• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Phillips: Kosova u vonua me reciprocitetin, Serbia duhet të ndalojë së kërkuari trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare

October 5, 2021 by s p

Telegrafi

Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Në rrugët që çojnë në këto dy pika nuk ka barriera të vendosura nga serbët dhe nga aty është larguar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione.

Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Vendimin e Kosovës për reciprocitet Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips po e sheh si të vonuar.

Ai thotë se masat e Kosovës janë plotësisht të drejta.

“Reciprociteti është ndër parimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të kërkojë targa të Kosovës për makinat që vijnë nga Serbia. Nëse Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim, ai është se kanë pritur shumë gjatë për këtë vendim”, deklaroi për RTV Dukagjinin, David Philips.

Madje Philips thotë se Serbia duhet të ndalojë së kërkuar trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare.

“Mendoj se Serbia duhet të ndalojë së kërkuari trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare. Standardet e dyfishta nuk janë të zbatueshme. Forcat e KFOR-it janë aty për ta ruajtur stabilitetin, dhe ata duhet të bëjnë me dije se agresioni nga shteti serb nuk do të tolerohet më.

Sipas marrëveshjes trepikëshe, të shtunën me 2 tetor u bë largimi i barrikadave dhe Policisë Speciale nga vendkalimet kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe.

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të sigurojnë vendkalimet kufitare për dy javë./Telegrafi/

Filed Under: Analiza Tagged With: david phillips

Tek Vatra e Nolit dhe Konicës, tek Vatra e Shqiptarisë

October 5, 2021 by s p

Diana Ismaili

E ulur diku në një qoshezë dhome ku mbart shumë  histori, tek degjoja Irisin të fliste  rreth jetës së familjes dhe librit të saj,” Lideri nuk lind…. bëhet”, m’u kujtua një thënie e të madhit  Hemingway: I like to listen. I have learned a great deal from listening carefully. Most people never listen. Learn by listening do të thoja unë. Do të ishte bukur sikur secili nga ne të ishte një dëgjues i mirë ashtu si atë ditë tek Vatra ku sytë dhe veshet ishin tek Lideri dhe Irisi, tek Mother Theresa si lideri që ndërtoi modelin e dashurisë pa kushte, duke e cilësuar dashurinë si paqësore dhe një të ardhme plot dritë. Pse cilesova Nënë  Terezen, sepse askush nga ne nuk e ka ditur rolin e saj si lider, secili nga ne e njeh si nje misionare , bamirese dhe dedikuese ndaj njerëzve ne nevoje. Irisi me “ Lideri nuk lind…behet”, na e mëson. Por do të ndalesha pak tek gruaja leader lidhur me Nene Terezan, gruaja leader dhe suksesi i saj, a mundet të jetë gruaja një lider i mire? Po, sepse gruaja demostron vlera superiore drejtuese, Grate janë  balancuese të forta te karrierës  dhe familjes të cilat i bejne te pershtaten në situata te ndryshme dhe vendimmarrje ne rolin e tyre të dyfishte. Nuk m’u desh shumë  kohe për  ta perfunduar librin e Irisit, por shenimet e mbajtura, pyetjet dhe dilemat e Liderit shqiptar jane të shumta. Degjoja sa me pasion dhe siguri Irisi iu pergjigjej  pyetjeve drejtuar nga salla, veshtrimi im kalonte sa në një  mur në tjetrin, Konica, Noli, dy kolosë të gjuhës, letrave, politikes shqiptare, pavaresisht bindjeve te ndryshme, punuan dhe ndertuan  Vatren e Shqipes. Për  librin e Irisit është  folur dhe shkruar shume, këtë  e tregon dhe cmimi i marë . Por unë do të thoja, si një degjuese e mire, “Lideri nuk lind… behet”,  duhet te na shoqeroje tërë kohen, le të jetë nje harte për  secilin nga ne në  rruge të “pa shkelura” pasi liderat shqiptare jane me të panjohura dhe të  papritura. Është  një liber i thjeshtë per t’u lexuar dhe kuptuar pasi dhe gjuha e Irisit është  e thjeshte, e kuptueshme dhe sqaruese. Është  një  liber që na meson permes letersise, filozofise dhe artit liderin që duhet të zgjedhim, misionin si ndjekes dhe liderin si degjues. Dhe tek mundohem të mbyll këtë  shkrim ne pak rreshta, pasi për  Irisin do te duhen volume të tërë , pasi dhe oret e bisedave me të jane te shumta, m’u kujtua një thenie e Konices, “All religions make me vomit”. Unë do të thoja : All Albanian leaders make me vomit. Perse?! Do të kap dy pika të cilat i kam nënvizuar  në librin e Irisit; Maskiliteti kunder feminilitetit dhe shmangia e paqartesisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Diana Ismaili

