  një kullë ….Vladika  me  shpenzime të medha  transportoi disa topa të rendë deri në breg  dhe me këto bombardoi fortifikatat e Lesendros , por pa as me të voglin sukses ,dhe sulmi i  300 malazezeve kundra Vranines  u terhoq i detyruar  prej garnizonit të shqiptareve  që  i shkaktuan humbje të medha armikut . Prej asaj kohe të  dy ishujt (Vraninan e Lesendra ) u  bënë pronë  e Turqise (dmth ju rikthyen shqiptareve  me 1843)…..Ndersa pjesa më  e madhe  e banoreve të vjeter të Vranines  u kthye perseri në trojet e veta…21.  Për fortifikimet e “reja” në ishull,  Hekardi  thotë se në vitin 1843 , Osman Pasha  ndertoi edhe dy kulla në Vraninë dhe në  Kramazur , që Hahni  e shkruan  në trajten Gurmeshur..22.  

Vranina , ose  pak nga historia  e një  Troje  shqiptare të shekullit XIX… 

Si çdo pllembë truall i Shqiperise Etnike ,edhe Vranina ka historinë e saj shumeshekullore  të luftrave ,qendreses  e shpesh mbijeteses. Por simboli  më sinjifikativ që e bënë  Vraninen ti ngjasoi  (në miniatur) Trojes  historike  të më shumë se tridhjet shekujve më parë  , është  Lufta mbrojtese e qershorit  të vitit 1862  kur trimat shqiptar , me në krye – kryetrimin Oso Kuka,  bënë që  një kullë baroti në Vraninë të gjëmoi më shumë se një kala , gjëma  e të ciles u degjua  jo vetem tek Krali malazez në Cetin , por deri në kryeqytetet e Europes Plakë… Lufta per mbrojtjen e Vranines kishte qënë e pabarabart , pasi shqiptaret jo vetem nuk perkraheshin  në  mbrojtje të teritoreve të tyre nga  Stambolli (pushtues), por shpesh edhe pengoheshin , ndersa forcat pushtuese malazeze  kishin një ndihme të pakursyer jo vetem nga “motra” Serbi , por edhe  nga Europa plakë e veçanarisht nga  dadoja e  sllaveve , Rusia…  Kur  kësaj lufte të pabarabart i kishte ardhur  fundi  tragjik  dhe forcat mbrojtese shqiptare po flijoheshin një e nga një ,                       Oso Kuka  me trimat që  u printe vendosen të terheqin sa më shumë forca malazeze  rreth kulles . Pikrisht kur u “mendua” se momenti kulmore kishte ardhur, dhe qindra ushtarë  e oficerë  malazez po “festonin” fitoren rreth kulles ,  Oso Kuka me miratimin e shokeve të tij trima (që kishin mbetur rreth 30 vetë) , vendosen me vdekë  heroikisht , duke  shlyer vehten disa herë.  Per ketë i dhanë zjarr kullës së barotit  e cila gjemoi nga një shperthim trondites që mbuloi me flakë  e shtellunga  tymit  krejt ishullin  ku gjeten vdekjen pa lavdi  rreth 200 malazezve shoven , por edhe u flijuan me lavdi  e nderë në shekuj rreth  30  deshmor  shqiptar , heroizemi i të cileve  edhe sot këndohet e kujtohet me krenari , duke bërë që edhe Vranina ti ngjasojne  një Troje  shqiptare  të shekullit XIX… 

Pas vitit 1945 kur në (ish)  Jugosllavi dhe në Mal të Zi sunduan komunistet, Vraninen  ata  e  kthyen në një burg  të tmerrshëm per kundershtaret e tyre politik .  Siç thuhet  nga ky ferr i komunisteve jugosllav kishte shpetuar i gjallë vetem një i burgosur  i cili kishte arritur të arratiset duke perdorur deren e burgut  (prej dërrease), per të lundruar drejt tokes.. Më vonë  kur Vranina  e kishte humbur  funksionin si burg  muret e mbetura  të kalasë  apo  kullës  së  “Oso Kukes”  demtohen edhe nga një termet… Sot kulla e “Oso  Kukes” është  lënë në meshiren e “moteve”  që dalngadal  po e “rrafshojnë”.. Por  megjithse sot Vranina  është e ndarë me kufij nga Shqiperia “londineze”,  ajo është e pandarë perjetsisht nga historia e Shqiperisë Etnike…   

Referencat:

1.Keto gojdhena  i gjejmë të shkruara edhe  në romanin historik të Sulejman 

Krasniqit  me titull “Oso  Kuka “,fq.22-23.  

2.Konstantin Jirecek , Vezhgime Iliro-Shqiptare , fq.111. 

3Johan Georg  Hahn , Studime  Shqiptare ,fq.161. 

4.Ermanno Armao Vende, kisha , lumenj ,male  e toponime  të ndryshme të një  harte të lashtë të Shqiperisë ,fq.179. 

5.Edwin    Zhak ; SHQIPTARET.. fq.151.  

6. Zhan Klod Faveirial ; HISTORIA ,më e vjeter e Shqiperisë ,fq.90.  

7.Giuseppe  Valentini , Il Diritto Delle  Comunnita…fq.311.

8.Defteri Sanxhakut Shkodres…fq.370-  -371.   

9.Giusepe  Gelcich  , Zeta dhe Dinastia e Balshajve ,fq.366. 

10.Konstantin Jirecek ; Vezhgime Iliro-Shqiptare… ,fq.111.  

11.Milan Shuflaj  ,serbet e shqiptaret ,fq.220

12.Milan Shuflaj ,Situata të Kishës në Shqiperinë Paraturke ,fq.87-88 , perkthyer e perg. per botim Dr. phil. MA  Edmond Malaj, botime franceskane ,Shkoder 2013.  

13.Konstantin Jirecek,po aty..fq.111. 

14.Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë ,fq.95.

15.Ermanno Armao Vende ,kisha , lumenj , male  e toponime  të ndryshme të një harte  të lashtë të Shqiperisë Veriore ,fq.179. 

16.Milan  Shuflaj ; Serbet e Shqiptaret..fq.154.  

17.Oliver Jens Schmitt Arberia  Venedike 1392-1479,fq.307. 

18.Oliver Jens Schmitt , po aty…fq.497. 

19.George  Hahn ,Studime Shqiptare …fq.161-162. 

20.Akademia e Shkencave  të RPS të Shqiperisë , Instituti i Historisë, Kryengritjet popullore  në vitet 30 të shek. XIX ,dok.261 ,fq.389 ,Tiranë 1978.   

21.Goerg Hahn ..po aty .fq.162 . 

22. Hyacinthe Hecquard  ; Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë  Eperme ose Gegerisë ,fq.96. 

Filed Under: Histori

Në përkujtim të 17 vjetorit të ikjes në përjetësi të Anita Bitrit

October 20, 2021 by s p

(Mbresa dhe kujtime nga një tragjedi në Amerikë që mori jetën e tri hyjneshave shqiptare)

Nga Keze Kozeta Zylo

Ndonëse kanë kaluar 17 vjet që nga ikja tragjike e artistes së madhe shqiptare Anita Bitrit, përsëri Diaspora, gjithë dashamirësit e Anitës dhe artdashësit e kujtojnë me dhimbje tragjedinë që ndodhi në qytetin ku jetoi në Staten Island, në New York.  Ishte një ngjarje tejet e dhimbshme ku u trondit çdo qënie njërezore që e dëgjoi në te gjitha lajmet në mediet amerikane dhe shqiptare, ngase humbën tri jetë njerëzish.  Ishin tri gjenerata: Anita, e bija Sibora dhe nëna e saj Hazbija.  

Ato u mbytën nga gazi, monoksidi i karbonit.  

Kujtoj në 10 –Vjetorin e ikjes së tyre bashkësia shqiptare e udhëhequr nga Pastori amerikan Steve Galegor dha një përshpirtje në gjuhën shqipe në përkujtim të Anitës, bijës dhe nënës së saj, në 10 vjetorin e tragjedisë së humbjes së jetës së tyre.  Pastori amerikan Galegor, i cili të befason me të folurën e bukur të gjuhës shqipe tha se edhe pse nuk kam qenë atë ditë në koncertin e lamtumirës, pasi ishja me shërbim në Tiranë, e përjetova me dhimbje të madhe humbjen e tri krijesave të Zotit që u ndanë nga ne para kohe.  Gjithmonë do t’i kujtojmë me dhimbje e dashuri Anitën, Siborën dhe nënë Hazbijen të cilat humbën jetën tragjikisht në mjediset e shtëpisë së tyre në Staten Island në New York tha pastori amerikan Steve Galegor në përshpirtje.  

Në këtë përshpirtje ishte dhe vëllai i Anitës, Arben Bitri.

Në intervisten që dha për TV Alba Life në New York, ai kujtoi me dhimbje dhe lot në sy tragjedinë e tmerrshme që i ndodhi familjes së tij.  Ai vazhdoi se sonte ndodhemi pikërisht në këtë vend të shenjtë në Kishën First Evangelical Free Church në Brooklyn, ku dhjetë vjet më parë të gjithë artistët e Komunitetit, Diaspora, artdashësit e shumtë, së bashku me Qemal Zylon si organizator kryesor në bashkëpunim të ngushtë me artistin e shquar Frederik Ndocin dhe orkestrën e mirënjohur “Alba” të udhëhequr nga kitaristi i talentuar Edi Xhani, organizuan një koncert lamtumire në nderim të artistes vlonjate mbarë kombëtare Anita Bitrit.  Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme në emër të gjithë familjes së tij për nderimin e veprës që i bën Anitës dhe tha se do të punojë së bashku me artistët për të realizuar një dokumentar që trashëgimia e vyer e saj t’u ngelet brezave.  Ndërkohë Qemal Zylo kujtoi të gjithë bashkëpunëtorët, veçanërisht Frederik Ndocin, Edi Xhanin, ambasadorët e kulturës shqiptare Merita Halilin dhe Raif Hysenin, Vait Hajdarin, Sokol Asllanin dhe Maksim Vathin, artistët e shumtë, dashamirësit, mediat si Adem Belliun për kulturën shqiptare, Dalip Grecën për gazetën “Illyria”, të cilët u ndodhën pranë në vendin e ngjarjes pasi e dëgjuan gjëmën që ndodhi, ngjarje që u publikua në mediet e shumta.  Ai shprehu dhe mirënjohjen për të gjithë amerikanët dhe bordin e kishës First Evangelical Free Church, pasi si i punësuar aty për vite me radhë, kujtoi ditën që kjo kishë hapi të gjitha dyertë për të organizuar koncertin e lamtumirës.  Ajo që do të më ngelet gjatë në kujtesë vazhdoi ai është se në vendin që u organizua koncerti i lamtumirës, ishte planifikuar me kohë të organizohej ceremonia e një dasme amerikane, por kur bordit i paraqita se me shqiptarët duam të organizojmë një koncert lamtumire për artisten e shquar shqiptare, familjarët dhe Bordi me zemërgjerësinë më të madhe pranuan të shkonin në katin e nëndheshëm, përdhes, (basement siç e quajnë amerikanët) dhe na lejuan që ne t’i bënim nderimet e duhura tri gjeneratave që humbën jetën tragjikisht.        

Çdo njeri mbart kujtimet e tij në atë ngjarje tragjike, dhe ne kësi rastesh është e vështirë të ngjesh fjalë ngushëlluese.  Personalisht kurre s’do ta harroj telefonatën në kolegj në Brooklyn të Frederik Ndocit i cili me një zë vajtues më dha i pari lajmin e kobshëm për tri gjeneratat të mbytura nga monksidi i karbonit.  Tepër e rëndë ishte për vellain e Anitës, Benin jo vetëm tragjedia, por edhe sepse ai se kishte takuar kurrë Siborën, për shkak dokumentesh, një ëngjëll që premtonte shumë për të ardhmen, por mjerisht ai erdhi për të përcjellë trupat në Atdhe, në Vlorë.  Beni kishte dëgjuar vetëm zërin e saj qindra herë në telefon, dhe shprehjen aq të bukur të mbesës së tij Siborës duke i thënë në anglisht: “I love you Daja”!

Arti i Anitës, këngët e saj, violina e bukur, tekstet muzikore që krijonte, i përkasin fondit të artë të muzikës shqiptare.  Nga të gjithë folësit atë ditë ajo u pagëzua si Pop Star i muzikës shqiptare, por mjerisht shpesh herë na duhen histori të dhimbshme si tek kalaja e Rozafës, që të dalin në pah madhështia dhe gjenialiteti i popullit tonë.  Nga shpirti atë ditë në ceremoni nga skena i dhashë lamtumirën me këtë poezi:  Kjo vdekja e zezë/ muret i çanë/ për tri hyjneshat që vdekjen panë/. Tmerruar nga lajmi rrugën mora/ kalova me drita të kuqe vetëtimë/ në cep të rrugës frymën ndalova/ ngriva statujë kur pashë shtëpinë/.  Zemra më rrihte si e zënë në faj/ si labe e qava: e mjera e mjera/ ndenja gjatë, por porta s’u hap/ ndeza qiririn dhe e vura tek dera/.  Vitet do të ikin dhe shpejt do të kalojnë/ loti i mërgimtarit do të ngelet në derë/ Orkestra “Alba” shpesh do të ekzekutojë/ këngët e tua në tastierë/.  More helmin në zemër, ike larg Anita/ ndoshta të gjeje qetësinë/ bashkë me violinën si shelg lotues, le dhe këngën/ dhe me zërin tënd pavdeksinë!

Duke përfunduar në vesh ende kam zërin e vogëlushes, zërin e një ëngjëlli Siborës e cila i këndon mamit të saj si: “Jam e bekuar si ty, kënga ime le të jehojë, për mamin le ta dëgjojnë…”

Kënga dhe Zëri i Anitës kur këndon me të bijën e saj Siborën në duet duket sikur vazhdon të mbush qiellin si cicërima zogjsh, si zëra në përjetësi! 

19 Tetor, 2021

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: anita Bitri, Keze Kozeta Zylo

SHKOLLA SHQIPE “MËSONJËTORJA” NË BRESHIA, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR NË ITALI

October 20, 2021 by s p

Ahmet Bendo, rrëfen ekskluzivisht për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, themelimin e shkollës Mësonjëtorja, bashkëpunëtorët, nxënësit, mësuesit e sfidat e të ardhmes, organizimin e mësimit shqip dhe historinë e shkollës shqipe në Breshia të Italisë, gjuhën shqipe si formë e identitetit kombëtar dhe sfidat e mësimit shqip mes teknologjisë, pandemisë dhe vështirësitë e fëmijëve me dy gjuhë. Me Ahmet Bendon bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA.

THEMELIMI I SHKOLLËS MËSONJËTORJA, BASHKËPUNËTORËT, NXËNËSIT, MËSUESIT DHE SFIDAT E SË ARDHMES

Mendimi për hapjen e shkollës ishte shumë kohë më parë por na duhej të realizonim disa procedura burokratike me Bashkinë e Qytetit të Breshias, të cilat i realizuam jo pa vështirësi. Organizimi jonë si shoqatë për të gjetur vendin ku do të zhvillohej mësimi dhe gjetja e mësuesëve vullnetarë. Si bashkëpuntor po përmend disa emra të anëtarëve të shoqatës (sepse të gjithë kanë kontribuar kush më shumë dhe kush më pak). Nga ata po përmend zv.Presidentin e Shoqatës Kostandin Lloji, unë personalisht si President shoqate, Silvana Tika sekretare e shoqatës dhe mësuese e shkollës “Mësonjëtorja” në Breshia, Albert Koci anëtar i komitetit drejtues të shoqatës, Ali Ustameta anëtar i Komitetit drejtues të shoqatës. Hapja e shkollës “Mësonjëtorja” u realizua në datën 05.10.2019. Si fillim arritëm të sigurojmë gjetjen e 5 mësueseve profesioniste, pastaj punuan me komunitetin shqiptar në Breshia dhe provinca për të përgatitur një klasë të parë me fëmijë të vegjël duke filluar nga mosha 7-14 vjeç. Arritëm të sigurojmë dy klasa nga 13 fëmijë, të cilët i ndamë në nivelin e parë dhe të dytë. Sfidat në të ardhmen do të jenë të mëdha, ato janë hapja e shumë klasave të tjera dhe për këtë në këtë vit kemi realizuar një klasë të re me 16 fëmijë që vijnë në shkollë për herë të parë. Ne do të përballemi me çdo sfidë të kohës dhe së bashku në bashkëpunim me “Lidhjen e Mësuesëve”, Këshillin integrues, qendrën e botimit të librit për diasporën dhe oficerën për diasporën në Itali, do të fitojmë kundër çdo sfide dhe pengese.

ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP DHE HISTORIA E SHKOLLËS SHQIPE NË BRESHIA

Organizimi i mësimit shqip është dy orë nga ora 15.00- 17.00, çdo të shtunë. Ora e parë e mësimit shqip është abetarja, ora e dytë artet e bukura ku hyn mësimi i valleve, tregimet  e vlerat e veshjeve popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë së madhe, dialogjet ndërmjet fëmijëve, vlerat më të mira patriotike si mbajtja e emrit shqiptar, dashuria për gjuhën, historinë, kulturën, traditën tonë, dashuria për atdheun dhe flamurin tonë kombëtar etj. Këtu po ndalem në një shembull se si mësohet fëmija dhe i riu shqiptar për tu dashuruar me atdheun dhe flamurin e tij. Në rast se unë do t’i them një të riu shqiptar duhet të besosh te flamuri jonë kombëtar sepse ai përfaqëson indetitetetin tonë dhe prezanton këtë apo atë gjë, ai nuk do të më besojë shumë, do të mendojë se flamuri përfaqëson kombëtaren e futbollit shqiptar që kur fitohet është më i bukuri në botë dhe kur humb nuk ka aq shumë vlera. Po ku është gabimi im… Flamuri është një realitet me shumë komplekse. Unë fillova të besoj të besoj te flamuri që në fund të fundit është një stof me ngjyrë të kuqe me simbolin e shqiponjës dy krenare, në momentin kur kisha përvetësuar një sërë vlerash të rëndësishme shoqërore dhe sociale. Është e nevojshme ti bëjmë të qartë të rinjve tanë se në momentin kur unë mbledh nga toka shishe plastike apo mbeturina që nuk i kam hedhur unë dhe i hedh në një kosh plehrash, në momentin që unë shikoj territorin për rreth shtëpisë dhe kërkoj ta ndjej që është territori im, në momentin kur unë marr pjesë në jetën e përditshme shoqërore sociale dhe ndihmoj ata që vijnë mbas meje, në momentin kur unë dashuroj qytetin ose fshatin nga jam, rrugët ose rrugicat e tij, kur dashuron nga poshtë lart dhe jo nga lart poshtë, dashuria për Shqipërinë dhe flamurin vijnë në mënyrë natyrale. Këto janë vlerat që duhet ti mësojme brezit të ri dhe njëri – tjetrit.

GJUHA SHQIPE SI FORMË E IDENTITETIT KOMBËTAR

Gjuha është baza e komunikimit në çdo fushë, rrethanë apo aspekt. Ndaj dhe ruajtja e trashgimia e gjuhës shqipe përbën elementin thelbësor të identifikimit kombëtar. Gjuha e folur dhe e shkruar janë simboli më i pastër i paraqitjes së identitetit tonë dhe njëkohësisht ai më i vyer i ruajtjes së identitetit e historisë tonë. ‟Gjuha është fortesa e ruajtjes së historisë e identitetit të një kombi”.

BASHKËPUNIMI PRINDËR – NXËNËS – MËSUES

Bashkëpunimi prindër – nxënës – mësues qëndron në lartësinë e duhur sepse prindërit janë mësuesit e parë të gjuhës shqipe.  Nxënësve ju jepen detyra shtëpie nga mësueset të cilët do ti përgatisin edhe me ndihmen e prindërve, për këtë ne kemi përgatitur edhe grupin ëhatsApp të prindërve.

SFIDAT E MËSIMIT SHQIP MES TEKNOLOGJISË, PANDEMISË DHE VËSHTIRËSIA E FËMIJËVE ME DY GJUHË

Barriera fillestare e fëmijëve bilingual tejkalohet në momentin që ata fillojnë të mësojnë të komunikojnë me shokët e klases si dhe me prindërit në shtepi për fjalët shqip që mësojnë në shkollë. Perveçse një pasuri kombëtare, studimet tregojnë se fëmijët që flasin dy gjuhë zhvillojnë kapacitete të larta të memories dhe fleksibilitetit mendor. Viti i pandemisë na vuri në vështirësi pasi përveç si një ndodhi e papritur,  për më tepër shkolla ishte në fillimet e saj. Një aspekt tjetër penalizues është se ne si shkollë kemi lëndet artistike të këngëve dhe valleve shqip, të cilat nuk arrihen të zhvillohen online por vetëm në prezencë. Pavarësisht këtyre, pandemia na tregoi se dëshira dhe vullneti jonë për ta çuar përpara këtë projekt i rezistuan pandemisë, pasi ne jo vetëm që zhvilluam platformen online por tani dhe rihapem shkollën.

NJË PËRSHËNDETJE PËR VATRËN, DIELLIN E DIASPORËN SHQIPTARE NË USA

Përgëzoj në emër të shoqatës Komuniteti shqiptar në Itali ( Associazione Comunità Albanese in Italia) dhe në emrin tim personal si President i saj, me respekt Kryetarin dhe stafin e Federatës  Vatra në USA, si dhe editorin e gazetës Dielli dhe stafin e tij për një punë të mrekullueshme që kryejnë në shërbim të komunitetit shqiptar në USA. Ju përqafoj nga larg me mall dhe uroj që puna juaj e vyer në shërbim të komunitetit në USA dhe jo vetëm mos të ndalet por të shkojë gjithmonë përpara, mbi të gjitha për bashkimin e territoreve shqiptare. Sa më parë u bashkoftë Shqipëri-Kosovë. Me respekt nga presidenti i shoqates Associazione Comunità Albanese in Italia, Ahmet Bendo.

Filed Under: Featured

NDËRROI JETË GJENERALI AMERIKAN COLIN L. POWELL

October 19, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli/

Dëshira e ish-Sekretarit të Shtetit Colin Powell për Shqipërinë: “Të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin historik, për tu këthyer, më në fund, në zemër të Evropës”.

See the source image

Gjenerali Colin L. Powell, ish-Sekretar i Shtetit Amerikan dhe Shef i Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë të hënën në mengjes, si pasojë e ndërlikimeve nga Covid-19, megjithëse ishte i vaksionuar plotësisht sipas rekomandimeve të mjekëve, thuhet në njoftimin e familjes për vdekjen e këtij amerikani të madh.  Familja falënderon ekipin mjekësor që është kujdesur për të në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Bethesda të shtetit Maryland, afër Washingtonit, duke shtuar se, “Kemi humbur një bashkshort, baba dhe gjysh të dashur dhe të jashtzakonshëm, si dhe një Amerikan të madh”, thuhet në njoftimin e familjes me rastin e kalimit në amshim të Gjeneralit Colin Powell, njërit prej ushtarakëve, diplomatëve dhe politikanëve më të dalluar të Shteteve të Bashkuara, në disa dekada.

Colin Powell ka shërbyer në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit duke filluar nga 20 Janari, 22001, i emëruar në atë detyrë nga Presidenti Xhorxh Bush i vjetër. Gjenerali Powell ka qenë Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e Presidentit Ronald Reagan, ndërsa kariera e tij prej ushtaraku ka zgjatur për 35 vjetë, duke arritur nivelet më të larta në udhëheqjen e Pentagonit, përfshir edhe detyrën më të lartë të atij enti të mbrojtjes, Shef i Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

See the source image
Gjenerali Colin Powell
Picture of Colin L. Powell

Kryediplomati Colin Powell

Është e vështirë të gjeshë një udhëheqës politik, ushtarak ose diplomatik me rëndësi të Shteteve të Bashkuara në 30-vitet e fundit, që të mos ketë pas të bëjë – në një mënyrë ose në një tjetër me Shqipërinë dhe me shqiptarët.  Natyrisht, se duke qenë njëri prej personaliteteve më të dalluara ushtarake dhe diplomatike të Amerikës, as i ndjeri Gjenerali Colin Powell nuk mund të ishte një përjashtim.  Ndër vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, shquhet edhe ajo e Sekretarit të Shtetit, Colin Powell në Maj të vitit 2003 në Tiranë ku kryediplomati amerikan mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Adriatikut. “Karta e Adriatikut”, ka thenë me atë rast Powell, “do të shërbejë si një udhëzim drejtë integrimit euro-atlantik të tre vendeve (Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë). Ai ka shtuar se, në këtë dokument, “pasqyrohet përkushtimi i partnerëve tanë për të bashkpunuar, individualisht, me njëri tjetrin dhe me fqinjtë e tyre për të krijuar një rajon të demokracive të forta, të mbështetura nga ekonomi me tregje të lira”, dhe ka nënvijuar, gjithashtu edhe “rëndësinë që ne i kushtojmë integrimit eventual të këtyre vendeve në NATO dhe në institucionet e tjera evropiane”.  

Powell ka thenë me atë rast (maj 2003) se megjith nënshkrimin e Kartës së Atlantikut, tre vendet në fjalë përballen me sfida të mëdha, ndërsa përpiqen të zhvillojnë ekonominë, ushtrinë dhe institucionet politike në nivele të barabarta me standardet perëndimore, jo vetëm se pse këto kërkohen nga Aleanca NATO, por më me rëndësi, është fakti se qytetarët e këtyre vendeve meritojnë standarde të tilla”, është shprehur ish-Kryediplomati amerikan Colin Powell në Trina, në maj të viti 2003.  Powell ka thenë 18-vjetë më parë në Tiranë se “Karta riafirmon premtimet e bëra nga të tre vendet, se do të “të vazhdojnë forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe të luftohet korrupsioni që qëndron midis popujve të rajonit dhe ëndërrave të tyre për një jetë më të mirë”, ka thekësuar Powell, pothuaj dy dekada më parë në qendër të Tiranës.  

Eh, sikur Tirana zyrtare të mbante premtimet që u ka bërë gjatë viteve e deri më sot, aleatëve të saj perëndimorë — përshfir ish-Sekretarin e Shtetit të ndjerin Colin Powell — për të luftuar korrupsionin, për të bërë reformën në drejtësi, për zgjedhje të lira e të drejta, e të tjera premtime boshe, standarde këto të denja dhe të nevojshme të një vendi anëtar të NATO-s, për të arritur nivelet e standardeve perendimore për drejtësi dhe dinjitet njeërzor, për të gjithë shqiptarët pa dallim. Si mos të ndjehej i zhgënjyer i ndjeri Powell, në këtë ditë të kalimit të tij në amëshim,  – ashtu siç ndjehen edhe zyrtarë të tjerë amerikanë  – nga premtimet e boshe të pa realizuara të klasës politike shqiptare, të këtyre tre dekadave të kaluara – për një jetë më të denjë dhe më të mirë për shqiptarët, bazuar në vlerat dhe standardet perëndimore. 

Me keqardhje të thellë personale, më duhet të them se shpresa e të ndjerit Colin Powell se fryma e Kartës së Adriatikut e nënshkruar prej tij në Tiranë në maj të vitit 2003, (madje as antarësimi i Shqipërisë në NATO më 2009),  nuk kanë sjellur, as zgjedhje të lira, as reformat e kërkuara në drejtësi, e si rrjedhim as integrimin e plotë të Shqipërisë në institucionet Euro-Atlantike, ashtu që sipas dëshirës së Powell-it, Shqipëria, “të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin e historik për tu këthyer më në fund në zemër të Evropës”, ka përfunduar fjalimin e tij, Colin Powell në Tiranë në maj të vitit 2003, aty ku, historikisht, e ka vendin Shqipëria.

Presidentët amerikanë, Joe Biden, Jimmy Carter, Xhorxh W. Bush, Bill Clinton dhe Barak Obama e cilësuan Colin Powellin si “Një hero të vërtetë Amerikan” dhe kujtuan integritetin dhe ndershmërinë e tij si dhe miqësinë personale që kanë pasur me të.  Presidenti aktual Biden tha se “mbi të gjitha Colin-in e kisha mik” dhe ai ishte një “patriot që s’e kishte shoqin…plot në dinjitet dhe ndershmëri”.

Ndërsa Presidenti Xhorxh W Bush than ë reagimin e tij se Colin Powell ishte, “ jashtzakonisht shumë i respektuar në Amerikë dhe anë e mbanë botës. Por mbi të gjitha, Colin-in ishte famijar i devotshëm dhe mik imi.”

Presidenti Jimmy Carter tha se, “Guximi dhe integriteti i tij do jenë frymëzim për brezat e ardhëshëm.” 

“Bota ka humbur njërin prej udhëheqësve më të mëdhej që kemi njohur. I pari afrikano-amerikan Shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, afrikano-amerikani i parë Sekretar Shteti, një burrë i respektuar anë e mbanë botës”, ishte reagimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Z. Lloyd Austin III, me të dëgjuar për vdekjen e Gjeneralit me katër yje, Colin Powell.

Frank Shkreli

A picture containing person, person, suit, standing

Description automatically generated
See the source image
See the source image

             Presidenti, Xhorxh Bush i vjetër, Dr. Sali Berisha me Colin Powell

See the source image

     Me Presidentin e Shqipërisë, Z, Alfred Moisiu (Albert Lulushi në mes)

Secretary Powell is greeted by Albanians during his visit to Tirana on May 2, 2003. [Photo courtesy of U.S. Embassy Tirana]

Sekretari i Shtetit Colin Powell me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Z. Ilir Meta, duke u përshëndetur me qytetarë të Tiranës, 2 Maj, 2003 [Photo courtesy of U.S. Embassy Tirana] 

                   US Secretary of State Colin Powell (R) shakes hand : News PhotoPresidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani me Sekretarin Amerikan të Shtetit-Washington, 25 shkurt, 2002 –për bisedime mbi marrëdhëniet dy-palëshe SHBA-Shqipëri — AFP PHOTO/ Stephen JAFFE (Photo credit should read STEPHEN JAFFE/AFP via Getty Images)

Filed Under: Kronike Tagged With: Colin Powell, Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2783
  • 2784
  • 2785
  • 2786
  • 2787
  • …
  • 2932
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT