• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Ateizmi si pikënisje e shthurjes së trunit tek rinia Shqiptare n’komunizëm”

September 25, 2021 by s p

                                                                               

(F.Radovani)

Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 At Meshkalla, u thirr në Institutin Pedagogjik në Shkoder, ku u arrestue. Para se t’a arrestonin Ai ka ju thanë: “Unë them se me këte luftë kundër fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni.” Asnjëherë nuk ka me kuptue Bota se, ku kishin mbërrijtë me e çue me format ma kriminale të shkretin Popullin tonë Shqiptar komunistët. Premtimët, deklaratat solemne, propaganda e rreme dhe mbi të gjitha “liritë dhe të drejtat e garantueme me Kushtetutë”… (Të dokumentueme prej PPSh). Ishin atëherë dhe janë edhe sot, dokumentët ma të sakta që vërtetojnë paturpësinë e pakufi bash t’ atyne komunistëve barbar, që nuk kishte cep pa e mbushë mbarë Shqipninë me hetuesi, burgje, kampe shfarosje, kampe interrnimi, qendra spijunazhi, ferma, miniera, vepra kanalizimesh, ndërtime repartesh, fabrikash e kombinatesh, aeroportesh, me të burgosun dhe të interrnuem, që shërbenin  për kalbëzimin e jetës së rinisë në ata vende të mnershme, e që të gjitha së bashku, thirrëshin me emnin e njohun nga Europa: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”. Ky ishte Shteti i parë në Botë: “Pa Fé”! Me Kushtetutë, madje, tue kenë në zemer t’ Europës edhe anëtare e O.K.B.-së.., me datë 9 qershor 1973, në Shkodër hapet “Muzeu Ateist”. Na duhej edhe ky turp: “I vetmi në gjithë Botën”. Por, atë turp që diktatorët Ever Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi etj.., që dishronin me i lanë Shkodres, e morën me vete…Një mësim per kohen e shkueme dhe t’ardhëshme…R.P.S.SH. –ISHTE NJË BURG – SHTET- i rrethuem në çdo pëllambë në tela me ferra, mitraloza e zagar të Sigurimit komunist!  Ma mirë se gjithshka, sot flasin shifrat e PASHPALLUNA të të vramëve, burgosunve, t’ interrnuemve, të zhdukunve pa asnjë dokument, që vazhdojnë me u mbajtë të mëshefuna n’ arkiva…A e dini se në rrashtat e atyne vrastarve dhe, mu në ballin e tyne, sejcili ka numrin e të vramëve prej tij? Shikoni vetem dokumentat e firmueme nga njeni prej kriminelëve vrasës në Shkoder, Aranit Çela, dhe keni me gjetë mbi 2000 e sa dokumenta vetem dënimi me vdekje me firmen e tij. Po në gjithë Shqipninë sa vrau? Paturpësi! Ashtusi ishte shpallja e Shqipnisë Ateiste…Po Shkodres së Rozafës e Shqipnisë së Kastriotit, një ditë emni “ateiste”, do ti fshihej në Rrëmaji, prej të Madhit e të Pavdekshmit Martir Don Simon Jubanit! E paharrueshme Vepra e Tij, me 11 Nandor 1990.

          Melbourne, 25 Shtator 2021.                   

Filed Under: Kulture Tagged With: Frtiz Radovani

Presidentja Osmani: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon

September 25, 2021 by s p

Dielli


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve të fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia.Presidentja Osmani ka thënë se sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon. Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-në, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e “botës serbe”, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi. Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në refuzimin e skenarëve ogurzi të Serbisë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë tyre duke ofruar mbështetje dhe siguri nga strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Konflikti ne Kosove, Vjosa Osmani

Reciprociteti, sherbimi inteligjent serb dhe ndikimi i Rusisë

September 25, 2021 by s p

PhD Dritan Demiraj

Duke ndjekur me vemendje ngjarjet dhe protestat e paligjshme te shtetasve te Republikes se Kosoves me etni serbe, te organizuar dhe dirigjuar nga sherbimet inteligjente serbe, deklaroj se perfshirja qe nga mbremja e djeshme e mercenareve me precedent kriminal dhe background militar me origjine nga Rusia nuk ndihmojne ne zgjidhjen e situates se tensionuar ne kufirin verior te Kosoves. Nderkohe qe mbeshtesim ne maksimum vendimin e kryeministrit Kurti, per zbatimin e parimit demokratik te reciprocitetit i bejme thirrje autoriteteve dhe sherbimeve destabilizuese sekrete dhe trupave te xhandarmarise serbe te mos provokojne forcat e policise se Kosoves. Prania e mercenareve ruse te cilet perdoren nga administrata e Rusise per te destabilizuar ne vazhdimesi si ne rastin e zgjedhjeve ne Maqedonine e Veriut, ne Malin e Zi dhe ne vende te tjera te Ballkanit, tregon se Beogradi e ka shume te veshtire te distancohet nga ndikimi dhe urdherat e Rusise ne rajon. Ky eshte nje fakt shqetesues te cilin qeveria e Kosoves dhe e Shqiperise duhet ta denoncoje kete shkelje te sovranitetit ne te gjithe forumet dhe organizatat nderkombetare. Ne te njejten kohe edhe diaspora shqiptare ne Amerike do te beje çdo perpjekje per informimin dhe sensibilizimin e administrates amerikane dhe Kongresin Amerikan ne lidhje me veprimtarine destabilizuese te Rusise dhe Serbise ne Kosove. Si perfundim, mbeshtesim me force policine e Kosoves si dhe i bejme thirrje te gjithe faktorit shqiptar per te ruajtur qetesine dhe per te kontribuar ne zgjidhjen e shpejte te mosmareveshjeve ne pikat kufitare me Serbine duke respektuar mareveshjet dhe rregullat nderkombetare sipas standarteve Europiane dhe demokratike.

Filed Under: Featured Tagged With: Dritan demiraj

Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

September 25, 2021 by s p

Albin KURTI


Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: Albin Kurti, kosova, Serbia

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-ITALIANE DHE INVESTIMET E ITALISË GJATË PERIUDHËS SË AHMET ZOGUT

September 25, 2021 by s p

Dr. Paulin MARKU

Marrëdhëniet dypalëshe, Shqiptaro-Italiane janë të hershme. Ato datojnë shume më parë se Shqipëria të shpallej e lirë dhe e pavarur. Italia ishte e lidhur ngushtë me Çështjen Shqiptare edhe gjate periudhës së Ahmet Zogut. Arsyet ishin të ndryshme: së pari, strategjike e gjeografike për shkak të pozicionit gjeografik për të siguruar sigurinë Kombëtare, pasi me përforcimi e kufirit, Italia forconte pozitat dhe parandalonte çdo depërtim të mundshëm nëpërmjet detit; së dyti, për shkak te investimeve ne fusha te ndryshme ne vend, duke i kushtëzuar Shqipërisë, një lloj varësie financiare e institucionale ndaj Italisë; së treti, për shkak të lidhjeve të hershme dhe të interesave personale qe kishte ndaj Shqipërisë, si dhe të lakmive të vazhdueshme të Fuqive të Mëdha dhe të Shteteve Ballkanike për të fituar epërsi dhe shtrirje në bregdetin shqiptarë, te cilat shkonin ne kundërshtim me interesat e Italisë.

Marrëdhëniet dypalëshe midis popullit shqiptar dhe atij italian janë të hershme dhe luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit tonë. Këto marrëdhënie u forcuan gjatë periudhës kur në krye te Shtetit Shqiptare ishte Ahmet Zogut. Një vend te rëndësishëm ne zhvillimin e Shqipërisë zënë investimet e kapitalit italian, ku bashkëpunimi ishte evident dhe dora e investimeve italiane gjendej në fusha të ndryshme. Mund te përmenden disa prej tyre, si: ngritja dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë, themelimi dhe ngritja e sistemit bankar e financiar, marrëdhëniet tregtare. Ndikim të rëndësishëm pati dhe në ndërtimin e sistemin urbanistik-arkitekturor, kulturore e fetare, te cilat ndikuan në zhvillimin shoqërore ne Shqipëri.

Bashkëpunimi dhe investimet italiane ne Shqipëri pati dhe ne fushën politiko-diplomatike, doganore ne shkëmbimin eksport-import midis dy vendeve, ne infrastrukture rrugore për ndërtimin e rrugëve dhe te urave për te mundësuar lëvizjen e njerëzve ne zonat e thella rurale. Investimet e Italisë nuk mbeten vetëm me kaq, ato u shtrinë edhe ne fushën e bujqësisë ku kontribuan ne sistemin e drenazhimit te këneta dhe te sistemit kullues për ti kthyer ato ne toka bujqësore pasi një pjese e madhe e shoqërisë shqiptare jetonte me te ardhura nga sektori i bujqësisë e blegtorisë. Te gjitha këto investime, jo vetëm ishin jetike për institucionalizimin e Shqipërisë por ndikuan drejt për drejt ne zhvillimin e vendit dhe te popullit shqiptar ne periudhën e Zogut.  

Gjatë viteve 1925-1939 pushteti ishte i përqendrua ne duart e Ahmet Zogut dhe Italia ishte një partner i rëndësishme strategjik e ekonomik qe ndikoi drejt për drejt në zhvillimin e Shqipërisë në fusha te ndryshme për ndërtimin e godinave qeveritare, linjat detare e ajrore. Mund te përmendim, përpos investimeve ekonomike-financiare gjatë procesit të ndërtimit dhe të konsolidimit te shtetit shqiptar, rendësi pati edhe ne zhvillimin e ushtrisë e xhandarmerisë, si dhe ne arsim e kulture. Po ashtu, Italia u investua ne ngritjen dhe themelimin e sistemit bankar, konkretisht atë të ngritjes së Bankës Kombëtare të Shqipërisë, ku një rol kyç pati themelimi i SVEA-as. Pra, mund të pohohet se vendi fqinj investoi gjerësisht ne Shqipëri dhe luajti rol kyç ne disa fusha kryesore për zhvillimin e vendit. Pati dhe momente kur marrëdhëniet midis Zogut dhe Musolinit u ftohen dhe mund te thuhet se Shqipëria u përball me sfida te vështira financiare-ekonomike dhe më gjere. Vlen te përmendet mos rinovimi i “Paktit te Tiranes” dhe pozitat e Zogut me Italinë u ftohen dhe për pasoje gjendja u përkeqësua ne Shqipëri. 

Procesi i Shtet-Ndërtimit dhe konsolidimit të Shqipërisë në Arenën Ndërkombëtare lidhet ngushtë me figurën e Ahmet Zogut. Kjo për shkak se Zogu mbajti poste të rëndësishme gjatë procesit të shtet-formimit si: Kryeministër në vitet (1922-1924), President (1925-1928) dhe mbret i shqiptarëve (1928-1939) deri në pushtimin e Shqipërisë, 7 prill 1939 që përket dhe me largimin përfundimtar nga vendi. Solla në vëmendje këto tre etapa për të analizuar rolin dhe ndikimin e Italisë në Shqipëri pasi përpjekjet e shtetit shqiptar për të ndërtuar institucione dhe për të zhvilluar ekonominë në vend ishin të vazhdueshme dhe pa padyshim ndihma e shteteve të huaja ishte e domosdoshme.

Në dhjetor të vitit 1922, sapo Ahmet Zogu emërohet kryeministër i Shqipërisë, ai delegoi Jak Koçin për të biseduar me qeverinë italiane. Ai arriti të rivendosë kontakte me përfaqësuesin e qeverisë, Alessandro Lessona, i cili iu përgjigj pozitivisht kërkesës së kryeministrit Zogu dhe se ai kishte ardhur fshehurazi në Shqipëri për të takuar Ahmet Zogun në çifligun e tij në Mat. Më tej thuhet se ata biseduan për ngritjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinjë me objektivave konkrete. Ky takim shërbeu edhe si një urë lidhëse ndërmjet Zogut dhe qeverisë së Italisë të kryesuar nga Benito Mussolini.

Ahmet Zogu shprehej se duhet të ngriheshin ura bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Në një prej fjalimeve të mbajtur në parlament, Zogu ishte shprehur se “vendi ynë duhet të ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinj, gjithashtu ne duhet t’i respektojmë dhe të kërkojmë që edhe ata të na respektojnë”. Ahmet Zogu iu bënte thirrje të huajve që të kontribuonin në zhvillimin ekonomik, institucional të shtetit si dhe social-kulturore.

Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Itali kishin filluar në mënyrë konvencionale me traktatin e tregtisë dhe të lundrimit të nënshkruar më 20 janar 1924. Këto marrëdhënie u pasuan me paktin e stabilizimit dhe atë konsullor që u nënshkrua në Romë në shkurt të vitit 1924. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga përfaqësuesit Fuqiplotë të dy vendeve: për Italinë Benito Musolini dhe nga pala  e qeverisë shqiptare ministri i Financave Kol Thaçi dhe ish ministri Fejzi Alizoti.

Nga fillimi i vitit 1925, Musolini kishte dalë prej problemeve të brendshme dhe ishte shprehur pozitiv për të depërtuar në Ballkan. Nga ana e tij Zogu shprehte gatishmëri që të ngrinte ura bashkëpunimi me Romën zyrtare. Qeveria shqiptare nënshkroi në mars të vitit 1925 një konventë me një grup financiar italian. Marrëveshja e nënshkruar ishte mjaft e favorshme për shtetin e Italisë, ndërsa për Shqipërinë ishte mjaft e kufizuar. Duhet të theksoj se në ato kushte ekonomike që ishte vendi, Zogu e kishte të detyruar të pranonte marrëveshjen sepse duhej t’i jepte një impuls rimëkëmbjes ekonomike në vend. Pjesë e këtij grupi financiar ishin shumë banka italiane me potencial të lartë financiar për të investuar në Shqipëri. Pra, falë bashkëpunimit dypalësh, më 12 shtator 1925, u krijua Banka Kombëtare e Shqipërisë që ishte e domosdoshme dhe mjaft e rëndësishme për ekonominë e vendit. Banka mori të gjitha të drejtat ekskluzive të emetojë kartëmonedha*. Selia administrative e bankës ishte në Romë, selia qendrore në Tiranë, ndërsa filiale u hapën në qytete të ndryshme të vendit si: Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Sarandë. Banka e Emetimeve ishte ajo që krijoi kartëmonedhën shqiptare. Një kompani italiane siguroi një kredi prej 50.000.000 fr. ari për t’i investuar në punët publike.

Po ashtu një tjetër institucion mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për kohën ishte dhe krijimi i Società per lo Sviluppo Economico dell’Albania (Shoqëria e Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri) (SVEA)**. Ajo u krijuan në vitin 1925 dhe luajti rol kyç në ngritjen e ekonomisë dhe në zhvillimit e shoqërisë në Shqipëri. Me miratimin e Paktit të Tiranës në vitin 1926 dhe zgjerimin e tij në vitin 1927 midis dy vendeve, marrëdhëniet Shqipëri-Itali vazhdonin të intensifikoheshin në rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit të mallrave dhe të investimeve në vend. Italia e pa të domosdoshme të investojë në bonifikimin e tokave dhe t’i kthejë ato në tokë buke. Duhet të theksojmë se një pjesë e mirë e tyre ishin këneta, moçale apo të pamundura për t’u shfrytëzuar. Po ashtu për të rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit duhej të sistemoheshin kanalizimet dhe sistemi i kullimit të arave dhe kërkohej investime në shfrytëzimin e pyjeve. Gjatë viteve 1925-1928 u ngritën disa ferma bujqësore me kapital italian. Ndër fermat më të rëndësishme të kohës ishte EIAA në Sukth të Durrësit, krijuar në vitin 1926 me kapital prej 18.200.000 lireta italiane apo 2.926.045 të kthyera në fr. ari, ferma Luka Mimbellit në Aliko të Delvinës, SAPIA në Ysberisht të Tiranës etj… . Ndërhyrja e Italisë nuk ishte vetëm për të monopolizuar tregun shqiptar, ajo synonte të lehtësonte gjendjen në vend nëpërmjet rritjes së infrastrukturës dhe prodhimin vendas. Qeveria italiane mbështeti projektin e qeverisë shqiptare, të miratuar në fund të marsit të vitit 1926 të klasifikuar në gjashtë fusha: rrugë e ura; bonifikime tokash e kanale kullimi; ndërtesa qeveritare; porte; si dhe në përmirësimin e kushteve bujqësore duke bërë të mundur shfrytëzimin e tokave. Në projektin e qeverisë parashikohej edhe ndërtimi i molit të portit të Durrësit që kushtonte 8 milion fr. ari, pastaj nëse do të ishte e mundur investime do të kryheshin edhe në porte të tjera.

Nga huaja e marrë Italisë, pjesë e listës së punëve publike ishte parashikuar ndërtimi i shumë objekteve qeverisëse si: rezidenca presidenciale, parlamenti, gjashtë struktura ministrie, prefektura, komanda e xhandarmërisë, komanda e forcave të armatosura, spitali i përgjithshëm, pallate në shërbim të qeverisë, një shkollë e mesme për femra si dhe do të riparoheshin të gjitha ndërtesat ekzistuese. Për realizimin e këtyre projekteve publike ishte parashikuar një kosto totale prej 4.535.000 fr. ari.

Këtu do te rendisim disa vepra te rëndësishme publike të ndërtuara në periudhën e Ahmet Zogut, të cilat patën mbështetjen financiare dhe u angazhuan inxhinier e arkitekt italian në realizimin e tyre

  • Rruga: Shkodër-Pukë me dy ura të mëdha, njëra në Pistall 27,80 metra dhe tjetra në Vaun e Dejës mbi Drin, 209,94 metra;
  • Rruga Krujë-Burrel;
  • Rruga Tiranë-Elbasan, me tri ura të mëdha;
  • Rruga Durrës-Tiranë përbri hekurudhës me një urë të madhe mbi lumin Erzen me gjatësi 71,60 metra;
  • Rruga Lushnjë-Brostar;
  • Ura me Harqe, ose siç quhet edhe ndryshe “Ura e Zogut” mbi lumin Mat me 148 metra;
  • Ura Uraka me 124 metra;
  • Ura Shoshi me gjatësi 85 metra;.
  • një tjetër urë ajo e Limuthit 39 metra;
  • Në total investimet në infrastrukturë rrugore llogariten rreth 275 km rrugë të ndërtuara dhe 1500 km rrugë të rikonstruktuara;
  • Vlejnë të përmenden këtu edhe transporti detar dhe ajror që u zhvillua me ndihmën e Italisë;

Në vitin 1931 qeveria italiane i ofron mundësinë e një borxhi prej 100.000.000 milion fr. ari dhe vendi ynë duhet t’ia shlyente borxhin Italisë me dhjetë këste nga 10.000.000 milion në vit. Kushti i Italisë ishte që këto të holla të investoheshin për bashkëpunim doganor me pretendimin për të rritur ekonominë e dy vendeve. Por kjo nismë nuk u finalizua me sukses pasi mbreti Zog e shikonte të papërshtatshme bashkimin doganor dhe ndërhyrjet e potencialit italian në çdo fushë. Kjo ishte dhe një ndër arsyet e mosrinovimit të Paktit të vitit 1926, 1927 që shkaktoi një krizë të thellë në vitin 1932 mes dy vendeve dhe i shkaktoi mjaft probleme politike e ekonomike mbretit Zog. Por pas shumë diskutimesh, qeveria italiane, me në krye Musolinin i erdhi në ndihmë shtetit shqiptar në shkurt të vitit 1935 duke i vënë në dispozicion 3.000.000 fr. ari për shlyerjen e pagave të prapambetura, pasi administrata, ushtria dhe shumë funksionarë publik nuk kishin marrë rrogat. Kishte prej atyre nëpunësve që ankoheshin se kishin afro gjashtë muaj pa marrë pagat.

Kontributi i Italisë në procesin e shtet-formimit dhe në vendosjen në shina të ekonomisë ishte jetik dhe evident në Shqipëri. Padyshim se gjatë viteve 1925-1939 Italia kontribuoi në ndërtimin dhe centralizimin e financave, në ngritjen e sistemit monetar dhe atë të Bankës Kombëtare në Shqipëri, me investime të ndryshme në porte, rrugë e ura, u shfrytëzuan pyjet duke i kthyer në faktor pozitiv për zhvillimin e ekonomisë se vendit, u bonifikuan disa hektarë tokë me sistem kullimi, u çelën puse, gjithashtu u gërmua në miniera.

Shume prej veprave te ndërtuara gjate kësaj periudhe i kane rezistuar kohës, ndonëse nje pjese e tyre janë amortizuar dhe lënë ne mëshirë te fatit apo shkatërruar me qellim, siç ishte rasti i stadiumit “Qemal Stafa” apo “Teatri Kombëtar” etj… .

Për ta mbyllur, mund të pohohet se investimet e Italisë ishin te shumta dhe jetike qe ndikuan në procesin e shtet-ndërtimit dhe në zhvillimin shoqëror e kulturore, si dhe në konsolidimit e Shqipërisë në Arenën Ndërkombëtare.


* Themelimi dhe administrimi i monedhës shqiptare pati jehonë të gjerë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo u kotua rregullisht në bursën e Triestes dhe të Milanos. Kursi i saj ishte 1 frang ari = 3,66610 lira italiane. Prerjet e kartëmonedhave ishin 1, 5, 20, 100 franga prej letre të konvertueshme në ari dhe një frang ari ndahej në 5 lek.

** SVEA: “Società per lo Sviluppo Economico dell’Albania”-( Shoqëria për zhvillim ekonomik në Shqipëri).

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Paulin Marku, MARRËDHËNIET SHQIPTARO-ITALIANE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2827
  • 2828
  • 2829
  • 2830
  • 2831
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT