
Diana Ismaili
E ulur diku në një qoshezë dhome ku mbart shumë histori, tek degjoja Irisin të fliste rreth jetës së familjes dhe librit të saj,” Lideri nuk lind…. bëhet”, m’u kujtua një thënie e të madhit Hemingway: I like to listen. I have learned a great deal from listening carefully. Most people never listen. Learn by listening do të thoja unë. Do të ishte bukur sikur secili nga ne të ishte një dëgjues i mirë ashtu si atë ditë tek Vatra ku sytë dhe veshet ishin tek Lideri dhe Irisi, tek Mother Theresa si lideri që ndërtoi modelin e dashurisë pa kushte, duke e cilësuar dashurinë si paqësore dhe një të ardhme plot dritë. Pse cilesova Nënë Terezen, sepse askush nga ne nuk e ka ditur rolin e saj si lider, secili nga ne e njeh si nje misionare , bamirese dhe dedikuese ndaj njerëzve ne nevoje. Irisi me “ Lideri nuk lind…behet”, na e mëson. Por do të ndalesha pak tek gruaja leader lidhur me Nene Terezan, gruaja leader dhe suksesi i saj, a mundet të jetë gruaja një lider i mire? Po, sepse gruaja demostron vlera superiore drejtuese, Grate janë balancuese të forta te karrierës dhe familjes të cilat i bejne te pershtaten në situata te ndryshme dhe vendimmarrje ne rolin e tyre të dyfishte. Nuk m’u desh shumë kohe për ta perfunduar librin e Irisit, por shenimet e mbajtura, pyetjet dhe dilemat e Liderit shqiptar jane të shumta. Degjoja sa me pasion dhe siguri Irisi iu pergjigjej pyetjeve drejtuar nga salla, veshtrimi im kalonte sa në një mur në tjetrin, Konica, Noli, dy kolosë të gjuhës, letrave, politikes shqiptare, pavaresisht bindjeve te ndryshme, punuan dhe ndertuan Vatren e Shqipes. Për librin e Irisit është folur dhe shkruar shume, këtë e tregon dhe cmimi i marë . Por unë do të thoja, si një degjuese e mire, “Lideri nuk lind… behet”, duhet te na shoqeroje tërë kohen, le të jetë nje harte për secilin nga ne në rruge të “pa shkelura” pasi liderat shqiptare jane me të panjohura dhe të papritura. Është një liber i thjeshtë per t’u lexuar dhe kuptuar pasi dhe gjuha e Irisit është e thjeshte, e kuptueshme dhe sqaruese. Është një liber që na meson permes letersise, filozofise dhe artit liderin që duhet të zgjedhim, misionin si ndjekes dhe liderin si degjues. Dhe tek mundohem të mbyll këtë shkrim ne pak rreshta, pasi për Irisin do te duhen volume të tërë , pasi dhe oret e bisedave me të jane te shumta, m’u kujtua një thenie e Konices, “All religions make me vomit”. Unë do të thoja : All Albanian leaders make me vomit. Perse?! Do të kap dy pika të cilat i kam nënvizuar në librin e Irisit; Maskiliteti kunder feminilitetit dhe shmangia e paqartesisë.