PERSONALITETI, HISTORIKU, FAKTORËT, ETAPAT E ZHVILLIMIT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SHOQËRORE

October 5, 2021 by s p

ARGJIRA UKIMERI

KUPTIMET MBI PERSONALITETIN

Mbi persoanlitetin dhe problemet e themelore të psikologjisë, kuptimi roli dhe rëndësia për datojnë qysh nga lashtësia, e që vazhdojnë deri në ditët e sotme. Me termin personalitet, në lashtësi kuptohej një maskë që vinin aktorët në skenë që të mos njiheshin dhe me këtë emërtim filluan të cilësoheshin aktorët e skenës. Ndërsa me kalimin e kohës, kuptohej se njerëzit e ndryshëm,në ambiente të ndryshme, kryenin funksione dhe punë të ndryshme. Në këto rrethana as njerëzit nuk ishin të njëjtë. Ashtu siç nuk ishin as rolet, as punët që bënin. Përgjithësisht, kuptimi mbi personalitetin jepet në aspektin psikologjik dhe në atë sociologjik. Në aspektin psikologjik, personaliteti e trajton atë si njeri me vetëdije, një njeri konkret e normal që formohet në kushte dhe rrethana të caktuara. Të gjitha këto janë nën ndikimin e shumë faktorëve që zënë vend në shoqëri. Kurse në aspektin sociologjik  Me personalitet kuptojmë me një njeri të shquar që jep kontributin e tij në fusha të ndryshme dhe të caktuara të veprimtarisë njerëzore si psh: Shkencë, Art, Kulturë, Sport, Politikë, Ushtri. Përkufizime të shumëllojshme, janë dhënë mbi personalitetin. Mirëpo një përkufizim, ku të gjithë psikologët janë pro tij, është ky: Personaliteti është tërësi e organizuar e tipareve, itenelegjencës, karakterit, të konstruktit trupor, dhe temperamentit, e cila ka karakterstika relativisht të qëndrueshme. Ku formohet gjatë veprimtarisë së ndërsjelltë të njeriut dhe mjedisit ku jeton. Poashtu, shumica e studiusve e pranojnë se kuptimi mbi personalitetin si një organizmëm i cilësive të njeriut, por jo si një organizëm të çfarëdo cilësie që mund të ketë një person. As me shumën e e cilësive të thjeshta të një individi, por me ato më të veçanta që një person mund të posedojë. Së fundmi, mund të thuhet që: Personaliteti nuk është i lindur dhe i trashëguar. Cilësitë që e përbëjnë  atë formohen  gjatë gjithë jetës. Vlen të përmendët që trashëgimia është parakusht për formimin e njeriut dhe personalitetin e tij. Përkufizimet e ndryshme që u dhanë mbi personalitetin na vënë në dukje shumë elemente esenciale për kuptimin dhe konceptin e personalitetit. Dukuritë dhe cilësitë e ndryshme, tregojnë qartazi edhe disa karakteristika, që do ti  përmendim më poshtë:

  • Integriteti – kur flasim për këtë fushë, kemi parasysh të gjitha proceset e veçanta praktike. Por edhe individin si tërësi. Sjelljet e njeriut nuk janë një grup aktivitetesh të ndryshme. Por integriteti përfshin një tërësi, një unitetet të integruar në formë të një sistemi.
  • Duke u mbështetur në sjelljet e njerëzve, vërejmë se secili tregon karakteristika (secili për vete). Çdo njeri,është individ për vete. Që mjafton për të folur, për një personalitet të posaqëm. Gjë që ndryshon prej individëve të tjerëve. 
  • Prej një uniteti të integruar, rrjedhë edhe cilësia e tretë që është Qëndrueshmëria Relative në sjellje. Kjo qëndrueshmëri manifestohet në sjellje të ngjashme por në situata të ngjashme.  Ai (njeriu), që është i vrullshëm, i ndershëm, ambicioz, i shprehë të gjitha cilësitë në një numër të madh sjellesh. Edhe kjo pandryshueshmëri është relative. Individi, nuk i shfaqë këto cilësi në çdo situatë. E gjithë kjo varet nga situata, vlerësimi, përvoja, e mëparshme. Vlen të përmendet që, qëndrueshmëria e sjellës është e tillë, sa që për çdo indivd të mund të fllitet për një person me cilësi të caktuara dhe që mund të parashikohet sjellja e tij.
  • Veçantia e e personalitetit që lidhet me unitetin e tiparve karakteristike dhe ndërlidhjeve të tyre, në bazë të të cilave një individ ndryshon nga një tjetër. 

PSIKOLOGËT – MENDIMET E TYRE MBI PERSONALITETIN

  • JOHN WATSON – themelues i Shkollës Strukturaliste dhe i laboratorit të parë për hulumtime shkencore. Poashtu, ka dhënë edhe mendimet e tij mbi personalitetin. Ndër të tjerash, ai dha këtë mendim: Personaliteti është produkt i sistemeve tona të zakoneve.
  • WAREN – sqaron kështu për personalitetin: Është një organizim i integruar i të gjitha funskioneve dhe veçantësive, të funskioneve të njohjes, të ndjenjave, të sjelljes, të dhënave fizike. Të gjitha këto i dallojnë një individ nga një tjetër.
  • ALLPORT – jep këtë mendim për personalitetin: Personaliteti është model i kaegorizimit të marrëdhënieve, organizim dinamik, individual i sistemeve psikofizike, që përcaktojnë përshtatjen e tij unike ndaj mjedisit të tij.
  • CATELL tregon mendimet e tij kështu: Personaliteti  është ajo që na lejontë parashikojmë se çfarë do të bëjë një individ në një situatë të dhënë.
  • PIERORN – Personaliteti është tërësi e integruar e njeriut, me të gjitha karakteristikat e përhershme, diferenciale të tij, të intelegjencës, të karakterit, të temperamentit, të konstitucionit, dhe e të gjitha mënyrave të posaçme të sjelljes.
  • VEXLIARD thotë kështu: Personaliteti është një strukturë dinamike integrative dhe integrante, që siguron një unitet relativ dhe vazhdimësi në kohë të tërësisë së sistemeve që përgjigjen për veçoritë specifike të një individi. Të gjitha këto tregojnë mënyrën e të menduarit, të ndjerit, të veprimit, të reagimit në situata konkrete.
  • AJZENK – Personaliteti përkufizohet si një organizim i fortë dhe i qëndrueshëm i karakterit, i temperamentit, i intelektit, dhe konstruktit fizik të një individi i cili përcakton nivelin dhe mënyrën e adaptimit të tij në rrethin ku jeton.

Faktorët që ndikojnë në formimin e personalitetit të njeriut

Si të gjitha funskionet dhe proceset psiqike, edhe personaliteti ka rolin, rëndësinë dhe bazën e biologjike. Kjo nodhë për shkak që çdo njerilind me karakteristika të ndryshme dhe të caktuara. Edhe pse të gjitha proceset biologjike në zhvillimin e personalitetit, janë bazament i nevojshëm për zhvillimin e mëtejm për krijimin e personalitetit të njeriut. Një rol të rëndëishëm dhe shumë vendimtar luajnë faktorët social dhe ekonomik. Në krijimin e personalitetit të njeriut, luajnë një rol të rëndësishëm i faktorëve si psh: Ambienti dhe kushtet familjar ( në të cilën rriten fëmijët), Institucionet arsimore, Mësimdhënësit, Të njohurit, Moshatarët, Shoqëria në të cilën personi është anëtar, dhe roli që ka në këto veprime, literatura, Filmat, Marrëdhniet bashkëshortore, Profesioni dhe shumë të tjerë. Vlen të përmendet që kushtet socio-ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm mbi procesin mësimor të fëmijëve. Poashtu, në kuadër rë këtyre kushteve, fëmiu zhvillohet në rrethin social dhe mëson individualisht. Të gjitha këto ndryshimet individuale vërehet më së miri tek fëmijët që lindin dhe rriten në një familje të vetme. Të gjitha rrethanat e caktuara në të cilat rritet fëmiu, paraqesin një faktor tjetër të rëndësishëm, e gjithë kjo mund të ndikojë në zhvillimin e tij. 

Filed Under: Sociale Tagged With: Argjira Ukimeri

“Në shtëpinë e librit shqip”

October 5, 2021 by s p

Java e dytë e ekspozitës së librit shqip organizuar nga 

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Arjeta Ferlushkaj

Stamford, Connecticut

3 Tetor, 2021

Ditën e diel, më 3 tetor 2021, në Stamford të shtetit të Connecticut-it, u hap ekspozita e librit shqip në Amerikë, në javën e saj të dytë tashmë. Ky aktivitet organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me rastin e 20-vjetorit të saj dhe, siç është lajmëruar, është programuar të zhvillohet përgjatë harkut kohor 25 shtator-10 tetor 2021.

 

Në javën e parë të ekspozitës patëm rastin të njiheshim më gjerësisht me krijimtarinë e shkrimtarëve si: Yllka Filipi, nënkryetare e Shoqatës, me botimet: “Dante-Kadare”, “Eternitas”, “Me ipsum ames”, etj.; Sabije Dervishi Veseli me botimet: “Pse u dashurove tek unë?”, “Dangerous Road”, “The cheater and Prostitute in my bed”, etj.; Mëhill Velaj me mbi njëzet botime nga ku përmendim: “Kodi i parajsës”, “Unë e solla Doruntinën”, “Lotët e pengut”, etj; si dhe Bora Balaj me botimet “Zogu pa çerdhe”, “Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë”, “Heshtja”, etj.

Në aktivitetin e sotëm ishin të pranishëm presidenti i SHSHSHA-së z. Adnan Mehmeti dhe kryetari i saj z. Mëhill Velaj; anëtarë të shoqatës si, Gjeto Turmalaj, Bexhet Asani, Veneta Callpani, Arjeta Ferlushkaj, Luz Thaçi, Sabije Dervishi Veseli, Ramiz Mulaj, Bora Balaj, etj.; editori i gazetës “Dielli” z. Sokol Paja, aktivistë dhe lexues e dashamirës të librit shqip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Aktivitetin e kësaj dite e hapi kryetari i SHSHSHA-së, z. Velaj, i cili mbasi bëri përshëndetjet e rastit, dha një panoramë të shkurtër të ditës së parë të ekspozitës, që u zhvillua me 25 shtator. Në fjalën e tij, z. Velaj shprehu falenderimet për angazhimin serioz të presidentit të Shoqatës, z. Mehmeti për t’u finalizuar siç duhej një sipërmarrje e tillë dhe shprehu mirënjohjen ndaj editorit të ri të gazetës “Dielli”, z. Sokol Paja, për punën e palodhur në kushtim të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. 

Z. Velaj, gjithashtu, përcolli përshëndetjet e marra nga themeluesi i kësaj Shoqate, shkrimtari dhe studiuesi Gjekë Marinaj. 

Fjalën e radhës e mori presidenti i Shoqatës, z. Adnan Mehmeti, i cili, mbasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve, mori përsipër të bëjë një historik të shkurtër të botimeve të Shoqatës, që ishin të ekspozuar në qendër të zyrës së përkohshme të SHSHSHA-së, ku dhe po zhvillohet ky aktivitet. 

Ndër pikat më të rëndësishme dhe shënjuese të prezantimit të z. Mehmeti, do të veçonim: 

  • Koleksioni i revistës “Pena”, me datë nistore vitin 2001, organ i SHSHSHA-së, e cila deri tani ka dalë në 8 numra. Në këtë revistë botohen kryesisht shkrime dhe materiale nga anëtarë të Shoqatës por kryesia e saj është e hapur të pranojë edhe shkrimtarë të tjerë që lëvrojnë gjuhën shqipe në SHBA. 
  • Viti 2017 kur një shtëpi botuese amerikane shfaq interes për letërsinë shqipe që bëhet në SHBA dhe pikërisht shkrimtarja Diane Durant përgatiti për botim antologjinë “Rozafa’s Milk. A Poetry Anthology”, libër që përfshin krijime (në anglisht) nga 19 anëtarë të Shoqatës dhe lexuesi i interesuar mund ta gjejë në Amazon.
  • Botimi i dy antologjive: “Zemra prindërore”, që lidhet krejtësisht me motivin e nënës dhe antologjia më e plotë “Perëndim i mallur. Antologji me poezi të shqiptarëve në Amerikë”, ku janë të përfshirë thuajse të gjithë anëtarët e Shoqatës.
  • Suksesi më i arrirë i Shoqatës është botimi i monografive: në vitin 2016 është botuar libri “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Aktivitete dhe krijimtari”, ku përfshihen të gjitha aktivitetet e Shoqatës. 

Në vitin 2020 është botuar libri “Autorë dhe vepra”, ku lexuesi mund të gjejë biografinë e bibliografinë botuese për të gjithë anëtarët e Shoqatës. 

Në vitin 2021 u botuan dy libra që përfshijnë përkatësisht dy dekadat e Shoqatës: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. 2001-2011” si dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro. 2012-2021”, ku futen të gjitha aktivitetet që lidhen me historikun e SHSHSHA-së. 

  • Përmendja e anëtares së nderit, znj. Carrie Hooper, profesoreshë në New York, e cila është dashamirëse e pastër e gjuhës shqipe dhe është pjesë e kësaj Shoqate përmes librit me poezi shqip-anglisht “Piktura në fjalë”, botuar në Kosovë, në vitin 2018, libër i cili iu promovua nga SHSHSHA-ja.
  • Angazhimi i shtëpisë botuese “Adriatic Press” për të përfaqësuar sa më shumë e sa më denjësisht shkrimtarët shqiptaro-amerikanë dhe kjo shtëpi botuese ka nxjerrë libra nga autorë si Gjekë Marinaj, Besim Muhadri, së fundmi Sami Repishti, etj. 
  • Dhe çfarë përbënte ekskluzivitetin e kësaj dite ishte prezantimi i botimit më të ri nga profesori, shkrimtari dhe studiuesi Sami Repishti: “In the shadow of Rozafa Castle. A Lived Narrative”, botim në gjuhën angleze nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press”, 2021. Me këtë rast, z. Mehmeti i rikujtoi të pranishmëve dhuratën e çmuar që ky autor i ka bërë Shoqatës: bibliotekën e tij të plotë, ndaj dhe, kushdo që ka interes për ta studiuar këtë autor, z. Mehmeti u tha se e kanë derën e hapur të vijnë tek Shoqata për të hulumtuar. 

Në fjalën e tij të mbylljes, z. Mehmeti ftoi autorët e pranishëm që të bënin secili prezantimin e veprave të tyre para lexuesit, duke i shoqëruar me informacione të shkurtra. 

Vetë z. Mehmeti si autor prezantohet para lexuesit të tij me mbi dhjetë vepra të botuara, nga ku përmendim: “Leave the door open”, “Deti në mes”, “Ndajfoljet e vendit”, “Amidst”, “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Aktivitete dhe krijimtari”, “Simfonia e udhëtimeve”, etj. 

Kështu, në këtë javë të dytë të ekspozitës, u prezantuan tek lexuesit këta autorë:

  • Arjeta Ferlushkaj me dy librat e saj studimorë: “Pasqyrat e postmodernitetit” (2012) dhe “The Old Bridge-Ura e vjetër” (2020).
  • Sabije Dervishi Veseli vjen tek lexuesi me një krijimtari letrare prej më se 10 veprash, thuajse të gjitha në anglisht, nga ku përmendim: “Mysterious Secret” (2005), “Dangerous Road” (2013), “I live in hell” (2016), etj. 
  • Bexhet Asani prezantoi kontributin e tij, i përqëndruar kryesisht në tre fusha: arsim-shkencë-letërsi, nga ku përmendim: “Nuse përtej detit” (1994, 2012), “Lirika popullore shqiptare në Maqedoni” (2011), “Studime letrare” (2015), “Hyjnia e syve” (2017), etj.
  • Gjekë Turmalaj përmendi shkurtimisht botimet e tij, si: “Fjala si fillim” (2002), “Borxh për nesër” (2009), “Ditënetët e jetës” (2018), etj.
  • Në mbyllje, shkrimtarja Bora Balaj përcolli tek të pranishmit momentet e frymëzimit që ngjizin krijimtarinë e saj, nga ku kemi disa tituj, si: “Zogu pa çerdhe” (1997), “Loti në sy” (2003), “Heshtja” (2020), etj.

Përmendim se, bashkëshoqëruese të ekspozimit të librit u bënë edhe fotografitë-piktura me bojëra uji, të realizuara nga z. Sergio Bitici, nga ku kishte ideuar një mini-ekspoze të përbërë nga 7 të tilla, kryesisht të punuara viteve të fundit. Në prezantimin e punës së z. Bitici, kryetari i Shoqatës z. Velaj nuk harroi të përmendte një detaj interesant: ka qenë pikërisht z. Bitici ai që i ka hapur dyert e restorantit të tij për takimin e parë dhe ka mbështetur nismëtarët e parë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe sot në 20-vjetorin e saj, ai sërish vazhdon me kontributin e vet të pandalur.

Në fillim të kësaj ekspozite, kryetari i Shoqatës z. Velaj, u kujdes që të “ndante” në një hapësirë më vete anëtarët e pranishëm të SHSHSHA-së, në mënyrë që lexuesit dhe dashamirësit e librit të kishin mundësi t’i njihnin nga afër, pra jo më vetëm përmes emrit, dhe në këtë mënyrë, ata mund të krijonin një bashkëbisedim (pse jo edhe bashkëpunim në të ardhmen) për çfarëdo teme a projekti që ata mund të jenë të interesuar, apo qoftë edhe vetëm për një autograf apo fotografi që mbeten kujtim nga kjo ditë e veçantë. Nën këtë ideim, takimi u zhvillua tejet i ngrohtë e miqësor mes të pranishmëve, me mjaft pyetje e përgjigje dhe sidomos me shumë plane e dëshira për të ardhmen, për të shtuar numrin e takimeve të tilla si dhe për të pasuruar kolanën e botimeve në gjuhën shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arjeta Ferlushkaj

Stamford, Connecticut

3 tetor, 2021

Filed Under: Politike Tagged With: Arjeta Ferlushkaj

5 Tetor, Dita Botërore E Mësuesit – October 5, World Teacher’s Day

October 5, 2021 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

BETIMI I MËSUESIT

  • Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
  • Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
  • Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
  • Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
  • Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
  • Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit.  Betimi solemn i mësuesit quhet ndryshe edhe Betimi i Hipokratit (i pedagogjizuar ) të cilin në vitin 1966 për nevojat e UNESKO-s e përpiloi pedagogu zviceran, Robert Dottrens 1893 – 1984.

Pak reflektim

Brezi im dhe brezat e mëparshëm janë rritur me figurën e shenjtë të mësuesit. Betimin e mësuesit, mësimdhënësit shqiptarë ndonëse e kanë pasur të pashkruar si dokument, ata ishin të betuar në misionin e shenjtë, sepse kishin bazë shembullin e mësuesëve martirë të Kombit, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe.  Brezi im dhe brezat e mëparshëm figurën e mësuesit e kishin gati si perëndi, ngase vetë mësuesit ishin frymëzim dhe shembull ideal për nxënësit e tyre.  

Natyrisht është e pafund të trajtosh këtë temë profesionalisht, por duke qenë nxënëse dhe mësuese midis dy kontinenteve sjellë përvojën e madhe dhe dashurinë për dijen që na ngulitën mësuesit tanë heronj dhe vizionar.  Ka shume gjëra që kanë ndryshuar në botë, në arsim etj, por ajo që uroj të mos ndryshojë kurrë është si: “Mësuesit jane misionarë.  Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.”

Kam krenari të ligjshme që këtë status e prek dhe e ndjeje në rrembat e gjakut tek mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun.  Kur ata i jane bashkuar programit të mësimit të Gjuhës Shqipe ndër shkollat “Alba Life” si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Manhattan, Bronx, Online, e kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe gjatë intervistes se: “T’ju mësosh nxënësve në Diasporë Gjuhën Shqipe nuk është punë për të mbajtur familjet, por eshte një shërbim humanitar, është mision kombëtar.”  

5 Tetor, 2021

New York

Filed Under: Kulture Tagged With: Keze Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2810
  • 2811
  • 2812
  • 2813
  • 2814
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT